{"id":12313,"date":"2013-01-14T20:43:41","date_gmt":"2013-01-14T19:43:41","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=397"},"modified":"2013-01-14T20:43:41","modified_gmt":"2013-01-14T19:43:41","slug":"demokracia-ne-shtepi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/","title":{"rendered":"Demokracia n\u00eb sht\u00ebpi!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Maltretimi - keqtrajtimi\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maltretimi.jpg\" width=\"200\" \/> <em>28 QERSHOR 2010<\/em> &#8211; <em>gazeta <strong>Shekulli<\/strong>, Tiran\u00eb<\/em><\/p>\n<p>&#8220;<em>At\u00eb q\u00eb e dashuron, l\u00ebre t\u00eb lir\u00eb, n\u00ebse kthehet, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e jotja p\u00ebr gjithmon\u00eb<\/em>!&#8221; <strong>Konfuci<\/strong><\/p>\n<p>Diskriminimi i gruas shqiptare shum\u00eb her\u00eb mund t\u00eb krahasohet me trajtimin e gruas, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb emigrant\u00ebt nga Lindja e Af\u00ebrt grave t\u00eb tyre n\u00eb Gjermani. Gati nuk ka dallime as nga sjellja n\u00eb sht\u00ebpi, as nga ajo n\u00eb rrug\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha n\u00ebn\u00e7mimi, mosmir\u00ebnjohja dhe p\u00ebrbuzja jan\u00eb identike. Nuk mungojn\u00eb edhe t\u00eb ashtuquajtura \u201cvrasje nderi!\u201d Nj\u00eb turk vret motr\u00ebn n\u00eb Berlin p\u00ebr dashuri, nj\u00eb shqiptar nga Kosova pret kok\u00ebn kunat\u00ebs. Kur t\u00eb krahasohen k\u00ebto mend\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja: Kush jemi ne? Jemi shqiptar\u00eb apo jo? A na b\u00ebn vet\u00ebm gjuha shqiptar\u00eb? Jo! Gjuh\u00ebn shqipe mund ta flas\u00eb edhe nj\u00eb i huaj. A na b\u00ebn pasaporta shqiptar\u00eb? Jo! Pasaport\u00eb shqiptare mund t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb pjes\u00ebtar i nj\u00eb pakice komb\u00ebtare. A na b\u00ebn emri shqiptar\u00eb? Jo! Kemi emra t\u00eb huaj, madje edhe emra shqiptar\u00eb, por me bindje t\u00eb huaja. A na b\u00ebjn\u00eb doket shqiptar\u00eb? Jo! Zakone tona i paska dikush tjet\u00ebr, q\u00eb i konsideron t\u00eb vetat. Kush jemi ne? Nuk e dim\u00eb. Kjo \u201cnuk e dim\u00eb\u201d duhet t\u00eb na sh\u00ebrbej si baz\u00eb k\u00ebrkimi, filtrimi dhe rikrijimi.<\/p>\n<p>Kjo ishte n\u00eb nj\u00eb far m\u00ebnyre metoda e Sokratit mbi vet\u00ebnjohjen. N\u00ebse nuk kemi mend\u00ebsi ton\u00ebn, at\u00ebher\u00eb nuk dim\u00eb sakt\u00eb se kush jemi, por nuk mund t\u00eb mendohet se jemi ata q\u00eb mendojm\u00eb se jemi. Ne nuk jemi ne, por jemi ata. B\u00ebjm\u00eb jet\u00ebn e huaj, sipas rregullave t\u00eb huaja. Ky mund t\u00eb quhet asimilim zakonor. Ne nuk jemi si ishim ne, por u b\u00ebm\u00eb si desh\u00ebn ata. Si ata, por me nj\u00eb em\u00ebrtim tjet\u00ebr duke u bazuar vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00eb. Sa i p\u00ebrket trajtimit t\u00eb gruas nuk kemi asgj\u00eb ton\u00ebn, por vet\u00ebm ndikime. Q\u00ebndrim p\u00ebrbuz\u00ebs gati armiq\u00ebsor ndaj gjinis\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb familje dhe antidashuri teatrale. P\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, duhet t\u00eb kemi burra racional. Per\u00ebndimi ka kaluar faz\u00ebn e homo sapiensit dhe flitet p\u00ebr homo rationalis apo economicus dhe homo sentiens. Sentiens sepse n\u00eb krijimin e personaliteti vendosin edhe emocionet, thot\u00eb sociologu dhe psikologu social F. Dustdar. N\u00eb shoq\u00ebri primitive dhe patriarkale emocionaliteti p\u00ebrjashtohet, si edhe empatia ndaj grave, konsiderohen dob\u00ebsi dhe z\u00ebvend\u00ebsohen me trysnin\u00eb. Me p\u00ebrjashtimin e emocionalitetit, p\u00ebrjashtohet edhe dashuria dhe ecuria m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr krijimin e familjes.<\/p>\n<p>Imponimi i mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb huaj nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi, sepse n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm nga pushtimi i gjat\u00eb. Dhe, pas k\u00ebtij pushtimi, zhvillimi jon\u00eb nuk ka qen\u00eb normal dhe nuk kemi pasur mund\u00ebsi t\u00eb merremi me vetveten. \u00c7udia nuk \u00ebsht\u00eb pse \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ky modus vivendi, \u00e7menduria q\u00ebndron n\u00eb ruajtjen e saj me xhelozi, madje shpesh her\u00eb aq t\u00eb ngat\u00ebrruara, sa gabimisht, konsiderohet i joni. Pushtuesi nuk mund t\u00eb akuzohet edhe 100 vite pas, radh\u00ebn e kemi ne.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre imponimeve u kemi dh\u00ebn\u00eb shtat dhe fuqi me dy fjal\u00eb t\u00eb urta: \u201c Gruaja ka futur djallin n\u00eb shishe apo kuti\u201d dhe: \u201cGruaja ka mendje t\u00eb shkurt\u00ebr dhe flok\u00eb t\u00eb gjata\u201d. K\u00ebto mendime nuk dihet a jan\u00eb p\u00ebrkthime apo zhg\u00ebnjim i gjinis\u00eb mashkullore, \u00e7ka duket shum\u00eb pak e besueshme kur njohim gruan shqiptare, mir\u00ebpo, kjo nuk \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto mendime jetojn\u00eb dhe p\u00ebrmenden shpesh n\u00ebp\u00ebr biseda, kur d\u00ebshirohet p\u00ebr ta n\u00ebnvizuar apo p\u00ebr ta p\u00ebrforcuar bindjen p\u00ebr t\u00eb keqen sip\u00ebrore:Gruan! Nga k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb urta krijohen edhe besime fikse, sepse nd\u00ebrtojn\u00eb mend\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb familje, n\u00eb nj\u00eb lagje, qytet, rrjedhimisht mend\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kombi me t\u00eb cil\u00ebn dallohet nga kombi tjet\u00ebr dhe ato paracaktojn\u00eb sjelljen e burrit ndaj gruas. Aty ku shtypet gruaja, zakonisht skenat politike \u00ebsht\u00eb kaotike dhe demokracia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e brisht\u00eb apo gjithmon\u00eb n\u00eb rrezik. N\u00eb kacafytje e sip\u00ebr me vetveten. Si edhe familja. Aty kan\u00eb sukses vet\u00ebm diktaturat. Te popujt ku shtypet gruaja, parap\u00eblqehet autokrati n\u00eb politik\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb i af\u00ebrt me patriarkalizmin.<\/p>\n<p>Disa fjal\u00eb t\u00eb urta na orientojn\u00eb n\u00eb jet\u00eb, na tregojn\u00eb \u00e7\u2019 duhet b\u00ebr\u00eb apo \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e moralshme e \u00e7ka jo. I quajm\u00eb \u201c t\u00eb urta\u201d, edhe pse disa prej tyre mund t\u00eb konsiderohen \u201cfjal\u00eb t\u00eb \u00e7mendura\u201d, perverse, fjal\u00eb t\u00eb \u00e7urta. Burrat duke iu besuar atyre mendimeve, rregullojn\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb brendshme, sepse kjo u p\u00eblqen dhe u garanton dominimin dhe shnd\u00ebrrohen n\u00eb pronor\u00eb t\u00eb gruas. Pron\u00ebsia vret dashurin\u00eb. Kjo dihet, mir\u00ebpo p\u00ebrs\u00ebri ato mendime p\u00ebrkufizojn\u00eb besimin ndaj gruas, respektivisht dyshimin ndaj moralit t\u00eb saj. Ajo q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb krenari p\u00ebr nj\u00eb popull, \u00ebsht\u00eb turp i madh te tjetri. Habi dhe rezignacion. Me ato dy fjal\u00eb t\u00eb urta nuk mund t\u00eb krenohet asnj\u00eb komb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyre q\u00eb linden nga epruveta.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka t\u00eb till\u00eb, por jo popujt, q\u00eb linden nga gruaja. Popujt ndryshojn\u00eb aq shum\u00eb n\u00eb mes vete, sa ndryshojn\u00eb k\u00ebto mendime baz\u00eb, udh\u00ebrr\u00ebfyese dhe drejtuese. Popujt nuk qytet\u00ebrohen pse posedojn\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb reja, orendi t\u00eb mira, rrug\u00eb t\u00eb bukura, bulevarde, rrokaqiej, e as kur kan\u00eb kompjuter\u00eb e makina. Popujt qytet\u00ebrohen kur respektojn\u00eb lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e individit, pa dallim seksi, ku nuk ka luft\u00eb sht\u00ebpiake dhe dominim bazuar n\u00eb gjini. Lufta dhe dominimi n\u00eb sht\u00ebpi, edukon njeriun si t\u00eb sillet nes\u00ebr jasht\u00eb dhe zakonisht prodhohen prepotent\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs: Imploziv, eksploziv, xheloz, inferior\u00eb, smirak\u00eb, kolerik\u00eb dhe me shum\u00eb komplekse tjera&#8230;<\/p>\n<p>Besimet fikse nuk duhet ngat\u00ebrruar me idet\u00eb apo bindjet fikse, q\u00eb sipas disa studiuesve, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ide obsesionuese, q\u00eb konsiderohen edhe si monomani, dometh\u00ebn\u00eb si penges\u00eb e pjesshme\u201de izoluar\u201d e funksioneve psikike. Disa psikolog\u00eb i konsiderojn\u00eb edhe ide paranoike.<\/p>\n<p>Disa fjal\u00eb t\u00eb urta shqipe mund t\u00eb quhen paranoike, sepse prodhojn\u00eb s\u00ebmundje. Nuk dim\u00eb kur jan\u00eb krijuar dhe kush i foli i pari, por i din\u00eb gati t\u00eb gjith\u00eb dhe jan\u00eb aktuale apo rrezatojn\u00eb nj\u00eb mosbesim t\u00eb tmerrsh\u00ebm ndaj gjinis\u00eb fisnike, t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb bukur. P\u00ebr ta kultivuar edhe m\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebrbuz\u00ebs, zbatuesit e k\u00ebtyre besimeve fikse ve\u00e7ojn\u00eb gruan nga n\u00ebna dhe n\u00eb aspektin semantik, gruaja n\u00ebnkupton vet\u00ebm bashk\u00ebshorten dhe her\u00eb-her\u00eb edhe motr\u00ebn, por kurr\u00eb n\u00ebn\u00ebn. N\u00ebna p\u00ebrjashtohet nga djall\u00ebzia, por kur flitet p\u00ebr gruan, at\u00ebher\u00eb edhe n\u00ebna duhet futur brenda, edhe pse interlokutori aludon vet\u00ebm n\u00eb gruan n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>\u00c7ka jan\u00eb besimet fikse? Besimet fikse nuk e kan\u00eb fuqin\u00eb e ideve obsesionuese, por respektohen si rregulla dhe marrin pjes\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e t\u00ebr\u00ebsive morale. K\u00ebto, ndoshta, kurr\u00eb nuk i p\u00ebrmendim, por i kemi si paterica, q\u00eb na ndihmojm\u00eb t\u00eb ecim para, t\u00eb ecim drejt apo t\u00eb k\u00ebrrusur, t\u00eb vendnum\u00ebrojm\u00eb ose t\u00eb mbetemi te artikuluesi i atij mendimi. Diku n\u00eb mesjet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPika pika, mbushet pusi!\u201d na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb se p\u00ebr t\u00eb arritur di\u00e7ka, duhet durim dhe pun\u00eb. Kjo mund t\u00eb vlej\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. \u201cGjarpri, q\u00eb nuk m\u00eb kafshon mua, jetoft\u00eb nj\u00ebqind vjet\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb besim fiks, q\u00eb gati askush nuk e ven\u00eb n\u00eb dyshim dhe kjo th\u00ebnie prodhon oportuniz\u00ebm dhe oportunist\u00eb n\u00eb \u00e7aste vendimtare p\u00ebr individin, familjen, rrjedhimisht kombin. Ky mendim ka ushtruar ndikim t\u00eb madh n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb shqiptare. K\u00ebtu shpjegohet edhe indiferenca ndaj devijimeve politike dhe shoq\u00ebrore. Reagimi i njer\u00ebzve n\u00eb koh\u00eb krize. Ai besim fiks b\u00ebn thirrje i af\u00ebrmi t\u00eb lihet n\u00eb rrezik dhe si\u00e7 kemi m\u00ebsuar, nga historia, n\u00eb fund gjithmon\u00eb i vjen radha fol\u00ebsit t\u00eb k\u00ebtij mendimi. Kjo mund t\u00eb d\u00ebshmohet edhe me ngjarjet n\u00eb ish Jugosllavi: Nj\u00eb her\u00eb ndiqeshin vet\u00ebm patriot\u00ebt e z\u00ebsh\u00ebm, n\u00eb fund u erdhi radha edhe f\u00ebmij\u00ebve, grave dhe pleqve. K\u00ebtu duhet k\u00ebrkuar edhe arsyen pse gjendja jon\u00eb politike nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrueshme dhe pse nuk ka pasoja p\u00ebr rr\u00ebnuesit e shtetit. Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb larg gjarprit, sodit\u00eb me indiferentiz\u00ebm. Shtetet tona mund t\u00eb rr\u00ebzohen leht\u00eb, sepse ka shum\u00eb idhujtar\u00eb t\u00eb gjarprit.<\/p>\n<p>Par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb empirike, mund t\u00eb shtohet se popujt, q\u00eb shtypin grat\u00eb, nuk kan\u00eb stabilitet politik. Gjendja e tyre n\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb gati si n\u00eb sht\u00ebpi: Ka ofendime, l\u00ebndime, p\u00ebrjashtime dhe ushtrohet dhuna fizike e shpirt\u00ebrore. Mungon debati i barabart\u00eb dhe i mir\u00ebfillt\u00eb, si n\u00eb sht\u00ebpi, ashtu edhe n\u00eb politik\u00eb. Edukata, q\u00eb merret n\u00eb sht\u00ebpi dhe shoq\u00ebri, ndikon n\u00eb p\u00ebrjashtimin e dialogut si proces p\u00ebr marr\u00ebveshje dhe kompromis. N\u00eb sht\u00ebpi nuk ka kompromis, por dekrete, kjo p\u00ebrjetohet pastaj edhe n\u00eb politik\u00eb. Aty dominon urdhri, k\u00ebrc\u00ebnimi, shantazhi dhe dhuna. Ligji i t\u00eb fortit. I shtaz\u00ebve. Luani nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb debat me pren\u00eb e as kompromis, jo. Mir\u00ebpo, ai \u00ebsht\u00eb kafsh\u00eb e eg\u00ebr. Atij i falet, sepse ai vret vet\u00ebm nj\u00eb kafsh\u00eb dhe vet\u00ebm kur ka uri.<\/p>\n<p>N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb maskiliste fjal\u00ebt, q\u00eb d\u00ebgjohen tep\u00ebr rrall\u00eb jan\u00eb: \u201cM\u00eb fal\/ni, t\u00eb\/ju lutem dhe faleminderit!\u201d K\u00ebto nuk d\u00ebgjohen sepse zakonisht shoq\u00ebrit\u00eb primitive jan\u00eb shum\u00eb krenare dhe p\u00ebrdorimi i atyre togfjal\u00ebshave p\u00ebrjetohet si n\u00ebnshtrim, zhburrnim dhe munges\u00eb dashurie, respekti ndaj vetes, shkurt e shqip: degradim i sedr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk dihet a ka ndonj\u00eb komb tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb i cili gruan, n\u00ebn\u00ebn dhe motr\u00ebn i krahason me m\u00eb t\u00eb keqen absolute. Me t\u00eb keqen ekstreme. Maja e s\u00eb keqes. Maja e dyshimit. Epiqendra e mashtrimit. E djall\u00ebzis\u00eb sip\u00ebrore.<\/p>\n<p>Barasvler\u00ebsimi, identifikimi dhe mish\u00ebrim i gruas me nj\u00eb qenie t\u00eb mbinatyrshme me thundra, brir\u00eb e bisht, \u00ebsht\u00eb paragjykim satanik. Ndoshta te krijimi i k\u00ebsaj bindje i ka gishtat brenda edhe Dhiata e Vjet\u00ebr me moll\u00ebn e famshme. Kjo, mir\u00ebpo, nuk mund t\u00eb thuhet me siguri. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, me besimin fiks tonin, n\u00eb paragjykimet tona, gruaja ka mashtruar djallin dhe e ka mbyllur n\u00eb shishe. Meqen\u00ebse se thuhet n\u00eb shishe, mund p\u00ebraf\u00ebrsisht t\u00eb shenj\u00ebzohet edhe shekulli i lindjes s\u00eb k\u00ebtij mendimi. Po t\u00eb rridhte nga ilir\u00ebt, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb thuhej \u201cshishe\u201d, por sigurisht qyp apo kan\u00eb. Kan\u00eb apo shishe do t\u00eb sillte p\u00ebrfundimin e nj\u00ebjt\u00eb: Gruaja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqe se djalli dhe m\u00eb e fuqishme se Per\u00ebndia, sepse Zoti nuk mundi ta zhduk\u00eb qoft\u00eblargun, por ja q\u00eb gruaja po, dhe, cila grua?<\/p>\n<p>Gruaja shqiptare! Vet\u00ebm e jona. Gruaja, q\u00eb i dhuroi bot\u00ebs nj\u00eb N\u00ebn\u00eb! Gruaja e mjer\u00eb e cila me shekuj as nuk fal\u00ebnderohet, as nuk i k\u00ebrkohet ndjes\u00eb, as mendimi, as nuk i jepet mir\u00ebnjohje, por urdhra dhe i k\u00ebrkohet sh\u00ebrbim deri sa t\u00eb l\u00ebvizet, deri n\u00eb vdekje. Gruaja, q\u00eb punonte n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb ara, gjersa burri e v\u00ebshtronte nga hija. Gruaja, q\u00eb lindjen e vet fem\u00ebrore e konsideronte mallkim dhe faj\u00ebsi. Ne jemi populli, q\u00eb kemi merituar romanin \u201cSikur t\u2019 isha djal\u00eb\u201d dhe nuk turp\u00ebrohemi. As nuk \u00e7uditemi. N\u00ebse burri thot\u00eb \u201csikur t\u2019 isha grua\u201d, at\u00ebher\u00eb plas\u00eb p\u00ebrleshja verbale dhe fizike te ne, sepse mbik\u00ebqyr\u00ebsit e hipokrizis\u00eb, t\u00eb moralit t\u00eb dyfisht\u00eb, alarmohen. Edhe pse nuk jan\u00eb t\u00eb autorizuar.<\/p>\n<p>Ne kemi qindra k\u00ebng\u00eb ku stigmatizohet gruaja, ku i k\u00ebndohet tradhtis\u00eb dhe ku gjithmon\u00eb gruaja braktis\u00eb nj\u00ebrin dhe dashuron tjetrin. N\u00eb jet\u00eb k\u00ebto gati nuk ndodhin, por u sh\u00ebrbejn\u00eb meshkujve p\u00ebr ta p\u00ebrforcuar dyshimin e tyre. Dhe, ne i duam\u00eb ato k\u00ebng\u00ebtare e k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, q\u00eb satanizojn\u00eb gruan shqiptare deri n\u00eb kurv\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmir\u00ebsueshme&#8230;Ka mir\u00ebpo edhe poet\u00eb, q\u00eb satanizojn\u00eb gruan, kur varg\u00ebzojn\u00eb dashurin\u00eb e tyre t\u00eb humbur&#8230;Kjo nuk nderon nj\u00eb let\u00ebrsi. Shum\u00eb poet\u00eb tan\u00eb, i kushtojn\u00eb poezi n\u00ebn\u00ebs pas vdekjes, grave t\u00eb veta, rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Gruaja shqiptare gjat\u00eb \u00e7do krize bart\u00eb pesh\u00ebn kryesore t\u00eb kombit, sepse ne meshkujt i kemi k\u00ebmb\u00ebt e shpejta, t\u00eb gjata dhe ia mbathim para agimit. Gruaja q\u00eb nga lindja konsiderohet me m\u00ebkate dhe i imponohet mania e m\u00ebkatit, e faj\u00ebsis\u00eb, prandaj ajo duhet mbik\u00ebqyrur sepse mund t\u00eb m\u00ebkatoj\u00eb. Sapo t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb! Djali duke u edukuar gabimisht, krijon bindjen se gruaja \u00ebsht\u00eb mendjeleht\u00eb dhe e leht\u00eb p\u00ebr m\u00ebkate. Si pasoj\u00eb e k\u00ebtij besimi, ai s\u00ebmuret nga mania e xhelozis\u00eb dhe p\u00ebrligj kontrollin dhe shtypjen duke menduar se terrori i sh\u00ebrben t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb saj, nderit t\u00eb familjes, duke shkat\u00ebrruar dinjitetin e gruas dhe personalitetin e saj. Ai e sheh veten si rojtar t\u00eb nderit. Pastaj vuan edhe nga mania e lidhjes bashk\u00ebshortore dhe kur lexon di\u00e7ka t\u00eb pamoralshme n\u00eb gazet\u00eb, mendon se edhe atij mund t\u2019 i ndodh\u00eb kjo.<\/p>\n<p>Jo rrall\u00eb vuajn\u00eb edhe nga mania e madh\u00ebshtis\u00eb: \u201cMua m\u00eb duan t\u00eb gjitha grat\u00eb\u201d. Dhe, n\u00eb fund, vuan nga mania e dinamik\u00ebs, q\u00eb ndikon edhe n\u00eb gjendjen shpirt\u00ebrore dhe motorik\u00ebn e tij; p\u00ebrjeton dhe kultivon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive manit\u00eb e tija t\u00eb lartp\u00ebrmendura. K\u00ebto n\u00eb Per\u00ebndim konsiderohen s\u00ebmundje dhe mund t\u00eb sh\u00ebrohen nga psikologu, te ne k\u00ebto s\u00ebmundje konsiderohen krenari, virilitet dhe vigjilenc\u00eb burr\u00ebrore. N\u00eb Per\u00ebndim koha e nderit ka ikur, dinjitet mbrohet nga kushtetuta dhe \u00ebsht\u00eb i pacenuesh\u00ebm. Nderi ng\u00ebrthen t\u00ebr\u00ebsit\u00eb morale t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie mesjetare primitive&#8230;<\/p>\n<p>Gruaja sipas atyre bindjeve maskiliste, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm personifikim real i djallit, por q\u00ebndron mbi djallin. Kryedjall\u00eb! Burri viktim\u00eb! Sipas burrave t\u00eb till\u00eb, n\u00ebse ajo mashtron dreqin, si nuk m\u00eb mashtron mua, burrin e gjor\u00eb, t\u00eb mjerin, t\u00eb mirin, t\u00eb butin, q\u00eb pati fat t\u00eb lindet pa m\u00ebkate duke pasur nj\u00eb zorr\u00eb t\u00eb vog\u00ebl jasht\u00eb trupit p\u00ebr t\u00eb urinuar dhe dy vez\u00eb t\u00eb varura p\u00ebr t\u2019 u krenuar! Dhe, sipas tyre, burr\u00ebria, morali dhe trim\u00ebria, banojn\u00eb aty posht\u00eb, mu nd\u00ebrmjet k\u00ebmb\u00ebve! Nuk \u00ebsht\u00eb turp n\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt i mbeten pa ushqim, me r\u00ebnd\u00ebsi t\u2019 i ket\u00eb organet gjenitale, q\u00eb sjellin p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb keq, edhe pse t\u00eb gjith\u00eb dim\u00eb se grat\u00eb tona jan\u00eb t\u00eb sinqerta e shembullore, p\u00ebrs\u00ebri i besojm\u00eb atyre fjal\u00ebve t\u00eb urta paranoike dhe ato p\u00ebrs\u00ebri trajtohen sikur t\u00eb ishin t\u00eb liga, mendjelehta dhe t\u00eb lehta. Se a jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb grat\u00eb tona t\u00eb sinqerta, mund t\u00eb shikohen n\u00ebnat tona. Kjo ndoshta mund t\u00eb quhet m\u00ebnyr\u00eb fashiste e trajtimit t\u00eb gruas apo m\u00eb qart\u00eb p\u00ebr neve, trajtim komunist, ku p\u00ebr disa disident, d\u00ebnohet krejt populli me humbjen e liris\u00eb. K\u00ebtu i afrohemi nj\u00eb proverbi turk i cili thot\u00eb : \u201c Rrahe gruan edhe pa arsye, ajo din se ka ndonj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn meriton rrahjen\u201d.<\/p>\n<p>Grat\u00eb shqiptare kurr\u00eb nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shembull \u00e7orodit\u00ebs t\u00eb p\u00ebrdaljes, si\u00e7 kan\u00eb l\u00ebn\u00eb burrat p\u00ebr shembull n\u00eb histori. Grat\u00eb nuk kan\u00eb d\u00ebmtuar njer\u00ebzimin sa dhe si burrat. K\u00ebta t\u00eb fundit shpesh flasin me pasion p\u00ebr shkrimtarin dhe aventurierin italian Giacomo Casanova dhe, e perceptojn\u00eb disi si superfuqi mashkullore me d\u00ebshir\u00eb t\u00eb flak\u00ebt p\u00ebr ta imituar. Kurv\u00eb, kaq t\u00eb madhe, si Casanova nuk ka n\u00eb historin\u00eb shqiptare, as te burrat e as te grat\u00eb. Nga historia njohim edhe nj\u00eb grua t\u00eb p\u00ebrdal\u00eb: Poppea, mbret\u00ebresh\u00eb e kuror\u00ebzuar nga Nero, por jo te ne. Edhe pse te ne nuk ka shembuj t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr burrin ton\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se ai posedon bindjen e vet se gruaja ka futur djallin n\u00eb shishe. Shkurtpam\u00ebsia e k\u00ebsaj th\u00ebnie \u00ebsht\u00eb trishtuese dhe shkat\u00ebrron cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs te nj\u00eb \u00e7ift. Njeriu nuk mund t\u00eb njihet duke u shtypur, por duke p\u00ebrjetuar lirin\u00eb. Shembulli i Casanova-s\u00eb dhe Poppea-s\u00eb nuk kan\u00eb ndikuar te italian\u00ebt n\u00eb p\u00ebrjetimin e dashuris\u00eb, paragjykimin e saj, si kan\u00eb ndikuar te ne fjal\u00ebt e urta paranoike.<\/p>\n<p>N\u00ebse qenka e v\u00ebrtet se gruaja paska aft\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se djalli, m\u00eb t\u00eb madhe se Zoti, at\u00ebher\u00eb gruaja qenka Zoti. N\u00ebse jo, at\u00ebher\u00eb besuesve t\u00eb k\u00ebtij aberracioni duhet shtruar nj\u00eb pyetje: kush dreqin na lindi neve dhe bijt\u00eb t\u00eb kujt jemi ne? K\u00ebta njer\u00ebz, q\u00eb shtypin e keqtrajtojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, zakonisht jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb jan\u00eb qengja apo t\u00eb krisur. \u201cNuk i kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb filxhan\u00ebt n\u00eb dollap\u201d, thon\u00eb gjerman\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tall\u00ebse.<\/p>\n<p>Besimi tjet\u00ebr fiks \u00ebsht\u00eb \u201c flok\u00ebgjat\u00eb dhe mendjeshkurt\u00ebr\u201d. Edhe kjo fjal\u00eb e urt\u00eb ka lindur von\u00eb, sepse dikur edhe burrat shqiptar\u00eb kishin flok\u00eb t\u00eb gjata, prandaj mund t\u00eb pohohet se kjo fjal\u00eb e urt\u00eb ka lindur pas pushtimit. Ky besim bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb par\u00ebn. N\u00ebse n\u00eb t\u00eb par\u00ebn gruaja na shfaqet si kryeshefe e s\u00eb keqes absolute dhe me men\u00e7uri gjeniale, mbidjall\u00ebzore, saq\u00eb mashtron edhe djallin, te e dyta kemi konstatimin se gruaja \u00ebsht\u00eb mend\u00ebrisht inferiore ndaj mashkullit. Shum\u00eb inferiore, gati e pa tru dhe prandaj i nevojitet p\u00ebrcjellja permanente.<\/p>\n<p>Sipas burrave t\u00eb till\u00eb, men\u00e7uria e qenies njer\u00ebzore kuptohet nga jasht\u00eb: Mjafton t\u2019 i shikohet koka dhe t\u2019 i kuptohet IQ-ja. Ato dy fjal\u00eb t\u00eb urta kan\u00eb ndikuar apo ndihmuar n\u00eb keqtrajtimin e gruas sa sot kemi mund\u00ebsi ta z\u00ebm\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb disiplin\u00eb mashkullore: Me dhun\u00eb fizike dhe dhun\u00eb shpirt\u00ebrore. Thua se na mungon imazhi i keq p\u00ebr kriminalitet, thua se na mungon imazhi keq p\u00ebr keqqeverisje dhe tani duhet t\u00eb jemi n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb edhe me trim\u00ebri ndaj grave. N\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit shqiptar\u00ebt jasht\u00eb, nga Shqip\u00ebria e Kosova, me vepra i treguan Per\u00ebndimit si trajton shqiptari gruan.<\/p>\n<p>Vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb gazeta q\u00eb lexohen nga miliona lexues n\u00eb Gjermani, nj\u00ebra madje nga 12 milion, u b\u00eb e ditur se shqiptari nga Kosova preu kunat\u00ebs kok\u00ebn dhe ka ecur me kok\u00eb n\u00eb dor\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytet. Kur ishte kthyer burri i saj, kishte gjetur bij\u00ebn e vet 16 muajshe para trupit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs pa kok\u00eb. E therur 35 her\u00eb me thik\u00eb. Gjykata e pat d\u00ebnuar me dhjet\u00eb vjet burg. Nuk e konsideroi me aft\u00ebsi t\u00eb plot p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie, sepse kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb dhe se paska humbur mund\u00ebsin\u00eb e vler\u00ebsimit n\u00eb mes t\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes. Gjyqtari Gerd Nohl n\u00eb arsyetimin e tij kishte p\u00ebrmendur edhe prapavij\u00ebn etnokulturore si mas\u00eb zbut\u00ebse t\u00eb d\u00ebnimit. Shqiptari tjet\u00ebr n\u00eb Itali, n\u00eb Teramo, pren\u00eb gruan n\u00eb fyt dhe i telefonon karabinier\u00ebve p\u00ebr t\u2019 u dor\u00ebzuar, lajm\u00ebronte ANSA dhe nuk p\u00ebrjashtohej xhelozia. Vras\u00ebsi 45 vjet, shoqja 33. Corriere della Sera: \u201cShqiptari vret gruan me kazm\u00eb, \u201craptus di follia\u201d.<\/p>\n<p>Burri kishte mbetur pa pun\u00eb raportonte gazeta dhe ishin ndryshuar rolet n\u00eb familje dhe k\u00ebt\u00eb burri nuk kishte mundur ta duroj\u00eb. Dy f\u00ebmij\u00eb bonjak, 11 dhe 15 vje\u00e7ar. Gazeta \u201cLa Reppubblica\u201d, shqiptari vrau dy veta n\u00eb gjykat\u00eb. Arsyeja: frik\u00eb se nga shkuror\u00ebzimi do t\u2019 i merrte f\u00ebmij\u00ebt gruaja. \u201cMessagero Veneto\u201d: Shqiptari masakroi gruan me lopat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt qajn\u00eb, vrapojn\u00eb fqinj\u00ebt\u201d. N\u00eb polici arsyetohet: \u201eTallej me mua dhe nuk e duroja m\u00eb\u201c. K\u00ebto jan\u00eb disa shembuj, me motive t\u00eb ndryshme, jo t\u00eb gjitha. K\u00ebto d\u00ebshmojn\u00eb se burri shqiptar\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr vet\u00ebdijesim. K\u00ebto vepra kriminale mund t\u00eb llogariten si britm\u00eb p\u00ebr riedukim. N\u00ebse dikush mendon se vrasje t\u00eb tilla ndodhin edhe te kombet tjera, at\u00ebher\u00eb pason kjo p\u00ebrgjigje: T\u00eb tjer\u00ebt punojn\u00eb me p\u00ebrkushtim kund\u00ebr k\u00ebtyre perversioneve.<\/p>\n<p>Zoti apo natyra nuk ka krijuar asnj\u00eb lloj gjallese n\u00eb planetin Tok\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb nj\u00ebri tjetrit apo ta shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb pron\u00eb nj\u00ebri tjetrin. Dy gjinit\u00eb jan\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nj\u00ebra tjetr\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur jet\u00ebn gjall\u00eb. Mashkulli, vet\u00ebm te homo sapiensi, jo edhe te kafsh\u00ebt, as te majmuni jo, duke u bazuar n\u00eb forc\u00ebn e vet fizike, jo mendore, shnd\u00ebrroi gruan n\u00eb qenie t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, sepse mundi. N\u00ebnnjeri e konsideron! Ndoshta diskriminuesve shtypja u sh\u00ebrben si erzac nga mungesa e virilitetit. As kafsh\u00ebt e egra, as kafsh\u00ebt e buta nuk keqtrajtojn\u00eb gjinin\u00eb fem\u00ebrore dhe nuk e shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb pron\u00eb. As peshqit, jo. As shpez\u00ebt. Njeriu lindet i lir\u00eb, lindet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, pa dallim gjinie, duhet t\u00eb jetoj\u00eb i lir\u00eb dhe vdes\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut duhet m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb nga klasa e par\u00eb e deri n\u00eb fakultet dhe k\u00ebshtu arrijm\u00eb ta qytet\u00ebrojm\u00eb njeriun, fundi i fundit kemi d\u00ebshir\u00eb t\u2019 i bashk\u00ebngjitemi k\u00ebtij qytet\u00ebrimi, ku gruaja jep kontribut n\u00eb shoq\u00ebri, ekonomin\u00eb e vendit dhe edukimin e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Burri jon\u00eb ka kuptuar keq emancipimin. Ai pretendon nga gruaja rrog\u00ebn dhe pun\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi. Edhe aty ku mendohet se ka emancipim e p\u00ebrparim, edhe aty shihet diskriminimi latent, sepse gruaja me fitimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar, vet\u00ebm sa i ka shtuar vetes pun\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Tani jo vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi pun\u00eb, por edhe jasht\u00eb! Ne nuk kemi mund\u00ebsi tani ta nd\u00ebrtojm\u00eb shqiptarin e ri, me doke t\u00eb reja, por kemi mund\u00ebsi ta europianizojm\u00eb at\u00eb, sepse ky \u00ebsht\u00eb fati dhe shansi jon\u00eb! \u00c7ka mendojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr neve, leht\u00eb mund t\u00eb kuptohet kur t\u00eb kihen parasysh tri t\u00eb ligat e m\u00ebdha: Kriminaliteti, politika dhe raportime p\u00ebr dhun\u00ebn ndaj grave. Vet\u00ebm emancipimi i gruas, \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb pa krye, tani ka ardhur koha t\u00eb emancipohet diskriminuesi i grave: Burri! Mungesa e demokracis\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, krijon shtete jo solide demokratike dhe t\u00eb pa baza: surrogate t\u00eb demokracis\u00eb!<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket trajtimit t\u00eb gruas nuk kemi trash\u00ebguar asgj\u00eb q\u00eb vlen t\u00eb ruhet sot, p\u00ebrkundrazi, t\u00eb harrohet sa m\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb respektohen lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e gruas dhe f\u00ebmij\u00ebs, me nj\u00eb fjal\u00eb lirit\u00eb e individit. Vet\u00ebm kjo garanton nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ekuilibruar mir\u00eb me detyra dhe t\u00eb drejta t\u00eb barabarta. Vet\u00ebm mend\u00ebsia europiane ndihmon dhe ruan identitetin shqiptar. Ruajtja me k\u00ebmb\u00ebngulje e mentalitetit t\u00eb vjet\u00ebr na b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe qesharak. Po e mbyll k\u00ebt\u00eb shkrim me mendimin e mikut tim, Vasil Qesarit, i cili p\u00ebr ta p\u00ebrkujtuar p\u00ebrvjetorin e humbjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs, pran\u00eb fotografis\u00eb s\u00eb saj, ndezi nj\u00eb qiri dhe shkroi k\u00ebt\u00eb: \u201cZoti nuk mund t\u2019 ishte i pranish\u00ebm kudo, prandaj krijoi N\u00ebn\u00ebn!\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>28 QERSHOR 2010 &#8211; gazeta Shekulli, Tiran\u00eb &#8220;At\u00eb q\u00eb e dashuron, l\u00ebre t\u00eb lir\u00eb, n\u00ebse kthehet, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e jotja p\u00ebr gjithmon\u00eb!&#8221; Konfuci Diskriminimi i gruas shqiptare shum\u00eb her\u00eb mund t\u00eb krahasohet me trajtimin e gruas, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb emigrant\u00ebt nga Lindja e Af\u00ebrt grave t\u00eb tyre n\u00eb Gjermani. Gati nuk ka dallime as nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12313","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Demokracia n\u00eb sht\u00ebpi! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Demokracia n\u00eb sht\u00ebpi! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"28 QERSHOR 2010 &#8211; gazeta Shekulli, Tiran\u00eb &#8220;At\u00eb q\u00eb e dashuron, l\u00ebre t\u00eb lir\u00eb, n\u00ebse kthehet, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e jotja p\u00ebr gjithmon\u00eb!&#8221; Konfuci Diskriminimi i gruas shqiptare shum\u00eb her\u00eb mund t\u00eb krahasohet me trajtimin e gruas, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb emigrant\u00ebt nga Lindja e Af\u00ebrt grave t\u00eb tyre n\u00eb Gjermani. Gati nuk ka dallime as nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-01-14T19:43:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maltretimi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Demokracia n\u00eb sht\u00ebpi!\",\"datePublished\":\"2013-01-14T19:43:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/\"},\"wordCount\":3963,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/maltretimi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/\",\"name\":\"Demokracia n\u00eb sht\u00ebpi! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/maltretimi.jpg\",\"datePublished\":\"2013-01-14T19:43:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/maltretimi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/maltretimi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/demokracia-ne-shtepi-2\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Demokracia n\u00eb sht\u00ebpi!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Demokracia n\u00eb sht\u00ebpi! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Demokracia n\u00eb sht\u00ebpi! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"28 QERSHOR 2010 &#8211; gazeta Shekulli, Tiran\u00eb &#8220;At\u00eb q\u00eb e dashuron, l\u00ebre t\u00eb lir\u00eb, n\u00ebse kthehet, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e jotja p\u00ebr gjithmon\u00eb!&#8221; Konfuci Diskriminimi i gruas shqiptare shum\u00eb her\u00eb mund t\u00eb krahasohet me trajtimin e gruas, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb emigrant\u00ebt nga Lindja e Af\u00ebrt grave t\u00eb tyre n\u00eb Gjermani. Gati nuk ka dallime as nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-01-14T19:43:41+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maltretimi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Demokracia n\u00eb sht\u00ebpi!","datePublished":"2013-01-14T19:43:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/"},"wordCount":3963,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maltretimi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/","name":"Demokracia n\u00eb sht\u00ebpi! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maltretimi.jpg","datePublished":"2013-01-14T19:43:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maltretimi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/maltretimi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/demokracia-ne-shtepi-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Demokracia n\u00eb sht\u00ebpi!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12313","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12313"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12313\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}