{"id":12431,"date":"2013-02-14T08:31:37","date_gmt":"2013-02-14T07:31:37","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=982"},"modified":"2013-02-14T08:31:37","modified_gmt":"2013-02-14T07:31:37","slug":"intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naft\u00ebn, t\u00eb ndalet urgjentisht privatizimi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Prof. As. Dr. Maksim Shuli\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maksim_shuli.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>TemA Online<\/strong>, <em>13 Shkurt 2013<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Prof. As. Dr. Maksim Shuli<\/strong> \u00ebsht\u00eb ish-deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ish-president i Kompanis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Naft\u00ebs Shqiptare, ish-president i Petrolimplexit t\u00eb Naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ish-n.kryetar i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Energjis\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cDITA\u201d, inxhinieri me pervoje te gjate ne kete sektor ka analizuar n\u00eb detaje nj\u00eb nga proceset m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb privatizimeve, at\u00eb t\u00eb \u201cAlbpetrol\u201d-it duke nisur q\u00eb m\u00eb t\u00ebrheqjen totale t\u00eb shtetit shqiptar nga paketa kontrolluese e k\u00ebsaj kompanie strategjike e duke vazhduar me cop\u00ebzimin dhe privatizimin e cop\u00ebzuar t\u00eb \u201cAlbpetrol\u201d dhe t\u00eb \u201cARMO\u201d. N\u00eb intervist\u00eb Maksim Shuli paraqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar dhe eksperiencat e ngjashme t\u00eb privatizimit n\u00eb shtete t\u00eb tjera, ku duket se rasti i Shqip\u00ebris\u00eb ka shkuar shum\u00eb larg..<\/em><\/p>\n<p><strong>Profesor Maksi, nga eksperienca juaj, kur ka nisurp\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb privatizimi i \u201cAlbpetrol\u201d-it?<\/strong><\/p>\n<p>Pas viteve 1990, sigurisht pas nj\u00eb sistemi t\u00eb centralizuar, si kudo, edhe n\u00eb naft\u00eb filluan proceset demokratike t\u00eb reformimit dhe t\u00eb transformimit t\u00eb Kompanis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jepte rreth 25-30% t\u00eb GDP-s\u00eb s\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht nuk filloi si duhej. K\u00ebt\u00eb un\u00eb e kam paraqitur qart\u00ebsisht n\u00eb librin tim \u201cNafta dhe Politika\u201d, ku tregohen me argumente se kush ka luajtur faktor negativ dhe pozitiv n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe situat\u00eb. Privatizimi i \u201cAlbpetrol\u201d-it ka filluar me miratimin n\u00eb Parlament t\u00eb Ligjit t\u00eb Hidrokarbureve n\u00eb vitin 1993, n\u00eb koh\u00ebn kur qeveriste Partia Demokratike, e cila lejonte thithjen e investimeve t\u00eb huaja n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kornize ligjore tashm\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar, por q\u00eb gjithsesi kishte shum\u00eb vend p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe koha kur Albpetroli u shnd\u00ebrrua n\u00eb shoq\u00ebri aksionere. Kjo kompani me nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb ekonomin\u00eb e centralizuar duhet t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb kompani kompatib\u00ebl dhe t\u00eb p\u00ebrballej me ekonomin\u00eb e tregut t\u00eb lir\u00eb, ashtu si u p\u00ebrball\u00ebn shum\u00eb kompani simotra n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Lindore, t\u00eb cilat ndoshta ishin n\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb disfavorshme se kompania jon\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cila do t\u00eb ishte forma m\u00eb e duhur dhe pse?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1997-1998 kur un\u00eb personalisht kam qen\u00eb deputet dhe kryetar i K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Kompanis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Naft\u00ebs, Albpetrol, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e madhe p\u00ebr ristrukturimin dhe p\u00ebrgatitjen e tij p\u00ebr privatizim. Duhet t\u00eb jemi t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se p\u00ebrgatitja p\u00ebr privatizim e nj\u00eb kompanie t\u00eb madhe, si\u00e7 ishte Albpetroli, ishte nj\u00eb pune e v\u00ebshtir\u00eb dhe me pengesa t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. P\u00ebrgatitja p\u00ebr privatizim k\u00ebrkonte vite pune t\u00eb v\u00ebshtira, sepse ishte nj\u00eb nga problemet m\u00eb themelore t\u00eb shtyllave t\u00eb ekonomis\u00eb. Pasi, n\u00eb fund t\u00eb fundit, do t\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me rritjen e vler\u00ebs s\u00eb shitjes t\u00eb Albpetrol-it, problem q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb aq i diskutuesh\u00ebm dhe kryek\u00ebput i korruptuar, pa transparenc\u00eb n\u00eb publik, n\u00eb Parlament dhe midis firmave t\u00eb cilat sot po ofrohen p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb, dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur dhe fituesi, k\u00ebt\u00eb kompani strategjike p\u00ebr nga pesha dhe r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb ajo ka n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit ton\u00eb. Jan\u00eb diskutuar dy variante q\u00eb n\u00eb vitin 1997-\u201898 p\u00ebr ristrukturimin e kompanis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mund t\u00eb na jepni detaje rreth tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Varianti i par\u00eb: kompania t\u00eb ruante form\u00ebn q\u00eb kishte, t\u00eb ruante aktivitetin e saj me cik\u00ebl t\u00eb mbyllur (up-stream and do\u00ebn-stream). Kjo form\u00eb i p\u00ebrshtatej shum\u00eb mir\u00eb interesave t\u00eb vendit ton\u00eb, por q\u00eb n\u00eb fakt t\u00eb gjitha kompanit\u00eb simotra n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Lindore ruajt\u00ebn k\u00ebt\u00eb form\u00eb dhe ia dol\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb mban\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb kompani shum\u00eb t\u00eb suksesshme dhe duke kontribuar n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit t\u00eb tyre deri n\u00eb 30% t\u00eb t\u00eb ardhurave.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb variant, n\u00ebse do t\u00eb realizohej, ne do t\u00eb kishim t\u00eb ardhura maksimale dhe kompania do t\u00eb ishte nj\u00eb kompani tep\u00ebr e suksesshme n\u00eb aktivitetin e saj, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr vlera e saj do t\u00eb rritej s\u00eb tep\u00ebrmi nga pozicioni gjeografik q\u00eb ne kemi, nga rezervat ekzistuese dhe ato q\u00eb presim nga zbulimi i vendburimeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>E \u00e7uditshme \u00ebsht\u00eb se pik\u00ebrisht sot po ndodh ajo q\u00eb po insistohej at\u00ebher\u00eb: t\u00eb interesuarit q\u00eb blen\u00eb \u201cArmo\u201d-n, po blejn\u00eb edhe \u201cAlbpetrol\u201d-in. Lindin disa pyetje: Pse vall\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u2019i bashkojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri tani? Dhe kur kjo pron\u00eb tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pron\u00eb publike por private? P\u00ebrse vall\u00eb duan t\u2019i bashkojn\u00eb aktivitetet e k\u00ebtyre dy kompanive? P\u00ebrse i shp\u00ebrb\u00ebn\u00eb k\u00ebto kompani vite m\u00eb par\u00eb? A u realizua q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb i ndarjes? Cila ishte vlera q\u00eb u privatizua \u201cArmo\u201d? Cila do t\u00eb jet\u00eb vlera q\u00eb n\u00eb fakt do rezultoj\u00eb q\u00eb t\u00eb shitet \u201cAlbpetrol\u201d-i?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Varianti i dyt\u00eb<\/strong>: Kompania jon\u00eb t\u00eb ndahej n\u00eb tre pjes\u00eb, pra n\u00eb tre kompani: n\u00eb kompanin\u00eb \u201cAlbpetrol\u201d, n\u00eb kompanin\u00eb \u201cArmo\u201d dhe n\u00eb kompanin\u00eb \u201cSerkom\u201d. Ky ishte krimi m\u00eb i madh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtetit shqiptar. Sepse ndarja e kompanive solli falimentimin p\u00ebr s\u00eb pari t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve, e cila ishte e pambrojtur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebrball\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb eg\u00ebr t\u00eb tregut, m\u00eb pas t\u00eb shitjes s\u00eb kompanis\u00eb \u201cArmo\u201d n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme, t\u00eb cil\u00ebn sot po e shikojm\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb gjendje \u00ebsht\u00eb. Dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, gjendjen e kompanis\u00eb \u201cAlbpetrol\u201d sot, e cila po privatizohet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vlera e saj \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat dhe koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, pa diskutuar k\u00ebtu transparenc\u00ebn dhe form\u00ebn e privatizimit.<\/p>\n<p>Po b\u00ebhet nj\u00eb mashtrim i madh me k\u00ebt\u00eb privatizim: Po i rritet vlera duke i shtuar licenca t\u00eb pamerituara, ndoshta tep\u00ebr abuzive, t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb shtet me demokraci t\u00eb past\u00ebr, ky veprim do t\u00eb quhej kriminal. Por nafta po rikthehet n\u00eb pozicionin e m\u00ebparsh\u00ebm, duke u bashkuar p\u00ebrs\u00ebri, por duke ndryshuar edhe pronarin, sigurisht.<\/p>\n<p>Kjo duhet analizuar mir\u00eb n\u00eb kushtet e sotme n\u00eb prizmin se: Sa kontribuon ajo n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit? Sa t\u00eb ardhura merr shteti sot dhe sa p\u00ebrfiton kompania q\u00eb e zot\u00ebron? N\u00eb k\u00ebto kushte sa p\u00ebrfiton shteti nga ky bashkim? Dhe a \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb kjo kompani q\u00eb \u00ebsht\u00eb afruar t\u00eb menaxhoj\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri?<\/p>\n<p><strong>Shteti po mundohet t\u2019i shes\u00eb 100% aksionet. A \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb kjo, sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr mua si ekspert i naft\u00ebs, q\u00eb mendoj se e njoh mir\u00eb se \u00e7far\u00eb kontributi duhet t\u00eb jap\u00eb ajo n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit ton\u00eb dhe se \u00e7far\u00eb kontribuon realisht, m\u00eb dhemb kur shikoj q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e shok\u00ebve dhe koleg\u00ebve t\u00eb mi b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebtij shkat\u00ebrrimi, kjo pastaj i kalon kufijt\u00eb e normales duke kaluar n\u00eb anormale e n\u00eb kaos. Dhe sigurisht q\u00eb zgjidhja e problemit n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, k\u00ebrkohen operacione t\u00eb v\u00ebshtira dhe kosto ndoshta mjaft t\u00eb larta dhe pastaj nuk i dihet se sa do t\u00eb normalizohen apo do t\u00eb zgjidhet problemi. N\u00eb fakt, ne kemi p\u00ebrvoja t\u00eb hidhura p\u00ebr k\u00ebto probleme n\u00eb prishjen e kontratave, si: prishja e kontrat\u00ebs me kompanin\u00eb Amerikane \u201cGeneral Electric\u201d p\u00ebr hekurudh\u00ebn, kontrata me KFW gjermane, kontrata me TEC-in n\u00eb Vlor\u00eb, kontrata me CEZ-in q\u00eb po vete shum\u00eb keq dhe po t\u00eb na hedhin n\u00eb gjyq kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb na penalizuar shum\u00eb keq, e shum\u00eb e shum\u00eb raste t\u00eb tjera. Mendoj se k\u00ebtu ka dy probleme t\u00eb cilat jan\u00eb thelb\u00ebsore:<\/p>\n<p>Problemi i par\u00eb: Cila \u00ebsht\u00eb vlera reale e kapitalizuar e Albpetrol-it? K\u00ebtu pastaj jan\u00eb shum\u00eb pyetje t\u00eb tjera: P\u00ebrse nuk ka transparenc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces privatizimi? Si dhe pse u zgjodh kjo formul\u00eb e privatizimit dhe, a ishte kjo m\u00eb e mira n\u00eb interes t\u00eb vendit? Pse pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto momente po b\u00ebhet ky privatizim kur vet\u00eb kompania \u00ebsht\u00eb pothuaj e falimentuar? Pse po i shtojn\u00eb licencat Albpetrol-it (e ashtuquajtura lista C)? Kam parasysh k\u00ebtu licenc\u00ebn e zonave t\u00eb reja t\u00eb k\u00ebrkimit dhe licenc\u00ebn e p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs apo licenc\u00ebn e ruajtjes n\u00ebntok\u00ebsore t\u00eb gazit? Dhe shum\u00eb licenca dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera q\u00eb nj\u00eb zot e di, sepse si\u00e7 e thash\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se para disa vitesh nga Albpetroli u shk\u00ebput Armo me t\u00eb vetmen arsye p\u00ebr t\u2019i rritur vler\u00ebn dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb me t\u00ebrheq\u00ebse, por pam\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi me Armo-n, dhe po shikojm\u00eb sot q\u00eb po tentojn\u00eb t\u2019i japin p\u00ebrs\u00ebri Albpetrolit nj\u00eb Armo tjet\u00ebr apo dhe ndoshta vet\u00eb Armon, sepse dihet tashm\u00eb q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e falimentuar. Pse duhet q\u00eb Albpetrolit t\u2019i jepen licenca t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebrkime p\u00ebr naft\u00eb dhe gaz? A e din\u00eb ekspert\u00ebt se k\u00ebto lloj licencash jepen me lloj t\u00eb tjera kontratash, nj\u00eb form\u00eb e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb kontrata me ndarje prodhimi, dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira dhe m\u00eb p\u00ebrdorshmja n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot. Si ka mund\u00ebsi kur dihen se k\u00ebto lloj licencash jan\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, para p\u00ebr popullin, k\u00ebto lloj licencash jepen falas apo p\u00ebr momentin \u201cgjoja p\u00ebr t\u2019i rritur vler\u00ebn Albpetrolit\u201d, k\u00ebt\u00eb nuk e p\u00ebrtypin dot njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, po le t\u00eb men\u00e7urit q\u00eb ka ky vend, dhe dihet q\u00eb ky vend ka prodhuar gjithmon\u00eb njer\u00ebz t\u00eb men\u00e7ur dhe faktikisht i ka, i ka pasur, kan\u00eb udh\u00ebhequr edhe bot\u00ebn dhe nuk i kan\u00eb munguar kurr\u00eb k\u00ebtij vendi, kaq t\u00eb etur p\u00ebr dituri, por t\u00eb etur dhe p\u00ebr tradhti ndaj atdheut t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Cila duhet t\u00eb ishte formula m\u00eb e mir\u00eb e privatizimit t\u00eb Albpetrolit?<\/strong><\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb tashm\u00eb q\u00eb privatizime t\u00eb tilla b\u00ebhen me ligj n\u00eb Parlamentin Shqiptar. N\u00eb ligj p\u00ebrcaktohen edhe forma e privatizimit 100% apo me p\u00ebrqindje aksionesh, sa do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs punonj\u00ebsit n\u00eb k\u00ebto aksione, sa do t\u00eb mbaj\u00eb shteti apo kompania dhe shum\u00eb probleme t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe pik\u00ebrisht ligji \u00ebsht\u00eb p\u00ebr privatizim strategjik t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>E di mir\u00eb, por k\u00ebto ligje k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb maxhorance absolute, sepse jan\u00eb ligje q\u00eb i p\u00ebrkasin themelit t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shteti. Jo vet\u00ebm nafta, por edhe bakri, kromi, qymyri, uji, toka, rrug\u00ebt, pyjet e shum\u00eb t\u00eb tjera, jan\u00eb pasuri t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mbrohen me ligj me dy t\u00eb tretat n\u00eb parlamentin shqiptar dhe t\u00eb miradministrohen nga njer\u00ebzit e ditur dhe t\u00eb men\u00e7ur t\u00eb k\u00ebtij vendi, t\u00eb cil\u00ebt asnj\u00ebher\u00eb nuk i kan\u00eb munguar por q\u00eb jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar gjithmon\u00eb nga pushtetar\u00ebt me servil\u00ebt, mediokrit, t\u00eb paaft\u00ebt, dallkauk\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt sot dhe gjith\u00eb dit\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i dallosh, sepse vishen me kostum, lyejn\u00eb flok\u00ebt me xhel dhe ecin me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Mendoj se forma m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr thithjen e investimeve t\u00eb huaja (k\u00ebt\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera) qofshin ato private apo shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb ajo e dh\u00ebnies me kontrata koncesionare, por jo m\u00eb shum\u00eb se 20-25 vjet. K\u00ebto lloj kontratash jan\u00eb shum\u00eb efektive sot n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb, japin investime 3-5 vjet dhe po brenda 3-5 vjet rikthejn\u00eb investimin e kryer dhe pastaj vazhdojn\u00eb shfryt\u00ebzimin e vendburimeve n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtet e kontrat\u00ebs. N\u00ebse nuk zbatohen k\u00ebto kushte, ato largohen duke mos marr\u00eb asnj\u00eb investim t\u00eb kryer.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shteti k\u00ebto lloj kompanish i mban publike, nuk i privatizon totalisht, sepse jan\u00eb ekonomi strategjike dhe ruajn\u00eb struktur\u00ebn ekonomike t\u00eb nj\u00eb vendi dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr vendet e vogla, si\u00e7 jemi ne. Pra, nuk jan\u00eb thjesht objekte turistike, hotele apo fabrika makaronash, t\u00eb cilat nes\u00ebr mund t\u2019ua nd\u00ebrrosh destinacionin sipas interesave vetjake. Shembuj t\u00eb shteteve fqinje apo n\u00eb Evrop\u00eb apo n\u00eb bot\u00eb kemi sa t\u00eb duash, po disa p\u00ebr t\u2019u mbushur mendjen disa pushtetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt nuk mendojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, kur n\u00eb fakt n\u00eb at\u00eb vend pune jan\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>N\u00eb Poloni, kompania \u201cGrupa Lotos\u201d, e cila ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje 17 filiale, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri aksionere ku shteti zot\u00ebron 50% t\u00eb aksioneve. Kompania \u201cGazprom\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri anonime ruse e njohur kryesisht p\u00ebr p\u00ebrpunimin, trajtimin dhe transportin e gazit natyral pothuaj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Shteti rus mban 51% t\u00eb aksioneve. ENI, shoq\u00ebria Komb\u00ebtare e Naft\u00ebs Italiane, e themeluar n\u00eb 1953-shin, e ka filluar privatizimin n\u00eb 1998 dhe shteti italian mban ende 30% t\u00eb aksioneve, duke menduar se n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb edhe \u201cAxhipm AGI\u201d, \u201cSnam Rete Gaz\u201d. \u201cRompetroli\u201d, kompania rumune e naft\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani publike shtet\u00ebrore, e cila ruan ende rreth 25% t\u00eb aksioneve mbasi pjes\u00ebn tjet\u00ebr ia ka shitur kompanis\u00eb austriake OMV.<\/p>\n<p>Shembuj t\u00eb tjer\u00eb ka sa t\u00eb duash, si: kompania \u201cHelenik Petroleum\u201d, kompania greke komb\u00ebtare e naft\u00ebs, e themeluar n\u00eb vitin 1975 (shum\u00eb vite pas kompanis\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb naft\u00ebs), e ka filluar privatizimin n\u00eb vitin 1998 dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri anonime. Shteti grek mban ende 35,5% t\u00eb aksioneve dhe 39% t\u00eb aksioneve t\u00eb tjera i kontrollon \u201cLatsis Group\u201d, nj\u00eb kompani greke, pra, brenda territorit grek.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi edhe atje ku jan\u00eb b\u00ebr\u00eb privatizime t\u00eb pjesshme t\u00eb naft\u00ebs, k\u00ebto nuk jan\u00eb larguar jasht\u00eb shtetit t\u00eb vet, por u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kompanive t\u00eb tyre. E p\u00ebrgjithshmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi atje ku jan\u00eb privatizuar kompanit\u00eb e naft\u00ebs, nuk jan\u00eb privatizuar totalisht, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb aksioneve e mban shteti dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb ua jep kompanive private t\u00eb shtetasve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt ushtrojn\u00eb aktivitetin n\u00eb vendin e tyre dhe kontribuojn\u00eb me t\u00eb ardhura n\u00eb shtetin e tyre.<\/p>\n<p><strong>At\u00ebher\u00eb lind pyetja: Pse qeveria jon\u00eb e privatizoi (n\u00ebse do e privatizoj\u00eb at\u00eb) totalisht naft\u00ebn? \u00c7far\u00eb fshihet pas k\u00ebtij privatizimi jotransparent? \u00c7far\u00eb b\u00ebn opozita n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment historike, do t\u00eb thosha, mbas kujt fshihet? Ku i ka ekspert\u00ebt e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u00eb? Ku jan\u00eb deputet\u00ebt kryesisht t\u00eb zonave t\u00eb naft\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve vet\u00ebm dhjamoset?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se i kam b\u00ebr\u00eb dhe i b\u00ebj thirrje opozit\u00ebs q\u00eb ta kund\u00ebrshtoj\u00eb ligjin e privatizimit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pezullimin e privatizimit t\u00eb naft\u00ebs t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb apo p\u00ebr 3-5 vitet e ardhshme. Pastaj, me mendje t\u00eb qet\u00eb, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri normale, duke u mb\u00ebshtetur nga parlamenti, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet ligji dhe t\u00eb kryhet procesi i privatizimit n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat dhe ligjet, si n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet e tjera n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. Duhet t\u00eb ndalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb privatizim, sepse jemi futur n\u00eb vitin elektoral dhe nj\u00eb qeveri n\u00eb muajit e fundit t\u00eb largimit t\u00eb sigurt t\u00eb saj nuk duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb privatizime t\u00eb tilla t\u00eb cilat jan\u00eb pasuri q\u00eb i takojn\u00eb brezave.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb sugjeronit ju, \u00e7far\u00eb keni parasysh kur flisni p\u00ebr veprime?<\/strong><\/p>\n<p>Po ua them me pika:<\/p>\n<p>A. Parlamenti dhe institucionet e tjera duhet t\u00eb hetojn\u00eb t\u00eb gjitha kontratat koncesionare, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe kontrat\u00ebn koncesionare t\u00eb naft\u00ebs, e cila n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb mjaft e p\u00ebrfolur dhe madje shum\u00eb e akuzuar, dhe mbas vler\u00ebsimit dhe hetimit t\u00eb tyre duhet t\u00eb marr\u00eb vendimet e duhura t\u00eb k\u00ebsaj pasurie madhore.<\/p>\n<p>B. Nga 140 deputet\u00eb q\u00eb ka Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, pothuaj gjysma i p\u00ebrket territoreve ku faktikisht nxirret naft\u00eb apo n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb nxirret naft\u00eb. At\u00ebher\u00eb un\u00eb b\u00ebj pyetjen: Si ka mund\u00ebsi q\u00eb duke konsideruar faktin q\u00eb nafta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri komb\u00ebtare dhe detyrimisht duhet ta ruajn\u00eb si syt\u00eb e ballit t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt, qofshin k\u00ebta t\u00eb majt\u00eb apo t\u00eb djatht\u00eb, opozit\u00eb apo n\u00eb pushtet, dhe k\u00ebta vall\u00eb nuk shikojn\u00eb dhe nuk d\u00ebgjojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem?<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb pothuaj deputet\u00ebt e Vlor\u00ebs, Fierit, Lushnj\u00ebs, Beratit, Kavaj\u00ebs, Durr\u00ebsit, Sarand\u00ebs, por edhe t\u00eb Tiran\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb shum\u00eb perspektive bashk\u00eb me at\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb shpejt zona naft\u00ebmbajt\u00ebse dhe me shum\u00eb interes dhe n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb si kjo k\u00ebta deputet\u00eb, q\u00eb jan\u00eb mbi gjysma e parlamentit shqiptar, sot po flen\u00eb? Turpi i koh\u00ebs do t\u2019i mbuloj\u00eb k\u00ebta, sepse duhet t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn fisnike q\u00eb kan\u00eb, n\u00eb pozicionin q\u00eb jan\u00eb aktualisht, dhe detyrimin q\u00eb duhet t\u00eb japin n\u00eb k\u00ebto momente tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>C. P\u00ebr kompanit\u00eb t\u00eb cilat nuk kan\u00eb zbatuar termat e marr\u00ebveshjes hidrokarbure t\u00eb lidhura midis shtetit ton\u00eb dhe kompanive t\u00eb huaja, menj\u00ebher\u00eb duhet t\u2019u hiqet e drejta e shfryt\u00ebzimit t\u00eb vendburimeve t\u00eb naft\u00ebs dhe t\u00eb gazit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr ato kompani t\u00eb cilat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb abuzime dhe mashtrime, duke filluar kjo q\u00eb nga periudha e lidhjes s\u00eb kontratave dhe kan\u00eb vazhduar deri m\u00eb sot, duhet menj\u00ebher\u00eb t\u2019u nd\u00ebrpritet marr\u00ebveshja dhe ajo kompani t\u00eb paguaje penalitetet.<\/p>\n<p>A e dini se nj\u00eb nga kompanit\u00eb q\u00eb sot ushtron aktivitetin n\u00eb shfryt\u00ebzimin e vendburimit t\u00eb naft\u00ebs, kompania \u201cBanker\u2019s Petroleum\u201d, faktikisht po arrin sot t\u00eb nxjerr\u00eb naft\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb milion ton\u00eb n\u00eb vit, duke kapur shifrat e kompanis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e sistemit komunist, por duhet t\u00eb dini, dhe k\u00ebt\u00eb e dua publikisht nga kompania:<\/p>\n<p><strong>-Sa \u00ebsht\u00eb sasia e naft\u00ebs q\u00eb merr shteti shqiptar apo edhe i kthyer n\u00eb euro ose dollar?<\/strong><\/p>\n<p>-Sa kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar punonj\u00ebsit tan\u00eb dhe sa jan\u00eb aktualisht n\u00eb pun\u00eb, sa prej tyre kan\u00eb marr\u00eb asistenc\u00ebn dhe sa prej tyre jan\u00eb hedhur n\u00eb rrug\u00eb?<\/p>\n<p><strong>-Sa \u00ebsht\u00eb fitimi i kompanis\u00eb dhe sa \u00ebsht\u00eb investimi i saj p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb k\u00ebt\u00eb sasi nafte?<\/strong><\/p>\n<p>-Ku shkon kjo sasi nafte dhe a \u00ebsht\u00eb kjo n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ta p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb naft\u00eb, sepse e kan\u00eb n\u00eb territorin e tyre dhe sigurisht q\u00eb kostoja e p\u00ebrdorimit duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl?<\/p>\n<p>-A e dini sa sh\u00ebnohet faktikisht kostoja e nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs me q\u00ebllim q\u00eb fitimi n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb dal\u00eb pothuaj zero apo minimal?<\/p>\n<p><strong>-\u00c7far\u00eb b\u00ebn Kontrolli i Shtetit apo Prokuroria?<\/strong><\/p>\n<p>-Duhet t\u00eb dij\u00eb populli shqiptar, populli i ndersh\u00ebm, se kjo kompani ka paguar vlera qesharake tatimesh dhe taksash, aq sa nuk mund t\u00eb imagjinohet, dhe nga ana tjet\u00ebr ka paga dhe shpenzime katastrofike p\u00ebr administrat\u00ebn e saj me q\u00ebllime t\u00eb caktuara. Dhe e gjith\u00eb nafta, kjo pasuri e madhe komb\u00ebtare, merret sikur t\u00eb ishte mall pa zot. Dhe kulmi \u00ebsht\u00eb se kjo kompani ka dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb ofert\u00eb qesharake p\u00ebr t\u00eb privatizuar \u201cAlbpetrol\u201d-in.<\/p>\n<p><strong>Nga konstatimet tuaja, si paraqitet ecuria e kontratave koncesionare t\u00eb deritanishme t\u00eb lidhura mes Albpetrol-it dhe kompanive private?<\/strong><\/p>\n<p>E thash\u00eb edhe pak m\u00eb par\u00eb. N\u00eb naft\u00eb sot ushtrojn\u00eb aktivitetin disa kompani p\u00ebr t\u00eb cilat un\u00eb kam rezervat e mia. N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2004 Albpetrol-i lidhi kontrat\u00eb koncesionare me \u201cSAXON Ltd\u201d me VKM nr.477 dt. 07.2004, e cila nga ana e saj kishte detyrimin q\u00eb deri m\u00eb 30 tetor 2005 duhej t\u00eb paraqiste Planin e Zhvillimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes Hidrokarbure, duke kaluar k\u00ebshtu periudh\u00ebn e prov\u00ebs, si nj\u00eb nga termat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb marr\u00ebveshjes, por q\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebrfundoi me n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb kontrate tjet\u00ebr me nj\u00eb kompani tjet\u00ebr q\u00eb sot ushtron aktivitet n\u00eb naft\u00eb dhe q\u00eb quhet \u201cBankers Albanian Petroleum LTD\u201d. P\u00ebr mua ka shum\u00eb pyetje nd\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb ve\u00e7oja:<\/p>\n<p>Pse kompania ndryshoi emrin duke mos kaluar periudh\u00ebn e prov\u00ebs? Pse jan\u00eb marr\u00eb kurbat e r\u00ebnies s\u00eb prodhimit t\u00eb larta (duke iu marr\u00eb naft\u00eb padrejt\u00ebsisht \u201cAlbpetrol\u201d-it) p\u00ebr investimet q\u00eb jan\u00eb kryer m\u00eb par\u00eb? Sa naft\u00eb shtes\u00eb p\u00ebrfiton kompania \u201cAlbpetrol\u201d dhe shteti nga kjo kompani? Cili \u00ebsht\u00eb numri i puseve t\u00eb fondit t\u00eb ndalur dhe me \u00e7far\u00eb debiti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga kompania? Sa \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar kompanis\u00eb dhe shtetit? Si po e shfryt\u00ebzon kompania sot vendburimin e naft\u00ebs Patos-Marin\u00ebz, a \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb p\u00ebrputhje me kriteret dhe kushtet teknologjike? \u00c7far\u00eb po ndodh sot n\u00eb Zharr\u00ebz t\u00eb Fierit? Kur do t\u00eb ndalojn\u00eb t\u00ebrmetet e p\u00ebrditshme t\u00eb cilat jo vet\u00ebm q\u00eb po shkat\u00ebrrojn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebs, por po shkat\u00ebrrohet edhe n\u00ebntoka nga e cila nxirret nafta? Kush e mban k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkat\u00ebrrim makab\u00ebr? Ku \u00ebsht\u00eb shteti, i cili n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve t\u00eb tij, duhet ta monitoroj\u00eb rrept\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb problem? \u00c7far\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie ka kompania Banker\u2019s, a e ndjen ajo veten bashk\u00ebp\u00ebrgjegj\u00ebse apo jo? Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ndotjen e ambientit t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj zone t\u00eb madhe? A e din\u00eb pushtetar\u00ebt se kjo zon\u00eb vuan nga shum\u00eb s\u00ebmundje profesionale t\u00eb cilat kan\u00eb si shkak pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb ndotje?<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket kompanis\u00eb tjet\u00ebr, \u201cStream Oil\u201d, kjo p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani fantazm\u00eb. Ajo ka marr\u00eb pothuaj t\u00eb gjitha vendburimet g\u00eblqeror\u00eb si; Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe Delvin\u00eb. \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb nj\u00eb kompani e till\u00eb, e pad\u00ebgjuar dhe inekzistente, t\u00eb zhvilloj\u00eb n\u00eb vendburime si Delvin\u00eb, q\u00eb ka miliarda met\u00ebr kub gaz dhe disa milion\u00eb ton\u00eb naft\u00eb. Nuk e di se kush q\u00ebndron pas k\u00ebsaj kompanie, por n\u00ebse nj\u00eb shtet do t\u00eb funksiononte normalisht, kjo kompani duhej t\u00eb ishte larguar me koh\u00eb p\u00ebr mosrespektim t\u00eb kushteve t\u00eb kontrat\u00ebs, kryesisht t\u00eb zhvillimit t\u00eb vendburimit me projekte racionale.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket kontratave t\u00eb tjera n\u00eb fush\u00ebn e vendburimeve t\u00eb zbuluara, p\u00ebr mua jan\u00eb fare t\u00eb vogla dhe t\u00eb pandikueshme, kurse p\u00ebr ato t\u00eb strukturave t\u00eb reja rezervohem t\u00eb flas, sepse jan\u00eb sekret shtet\u00ebror, por edhe nuk disponoj informacionin e nevojsh\u00ebm. N\u00eb kushte normale, nj\u00eb qeveri e men\u00e7ur do t\u00eb dij\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb shtetasve t\u00eb vet, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri q\u00eb i p\u00ebrket brezave, kan\u00eb punuar brezat dhe duhet t\u2019u takoj\u00eb brezave. Ne jemi kalimtar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb dhe duhet t\u00eb punojm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA Online, 13 Shkurt 2013 Prof. As. Dr. Maksim Shuli \u00ebsht\u00eb ish-deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ish-president i Kompanis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Naft\u00ebs Shqiptare, ish-president i Petrolimplexit t\u00eb Naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ish-n.kryetar i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Energjis\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cDITA\u201d, inxhinieri me pervoje te gjate ne kete sektor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naft\u00ebn, t\u00eb ndalet urgjentisht privatizimi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naft\u00ebn, t\u00eb ndalet urgjentisht privatizimi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA Online, 13 Shkurt 2013 Prof. As. Dr. Maksim Shuli \u00ebsht\u00eb ish-deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ish-president i Kompanis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Naft\u00ebs Shqiptare, ish-president i Petrolimplexit t\u00eb Naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ish-n.kryetar i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Energjis\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cDITA\u201d, inxhinieri me pervoje te gjate ne kete sektor [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-02-14T07:31:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maksim_shuli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naft\u00ebn, t\u00eb ndalet urgjentisht privatizimi\",\"datePublished\":\"2013-02-14T07:31:37+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-14T07:31:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/\"},\"wordCount\":3914,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maksim_shuli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/\",\"name\":\"INTERVISTA\/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naft\u00ebn, t\u00eb ndalet urgjentisht privatizimi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maksim_shuli.jpg\",\"datePublished\":\"2013-02-14T07:31:37+00:00\",\"dateModified\":\"2013-02-14T07:31:37+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maksim_shuli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maksim_shuli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naft\u00ebn, t\u00eb ndalet urgjentisht privatizimi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naft\u00ebn, t\u00eb ndalet urgjentisht privatizimi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naft\u00ebn, t\u00eb ndalet urgjentisht privatizimi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA Online, 13 Shkurt 2013 Prof. As. Dr. Maksim Shuli \u00ebsht\u00eb ish-deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ish-president i Kompanis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Naft\u00ebs Shqiptare, ish-president i Petrolimplexit t\u00eb Naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ish-n.kryetar i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Energjis\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cDITA\u201d, inxhinieri me pervoje te gjate ne kete sektor [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-02-14T07:31:37+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maksim_shuli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naft\u00ebn, t\u00eb ndalet urgjentisht privatizimi","datePublished":"2013-02-14T07:31:37+00:00","dateModified":"2013-02-14T07:31:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/"},"wordCount":3914,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maksim_shuli.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/","name":"INTERVISTA\/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naft\u00ebn, t\u00eb ndalet urgjentisht privatizimi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maksim_shuli.jpg","datePublished":"2013-02-14T07:31:37+00:00","dateModified":"2013-02-14T07:31:37+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maksim_shuli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maksim_shuli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-maksim-shuli-krimi-i-madh-me-naften-te-ndalet-urgjentisht-privatizimi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Maksim Shuli: Krimi i madh me naft\u00ebn, t\u00eb ndalet urgjentisht privatizimi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12431"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12431"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12431\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}