{"id":12145,"date":"2012-10-29T22:40:08","date_gmt":"2012-10-29T21:40:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5636"},"modified":"2012-10-29T22:40:08","modified_gmt":"2012-10-29T21:40:08","slug":"burrat-e-vegjel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/","title":{"rendered":"Burrat e vegj\u00ebl"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Burrat e vegj\u00ebl\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/burrat_e_vegjel.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Edi Martini<\/strong>, <em>29 tetor 2012<\/em><\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim i Respublica-s<\/strong><\/p>\n<p><em>Shkrimi i m\u00ebposht\u00ebm ka ardhur n\u00eb redaksi shoq\u00ebruar me sh\u00ebnimin: \u201cUne e ndjek Respublica-n cdo dite, dhe pavaresisht se nga ana vizive eshte modeste, mund te them se per mua eshte nje nder faqet me te mira shqiptare. Sidomos me pelqen rubrika e lajmeve, per vet menyren e servirjes se tyre. Po ju dergoj nje tekst (Burrat e vegjel, attach), qe mua me ka vene ne dileme: a duhet te germojme ne moralin e shprishur te burrave qe merren sot e gjithe diten me punet e politikes, biznesit dhe drejtesise ne Shqiperi? Ju lutem me shkruani, gjithashtu do deshiroja te me njoftoni a do ta publikoni apo jo. E them kete, pasi shkrimi eshte paksa i ashper. Ne pritje te pergjigjes tuaj, Sinqerisht, Ed Martini..\u201d<\/em><\/p>\n<p>Faleminderit Edi. Respublica do botoj\u00eb n\u00eb kolon\u00ebn e opinioneve prurjet analitike t\u00eb lexuesve dhe i inkurajon ata t\u00eb na shkruajn\u00eb. Nuk premtojm\u00eb q\u00eb do botohen domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb gjith\u00eb emailet e d\u00ebrguar.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<blockquote><p><em>Triumfi i demagogjis\u00eb \u00ebsht\u00eb kalimtar, por g\u00ebrmadhat e saj jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/em><br \/>\n<strong>Charles P\u00e9guy<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb odat burrave, t\u00eb kthyera n\u00eb institucionin e kuvendit n\u00eb tradit\u00ebn popullore, gjuha kishte nj\u00eb dimension t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm. Por kur ndodhte q\u00eb dikush b\u00ebnte \u00e7far\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb, lihej m\u00ebnjan\u00eb kortezia dhe thuhej tro\u00e7: Burr\u00eb pak!<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb njeri b\u00ebn gjith\u00e7ka ka n\u00eb dor\u00eb, dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq njeriu ka shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebj pun\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara, aq m\u00eb shum\u00eb kur k\u00ebto mund\u00ebsi shum\u00ebfishohen nga pushteti, at\u00ebher\u00eb emri Burr\u00eb pak mund t\u00eb duket si nj\u00eb trajt\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse. T\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb shohim n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb moralit t\u00eb Burrave q\u00eb merren sot e gjith\u00eb dit\u00ebn me pun\u00ebt e k\u00ebtij vendi t\u00eb mjeruar, t\u00eb mjeruar sepse ka dal\u00eb nga nj\u00eb diktatur\u00eb 46 vje\u00e7are, t\u00eb mjeruar sepse ka 22 vjet q\u00eb vidhet (vota, taksat, pasuria e tund\u00ebshme dhe e patund\u00ebshme) diten p\u00ebr diell me ligj e pa ligj, t\u00eb mjeruar p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e munguar, t\u00eb mjeruar sepse nuk ka plane t\u00eb qarta zhvillimi, t\u00eb mjeruar sepse ka 22 vjet q\u00eb \u00ebnd\u00ebrron integrimin n\u00eb Europ\u00eb por p\u00ebrs\u00ebri kjo mbetet nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, t\u00eb mjeruar sepse plag\u00eb t\u00eb tilla shoq\u00ebrore si hakmarrja dhe gjak\u00ebmarrja e kan\u00eb mbushur me varre te reja jugun dhe veriun, t\u00eb mjeruar p\u00ebr 1000 arsye q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t&#8217;i sqarojm\u00eb m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Burrat e Drejt\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kush i njeh Burrat e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? Njihni ndonj\u00eb prokuror, gjykat\u00ebs apo avokat q\u00eb nuk ka qen\u00eb i p\u00ebrlyer n\u00eb diktatur\u00ebn komuniste? Po ndonj\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t&#8217;i ngjaj\u00eb sadopak, me nj\u00eb gjest t\u00eb vet\u00ebm Xhovani Falkones? Mos po pretendoj shum\u00eb me k\u00ebto pyetje? Me siguri q\u00eb po! Q\u00eb t\u00eb jem m\u00eb i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb po sjell k\u00ebtu nj\u00eb monolog t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me nj\u00eb prokuror shqiptar: un\u00eb nuk mund t\u00eb shkruaj k\u00ebtu emrin e tij, prandaj mbetet vet\u00ebm t\u00eb m\u00eb besoni se t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb po shkruaj jan\u00eb ashtu si\u00e7 i kam d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p>&#8220;Kur rifillova pun\u00eb si prokuror thosha me vete se sido q\u00eb t\u00eb vej\u00eb puna, un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbahem disa normave elementare, t\u00eb pakt\u00ebn nuk do t\u00eb marr njer\u00ebz n\u00eb qaf\u00eb. Por nuk ishte e th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte kaq e leht\u00eb! Shum\u00eb shpejt, t\u00eb njohur t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb rinj\u00eb m\u00eb zun\u00eb der\u00ebn, p\u00ebr \u00e7eshtje nga m\u00eb banalet deri tek ato m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat. Pothuaj i kam liruar nga akuzat kriminel\u00eb t\u00eb deklaruar dhe t\u00eb provuar. Gjithmon\u00eb gjendet nj\u00eb kle\u00e7k\u00eb q\u00eb nj\u00eb prov\u00eb ose rrethan\u00eb t\u00eb mos merret si e till\u00eb. N\u00eb fakt n\u00eb pun\u00ebn time kam shum\u00eb shok\u00eb, bashkpun\u00ebtor\u00eb; t\u00eb gjith\u00eb punojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb drejtim, duke vendosur \u00e7mime dhe pazare p\u00ebr \u00e7do veprim tonin. Un\u00eb e di se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb njeri ose tjetri prokuror, nj\u00ebri ose tjetri gjykat\u00ebs, \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00ebri ose tjetri hetues i prokuroris\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb, pa p\u00ebrjashtim t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb zhytur deri n\u00eb gryk\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7eshtjet shkojn\u00eb shkall\u00eb shkall\u00eb duke paguar tarif\u00ebn e nevojshme, tek ne si organ akuze, tek gjyqtari i \u00e7eshtjes, tek avokati, tek strukturat e policis\u00eb kur duam q\u00eb t\u00eb zhvler\u00ebsojm\u00eb nj\u00eb prov\u00eb ose rrethan\u00eb t\u00eb caktuar. Kjo situat\u00eb i ka inkriminuar t\u00eb gjith\u00eb, pa p\u00ebrjashtim. E di se kush merr zakonisht d\u00ebnimin e merituar? Ata q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kushedi \u00e7far\u00eb, vjedhje t\u00eb vogla, sherre t\u00eb rinj\u00ebsh, p\u00ebrdorues droge, fshatar\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ata q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb paguajn. Ndonj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb t\u00eb tregoj gj\u00ebra q\u00eb do t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa fjal\u00eb! Dhe un\u00eb jam pjes\u00eb e k\u00ebsaj maskarade\u2026 \u201c (\u00c7do ngjashm\u00ebri me persona t\u00eb caktuar \u00ebsht\u00eb krejt rast\u00ebsore! Ed Martini)<\/p>\n<p>Pa fjal\u00eb, mos m\u00eb thoni se nuk ndodh pik\u00ebrisht k\u00ebshtu, pothuaj me t\u00eb gjith\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebt e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Megjithat\u00eb un\u00eb shpresoj se ka akoma ndonj\u00eb q\u00eb e vret nd\u00ebrgjegja p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb e nuk b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb mjer\u00eb! Sigurisht, k\u00ebta pun\u00ebtor drejt\u00ebsie q\u00eb nuk ia kan\u00eb shitur shpirtin djallit, p\u00ebrpiqen dhe b\u00ebjn\u00eb aq sa munden, diku n\u00eb ndonj\u00eb skut\u00eb periferike dhe ndodhen n\u00ebn presionin e papar\u00eb t\u00eb paras dhe Maliqit Ligjor, p\u00ebr t&#8217;u kthyer edhe ata si shumica, ndryshe nuk mbijetesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem \u00ebsht\u00eb mision i pamundur.<\/p>\n<p><strong>Burrat e Biznesit<\/strong><\/p>\n<p>I njihni Burrat e Biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri? K\u00ebtu e kam fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb &#8220;nd\u00ebrtojn\u00eb&#8221; Shqip\u00ebrin\u00eb: q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kryesisht pallate, q\u00eb kan\u00eb gurore dhe eskavator\u00eb bregut t\u00eb lumenj\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb ngritur mijra pika karburanti rrug\u00ebve t\u00eb Atdheut, ata q\u00eb kan\u00eb kompani telekomunikacioni, televizione, banka; ata q\u00eb sjellin prodhime agro ushqimore, pije, ila\u00e7e, cigare, karburante dhe kafe p\u00ebr nj\u00eb popull prej tre milion banor\u00ebsh, ata q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb li\u00e7ensa komb\u00ebtare p\u00ebr bizneset e tyre. A njihni ndonj\u00ebrin? Me siguri q\u00eb po. Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb list\u00eb me k\u00ebto biznese t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb marrin \u00e7do dit\u00eb qindarkat tona. Po kush jan\u00eb ata? Mua m\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb Burra t\u00eb lidhur me politik\u00ebn e dy krah\u00ebve, t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djath\u00eb, m\u00eb rezultojn\u00eb edhe ministra dhe deputet, m\u00eb keq akoma ka t\u00eb till\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur edhe me Mafian! Un\u00eb nuk do t\u00eb citoj asnj\u00eb em\u00ebr, pasi nuk jam aq budalla sa t\u00eb rrezikoj jet\u00ebn e familjes time.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat i vog\u00ebl ku t\u00eb gjith\u00eb mblidhemi tek kafja e lagjes dhe meditojm\u00eb n\u00ebn z\u00eb p\u00ebr mjerimin q\u00eb na ka z\u00ebn\u00eb dhe burimet e jet\u00ebs q\u00eb i kan\u00eb zaptuar k\u00ebta Burrat e Biznesit, q\u00eb n\u00eb fakt diktojn\u00eb edhe politik\u00ebn ekonomike dhe sociale, gjithmon\u00eb n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb tyre madhore. Q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk jan\u00eb interesat e shumic\u00ebs absolute t\u00eb popullit t\u00eb mjeruar shqiptar. Puna \u00ebsht\u00eb se sikur k\u00ebta t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb shoq\u00ebrore do t\u00eb isht\u00eb nj\u00eb mrekulli, por numri real i tyre nuk i kalon pes\u00ebqind Burra Biznesi. Dhe mendoj se pes\u00ebqind persona nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb klas\u00eb shoq\u00ebrore. Por t\u00eb kuptohemi, tek k\u00ebta pes\u00ebqind Burra Biznesi nuk hyjn\u00eb shumica e mesme e tregtarve t\u00eb vendit, q\u00eb n\u00eb fakt mbajn\u00eb barr\u00ebn e madhe t\u00eb taksave q\u00eb mbush financat e vogla t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p><strong>Burrat e Administrat\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb m\u00eb falin femrat q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Administrat\u00ebn Shtet\u00ebrore, por p\u00ebr arsye etike edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb flas vet\u00ebm p\u00ebr burrat, pasi ato nuk jan\u00eb me shumic\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Administrat\u00eb, shto faktin q\u00eb nga natyra nuk jan\u00eb aq t\u00eb korruptueshme si Burrat e zyrave t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>M\u00eb thuaj t\u00eb drejt\u00ebn, ti lexuesi q\u00eb po lexon k\u00ebto rradh\u00eb, a ke paguar ndonj\u00ebher\u00eb ryshfet p\u00ebr di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb? A je p\u00ebrballur ndonj\u00ebher\u00eb me sekser q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb zgjidhje kundrejt pages\u00ebs p\u00ebr gj\u00ebra krejt banale? A je sorollatur zyrave t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb drejta themelore q\u00eb t\u00eb takojn\u00eb si shtetas i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? N\u00ebse kjo nuk ka ndodhur me ty, at\u00ebher\u00eb mendoj se nuk je banor\u00eb i vendit t\u00eb shqiponjave, q\u00eb pas nj\u00eb muaji feston 100 Vjet Pavar\u00ebsi. Sepse p\u00ebrndryshe do ta kishe prekur sh\u00ebmtin\u00eb e n\u00ebnpun\u00ebsit t\u00eb bashkis\u00eb, komun\u00ebs, tatimeve, doganave, ministrive, sh\u00ebmtin\u00eb e punonj\u00ebsve t\u00eb arsimit, maskarall\u00ebkun e mjekut dhe infermerit, fodull\u00ebkun dhe arroganc\u00ebn e policit, q\u00eb flet dhe sillet si nj\u00eb batak\u00e7i duke b\u00ebr\u00eb presion direkt ose indirekt p\u00ebr t\u00eb paguar p\u00ebr sh\u00ebrbimin q\u00eb t\u00eb takon t\u00eb pakt\u00ebn si qenie njerzore! P\u00ebr k\u00ebto pun\u00eb Burrat e Administrat\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb unikal n\u00eb llojin e tyre, mjeshtra t\u00eb zhvatjes duke shitur pa ju dridhur qerpiku sh\u00ebrbime jetike q\u00eb u takojn\u00eb ligjerisht k\u00ebtij populli t\u00eb mjer\u00eb! N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka nevoj p\u00ebr emra, ata gjenden n\u00eb \u00e7do zyr\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar. Pik\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Burrat e Politik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebta t\u00eb fundit, jo pa q\u00ebllim po ua l\u00eb k\u00ebt\u00eb renditje, jan\u00eb Burrat m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb keni par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. I keni par\u00eb si shahen me nj\u00ebri tjetrin, gjoja duke b\u00ebr\u00eb politik\u00eb t\u00eb madhe? I keni ndjekur n\u00eb parlament se si vjellin balt\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebg\u00ebra n\u00eb em\u00ebr t\u00eb besimit q\u00eb ne u kemi dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend? Po ministrat q\u00eb r\u00ebndohen dhe u bie nj\u00eb hije madh\u00ebshtie tek l\u00ebvizin n\u00eb sheshin Skenderbej me benza me xhama t\u00eb zinj\u00eb, nd\u00ebrsa u japin drejtim pun\u00ebve t\u00eb shumta q\u00eb kan\u00eb me Burrat e Biznesit, me Burrat e Drejt\u00ebsis\u00eb, me Burrat e Administrat\u00ebs? Po kur na sulmojn\u00eb n\u00eb televizion me patetiz\u00ebm \u00e7do or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs dhe nat\u00ebs, me motivin e vet\u00ebm q\u00eb ne t\u00eb pranojm\u00eb se atyre po u digjet shpirti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, kur n\u00eb fakt ata po na t\u00ebrheqin zvarr\u00eb n\u00eb mjerimin ton\u00eb?<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb bindur se ata jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt e k\u00ebtij vendi, prij\u00ebsit e ndersh\u00ebm dhe plot moral t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb zgjedhur me vot\u00ebn ton\u00eb, dhe ne, &#8220;sovrani&#8221; q\u00eb u jep k\u00ebt\u00eb pushtet g\u00ebnjehemi nga kjo loj\u00eb e ul\u00ebt, sa \u00e7do kat\u00ebr vjet b\u00ebhemi pal\u00eb me nj\u00ebrin krah politik, duke u dh\u00ebn\u00eb fuqi atyre q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb dhunojn\u00eb dhe vjedhin, t\u00eb vrasin dhe t\u00eb mashtrojn\u00eb, sot e gjith\u00eb dit\u00ebn, sot e p\u00ebrher\u00eb. K\u00ebta pra jan\u00eb Burrat e Vegj\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebt po na marrin frym\u00ebn, sepse b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb, kan\u00eb ngritur nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb lustruar me ligje per\u00ebndimore demokratike, t\u00eb cilat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk i zbatojn\u00eb, vjedhin dhe nuk d\u00ebnohen, vrasin dhe nuk nd\u00ebshkohen, mashtrojn\u00eb dhe nuk gjykohen.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij shkrimi \u00ebsht\u00eb cituar Charles P\u00e9guy, me th\u00ebnien: Triumfi i demagogjis\u00eb \u00ebsht\u00eb kalimtar, por g\u00ebrmadhat e saj jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme. N\u00eb fakt g\u00ebrmadhat e k\u00ebtyre Burrave t\u00eb vegj\u00ebl jan\u00eb b\u00ebr\u00eb male betoni. Ata mbahen p\u00ebr bukuri duke u rrekur t\u00eb na mbushin mendjen se ata jan\u00eb ajka e k\u00ebtij vendi, se ata jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb politik\u00eb, biznes, administrat\u00eb, drejt\u00ebsi, ata kan\u00eb shkat\u00ebrruar shpresat p\u00ebr ligj e drejt\u00ebsi, nd\u00ebrsa n\u00eb zyrat e shtetit gjenden me shumic\u00eb lakej dhe hajdut\u00eb q\u00eb vjedhin pa u b\u00ebr\u00eb syri t\u00ebrr nga taksat tona, nga t\u00eb drejtat tona. Nd\u00ebrsa n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtyre pun\u00ebve t\u00eb zeza si nata, jan\u00eb ata, m\u00eb demagog\u00ebt e demagog\u00ebve, pushtat q\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb, duke u tallur me ne dhe me t\u00eb ardhmen e f\u00ebmijve tan\u00eb, Burrat e Vegj\u00ebl te politik\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl shqiptare.<\/p>\n<p>Sepse e till\u00eb \u00ebsht\u00eb sot e gjith\u00eb dit\u00ebn politika n\u00eb Parlamentin ton\u00eb, n\u00eb Qeverin\u00eb ton\u00eb, n\u00eb partit\u00eb tona politike; t\u00eb majta, t\u00eb djatha, t\u00eb qendr\u00ebs. Kjo politik\u00eb e vog\u00ebl, sepse nuk mund ta quaj ndryshe, nuk ka mund\u00ebsi kurrsesi t\u00eb jet\u00eb e madhe sa koh\u00eb q\u00eb produkt i saj kan\u00eb qen\u00eb vitet 1996-97-98, m\u00eb von\u00eb Tragjedia e G\u00ebrdecit dhe 21 Janari. Nuk mund ta quaj ndryshe sepse asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme politika nuk mundi t\u00eb b\u00ebj zgjedhje v\u00ebrtet t\u00eb lira, asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme nuk mundi t\u00eb bjer\u00eb dakort edhe p\u00ebr interesa madhore t\u00eb k\u00ebtij vendi (Integrimi Europian) duke e l\u00ebn\u00eb vendin ton\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb tjera kurr\u00eb nuk do kisha patur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb shkruaj di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. N\u00eb rrethana t\u00eb tjera do kisha preferuar t\u00eb lexoja ndonj\u00eb autor, ta z\u00ebm\u00eb Viktor Hygo, ose t\u00eb degjoja Mark Knopfler (Brothers in Arms). N\u00eb rrethana t\u00eb tjera do t\u00eb kisha patur d\u00ebshir\u00eb q\u00eb m\u00ebngjesin e 28 N\u00ebntorit t\u00eb ngrija flamurin e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb ballkonin e sht\u00ebpis\u00eb time. Por nuk e di a ia vlen ta festojm\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor kur k\u00ebta Burrat e Vegj\u00ebl kan\u00eb p\u00ebrvetsuar \u00e7do burim jet\u00ebsor t\u00eb k\u00ebsaj toke t\u00eb lasht\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p><em>Morali \u00ebsht\u00eb si \u00e7do lloj bazamenti; po g\u00ebrmove shum\u00eb thell\u00eb rreth e qark tij, e gjith\u00eb ndertesa shembet.<\/em><br \/>\n<strong>Butler<\/strong><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Edi Martini, 29 tetor 2012 Sh\u00ebnim i Respublica-s Shkrimi i m\u00ebposht\u00ebm ka ardhur n\u00eb redaksi shoq\u00ebruar me sh\u00ebnimin: \u201cUne e ndjek Respublica-n cdo dite, dhe pavaresisht se nga ana vizive eshte modeste, mund te them se per mua eshte nje nder faqet me te mira shqiptare. Sidomos me pelqen rubrika e lajmeve, per vet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12145","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Burrat e vegj\u00ebl - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Burrat e vegj\u00ebl - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Edi Martini, 29 tetor 2012 Sh\u00ebnim i Respublica-s Shkrimi i m\u00ebposht\u00ebm ka ardhur n\u00eb redaksi shoq\u00ebruar me sh\u00ebnimin: \u201cUne e ndjek Respublica-n cdo dite, dhe pavaresisht se nga ana vizive eshte modeste, mund te them se per mua eshte nje nder faqet me te mira shqiptare. Sidomos me pelqen rubrika e lajmeve, per vet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-10-29T21:40:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/burrat_e_vegjel.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Burrat e vegj\u00ebl\",\"datePublished\":\"2012-10-29T21:40:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/\"},\"wordCount\":2328,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/burrat_e_vegjel.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/\",\"name\":\"Burrat e vegj\u00ebl - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/burrat_e_vegjel.jpg\",\"datePublished\":\"2012-10-29T21:40:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/burrat_e_vegjel.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/burrat_e_vegjel.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/burrat-e-vegjel\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Burrat e vegj\u00ebl\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Burrat e vegj\u00ebl - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Burrat e vegj\u00ebl - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Edi Martini, 29 tetor 2012 Sh\u00ebnim i Respublica-s Shkrimi i m\u00ebposht\u00ebm ka ardhur n\u00eb redaksi shoq\u00ebruar me sh\u00ebnimin: \u201cUne e ndjek Respublica-n cdo dite, dhe pavaresisht se nga ana vizive eshte modeste, mund te them se per mua eshte nje nder faqet me te mira shqiptare. Sidomos me pelqen rubrika e lajmeve, per vet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-10-29T21:40:08+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/burrat_e_vegjel.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Burrat e vegj\u00ebl","datePublished":"2012-10-29T21:40:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/"},"wordCount":2328,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/burrat_e_vegjel.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/","name":"Burrat e vegj\u00ebl - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/burrat_e_vegjel.jpg","datePublished":"2012-10-29T21:40:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/burrat_e_vegjel.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/burrat_e_vegjel.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/burrat-e-vegjel\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Burrat e vegj\u00ebl"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12145","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12145"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12145\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12145"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12145"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12145"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}