{"id":12454,"date":"2013-02-20T23:34:13","date_gmt":"2013-02-20T22:34:13","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1098"},"modified":"2013-02-20T23:34:13","modified_gmt":"2013-02-20T22:34:13","slug":"krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/","title":{"rendered":"Krasniqi: PD e PPSH ishin bashk\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb student\u00ebve m\u00eb 1991"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Afrim Krasniqi\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg\" width=\"150\" \/> <strong><em>Interviste, Shqiptarja.com, 20.02.2013<\/em><\/strong>)<\/p>\n<p><strong>Afrim Krasniqi<\/strong>, <em>20 shkurt 2013<\/em><\/p>\n<p><strong>Kush ishte arsyeja q\u00eb \u00e7oi n\u00eb organizimin e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb s\u00eb student\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor u krijua PD dhe pluralizmi, por n\u00eb muajin janar 1991 pati tri zhvillime negative: me 12 janar nis\u00ebn antimitingjet n\u00eb Tepelen\u00eb dhe Tropoj\u00eb kund\u00ebr PD dhe me parulla pro diktatorit Hoxha; n\u00eb jav\u00ebn e dyt\u00eb Ramiz Alia nxori dekretin p\u00ebr mbrojtjen me ligj t\u00eb figur\u00ebs dhe emrit t\u00eb diktatorit, dhe po ato dit\u00eb Partia Demokratike n\u00eb marr\u00ebveshje me Alin\u00eb p\u00ebr shtyrjen e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve pranoi kushtin p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e grevave deri pas fushat\u00ebs elektorale. Vendimi p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e grevave ishte goditje indireklt ndaj student\u00ebve dhe minator\u00ebve, dy kategori t\u00eb shprehura hapur kund\u00ebr regjimit dhe q\u00eb vazhdimisht promovonin k\u00ebrkesa politike. E till\u00eb ishte edhe k\u00ebrkesa e student\u00ebve p\u00ebr t\u00eb hequr emrin e Enver Hoxh\u00ebs nga universiteti i Tiran\u00ebs. <\/p>\n<p>Nuk kishte kuptim q\u00eb t\u00eb kishim pluraliz\u00ebm politik dhe t\u00eb shkonim n\u00eb zgjedhje me Hoxh\u00ebn n\u00eb diplom\u00eb dhe universitet. Ndaj student\u00ebt iniciuan protestat e para n\u00eb fillim t\u00eb muajit shkurt dhe ngjarjet mor\u00ebn rrjedh\u00eb t\u00eb pakthyeshme n\u00eb jav\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb muajit. Kur protestat arrit\u00ebn pik\u00ebn kulmore dhe regjimi nuk tregoi t\u00ebrheqje at\u00ebher\u00eb mbeti akti ekstrem, hyrja n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb. Kjo ndodhi me 18 shkurt dhe pas 72 or\u00ebsh u arrit objektivi i grev\u00ebs, busti i Hoxh\u00ebs ra dhe emri i tij iu hoq universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs. Kjo fitore ishte e dyfisht\u00eb: sepse greva studentore ia arriti q\u00ebllimit dhe sepse ajo nxori n\u00eb pah loj\u00ebn e fsheht\u00eb t\u00eb regjimit p\u00ebr nj\u00eb sistem demokratik t\u00eb kontrolluar dhe t\u00eb dirigjuar nga lart.<\/p>\n<p><strong>Cili ishte roli i partive politike n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>PPSH \u00e7udit\u00ebrisht u soll n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb ekstreme sesa n\u00eb dhjetor 90. N\u00eb fillim ndodh\u00ebn disa zhvillime negative n\u00eb Shkoll\u00ebn e Bashkuar dhe p\u00ebrdorimin e skemave ushtarake p\u00ebr shtypjen e student\u00ebve, skem\u00eb e p\u00ebrdorur pa sukses edhe n\u00eb dhjetor. Opozita denoncoi sjelljen e ushtris\u00eb dhe dha alarmin p\u00ebr grusht t\u00eb mundsh\u00ebm shteti. At\u00ebher\u00eb regjimi p\u00ebrdori nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr presioni, vendosjen e student\u00ebve p\u00ebrball\u00eb shumic\u00ebs popullore ende pro PPSH dhe pro diktatorit Hoxha. Ramiz Alia udh\u00ebtoi n\u00eb Vlor\u00eb nga ku k\u00ebrc\u00ebnoi student\u00ebt, kurse n\u00eb disa qytete nis\u00ebn mbledhja e firmave p\u00ebr organizimin e shoqat\u00ebs Vullnetar\u00ebt e Enverit. N\u00eb at\u00eb organizat\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe emra q\u00eb sot jan\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb politik\u00eb, madje jan\u00eb deputet\u00eb dhe ministra. Presioni i tyre me peticione e antimitingje ashtu edhe deklarimet e shumta n\u00eb mediat zyrtare kund\u00ebr student\u00ebve synuan t\u00eb krijojn\u00eb iden\u00eb se student\u00ebt po p\u00ebr\u00e7arje vendin dhe ndaj duhen ndalur. <\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment student\u00ebt k\u00ebrkuan mb\u00ebshtetje nga PD, PR dhe partit\u00eb e tjera politike. Fillimisht PD ishte v\u00ebzhguese, por n\u00eb 11-14 shkurt 1991 ajo u p\u00ebrfhsi n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr brenda saj p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit. Fillimisht u zgjodh Meksi dhe pas anullimit t\u00eb votimit, me 14 shkurt u zgjodh Berisha kryetar. At\u00ebher\u00eb drejtuesit e PD mendonin se student\u00ebt po tejkalojn\u00eb limitet e lejuara dhe retorika ndaj student\u00ebve grevist\u00eb shkoi deri atje sa ti konsideronin mjet presioni nga vet\u00eb Ramiz Alia. Ka nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb botuar t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb PD ku flitet kund\u00ebr nismave q\u00eb duan t\u00eb destabilizojn\u00eb vendin, dhe fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr student\u00ebt. <\/p>\n<p>Fal\u00eb procesverbaleve origjinale t\u00eb mbledhjeve t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb PD me 14, 16, 18, 19 dhe 21 shkurt 1991 rezulton se shumica absolute e kryesis\u00eb s\u00eb PD, p\u00ebrfshir\u00eb drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb saj, ishin kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb s\u00eb student\u00ebve dhe k\u00ebrkonin mbylljen e saj, rikthimin e student\u00ebve n\u00eb auditor. Fjalit\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb kryesi ishin: \u201cstudent\u00ebt na kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit, nuk pyesin p\u00ebr ne, student\u00ebt ia arrit\u00ebn q\u00ebllimit sepse sensibilizuan opinionin ndaj duhet t\u00eb t\u00ebrhiqen, t\u00eb pranojn\u00eb zhvillimin e nj\u00eb referendumi p\u00ebr emrin ose ndarjen e universitetit n\u00eb kat\u00ebr pjes\u00eb dhe k\u00ebshtu ti japin fund grev\u00ebs\u201d. Madje pati hyrje n\u00eb grev\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e mbylljes s\u00eb saj t\u00eb disa figurave politike t\u00eb ardhur nga diaspora apo organizata t\u00eb tjera brenda vendit, t\u00eb cilat vinin me lejen e krer\u00ebve t\u00eb PD dhe PPSH dhe me mesazhin e tyre. <\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto deklarime b\u00ebheshin n\u00eb form\u00eb oferte edhe nga Alia, pra kishte nj\u00eb konsensus n\u00eb bisedimet midis PPSH dhe PD kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb s\u00eb student\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i njohur p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb heshtur n\u00eb k\u00ebto vite, her\u00eb duke dashur t\u00eb mos i prishet pun\u00eb PD n\u00eb fushata elektorale dhe her\u00eb duke mos dashur t\u00eb pranohet af\u00ebrsia midis drejtuesve t\u00eb PD dhe Ramiz Alis\u00eb. Por fakti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe n\u00eb shkurt 1991 PD e PP ishin kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb s\u00eb student\u00ebve. Vet\u00ebm kur greva nisi dhe situata u p\u00ebrshkall\u00ebzua at\u00ebher\u00eb PD u detyrua t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrim dhe t\u00eb marr\u00eb an\u00ebn e student\u00ebve. <\/p>\n<p>Edhe at\u00ebher\u00eb ajo kishte dyzime nga frika se mos gjendja e jasht\u00ebzakonshme mund t\u00eb \u00e7onte n\u00eb anulimin e zgjedhjeve. Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb frik\u00eb e justifikueshme p\u00ebr koh\u00ebn, por jo e justifikueshme n\u00eb raport me student\u00ebt dhe aktin e tyre historik. Kur sheh sot politikan\u00eb q\u00eb thurin lavde pafund p\u00ebr 20 shkurtin dhe grev\u00ebn e uris\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 22 vjet m\u00eb par\u00eb ishin n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb grev\u00ebs, ndjen keqardhje dhe trishtim mbi deformimin n\u00eb gen q\u00eb vijon ti b\u00ebhet t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p><strong>Kush mori pjes\u00eb n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb? Ka shum\u00eb emra, debate por nuk ka lista t\u00eb plota?<\/strong><\/p>\n<p>Publikisht \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se ka pasur 723 student\u00eb e pedagog\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb dokument i sakt\u00eb mbi pjes\u00ebmarrjen. Kemi disa fakultete, si ai gjeologji-miniera, i histori-filologjis\u00eb, i nd\u00ebrtimit, i mjek\u00ebsis\u00eb, i bujq\u00ebsis\u00eb, i arteve, i shkencave politike e juridike, i sporteve, i ekonomis\u00eb, etj, t\u00eb cilat kan\u00eb lista t\u00eb sakta pjes\u00ebmarr\u00ebsish, q\u00eb jan\u00eb siguruar nga kopjet origjinale t\u00eb atyre q\u00eb i kan\u00eb mbajtur gjat\u00eb grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb. Ka fakultete t\u00eb tjera sidomos t\u00eb inxhinieris\u00eb mekanike\/elektrike dhe shkencave t\u00eb natyr\u00ebs ku listat nuk jan\u00eb t\u00eb plota dhe askush nuk del t\u00eb publikoj\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb sakt\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb fakt lista ka qen\u00eb e sakt\u00eb n\u00eb grev\u00eb, por pas grev\u00ebs \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga komisioni organizator dhe si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb von\u00eb, ka humbur. Nuk ka list\u00eb t\u00eb plot\u00eb as n\u00eb arkivin e ministris\u00eb s\u00eb brendshme, t\u00eb SHIK dhe as n\u00eb institucionet e tjera shtet\u00ebrore. Gjithsesi lista e sakt\u00eb e mbajtur nga hartuesit e saj origjinale dhe ajo gjysmake e mbledhur me d\u00ebshmi jan\u00eb publikuar n\u00eb librin tim t\u00eb vitit 1998 \u201cFundi i Siberis\u00eb Shqiptare\u201d. Nuk ka publikim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se ka pasur disa pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb hyr\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb grev\u00eb, si\u00e7 ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb ikur dit\u00ebn e dyt\u00eb pa u mbyllur greva ose ka ndonj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga greva p\u00ebr akte t\u00eb ndryshme. Sot t\u00eb gjith\u00eb e quante veten grevist\u00eb dhe n\u00eb var\u00ebsi nga lidhjet politike vrapojn\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb merita, q\u00eb n\u00eb fakt nuk jan\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Mjafton t\u00eb shikoni fotot q\u00eb publikohen vazhdimisht n\u00eb media p\u00ebr grev\u00ebn dhe nj\u00eb pjes\u00eb e tyre p\u00ebrb\u00ebhen nga vizitor\u00eb t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm t\u00eb grev\u00ebs, kryesisht reporter\u00eb gazete, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Komitetit t\u00eb Helsinkit, politikan\u00eb etj, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb grevist\u00eb dhe nuk kan\u00eb lidhje reale me t\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ngjarje historike ku shum\u00eb duan t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e suksesit t\u00eb saj, por pak kan\u00eb qen\u00eb realisht meritor t\u00eb saj. <\/p>\n<p>Po ndodh si me dhjetorin 90 ku ka nj\u00eb dallim t\u00eb madh midis asaj pakice q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb protest\u00eb, bojkotuan m\u00ebsimin, u p\u00ebrlesh\u00ebn me policin\u00eb dhe krijuan pluralizmin, dhe asaj pjes\u00eb ndofta m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb nuk mori pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn faz\u00eb t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, por ishte hezituese, spektike, spektatore ose kund\u00ebr ecuris\u00eb s\u00eb protest\u00ebs. Sot ka ende politikan\u00eb q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb veten si pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeve kur n\u00eb fakt nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me t\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 faktit se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ato dit\u00eb. Dy jan\u00eb dokumentet baz\u00eb q\u00eb provojn\u00eb dhe njohin kontribute historike: jan\u00eb lista e n\u00ebnshkruese t\u00eb themelimit t\u00eb PD si themelues edhe t\u00eb pluralizmit dhe lista e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb. Kush \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb tyre, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim, nuk mendoj se ka shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb identifikohet dhe imponohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes Studentore.<\/p>\n<p><strong>Kush ishte fati i student\u00ebve grevist\u00eb dhe i universitetit?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb pik\u00eb kritike p\u00ebr zhvillimet e vitit 1991 mbetet vendimi p\u00ebr mbylljen e universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe d\u00ebnimin e student\u00ebve p\u00ebr kthim n\u00eb vendlindjet e tyre. Duket e habitshme por vendimi i marr\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Ramiz Alia, kryeministri Nano dhe ministri i arsimit Islami gjeti mb\u00ebshtetje tek opozita, p\u00ebrfshir\u00eb PD. Nuk pati asnj\u00eb akt zyrtar publik kund\u00ebr, p\u00ebrkundrazi. Pra pati nj\u00eb nd\u00ebshkim konsensual mbi student\u00ebt dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga aktet e fundit konsensuale q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur nxjerrjen e student\u00ebve jasht\u00eb sken\u00ebs politike. M\u00eb pas nisi fushata, vet\u00ebm 3-4 student\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb listat elektorale dhe pas zgjedhjeve ndodhi 2 prilli dhe p\u00ebrfundimisht nuk pati m\u00eb akte politike n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb student\u00ebve dhe as hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr veprimin e tyre. shum\u00eb prej tyre u larguan n\u00eb mars ose m\u00eb von\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe sot pothuajse gjysma e tyre nuk ndodhen m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb komisionit organizator t\u00eb grev\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr duhet t\u00eb theksohet se protesta e nisur n\u00eb maj 1991 pro minator\u00ebve t\u00eb Valiasit gjeti mb\u00ebshtetje nga student\u00ebt, por vet\u00eb partit\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb PD nuk e nxiti dhe as e mb\u00ebshteti m\u00eb tej, pasi si\u00e7 u m\u00ebsua m\u00eb von\u00eb, ajo kishte r\u00ebn\u00eb dakord me PPSH p\u00ebr krijimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt midis dy pal\u00ebve, pra midis partis\u00eb antikomuniste dhe asaj komuniste. Kjo sh\u00ebnoi fundin e protestave qytetare dhe studentore dhe nisjen e pluralizmit t\u00eb prapasken\u00ebs, me marr\u00ebveshje t\u00eb fshehta ose t\u00eb hapura midis krer\u00ebve t\u00eb djatht\u00ebs dhe t\u00eb majt\u00ebs sa her\u00eb ato kan\u00eb pasur interesa pushteti. Gj\u00eb q\u00eb vijon t\u00eb ndodh\u00eb edhe sot qoft\u00eb me kompozimin e koalicionit qeveris\u00ebs, qoft\u00eb me ndryshimet kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ka mbetur nga greva studentore dhe kujtimet e saj?<\/strong><\/p>\n<p>Pothuajse asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 vet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve dhe respektit q\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebr veten e tyre. N\u00eb Shqip\u00ebri ka mij\u00ebra libra mbi individ\u00eb pa ndonj\u00eb merit\u00eb publike, kurse p\u00ebr grev\u00ebn e uris\u00eb ka vet\u00ebm tri botime, edhe k\u00ebto nga protagonist\u00eb t\u00eb atyre ngjarjeve, jo nga institucione apo nj\u00ebsi studimore. Shum\u00eb her\u00eb politika sidomos PD premtoi ngritjen e nj\u00eb memoriali p\u00ebrkujtimor me emrat por pas 22 vitesh nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. P\u00ebrkundrazi, qeveria e sotme nuk pranoi iden\u00eb q\u00eb Kinoklubi n\u00eb qytetin Studenti t\u00eb ruante nj\u00eb vler\u00eb muzeale, duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00ebher\u00eb vend t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit dhe m\u00eb pas duke ia ndryshuar t\u00eb gjith\u00eb struktur\u00ebn dhe b\u00ebr\u00eb mjedis universitar. <\/p>\n<p>T\u00eb vetmet simbole ende ta pandryshuara kan\u00eb mbetur emri i Arben Brocit, nj\u00eb tabel\u00eb n\u00eb krah t\u00eb ambasad\u00ebs italiane dhe ndonj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr nderimi q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga FRPD m\u00eb 1994-1995. N\u00eb muzeun komb\u00ebtar nuk ka asnj\u00eb material q\u00eb lidhet me grev\u00ebn, n\u00eb tekstet zyrtare ajo kalon me dy reshta nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i jepen faqe t\u00eb t\u00ebra biografis\u00eb s\u00eb kryeministrit, nga media vizive nuk ka asnj\u00eb dokumentar specifik dhe k\u00ebshtu me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm shum\u00eb shpejt do t\u00eb vij\u00eb dita kur do flitet p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb larg\u00ebt, pa em\u00ebr dhe pa detaje reale. Qeverit\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta keqp\u00ebrdorin kujtimin e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, duke sjell\u00eb d\u00ebme jo t\u00eb vogla. <\/p>\n<p>Aq absurde \u00ebsht\u00eb kjo saq\u00eb p\u00ebr vit kryeministri aktual mban fjalime e nderon me fjal\u00eb populiste student\u00ebt e dhjetorit, sikur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 100 vjetar\u00eb dhe jo p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb gjall\u00eb me em\u00ebr e mbiem\u00ebr, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb familjare dhe ndodhen n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb rrethe dhe n\u00eb shum\u00eb kryeqytete t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb harruar, braktisur, denigruar dhe t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga politikan\u00eb e politika t\u00eb tilla mosmir\u00ebnjoh\u00ebse dhe populiste. Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb shpikur protagonist\u00eb zyrtar\u00eb e diferencuar emra pro qeveris\u00eb n\u00eb ngjarje t\u00eb tilla, me siguri do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kur arkivat t\u00eb hapen, arsyeja t\u00eb dominoj\u00eb mbi interesat retorike elektorale dhe kur t\u00eb gjitha faktet, emrat dhe ngjarjet t\u00eb marrin vler\u00ebsimin e merituar.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi duket t\u00ebrhequr v\u00ebmendja n\u00eb nj\u00eb fakt: \u00e7far\u00eb donin brezi studentor m\u00eb 1990? Thjesht m\u00eb shum\u00eb parti? Jo k\u00ebrkonin Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa, k\u00ebrkonin integrim dhe zhvillim, k\u00ebrkonin universitet jopartiak dhe vota t\u00eb fshehta e t\u00eb lira. Me trishtim duhet th\u00ebn\u00eb se pas 22 vitesh asnj\u00ebra prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb arritur. Kemi shum\u00eb parti, shum\u00eb qeveri, shum\u00eb deputet\u00eb, shum\u00eb ministra, shum\u00eb fjalime, por bilanci konkret \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria ende nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb integrale e Evrop\u00ebs, integrimi ka mbetur premtim i pambajtur, vota ende nuk num\u00ebrohet, universiteti \u00ebsht\u00eb po aq partiak sa at\u00ebher\u00eb, gjendja ekonomike \u00ebsht\u00eb n\u00eb shifra alarmante. <\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb d\u00ebshtime jo t\u00eb student\u00ebve, jo t\u00eb l\u00ebvizjes studentore, por t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrfituan nga revolucioni p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb frytet e saj p\u00ebr veten, familjet e miqt\u00eb, pra p\u00ebr ata politikan\u00eb q\u00eb desh\u00ebn t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb regjimin e vjet\u00ebr me regjimin e ri ku vet\u00eb drejtojn\u00eb, byron\u00eb e vjet\u00ebr me byron\u00eb e re ku vet\u00eb drejtojn\u00eb, pra bustet e vjetra me bustet e reja p\u00ebr vetveten. Ndaj sot n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka nj\u00eb rrug\u00eb me emrin e L\u00ebvizjes Studentore por ka nj\u00eb bulevard me emrin e kryeministrit, sot 8 dhjetori nuk p\u00ebrkujtohet m\u00eb si dita kur student\u00ebt ndryshuan sistemin, por si dita kur kryeministri hapi llogari n\u00eb facebook! Mjafton kjo p\u00ebr t\u00eb kuptuar deformimin e madh q\u00eb ka ndodhur mbi projektin qytetar, moral dhe rinor t\u00eb dhjetorit 90 dhe shkurtit 1991.<\/p>\n<p><em>Intervist\u00eb me Afrim Krasniqin, ish student pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb themelimin e PD 1990 dhe n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb 18-20 shkurt 1991<\/p>\n<p>Titulli i botuar ne gazete eshte i redaksise, jo i autorit.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Interviste, Shqiptarja.com, 20.02.2013) Afrim Krasniqi, 20 shkurt 2013 Kush ishte arsyeja q\u00eb \u00e7oi n\u00eb organizimin e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb s\u00eb student\u00ebve? N\u00eb dhjetor u krijua PD dhe pluralizmi, por n\u00eb muajin janar 1991 pati tri zhvillime negative: me 12 janar nis\u00ebn antimitingjet n\u00eb Tepelen\u00eb dhe Tropoj\u00eb kund\u00ebr PD dhe me parulla pro diktatorit Hoxha; n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Krasniqi: PD e PPSH ishin bashk\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb student\u00ebve m\u00eb 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Krasniqi: PD e PPSH ishin bashk\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb student\u00ebve m\u00eb 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Interviste, Shqiptarja.com, 20.02.2013) Afrim Krasniqi, 20 shkurt 2013 Kush ishte arsyeja q\u00eb \u00e7oi n\u00eb organizimin e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb s\u00eb student\u00ebve? N\u00eb dhjetor u krijua PD dhe pluralizmi, por n\u00eb muajin janar 1991 pati tri zhvillime negative: me 12 janar nis\u00ebn antimitingjet n\u00eb Tepelen\u00eb dhe Tropoj\u00eb kund\u00ebr PD dhe me parulla pro diktatorit Hoxha; n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-02-20T22:34:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Krasniqi: PD e PPSH ishin bashk\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb student\u00ebve m\u00eb 1991\",\"datePublished\":\"2013-02-20T22:34:13+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-20T22:34:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/\"},\"wordCount\":2527,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/\",\"name\":\"Krasniqi: PD e PPSH ishin bashk\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb student\u00ebve m\u00eb 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg\",\"datePublished\":\"2013-02-20T22:34:13+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-20T22:34:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Krasniqi: PD e PPSH ishin bashk\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb student\u00ebve m\u00eb 1991\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Krasniqi: PD e PPSH ishin bashk\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb student\u00ebve m\u00eb 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Krasniqi: PD e PPSH ishin bashk\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb student\u00ebve m\u00eb 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Interviste, Shqiptarja.com, 20.02.2013) Afrim Krasniqi, 20 shkurt 2013 Kush ishte arsyeja q\u00eb \u00e7oi n\u00eb organizimin e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb s\u00eb student\u00ebve? N\u00eb dhjetor u krijua PD dhe pluralizmi, por n\u00eb muajin janar 1991 pati tri zhvillime negative: me 12 janar nis\u00ebn antimitingjet n\u00eb Tepelen\u00eb dhe Tropoj\u00eb kund\u00ebr PD dhe me parulla pro diktatorit Hoxha; n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-02-20T22:34:13+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Krasniqi: PD e PPSH ishin bashk\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb student\u00ebve m\u00eb 1991","datePublished":"2013-02-20T22:34:13+00:00","dateModified":"2013-02-20T22:34:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/"},"wordCount":2527,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/","name":"Krasniqi: PD e PPSH ishin bashk\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb student\u00ebve m\u00eb 1991 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg","datePublished":"2013-02-20T22:34:13+00:00","dateModified":"2013-02-20T22:34:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/afrim_krasniqi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/krasniqi-pd-e-ppsh-ishin-bashke-kunder-greves-se-studenteve-me-1991\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Krasniqi: PD e PPSH ishin bashk\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb student\u00ebve m\u00eb 1991"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12454"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12454"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12454\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}