{"id":12196,"date":"2012-11-28T23:24:27","date_gmt":"2012-11-28T22:24:27","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6122"},"modified":"2012-11-28T23:24:27","modified_gmt":"2012-11-28T22:24:27","slug":"intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Kadare: Ky \u00ebsht\u00eb shekulli m\u00eb dramatiku, por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismail Kadare\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>TemA<\/strong>, <em>28 N\u00ebntor 2012<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare, ka folur p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cNew York Daily News\u201d.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Zoti Kadare, a mund ta filloj duke ju p\u00ebrg\u00ebzuar p\u00ebr nominimin tuaj t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsi. Duke qen\u00eb se ky nuk \u00ebsht\u00eb nominimi juaj i par\u00eb, madje nj\u00eb prej t\u00eb shumt\u00ebve, si e shihni k\u00ebt\u00eb proces?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se nominimi p\u00ebr \u00e7mimin \u201cNobel\u201d, qoft\u00eb edhe i p\u00ebrs\u00ebritur, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do shkrimtar. Nd\u00ebrkaq, dihet se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb nominuarit humbin (nuk fitojn\u00eb), me p\u00ebrjashtim t\u00eb fitimtarit. Megjithat\u00eb kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u m\u00ebrzitur.<\/p>\n<p><strong>A ka ndryshuar ndjesia juaj ndaj kandidimit, nga i pari deri te ai i tanishmi?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo varet nga rasti. P\u00ebr shembull, un\u00eb kam qen\u00eb kandidat p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur vendi im, Shqip\u00ebria, ka qen\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb vend komunist, por nj\u00eb vend stalinist, m\u00eb i ashpri n\u00eb Europ\u00eb. Dihej se n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb till\u00eb ky \u00e7mim nuk do t\u00eb pranohej kurrsesi. K\u00ebshtu q\u00eb g\u00ebzimi im ka qen\u00eb i p\u00ebrzier me shqet\u00ebsimin e refuzimit t\u00eb detyruar.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb ndodhte?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 1958, kur shkrimtari rus-sovjetik Past\u00ebrnak, fitoi \u00e7mimin \u201cNobel\u201d, kund\u00ebr tij shp\u00ebrtheu nj\u00eb fushat\u00eb armiq\u00ebsore n\u00eb Bashkimin Sovjetik. Kam qen\u00eb student p\u00ebr let\u00ebrsi n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Instituti yn\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb fushat\u00eb. Dit\u00ebn student\u00ebt dilnin n\u00eb miting kund\u00ebr Past\u00ebrnakut, kurse nat\u00ebn \u00ebnd\u00ebrronin \u201cfatin\u201d e tij. (Dometh\u00ebn\u00eb ta fitonin at\u00eb \u00e7mim \u201cborgjez\u201d, pastaj t\u00eb b\u00ebhej \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebhej.) Past\u00ebrnaku u k\u00ebrc\u00ebnua nga shteti: n\u00eb qoft\u00eb se nuk e refuzonte \u00e7mimin, do t\u00eb d\u00ebbohej nga vendi i tij. Kurse po t\u00eb ndodhte kjo n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk do t\u00eb kishte d\u00ebbim, por shum\u00eb m\u00eb keq: burg ose pushkatim. K\u00ebt\u00eb ngjarje e kam p\u00ebrshkruar n\u00eb nj\u00ebrin nga romanet e mia t\u00eb hershme, q\u00eb titullohet: \u201cMuzgu i per\u00ebndive t\u00eb step\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Duke par\u00eb librat tuaj t\u00eb shumt\u00eb duket se Shqip\u00ebria ka qen\u00eb burimi juaj i frym\u00ebzimit p\u00ebr shum\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb por n\u00eb kontekste t\u00eb ndryshme\u2026<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu thuhet zakonisht, por mendoj se kjo nuk \u00ebsht\u00eb fort e sakt\u00eb. Subjektet e veprave t\u00eb mia kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb globit tok\u00ebsor: nga piramidat e Egjiptit te muri kinez. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb ve\u00e7anti e imja. Nj\u00eb pjes\u00eb e shkrimtar\u00ebve nuk e njohin kufizimin gjeografik apo historik. Let\u00ebrsia e ka p\u00ebrmas\u00ebn globale n\u00eb natyr\u00ebn e vet. Pavar\u00ebsisht nga koha apo vendi ku prodhohet, ajo synon aty p\u00ebr aty gjith\u00eb bot\u00ebn dhe gjith\u00eb koh\u00ebrat. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, mund t\u00eb thuhet se kur nj\u00eb popull arrin t\u00eb krijoj\u00eb let\u00ebrsi ose art t\u00eb \u00e7muar, ai nuk e shfryt\u00ebzon p\u00ebr vete, si\u00e7 b\u00ebn me pasurit\u00eb e tjera, ta z\u00ebm\u00eb naft\u00ebn (m\u00eb falni p\u00ebr krahasimin), por ia fal si dhurat\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ve\u00e7antit\u00eb m\u00eb t\u00eb mrekullueshme t\u00eb artit. Fal\u00eb k\u00ebsaj mrekullie, Shekspiri, p\u00ebr shembull, i p\u00ebrket po aq Anglis\u00eb e gjuh\u00ebs angleze, sa gjith\u00eb bot\u00ebs. E k\u00ebshtu me radh\u00eb, gjith\u00eb gjenit\u00eb e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p><strong>Kush apo \u00e7far\u00eb ju ka influencuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb formimin tuaj letrar?<\/strong><\/p>\n<p>Ndikimet e mia m\u00eb t\u00eb ndjeshme kan\u00eb qen\u00eb nga ai q\u00eb mund t\u00eb quhet \u201ckrahu i zymt\u00eb i let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d (Dante, Shekspiri, Kafka). Pastaj nga pjesa antike e saj, kryesisht tragjedis\u00eb greke, dhe, pa dyshim, nga tradita shqiptaro-ballkanike.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr fest\u00ebn e 100-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 100 Vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb tyre, shqiptar\u00ebt mund t\u00eb thon\u00eb se ky ka qen\u00eb shekulli m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e nj\u00ebher\u00ebsh m\u00eb dramatiku n\u00eb historin\u00eb e tyre. Shk\u00ebputja nga Perandoria Osmane, dalja nga komunizmi dhe rikthimi n\u00eb kontinentin m\u00ebm\u00eb, Europ\u00ebn, mund t\u00eb p\u00ebrcaktohen si tri ngjarjet themelore t\u00eb k\u00ebtij kombi. T\u00eb gjitha k\u00ebto ndodh\u00ebn brenda k\u00ebtyre 100 viteve. Dhe mendoj se nuk jan\u00eb pak.<\/p>\n<p><strong>Si e gjen ky p\u00ebrvjetor sot kombin shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>Gadishulli i Ballkanit, n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebn pjes\u00eb Shqip\u00ebria, njihet sot si nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara t\u00eb Europ\u00ebs. Ndon\u00ebse pranohet nj\u00ebz\u00ebri si zanafilla antike e qytet\u00ebrimit europian, kjo biografi e fisme nuk e ka shp\u00ebtuar dot nga cil\u00ebsimi si gadishull problematik, me t\u00eb cilin Europa e Bashkuar ka vite q\u00eb detyrohet t\u00eb merret.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb pozitive, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt e gadishullit kan\u00eb nj\u00eb synim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: hyrjen n\u00eb Europ\u00eb. Mir\u00ebpo kjo d\u00ebshir\u00eb bashkuese, nuk mjafton, p\u00ebr fat t\u00eb keq q\u00eb ata ta kap\u00ebrcejn\u00eb p\u00ebr\u00e7arjen e tyre proverbiale. Kam pasur rastin t\u00eb theksoj se jan\u00eb tre popuj n\u00eb Ballkan prej t\u00eb cil\u00ebve varen shum\u00eb gj\u00ebra: grek\u00ebt, shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt. Jan\u00eb fqinj\u00eb shekullor\u00eb, ndon\u00ebse identitetet, gjuh\u00ebt, madje alfabetet i kan\u00eb krejt t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebri-tjetri. Megjithat\u00eb, kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb p\u00ebrligj\u00eb munges\u00ebn e harmonis\u00eb midis tyre. E thash\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur te mendimi se, n\u00eb qoft\u00eb se nga k\u00ebto tre kombe, nj\u00ebri prej tyre, kombi shqiptar, ka jo nj\u00eb, por dy shtete n\u00eb Ballkan, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, e shoh k\u00ebt\u00eb faktor si p\u00ebrgjigje t\u00eb dyfisht\u00eb q\u00eb ka ky komb p\u00ebr vendosjen e harmonis\u00eb dhe paqes n\u00eb gadishull.<\/p>\n<p><strong>Q\u00eb kur veprat tuaja u p\u00ebrkthyen s\u00eb pari n\u00eb fr\u00ebngjisht dhe pastaj n\u00eb anglisht, ato kan\u00eb mb\u00ebrthyer v\u00ebmendjen e elit\u00ebs letrare si edhe at\u00eb t\u00eb lexuesve t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. \u00c7far\u00eb konsideroni si m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen n\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses tuajin?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrkthimi dhe vler\u00ebsimi i vepr\u00ebs sime n\u00eb Per\u00ebndim, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1970, ka qen\u00eb ngjarja m\u00eb e befasishme dhe unikale n\u00eb jet\u00ebn time si shkrimtar. Ndoshta k\u00ebto fjal\u00eb duken t\u00eb tepruara, por un\u00eb do t\u2019jua shpjegoj p\u00ebrse. Ky ishte nj\u00eb paradoks p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar t\u00eb njohur t\u00eb nj\u00eb vendi stalinist, shteti m\u00eb antiper\u00ebndimor i Europ\u00ebs, nga t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet. Pyetja \u201cp\u00ebrse?\u201d do t\u00eb b\u00ebhej nga t\u00eb gjith\u00eb, e n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga vet\u00eb Shqip\u00ebria komuniste. P\u00ebrse na e p\u00eblqejn\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrimtar armiqt\u00eb tan\u00eb? Pyetja do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr sens nga njer\u00ebzit liberal\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nga lexuesit per\u00ebndimor\u00eb, nga un\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk isha p\u00ebrfaq\u00ebsues i ndonj\u00eb l\u00ebvizjeje kund\u00ebr regjimit (nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb as q\u00eb p\u00ebrfytyrohej n\u00eb Shqip\u00ebri), as disident i shpallur, i burgosur etj. Isha thjesht nj\u00eb shkrimtar. Nga ky botim dhe nga ky vler\u00ebsim n\u00eb Per\u00ebndim, kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zbulim t\u00eb madh: mund\u00ebsit\u00eb e mrekullueshme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Duke qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb konsiderohej si nj\u00eb burg i madh, kisha shkruar let\u00ebrsi q\u00eb p\u00eblqehej, q\u00eb \u00e7mohej n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb. Shkurt, kisha b\u00ebr\u00eb let\u00ebrsin\u00eb q\u00eb duhej. Kisha hyr\u00eb n\u00eb klubin e letrave europiane. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, kisha nd\u00ebrruar koh\u00eb: nga koha e rendit stalinist kisha hyr\u00eb n\u00eb koh\u00ebn universale t\u00eb artit. Ishte sikur t\u00eb kapje t\u00eb ardhmen, ta prekje, t\u00eb jetoje n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA, 28 N\u00ebntor 2012 Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare, ka folur p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cNew York Daily News\u201d. Zoti Kadare, a mund ta filloj duke ju p\u00ebrg\u00ebzuar p\u00ebr nominimin tuaj t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsi. Duke qen\u00eb se ky nuk \u00ebsht\u00eb nominimi juaj i par\u00eb, madje nj\u00eb prej t\u00eb shumt\u00ebve, si e shihni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Kadare: Ky \u00ebsht\u00eb shekulli m\u00eb dramatiku, por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Kadare: Ky \u00ebsht\u00eb shekulli m\u00eb dramatiku, por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA, 28 N\u00ebntor 2012 Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare, ka folur p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cNew York Daily News\u201d. Zoti Kadare, a mund ta filloj duke ju p\u00ebrg\u00ebzuar p\u00ebr nominimin tuaj t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsi. Duke qen\u00eb se ky nuk \u00ebsht\u00eb nominimi juaj i par\u00eb, madje nj\u00eb prej t\u00eb shumt\u00ebve, si e shihni [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-11-28T22:24:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\/ Kadare: Ky \u00ebsht\u00eb shekulli m\u00eb dramatiku, por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr shqiptar\u00ebt\",\"datePublished\":\"2012-11-28T22:24:27+00:00\",\"dateModified\":\"2012-11-28T22:24:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/\"},\"wordCount\":1284,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/\",\"name\":\"INTERVISTA\/ Kadare: Ky \u00ebsht\u00eb shekulli m\u00eb dramatiku, por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2012-11-28T22:24:27+00:00\",\"dateModified\":\"2012-11-28T22:24:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\/ Kadare: Ky \u00ebsht\u00eb shekulli m\u00eb dramatiku, por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr shqiptar\u00ebt\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Kadare: Ky \u00ebsht\u00eb shekulli m\u00eb dramatiku, por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Kadare: Ky \u00ebsht\u00eb shekulli m\u00eb dramatiku, por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA, 28 N\u00ebntor 2012 Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare, ka folur p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cNew York Daily News\u201d. Zoti Kadare, a mund ta filloj duke ju p\u00ebrg\u00ebzuar p\u00ebr nominimin tuaj t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsi. Duke qen\u00eb se ky nuk \u00ebsht\u00eb nominimi juaj i par\u00eb, madje nj\u00eb prej t\u00eb shumt\u00ebve, si e shihni [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-11-28T22:24:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Kadare: Ky \u00ebsht\u00eb shekulli m\u00eb dramatiku, por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr shqiptar\u00ebt","datePublished":"2012-11-28T22:24:27+00:00","dateModified":"2012-11-28T22:24:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/"},"wordCount":1284,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/","name":"INTERVISTA\/ Kadare: Ky \u00ebsht\u00eb shekulli m\u00eb dramatiku, por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg","datePublished":"2012-11-28T22:24:27+00:00","dateModified":"2012-11-28T22:24:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ismail_kadare.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-kadare-ky-eshte-shekulli-me-dramatiku-por-edhe-me-i-rendesishmi-per-shqiptaret\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Kadare: Ky \u00ebsht\u00eb shekulli m\u00eb dramatiku, por edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr shqiptar\u00ebt"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12196"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12196"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12196\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}