{"id":12227,"date":"2012-12-23T09:58:24","date_gmt":"2012-12-23T08:58:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6375"},"modified":"2012-12-23T09:58:24","modified_gmt":"2012-12-23T08:58:24","slug":"shqiperia-pertej-tabuve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/","title":{"rendered":"SHQIP\u00cbRIA P\u00cbRTEJ TABUVE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ndue Dedaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_dedaj.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <b>NDUE DEDAJ<\/b>, <i>22 Dhjetor 2012<\/i><\/p>\n<p><b>1<\/b><\/p>\n<p>Ndue DedajKa hyr\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ari i tret\u00eb dhe ti druhesh ta quash vendin t\u00ebnd, Shqip\u00ebrin\u00eb, me ndonj\u00eb epitet madh\u00ebrues, se mos b\u00ebn gabim\u2026 politik. Natyrisht mund t\u00eb thuash Shqip\u00ebria etnike, Shqip\u00ebria natyrore, ashtu si ajo ishte n\u00eb shekullin XIX, por nuk mund t\u00eb thuash, bie fjala, Shqip\u00ebria e Madhe, edhe pse n\u00eb shqipen t\u00ebnde t\u00eb kulluar p\u00ebrdoren aq dendur: Udha e Madhe, Ara e Madhe, Maja e Madhe, Mal\u00ebsia e Madhe, Dibra e Madhe, gjithnj\u00eb p\u00ebr t\u2019u dalluar nga nj\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl gjeografikisht. Ky epitet nuk lejohet vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, pasi ting\u00ebllon keq p\u00ebr vesh\u00ebt e dikujt, si me th\u00ebn\u00eb nacionalist\u00e7e, edhe pse ti nuk ke kurrfar\u00eb ndjesie dhe q\u00ebllimi t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n<p>Ti thjesht mediton, n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00ebnde historike t\u00eb origjin\u00ebs (ashtu si dhe nj\u00eb francez, gjerman a rumun, q\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb vet\u00ebn etnike), rreth Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, asaj t\u00eb p\u00ebrplot\u00ebs, kur ende shtetet fqinje me luft\u00eb, apo Fuqit\u00eb e M\u00ebdha me paqe, nuk kishin v\u00ebn\u00eb dor\u00eb mbi hart\u00ebn e saj territoriale. T\u00eb vjen ta mendosh tok\u00ebn t\u00ebnde ashtu si\u00e7 e ndjen shpirt\u00ebrisht, me t\u00eb gjitha trojet arbnore n\u00eb nd\u00ebrlidhni, harmoni e bashk\u00ebpunim, aspak si ndonj\u00eb \u201csuperfuqi\u201d n\u00eb Ballkan, por nj\u00eb Shqip\u00ebri normale, as t\u00eb madhe e as t\u00eb vog\u00ebl, si\u00e7 e kishin st\u00ebrgjysh\u00ebrit n\u00eb tapi, q\u00eb e kalonin Kelmendin, Qaf\u00ebn e Prushit a Presp\u00ebn pa tra kufiri mes t\u00eb vet\u00ebve.<\/p>\n<p>Ta mendosh Shqip\u00ebrin\u00eb k\u00ebsisoj, u(et)nike, nuk do t\u00eb thot\u00eb se ke fshir\u00eb kufijt\u00eb e shteteve, se ke ndonj\u00eb mision politik kufind\u00ebrrues, q\u00eb sakaq t\u00eb t\u00eb shpallin nacionalist dhe fill t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb veshin Brukseli a Uashingtoni, duke t\u00eb kujtuar se rron n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri moderne, t\u00eb hapur, multietnike etj. \u201cSe po u hap kjo puna e shteteve etnike, shtojn\u00eb kancelarit\u00eb, dihet q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen l\u00ebmsh kufijt\u00eb e rajonit ballkanik, madje dhe ato t\u00eb Europ\u00ebs, do t\u00eb plasin konfliktet q\u00eb hajde pastaj t\u2019i mbyllesh\u201d. Por ti as q\u00eb do t\u2019ia dish p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto qasje gjeopolitike, ka institucione q\u00eb merren me to, thjesht nuk ndihesh mir\u00eb kur flamurin q\u00eb ti ngre lirisht n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb, n\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrit e tu t\u00eb nj\u00eb gjaku n\u00eb Tuz, Tetov\u00eb, Preshev\u00eb mund ta ngren\u00eb vet\u00ebm me lejen e shtetit ku jan\u00eb, \u00e7ka nuk u lejohet fare n\u00eb Prevez\u00eb, dhe se k\u00ebto vende jan\u00eb shqiptare, por n\u00eb shtete jo shqiptare. <\/p>\n<p>A nuk iu preket nj\u00eb e drejt\u00eb themelore k\u00ebtyre shtetasve, q\u00eb t\u00eb kremtojn\u00eb me flamurin e t\u00eb par\u00ebve? Natyrisht pa i r\u00ebn\u00eb ndesh flamurit zyrtar t\u00eb shtetit ku rrojn\u00eb. A nuk duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb ata t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn abetare me ne k\u00ebndej? A nuk ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb kurrfar\u00eb dogane p\u00ebr librat shqip, k\u00ebng\u00ebt shqipe, kudo n\u00eb trojet etnike shqiptare? Ke qen\u00eb k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet fqinj dhe nuk ke gjetur asnj\u00eb lib\u00ebr shqip n\u00eb qytetin vet\u00ebm dhjet\u00eb kilometra matan\u00eb Hanit t\u00eb Hotit, dhe pse popullsia aty \u00ebsht\u00eb shqiptare (!) Nuk e kupton pse mund t\u00eb quhesh nacionalist, n\u00ebse mendon se ajo popullat\u00eb duhet t\u00eb ndihet n\u00eb nj\u00eb mjedis amtar, q\u00eb shqipfol\u00ebsit si ti ta ken\u00eb shqipen jo si gjuh\u00eb t\u00eb huaj, \u00e7ka do ta d\u00ebshiroje dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p><b>2<\/b><\/p>\n<p>Ti e di historin\u00eb e vendit t\u00ebnd, q\u00eb t\u00eb par\u00ebt e tu kurr\u00eb nuk kan\u00eb sulmuar ask\u00ebnd nga fqinj\u00ebt, nuk kan\u00eb pasur koloni ndokund, kur ka qen\u00eb puna kan\u00eb mbrojtur qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor, t\u00eb rrezikuar nga orienti, deri n\u00eb portat e Vjen\u00ebs. Pra n\u00eb gjenin t\u00ebnd prej shqiptari nuk ka pasur asnj\u00eb doz\u00eb nacionalizmi a shovinizmi, pasi ti nuk e njeh urrejtjen p\u00ebr fqinjin si i till\u00eb. Ti, po, e ke luftuar pushtuesin sa ke mundur, kur ai t\u00eb ka shkelur tok\u00ebn, trojet, t\u00eb ka rr\u00ebnuar vatrat, tempujt, nderin. Askund, n\u00eb asnj\u00eb rresht t\u00eb memories komb\u00ebtare, nuk gjen as iden\u00eb, as emrin Shqip\u00ebria e Madhe, as si metafor\u00eb, teksa p\u00ebrreth teje ka gjall\u00ebruar historikisht ideja e \u201cSerbis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d, \u201cMegalidheja\u201d greke etj. <\/p>\n<p>Keni d\u00ebgjuar q\u00eb ndonj\u00eb parti shqiptare k\u00ebrkon t\u00eb shtrij\u00eb ekspansionin n\u00eb ndonj\u00eb cep t\u00eb Ballkanit? P\u00ebrkundrazi ndonj\u00eb parti greke (vend i BE-s\u00eb) propagandon autonomin\u00eb e t\u00eb ashtuquajturit Vorio-Epir, kur \u00ebsht\u00eb e ditur shkenc\u00ebrisht se Kor\u00e7a dhe Gjirokastra jan\u00eb shqiptare qysh se i ka r\u00ebn\u00eb dielli tok\u00ebs. Ushtar\u00ebt shqiptar\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb k\u00ebnduar k\u00ebng\u00eb nacionaliste, pasi ata nuk kan\u00eb t\u00eb tilla. Sportdash\u00ebsit tan\u00eb nuk kan\u00eb rrahur tifoz\u00ebt e huaj n\u00eb asnj\u00eb stadium. Asnj\u00eb lloj histerie nacionaliste nuk ka t\u00eb regjistruar nd\u00ebr ne. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Plav\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jotja p\u00ebr nga etnia, shqiptare n\u00eb \u00e7do fije floku e gur mali, ti ende duhet t\u00eb shkosh me lejen e shtetit malazez, edhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar e k\u00ebrcyer shqip, edhe p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb xhublet\u00ebn t\u00ebnde autentike. E megjithat\u00eb, ambasador\u00ebt e nderuar dalin dhe thon\u00eb se thirrjet (elektorale) p\u00ebr nacionaliz\u00ebm t\u00eb disa lider\u00ebve shqiptar\u00eb, koh\u00ebt e fundit, i sh\u00ebrbejn\u00eb destabilitetit n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb. I mir\u00ebkupton ambasador\u00ebt dhe se beson se nuk ka ndonj\u00eb axhend\u00eb nacionaliste t\u00eb qeveris\u00eb, apo partive shqiptare, pa\u00e7ka retorik\u00ebs s\u00eb tepruar dhe ndonj\u00eb gjesti t\u00eb pamotivuar e \u201ckarizmatik\u201d t\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebs sosh.<\/p>\n<p>\u2026E vazhdon t\u00eb rr\u00ebfehesh shqip para vetes, rreth asaj Shqip\u00ebrie q\u00eb ambasador\u00ebt e \u201813-s, pa u merakosur aspak, e b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, pa\u00e7ka se pati shpallur Pavar\u00ebsin\u00eb prej Mitrovice n\u00eb Art\u00eb. Ndaj dhe sot e gjith\u00eb dit\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallimin mes asaj se \u00e7\u2019ka qen\u00eb e \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, me t\u00eb drejt\u00eb thuhet: para dhe pas Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb \u201813-s. Po nuk \u00ebsht\u00eb si t\u00eb thuash para dhe pas lindjes s\u00eb Krishtit. Me 1913 asgj\u00eb nuk ka lindur, p\u00ebrkundrazi ka \u201cvdekur\u201d Shqip\u00ebria e plot\u00eb, ajo q\u00eb mund t\u00eb quhej e madhe, pa th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ky epitet, pos gjeografis\u00eb shqiptare cep m\u00eb cep, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb nacionaliste. <\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb Shqip\u00ebria e \u201813-s \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vogla e mundshme, ani se na merret p\u00ebr keq po t\u00eb themi Shqip\u00ebria e Madhe, qoft\u00eb dhe vet\u00ebm duke pasur parasysh Shqip\u00ebrin\u00eb e \u201812-s, q\u00eb ishte dhe ajo e Isa Boletinit etj. Kurse nj\u00eb vit m\u00eb pas, Bac\u00ebs s\u00eb trojeve t\u00eb epra shqiptare i thuhet se nuk ishte gj\u00eb ajo puna e Pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb b\u00ebre ti me Ismail Qemalin, se na dol\u00ebn Fuqit\u00eb e M\u00ebdha dhe na e b\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb shtet pa Kosov\u00ebn e \u00c7am\u00ebrin\u00eb. Prandaj, i madhi Is\u00eb, b\u00ebj si b\u00ebj me k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e cunguar (shqip: cop\u00ebtuar), se ajo e madhja q\u00eb na la Sk\u00ebnderbeu ishte e \u201cgabuar\u201d, at\u00eb, p\u00ebr paradoks, nuk mund ta kemi m\u00eb as si hart\u00eb n\u00eb muzeume, vet\u00ebm p\u00ebrkrenaren dhe arm\u00ebt e tij si kujtim, po.<\/p>\n<p>Fundja e gjitha kjo q\u00eb po thua \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se mendimi yt i pavarur, q\u00eb nuk do ta mbajn\u00eb sh\u00ebnim askund, pasi nuk je kryetar shteti a di\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb superstruktur\u00ebn qeveris\u00ebse, por nj\u00eb individ q\u00eb e do tok\u00ebn t\u00ebnde dhe poetikisht, ndaj nuk ka pse t\u00eb mos vazhdosh me at\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrtej tabuve politike dhe epiteteve keqkuptuese, i bindur se nuk po stis asnj\u00eb mit shqiptaromadh. Po, ja, dikur Tivari ishte nj\u00eb qytet fund e krye shqiptar, me nj\u00eb ipeshkvi shqiptare, kurse sot t\u00eb merr malli t\u00eb d\u00ebgjosh atje dy fjal\u00eb shqipe. A thua prej nacionalizmit shqiptar ka ndodhur ky asimilim? Drejt nj\u00eb belb\u00ebzimi shqip po shkon dhe Shkupi, q\u00eb gjithashtu ishte nj\u00eb qytet past\u00ebrtisht shqiptar e q\u00eb tash \u00ebsht\u00eb kryeqyteti i nj\u00eb shteti fqinj. Edhe ky sigurisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nacionalizmi yt, por i tjet\u00ebrkujt, q\u00eb e ka shtrir\u00eb veten (maqedonase) p\u00ebrtej se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb. Pa i hyr\u00eb historis\u00eb me themel p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar gjurm\u00ebt e tua shqiptare deri n\u00eb Nish, prej nga ishte Justiniani, perandori i madh me gjak ilir. <\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thoshte bashk\u00ebsia europiane p\u00ebr kontekstin gjeopolitik shqiptar n\u00eb Ballkan, n\u00ebse aspak si subjekt letrar, do t\u00eb mblidheshin nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Bruksel p\u00ebr pun\u00eb parlamentarie gjasht\u00eb persona, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr nga p\u00ebrkat\u00ebsia etnike (prej trojesh shqiptare, si Tirana, Prishtina, Ulqini, Presheva, Ohri, Preveza), por q\u00eb vinin nga gjasht\u00eb shtete t\u00eb ndryshme ballkanike: Shqip\u00ebria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Greqia? Pa m\u00ebdyshje q\u00eb lider\u00ebt e Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar do t\u00eb nxitonin t\u00eb argumentonin se \u00ebsht\u00eb koha e integrimit e jo e kthimit n\u00eb kufijt\u00eb etnik\u00eb, se nuk jan\u00eb vet\u00ebm shqiptar\u00ebt k\u00ebshtu, por dhe t\u00eb tjer\u00eb popuj t\u00eb gadishullit rrojn\u00eb ndaras si \u201cv\u00ebllez\u00ebr\u201d dhe bashk\u00eb si n\u00ebnshtetas.<\/p>\n<p><b>3<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ti asgj\u00eb nacionaliste nuk po thua, n\u00ebse d\u00ebshiron q\u00eb ajo q\u00eb quhet \u201cRruga e Kombit\u201d t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb Nish, se k\u00ebshtu do t\u00eb p\u00ebrfitonin dhe serb\u00ebt, apo q\u00eb n\u00eb Guci, Bujanovc e \u00c7am\u00ebri t\u00eb shkohet pa vul\u00eb n\u00eb pasaport\u00eb. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, q\u00eb kufijt\u00eb e padrejt\u00ebsis\u00eb historike t\u00eb zhb\u00ebhen, jo me an\u00eb t\u00eb gjakut t\u00eb nxeht\u00eb e patetik\u00ebs shterp\u00eb, por t\u00eb nj\u00eb \u201cshengeni\u201d nd\u00ebrshqiptar: pa dogan\u00eb p\u00ebr mallrat, programet arsimore, kulturore etj. Pse jo, t\u00eb ndodh\u00eb kjo jo vet\u00ebm me shqiptar\u00ebt e p\u00ebrndar\u00eb nga pik\u00ebpamja etnike, po dhe me komb\u00ebsit\u00eb e tjera me histori t\u00eb ngjashme, apo minoritetet. Ve\u00e7se q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu Europa duhet ta ket\u00eb zgjidhur problemin e muranave serbe n\u00eb Mitrovic\u00ebn shqiptare, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb qindvjetorin e \u201813-s. <\/p>\n<p>Kur \u201cFuqit\u00eb e M\u00ebdha\u201d t\u00eb sotme t\u2019i fshijn\u00eb dallimet apo dhe paragjykimet lidhur me nacionalitetet n\u00eb Ballkan, d\u00ebshira p\u00ebr ta par\u00eb kombin t\u00ebnd n\u00eb vendin e merituar, nuk do t\u00eb p\u00ebrkthehet si nacionaliz\u00ebm. \u00c7\u00ebshtja komb\u00ebtare shqiptare \u00ebsht\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, \u00e7\u00ebshtje dinjiteti historik, p\u00ebrderisa dy t\u00eb tretat e territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u qen\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit dhe nj\u00eb dinjitet i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm krenari e ligjshme p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka je, por dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrket, si trash\u00ebgimi shpirt\u00ebrore, kulturore e pron\u00ebsore. Jo gjithmon\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb t\u00eb shqiptojn\u00eb postulate diplomatike se si duhet t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb tu, por dhe vet\u00eb ata, sigurisht brenda standardeve demokratike nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe asesi si rroposje kufijsh p\u00ebrmes shp\u00ebrthimesh nacionaliste.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u kthyer dhe nj\u00eb her\u00eb te termat tabu, mos kini frik\u00eb, ka pasur Fuqi t\u00eb M\u00ebdha, q\u00eb kan\u00eb vendosur fatin e saj, por nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb Madhe q\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb fqinj\u00ebt dhe rajonin, \u00e7ka nuk do t\u00eb ket\u00eb as nes\u00ebr. Mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh se si shqiptar\u00ebt jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet vjet demokracie n\u00eb rajon, si faktor i q\u00ebndruesh\u00ebm prosperiteti e stabiliteti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ, 22 Dhjetor 2012 1 Ndue DedajKa hyr\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ari i tret\u00eb dhe ti druhesh ta quash vendin t\u00ebnd, Shqip\u00ebrin\u00eb, me ndonj\u00eb epitet madh\u00ebrues, se mos b\u00ebn gabim\u2026 politik. Natyrisht mund t\u00eb thuash Shqip\u00ebria etnike, Shqip\u00ebria natyrore, ashtu si ajo ishte n\u00eb shekullin XIX, por nuk mund t\u00eb thuash, bie fjala, Shqip\u00ebria e Madhe, edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>SHQIP\u00cbRIA P\u00cbRTEJ TABUVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQIP\u00cbRIA P\u00cbRTEJ TABUVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"NDUE DEDAJ, 22 Dhjetor 2012 1 Ndue DedajKa hyr\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ari i tret\u00eb dhe ti druhesh ta quash vendin t\u00ebnd, Shqip\u00ebrin\u00eb, me ndonj\u00eb epitet madh\u00ebrues, se mos b\u00ebn gabim\u2026 politik. Natyrisht mund t\u00eb thuash Shqip\u00ebria etnike, Shqip\u00ebria natyrore, ashtu si ajo ishte n\u00eb shekullin XIX, por nuk mund t\u00eb thuash, bie fjala, Shqip\u00ebria e Madhe, edhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-12-23T08:58:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_dedaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"SHQIP\u00cbRIA P\u00cbRTEJ TABUVE\",\"datePublished\":\"2012-12-23T08:58:24+00:00\",\"dateModified\":\"2012-12-23T08:58:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/\"},\"wordCount\":1941,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_dedaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/\",\"name\":\"SHQIP\u00cbRIA P\u00cbRTEJ TABUVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_dedaj.jpg\",\"datePublished\":\"2012-12-23T08:58:24+00:00\",\"dateModified\":\"2012-12-23T08:58:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_dedaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_dedaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQIP\u00cbRIA P\u00cbRTEJ TABUVE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQIP\u00cbRIA P\u00cbRTEJ TABUVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"SHQIP\u00cbRIA P\u00cbRTEJ TABUVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"NDUE DEDAJ, 22 Dhjetor 2012 1 Ndue DedajKa hyr\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ari i tret\u00eb dhe ti druhesh ta quash vendin t\u00ebnd, Shqip\u00ebrin\u00eb, me ndonj\u00eb epitet madh\u00ebrues, se mos b\u00ebn gabim\u2026 politik. Natyrisht mund t\u00eb thuash Shqip\u00ebria etnike, Shqip\u00ebria natyrore, ashtu si ajo ishte n\u00eb shekullin XIX, por nuk mund t\u00eb thuash, bie fjala, Shqip\u00ebria e Madhe, edhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-12-23T08:58:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_dedaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"SHQIP\u00cbRIA P\u00cbRTEJ TABUVE","datePublished":"2012-12-23T08:58:24+00:00","dateModified":"2012-12-23T08:58:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/"},"wordCount":1941,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_dedaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/","name":"SHQIP\u00cbRIA P\u00cbRTEJ TABUVE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_dedaj.jpg","datePublished":"2012-12-23T08:58:24+00:00","dateModified":"2012-12-23T08:58:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_dedaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_dedaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-pertej-tabuve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQIP\u00cbRIA P\u00cbRTEJ TABUVE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12227"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12227"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12227\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}