{"id":12156,"date":"2012-11-05T15:36:17","date_gmt":"2012-11-05T14:36:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5729"},"modified":"2012-11-05T15:36:17","modified_gmt":"2012-11-05T14:36:17","slug":"a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb ndryshohej skema e d\u00ebrguar nga Roma?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arjan Kall\u00e7o\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Arjan Kall\u00e7o<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00ebt po i ia linin vendin nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e Rom\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrshpejtim t\u00eb zbarkimit po b\u00ebhej edhe m\u00eb e fort\u00eb. P\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt ishte e qart\u00eb se nuk ishin hedhur t\u00eb gjitha kartat n\u00eb tavolin\u00eb. Secila pal\u00eb mbante rezerva dhe sapo t\u00eb shfaqeshin ngurrimet e para, do t\u00eb dilnin edhe rrug\u00ebdaljet. Ndr\u00ebsa Italia si nj\u00eb fuqi ushtarake i kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha llogarit\u00eb e veta lidhur me ecurin\u00eb e ngjarjeve, kishin marr\u00eb masa q\u00eb edhe n\u00eb rast protestash nga fuqit\u00eb e tjera, t\u00eb b\u00ebnin interpretimin e duhur pa m\u00ebdyshje t\u00eb zbarkimit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria si nj\u00eb vend i vog\u00ebl dhe pa p\u00ebrkrahje nuk kishte se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnte, e ndodhur p\u00ebrball\u00eb situat\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mbetetj vet\u00ebm t\u00eb zbatohej d\u00ebshira e Du\u00e7es p\u00ebr nj\u00eb zbarkim q\u00eb n\u00eb dukje do t\u00eb ishte nj\u00eb veprim q\u00eb nuk do ta c\u00ebnonte vendin. Por Zogu p\u00ebrs\u00ebri nuk po tregohej i hapur deri n\u00eb fund, pasi kishte gjasa q\u00eb t\u00eb prishte qefin e ndonj\u00eb padroni tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb. Ditari vazhdon me dat\u00ebn 26 mars, kur tratativat dukej se nuk po hasnin pengesa t\u00eb m\u00ebdha nga qeveria shqiptare q\u00eb kishte mbetur e zbuluar krejt\u00ebsisht p\u00ebrball\u00eb d\u00ebshirave t\u00eb ethshme t\u00eb fashsit\u00ebve. Gjendja e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb vend e detyronte q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruante \u00e7do lloj traktati, mjaft q\u00eb Italia ta ndihmonte n\u00eb ato momente tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira jo vet\u00ebm ekonomike.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 mars Jakomoni i shkruante Rom\u00ebs lidhur me bised\u00ebn q\u00eb kishte patur me mbretin p\u00ebr projektin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb par\u00eb nuk e pash\u00eb t\u00eb nevojshme t\u00eb lidhja nj\u00eb traktat t\u00eb ri. I k\u00ebrkova n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre ai e shihte vendosjen e nj\u00eb raporti t\u00eb ri italo-shqiptar. Ai u tregua i gatsh\u00ebm p\u00ebr marr\u00ebveshje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mundshme. N\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs i shpreva disa ide mbi argumentin, duke i treguar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb traktat aleance mbi baza parimore t\u00eb frym\u00ebzuara t\u00eb traktatit t\u00eb Ferrarisit. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ishim dakord. Por pata p\u00ebrshtypjen se mbreti e fshihte mendimin e v\u00ebrtet\u00eb. Por edhe brenda kampit t\u00eb vet Zogu nuk i kishte t\u00eb gjith\u00eb me vete, pasi disa syresh nuk ishin aq dashamir\u00ebs ndaj nj\u00eb veprimit t\u00eb till\u00eb. N\u00eb bised\u00ebn me Libohov\u00ebn m\u2019u duk jomiq\u00ebsor ndaj \u00e7do koncepti t\u00eb forcimit formal t\u00eb aleanc\u00ebs. Ibohov\u00ebs, Jakomoni i kishte treguar skem\u00ebn e traktatit. Ai ishte nj\u00eb mik i sinqert\u00eb i Italis\u00eb, e kuptonte qart\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po debatonin n\u00eb Shqip\u00ebri, por ishin edhe n\u00eb djeni t\u00eb situat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb reflektimeve q\u00eb ajo mund t\u00eb kishte n\u00eb raportet italo-shqiptare.<\/p>\n<p>Formulat mund t\u00eb studioheshin bashkarisht. Urgjente ishte forcimi i lidhjeve t\u00eb aleanc\u00ebs mbi baz\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb dhe sovranitetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb dinjitetit dhe prerogativave reale. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre sigurive Libohova u shfaq kund\u00ebr nj\u00eb firme t\u00eb nj\u00eb akti formal dhe me karakter t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr forcimin e alenac\u00ebs. Sipas tij \u00e7do mas\u00eb e marr\u00eb n\u00eb raportin fuqi dhe e dob\u00ebt, Shqip\u00ebria do t\u00eb dukej si nj\u00eb shtet i mbrojtur. Ai ishte p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb faktike, pavar\u00ebsie dhe p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim praktik dhe efektiv mes dy vendeve. Meq\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e mbretit do t\u00eb mbahej nj\u00eb mbledhje ku do t\u00eb merrnin pjes\u00eb Libohova, kryeministri dhe ndihm\u00ebsi i tij i par\u00eb, Jakomoni i tha q\u00eb t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm ta ndiqte n\u00eb \u00e7do rrug\u00eb q\u00eb t\u2019i afronte tek q\u00ebllimi i nj\u00eb bashk\u00ebpunimi efikas mes dy vendeve.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 e informonte Rom\u00ebn p\u00ebr situat\u00ebn dhe nevoj\u00ebn ku gjendej q\u00eb t\u2019i mbahej nj\u00eb taktike bisede me eksponent\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb qeveris\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos niseshin nga skema, por nga Traktati i aleanc\u00ebs n\u00eb fuqi. Do t\u00eb kishte sugjerime p\u00ebr zgjerim q\u00eb do ta afronin me skem\u00ebn e re. Kjo taktik\u00eb ishte e nevojshme, sepse n\u00eb fillimet e bised\u00ebs nuk do t\u00eb nxirrnin ato urdh\u00ebra ndaj forcimit t\u00eb aleanc\u00ebs sipas fjal\u00ebve t\u00eb mbretit. Jakomoni i shkruante Ministris\u00eb s\u00eb jashtme se n\u00ebse traktati do t\u00eb mbetej e pandryshuar, q\u00ebllimi i Rom\u00ebs ishte t\u2019i thonin mbretit se po t\u00eb mos n\u00ebnshkruhej asnj\u00eb marr\u00ebveshje, zbarkimi i trupave gjith\u00ebsesi do t\u00eb b\u00ebhej. Italian\u00ebt mendonin q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb paraqitur, MPJ do t\u00eb vazhdonte t\u00eb redaktonte nj\u00eb tekst p\u00ebrfundimtar ku t\u00eb parashikoheshin t\u00eb gjitha veprimet. Kur ky dokument t\u00eb ishte sigluar n\u00eb Rom\u00eb dhe vet\u00ebm kur t\u00eb mb\u00ebrrinte ai, do t\u00eb mund t\u00eb rifillohej biseda me mbretin, lidhur me mb\u00ebrritjen e trupave italiane, e motivuar nga situata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mb\u00ebrritja e trupave legjitimohej n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb n\u00eb shtator 1938 dhe b\u00ebhej me e qart\u00eb pas k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ndaj Italis\u00eb, ku midis t\u00eb tjerave, bashk\u00eb me to, ishte dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr materiale p\u00ebr ushtrin\u00eb shqiptare. Nd\u00ebrkoh\u00eb Manilo Gabrieli, atasheu ushtarak i Misionit n\u00eb Shqip\u00ebri, u takua me mbretin q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkonte motivet p\u00ebrse e b\u00ebnin t\u00eb nevojshme pranin\u00eb e trupave italiane.<br \/>\nMadh\u00ebria juaj me d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u00eb merrni masa p\u00ebr nj\u00eb mbrojtje t\u00eb kufijv\u00eb, k\u00ebrkuat dhe mor\u00ebt n\u00eb vitin 1927 ndihm\u00ebn q\u00eb qeveria italiane t\u00eb organizonte forcat e armatosura shqiptare dhe mjetet e domosdoshme mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>Ne iu p\u00ebrmbajt\u00ebm impenjimeve tona, por pas nj\u00eb p\u00ebrvoje t\u00eb gjat\u00eb, u bind\u00ebm se forcat shqiptare nuk mund ta ken\u00eb efi\u00e7enc\u00ebn e duhur, sepse puna jon\u00eb u b\u00eb krejt e pamundur nga paaft\u00ebsia e gjeneralit Aranitas dhe shum\u00eb ushtarak\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ju i mbani n\u00eb postet kryesore. Meq\u00eb ju shpreh\u00ebt frik\u00ebn ndaj agresionit n\u00eb kufi, ne ju b\u00ebjm\u00eb t\u00eb pranishme se \u00e7do ushtri e huaj, duke kaluar kufirin, do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb portet e Durr\u00ebsit dhe t\u00eb Vlor\u00ebs brenda 2-3 dit\u00ebve. Pas pushtimit, forcat italiane duke u nisur nga bazat tona do t\u00eb ekspozohen ndaj humbjeve q\u00eb ta pushtojn\u00eb atdheun tuaj. Q\u00eb t\u2019i shmangim k\u00ebto sakrifica t\u00eb kota, qeveria e Rom\u00ebs, duke mbajtur parasysh traktatin n\u00eb fuqi t\u00eb aleanc\u00ebs, ju propozon t\u00eb autorizoni vendosjen e forcave italiane n\u00eb Shqi\u00ebpri, t\u00eb afta t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb bashk\u00eb me trupat tuaja agresione t\u00eb mundshme q\u00eb nga fillimi i veprimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gabrieli shkruante se pas p\u00ebrgjigjes s\u00eb mbretit se nd\u00ebrhyrja e trupave italiane n\u00eb koh\u00eb paqe, mund t\u00eb ngjallte protesta tek fuqit\u00eb e huaja dhe t\u00eb konsiderohej e d\u00ebmshme p\u00ebr sovranitetin e Shqip\u00ebris\u00eb, i thash\u00eb se nd\u00ebrhyrja ishte vendosur nga t\u00eb dy aleat\u00ebt, me vendim t\u00eb plot\u00eb, duke par\u00eb komplikimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe k\u00ebshtu askush nuk do t\u00eb protestonte. Shtova se anglez\u00ebt po pushtonin lokalitete strategjike t\u00eb vendeve t\u00eb tjera pa e c\u00ebnuar pavar\u00ebsin\u00eb e tyre. E sigurova se forcat italiane t\u00eb destinuara n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishin n\u00ebn urdh\u00ebrat e tij. Iu luta q\u00eb t\u00eb kishte besim n\u00eb synimet italiane q\u00eb t\u2019i jepnin siguri, paqe dhe mirq\u00ebnie popullit mik aleat. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre agrumentimeve mbreti u tregua i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u2019i shqyrtonte n\u00eb favor t\u00eb Italis\u00eb kushtet ushtarake t\u00eb propozuara nga Roma, duke p\u00ebrs\u00ebritur se disa nga k\u00ebrkesat e shtruara Zogu edhe mund t\u00eb mos i pranonte. Ishte e qart\u00eb q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb duhej ta p\u00ebrfundonim marr\u00ebveshjen, fakt q\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb real, nuk duhej t\u00eb dukej si nj\u00eb imponim kategorik Italian i pranuar nga mbreti p\u00ebr motive tashm\u00eb t\u00eb njohura.<\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb ngecjes italian\u00ebt ishin t\u00eb sigurt\u00eb se do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb modifikoheshin disa pika nga skema e d\u00ebrguar nga Roma. Sido q\u00eb t\u00eb shkonin ngjarjet, me apo pa ndryshime t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, skema ishte gati dhe do t\u2019i q\u00ebndrohej asaj sipas porosive t\u00eb d\u00ebrguara nga Roma. Para nj\u00eb presioni t\u00eb madh, ende t\u00eb pashprehur haptazi nga italian\u00ebt, Zogu nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta refuzonte skem\u00ebn, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb p\u00ebrballej me presione t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe dor\u00ebzimi do t\u00eb ishte kapitullim. K\u00ebt\u00eb situat\u00eb Zogu nuk do ta p\u00eblqente kurr\u00eb, acarimi mund t\u00eb sillte pasoja p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb vend, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u2019i largohej me d\u00ebshir\u00ebn e vet fronit mbret\u00ebror. Ai k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kuptonte, por n\u00eb horizont nuk kishte asnj\u00eb rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr. M\u00eb mir \u00ebt\u00eb humbte pavar\u00ebsin\u00eb e vendit, sesa t\u00eb humbte fronin. Midis shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqiave, do t\u00eb zgjidhte interesat e veta t\u00eb ngushta p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kishte kursyer edhe mendimtar\u00ebt e shquar shqiptar\u00eb t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p><em>Arjan Kall\u00e7o dhe akademiku italian Emilio Benvenuto<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arjan Kall\u00e7o Dit\u00ebt po i ia linin vendin nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e Rom\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrshpejtim t\u00eb zbarkimit po b\u00ebhej edhe m\u00eb e fort\u00eb. P\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt ishte e qart\u00eb se nuk ishin hedhur t\u00eb gjitha kartat n\u00eb tavolin\u00eb. Secila pal\u00eb mbante rezerva dhe sapo t\u00eb shfaqeshin ngurrimet e para, do t\u00eb dilnin edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12156","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>A do t\u00eb ndryshohej skema e d\u00ebrguar nga Roma? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A do t\u00eb ndryshohej skema e d\u00ebrguar nga Roma? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arjan Kall\u00e7o Dit\u00ebt po i ia linin vendin nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e Rom\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrshpejtim t\u00eb zbarkimit po b\u00ebhej edhe m\u00eb e fort\u00eb. P\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt ishte e qart\u00eb se nuk ishin hedhur t\u00eb gjitha kartat n\u00eb tavolin\u00eb. Secila pal\u00eb mbante rezerva dhe sapo t\u00eb shfaqeshin ngurrimet e para, do t\u00eb dilnin edhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-11-05T14:36:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"A do t\u00eb ndryshohej skema e d\u00ebrguar nga Roma?\",\"datePublished\":\"2012-11-05T14:36:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/\"},\"wordCount\":1567,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arjan_kallco.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/\",\"name\":\"A do t\u00eb ndryshohej skema e d\u00ebrguar nga Roma? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arjan_kallco.jpg\",\"datePublished\":\"2012-11-05T14:36:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arjan_kallco.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arjan_kallco.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A do t\u00eb ndryshohej skema e d\u00ebrguar nga Roma?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A do t\u00eb ndryshohej skema e d\u00ebrguar nga Roma? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"A do t\u00eb ndryshohej skema e d\u00ebrguar nga Roma? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arjan Kall\u00e7o Dit\u00ebt po i ia linin vendin nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e Rom\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrshpejtim t\u00eb zbarkimit po b\u00ebhej edhe m\u00eb e fort\u00eb. P\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt ishte e qart\u00eb se nuk ishin hedhur t\u00eb gjitha kartat n\u00eb tavolin\u00eb. Secila pal\u00eb mbante rezerva dhe sapo t\u00eb shfaqeshin ngurrimet e para, do t\u00eb dilnin edhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-11-05T14:36:17+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"A do t\u00eb ndryshohej skema e d\u00ebrguar nga Roma?","datePublished":"2012-11-05T14:36:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/"},"wordCount":1567,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/","name":"A do t\u00eb ndryshohej skema e d\u00ebrguar nga Roma? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg","datePublished":"2012-11-05T14:36:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-do-te-ndryshohej-skema-e-derguar-nga-roma\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A do t\u00eb ndryshohej skema e d\u00ebrguar nga Roma?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12156","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12156"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12156\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12156"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12156"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12156"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}