{"id":12456,"date":"2013-02-21T22:41:22","date_gmt":"2013-02-21T21:41:22","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1110"},"modified":"2013-02-21T22:41:22","modified_gmt":"2013-02-21T21:41:22","slug":"deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/","title":{"rendered":"DESHMIA BOMBE\/ Ju rr\u00ebfej Berish\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs serbe"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qerim Kelmendi\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/qerim_kelmendi.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>TemA Online<\/strong>, <em>21 Shkurt 2013<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Qerim Kelmendi<\/strong> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themeluesit e LPK-s\u00eb q\u00eb m\u00eb pas njihej gjer\u00ebsisht si U\u00c7K-ja. Kur ishte veprimtar i LPK-s\u00eb ai mbante pseudonimin \u201cShpirtmadhi\u201d, nd\u00ebrsa me krijimin e U\u00c7K-s\u00eb ai njihej me nofk\u00ebn \u201cDema\u201d. Madje \u00ebsht\u00eb njeriu i par\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb plagosur n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb me forcat serbe, gjat\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb ndodhur n\u00eb vitin 1996. Ai tashm\u00eb jeton n\u00eb Kosov\u00eb me familjen e tij, por q\u00eb prej fillimit t\u00eb viteve 90\u2019 ai ka ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri me mision si pjes\u00eb e grupit t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ka vazhduar t\u00eb luaj\u00eb role t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb brenda rezistenc\u00ebs dhe U\u00c7K-s\u00eb deri n\u00eb vitin 1999, koh\u00eb kur pushtuesi serb u t\u00ebrhoq nga Kosova.<\/em><\/p>\n<p><em>Kelmendi ka qen\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb krahu i djatht\u00eb i Zahir Pajazitit nj\u00ebrit prej komandant\u00ebve m\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb s\u00ebbashku me Adem Jasharin. M\u00eb pas gjat\u00eb viteve 97-99 Kelmendi \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte n\u00ebp\u00ebrmjet kontakteve me sh\u00ebrbimin sekret shqiptar p\u00ebr furnizimin me arm\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. N\u00eb intervist\u00ebn ekskluzive p\u00ebr \u201cDITA\u201d-n ai rr\u00ebfen detaje t\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebve duke v\u00ebn\u00eb theksin sidomos tek roli i ish-Presidentit Berisha p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe goditur strukturat e rezistenc\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, duke e akuzuar madje Berish\u00ebn edhe p\u00ebr nj\u00eb takim q\u00eb sipas Kelmendit ai ka zhvilluar me Zhelko Raznatovi\u00e7 Arkanin n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 1992.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb tej Kelmendi hidhet n\u00eb ngjarjet mes viteve 1997-1999 ku nd\u00ebr t\u00eb tjera sqaron edhe rolin e Berish\u00ebs dhe Bukoshit gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa vrasjen e Azem Hajdarit ai e konsideron si nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb stisur nga qeveria serbe dhe Berisha p\u00ebr t\u00eb krijuar luft\u00eb civile n\u00eb Shqip\u00ebri, si e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb eleminuar aktivitetin e U\u00c7K-s\u00eb brenda Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb intervist\u00ebs, Kelmendi p\u00ebrmend edhe natyr\u00ebn e lidhjeve mes U\u00c7K-s\u00eb dhe familjes Haklaj n\u00eb Tropoj\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht Fatmir Haklajt. Qerim Kelmendi ka punuar ngusht\u00eb edhe me heroin e luft\u00ebs Ilir Konushevci si dhe me Adrian Krasniqin n\u00eb krijimin e baz\u00ebs s\u00eb nevojshme luftarake p\u00ebr ushtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Zoti Kelmendi, gazeta \u201cDITA\u201d botoi dje pjes\u00eb nga nj\u00eb lib\u00ebr i studiuesve James Pettifer dhe Miranda Vickers, ku p\u00ebrmendet roli i Berish\u00ebs n\u00eb raport me themeluesit e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90\u2019, por edhe m\u00eb pas. N\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrmendet fakti se kur Berisha ishte President n\u00eb Tiran\u00eb u arrestua Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. P\u00ebrmendet dhe nj\u00eb antentat ndaj Hashim Tha\u00e7it, ku mbeti i vrar\u00eb shoku i tij i dhom\u00ebs gazetari Ali Uka. Ju keni qen\u00eb nd\u00ebr themeluesit kryesor\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb asokohe, i konfirmoni ju k\u00ebto analiza dhe cili ka qen\u00eb aktiviteti i k\u00ebsaj organizate n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90\u2019 n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 1991, n\u00eb dimrin e eg\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij viti, nj\u00eb grup i ish-antar\u00ebve t\u00eb LPK-s\u00eb (L\u00ebvizja Popullore e Kosov\u00ebs), nj\u00eb organizat\u00eb klandestine n\u00eb Kosov\u00eb, ne jemi nisur maleve t\u00eb Gjeravic\u00ebs, dhe mbet\u00ebm n\u00eb d\u00ebbor\u00eb dhe nuk mund\u00ebm t\u00eb dep\u00ebrtojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr peripecit\u00eb e atij udh\u00ebtimi dhe t\u00eb udh\u00ebtimeve tjera nuk do marr\u00eb koh\u00eb t\u00eb rr\u00ebfehem sot. N\u00eb janar t\u00eb vitit 1992, n\u00eb p\u00ebrpjekjen tjet\u00ebr, po n\u00eb bor\u00ebn mbi nj\u00eb met\u00ebr, ia dalim t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb Shqip\u00ebri, meq\u00ebn\u00ebse shkuam s\u00ebbashku me v\u00ebllain e Adrian Krasniqit (tani i shpallur D\u00ebshmor dhe Hero), pra me Ilir Krasniqin, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte antar i LPK-s\u00eb, u vendos\u00ebm tek nj\u00eb familjar i af\u00ebrt i Ilir dhe Adrian Krasniqit, pra u vendos\u00ebm tek v\u00ebllezrit Besnik, Agim, Lul dhe Edi Krasniqi (i aksidentuar n\u00eb vitin 1992 n\u00eb komunikacion dhe i vdekur).<\/p>\n<p>Kjo familje shqiptare e Kosov\u00ebs ishte detyruar t\u00eb shp\u00ebrngulej nga Kosova p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, gjat\u00eb aksionit fam\u00ebkeq t\u00eb arm\u00ebve, q\u00eb e drejtonte krimineli i at\u00ebbotsh\u00ebm Rankovi\u00e7i, n\u00eb vitin 1956. N\u00eb Bajram Curri kemi ndejtur dhe u \u00e7lodh\u00ebm me sa mbaj mend nja dy-tre dit\u00eb. Iliri dhe Ramadan Kastrati q\u00ebndruan n\u00eb Bajram Curri nd\u00ebrsa un\u00eb dhe Sali Kelmendi (djali i v\u00ebllait tim) vazhduam rrug\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, sepse misioni konsistonte n\u00eb vendosjen e lidhjeve t\u00eb organizat\u00ebs ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mund\u00ebsit\u00eb, se si mund t\u00eb organizonim bartjen e arm\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb takova v\u00ebllain tim Ibrahim Kelmendi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr opinionin si themelues i LPK-s\u00eb s\u00ebbashku me Kadri Zek\u00ebn dhe Jusuf G\u00ebrvall\u00ebn. Kur shkuam atje ishte koha e kaosit dhe u skandalizuam me situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb Shqip\u00ebri ishim nisur me k\u00ebrkes\u00ebn e N\u00ebnkrytarit t\u00eb LKP-s\u00eb, Dega Jasht\u00eb Vendit, pra ishim nisur me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Muhamet Kelmendit, i cili kishte d\u00ebrguar mesazhe p\u00ebrmes dikujt tjet\u00ebr, me q\u00ebllim q\u00eb antar\u00eb t\u00eb LPK-s\u00eb t\u00eb vinin e t\u00eb organizonin bartjen e armatimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Koha dhe hap\u00ebsira kur shkuam n\u00eb Shqip\u00ebri ishte plot kaos, me zhvillime t\u00eb neveritshme politike, me gangster\u00eb q\u00eb kishin p\u00ebr\u00e7udnuar jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb e gjetiu. Me Ibrahim Kelmendin (v\u00ebllain tim) u dakorduam q\u00eb t\u00eb takohemi me nj\u00eb oficer t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb kishte qen\u00eb i burgosur n\u00eb Jugosllavi. Meq\u00eb Xhafer Jasharaj kishte af\u00ebrsi dhe miq\u00ebsi me Zv.Kryeministrin e Kosov\u00ebs Ramush Tahirin, na propozoi q\u00eb t\u2019i trokasim n\u00eb der\u00eb dhe me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Jashar Salihut, n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej, aty tek nj\u00eb qoshe e \u00e7imentos, ku ishte tregu i valut\u00ebs, takohem me Zv. Kryeministrin Ramush Tahiri. Natyrisht nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb prezantohesha meq\u00eb mestar i takimit ton\u00eb ishte oficeri Xhafer Jashari.<\/p>\n<p>T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, Ramush Tahiri m\u00eb mir\u00ebpriti dhe e vler\u00ebsoi gatishm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb rinjve t\u00eb LPK-s\u00eb, q\u00eb kishin filluar t\u00eb mendonin p\u00ebr armatosjen e nj\u00ebsiteve. Z. Ramush Tahiri m\u00eb tha se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaotike dhe sugjeroi q\u00eb t\u00eb presim zgjedhjet e 22 marsit t\u00eb vitit 1992 dhe t\u00eb shpresojm\u00eb se po fiton Sali Berisha, (q\u00eb konsiderohej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb si dora jon\u00eb) dhe n\u00ebse fiton Sali Berisha at\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtja e armatimit t\u00eb grupeve n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e leht\u00eb teknike. Ramush Tahiri m\u00eb propozoi q\u00eb takimin tjet\u00ebr ta mbajm\u00eb pas zgjedhjeve, 3 jav\u00eb ose 4 jav\u00eb pas zgjedhjeve. Meq\u00eb kisha marr\u00eb premtime t\u00eb m\u00ebdha nga parashikimet e Ramush Tahirit, duke patur parasysh se ai ishte dhe Zv. Kryeminist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb Bukoshi, u ngaz\u00eblleva dhe nuk p\u00ebrmbahesha nga g\u00ebzimi.<\/p>\n<p><strong>A u realizua takimi?<\/strong><\/p>\n<p>Krejt k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb zgjeruar e b\u00ebra p\u00ebr t\u00eb ardhur tek ky detaj. Vjen koha dhe diku pas 5 jav\u00ebsh b\u00ebhet takimi i dyt\u00eb n\u00eb mes meje dhe Zv. Kryeministrit Ramush Tahiri dhe ishte nj\u00eb takim q\u00eb nuk do e d\u00ebshiroja kurr\u00eb, sepse Ramush Tahiri erdhi me fytyr\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur q\u00eb reflektonte keqardhje dhe zhg\u00ebnjim. Priste nj\u00eb takim, rezultati i t\u00eb cilit do na angazhonte dhe do na g\u00ebzonte t\u00eb gjith\u00ebve, por ndodhi e kund\u00ebrta nga takimi u p\u00ebrcoll vet\u00ebm zhg\u00ebnjim. Kur erdhi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mua rezultatet e takimit Ramush Tahiri m\u00eb tha tekstualisht k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cJu lumshin krah\u00ebt juve t\u00eb ilegales, dhe mos shpresoni te Sali Berisha, sepse na ka zhg\u00ebnjyer. Ai po preferon t\u00eb mbaj\u00eb dhe t\u00eb krijoj\u00eb kontakte vet\u00ebm me strukturat sekrete shqiptare, q\u00eb ishin pjes\u00eb e UDB-s\u00eb\u201d. M\u00eb pas Ramush Tahiri m\u00eb k\u00ebrkoi ndjes\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte mbajtur me shpres\u00eb p\u00ebr disa jav\u00eb me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb u theva shum\u00eb nga ky takim dhe nuk di si kam arritur tek banesa ku banonte v\u00ebllai im Ibrahimi, ku e njoftova p\u00ebr epilogun e takimit tim me Ramush Tahirin. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim, kam patur rastin q\u00eb t\u00eb takoj udh\u00ebheq\u00ebsit e student\u00ebve, q\u00eb e quanin veten Student\u00ebt e Dhjetorit, duke filluar nga Azem Hajdari, Arben Lika, Myftar Gjanaj dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb takimet me disa nga k\u00ebta jam zhg\u00ebnjyer shum\u00eb, sepse jam befasuar se si rastis\u00ebn k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme? Me p\u00ebrpjekje e pa sukses kam q\u00ebndruar n\u00eb Tiran\u00eb deri m\u00eb dat\u00ebn 18 gusht. Aty kemi q\u00ebndruar bashk\u00eb edhe me shok\u00ebt tan\u00eb t\u00eb LPK-s\u00eb, si me Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin, Naser Krasniqin, t\u00eb cil\u00ebt kishin ardhur n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb t\u00eb hulumtonin rrug\u00ebt dhe m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb krijuar lidhje dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00ebnyrat se si mund t\u00eb realizonim furnizimin me mjete luftarake.<\/p>\n<p><strong>Pra grupi i rezistenc\u00ebs kosovare nuk ka qen\u00eb i mir\u00ebpritur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb koh\u00ebn kur Shqip\u00ebria kontrollohej nga ish-Presidenti Berisha?<\/strong><\/p>\n<p>Pas fitores s\u00eb Sali Berish\u00ebs n\u00eb vitin 1992 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb list\u00eb e zez\u00eb kund\u00ebr ilegal\u00ebve dhe pjestar\u00ebve t\u00eb LPK-s\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb penguar dhe ndaluar kushdo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb kalonte ilegalisht armatim p\u00ebr nj\u00ebsitet ilegale t\u00eb LPK-s\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Presidenti Sali Berisha n\u00eb Shqip\u00ebri i strukturoi mir\u00eb pacifist\u00ebt dhe strukturat e UDB-s\u00eb t\u00eb cilat ishin filiale t\u00eb UDB-s\u00eb s\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. P\u00ebr k\u00ebto zhvillime, besoj se \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb shprehen dhe flasin ata njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb kompetent se un\u00eb. Edhe Lista e Zeze e patriot\u00ebve t\u00eb organizuar n\u00eb LPK, por edhe t\u00eb organizuar n\u00eb LK\u00c7K ekziston dhe \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebhet transparente.<\/p>\n<p><strong>Po thoni q\u00eb shteti shqiptar asokohe ka patur lista t\u00eb zeza me emrat e veprimtar\u00ebve ilegal\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i neutralizuar?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019iu shpjegoj nj\u00eb rast. Nga Kosova n\u00eb 1991 kan\u00eb shkuar drejt Shqip\u00ebris\u00eb dy grupe t\u00eb organizuara,me vullnetar\u00eb nga Kosova dhe nga diaspora. Meq\u00eb tani Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti u b\u00ebn\u00eb figura t\u00eb njohura, sot k\u00ebto dy grupe p\u00ebr t\u00eb cilat po flas etiketohen si grupi e Adem Jasharit dhe grupi i Zahir Pajazitit. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit dhe kontakteve n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00ebri nga grupet ka dh\u00ebn\u00eb informacione t\u00eb sakta p\u00ebr antar\u00ebt e n\u00eb Kosov\u00eb dhe me t\u00eb arritur n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb nisur ti arrestojn\u00eb dhe ti p\u00ebrndjekin. Nd\u00ebrsa grupi tjet\u00ebr q\u00eb nuk dha emrat e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb veprimtar\u00ebve t\u00eb tij gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, u shp\u00ebtoi arrestimeve dhe p\u00ebrndjekjes. Si pasoj\u00eb e dekonspirimit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ka filluar dhe p\u00ebrndjekja e Adem Jasharit n\u00eb Drenic\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si nisi ky organizim i juaji?<\/strong><\/p>\n<p>Ne ishim antar\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs Ilegale n\u00eb Kosov\u00eb dhe disa nga ne kishin filluar t\u00eb rebeloheshin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb organizat\u00ebs LPK, sepse ishim lodhur duke u martirizuar n\u00ebp\u00ebr dhomat e hetuesis\u00eb s\u00eb inspektor\u00ebve serbo-shqiptar\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb, andaj nuk d\u00ebshironim q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Enverit,p\u00ebr nj\u00eb parull\u00eb t\u00eb shkruar, p\u00ebr literatur\u00eb patriotike t\u00eb binim n\u00ebp\u00ebr burgje, ndaj grupet e rrebeluar t\u00eb LPK-s\u00eb, q\u00eb ishin t\u00eb shp\u00ebrndara anek\u00ebnd Kosov\u00ebs, k\u00ebrkonin q\u00eb organizata jon\u00eb, LPK-ja ta ndryshonte kursin dhe taktik\u00ebn e veprimit kund\u00ebr pushtuesit serbo-maqedono-malazez dhe kolaboracionist\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesit e organizat\u00ebs e mor\u00ebn seriozisht k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb dhe n\u00eb vitin 1993, n\u00eb Mbledhjen e P\u00ebrgjithshme t\u00eb LPK-s\u00eb, u vendos q\u00eb LPK-ja t\u00eb themeloj\u00eb krahun e saj ushtarak, e n\u00eb vitin 1994, Dega e LPK-s\u00eb Jasht\u00eb Vendit, q\u00eb kishte marr\u00eb kompetencat e LPK-s\u00eb brenda vendit, p\u00ebr shkak t\u00eb goditjeve q\u00eb kishim p\u00ebsuar brenda, e pag\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb organizim t\u00eb ri me emrin Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs. Pra themeluesja dhe pag\u00ebzuesja e U\u00c7K-s\u00eb ishte LPK-ja , e jo ndonj\u00eb individ i ve\u00e7ant\u00eb, sado i lavdish\u00ebm qoft\u00eb , si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mod\u00eb t\u00eb thuhet tani n\u00ebp\u00ebr ceremonit\u00eb tona p\u00ebrkujtimore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa bart\u00ebsit e organizimit t\u00eb celulave t\u00eb para t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb ishin padyshim edhe Adem Jashari e Zahir Pajaziti, t\u00eb cil\u00ebt ka rastisur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrndiqen nga shteti shqiptar i cili drejtohej nga Presidenti Sali Berisha dhe oficeri i UDB-s\u00eb Bashkim Gazidede. Sot, nuk di se p\u00ebrse opinionit n\u00eb Shqip\u00ebri i b\u00ebn p\u00ebrshtypje arrestimi i Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit n\u00eb Tiran\u00eb, e shum\u00eb pak ndalen p\u00ebr t\u00eb analizuar lidhjet e Sali Berish\u00ebs me Serbin\u00eb, si dhe takimet q\u00eb ai ka patur me oficer\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb. Fenomeni i thyrjes s\u00eb embargos s\u00eb OKB-s\u00eb nga Sali Berisha \u00ebsht\u00eb kulmi i tradhtis\u00eb dhe d\u00ebshmia m\u00eb e madhe e miq\u00ebsis\u00eb q\u00eb ky dh\u00ebnd\u00ebr i Milic\u00ebs (vjehrra e Saliut) kishte me n\u00ebntok\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb. Kur t\u00eb b\u00ebhen analizat historike, ky shembull i rrall\u00eb do t\u00eb trajtohet si Kryetradh\u00ebtia m\u00eb e madhe q\u00eb nj\u00eb prij\u00ebs i shtetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb tradh\u00ebtive t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb na kan\u00eb ndodhur n\u00eb mesin ton\u00eb, si Komb dhe si Shtet.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendonin ish udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K-s\u00eb Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti p\u00ebr Berish\u00ebn? Si e shikonin ata Berish\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrshtypjet dhe pik\u00ebpamjet e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit por edhe gjith\u00eb bart\u00ebsve t\u00eb organizmit t\u00eb celulave t\u00eb para t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb lidhje me Sali Berish\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb qarta. Vazhdimisht ia kemi b\u00ebr\u00eb me dije kujtdo q\u00eb ka lidhje me U\u00c7K-n\u00eb se n\u00eb Shqiperi, ku drejtonte Sali Berisha, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kujdes t\u00eb madh sepse nga shteti i Sali Berish\u00ebs dhe nga zyra e Kosov\u00ebs, q\u00eb ishte instaluar aty duhet t\u00eb b\u00ebnim kujdes nj\u00ebsoj sikur t\u00eb ishim n\u00eb Kosov\u00eb dhe vazhdimisht kemi marr\u00eb masa mbrojt\u00ebse, nga survijimet dhe p\u00ebrndjekjet e mundshme.<\/p>\n<p>Edhe Adrian Krasniqi, n\u00eb muajin shkurt 1997 \u00ebsht\u00eb prangosur dhe i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb armatimi personal q\u00eb dispononte nga larot e Berish\u00ebs. N\u00eb muajin tetor 1997, Adriani \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb. Por ky arrestim mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe i rast\u00ebsish\u00ebm ndaj nuk dua t\u00eb spekuloj me k\u00ebt\u00eb rast. Me keqardhje e them se sheti i Sali Berish\u00ebs, qeveria Bukoshi, Zyra e Kosov\u00ebs, kishin nd\u00ebrlidhje me n\u00ebntok\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb. E them me bindje dhe mendoj edhe sot e k\u00ebsaj dite k\u00ebshtu. P\u00ebr lidhje t\u00eb tilla t\u00eb k\u00ebsaj natyre ka materiale edhe shteti shqiptar dhe kur arkivat t\u00eb hapen do v\u00ebrtetohet kjo, q\u00eb po ju them un\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7\u2019rrethana u vra miku juaj Ilir Konushevci n\u00eb vitin 1998? Si i kishit ju t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr vrasjen e tij?<\/strong><\/p>\n<p>Ilir Konushevci \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb nga banda e Demir Demirit q\u00eb ishte mik i Azem i Hajdarit dhe p\u00ebr detajet e k\u00ebsaj vrasje ekzistojn\u00eb sh\u00ebnime t\u00eb evidentuara n\u00eb zyrat e shtetit, n\u00eb prokurori dhe n\u00eb policin\u00eb e at\u00ebhershme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konushevci ishte nj\u00eb mik edhe i familjes Haklaj n\u00eb Shqip\u00ebri apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Ilir Konushevci e ka njohur shkurtimisht Fatmir Haklajn dhe nuk kan\u00eb patur ndonj\u00eb lidhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Fatmir Haklaj, q\u00eb n\u00eb vitin 1997 endej gjysm\u00eb-ilegal n\u00eb Bajram Curri dhe Tropoj\u00eb. Ka ardhur tek ne dhe na \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion, q\u00eb t\u00eb ndihmonte nga pengesat q\u00eb na ishin krijuar pas konsolidimit t\u00eb baz\u00ebs q\u00eb e kishim n\u00eb Bajram Curri tek v\u00ebllez\u00ebrit Krasniqi, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrmenda m\u00eb her\u00ebt. Nj\u00eb tjet\u00ebr baz\u00eb ne e kishim tek familja e Sylejman Berish\u00ebs, q\u00eb ishte nj\u00eb i af\u00ebrm i Sali Berish\u00ebs, por shkaku pse jemi lidhur me t\u00eb ishte miq\u00ebsia q\u00eb familja Krasniqi ka patur me familjen e Bac\u00ebs Sylejman Berisha, meq\u00eb vajza e Sylejman Berish\u00ebs, Zyraja, ishte e martuar me Lul Krasniqin, nj\u00eb i af\u00ebrm i Adrian Krasniqit.<\/p>\n<p>Pra si\u00e7 ju thash\u00eb Fatmir Haklaj ka shprehur d\u00ebshir\u00ebn me na dal n\u00eb ndihm\u00eb, neve si U\u00c7K, por un\u00eb personalisht gjat\u00eb nj\u00eb takimi i kam th\u00ebn\u00eb tekstualisht: \u201cFatmir, ti sot je n\u00eb gjak me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj treve dhe ndihma jote karshi nesh nuk shihet mir\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb ti ke, ndaj m\u00eb e udh\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb me ne t\u00eb rrish indiferent, sepse neve nuk na leverdis t\u00eb jemi n\u00eb sy t\u00eb keq nga nj\u00eb pjes\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d.<\/p>\n<p>Fatmiri e ka mir\u00ebpritur k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill\u00eb timen. Madje at\u00eb nat\u00eb ai ka ardhur von\u00eb n\u00eb takim dhe mbante kapu\u00e7, dhe ja vura n\u00eb dukje k\u00ebt\u00eb fakt duke i th\u00ebn\u00eb : \u201ca po shef se edhe tek ne po vjen gjys\u00ebm i fshehur, ilegal\u201d. N\u00eb disa raste Fatmir Haklaj na ka ndihmuar sepse ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur Fatos Nano kishte urdh\u00ebruar q\u00eb bazat tona t\u00eb mbyllen medeomos p\u00ebr shkak t\u00eb presionit q\u00eb i b\u00ebnin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e sidomos anglezet dhe italian\u00ebt. Sepse deri at\u00ebher\u00eb edhe nd\u00ebrkombtar\u00ebt q\u00eb m\u00eb von\u00eb u rreshtuan me ne, ishin kund\u00ebr nesh dhe akoma po p\u00ebrkrahnin Serbin\u00eb dhe politik\u00ebn e Rugov\u00ebs dhe ishin kat\u00ebrcip\u00ebrisht kund\u00ebr U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb i mbanit lidhjet me krer\u00ebt e shtetit shqiptar n\u00eb vitin 1998?<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kam drejtuar ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them bashk\u00ebdrejtuar furnizimin me armatim, kam mbajtur lidhje me oficer\u00ebt e SHIK-ut, ve\u00e7an\u00ebrisht me Fatos Klosin,Vangjush Thimjon, Artan Me\u00e7k\u00ebn, m\u00eb pas edhe me disa t\u00eb tjer\u00eb. Natyrisht lidhje me shtetin shqiptar mbante edhe Kryesia e LPK-s\u00eb q\u00eb luante edhe rolin e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb LPK-s\u00eb, e n\u00eb ve\u00e7anti lidhje m\u00eb t\u00eb konsoliduara mbante sektori i posa\u00e7\u00ebm i LPK-s\u00eb q\u00eb ishte ngarkuar me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb. Un\u00eb dhe Ilir Konushevci jemi lidhur me Fatos Klosin n\u00ebp\u00ebrmjet v\u00ebllait tim Ibrahim Kelmendi.<\/p>\n<p>Me shtetin shqiptar q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb po drejtohej nga PS-ja, e ve\u00e7an\u00ebrisht me sh\u00ebrbimin sekret q\u00eb ishte autorizuar nga Presidenti Mejdani q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteste U\u00c7K-n\u00eb, kemi gjetur mir\u00ebkuptim, ndon\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb operonin n\u00eb Tiran\u00eb na kan\u00eb marr\u00eb shpesh armatim n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit. Por jo vet\u00ebm ata, por edhe disa polic\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb p\u00ebr motive t\u00eb dob\u00ebta apo dhe nga deliri i madh\u00ebshtis\u00eb, shpesh na kan\u00eb d\u00ebmtuar duke na konfiskuar arm\u00eb t\u00eb shumta. Fatet e nj\u00eb Kombi thuhet se dalin nga dyert e tragjedis\u00eb s\u00eb tij dhe tragjedia e ngjarjeve t\u00eb marsit 1997, thyrja e depove, ishte fati m\u00eb i madh q\u00eb krijoi rrethanat p\u00ebr t\u2019u organizuar U\u00c7K-ja dhe p\u00ebr t\u00eb fituar Kosova. Thyerja e depove dhe r\u00ebnia e familjes Jasharaj jan\u00eb dy t\u00ebrmete t\u00eb dhimbshme q\u00eb ia kthyen faqen dhe fatin e mir\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Jo m\u00eb kot thuhet, fat n\u00eb fatkeq\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>A ka patur nj\u00eb luft\u00eb mes dy linjave t\u00eb tregtimit t\u00eb arm\u00ebve drejt Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1998. Nj\u00eb linj\u00eb ku ishte influent Azem Hajdari e Bujar Bukoshi dhe nj\u00eb tjet\u00ebr linj\u00eb q\u00eb drejtohej nga familja Haklaj dhe shteti shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>Berisha nuk e ka mb\u00ebshtetur Bukoshin por kan\u00eb bashk\u00ebrenduar veprimet n\u00eb t\u00eb gjitha periudhat, dhe se a do jen\u00eb bashk\u00eb apo nuk do jen\u00eb bashk\u00eb nuk varej nga ata, sepse e kan\u00eb patur urdh\u00ebr t\u00eb jen\u00eb bashk\u00eb. Qeveria Bukoshi-LDK dhe partia e Sali Berish\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht Sali Berisha dhe LDK-ja kur e pan\u00eb q\u00eb U\u00c7K-ja po forcohet n\u00eb terren dhe as FARK-u q\u00eb ishte krijuar si kund\u00ebrpesh\u00eb ndaj U\u00c7K-s\u00eb nuk po arrinte rezultate, b\u00ebn nj\u00eb plan strategjik, kuptohet me direktiv\u00eb t\u00eb Bogradit. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebmtuar luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ishte lufta civile n\u00eb Shqip\u00ebri, ndaj grushti i shtetit m\u00eb 14 Shtator 1998 q\u00eb u b\u00eb s\u00ebbashku me Sali Berish\u00ebn dhe Bujar Bukoshin kishte k\u00ebt\u00eb synim. Si kurban i k\u00ebsaj lufte u zgjodh Azem Hajdari.<\/p>\n<p><strong>Ju po thoni se vrasja e Azem Hajdarit ishte nj\u00eb kombinacion i sh\u00ebrbimeve serbe p\u00ebr luft\u00eb civile n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij kombinacioni n\u00eb Shqip\u00ebri ishte Berisha me Bukoshin?<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb po them. Koha do ta d\u00ebshmoj\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt dhe zbardhja e k\u00ebtij grushti shtet\u00ebror do ta forcoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka se si u vra Azem Hajdari, sepse Fatmir Haklaj, po t\u00eb paguhej mir\u00eb mund t\u00eb vriste k\u00ebdo edhe n\u00eb Beograd, sepse v\u00ebrtet ai ka qen\u00eb trim dhe ka patur strategji. Ama, n\u00eb rastin e Azemit, ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb i porositur, nd\u00ebrsa skenarist\u00ebt jan\u00eb aktor\u00ebt e grushtit t\u00eb shtetit t\u00eb 14 Shtatorit 1998.<\/p>\n<p>Interlokutor n\u00eb organizim dhe nj\u00eb njeri ky\u00e7 i k\u00ebsaj vrasje ishte ish-truproja i Berish\u00ebs, Izet Haxhia, i cili pas ngjarjes \u00ebsht\u00eb fshehur p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nga bandat e FARK-ut dhe UDB-s\u00eb. Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm bashk\u00eb-skenarist i 14 Shtatorit, por edhe bashkpuntori i ngusht\u00eb i Arkanit, Bulatovi\u00e7it, Ratko Djoki\u00e7it dhe bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb n\u00ebntok\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb , nuk ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm kontrabandimin e naft\u00ebs dhe furnizimin e ushtris\u00eb serbe me karburant, por n\u00eb bashk\u00eb-kordinim me Serbin\u00eb, me q\u00ebllim ka thyer embargon e OKB-s\u00eb, q\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme. Nd\u00ebr aktet m\u00eb t\u00eb turpshme t\u00eb shtetit shqiptar t\u00eb b\u00ebra ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse jeni i bindur se Berisha ka patur lidhje me k\u00ebta eksponent\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm serb\u00eb. Ku bazoheni?<\/strong><\/p>\n<p>Ne kemi patur asokohe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta n\u00eb lidhje me k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie. Po ju jap nj\u00eb detaj. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb operative dhe t\u00eb sigurt, ne jemi informuar se Berisha n\u00eb vitin 1992 \u00ebsht\u00eb takuar personalisht me Zhelko Raznatovi\u00e7 Arkanin dhe nj\u00eb oficer t\u00eb UDB-s\u00eb t\u00eb quajtur Ratko Djoki\u00e7. Takimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb ne t\u00eb LPK-s\u00eb sapo kishim nisur organizimin konkret n\u00eb terren. Takimi \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Shkod\u00ebr tek nj\u00eb lokal pran\u00eb ish-pularis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs. Lokali ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Myftar \u00c7el\u00ebs i cili ka qen\u00eb dhe President i klubit \u201cVllaznia\u201d dikur.<\/p>\n<p><strong>Ka patur rol Remzi Hoxha n\u00eb organizimin e rezistenc\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Asokohe n\u00eb projektin e LPK-U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebrfshiheshin tre zona. Zona e par\u00eb ishte Kosova. Zona e dyt\u00eb ishte Maqedonia. Nd\u00ebrsa zona e tret\u00eb ishte Presheva dhe viset shqiptare n\u00eb Malin e Zi. Ky ishte projekti fillestar q\u00eb m\u00eb pas u reduktua vet\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn e par\u00eb, at\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruesi direkt i pengmarrjes s\u00eb Remzi Hoxh\u00ebs. Madje vrasja e tij ishte nj\u00eb mesazh i qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne sepse pas vrasjes s\u00eb Remziut ishte e qart\u00eb se n\u00ebse do guxonim t\u00eb operonim n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e drejtuar nga Presidenti Berisha do kishim t\u00eb nj\u00ebjtin fat dhe t\u00eb nj\u00ebjtin trajtim si ai q\u00eb na b\u00ebnte UDB-ja n\u00eb Kosov\u00eb. Por jo vet\u00ebm k\u00ebto akte por dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh t\u00eb tjera t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb vite e tregojn\u00eb qart\u00eb se kujt ka zgjedhur ti sh\u00ebrbej\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr cilat veprime e keni fjal\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Shikojeni me v\u00ebmendje t\u00eb gjith\u00eb trajektoren e ngjarjeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri sa her\u00eb q\u00eb ai ka drejtuar vendin. Berisha ishte ai q\u00eb nd\u00ebrtoi sistemin piramidal, ky sistem ishte nj\u00eb projekt i financuar nga Serbia dhe 70 % e kapitalit t\u00eb mbledhur n\u00eb k\u00ebto firma, n\u00ebp\u00ebrmjet bandave t\u00eb SHIK-ut t\u00eb Gazidedes dhe Milic\u00ebs (vjehrr\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs) jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb thas\u00ebt me lek\u00eb p\u00ebr n\u00eb drejtim t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Serbis\u00eb. Faktet do ta v\u00ebrtetojn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim timin, i cili kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndri\u00e7uar nga prokuroria shqiptare. Berisha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr vjedhjen e votave dhe zjarr\u00ebv\u00ebnien e Shqip\u00ebris\u00eb, masakrimin e opozit\u00ebs, por edhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr 4000 t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>G\u00ebrdeci po ashtu. 21 Janari dhe vrasja e 4 qytetar\u00ebve me duar n\u00eb xhepa. Shp\u00ebrblimi q\u00eb i b\u00ebri ekipit t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb punuan n\u00eb UNMIK-un e Kosov\u00ebs, e q\u00eb drejtohej nga vajza dhe dh\u00ebndri i tij, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb UNMIK u pun\u00ebsuan p\u00ebrmes lidhjeve serbe. Ata punuan n\u00eb departamentin e UNMIK-ut q\u00eb mblidhte fakte dhe falsifikonte prova p\u00ebr kriminalizimin e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb qarta, jan\u00eb fakte t\u00eb pamohueshme, se Berisha \u00ebsht\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb i lidhur me Bogradin.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrmend vet\u00ebm disa nga puntor\u00ebt e shtetit shqiptar q\u00eb u pun\u00ebsuan n\u00eb UNMIK, n\u00eb Departamentin p\u00ebr kriminalizimin e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Argita Berisha-Malltezi, Lulzim Basha, Edit Harxhi, Znj. Baleta, Jamarb\u00ebr apo Jamserb Malltezi. Analizojeni pak se ku jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz sot dhe \u00e7far\u00eb peshe kan\u00eb ata sot brenda shtetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pra, i gjith\u00eb ekipi i k\u00ebtij grupi, vjen dhe merr drejtimin e shtetit shqiptar, pra vijn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Shqiperis\u00eb ata q\u00eb n\u00eb UNMIK u pun\u00ebsuan p\u00ebrmes Beogradit. Sepse njoh\u00ebs t\u00eb gjuh\u00ebs angleze ka me mij\u00ebra, un\u00eb pyes si u gjend\u00ebn pik\u00ebrisht k\u00ebta p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb pun\u00eb. T\u00eb jet\u00eb rast\u00ebsi?<\/p>\n<p><strong>Zoti Berisha ka thekuar retorik\u00ebn nacionaliste koh\u00ebt e fundit, ju si e lexoni k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje?<\/strong><\/p>\n<p>Sot, kur Kosova \u00ebsht\u00eb e \u00e7liruar, kur themelet e pushtetit t\u00eb tij mafioz dhe vrastar jan\u00eb l\u00ebkundur, Berisha manipulon me kart\u00ebn e nacionalizmit, sepse ashtu i duhet t\u00eb deklarohet, sepse n\u00eb dit\u00ebt kur po zhvillohen bisedimet Serbi-Kosov\u00eb, Serbis\u00eb i duhet nj\u00eb alibi, nj\u00eb shkas p\u00ebr t\u00eb na akuzuar se ne duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Madhe dhe serb\u00ebt q\u00eb do mbeten n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe jan\u00eb n\u00eb rrezik. Pra, Serbia ka pretendime, sepse e ka kart\u00ebn e fundit, sepse kartat e tjera i jan\u00eb djegur. Karta e tyre e fundit, shpresa e tyre e fundit \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta ndajn\u00eb Kosov\u00ebn dhe aleatin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, nj\u00ebsoj si n\u00eb koh\u00ebt e m\u00ebparshme, kan\u00eb dh\u00ebndrin e vet\u00eb, Berish\u00ebn. Serbia ka dy opsione p\u00ebr ta zbehur imazhin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Opsioni i par\u00eb \u00ebsht\u00eb fondamentalizmi islamik, q\u00eb dikur e ka mbjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri Berisha me Gazideden. Opsioni i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb mitizimi i ides\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij miti ata duan t\u00eb alarmojn\u00eb Bashkimin Evropian dhe t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb munden duke synuar sigurisht cop\u00ebzimin e Kosov\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i tyre p\u00ebrfundimtar, sepse q\u00ebllimet e m\u00ebparshme t\u00eb cilat i kishin m\u00eb ambicioze i kan\u00eb anulluar dhe e dijn\u00eb mir\u00eb q\u00eb duhet ti harrojn\u00eb, pasi serb\u00ebt m\u00eb par\u00eb as q\u00eb e mendonin se Shqip\u00ebris\u00eb do i dilte n\u00eb krah\u00eb me mb\u00ebshtetje t\u00eb pakufizuar faktori p\u00ebrcaktues i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Botuar sot n\u00eb DITA<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA Online, 21 Shkurt 2013 Qerim Kelmendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themeluesit e LPK-s\u00eb q\u00eb m\u00eb pas njihej gjer\u00ebsisht si U\u00c7K-ja. Kur ishte veprimtar i LPK-s\u00eb ai mbante pseudonimin \u201cShpirtmadhi\u201d, nd\u00ebrsa me krijimin e U\u00c7K-s\u00eb ai njihej me nofk\u00ebn \u201cDema\u201d. Madje \u00ebsht\u00eb njeriu i par\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb plagosur n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>DESHMIA BOMBE\/ Ju rr\u00ebfej Berish\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DESHMIA BOMBE\/ Ju rr\u00ebfej Berish\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA Online, 21 Shkurt 2013 Qerim Kelmendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themeluesit e LPK-s\u00eb q\u00eb m\u00eb pas njihej gjer\u00ebsisht si U\u00c7K-ja. Kur ishte veprimtar i LPK-s\u00eb ai mbante pseudonimin \u201cShpirtmadhi\u201d, nd\u00ebrsa me krijimin e U\u00c7K-s\u00eb ai njihej me nofk\u00ebn \u201cDema\u201d. Madje \u00ebsht\u00eb njeriu i par\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb plagosur n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-02-21T21:41:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/qerim_kelmendi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"23 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"DESHMIA BOMBE\/ Ju rr\u00ebfej Berish\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs serbe\",\"datePublished\":\"2013-02-21T21:41:22+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-21T21:41:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/\"},\"wordCount\":4628,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/qerim_kelmendi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/\",\"name\":\"DESHMIA BOMBE\/ Ju rr\u00ebfej Berish\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/qerim_kelmendi.jpg\",\"datePublished\":\"2013-02-21T21:41:22+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-21T21:41:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/qerim_kelmendi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/qerim_kelmendi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DESHMIA BOMBE\/ Ju rr\u00ebfej Berish\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs serbe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DESHMIA BOMBE\/ Ju rr\u00ebfej Berish\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"DESHMIA BOMBE\/ Ju rr\u00ebfej Berish\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA Online, 21 Shkurt 2013 Qerim Kelmendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themeluesit e LPK-s\u00eb q\u00eb m\u00eb pas njihej gjer\u00ebsisht si U\u00c7K-ja. Kur ishte veprimtar i LPK-s\u00eb ai mbante pseudonimin \u201cShpirtmadhi\u201d, nd\u00ebrsa me krijimin e U\u00c7K-s\u00eb ai njihej me nofk\u00ebn \u201cDema\u201d. Madje \u00ebsht\u00eb njeriu i par\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb plagosur n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-02-21T21:41:22+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/qerim_kelmendi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"23 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"DESHMIA BOMBE\/ Ju rr\u00ebfej Berish\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs serbe","datePublished":"2013-02-21T21:41:22+00:00","dateModified":"2013-02-21T21:41:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/"},"wordCount":4628,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/qerim_kelmendi.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/","name":"DESHMIA BOMBE\/ Ju rr\u00ebfej Berish\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs serbe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/qerim_kelmendi.jpg","datePublished":"2013-02-21T21:41:22+00:00","dateModified":"2013-02-21T21:41:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/qerim_kelmendi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/qerim_kelmendi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DESHMIA BOMBE\/ Ju rr\u00ebfej Berish\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs serbe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12456"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12456"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12456\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}