{"id":12200,"date":"2012-11-29T21:16:06","date_gmt":"2012-11-29T20:16:06","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6130"},"modified":"2012-11-29T21:16:06","modified_gmt":"2012-11-29T20:16:06","slug":"zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/","title":{"rendered":"Zgjidhja e vetme, bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Rexhep Qosja\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Analiza<\/em>: Nga <strong>REXHEP QOSJA<\/strong>, <em>28 N\u00ebntor 2012<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Gjat\u00eb 100 vjet\u00ebve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, Shqip\u00ebria shtet\u00ebrore do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje, kur m\u00eb pak e kur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb suksesshme, p\u00ebr kthim n\u00eb gjirin e qytet\u00ebrimit evropian. <\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje fillojn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Rilindjes Komb\u00ebtare, p\u00ebrforcohen pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, ve\u00e7mas n\u00eb programin politik, shoq\u00ebror, kulturor t\u00eb demokratit liberal, Fan Nolit, vazhdojn\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Ahmet Zogut, forcohen rishtazi n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, sado t\u00eb mbuluara me ideologjin\u00eb komuniste dhe me doktrin\u00ebn dogmatike staliniste t\u00eb realizmit socialist.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit p\u00ebrpjekjet shqiptare p\u00ebr evropianizimin e identitetit politik, kulturor, shoq\u00ebror dhe shtet\u00ebror shqiptar po plot\u00ebsohen edhe me p\u00ebrpjekje p\u00ebr &#8220;evropianizimin&#8221; e identitetit fetar islam t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si e thon\u00eb disa vetje dhe organizata, p\u00ebr krishtianizmin e tyre.<\/p>\n<p><strong>ND\u00cbRTIMI I INSTITUCIONEVE<\/strong><br \/>\nGjat\u00eb 100 vjet\u00ebve t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, sidomos gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij nj\u00ebqindvje\u00e7ari, shteti shqiptar, kryesisht do t\u00eb pajiset me institucione t\u00eb shtetit bashk\u00ebkohor: me institucione politike e shtet\u00ebrore, me institucione t\u00eb arsimit, t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb shkenc\u00ebs e t\u00eb kultur\u00ebs; dhe me kuadro t\u00eb shkolluara e t\u00eb specializuara p\u00ebr ngritjen dhe mbajtjen e k\u00ebtyre institucioneve. N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit nj\u00ebzet, Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me Universitet shtet\u00ebror, me Akademi t\u00eb Shkencave, me Bibliotek\u00eb t\u00eb madhe Komb\u00ebtare e Universitare, t\u00eb pasur me vepra nga t\u00eb gjitha fushat e arteve, t\u00eb shkencave e t\u00eb filozofis\u00eb, me Institutin e Gjuh\u00ebs e t\u00eb Historis\u00eb, me Institutin e Kultur\u00ebs Popullore, me Arkivin Shtet\u00ebror, me Teatrin Komb\u00ebtar, me Ansamblin e Baletit, me Ansamblin e K\u00ebng\u00ebve dhe t\u00eb Valleve popullore, me institute t\u00eb disa shkencave ekzakte.<\/p>\n<p><strong>GJUHA STANDARDE<\/strong><br \/>\nGjat\u00eb 100 vjet\u00ebve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, sakt\u00ebsisht n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit nj\u00ebzet, do t\u00eb ndodh\u00eb edhe nj\u00eb ngjarje e madhe n\u00eb historin\u00eb politike dhe kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo qofshin ata: do t\u00eb mbahet Kongresi i Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb krijohet gjuha standarde shqipe, at\u00ebher\u00eb e quajtur gjuha e nj\u00ebsuar letrare komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>ARTET E SHKENCAT<\/strong><br \/>\nGjat\u00eb 100 vjet\u00ebve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, sidomos n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit nj\u00ebzet, krijimtaria shpirt\u00ebrore shqiptare &#8211; krijimtaria letrare, artistike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shkencore, publicistika dhe gazetaria do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb zhvillim t\u00eb panjohur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb shqiptare, sado n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb cenuar dhe t\u00eb kufizuar prej nd\u00ebrhyrjeve censuruese t\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb realizmit socialist. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve, let\u00ebrsia, artet dhe studimet e tyre albanologjike, kur m\u00eb pak e kur m\u00eb shum\u00eb dhe ku m\u00eb pak e ku m\u00eb shum\u00eb, b\u00ebhen t\u00eb njohura edhe n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p><strong>SHQIP\u00cbRIA DHE \u00c7\u00cbSHTJA KOMB\u00cbTARE<\/strong><br \/>\nGjat\u00eb gjith\u00eb qenies s\u00eb saj 100 vje\u00e7are si shtet, Shqip\u00ebria nuk ka pushuar t\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtjen shqiptare &#8211; me \u00e7\u00ebshtjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb mbetur jasht\u00eb kufijve t\u00eb saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe, kjo \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vazhdim\u00ebsi e ka brengosur dhe e ka munduar Shqip\u00ebrin\u00eb. I m\u00ebnjansh\u00ebm dhe i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje shteti shqiptar do t\u00eb tregohet n\u00eb koh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb shqiptare dhe do t\u00eb tregohet i till\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb obligimeve q\u00eb me marr\u00ebveshje kishte marr\u00eb mbi vete ai t\u00eb cilin Serbia dhe Jugosllavia e kishin sjell\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1924 &#8211; Ahmet Zogu.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, politika e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb jet\u00eb e caktuar prej raportit t\u00eb forcave n\u00eb sken\u00ebn politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Prej vitit 1981, nd\u00ebrkaq, Shqip\u00ebria komuniste do t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vet\u00ebvendosje &#8211; ashtu si\u00e7 k\u00ebrkohej prej l\u00ebvizjes s\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nPas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, politika e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb p\u00ebrcaktohet prej politik\u00ebs s\u00eb faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye deri n\u00eb vitin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb luft\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb b\u00ebhet politik\u00eb p\u00ebr status autonomie t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kjo politik\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb at\u00eb dit\u00eb kur q\u00ebndrimin e tyre ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb shqiptar\u00ebve ta ndryshojn\u00eb SHBA-t\u00eb dhe BE-ja, dometh\u00ebn\u00eb kur q\u00ebndrimi i tyre t\u00eb b\u00ebhet q\u00ebndrim p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>KOSOVA, SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb MAQEDONI, N\u00cb MAL T\u00cb ZI, N\u00cb LUGIN\u00cb T\u00cb PRESHEV\u00cbS E N\u00cb \u00c7AM\u00cbRI<\/strong><br \/>\n100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shqiptar\u00ebt e kremtojn\u00eb sivjet n\u00eb nj\u00eb gjendje n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ndryshuar t\u00eb fatit t\u00eb tyre politik, shoq\u00ebror dhe historik. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb forcave t\u00eb NATO-s, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb SHBA-ve dhe t\u00eb disa vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, Kosova \u00ebsht\u00eb sot shtet i lir\u00eb dhe i pavarur i njohur prej 97 shteteve nd\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb shtetet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb bot\u00ebs &#8211; SHBA-t\u00eb dhe numri m\u00eb i madh i shteteve t\u00eb BE-s\u00eb, mandej Turqia, Japonia dhe nj\u00eb varg shtetesh t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e njohur prej aq shtetesh dhe prej shtetesh m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe megjith\u00ebse Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb e quajti t\u00eb ligjshme pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb shpallur n\u00eb pajtim me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Serbia vazhdon t\u00eb mos e pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb pavar\u00ebsi. Me institucionet para\u00aclele dhe me krimin e organizuar n\u00eb Veriun e Mitrovic\u00ebs ajo po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebri n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb interesin e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-serbe dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e paqes n\u00eb rajon q\u00eb Serbia t\u00eb pajtohet me realitetin shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs, sado pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb quhet zgjidh\u00acje p\u00ebrfundimtare e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs: zgjidhje p\u00ebrfundimtare e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje \u00ebsht\u00eb bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb Shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mund t\u00eb thuhet se n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb rritur t\u00eb drejtat politike, kulturore, shoq\u00ebrore, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi komb\u00ebtare, t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni. Ata jan\u00eb sot nj\u00eb faktor i pashmangsh\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn e shtetit maqedonas, megjith\u00ebse nuk mund t\u00eb thuhet se \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb e zgjidhur. Numri i shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen demografike t\u00eb Maqedonis\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh p\u00ebr t&#8217;u quajtur ata t\u00eb k\u00ebnaqur me statusin q\u00eb kan\u00eb sot.<\/p>\n<p>Mendja politike dhe historike sikur e thot\u00eb se ndarja e Maqedonis\u00eb dhe bashkimi i pjes\u00ebs Per\u00ebndimore me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn e bashkuar do t\u00eb sillte zgjidhje t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare dhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes maqedonase.<\/p>\n<p>N\u00eb 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb rritur pak a shum\u00eb edhe t\u00eb drejtat politike, kulturore dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, megjithat\u00eb as pjes\u00ebmarrja n\u00eb jet\u00ebn politike e shtet\u00ebrore, as pun\u00ebsimi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e pun\u00ebsimin e malazezve. Fatin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nd\u00ebrkaq, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe e p\u00ebrcakton d\u00ebshp\u00ebruesh\u00ebm procesi i pandalsh\u00ebm i shp\u00ebrnguljes s\u00eb tyre n\u00eb SHBA-t\u00eb dhe n\u00eb shtete t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjendja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje e ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb quhet e paq\u00ebndruar dhe e pasigurt. N\u00eb disa nga mediat tona shkruhet se Republika e Serbis\u00eb vazhdon t\u00eb mos ua pranoj\u00eb atyre ato t\u00eb drejta q\u00eb i kan\u00eb apo i k\u00ebrkon ajo p\u00ebr serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt n\u00eb Mitrovic\u00ebn Veriore, edhe pse n\u00eb num\u00ebr shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs jan\u00eb dyfish m\u00eb shum\u00eb se serb\u00ebt e Mitrovic\u00ebs Veriore: n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Serbia e synon spastrimin etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Lugina e Preshev\u00ebs! Do ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ajo n\u00eb qoft\u00eb se Kosova nuk e mendon m\u00eb mir\u00eb se deritani politik\u00ebn e saj ndaj k\u00ebsaj Lugine.<\/p>\n<p>Si\u00e7 nuk po e ndryshon Serbia politik\u00ebn e saj tradicionale ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, madje, as ndaj \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs a \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ashtu as Greqia nuk po e ndryshon politik\u00ebn e saj ndaj \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame t\u00eb krijuar me pushtimin e \u00c7am\u00ebris\u00eb prej saj &#8211; prej Greqis\u00eb. Mjerisht, Shqip\u00ebria shtet\u00ebrore nuk ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe nuk po b\u00ebn as sot \u00e7ka e obligon politikisht, moralisht dhe komb\u00ebtarisht t\u00eb b\u00ebj\u00eb e drejta e \u00e7am\u00ebve p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>SHQIP\u00cbRIA, NATO, BE<\/strong><br \/>\nN\u00eb 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s\u00eb.<br \/>\nN\u00eb 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, edhe republika e Kosov\u00ebs po b\u00ebn krejt \u00e7&#8217;mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb par\u00eb an\u00ebtare e k\u00ebtij bashkimi ushtarak per\u00ebndimor. Po aq t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare t\u00eb NATO-s shtetet n\u00eb t\u00eb cilat jetojn\u00eb, jan\u00eb sot edhe p\u00ebrpjekjet e shqitar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shqip\u00ebria shtet\u00ebrore, republika e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi po b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t&#8217;iu bashkuar Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrpjekjet e shqiptar\u00ebve, p\u00ebrpjekjet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian deri sot jan\u00eb treguar m\u00eb pak t\u00eb suksesshme se p\u00ebrpjekjet e fqinj\u00ebve t\u00eb tyre ballkanik\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndryshme: dhe jan\u00eb sa objektive aq edhe subjektive.<br \/>\nShqip\u00ebria shtet\u00ebrore &#8211; e k\u00ebshtu, duket, mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe me republik\u00ebn e Kosov\u00ebs &#8211; nuk po arrin ende t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kushtet q\u00eb k\u00ebrkon BE-ja p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb t\u00eb!<\/p>\n<p><strong>SHQIP\u00cbRIA DHE SHQIPTAR\u00cbT SOT<\/strong><br \/>\nMegjith\u00ebse t\u00eb ndar\u00eb edhe m\u00eb tej n\u00eb disa shtete, shqiptar\u00ebt jan\u00eb sot popull m\u00eb i p\u00ebrparuar e m\u00eb i zhvilluar si n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe kudo tjet\u00ebr n\u00eb Ballkan. Shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb sot m\u00eb mir\u00eb, n\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore, ekonomike, kulturore dhe demokratike se ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre. Por, n\u00eb 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00ebmend\u00ebsia shqiptare ka edhe faqen tjet\u00ebr t\u00eb saj: ka disa t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb heshten.<br \/>\nN\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb thelb vazhdon luft\u00eb gojore qytetare midis forcave politike q\u00eb quhen t\u00eb djathta dhe forcave politike q\u00eb quhen t\u00eb majta. Ato tani e nj\u00ebzet vjet nuk mund t\u00eb krijojn\u00eb pajtim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje themelore t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebto forca politike nuk mund t\u00eb pajtohen, madje, as se cil\u00ebn dit\u00eb ta quajn\u00eb dit\u00eb t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb shtetit prej pushtuesit n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, po t\u00eb gjykojm\u00eb var\u00ebsisht prej emrave q\u00eb u vihen sot atyre &#8211; emra arab\u00eb, turk\u00eb, iranian\u00eb, grek\u00eb, italian\u00eb, francez\u00eb, gjerman\u00eb, anglez\u00eb, spanjoll\u00eb, meksikan\u00eb, e t\u00eb tjer\u00eb, e t\u00eb tjer\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb thuhej se shqiptar\u00ebt kan\u00eb mbi dhjet\u00eb identitete apo se nuk kan\u00eb nj\u00eb identitet t\u00eb q\u00ebndruar!<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb mospajtime, madje ndarje, n\u00eb lidhje me gjuh\u00ebn standarde, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb lidhje me gjuh\u00ebn e nj\u00ebsuar letrare komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ne po ndotim an\u00ebrrug\u00ebt, lumenjt\u00eb, liqenet, bregdetin &#8211; tok\u00ebn ton\u00eb me gjithfar\u00eb l\u00ebnd\u00ebsh ndot\u00ebse; gjuh\u00ebn e bukur e t\u00eb pasur shqipe me fjal\u00eb t\u00eb huaja t\u00eb panevojshme; kurse virtytet tona komb\u00ebtare, bot\u00ebrisht t\u00eb \u00e7muara, me puthje duarsh ndaj t\u00eb huajit, me drog\u00eb, me prostitucion, me rren\u00eb e pabesi. Dhe, t\u00eb gjitha k\u00ebto i b\u00ebjm\u00eb thuajse s&#8217;i duam as tok\u00ebn, as gjuh\u00ebn, as virtytet tona t\u00eb trash\u00ebguara.<br \/>\nN\u00eb 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shqiptar\u00ebt i vazhdojn\u00eb mospajtimet mbi rolin e p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve fetar\u00eb e kulturor\u00eb per\u00ebndimor\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve fetar\u00eb e kulturor\u00eb lindor\u00eb n\u00eb identitetin e tyre, me p\u00ebrpjekjet e disa vetjeve p\u00ebr mohimin a p\u00ebr\u00e7mimin e p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve lindor\u00eb, thuajse p\u00ebr Lindjen dhe p\u00ebr Per\u00ebndimin edhe sot n\u00eb koh\u00ebn e globalizmit mund t\u00eb flitet me gjuh\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb folur n\u00eb koh\u00ebn e kolonializmit t\u00eb shekullit XIX.<br \/>\nN\u00eb 100 -vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, edhe pas nj\u00ebzet vjet\u00ebve t\u00eb rendit demokratik, demokracia shqiptare vazhdon t\u00eb jet\u00eb demokraci e faz\u00ebs zgjedhore, e cila nuk mund t\u00eb quhet as demokraci e gjysm\u00ebkonsoliduar.<\/p>\n<p>Dhe, ndodh k\u00ebshtu, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i partokratizuar, n\u00eb t\u00eb cilin, n\u00eb vend t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, sundojn\u00eb, pun\u00ebsojn\u00eb, \u00e7\u2019pun\u00ebsojn\u00eb, privilegjojn\u00eb e nd\u00ebshkojn\u00eb partit\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, demokracia shqiptare nuk garanton barazin\u00eb e qytetar\u00ebve para ligjit dhe sidomos para gjasave!<br \/>\nN\u00eb 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb, Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb quhen as p\u00ebraf\u00ebrsisht shtet i s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb respektohej ndarja e tri pushteteve. P\u00ebr trysnit\u00eb, pengesat dhe zhvler\u00ebsimet, q\u00eb b\u00ebn qeveria shqiptare ndaj Presidenc\u00ebs, Kryeprokuroris\u00eb dhe gjyq\u00ebsorit jan\u00eb n\u00eb dijeni dhe faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb institucionet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve nuk ka barazi dinjiteti, nuk ka bindje t\u00eb qeveris\u00eb para ligjit dhe gjyq\u00ebsorit, dhe nuk \u00ebsht\u00eb mposhtur dhuna e qeveris\u00eb n\u00eb favor t\u00eb respektimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb institucion q\u00eb rrezaton toleranc\u00eb, mir\u00ebkuptim, vlera shoq\u00ebrore e morale evropiane, po konflikte e mosdurim n\u00eb popull. Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb institucion n\u00eb t\u00eb cilin cenohet r\u00ebnd\u00eb dhe pand\u00ebrprerje kultura elementare e komunikimit t\u00eb forcave politike!<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb, as nj\u00ebzet vjet pas vendosjes s\u00eb rendit demokratik, Shqip\u00ebria nuk ka krijuar sistem t\u00eb q\u00ebndruar zgjedhor, prandaj edhe nuk ka mbajtur ende zgjedhje t\u00eb lira dhe demokratike n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb plot\u00ebsoheshin standardet q\u00eb k\u00ebrkon BE-ja.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb, Shqip\u00ebria ende nuk ka krijuar nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb q\u00ebndruar shtet\u00ebrore; administrata e saj vazhdon t\u00eb jet\u00eb administrat\u00eb kryesisht partiake!<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mediat shqiptare, t\u00eb botuara dhe elektronike, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontrollin e qeveris\u00eb a t\u00eb partive kryesore, kurse i vetmi televizion publik, TVSH-ja, vazhdon t\u00eb jet\u00eb i ndoruar, dometh\u00ebn\u00eb sh\u00ebrbyes ndaj qeveris\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, g\u00ebnjeshtra, mashtrimi, shantazhi, cinizmi, ekzaltimet, teprimet, pasionet e fryra p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb gjuh\u00ebn mbizot\u00ebruese politike, sidomos t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb sotme shqiptare, me t\u00eb cil\u00ebn mashtrohet dhe n\u00ebn\u00e7mohet mendja e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, krimi i organizuar dhe korrupsioni i shum\u00ebllojsh\u00ebm e sh\u00ebnojn\u00eb jet\u00ebn politike e shtet\u00ebrore shqiptare dhe jan\u00eb penges\u00eb e madhe e nd\u00ebrtimit demokratik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore e partiake gjenden edhe delikuent\u00eb, g\u00ebnjeshtar\u00eb, mashtrues, t\u00eb korruptuar e dhun\u00ebtar\u00eb &#8211; njer\u00ebz t\u00eb rreziksh\u00ebm jo pse s&#8217;din\u00eb t\u00eb frik\u00ebsohen, po pse s&#8217;din\u00eb t\u00eb turp\u00ebrohen. Privilegjat e tyre t\u00eb shum\u00ebllojshme, t\u00eb paprovuara prej paraardh\u00ebsve t\u00eb tyre politik\u00eb e shtet\u00ebror\u00eb, pasurit\u00eb e tyre, t\u00eb patundshme e t\u00eb tundshme, t\u00eb krijuara tep\u00ebr shpejt e tep\u00ebr leht\u00eb, lejojn\u00eb t\u00eb pohohet se pasuria komb\u00ebtare shqiptare, kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdorur dhe nuk \u00ebsht\u00eb pla\u00e7kitur si\u00e7 po shp\u00ebrdoret e po pla\u00e7kitet prej kast\u00ebs s\u00eb sotme politike e shtet\u00ebrore. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si k\u00ebta vet\u00ebm edhe Ahmet Zogu me mytesarif\u00ebt e tij e ka pla\u00e7kitur Shqip\u00ebrin\u00eb, kurse Nikolla Pashiqi me namesnik\u00ebt e tij Kosov\u00ebn!<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prij\u00ebsit e k\u00ebsaj kaste politike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb sundimtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm: t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb partit\u00eb e tyre dhe t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb pushtetin shqiptar, natyrisht duke e z\u00ebvend\u00ebsuar nj\u00ebri &#8211; tjetrin n\u00eb pushtetin shtet\u00ebror, por jo edhe partiak. Nuk duan ta din\u00eb se k\u00ebshtu funksionon oligarkia, t\u00eb cil\u00ebn Platoni, n\u00eb vepr\u00ebn e tij Shteti, e quan sistem m\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm se tirania.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pjes\u00ebtar\u00ebt e kast\u00ebs politike, pavar\u00ebsisht sa g\u00ebnjejn\u00eb, sa mashtrojn\u00eb, sa shkelin ligje e Kushtetut\u00eb, mbesin t\u00eb pand\u00ebshkuar. Nuk \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme, prandaj, pse institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb flasin p\u00ebr kultur\u00ebn e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike shqiptare si p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe q\u00eb prodhon shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha arsyet e sip\u00ebrth\u00ebna, shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb paqen politike e shpirt\u00ebrore dhe mir\u00ebqenien jet\u00ebsore n\u00eb bot\u00eb, para s\u00eb gjithash n\u00eb vende t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00eb SHBA dhe n\u00eb Kanada. Vet\u00ebm gjat\u00eb nj\u00ebzet vjet\u00ebve t\u00eb fundit atdheun e tyre, Shqip\u00ebrin\u00eb, e kan\u00eb braktisur rreth 1 milion e 300 mij\u00eb shqiptar\u00eb, kurse Kosov\u00ebn rreth 700 mij\u00eb! Hulumtimet e b\u00ebra tregojn\u00eb se numri i atyre q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb largohen prej atdheut \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh se i t\u00eb larguarve.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 &#8211; vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn politike dhe shtet\u00ebrore shqiptare ndodhin gjith\u00eb k\u00ebto t\u00eb k\u00ebqija, kurse BE-ja, dhe SHBA-t\u00eb vazhdojn\u00eb t&#8217;u shtrijn\u00eb dor\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb kast\u00ebs politike sunduese, q\u00eb i prodhojn\u00eb k\u00ebto t\u00eb k\u00ebqija, q\u00eb popullin shqiptar e mbajn\u00eb n\u00eb gjendje krize t\u00eb p\u00ebrhershme sociale, politike e morale.<\/p>\n<p>Po, ta p\u00ebrfundoj k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb.<br \/>\nPrej shtjellimit t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb mund t\u00eb shihet, besoj, se Shqip\u00ebria n\u00eb 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb ndodhet n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb identitetit t\u00eb saj politik dhe shtet\u00ebror. Dhe, k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim e d\u00ebshmojn\u00eb si t\u00eb arriturat ashtu edhe prapangeljet e t\u00eb k\u00ebqijat e sip\u00ebrtheksuara. Demiurgu i historis\u00eb dhe rrethanat nd\u00ebrkomb\u00ebtare ia kan\u00eb krijuar mund\u00ebsin\u00eb asaj q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb realitet at\u00eb identitetin politik, shtet\u00ebror dhe qytet\u00ebrues, dhe at\u00eb iden\u00eb e madhe t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar q\u00eb e \u00ebnd\u00ebrronin krijuesit e Shqip\u00ebris\u00eb: rilind\u00ebsit e m\u00ebdhenj. Dometh\u00ebn\u00eb se shekulli XXI, ka filluar si shekull i p\u00ebrpjet\u00ebz\u00ebs historike t\u00eb popullit shqiptar: ai i ka krijuar atij gjas\u00ebn q\u00eb nuk e ka pasur kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij t\u00eb re &#8211; gjas\u00ebn e bashkimit komb\u00ebtar dhe t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb historike. A do t\u00eb din\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kosova, a do t\u00eb din\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, q\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gjas\u00eb historike mbetet t\u00eb shihet.<\/p>\n<p>Po t\u00eb isha m\u00eb i ri do t\u00eb hyja n\u00eb sheshin e betejave politike dhe do t\u00eb b\u00ebja \u00e7mos p\u00ebr send\u00ebrtimin e atij ideali e t\u00eb atyre vlerave. K\u00ebshtu, n\u00eb mosh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jam, s&#8217;m\u00eb mbetet tjet\u00ebr p\u00ebrpos t\u00eb rri anash, t\u00eb shikoj \u00e7&#8217;b\u00ebhet, t\u00eb d\u00ebgjoj \u00e7&#8217;thuhet, t\u00eb p\u00ebrimtoj \u00e7&#8217;mendohet, t\u00eb b\u00ebj krahasime e vler\u00ebsime, natyrisht me lapsin n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p><em>Prishtin\u00eb, 20.11.2012<\/em><\/p>\n<p><em>Vijon nga analiza &#8220;Sundimtar\u00ebt e nj\u00eb shekulli&#8221;<\/em><br \/>\n(<em>e\u00e7\/shqiptarja.com<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analiza: Nga REXHEP QOSJA, 28 N\u00ebntor 2012 Gjat\u00eb 100 vjet\u00ebve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, Shqip\u00ebria shtet\u00ebrore do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje, kur m\u00eb pak e kur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb suksesshme, p\u00ebr kthim n\u00eb gjirin e qytet\u00ebrimit evropian. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje fillojn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Rilindjes Komb\u00ebtare, p\u00ebrforcohen pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, ve\u00e7mas n\u00eb programin politik, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Zgjidhja e vetme, bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zgjidhja e vetme, bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Analiza: Nga REXHEP QOSJA, 28 N\u00ebntor 2012 Gjat\u00eb 100 vjet\u00ebve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, Shqip\u00ebria shtet\u00ebrore do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje, kur m\u00eb pak e kur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb suksesshme, p\u00ebr kthim n\u00eb gjirin e qytet\u00ebrimit evropian. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje fillojn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Rilindjes Komb\u00ebtare, p\u00ebrforcohen pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, ve\u00e7mas n\u00eb programin politik, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-11-29T20:16:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Zgjidhja e vetme, bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-11-29T20:16:06+00:00\",\"dateModified\":\"2012-11-29T20:16:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/\"},\"wordCount\":3535,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/\",\"name\":\"Zgjidhja e vetme, bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg\",\"datePublished\":\"2012-11-29T20:16:06+00:00\",\"dateModified\":\"2012-11-29T20:16:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zgjidhja e vetme, bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zgjidhja e vetme, bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zgjidhja e vetme, bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Analiza: Nga REXHEP QOSJA, 28 N\u00ebntor 2012 Gjat\u00eb 100 vjet\u00ebve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, Shqip\u00ebria shtet\u00ebrore do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje, kur m\u00eb pak e kur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb suksesshme, p\u00ebr kthim n\u00eb gjirin e qytet\u00ebrimit evropian. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje fillojn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Rilindjes Komb\u00ebtare, p\u00ebrforcohen pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, ve\u00e7mas n\u00eb programin politik, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-11-29T20:16:06+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Zgjidhja e vetme, bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb","datePublished":"2012-11-29T20:16:06+00:00","dateModified":"2012-11-29T20:16:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/"},"wordCount":3535,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/","name":"Zgjidhja e vetme, bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg","datePublished":"2012-11-29T20:16:06+00:00","dateModified":"2012-11-29T20:16:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjidhja-e-vetme-bashkimi-i-kosoves-me-shqiperine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zgjidhja e vetme, bashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12200"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12200"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12200\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}