{"id":1234,"date":"2012-01-19T20:58:28","date_gmt":"2012-01-19T19:58:28","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1234"},"modified":"2012-01-19T20:58:28","modified_gmt":"2012-01-19T19:58:28","slug":"rekuiem-per-abazin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/","title":{"rendered":"REKUIEM P\u00cbR ABAZIN"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Agim Vinca - Arti i reagimit\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/agim_vinca_arti_reagimit.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\n(<em>Ose metamorfoza politike e Ali Ahmetit<\/em>)<\/p>\n<p>Nga <strong>Agim Vinca<\/strong><\/p>\n<p>Tek e d\u00ebgjoja mbr\u00ebm\u00eb kryetarin e Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), Ali Ahmetin, si fliste n\u00eb \u201cKlan Kosova\u201d, e pash\u00eb me syt\u00eb e mi se si e shp\u00ebrfytyron njeriun pushteti.<br \/>\nAs hija e Abazit t\u00eb dikursh\u00ebm, veprimtarit t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb l\u00ebvizjes ilegale, i cili, vite me radh\u00eb, n\u00eb Per\u00ebndim, proklamonte iden\u00eb e \u00e7lirimit t\u00eb tokave shqiptare nga pushtuesit sllav\u00eb dhe t\u00eb bashkimit t\u00eb tyre me Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00ebm\u00eb dhe \u00ebnd\u00ebrronte e luftonte p\u00ebr send\u00ebrtimin e k\u00ebsaj ideje.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb mund t\u00eb mos e din\u00eb \u201cAbazi\u201d (Abaz Gjuka-personazh i romanit Gjarpijt e gjakut t\u00eb Adem Dema\u00e7it) \u00ebsht\u00eb pseudonimi i koh\u00ebs s\u00eb ilegalitetit i Ali Ahmetit, me t\u00eb cilin e njihnin at\u00eb shok\u00ebt e tij t\u00eb organizat\u00ebs: L\u00ebvizjes Popullore p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs (LPRK), e cila m\u00eb von\u00eb e ndryshoi paksa emrin dhe u quajt: L\u00ebvizja Popullore e Kosov\u00ebs (LPK). N\u00eb organizat\u00ebn s\u00eb cil\u00ebs i takonte Abazi, alias Ali Ahmeti, sikurse edhe n\u00eb organizatat e tjera simotra t\u00eb saj, b\u00ebhej betimi solemn i an\u00ebtarit p\u00ebr luft\u00eb deri n\u00eb vdekje p\u00ebr send\u00ebrtimin e k\u00ebtij ideali sublim: idealit t\u00eb \u00e7lirimit dhe bashkimit komb\u00ebtar.<br \/>\nN\u00eb vitin 2001, kur shp\u00ebrtheu kryengritja e armatosur shqiptare n\u00eb Maqedoni, Ali Ahmeti u vu n\u00eb krye t\u00eb luft\u00ebs, e cila ishte nj\u00eb luft\u00eb atipike, e papar\u00eb n\u00eb histori, sepse filloi si luft\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e territorit dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejta njer\u00ebzore e komb\u00ebtare.<br \/>\nKoh\u00ebrat ndryshojn\u00eb e bashk\u00eb me t\u00eb edhe njer\u00ebzit, por askush nuk ka besuar se Ali Ahmeti do t\u00eb ndryshonte aq shum\u00eb brenda pak vitesh.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb fliste p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb Maqedoni pas botimit t\u00eb Enciklopedis\u00eb s\u00eb AMSHA-s\u00eb, lideri i BDI-s\u00eb, t\u00eb cilit i p\u00eblqen ta quaj\u00eb veten ose ta quajn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht gazetar\u00ebt servil\u00eb, edhe \u201clider i shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni\u201d, i zbaviste shikuesit me rr\u00ebfimin patetik p\u00ebr dor\u00ebzimin e uniform\u00ebs s\u00eb tij Pieter Feith-it, duke p\u00ebrmendur bes\u00ebn, gjakun dhe pikanteri t\u00eb tjera folkloriko-mitologjike, q\u00eb s\u2019p\u00ebrkonin fare me seriozitetin e momentit.<\/p>\n<p>Ishte entuziazmuar nga nj\u00eb tryez\u00eb e mbajtur nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shkup, ku, si tha ai, \u201cakademik\u00eb shqiptar\u00eb dhe maqedon\u00eb\u201d ishin distancuar nga Enciklopedia e Blazhe Ristovskit. Ky edhe ishte emri m\u00eb i p\u00ebrmendur n\u00eb diskursin patetiko-retorik t\u00eb kryetarit t\u00eb BDI-s\u00eb, zotit Ali Ahmeti, i cili, her\u00eb-her\u00eb, i ngjante nj\u00eb fjalimi elektoral, sepse oratori num\u00ebronte t\u00eb arriturat \u201ce m\u00ebdha\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni gjat\u00eb koh\u00ebs sa \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb pushtet, duke p\u00ebrmendur universitetet, student\u00ebt, polic\u00ebt, oficer\u00ebt dhe, madje, edhe n\u00ebnoficer\u00ebt e ARM-s\u00eb, ku ushtari shqiptar komandohet maqedonisht, natyrisht.<br \/>\nSepse shqipja n\u00eb Maqedoni jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019ka arritur t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb ushtri (larg qoft\u00eb!), por as n\u00eb gjykata, n\u00eb polici e administrat\u00eb, madje as n\u00eb ato pjes\u00eb t\u00eb IRJM-s\u00eb, ku pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb popullat\u00ebs e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjuha shqipe n\u00eb Maqedoni ende nuk \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb zyrtare (n\u00eb gjendjen e saj t\u00eb tashme, ajo nuk mund t\u00eb quhet, madje, as gjuh\u00eb gjysm\u00ebzyrtare) dhe b\u00ebrja e saj e till\u00eb, pra \u201cgjuh\u00eb zyrtare\u201d, e barabart\u00eb me maqedonishten, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte preokupim kryesor i faktorit politik shqiptar n\u00eb Maqedoni dhe ve\u00e7an\u00ebrisht i liderit t\u00eb BDI-s\u00eb, ish-luft\u00ebtarit Ahmeti, q\u00eb uniform\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrgjakur ia pask\u00ebsh dor\u00ebzuar si testament Pieter Feith-it n\u00eb vitin 2001.<\/p>\n<p>Pas kryengritjes s\u00eb armatosur t\u00eb vitit 2001, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn luft\u00ebtar\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare (U\u00c7K) u mbajt\u00ebn leksion forcave t\u00eb armatosura t\u00eb shtetit maqedonas, Ali Ahmeti u ngut t\u00eb deklaronte solemnisht, me t\u00eb zbritur nga mali: \u201cMaqedonia \u00ebsht\u00eb atdheu im\u201d, ashtu si\u00e7 u ngut t\u2019ia ndizte cigaren p\u00ebrunj\u00ebsisht kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Maqedonis\u00eb, Branko C\u00ebrvenkovskit! Me veprimin e par\u00eb, shpalljen solemne t\u00eb Maqedonis\u00eb p\u00ebr \u201catdhe t\u00eb tij\u201d, me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb qeveri e parlament, Abazi i konvertuar politikan, e p\u00ebrzjeu keq, m\u00eb keq se nj\u00eb fillorist, konceptin e shtetit me at\u00eb t\u00eb atdheut. Dhe kush pa: aktivisti i L\u00ebvizjes, q\u00eb ishte rritur me vargjet e Naimit, t\u00eb \u00c7ajupit e t\u00eb Pashko Vas\u00ebs dhe me veprat e \u201cshokut Enver\u201d, q\u00eb kishin qen\u00eb literatura e tij, n\u00eb mos e vetme, gjithsesi m\u00eb e preferuara. Po ato dit\u00eb, me rastin e nj\u00eb vizite n\u00eb Dib\u00ebr, n\u00eb Dibr\u00ebn e Madhe, lideri i BDI-s\u00eb u fotografua duke i mbajtur zjarr kolegut t\u00eb tij, kryetarit t\u00eb LSDM-s\u00eb dhe kryeminist\u00ebr i Maqedonis\u00eb, C\u00ebrvenkovskit!<\/p>\n<p>Ka mund\u00ebsi q\u00eb ky gjest t\u00eb interpretohet si respekt ndaj m\u00eb t\u00eb moshuarit konform tradit\u00ebs shqiptare. Por, koha tregoi se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tradit\u00eb e mir\u00ebsjellje, por thjesht p\u00ebr inferioritet politik. Ai gjest e imazh transmetonte at\u00ebbot\u00eb dhe transmeton edhe sot (sot mbase m\u00eb shum\u00eb se at\u00ebher\u00eb), nj\u00eb mesazh: at\u00eb t\u00eb raportit t\u00eb \u00e7irakut me mjeshtrin! Po qe se duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pak humor, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb thoshim se Brankoja \u00ebsht\u00eb me mosh\u00eb \u201cm\u00eb i madh\u201d se Aliu, prandaj\u2026 Por, m\u00ebnjan\u00eb shakan\u00eb! Sjellja e till\u00eb flet p\u00ebr pozit\u00ebn tmerr\u00ebsisht inferiore t\u00eb partnerit shqiptar t\u00eb koalicionit qeveritar n\u00eb raport me at\u00eb maqedonas. Dhe ky raport, tani q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan m\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00eb se Ali Ahmeti, Nikolla Gruevski, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, por, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar.<br \/>\nPra, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tradit\u00eb a mir\u00ebsjellje, por thjesht p\u00ebr n\u00ebnshtrim e vardisje. Quajeni po desh\u00ebt edhe vasalitet. Si t\u00eb doni.<\/p>\n<p>E dini \u00e7\u2019ka ndodhur n\u00eb Maqedoni sipas kryetarit t\u00eb BDI-s\u00eb, Ali Ahmetit? \u201cNj\u00eb ushtar i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm, nj\u00eb zoti Ristovski a Ristevski, nj\u00ebfar\u00eb akademiku, na e prishi arm\u00ebpushimin pas tet\u00eb vjet\u00ebsh!\u201d. Ja, kjo ka ndodhur. Asgj\u00eb tjet\u00ebr. Po t\u00eb ishte n\u00eb luft\u00eb, Abazi do ta zgjidhte fare leht\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, duke e nd\u00ebshkuar \u201cushtarin e pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm\u201d, \u201cme burg\u201d, si u shpreh ai. Do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb edhe sot, po t\u00eb ishte \u201cushtari\u201d i tij, por ja q\u00eb \u201cushtari i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm\u201d, i veshur me tog\u00ebn e akademikut, ka q\u00eblluar i \u201ctaborit\u201d tjet\u00ebr dhe Abazi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm t\u2019ia \u201cv\u00ebr\u00eb prangat\u201d atij, qoft\u00eb edhe me ndihm\u00ebn e akadamik\u00ebve t\u00eb tij shqiptar\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb AMSHA-s\u00eb. Q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm, kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebkat i madh, por q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pafuqin\u00eb e tij (jo vet\u00ebm si subjekt politik, por edhe si individ), kjo s\u2019i falet.<\/p>\n<p>\u201cArm\u00ebpushimi\u201d shqiptaro-maqedon, pra, qenka thyer, kurse \u201ckapedani\u201d i taborit shqiptar, \u201cka\u00e7aku\u201d Ali Ahmeti, bir \u201cka\u00e7ak\u00ebsh t\u00eb eg\u00ebr\u201d, si gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb pask\u00ebshin invaduar Maqedonin\u00eb nj\u00eb a dy shekuj m\u00eb par\u00eb, nuk e ka par\u00eb t\u00eb udh\u00ebs ta takoj\u00eb dhe t\u00eb flas\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, sy m\u00eb sy, me \u201ckapedanin\u201d e pal\u00ebs tjet\u00ebr, \u201ckomitin\u201d Nikolla Gruevski dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjigje (n\u00ebse jo edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi) nga ana e tij p\u00ebr \u201cshkeljen\u201d e marr\u00ebveshjes, por i paska \u00e7uar haber atij n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb vet, zv.kryeministrit Ademi, q\u00eb \u201ct\u2019i qaset seriozisht problemit\u201d. Aferim, kapedan!<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, analist\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mikun dhe mb\u00ebshtet\u00ebsin e parezerv\u00eb t\u00eb tij, Kim Mehmetin, thon\u00eb se ky \u201carm\u00ebpushim\u201d \u00ebsht\u00eb thyer shum\u00eb her\u00eb nga pala tjet\u00ebr, madje jo vet\u00ebm brenda 7-8, por edhe dy-tre viteve t\u00eb fundit dhe p\u00ebrmendin Brodecin e Nerezin, ku njer\u00ebzit ende sh\u00ebrojn\u00eb plag\u00ebt dhe vajtojn\u00eb t\u00eb vrar\u00ebt, pa harruar as provokimet e shumta n\u00eb planin etnokulturor, si\u00e7 jan\u00eb: p\u00ebrpjekja e vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb gjurm\u00ebt e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare, materiale e shpirt\u00ebrore, n\u00eb truallin e Maqedonis\u00eb s\u00eb sotme, ku shqipar\u00ebt jetojn\u00eb me shekuj, q\u00eb nga antika e k\u00ebndej, pra denbabaden dhe tendenc\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb qarqeve akademike maqedonase p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e figurave t\u00eb shquara t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare si Sk\u00ebnderbeu, N\u00ebn\u00eb Tereza, Asdreni, Migjeni etj.<\/p>\n<p>Po ku e pat\u00ebm fjal\u00ebn? Te Bllazhe Ristovski apo Ristevski, e marrt\u00eb dreqi! Akademiku n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryeredaktor i Enciklopedis\u00eb zyrtare maqedonase t\u00eb finacuar nga shteti, na qenka ai \u201cushtari i padisiplinuar\u201d, q\u00eb duhet nd\u00ebshkuar. Po nga kush nuk u tha. Tendenca q\u00eb ekscesi i Enciklopedis\u00eb t\u00eb paraqitet si \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb \u201cushtari q\u00eb ka prishur arm\u00ebpushimin\u201d (aluzion n\u00eb B. Ristovskin), si\u00e7 u shpreh A. Ahmeti n\u00eb debatin n\u00eb \u201cKlan-Kosova\u201d, \u00ebsht\u00eb qasje naive, joserioze dhe simplifikuese e problemit.<br \/>\nSipas Ali Ahmetit dilte, madje, se partia e tij, BDI, n\u00eb programin e saj e pask\u00ebsh edhe kujdesin p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, sepse ua pask\u00ebsh d\u00ebrguar shqiptar\u00ebve t\u00eb Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs fakultetin \u201cte dera e sht\u00ebpis\u00eb\u201d, n\u00eb Kumanov\u00eb.<\/p>\n<p>Por kulmi i gjith\u00eb k\u00ebsaj maskarade politike t\u00eb Ali Ahmetit ishte momenti kur ai e shpalli veten bot\u00ebrisht politikanin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptar n\u00eb Maqedoni, kurse njeriun q\u00eb kishte p\u00ebrball\u00eb, Ali Aliun, intelektualin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptar t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb dashur prej Dojrani e deri n\u00eb Zajaz! D\u00ebm q\u00eb ne s\u2019kemi emisione t\u00eb tipit \u201cFiks fare\u201d, kurse \u201cFiksi\u201d i Tiran\u00ebs s\u2019para merret me shqiptar\u00ebt k\u00ebndej kufijve, sepse deklarata groteske e Aliut: \u201cKy s\u2019ka gjet\u2019 m\u00eb t\u2019mir\u2019 se un\u00eb; as un\u2019 s\u2019kam gjet\u2019 m\u00eb t\u2019mir\u2019 se ky!\u201d, e denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb enciklopedi t\u00eb ardhshme t\u00eb marr\u00ebzis\u00eb, do t\u00eb ishte material ideal p\u00ebr Saimirin dhe Doktorin dit\u00eb me radh\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga udh\u00ebheq\u00ebsi i emisionit se \u00e7\u2019mendim kishte p\u00ebr projektin e vitit 2001 mbi \u201cndarjen\u201d mes maqedonasve dhe shqiptar\u00ebve, t\u00eb njohur si \u201cprojekti i Efremovit\u201d (kryetarit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb AMSHA-s\u00eb), Ali Ahmeti u deklarua me t\u00eb drejt\u00eb kund\u00ebr, por m\u00ebnyra e rezonimit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ishte tep\u00ebr e thjesht\u00ebzuar dhe e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti i Efremovit u ofronte shqiptar\u00ebve vet\u00ebm Tetov\u00ebn, Gostivarin dhe Dibr\u00ebn, duke mbajtur p\u00ebr vete krejt pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb Per\u00ebndimore (lexo: shqiptare) dhe duke k\u00ebrkuar si kompensim prej Shqip\u00ebris\u00eb Pogradecin dhe Presp\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Maqedonia t\u00eb fuste n\u00eb gjirin e saj t\u00eb dy liqenet: t\u00eb Ohrit dhe t\u00eb Presp\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb pasuri e madhe natyrore jo vet\u00ebm p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Ballkanin.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kishim politikan\u00eb \u201ct\u00eb fort\u00eb\u201d e jo vasal\u00eb q\u00eb i p\u00ebrulen gjithkujt q\u00eb u ofron nj\u00eb post dhe akademik\u00eb t\u00eb zot\u00eb e me integritet moral e intelektual e jo si k\u00ebta t\u00eb Abazit, q\u00eb tremben nga hija e vet dhe belb\u00ebzojn\u00eb edhe me goj\u00eb edhe me shkrim, ne do t\u00eb dilnim para bot\u00ebs (pse jo) me \u201cvariantin ton\u00eb\u201d t\u00eb ndarjes me maqedonasit, si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje projektit t\u00eb Efremovit, e jo t\u00eb p\u00ebrbetohemi dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr Maqedonin\u00eb unike, si\u00e7 vepron Ali Ahmeti, nga frika se, si\u00e7 u shpreh n\u00eb emisionin e Baton Haxhiut, do t\u2019i mbetej jasht\u00eb \u201cprofesori i tij i dashur, Ali Aliu\u201d! (Nuk mund t\u00eb mos hapim k\u00ebtu nj\u00eb parantez\u00eb e t\u2019i themi zotni Ali Ahmetit: \u201cMos u m\u00ebrzit p\u00ebr profesorin, se ai ka sht\u00ebpi edhe n\u00eb Presp\u00eb, edhe Shkup, edhe n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb mos edhe n\u00eb Tiran\u00eb, por m\u00ebrzitu p\u00ebr ushtar\u00ebt e tu pa status anek\u00ebnd Maqedonis\u00eb, q\u00eb edhe pas amnistis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme, u kanoset rreziku i arrestimit dhe i d\u00ebnimit me burg\u201d).<\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e interesuar q\u00eb ta ruaj\u00eb Maqedonin\u00eb si tampon-zon\u00eb, do ta refuzonte sigurisht edhe \u201cprojektin ton\u00eb\u201d hipotetik t\u00eb \u201cndarjes\u201d, ashtu si\u00e7 e refuzoi at\u00eb t\u00eb Georgievskit, po ne do t\u2019i tregonim pal\u00ebs maqedonase, por edhe fqinj\u00ebve ballkanas e krejt bot\u00ebs, se n\u00eb rast ndarjeje eventuale t\u00eb Maqedonis\u00eb ata nuk mund t\u00eb pretendojn\u00eb kurrsesi t\u00eb marrin \u201cpjes\u00ebn e luanit\u201d.<\/p>\n<p>Duke e pasur parasysh kompleksitetin e problemit dhe rrethanat n\u00eb Ballkan, por edhe rekomandimet e miqve tan\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb amerikan\u00eb, askush me mend n\u00eb kok\u00eb nuk do t\u00eb deklarohej kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb nj\u00eb Maqedonie si shtet i p\u00ebrbashk\u00ebt i maqedonasve (sllav\u00eb) dhe shqiptar\u00ebve etnik\u00eb, e edhe i t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, por me kusht q\u00eb Maqedonia t\u00eb funksionoj\u00eb v\u00ebrtet si shtet demokratik e multietnik (n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si shtet dykomb\u00ebsh), duke u b\u00ebr\u00eb Zvicra e Ballkanit.<\/p>\n<p>Vend \u201cnderi\u201d n\u00eb diskursin politik t\u00eb Ali Ahmetit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe paraqitjen e tij n\u00eb \u201cKlan-Kosova\u201d, z\u00eb e famshmja \u201cMarr\u00ebveshje e Ohrit\u201d, e cila, duke u lexuar ndryshe nga maqedonasit e ndryshe nga shqiptar\u00ebt, e pak m\u00eb ndryshe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe duke mos u zbatuar n\u00eb praktik\u00eb qoft\u00eb edhe e till\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb as kaq vjet pas n\u00ebnshkrimit (13 gusht 2001) \u00ebsht\u00eb komprometuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, aq sa mund t\u00eb thuhet se m\u00eb shum\u00eb se \u201cmarr\u00ebveshje\u201d \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u201cmosmarr\u00ebveshje\u201d mes dy pal\u00ebve!<br \/>\nParaqitja e Ali Ahmetit n\u00eb \u201cKlan-Kosova\u201d m\u00eb ktheu disa vjet pas, duke ma p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb nj\u00eb ngjarje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kam folur deri m\u00eb sot publikisht.<\/p>\n<p>Ishin muajt prill-maj t\u00eb vitit 2004, kur un\u00eb, si an\u00ebtar i K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Mbr\u00ebmjeve Poetike t\u00eb Strug\u00ebs, luftoja (krejt vet\u00ebm) p\u00ebr statusin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb k\u00ebt\u00eb manifestim t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb t\u00eb cilin, me statutin e ri, q\u00eb k\u00ebrkohej t\u00eb miratohej me \u201cprocedur\u00eb t\u00eb shpejtuar\u201d, gjuha shqipe p\u00ebrjashtohej krejt\u00ebsisht nga p\u00ebrdorimi. Do t\u00eb duhej shum\u00eb koh\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar koh\u00ebn dhe energjit\u00eb q\u00eb pata harxhuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, aq sa sot, pas kaq vitesh, edhe mua vet\u00eb m\u00eb duket disi e pabesueshme.<\/p>\n<p>Un\u00eb u b\u00ebra \u201cjurist\u201d: b\u00ebra v\u00ebrejtje me shkrim n\u00eb statutin dhe e stopova at\u00eb p\u00ebr rreth nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb, duke e kthyer mbrapsht n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, q\u00eb ishte hartues i tij dhe duke e \u00e7uar pun\u00ebn deri n\u00eb K\u00ebshillin p\u00ebr Jurisprudenc\u00eb t\u00eb Presidenc\u00ebs s\u00eb shtetit, prej nga vinin p\u00ebrgjigje me shkrim n\u00eb t\u00eb cilat thuhej: \u201cLidhur me v\u00ebrejtjet e z. Agim Vinca p\u00ebrkitazi me statutin e ri t\u00eb MPS-s\u00eb, Ju informojm\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb manifestim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, prandaj n\u00eb t\u00eb nuk parashihet p\u00ebrdorimi i gjuhe tjet\u00ebr, pos maqedonishtes dhe anglishtes\u201d. Standardi i 20%, thuhej m\u00eb tutje n\u00eb ato shkresa t\u00eb thata, q\u00eb vinin nga zyrat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit, vlen vet\u00ebm p\u00ebr administrat\u00ebn lokale. Kaq. Pik\u00eb. Vula dhe n\u00ebnshkrimi n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryetari i KD t\u00eb MPS, njeri i af\u00ebrt i kryetarit t\u00eb shtetit, m\u00eb akuzonte p\u00ebr \u201cbllokad\u00eb t\u00eb pun\u00ebs\u201d dhe p\u00ebr \u201cmbetje pa rrog\u00eb t\u00eb drejtorit t\u00eb festivalit\u201d, me fajin tim, sipas tij, derisa nj\u00eb dit\u00eb me diell, m\u00eb n\u00eb fund, statuti u aprovua me shumic\u00eb votash (4 me 1), me \u00e7\u2019rast un\u00eb u pata th\u00ebn\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb mi maqedonas, shkrimtar\u00eb e akademik\u00eb, se \u201cn\u00eb Maqedoni nuk paska ndodhur asnj\u00eb ndryshim\u201d dhe se klasa politike maqedonase, por edhe elita intelektuale, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb rrall\u00eb, nuk paskan nxjerr\u00eb kurrfar\u00eb m\u00ebsimi nga konflikti i vitit 2001! P\u00ebr k\u00ebto t\u00eb drejta, t\u00eb nderuar koleg\u00eb, k\u00ebtu u b\u00eb nj\u00eb luft\u00eb!<br \/>\nRreth tryez\u00ebs heshtje. Askush nga an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit nuk fliste. Vet\u00ebm kryetari Z. An\u00e7evski p\u00ebrs\u00ebriste si papagall fjal\u00ebt: \u201cNe nuk jemi jurist\u00eb!\u201d dhe i g\u00ebzohej epilogut.<\/p>\n<p>Do ta \u00e7oja k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me siguri edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese po t\u00eb kisha p\u00ebrkrahje minimale nga faktori politik shqiptar dhe personalisht nga Ali Ahmeti dhe po qe se nj\u00ebri nga dy gjyqtar\u00ebt shqiptar\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Maqedonis\u00eb, me t\u00eb cilin isha konsultuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje profesionale, nuk do t\u00eb m\u00eb sugjeronte t\u00eb hiqja dor\u00eb nga kjo pun\u00eb, sepse \u201ce kisha theksuar mjaftuesh\u00ebm at\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Dy her\u00eb pata shkuar me makin\u00eb nga Prishtina n\u00eb Tetov\u00eb dhe nga Tetova n\u00eb Re\u00e7ic\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl, n\u00eb selin\u00eb e BDI-s\u00eb, ku ca djem t\u00eb rinj, civil\u00eb, m\u00eb shihnin me dyshim si t\u00eb isha ndonj\u00eb atentator i rreziksh\u00ebm, p\u00ebr ta takuar kryetarin Ali Ahmeti, por m\u00eb kot. Zot\u00ebria e tij secil\u00ebn her\u00eb ishte i z\u00ebn\u00eb dhe s\u2019kishte koh\u00eb t\u00eb m\u00eb priste, qoft\u00eb edhe nj\u00eb gjysm\u00eb ore, sado q\u00eb un\u00eb nuk shkoja p\u00ebr pun\u00eb personale, por p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb s\u2019kishte t\u00eb b\u00ebnte fare me mua, e as me familjen time a farefisin tim, por me statusin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Maqedoni, q\u00eb ai kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ta b\u00ebnte gjuh\u00eb zyrtare, t\u00eb barabart\u00eb me maqedonishten (!), sepse un\u00eb, prof. A. V., si duket nuk hyja n\u00eb radh\u00ebn e \u201cprofesor\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb dashur\u201d.<\/p>\n<p>Abazi i dikursh\u00ebm i LPK-s\u00eb dhe ish-komandanti i U\u00c7K-s\u00eb, Ali Ahmeti, i shnd\u00ebrruar n\u00eb kryetar t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij politike me emrin BDI (maqedonisht: DUI), e kishte b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb zgjedhjen e vet n\u00eb mesin e intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni, duke u p\u00ebrcaktuar p\u00ebr ata q\u00eb kishin \u201crr\u00ebnj\u00eb\u201d t\u00eb forta n\u00eb Shkup, miq funksionar\u00eb e ish-funksionar\u00eb, maqedonas e shqiptar\u00eb dhe q\u00eb si t\u00eb till\u00eb ishin t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr pal\u00ebn maqedonase. Nuk e di a vetvetiu apo me sugjerimin e t\u00eb tjer\u00ebve, Abazi i dikursh\u00ebm \u201cenverist\u201d dhe Aliu i tanish\u00ebm \u201cintegrist\u201d, u afrua me kast\u00ebn e intelektual\u00ebve q\u00eb mund t\u2019ia p\u00ebrmir\u00ebsonin \u201cimazhin\u201d dhe t\u2019ia forconin pozitat politike liderit t\u00eb sapozbritur nga malet, e jo me \u201cradikal\u00ebt\u201d q\u00eb vazhdonin ende avazin e mospajtimit me diskriminimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb IRJM, tani n\u00eb kushte t\u00eb reja dhe me forma t\u00eb tjera, m\u00eb t\u00eb sofistikuara se ato t\u00eb m\u00ebparshmet, t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, kur Ali Ahmeti, alias Abazi me shok\u00eb, \u00ebnd\u00ebrronin dhe punonin p\u00ebr \u00e7lirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare kudo \u201cku buk\u00ebs i thon\u00eb buk\u00eb e ujit uj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Refuzimi i Ali Ahmetit p\u00ebr t\u2019u takuar me mua, tani q\u00eb ishte akomoduar n\u00eb qeveri dhe kishte krijuar lidhje t\u00eb forta miq\u00ebsore me intelektual\u00eb e politikan\u00eb shqiptar\u00eb lojal\u00eb ndaj t\u00eb gjitha Maqedonive &#8211; prej asaj t\u00eb Llazos e t\u00eb Kiros e gjer tek kjo e Brankos, Lub\u00e7os dhe e \u201cGrujos\u201d (nofk\u00eb e partnerit t\u00eb tanish\u00ebm t\u00eb Ali Ahmetit, kryeministrit Gruevski) &#8211; ishte shenj\u00eb e qart\u00eb e distancimit nga un\u00eb. As sot e k\u00ebsaj dite nuk e di bash mir\u00eb se p\u00ebrse vepronte k\u00ebshtu, ashtu si\u00e7 nuk e kam plot\u00ebsisht t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebrse u hoqa nga lista e profesor\u00ebve t\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Humane dhe t\u00eb Arteve (sot: Fakulteti i Filologjis\u00eb) po n\u00eb vitin 2004, kur u zyrtarizua Universiteti i Tetov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk e pata b\u00ebr\u00eb publik k\u00ebt\u00eb fakt &#8211; refuzimin e Ali Ahmetit p\u00ebr t\u2019u takuar me mua p\u00ebrkitazi me statusin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb festivalin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb poezis\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7do vit mbahet n\u00eb Strug\u00eb, p\u00ebr shkak se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Maqedoni kishte plasur sherri i decentralizimit dhe mendoja se Abazi me shok\u00eb e kishin hallin te ky problem, q\u00eb, shi n\u00eb Strug\u00eb, ku ishin \u00e7uar pesh\u00eb maqedonasit vendor\u00eb, t\u00eb nxitur nga lart, kishte arritur pik\u00ebn e vet t\u00eb vlimit.<\/p>\n<p>N\u00eb pamund\u00ebsi q\u00eb ta takoja edhe her\u00ebn e dyt\u00eb kryetarin e BDI-s\u00eb (her\u00ebn e par\u00eb m\u00eb than\u00eb se ishte n\u00eb udh\u00ebtim zyrtar, kurse t\u00eb dyt\u00ebn &#8211; se ishte n\u00eb takim me nj\u00eb delegacion gjerman!) ia lash\u00eb, n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb, dosjen me dokumente, tok me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e njoftoja me thelbin e problemit &#8211; statutin diskriminues t\u00eb MPS-s\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7apjet e mia p\u00ebr ta ndryshuar at\u00eb, duke ia b\u00ebr\u00eb me dije se lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje i kisha njoftuar edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb:<\/p>\n<p>z\u00ebvend\u00ebskryeministrin Musa Xhaferi, ministrin e arsimit, Aziz Pollozhani, si dhe ministrin e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb asokohe po ashtu ishte shqiptar, Hixhet Mehmetin. \u201cNuk e kuptoj se p\u00ebrse p\u00ebr\u00e7apjet e mia n\u00eb mbrojtje t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe kan\u00eb hasur n\u00eb \u2018bllokad\u00eb t\u00eb plot\u00eb institucionale\u2019, madje edhe nga pala shqiptare\u201d &#8211; i pata shkruar nd\u00ebr t\u00eb tjera Ali Ahmetit, i cili nuk e pa t\u00eb udh\u00ebs jo vet\u00ebm t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjej me shkrim, ashtu si\u00e7 i isha drejtuar un\u00eb, por as t\u00eb m\u00eb merrte s\u00eb paku n\u00eb telefon p\u00ebr mir\u00ebsjellje, me nj\u00eb fjal\u00eb nuk denjoi t\u00eb komunikonte fare me mua. (Nj\u00ebsoj, si \u201cshefi\u201d i tyre, vepruan edhe vart\u00ebsit e tij \u201cb\u00ebd\u00ebist\u00eb\u201d, demek m\u00eb \u201cinjoruan\u201d krejt\u00ebsisht!).<\/p>\n<p>Isha mjaft i zem\u00ebruar me sjelljen e tij, por megjithat\u00eb heshta. Thjesht e kurseva p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs. Koha do t\u00eb tregoj\u00eb se e kisha pasur gabim. LPK-ist\u00ebt e dikursh\u00ebm, n\u00eb krye me Abaz Gjuk\u00ebn, t\u00eb transformuar n\u00eb \u201cpolitikan\u00eb pragmatik\u00eb\u201d, m\u00eb shum\u00eb se interesi komb\u00ebtar, i pask\u00ebsh joshur ruajtja e pozitave dhe privilegjeve t\u00eb tyre t\u00eb fituara me \u201cgjak\u201d. Me gjakun e atyre q\u00eb ran\u00eb m\u00eb 2001 me shpres\u00eb se do ta ndryshonin nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni!<\/p>\n<p>E po nuk shkohet gjithmon\u00eb me nj\u00eb pal\u00eb mend, sidomos kur njeriu vendos t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe, madje, t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cpolitik\u00eb t\u00eb madhe\u201d (me ka\u00e7ik t\u00eb vog\u00ebl!) &#8211; politik\u00ebn e premtimeve t\u00eb pafund popullit t\u00eb vet dhe t\u00eb l\u00ebshimeve pa fund partnerit maqedonas, q\u00eb s\u2019mund t\u00eb quhet ndryshe pos politik\u00eb e turpit!<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 2006-s partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim, fal\u00eb \u201cfam\u00ebs\u201d s\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrs\u00ebri fitoi num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh votash n\u00eb krahasim me rivalen e saj, Partin\u00eb Demokratike Shqiptare t\u00eb Arb\u00ebr Xhaferit e Menduh Tha\u00e7it, por nuk hyri n\u00eb qeveri. Kjo e dyta b\u00ebri \u00e7\u2019b\u00ebri dhe ia luajti loj\u00ebn! Krisi kiameti! Pasoi nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim i madh i \u201cintegrist\u00ebve\u201d dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tyre, p\u00ebrfshir\u00eb edhe grupin e intelektual\u00ebve tek t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb ishte mb\u00ebshtetur p\u00ebrfundimisht Abazi, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi u ankuan gjer te sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs. S\u2019lan\u00eb gur pa luajtur e as der\u00eb pa trokitur, por pa sukses. Mbet\u00ebn jasht\u00eb qeveris\u00eb, s\u00eb paku p\u00ebrkoh\u00ebsisht, pa poste ministrash; pa resor\u00eb e pa dikaster\u00eb dhe, p\u00ebr m\u00eb keq &#8211; pa tender\u00eb!<\/p>\n<p>Lideri i BDI-s\u00eb, Ali Ahmeti, refuzoi t\u00eb takohej me mua. Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Musa Xhaferi nuk iu p\u00ebrgjigj letr\u00ebs sime. Ministri i drejt\u00ebsis\u00eb, Hixhet Mehmeti, m\u00eb iku para sysh te dyert e Ministris\u00eb. An\u00ebtari shqiptar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Maqedonis\u00eb, B. Pollozhani, m\u00eb shkruante: \u201ce ke theksuar mjaftuesh\u00ebm k\u00ebt\u00eb problem\u201d!<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo situat\u00eb m\u2019u rishfaq n\u00eb kujtes\u00eb dje mbr\u00ebma, nd\u00ebrsa e d\u00ebgjoja Ali Ahmetin se si fliste n\u00eb studion e TV Klan Kosova, tok me akademik\u00ebt A. Aliu, R. Ismajli e M. Kraja, nga t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm ky i fundit u p\u00ebrpoq t\u2019ia ndalte nj\u00eb \u00e7ik\u00eb turrin populist Abazit dhe ta fuste bised\u00ebn n\u00eb binar\u00eb. As edhe m\u00eb e vogla shenj\u00eb p\u00ebr kriz\u00eb qeveritare nuk v\u00ebrehej n\u00eb \u201cligj\u00ebrat\u00ebn\u201d e tij sa konfuze aq edhe qesharake. P\u00ebrkundrazi vendosm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb qeveri i shihej n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb shqiptonte e, madje, edhe n\u00eb gjeste e mimik\u00eb, pa\u00e7ka se i kishte plasur n\u00eb dor\u00eb si bomb\u00eb skandali i Enciklopedis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb erdhi keq sinqerisht p\u00ebr Abazin e dikursh\u00ebm, at\u00eb djalosh p\u00ebrplot \u00ebndrra e dashuri p\u00ebr atdheun, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr aksion e sakrifica, t\u00eb ngulfatur nga politikani i sot\u00ebm, lideri i partis\u00eb n\u00eb pushtet nga radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve, BDI. Ilegali i dikursh\u00ebm me nofk\u00ebn \u201cAbazi\u201d, nuk rron m\u00eb, ndjes\u00eb past\u00eb! Aliu e vrau Abazin, ashtu si\u00e7 e vret Jaku Ajakun (lexo: pragmatisti idealistin) n\u00eb tregimin Mjegulla t\u00eb Hivzi Sulejmanit. Heroi i k\u00ebsaj farse politike shqiptaro-ballkanike me elemente tragjikomike, Abaz Gjuka, nuk ka \u201cvdekur\u201d fizikisht, por moralisht, duke ia l\u00ebshuar vendin politikanit t\u00eb moderuar e pragmatik Ali Ahmeti, t\u00eb cilin pushteti e ka shp\u00ebrfytyruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfytyrueshme.<\/p>\n<p><em>Prishtin\u00eb, 25.09.2009. Shtypi shqip i Shkupit refuzoi ta botonte k\u00ebt\u00eb shkrim n\u00eb koh\u00ebn kur u shkrua. Botohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Ose metamorfoza politike e Ali Ahmetit) Nga Agim Vinca Tek e d\u00ebgjoja mbr\u00ebm\u00eb kryetarin e Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), Ali Ahmetin, si fliste n\u00eb \u201cKlan Kosova\u201d, e pash\u00eb me syt\u00eb e mi se si e shp\u00ebrfytyron njeriun pushteti. As hija e Abazit t\u00eb dikursh\u00ebm, veprimtarit t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb l\u00ebvizjes ilegale, i cili, vite me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1234","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>REKUIEM P\u00cbR ABAZIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"REKUIEM P\u00cbR ABAZIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Ose metamorfoza politike e Ali Ahmetit) Nga Agim Vinca Tek e d\u00ebgjoja mbr\u00ebm\u00eb kryetarin e Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), Ali Ahmetin, si fliste n\u00eb \u201cKlan Kosova\u201d, e pash\u00eb me syt\u00eb e mi se si e shp\u00ebrfytyron njeriun pushteti. As hija e Abazit t\u00eb dikursh\u00ebm, veprimtarit t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb l\u00ebvizjes ilegale, i cili, vite me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-19T19:58:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/agim_vinca_arti_reagimit.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"REKUIEM P\u00cbR ABAZIN\",\"datePublished\":\"2012-01-19T19:58:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/\"},\"wordCount\":4230,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/agim_vinca_arti_reagimit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/\",\"name\":\"REKUIEM P\u00cbR ABAZIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/agim_vinca_arti_reagimit.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-19T19:58:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/agim_vinca_arti_reagimit.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/agim_vinca_arti_reagimit.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rekuiem-per-abazin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"REKUIEM P\u00cbR ABAZIN\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"REKUIEM P\u00cbR ABAZIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"REKUIEM P\u00cbR ABAZIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(Ose metamorfoza politike e Ali Ahmetit) Nga Agim Vinca Tek e d\u00ebgjoja mbr\u00ebm\u00eb kryetarin e Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), Ali Ahmetin, si fliste n\u00eb \u201cKlan Kosova\u201d, e pash\u00eb me syt\u00eb e mi se si e shp\u00ebrfytyron njeriun pushteti. As hija e Abazit t\u00eb dikursh\u00ebm, veprimtarit t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb l\u00ebvizjes ilegale, i cili, vite me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-19T19:58:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/agim_vinca_arti_reagimit.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"REKUIEM P\u00cbR ABAZIN","datePublished":"2012-01-19T19:58:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/"},"wordCount":4230,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/agim_vinca_arti_reagimit.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/","name":"REKUIEM P\u00cbR ABAZIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/agim_vinca_arti_reagimit.jpg","datePublished":"2012-01-19T19:58:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/agim_vinca_arti_reagimit.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/agim_vinca_arti_reagimit.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rekuiem-per-abazin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"REKUIEM P\u00cbR ABAZIN"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1234"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1234\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}