{"id":1244,"date":"2010-01-13T09:06:42","date_gmt":"2010-01-13T08:06:42","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1244"},"modified":"2010-01-13T09:06:42","modified_gmt":"2010-01-13T08:06:42","slug":"shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/","title":{"rendered":"Shkod\u00ebr, Buna v\u00ebrshon n\u00eb qytet, Basha: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/shkodra_permbytet.jpg\" border=\"0\" alt=\"Shkodra permbytet\" width=\"300\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><em>SHKODER <\/em>-Qarku i Shkodr\u00ebs l\u00eb pas dit\u00ebn e 11 t\u00eb p\u00ebrmbytjeve dhe situata vazhdon t\u00eb mbetet kritike. Moti i keq me reshje shiu t\u00eb cilat kan\u00eb vazhduar pa pushim gjith\u00eb nat\u00ebn vet\u00ebm sa kan\u00eb shtuar nivelin e lumit Buna, dhe uji tashm\u00eb sa vjen p\u00ebrpin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrfaqe toke brenda n\u00eb qytet.Ekspert\u00ebt kan\u00eb llogaritur se deri me 9 janar d\u00ebmet kan\u00eb arritur n\u00eb 66.1 milion\u00eb euro, nderkohe qe harta e permbytjeve vazhdon te rritet. Jan\u00eb zhytur n\u00ebn uj\u00eb 10 mij\u00eb e 400 hektar\u00eb tok\u00eb dhe 2500 sht\u00ebpi banim.<\/p>\n<p><strong>Ora 20:30- Basha n\u00eb Shkod\u00ebr: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb <\/strong><br \/>\nMinstri Basha i instaluar prej disa dit\u00ebsh n\u00eb Shkod\u00ebr si kryetar i Komitetit Operacional t\u00eb Emergjencave Civile, u shpreh se situata atje pas t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjeve vazhdon t\u00eb mbetet problematike. Ai i ka b\u00ebr\u00eb thirrje banor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrmbytur edhe n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb evakuohen, pasi nuk mund t\u00eb jepen ende afate kohore p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs <\/p>\n<p>&#8220;Njolla e p\u00ebrmbytjes nuk \u00ebsht\u00eb zvogluar, niveli i ujit vazhdon t\u00eb mbetet i lart\u00eb. Ne kemi nj\u00eb shkall\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb ndjeshm\u00ebrie p\u00ebrgatitje operacionale p\u00ebr t\u00eb vazhduar evakuimin, ndaj k\u00ebrkoj nga popullsia vendase, t\u00eb cil\u00ebn edhe nj\u00eb her\u00eb d\u00ebshiroj ta p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e deritanish\u00ebm, p\u00ebr kurajon e lart\u00eb q\u00eb ka treguar, por k\u00ebrkoj edhe nj\u00eb her\u00eb bashk\u00ebpunimin e tyre q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb evakuimi me \u00e7do kusht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e p\u00ebrmbytjes\u201d, tha minstri Basha. <\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me rritjen e nivelit t\u00eb liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, dhe rrezikun q\u00eb ai ka p\u00ebr qytetin e Shkodr\u00ebs, ministri Basha u shpreh se \u201cme porosi t\u00eb kryeministrit Berisha, prej kat\u00ebr dit\u00ebsh jan\u00eb kontaktuar autoritetet malazeze dhe greke, n\u00eb bashk\u00ebpunim me flot\u00ebn detare dhe institutin e hidrografis, t\u00eb cilat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb matjet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb liqen, kan\u00eb filluar nd\u00ebrhyrjet e para. Duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb se k\u00ebto nd\u00ebrhyrje do t\u00eb japin efektin e tyre, por jo t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Prurjet n\u00eb Liqenin e Shkodr\u00ebs, t\u00eb pad\u00ebshmuara m\u00eb p\u00ebrpara historikisht, jan\u00eb nga nj\u00eb num\u00ebr i madh\u00eb p\u00ebrrenjsh dhe lumenjsh, t\u00eb cil\u00ebt e furnizojn\u00eb at\u00eb kryesisht nga territori i Malit t\u00eb Zi.\u201d Nj\u00eb tjet\u00ebr problem sipas Bash\u00ebs mbeten akset e bllokuar n\u00eb disa zona. Ku sipas tij, nuk mund t\u00eb jepen afate p\u00ebr normalizimin e situat\u00ebs <\/p>\n<p><strong>Ora: 19:37- Imami dhe Mujota inspektojn\u00eb Velipoj\u00ebn e Malin e Jushit <\/strong><br \/>\nMinistri i Mbrojtjes, Arben Imami priti n\u00eb Shkod\u00ebr Ministrin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, z.Fehmi Mujota.<br \/>\nGjat\u00eb takimit, Ministri Imami falenderoi homologun e tij p\u00ebr 30 forcat ushtarake q\u00eb Kosova solli n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb autoriteteve shqiptare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar emergjenc\u00ebn civile n\u00eb Shkod\u00ebr. Ministri Mujota u shpreh i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shtuar forcat dhe mjetet n\u00eb rast se autoritetet shqiptare do t\u00eb kishin nevoj\u00eb.<br \/>\nPas takimit, dy ministrat inspektuan zonat e p\u00ebrmbytura n\u00eb Velipoj\u00eb dhe Mali i Jushit. Gjat\u00eb takimit me kryetarin e komun\u00ebs s\u00eb Velipoj\u00ebs, ata e siguruan kryekomunarin se nd\u00ebrhyrja do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e shpejt\u00eb p\u00ebr \u00e7do rast nevoje, p\u00ebr ushqime, ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, apo evakuim t\u00eb banor\u00ebve. <\/p>\n<p><strong>Ora: 18:00- Apeli n\u00eb News24 ndihmon 62 vjecaren e s\u00ebmur\u00eb<\/strong><br \/>\nNews24 i vjen n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr familjeje, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb n\u00eb lagjen Ajas\u00ebm n\u00eb periferi t\u00eb Shkodr\u00ebs. P\u00ebrmes gazetarit t\u00eb News24 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb lajmi se nj\u00eb grua 62 vjecare me probleme kardiake vuante munges\u00ebn e barnave p\u00ebr shkak t\u00eb izolimit n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb prej disa dit\u00ebsh.<br \/>\nApelit t\u00eb kryefamiljarit Qamil Ura i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur menj\u00ebher\u00eb Qendra Sh\u00ebndet\u00ebsore e zon\u00ebs, drejtori i s\u00eb cil\u00ebs ka vizituar personalisht gruan e s\u00ebmur\u00eb duke i d\u00ebrguar dhe ila\u00e7et e nevojshme.<br \/>\nT\u00eb moshuarit kan\u00eb refuzuar t\u00eb largohen ga banesa e tyre si shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrsa sot p\u00ebrvec problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore duhet t\u00eb vuajn\u00eb dhe lag\u00ebshtir\u00ebn. Uji ka d\u00ebmtuar katin e par\u00eb t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tyre duke nxjerr\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit cdo objekt elektrosht\u00ebpiak e mobilje. <\/p>\n<p><strong>Ora: 16:45- V\u00ebrshimi i Bun\u00ebs izolon Velipoj\u00ebn <\/strong><br \/>\nKomuna e Velipoj\u00ebs mbetet e izoluar p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebrshimit t\u00eb ujrave t\u00eb lumit Buna nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb i bllokuar dhe kalimi p\u00ebr n\u00eb lagjet periferike t\u00eb Shkodr\u00ebs si Shirok\u00eb dhe Zogaj. Kjo situat\u00eb ka krijuar mjaft probleme p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebtyre zonave q\u00eb ende nuk jan\u00eb evakuuar nga banesat e tyre, madje disa prej tyre t\u00eb s\u00ebmur\u00eb kan\u00eb mbetur edhe pa ilace. Raste t\u00eb tilla jan\u00eb b\u00ebr\u00eb prezente sot n\u00eb televizionin News24 dhe menj\u00ebher\u00eb pas apelit ka reaguar dhe Shtabi i Emergjenc\u00ebs. <\/p>\n<p>Ora 16:10- Greqia ndihm\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e zonave t\u00eb p\u00ebrmbytura<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me minstrin e Jasht\u00ebm Ilir Meta, minstri i Jasht\u00ebm plot\u00ebsues grek ka deklaruar se Greqia do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb grup ndihme p\u00ebr banor\u00ebt e zonave t\u00eb p\u00ebrmbytura. Lajmi konfirmohet nga ambasada greke n\u00eb Tiran\u00eb. Grupi grek i ndihm\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhet prej 29 vet\u00ebsh, 4 makinash e mjete t\u00eb tjera speciale. Grupi grek ndihmon n\u00eb zonat e p\u00ebrmbytura p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e ndihmave. M\u00ebsohet se Greqia do t\u00eb ofroj\u00eb ndihm\u00ebn e saj edhe me ushqime e ilace <\/p>\n<p>Ora 14. 40 Arkeologu: Uji po d\u00ebmton godinat me vler\u00eb historike<br \/>\nArkeologu i vjeter shkodran Zamir Tafilica i ftuar ne nje bisede ne studion e NE\u00cbS 24 ne Shkoder u shpreh i shqetesuar se krahas demeve njerezore permbytjet e fundit ne Shkoder po shkaterrojne dhe te pakta objekte arkoelogjike e historike qe i kane mbetur qytetit te vjeter verior. Sipas Tafilices nen uje ndodhet Shkodra e vjeter pikerisht ajo pjese e qytetit ku jane p\u00ebrqendruar t\u00eb gjithe vlerat e tij<\/p>\n<p>Ora 12. 32 Shkod\u00ebr, ekipi nga Kosova t\u00ebrheqin ujin me pompa<br \/>\nN\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb lagjen Sht\u00ebpia e Mushkonj\u00ebs uji mbisundon kudo. Uji, niveli i t\u00eb cilit arrin nga 50- 1.70 cm ka hyr\u00eb n\u00eb katet e para t\u00eb banesave duke shkaktuar mjaft d\u00ebme. Nj\u00eb grup i ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb nga Kosova po b\u00ebjn\u00eb t\u00ebrheqjen me pompa t\u00eb ujit n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje. Para portave, n\u00eb vend t\u00eb makinave, tani mund t\u00eb gjesh t\u00eb parkuar nj\u00eb vark\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi mjet me t\u00eb cil\u00ebn banor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb evakuohen mund t\u00eb l\u00ebvizin p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e p\u00ebrditshme. Sht\u00ebpia e Mushkonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbytur nga fryrja e lumit Buna. <\/p>\n<p>Ora 10: 17 Lumi Buna zgjeron shtrirje, hyn rreth 800 metra n\u00eb Shkoder<br \/>\nMoti i keq me reshje shiu t\u00eb cilat kan\u00eb vazhduar pa pushim gjith\u00eb nat\u00ebn vet\u00ebm sa kan\u00eb shtuar nivelin e lumit Buna, dhe uji tashm\u00eb sa vjen p\u00ebrpin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrfaqe toke brenda n\u00eb qytet. <\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt e NEWS24 informojn\u00eb se sot n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb lagjen Xhabije, n\u00eb hyrje t\u00eb Shkodr\u00ebs, uji ka zgjeruar shtrirjen e tij duke hyr\u00eb gati 800 metra brenda n\u00eb qytet. Po keshtu uji ka vershuar dhe drejt lagjes se Perashit.  <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb hyrje t\u00eb lagjes ku uji \u00ebsht\u00eb prezent q\u00eb prej tre dit\u00ebsh, niveli \u00ebsht\u00eb rritur me gati 10 cm.<\/p>\n<p>N\u00eb lagjen e Mushkonj\u00ebs, e cila ndodhet pik\u00ebrisht af\u00ebr lumit Buna niveli i ujit ka arritur n\u00eb 1. 70 cm. Situat\u00eb problematike dhe n\u00eb lagjet periferike Kiras, Ajas\u00ebm, Bahcall\u00ebk, Livade ku niveli i ujit vazhdon t\u00eb mbetet i lart\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy kahet e ur\u00ebs s\u00eb Bun\u00ebs uji vazhdon t\u00eb zgjeroj\u00eb territor duke e b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb l\u00ebvizjen e mjeteve t\u00eb vogla. Aksi Shkod\u00ebr- Shirok\u00eb- Zogaj, p\u00ebrtej ur\u00ebs s\u00eb Bun\u00ebs q\u00eb prej dit\u00ebs s\u00eb djeshme \u00ebsht\u00eb i bllokuar qarkullimi p\u00ebr mjetet e vogla, nd\u00ebrsa nuk paraqitet problem p\u00ebr l\u00ebvizjen n\u00eb aksin Shkod\u00ebr- Murican, (aksi n\u00eb krah t\u00eb majt\u00eb t\u00eb ur\u00ebs s\u00eb Bun\u00ebs.<\/p>\n<p>Problematike dhe situata n\u00eb zon\u00ebn e n\u00ebnShkodr\u00ebs. Uji vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb izoluar komun\u00ebn e Velipoj\u00ebs, Bushatit dhe Dajcit.<br \/>\nGazetar\u00ebt informojn\u00eb se gjat\u00eb nat\u00ebs nuk ka pasur operacione t\u00eb evakuimit, pasi banor\u00ebt nuk pranojn\u00eb t\u00eb largohen nga banesat e tyre, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb zotit, bag\u00ebtin\u00eb dhe gjith\u00e7ka kan\u00eb.<br \/>\nPrefekti i Shkod\u00ebrs Mexhit Cungu informon se sot operacionet e shp\u00ebrndarjes s\u00eb ndihmave do t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb koncentratet p\u00ebr bag\u00ebtit\u00eb. <\/p>\n<p>Ora 08.00 Permbytjet, deri m\u00eb 9 janar, d\u00ebmi 66 mln euro<br \/>\nHumbjet e shkaktuara deri tani nga p\u00ebrmbytja n\u00eb veri t\u00eb vendit duket se kan\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ajo q\u00eb parashikohej. Ekspert\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore kan\u00eb llogaritur deri tani se d\u00ebmet n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vendit kan\u00eb arritur n\u00eb total n\u00eb 66.1 milion\u00eb euro, ose 9.1 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se i gjith\u00eb fondi i parashikuar n\u00eb Buxhetin e Shtetit p\u00ebr vitin n\u00eb vazhdim (5.2 miliard\u00eb lek\u00eb) p\u00ebr Rezerv\u00ebn e qeveris\u00eb dhe fondin e kontingjenc\u00ebs. Sipas ligjit p\u00ebr Buxhetin e Shtetit t\u00eb vitit 2010, t\u00eb ardhurat buxhetore jan\u00eb afro 278.3 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, d\u00ebmi i konstatuar p\u00ebraf\u00ebrsisht \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me 3.3 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurave buxhetore t\u00eb nj\u00eb viti t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimet e ekspert\u00ebve jan\u00eb siguruar nga \u201cGazeta Shqiptare\u201d, por nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb dokument publik. N\u00eb llogaritjen e d\u00ebmit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh vlera e p\u00ebraf\u00ebrt e humbjeve t\u00eb familjeve t\u00eb fermer\u00ebve, n\u00eb prona t\u00eb patundshme (sht\u00ebpi), bag\u00ebti, t\u00eb mbjella, drufrutor\u00eb, orendi sht\u00ebpiake e pajisje elektrosht\u00ebpiake, t\u00eb mbjella etj. Po k\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb llogaritur edhe vlera e humbur e energjis\u00eb elektrike q\u00eb del nga sasia e ujit t\u00eb derdhur nga HEC-et e vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihen ende humbjet q\u00eb u jan\u00eb shkaktuar bizneseve t\u00eb zon\u00ebs, infrastruktur\u00ebs nacionale e vendore, si dhe nuk jepet ende nj\u00eb pasqyr\u00eb e kostos s\u00eb operacionit t\u00eb shp\u00ebtimit, q\u00eb po kryhet nga repartet e p\u00ebrballimit t\u00eb emergjenc\u00ebs t\u00eb shtetit shqiptar.<br \/>\nP\u00ebr 10.400 ha tok\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbytur, q\u00eb raportohet nga shtabi i emergjenc\u00ebs, kjo shif\u00ebr duhet t\u00eb jet\u00eb e barabart\u00eb me 15.1 milion\u00eb euro.<br \/>\nLlogaritet n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb d\u00ebmi ndaj pasurive t\u00eb patundshme dhe baz\u00ebs ushqimore t\u00eb blegtoris\u00eb, theksojn\u00eb ekspert\u00ebt q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb humbjet p\u00ebr nj\u00eb familje rurale n\u00eb mas\u00ebn mesatare 14 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, ose 1.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. N\u00eb 2.499 sht\u00ebpi t\u00eb d\u00ebmtuara, kjo shif\u00ebr duhej t\u00eb jet\u00eb rreth 25.3 milion\u00eb euro. <\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs raportohej se lumi Buna vazhdonte t\u00eb jet\u00eb i fryr\u00eb nd\u00ebrsa niveli i ujit n\u00eb lagjet periferike t\u00eb qytetit verior arrinte n\u00eb 1 met\u00ebr e 70 cm. Buna ka v\u00ebrshtuar n\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb Shkodr\u00ebs, duke hyr\u00eb deri n\u00eb lagjen Xhabije. Edhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ur\u00ebs, q\u00eb lidh Shkodr\u00ebn me Shirok\u00ebn e Zogajn v\u00ebrshimi i ujit \u00ebsht\u00eb pasuar me bllokimin e qarkullimit t\u00eb automjeteve t\u00eb vogla drejt k\u00ebtyre dy fshatrave turistike. Vazhdon t\u00eb jet\u00eb e r\u00ebnduar situate n\u00eb zon\u00ebn e n\u00ebnShkodr\u00ebs. Uji ka izoluar t\u00ebr\u00ebsisht Komun\u00ebn e Velipoj\u00ebs. Situata \u00ebsht\u00eb alarmante dhe n\u00eb komun\u00ebn e Daj\u00e7it dhe at\u00eb t\u00eb Bushatit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Emergjencave Civile pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme pohojn\u00eb se, jan\u00eb zhytur n\u00ebn uj\u00eb 10 mij\u00eb e 400 hektar\u00eb tok\u00eb dhe 2500 sht\u00ebpi banimi, nd\u00ebrsa jan\u00eb evakuuar 4800 persona..<br \/>\nN\u00eb operacionin m\u00eb t\u00eb madh humanitar \u00ebt b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb jan\u00eb angazhuar 800 forca ushtrie, 611 punonj\u00ebs policie, 110 personel sh\u00ebndet\u00ebsor si dhe 115 forca nga Garda e Republik\u00ebs. N\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyturve kan\u00eb ardhur ndihma nga Italia, Mali i Zi, Austria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Franca etj.<\/p>\n<p>(<em>s.g\/e.n\/m.a\/BalkanWeb<\/em>)  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHKODER -Qarku i Shkodr\u00ebs l\u00eb pas dit\u00ebn e 11 t\u00eb p\u00ebrmbytjeve dhe situata vazhdon t\u00eb mbetet kritike. Moti i keq me reshje shiu t\u00eb cilat kan\u00eb vazhduar pa pushim gjith\u00eb nat\u00ebn vet\u00ebm sa kan\u00eb shtuar nivelin e lumit Buna, dhe uji tashm\u00eb sa vjen p\u00ebrpin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrfaqe toke brenda n\u00eb qytet.Ekspert\u00ebt kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shkod\u00ebr, Buna v\u00ebrshon n\u00eb qytet, Basha: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shkod\u00ebr, Buna v\u00ebrshon n\u00eb qytet, Basha: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"SHKODER -Qarku i Shkodr\u00ebs l\u00eb pas dit\u00ebn e 11 t\u00eb p\u00ebrmbytjeve dhe situata vazhdon t\u00eb mbetet kritike. Moti i keq me reshje shiu t\u00eb cilat kan\u00eb vazhduar pa pushim gjith\u00eb nat\u00ebn vet\u00ebm sa kan\u00eb shtuar nivelin e lumit Buna, dhe uji tashm\u00eb sa vjen p\u00ebrpin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrfaqe toke brenda n\u00eb qytet.Ekspert\u00ebt kan\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-01-13T08:06:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/shkodra_permbytet.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shkod\u00ebr, Buna v\u00ebrshon n\u00eb qytet, Basha: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb\",\"datePublished\":\"2010-01-13T08:06:42+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-13T08:06:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/\"},\"wordCount\":2063,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/shkodra_permbytet.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/\",\"name\":\"Shkod\u00ebr, Buna v\u00ebrshon n\u00eb qytet, Basha: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/shkodra_permbytet.jpg\",\"datePublished\":\"2010-01-13T08:06:42+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-13T08:06:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/shkodra_permbytet.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/shkodra_permbytet.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shkod\u00ebr, Buna v\u00ebrshon n\u00eb qytet, Basha: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shkod\u00ebr, Buna v\u00ebrshon n\u00eb qytet, Basha: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shkod\u00ebr, Buna v\u00ebrshon n\u00eb qytet, Basha: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"SHKODER -Qarku i Shkodr\u00ebs l\u00eb pas dit\u00ebn e 11 t\u00eb p\u00ebrmbytjeve dhe situata vazhdon t\u00eb mbetet kritike. Moti i keq me reshje shiu t\u00eb cilat kan\u00eb vazhduar pa pushim gjith\u00eb nat\u00ebn vet\u00ebm sa kan\u00eb shtuar nivelin e lumit Buna, dhe uji tashm\u00eb sa vjen p\u00ebrpin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrfaqe toke brenda n\u00eb qytet.Ekspert\u00ebt kan\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-01-13T08:06:42+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/shkodra_permbytet.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shkod\u00ebr, Buna v\u00ebrshon n\u00eb qytet, Basha: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb","datePublished":"2010-01-13T08:06:42+00:00","dateModified":"2010-01-13T08:06:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/"},"wordCount":2063,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/shkodra_permbytet.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/","name":"Shkod\u00ebr, Buna v\u00ebrshon n\u00eb qytet, Basha: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/shkodra_permbytet.jpg","datePublished":"2010-01-13T08:06:42+00:00","dateModified":"2010-01-13T08:06:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/shkodra_permbytet.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/shkodra_permbytet.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkoder-buna-vershon-ne-qytet-basha-mbetemi-ne-emergjence\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shkod\u00ebr, Buna v\u00ebrshon n\u00eb qytet, Basha: Mbetemi n\u00eb emergjenc\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1244"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1244"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1244\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}