{"id":12149,"date":"2012-11-01T22:17:43","date_gmt":"2012-11-01T21:17:43","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5661"},"modified":"2012-11-01T22:17:43","modified_gmt":"2012-11-01T21:17:43","slug":"e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/","title":{"rendered":"(E PLOTE) Fjala ne Kuvend: Zgjedhje te lira, lufte korrupsionit, fund armiqesise politike per pushtet"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Hillary Rodham Clinton\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/klinton_kuvend.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Hillary Rodham Clinton, Sekretare e Shtetit<\/em>, <em>1 N\u00ebntor 2012<\/em><\/p>\n<p>Jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb jam k\u00ebtu dhe kam mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb flas p\u00ebrpara k\u00ebtij parlamenti t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pavarur, sovrane e demokratike. Z. President, Zonja Kryetare, Z. Kryeminist\u00ebr, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb parlamentit, nderi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh sepse bashkohem me ju p\u00ebr t\u00eb festuar jubileun tuaj \u2013 100 vjet pavar\u00ebsi. Ka qen\u00eb nj\u00eb fitore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn keni luftuar shum\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa po hyja me \u2013 m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb t\u00eb them Zonj\u00ebn Kryetare \u2013 me Kryetaren Topalli n\u00ebp\u00ebr korridore, pash\u00eb fotot e paraardh\u00ebsve tuaj. N\u00eb 100 vitet e fundit ka ndodhur aq shum\u00eb, por nj\u00eb gj\u00eb ka qen\u00eb e pandryshuar: Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb miku dhe partneri juaj dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jemi shum\u00eb krenar\u00eb.<br \/>\nLidhjet tona vet\u00ebm sa jan\u00eb forcuar dhe shum\u00ebfishuar. Dhe nuk ka ndodhur vet\u00ebm mes qeverive tona; ka ndodhur mes popujve tan\u00eb. Populli amerikan dhe populli shqiptar ndajn\u00eb kapacitetin p\u00ebr t\u00eb demonstruar zhd\u00ebrvjellt\u00ebsi dhe vendosm\u00ebri. Ju, ashtu si ne, keni qen\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb demokraci t\u00eb gjall\u00eb dhe nj\u00eb ekonomi n\u00eb lul\u00ebzim. Ju, ashtu si ne, zot\u00ebroni d\u00ebshir\u00ebn e zjarrt\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas p\u00ebrplasjet e vjetra dhe p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb t\u00eb ardhme paqeje dhe mund\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb partneritet dhe p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb historike, ashtu si\u00e7 jam mir\u00ebnjoh\u00ebse p\u00ebr kontributet q\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr vendin tim. E dini shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb aq shum\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb ton\u00eb dhe n\u00eb forcat tona t\u00eb armatosura. Jan\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs e m\u00ebsues, inxhinier\u00eb dhe artist\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebs fetar\u00eb, si dhe drejtojn\u00eb disa prej restoranteve m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nKultura shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs i pasur i jet\u00ebs amerikane. Arrita ta njoh k\u00ebt\u00eb mir\u00eb si senatore nga Nju Jorku p\u00ebr tet\u00eb vite. Dhe, Z. President, u ndjeva thell\u00ebsisht e nderuar q\u00eb mora sot Urdhrin e Flamurit Komb\u00ebtar. K\u00ebt\u00eb do ta adhuroj p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ishte nj\u00eb tjet\u00ebr simbol i miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb fort\u00eb q\u00eb kemi mes nesh.<\/p>\n<p>Nj\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb si k\u00ebt\u00eb muaj, Presidenti i SHBA Udrou Uillson mbrojti pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ndaloi ndarjen e vendit tuaj gjat\u00eb pasojave t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt q\u00eb pasuan, udh\u00ebheq\u00ebsit amerikan\u00eb, si demokrat\u00eb ashtu edhe republikan\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur u ngrit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb tuaja, jo vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri por anek\u00ebnd rajonit.<\/p>\n<p>I vler\u00ebsova shum\u00eb fjal\u00ebt e Kryetares mbi rolin q\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb luajtur duke rivendosur shpejt marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitin 1991, n\u00eb koh\u00ebn e Presidentit Xhorxh H. W. Bush. Dhe, sigurisht, isha e nderuar dhe shum\u00eb e lumtur q\u00eb d\u00ebgjova edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr se \u00e7far\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb im shoq, duke ngritur fondin e sip\u00ebmarrjeve. Si President, Presidenti Klinton themeloi nj\u00eb fond sip\u00ebmarrjeje p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb investime amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur zgjedhjet demokratike k\u00ebtu, dhe punoi me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe aleat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb NATO p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb rivendosur stabilitetin n\u00eb rajon. M\u00eb pas, pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, Presidenti Xhorxh Bush u b\u00eb presidenti i par\u00eb n\u00eb detyr\u00eb q\u00eb vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb. Dhe, n\u00eb vitin 2009, Presidenti Obama ishte krenar q\u00eb ju mir\u00ebpriti juve, s\u00ebbashku me Kroacin\u00eb, si an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Jam sot k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast historik n\u00eb historin\u00eb tuaj me nj\u00eb mesazh p\u00ebr popullin e Shqip\u00ebris\u00eb. Shtetet e Bashkuara q\u00ebndruan me ju p\u00ebr 100 vitet e para t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb me ju edhe p\u00ebr 100 vitet e ardhshme, dhe p\u00ebr 100 t\u00eb tjera pas tyre, dhe ato 100 pas k\u00ebtyre.<\/p>\n<p>Teksa isha ulur n\u00eb karrigen k\u00ebtu pas meje, duke ju v\u00ebshtruar t\u00eb gjith\u00ebve juve dhe duke par\u00eb fytyrat tuaja e duke menduar p\u00ebr prind\u00ebrit e gjysh\u00ebrit e st\u00ebrgjysh\u00ebrit tuaj dhe gjith\u00e7ka q\u00eb kan\u00eb hequr \u2013 pushtime, diktatur\u00ebn komuniste, privime t\u00eb ashpra \u2013 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besosh sot q\u00eb jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, Shqip\u00ebria ishte vendi m\u00eb i izoluar n\u00eb Europ\u00eb. Nuk kishit asgj\u00eb nga ato q\u00eb keni sot: liri politike dhe shoq\u00ebrore, vet\u00eb-vendosje, dhe shanse. Aq shum\u00eb shqiptar\u00ebve iu desh t\u00eb braktisnin familjet e vendet e dashura p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar tjet\u00ebrkund.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, tani keni aq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb festuar. Ky jubile nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me t\u00eb kaluar\u00ebn. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb sfid\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebheni n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, sapo po dilnit nga zgjedha e komunizmit; tani, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e zgjedhur t\u00eb popullit p\u00ebrfshihen n\u00eb debate dhe votojn\u00eb hapur ligjet e vendit, veprimtari q\u00eb dikur ishin t\u00eb pamundura.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ekonomia juaj ishte e mbyllur dhe keni punuar fort p\u00ebr ta hapur, p\u00ebr t\u00eb krijuar kushtet p\u00ebr sip\u00ebrmarrje, tregti e investime, hedhjen e themeleve p\u00ebr mund\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb t\u00eb ardhmen.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Shqip\u00ebria ishte vendi i qindra mij\u00ebra bunker\u00ebve prej betoni, nj\u00eb prov\u00eb e mosbesimit q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit komunist\u00eb kishin jo vet\u00ebm ndaj kombeve t\u00eb tjera, por edhe ndaj popullit t\u00eb vet. Tani jeni an\u00ebtar\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb Forc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb Afganistan, dhe shpreh ngush\u00ebllimet e mia p\u00ebr humbjen e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb ushtari shqiptar atje. Po ecni drejt integrimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Europ\u00eb teksa k\u00ebrkoni hyrjen n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb baza p\u00ebr fest\u00eb. Por mendoj q\u00eb amerikan\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb jen\u00eb kurr\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur. Na duhet t\u00eb pyesim veten, \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb? Si mund t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb jet\u00ebt e atyre t\u00eb cil\u00ebve iu sh\u00ebrbejm\u00eb? Nuk mund t\u00eb ndaleni tani. Keni potencialin t\u00eb b\u00ebheni model, jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rajon, jo vet\u00ebm p\u00ebr Europ\u00ebn, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb interes t\u00eb madh n\u00eb suksesin tuaj. Jo vet\u00ebm duam t\u00eb shohim marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb t\u00eb rritet edhe m\u00eb e fort\u00eb, por duam t\u2019ju shohim edhe juve t\u00eb rriteni m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Duam t\u00eb shohim ekonomin\u00eb tuaj, demokracin\u00eb tuaj t\u00eb shkaktoj\u00eb zili tek kushdo tjet\u00ebr. Mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht aspiratat e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr n\u00eb BE sepse mendojm\u00eb q\u00eb kjo do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Do t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb edhe p\u00ebr Europ\u00ebn dhe, ndon\u00ebse nuk kemi vot\u00eb n\u00eb at\u00eb aplikim p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, do t\u2019i themi kujtdo q\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb se sa fort ju mb\u00ebshtesim.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe populli shqiptar meritojn\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb familjen europiane t\u00eb kombeve. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn tuaj, por do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb kontinent m\u00eb t\u00eb paqt\u00eb e t\u00eb sigurt. Por q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb, muajt q\u00eb vijn\u00eb paraqesin disa vendime kritike p\u00ebr ju q\u00eb jeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, p\u00ebr qeverin\u00eb tuaj dhe p\u00ebr popullin tuaj. Si mike dhe adhuruese e Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht disa sfida q\u00eb shpresoj do t\u2019i p\u00ebrmbushni. Jan\u00eb jetike p\u00ebr p\u00ebrparimin tuaj afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ju lutem t\u00eb punoni p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb zgjedhjet tuaja t\u00eb ardhshme t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme dhe q\u00eb t\u00eb shihen si t\u00eb tilla nga e gjith\u00eb bota. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, kjo duhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb populli i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb besim tek rezultati dhe tek ju si udh\u00ebheq\u00ebsit tuaj. \u00cbsht\u00eb po ashtu nj\u00eb sinjal i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr BE-n\u00eb q\u00eb politika shqiptare mund t\u00eb funksionoj\u00eb paq\u00ebsisht dhe pa konflikte. E di q\u00eb shum\u00eb prej jush jeni p\u00ebrqendruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe po nd\u00ebrmerrni tani hapa p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb proces t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb efektsh\u00ebm dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju p\u00ebrg\u00ebzoj.<\/p>\n<p>Si dikush q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb politik\u00eb e ka kandiduar n\u00eb zgjedhje me kund\u00ebrshti, n\u00eb t\u00eb cilat disa i kam fituar e disa jo, e di se sa e v\u00ebshtir\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb politika n\u00eb bot\u00ebn moderne. Mund t\u00eb d\u00ebshmoj edhe se si zgjedhjet t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e bot\u00ebs sepse me Twitter dhe Facebook dhe komunikime t\u00eb \u00e7astit, duhet t\u00eb marr\u00ebsh parasysh q\u00eb gjith\u00e7a do m\u00ebsohet, do shihet, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb, por vendos nj\u00eb barr\u00eb shtes\u00eb mbi ne q\u00eb jemi n\u00eb drejtim. Ndaj, nxis jo vet\u00ebm udh\u00ebheq\u00ebsit e Shqip\u00ebris\u00eb, por popullin, qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb fort p\u00ebr t\u2019i shnd\u00ebrruar k\u00ebto zgjedhje t\u00eb ardhshme nj\u00eb sukses q\u00eb pasqyron thell\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkushtimit tuaj ndaj demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u2019i kujtojm\u00eb vetes q\u00eb konsolidimi i demokracis\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb se sa thjesht zgjedhjet. K\u00ebrkon sundimin e ligjit. K\u00ebrkon institucione t\u00eb forta, p\u00ebrfshi nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb efektsh\u00ebm dhe t\u00eb paansh\u00ebm. K\u00ebrkon q\u00eb qeveria t\u00eb jet\u00eb e hapur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb na k\u00ebrkojn\u00eb neve, drejtuesve, llogari. Atribute t\u00eb tilla si k\u00ebto sigurojn\u00eb q\u00eb demokracia t\u00eb jap\u00eb rezultate konkrete p\u00ebr njer\u00ebzit. Dhe kur k\u00ebto minohen, duhet dh\u00ebn\u00eb llogari.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ju nxis t\u00eb p\u00ebrballeni me problemin q\u00eb ndikon aq shum\u00eb demokraci n\u00eb bot\u00eb sot, dhe pik\u00ebrisht korrupsionin. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb \u00e7do vend duhet ta kryej\u00eb dhe t\u00eb fitoj\u00eb sepse n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kancer q\u00eb g\u00ebrryen shoq\u00ebrit\u00eb. Shteron burimet, bllokon rritjen ekonomike, \u00ebsht\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb paaft\u00eb dhe joetik\u00eb, dhe ndoshta m\u00eb e keqja, krijon nj\u00eb kultur\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebrie q\u00eb iu g\u00ebrryen njer\u00ebzve vullnetin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebt dhe komunitetet e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka p\u00ebrgjigje t\u00eb leht\u00eb. \u00cbsht\u00eb po aq i vjet\u00ebr sa natyra njer\u00ebzore. Jam e sigurt q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb leht\u00eb, bota do ta kishte zgjidhur k\u00ebt\u00eb problem koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. \u00c7rr\u00ebnjosja e korrupsionit k\u00ebrkon p\u00ebrpjekje t\u00eb pandalshme dhe nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Pavar\u00ebsisht cil\u00ebs parti i p\u00ebrkisni, pavar\u00ebsisht cilat jan\u00eb mosmarr\u00ebveshjet tuaja, nxis t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb vullnetin politik p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00ebbashku, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj pavar\u00ebsis\u00eb suaj.<br \/>\nDhe kjo na drejton tek sfida e fundit q\u00eb dua t\u00eb ngre para jush, nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb ka lidhje me gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrmenda. Q\u00eb demokracia e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u2019iu duhet t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb bashk\u00ebpunimi q\u00eb kap\u00ebrcen dallimet politike, ajo q\u00eb Aleksis de Tokvil, historiani i madh i viteve t\u00eb hershme t\u00eb Amerik\u00ebs, e quante zakonet e zemr\u00ebs. Ato q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb thelbin e \u00e7do demokracie t\u00eb suksesshme.<\/p>\n<p>Tani, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb disa vende nuk jan\u00eb kurr\u00eb n\u00eb gjendje ta kap\u00ebrcejn\u00eb, por un\u00eb besoj se Shqip\u00ebria mundet. P\u00ebrs\u00ebris q\u00eb kam p\u00ebrvoj\u00eb personale me k\u00ebt\u00eb. Si senatore demokrate, kam punuar shpesh me republikan\u00eb n\u00eb \u00e7do krah p\u00ebr t\u00eb zgjidhur probleme, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ndikonin shtetin tim dhe vendin tim. Dhe mund t\u00eb keni v\u00ebn\u00eb re q\u00eb tani sh\u00ebrbej si Sekretare Shteti p\u00ebr Presidentin Obama, ish-rivalin tim.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz p\u00ebrreth bot\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb m\u00eb pyesin se si mundet q\u00eb Presidenti Obama dhe un\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00ebbashku \u00e7do dit\u00eb si partner\u00eb pasi kemi luftuar aq fort kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit. M\u00eb besoni, kam b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta mundur. Por ai fitoi dhe pastaj m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb isha Sekretare Shteti e tij. Ndaj, kur m\u00eb pyesin se si munden dy njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin, q\u00eb kan\u00eb harxhuar dhjet\u00ebra miliona dollar\u00eb reklama kund\u00ebr nj\u00ebri tjetrit, mb\u00ebshtet\u00ebsit e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrballeshin kudo \u2013 kund\u00ebr nj\u00ebri tjetrit, si mund t\u00eb punoni bashk\u00eb ju t\u00eb dy? Do t\u2019jua tregoj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje shum\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. T\u00eb dy e duam vendin ton\u00eb. Dhe e di q\u00eb nuk ka asnj\u00eb shqiptar k\u00ebtu q\u00eb nuk e do Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj shpresoj q\u00eb edhe ju do mund t\u00eb gjeni rrug\u00ebn tuaj p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb sinqert\u00eb e t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Ruajini besimet e ndryshme politike, besoni q\u00eb mund t\u00eb jeni nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs m\u00eb i mir\u00eb se sa tjetri. Politika k\u00ebshtu e ka. Nuk do merreshit me t\u00eb n\u00ebse nuk do besonit k\u00ebt\u00eb p\u00ebr veten. Por n\u00eb fund, vendosja e interesave vetiake dhe interesave partiake prapa interesave komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb iu k\u00ebrkohet udh\u00ebheq\u00ebsve demokratik\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse populli shqiptar mund t\u2019i gjej\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e historis\u00eb mij\u00ebra vjet pas, kjo periudh\u00eb q\u00eb vjen mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej periudhave m\u00eb me pasoja me t\u00eb cilat jeni p\u00ebrballur, p\u00ebr sa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs se si do t\u00eb konsolidoni p\u00ebrgjithmon\u00eb dhurat\u00ebn e demokracis\u00eb p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm. Dhe ka pyetje q\u00eb ju, dhe vet\u00ebm ju, do duhet t\u00eb ngrini dhe t\u2019iu p\u00ebrgjigjeni: A do vazhdoj\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ngrej\u00eb tullat e qeverisjes s\u00eb mir\u00eb? A do t\u00eb vazhdojn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb besimin e njer\u00ebzve dhe t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb prodhoj\u00eb rezultate? A do t\u00eb lini m\u00ebnjan\u00eb politik\u00ebn personale dhe politik\u00ebn partiake p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit?<\/p>\n<p>A do t\u00eb kryeni reformat q\u00eb mb\u00ebshtesin rritjen ekonomike duke krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt? A do ta luftoni korrupsionin q\u00eb iu vjen p\u00ebr shtat nj\u00eb pakice n\u00eb kurriz t\u00eb shumic\u00ebs? A do t\u00eb vazhdoni t\u00eb b\u00ebni pun\u00ebn e madhe q\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, duke pranuar q\u00eb ai ofron nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb paqes dhe p\u00ebrparimit afatgjat\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt tuaj? A do t\u00eb vazhdoni t\u00eb sh\u00ebrbeni si model p\u00ebr rajonin dhe bot\u00ebn? Toleranca fetare q\u00eb ekziston k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb e \u00e7muar. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta gjesh k\u00ebt\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende n\u00eb rajon dhe tjet\u00ebrkund. Vler\u00ebsojeni at\u00eb. P\u00ebrdoreni si nj\u00eb tjet\u00ebr argument n\u00eb favor t\u00eb unikalitetit t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb madh.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb pyetje t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur. Nuk vij me p\u00ebrgjigjet k\u00ebtu. Vij me pyetjet. Por vij edhe me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb besimi tek ju. Dhe m\u00eb lejoni t\u00eb them q\u00eb nd\u00ebrsa merrni vendimet e v\u00ebshtira q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr p\u00ebrparimin tuaj t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm drejt Bashkimit Europian, aty ku ju takon, Shtetet e Bashkuara do t\u2019ju mb\u00ebshtesin n\u00eb k\u00ebto vendime t\u00eb v\u00ebshtira. Ne besojm\u00eb q\u00eb jemi bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb, Shtetet e Bashkuara dhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>E dim\u00eb se \u00e7far\u00eb lloj bote duam p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb dhe p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb mund\u00ebsish dhe tolerance dhe p\u00ebrfshirjeje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ku p\u00ebrfshihen t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb i japin \u00e7do njeriu nj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur potencialin e dh\u00ebn\u00eb nga per\u00ebndia. Dhe si udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb demokracive n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb, \u00ebsht\u00eb detyrimi yn\u00eb solemn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto rezultate p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb besimin.<\/p>\n<p>Ju shoh juve dhe shoh t\u00eb ardhmen. Besoj q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballeni me sfidat dhe do t\u00eb rrokni mund\u00ebsit\u00eb e shekullit q\u00eb kemi p\u00ebrpara. Dhe, t\u00eb pakt\u00ebn un\u00eb, do t\u2019ju nxis dhe do t\u2019i tregoj kujtdo q\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb se n\u00ebse doni t\u00eb shihni demokracin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb veprim, shkoni n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nUrime dhe Per\u00ebndia ju bekoft\u00eb juve dhe Per\u00ebndia e bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hillary Rodham Clinton, Sekretare e Shtetit, 1 N\u00ebntor 2012 Jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb jam k\u00ebtu dhe kam mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb flas p\u00ebrpara k\u00ebtij parlamenti t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pavarur, sovrane e demokratike. Z. President, Zonja Kryetare, Z. Kryeminist\u00ebr, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb parlamentit, nderi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh sepse bashkohem me ju p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12149","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>(E PLOTE) Fjala ne Kuvend: Zgjedhje te lira, lufte korrupsionit, fund armiqesise politike per pushtet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"(E PLOTE) Fjala ne Kuvend: Zgjedhje te lira, lufte korrupsionit, fund armiqesise politike per pushtet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Hillary Rodham Clinton, Sekretare e Shtetit, 1 N\u00ebntor 2012 Jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb jam k\u00ebtu dhe kam mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb flas p\u00ebrpara k\u00ebtij parlamenti t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pavarur, sovrane e demokratike. Z. President, Zonja Kryetare, Z. Kryeminist\u00ebr, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb parlamentit, nderi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh sepse bashkohem me ju p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-11-01T21:17:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/klinton_kuvend.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"(E PLOTE) Fjala ne Kuvend: Zgjedhje te lira, lufte korrupsionit, fund armiqesise politike per pushtet\",\"datePublished\":\"2012-11-01T21:17:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/\"},\"wordCount\":2868,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/klinton_kuvend.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/\",\"name\":\"(E PLOTE) Fjala ne Kuvend: Zgjedhje te lira, lufte korrupsionit, fund armiqesise politike per pushtet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/klinton_kuvend.jpg\",\"datePublished\":\"2012-11-01T21:17:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/klinton_kuvend.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/klinton_kuvend.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"(E PLOTE) Fjala ne Kuvend: Zgjedhje te lira, lufte korrupsionit, fund armiqesise politike per pushtet\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"(E PLOTE) Fjala ne Kuvend: Zgjedhje te lira, lufte korrupsionit, fund armiqesise politike per pushtet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"(E PLOTE) Fjala ne Kuvend: Zgjedhje te lira, lufte korrupsionit, fund armiqesise politike per pushtet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Hillary Rodham Clinton, Sekretare e Shtetit, 1 N\u00ebntor 2012 Jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb jam k\u00ebtu dhe kam mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb flas p\u00ebrpara k\u00ebtij parlamenti t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pavarur, sovrane e demokratike. Z. President, Zonja Kryetare, Z. Kryeminist\u00ebr, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb parlamentit, nderi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh sepse bashkohem me ju p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-11-01T21:17:43+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/klinton_kuvend.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"(E PLOTE) Fjala ne Kuvend: Zgjedhje te lira, lufte korrupsionit, fund armiqesise politike per pushtet","datePublished":"2012-11-01T21:17:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/"},"wordCount":2868,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/klinton_kuvend.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/","name":"(E PLOTE) Fjala ne Kuvend: Zgjedhje te lira, lufte korrupsionit, fund armiqesise politike per pushtet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/klinton_kuvend.jpg","datePublished":"2012-11-01T21:17:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/klinton_kuvend.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/klinton_kuvend.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-plote-fjala-ne-kuvend-zgjedhje-te-lira-lufte-korrupsionit-fund-armiqesise-politike-per-pushtet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"(E PLOTE) Fjala ne Kuvend: Zgjedhje te lira, lufte korrupsionit, fund armiqesise politike per pushtet"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12149"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12149\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}