{"id":12139,"date":"2012-10-28T20:32:29","date_gmt":"2012-10-28T19:32:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5576"},"modified":"2012-10-28T20:32:29","modified_gmt":"2012-10-28T19:32:29","slug":"mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/","title":{"rendered":"Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Adrian Thano\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/adrian_thano.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>Adrian Thano<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Stefani, Lubonja, Mustafa Nano jan\u00eb si ishuj t\u00eb vegj\u00ebl lirie. Liria \u00ebsht\u00eb shkaku pse ata nuk jan\u00eb sot t\u00eb kamur n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb meriton statusi i tyre social. Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ama, q\u00eb gjithashtu i drejtohen rregullisht nga \u2018ballkonet\u2019 e medias opinionit publik n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb. Kjo historia e kamjes s\u00eb disave n\u00eb komunitetin e medias dhe skamjes si nd\u00ebshkim p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb lirin\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese. Sa her\u00eb e mendoj, m\u00eb kujtohet historia e Senek\u00ebs.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Filozof\u00ebt e dikursh\u00ebm kan\u00eb qen\u00eb ose m\u00ebsues shkolle q\u00eb fitonin aq sa p\u00ebr t\u00eb jetuar ose bufon\u00eb q\u00eb mbaheshin me rrog\u00eb nga pasanik\u00ebt qejflij. Madje shum\u00eb ishin dhe skllev\u00ebr. Se \u00e7\u2019dilte prej tyre kur &#8220;u shkonin pun\u00ebt mir\u00eb&#8221; k\u00ebt\u00eb na e tregon pik\u00ebrisht shembulli i zotit Seneka. Ky stoik q\u00eb predikonte virtytin dhe p\u00ebrkorjen ishte kryeintriganti i oborrit t\u00eb Neronit (dhe n\u00eb oborrin e Neronit nuk mund t\u00eb b\u00ebhej pa serviliz\u00ebm). Ai kishte shk\u00ebputur nga Neroni dhurata n\u00eb t\u00eb holla, prona, kopshte, pallate dhe ndon\u00ebse predikonte varf\u00ebrin\u00eb e Llazarit t\u00eb ungjillit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte si pasaniku i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs parabol\u00eb. Vet\u00ebm kur Neroni u mat ta zinte p\u00ebr gryke, ai iu lut perandorit q\u00eb t\u2019ia merrte p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb gjitha dhuratat, sepse atij i mjaftonte&#8230; filozofia e tij.<\/p>\n<p>Kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb \u00e7do epok\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do vend shum\u00eb t\u00eb rrall\u00eb ata q\u00eb fshikullojn\u00eb pa interesa pushtetar\u00ebt apo bashk\u00ebkoh\u00ebsit e degjeneruar. Jemi me fat q\u00eb kemi ende disa si ata q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart. M\u00eb posht\u00eb, nj\u00eb bised\u00eb me Andrea Stefanin:<\/p>\n<p><strong>Stefani, fiton opozita n\u00eb 2013?<\/strong><\/p>\n<p>Opozita ka disa zgjedhje q\u00eb fiton por rezultati \u00ebsht\u00eb manipuluar dhe grabitur nga nj\u00eb pushtet saleban. N\u00eb 2013 t\u00eb gjitha shenjat tregojn\u00eb se ajo do dal\u00eb fituese. Pushteti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt se kurr\u00eb. Kriza ekonomike dhe thellimi i pasojave t\u00eb saj n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit qeveritar, e kan\u00eb rritur duksh\u00ebm pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e njer\u00ebzve ndaj qeveris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit? \u00c7far\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve mund ta shp\u00ebtoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, ne t\u00eb gjith\u00ebve, nga nj\u00eb mospranim rezultati sic ndodhi n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale ku pas daljes s\u00eb rezultati nisi dhuna, presioni, propaganda, marifete gjykat\u00ebsish, v\u00ebnia para faktit t\u00eb kryer&#8230; Ku dhe sa jan\u00eb garancit\u00eb q\u00eb kjo lemeri t\u00eb kapurish me thonj e dh\u00ebmb\u00eb pas pushtetit nuk p\u00ebrs\u00ebritet, n\u00ebse vota popullore u thot\u00eb, ikni?<\/strong><\/p>\n<p>E v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb problemi q\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb vjedhja e vot\u00ebs nga pushteti. Por tashm\u00eb edhe t\u00eb huajt po nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen se pas diktatur\u00ebs komuniste Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr diktatur\u00eb, at\u00eb t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb vjedhur. Shqip\u00ebria ka vuajtur p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij tranzicioni nga manipulimi kronik i zgjedhjeve por qeveria e sotme Berish\u00ebs e ka shnd\u00ebrruar vjedhjen e vot\u00ebs n\u00eb sistem me an\u00eb t\u00eb kapjes s\u00eb kreut apo shumic\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb institucionet e administrimit zgjedhor. OSBE shprehu frik\u00ebn se zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb egra.<\/p>\n<p>Eg\u00ebrsia n\u00ebnkupton nj\u00eb p\u00ebrleshje p\u00ebr vot\u00ebn. Opozita do p\u00ebrpiqet t\u00eb mbroj\u00eb vot\u00ebn nga nj\u00eb diktatura e nj\u00eb pushteti q\u00eb ushqehet me vot\u00ebn e vjedhur. Q\u00eb tani Berisha, ky veteran i manipulimit t\u00eb zgjedhjeve, ka t\u00eb qart\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e tij nj\u00eb plan p\u00ebr grabitjen e votave. Q\u00eb sot ai po form\u00ebson alibin\u00eb e vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs duke deklaruar me vendosm\u00ebri se PD do t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb radhazi. P\u00ebrve\u00e7se presion psikologjik mbi opozit\u00ebn dhe elektoratin, k\u00ebto deklarata t\u00eb forta, tentojn\u00eb t\u00eb fshehin dob\u00ebsin\u00eb e Berish\u00ebs dhe pushtetit t\u00eb tij. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme dhe shmangur katastrof\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Pra, garanci t\u00eb tjera ve\u00e7 nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr mua faktor vendimtar do t\u00eb jen\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt e pak\u00ebnaqur. T\u00eb pak\u00ebnaqur jo vet\u00ebm nga qeverisja 8 vje\u00e7are por edhe nga nj\u00eb konflikt politik 23 vje\u00e7ar. Do t\u00eb varet shum\u00eb se sa ata do t\u00eb dalin t\u00eb votojn\u00eb kund\u00ebr Berish\u00ebs q\u00eb me gjakimin e tij p\u00ebr pushtet pa fund, mbetet zemra e konfliktit politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jen\u00eb votat kund\u00ebr Berish\u00ebs aq m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb do ta ket\u00eb ai t\u00eb vjedh\u00eb me sukses. N\u00ebse v\u00ebrtet duan t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritin t\u00eb kaluar\u00ebn me \u201cEnver\u00eb\u201d q\u00eb nuk largohen nga pushteti sa t\u00eb jet\u00eb jeta, shqiptar\u00ebt duhet ta mbysin n\u00eb lumin e votave t\u00eb ndershme, diktatur\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb vjedhur q\u00eb po krijohet. \u00c7do vot\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga kurthi autokratik dhe p\u00ebr ta rifutur n\u00eb shtegun e demokracis\u00eb dhe integrimit! Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb motoja e gjith\u00eb partive t\u00eb opozit\u00ebs pavar\u00ebsisht nga flamujt, krah\u00ebt dhe ideologjit\u00eb.<\/p>\n<p>Flasim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodh: Ministri q\u00eb nuk pranojn\u00eb t\u00eb kontrollohen nga parlamenti. Pushtete q\u00eb injorojn\u00eb plot\u00ebsisht detyrimet e tyre ligjore, k\u00ebrc\u00ebnime verbale pa asnj\u00eb kufi etik dhe me leht\u00ebsi gati tall\u00ebse ndaj opozit\u00ebs, dhun\u00eb ndaj mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb saj. Plus \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fyerje e p\u00ebrditshme p\u00ebr inteligjenc\u00ebn sjellja q\u00eb n\u00eb nj\u00eb artikull tuajin ju e p\u00ebrcaktoni si \u201cmotoja naziste: akuzo rivalin t\u00ebnd politik p\u00ebr krimin q\u00eb sapo ke b\u00ebr\u00eb vet\u00eb\u201d. Dhe t\u00eb mendosh q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mazhoranc\u00eb fare e brisht\u00eb. Si shpjegohet ky agresivitet? Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me presionin e pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs? \u00cbsht\u00eb agresivitet i lindur nga paraja, nga pushteti n\u00ebn abuzim dhe n\u00eb rrethana mungese nd\u00ebshkimi? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb? Dhe ku \u00e7on?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb arroganca e nj\u00eb pushteti t\u00eb korruptuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb frik\u00ebsuar nga dob\u00ebsia e vet. B\u00ebrtet q\u00eb t\u00eb mposht\u00eb frik\u00ebn, si njeriu i vetmuar n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, por edhe q\u00eb t\u00eb ngjall\u00eb frik\u00eb. Pushteti ndjen dhe sheh g\u00ebrryerjen. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm humbje e simpatis\u00eb n\u00eb mas\u00eb. Berish\u00ebs po i kthejn\u00eb shpin\u00ebn bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb af\u00ebrt shum\u00ebvje\u00e7ar\u00eb si Bamir Topi. Ai tani kund\u00ebrshtohet edhe nga shtresa e t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb q\u00eb ndihet e mashtruar prej tij. Ky pushtet i dob\u00ebt p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb forc\u00eb te propaganda e rreme me media dhe gazetar\u00eb t\u00eb bler\u00eb si dhe te nj\u00eb qeverisje (n\u00ebse mund t\u00eb quhet e till\u00eb) me profil t\u00eb qart\u00eb tiranik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tirani e manifestuar hapur jo vet\u00ebm nga shumica dhe fol\u00ebsja Topalli n\u00eb Kuvend, por edhe n\u00eb q\u00ebndrimin ndaj institucioneve dhe shtetit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Esht\u00eb tirani dhe jo demokraci t\u00eb imponosh me vot\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb besnik i kryeministrit dhe jo nj\u00eb besnik i Kushtetut\u00ebs, i publikut pra edhe i shtetit. Esht\u00eb tirani dhe jo demokraci t\u00eb caktosh n\u00eb krye t\u00eb sh\u00ebrbimit informative nj\u00eb fanatik t\u00eb kryeministrit dhe jo nj\u00eb fanatik t\u00eb shtetit. Esht\u00eb tirani dhe jo demokraci q\u00eb t\u00eb pengosh me demagogji vulgare kryeprokurin\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb misionin e saj kushtetues p\u00ebr ndalimin e disa krer\u00ebve t\u00eb Gard\u00ebs pas vrasjes nga k\u00ebta t\u00eb fundit t\u00eb demonstruesve paq\u00ebsor\u00eb n\u00eb 21 janar.<\/p>\n<p>Esht\u00eb tirani dhe jo demokraci t\u00eb akuzosh fakte, m\u00eb sakt\u00eb t\u00eb shpif\u00ebsh, p\u00ebr institucione t\u00eb shtetit (presidentin, kryeprokuroren) se kan\u00eb organizuar nj\u00eb pu\u00e7 kund\u00ebr pushtetit. Esht\u00eb tirani q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb caktosh n\u00eb postin e kryeprokurorit nj\u00eb besnik t\u00ebndin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbrosh korrupsionin e qeveris\u00eb t\u00ebnde. Esht\u00eb tirani t\u00eb pengosh reform\u00ebn parlamentare me frik\u00ebn se kjo do t\u2019i jepte m\u00eb forc\u00eb opozit\u00ebs dhe do ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb pamundur tiranin\u00eb e shumic\u00ebs. Dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb tirani, Berisha p\u00ebrpiqet ta maskoj\u00eb duke akuzuar opozit\u00ebn. Esht\u00eb taktika e njohur e Hitlerit q\u00eb dogji Rajhshtagun p\u00ebr t\u00eb akuzuar opozit\u00ebn p\u00ebr djegien e Rajhshtagut.<\/p>\n<p>I toleron vet\u00eb piramidat financiare p\u00ebr vite me radh\u00eb, madje sponsorizohet nga ato, dhe pastaj kur shteti th\u00ebrrmohet p\u00ebr shkak te kriz\u00ebs s\u00eb piramidave, deklaron se piramidat i ngriti opozita. \u00c7do sugjerim t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr kufizimin e pushtetit t\u00eb tij dhe shumic\u00ebs s\u00eb tij tiranike, e damkos si \u201ctirani t\u00eb pakic\u00ebs\u201d. Esht\u00eb vet\u00eb pengesa kryesore p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrsa akuzon opozit\u00ebn si bllokuese t\u00eb integrimit. Organizoi nj\u00eb grusht t\u00eb armatosur shteti n\u00eb 1998 dhe akuzoi kund\u00ebrshtar\u00ebt n\u00eb pushtet se ishin ata shkaktar\u00ebt q\u00eb vet\u00eb ai hodhi njer\u00ebzit n\u00eb sulm. P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur te paradoksi m\u00eb i fundit q\u00eb edhe pse \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeveri, dhe dihet bot\u00ebrisht q\u00eb qeverit\u00eb jan\u00eb burimi kryesor i korrupsionit, p\u00ebrpiqet t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me flamurin e antikorrupsionit si 8 vjet m\u00eb pare kur ishte n\u00eb opozit\u00eb!<br \/>\nDuket sikur funksionon ndonj\u00ebher\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Jo, ajo koh\u00eb ka per\u00ebnduar. Qoft\u00eb edhe vet\u00ebm ndri\u00e7imi i benzave t\u00eb zinj qeveritar\u00eb n\u00eb sfondin e mjerimit masiv, \u00ebsht\u00eb tregues i mjaft\u00eb i pasurimit korruptiv t\u00eb qeveris\u00eb \u201cme duar t\u00eb pastra\u201d. Tani shumica e shqiptar\u00ebve e ka t\u00eb qart\u00eb se kush pasurohet skizofrenisht me parat\u00eb e tyre duke ju grabitur kafshat\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve, fondet e spitaleve t\u00eb kalbura, pensioneve mjerane, shkollave t\u00eb varfra.<\/p>\n<p><strong>Ekonomia si po shkon n\u00eb analiz\u00ebn e Stefanit?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb treguesit makroekonomik\u00eb jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar ndjesh\u00ebm. Mbi t\u00eb gjitha borxhi publik q\u00eb ka arritur n\u00eb kufijt\u00eb alarmant\u00eb t\u00eb 60 p\u00ebrqind\u00ebshit duke parath\u00ebn\u00eb nj\u00eb kolaps sipas skenarit grek. Esht\u00eb nj\u00eb rritje e frikshme q\u00eb ka n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb investime aventuroze t\u00eb tipit faraonik dhe me natyr\u00eb korruptive si ai i rrug\u00ebs Durr\u00ebs &#8211; Kuk\u00ebs q\u00eb qeveria e maskon me gjoja q\u00ebllime patriotike dhe \u201ckomb\u00ebtare\u201d. Qeveria mburret se ka mbledhur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura nga taksat krahasuar me vitin 2005. Por \u00e7\u00ebshtja kryesore \u00ebsht\u00eb si p\u00ebrdoren parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb. Skandali i fundit, ai me reklamat e privilegjuara n\u00eb media, tregon se k\u00ebto para p\u00ebrdoren jo me logjik\u00ebn e fuqizimit t\u00eb shtetit por me at\u00eb t\u00eb fuqizimit t\u00eb pushtetit dhe pasurimit t\u00eb pushtetar\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb korrupsioni me parat\u00eb publike.<\/p>\n<p><strong>Por publiku njihet p\u00ebrdit\u00eb me p\u00ebrqindje dhe statistika entuziaste. B\u00ebhen krahasime deri me Zvicr\u00ebn, Norvegjin\u00eb. Q\u00ebndrojn\u00eb sadopak?<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht manipulimit t\u00eb statistikave ka dukuri q\u00eb nuk i fsheh dot kollaj. Shikoni pun\u00ebsimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb themelor p\u00ebr jet\u00ebn dhe lumturin\u00eb e njer\u00ebzve. Papun\u00ebsia, me gjith\u00eb manipulimin e statistikave, ka mbetur e pa l\u00ebvizur rreth 13 p\u00ebrqind\u00ebshit. Gj\u00eb q\u00eb nuk do ishte k\u00ebshtu n\u00ebse Berisha do kish mbajtur premtimin e b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr 160 mij\u00eb vende pune. Shum\u00eb shpejt do d\u00ebgjoni t\u00eb thot\u00eb se papun\u00ebsia \u00ebsht\u00eb ulur nga aktivitete t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb zez\u00eb si p\u00ebr shembull, pun\u00ebsimi i shqiptar\u00ebve si bebisitera. Nj\u00eb qeveri e paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjeneruar pun\u00eb do mb\u00ebshtetet p\u00ebr shp\u00ebtim te g\u00ebnjeshtra. Por \u00ebsht\u00eb fakt se papun\u00ebsia mbetet gangrena e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, shkaku kryesor, s\u00eb bashku me korrupsionin, i polarizimit t\u00eb friksh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb grusht miliarder\u00ebsh e milioner\u00ebsh nga nj\u00ebra an\u00eb dhe n\u00eb masa njer\u00ebzish q\u00eb jetojn\u00eb me rroga shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta e deri pensione 100 euro n\u00eb muaj. Papun\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rr\u00ebnj\u00ebt e kriminalitetit n\u00eb rritje. Tashm\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vrasjeve p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb rajon. Nd\u00ebrkaq korrupsioni dhe moszbatimi i ligjit lidhur me kolateralin, duke rritur kredit\u00eb e k\u00ebqia se e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar shum\u00eb kreditin, nj\u00eb nga mjetet kryesore p\u00ebr t\u00eb luftuar kriz\u00ebn nga krahu i k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Me k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet q\u00eb Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb prekur nga kriza. Realisht \u00ebsht\u00eb prekur? A mund t\u00eb flasim me shifra dhe fakte mbi k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ky mit po rr\u00ebzohet nga vet\u00eb deklarimet e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb apo ministrat e Berish\u00ebs. Mbi t\u00eb gjitha jan\u00eb faktet e jet\u00ebs q\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb mitin se gjoja ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb qenka si nj\u00eb Akil q\u00eb nuk i ngulen shigjetat e kriz\u00ebs. Njer\u00ebzit po jetojn\u00eb sprov\u00ebn e trisht\u00eb t\u00eb pasojave t\u00eb kriz\u00ebs t\u00eb thelluara pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit dhe paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb. Ata e kuptojn\u00eb se me nj\u00eb qeverisje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, do ta kishin patur m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, ndaj personalisht p\u00ebrs\u00ebris se kam bindjen se akoma m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb do votojn\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj qeverie n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. Por e keqja m\u00eb e madhe e qeverisjeve t\u00eb Berish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi n\u00eb rrafshin ekonomik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrrimi i k\u00ebsaj qeverie do qe domosdoshm\u00ebri edhe sikur ajo t\u00eb kishte patur sukses n\u00eb rrafshin ekonomik. Sepse ajo po e zhyt vendin n\u00eb autokratiz\u00ebm duke rrezikuar europianizimin real t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Berisha po tenton t\u00eb krijoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri modelin e nj\u00eb pushteti q\u00eb nuk nd\u00ebrrohet me vot\u00eb. Si n\u00eb Kin\u00eb, Rusi apo Bjellorusi. Prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mjafton t\u00eb gjykosh vet\u00ebm mbi faktorin ekonomik. Sepse edhe Hitleri, edhe Musolini pat\u00ebn sukses n\u00eb vitet e para t\u00eb qeverisjes n\u00eb fush\u00ebn ekonomike, zhduk\u00ebn papun\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrtuan rrug\u00eb dhe autostrada, fabrika e hidrocentrale. Por a nuk do t\u00eb kish qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb gjerman\u00ebt dhe italian\u00ebt ti kishin p\u00ebrmbysur me koh\u00eb k\u00ebta diktator\u00eb duke ndjekur arsyen e liris\u00eb, t\u00eb pa verbuar nga begatia nazifashiste?<\/p>\n<p><strong>Parat\u00eb e privatizimit t\u00eb Albpetrol ndikojn\u00eb? Ka baz\u00eb gjykimi q\u00eb jan\u00eb aq shum\u00eb sa mund t\u00eb mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb pushtet Berish\u00ebn, pavar\u00ebsisht gjith\u00e7kaje tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Keq qeverisja i ka degraduar financat publike n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kritike. Kudo ndihet paaft\u00ebsia paguese e shtetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nj\u00eb privatizim me shifra si ato q\u00eb jan\u00eb publikuar nga tenderi i Albpetrol, do t\u00eb ishte nj\u00eb transfuzion shum\u00eb i ndjesh\u00ebm p\u00ebr financat e rr\u00ebnuara nga qeveria. Por nuk mendoj se ajo do arrij\u00eb t\u00eb mbush\u00eb me k\u00ebto para, t\u00eb gjith\u00eb gropat q\u00eb vet\u00eb ka krijuar. Nga ana tjet\u00ebr do jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb se \u201cmrekullia\u201d ekonomike q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb krijonte Berisha pak muaj para zgjedhjeve duke p\u00ebrdorur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre parave, nuk do ishte merit\u00eb e mir\u00ebqeverisjes por e koncesionimit t\u00eb nj\u00eb prej pasurive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha natyrore. Por ju kujtoj p\u00ebrs\u00ebri, vota pro ose kund\u00ebr qeveris\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme nuk duhet t\u00eb jet\u00eb thjesht gjendja ekonomike por raporti me lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt do votojn\u00eb p\u00ebr natyr\u00ebn e qeverisjes, p\u00ebr demokracin\u00eb apo autokracin\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb apo t\u00eb shtypur, n\u00ebse do shkojn\u00eb n\u00eb Europ\u00eb apo p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Azi? N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim dua t\u00eb n\u00ebnvizoj si nj\u00eb gabim t\u00eb PS zhvendosja, koh\u00ebt e fundit, e fokusit opozitar nga \u00e7\u00ebshtjet parimore e liris\u00eb dhe demokracis\u00eb, tek problemet ekonomike. Ekonomia nuk duhet n\u00ebnvleft\u00ebsuar por akoma m\u00eb e pafalshme \u00ebsht\u00eb t\u00eb n\u00ebnvleft\u00ebsohet rrafshi politik i problemit, dhunimi i liris\u00eb dhe demokracis\u00eb nga nj\u00eb pushtet gjithnj\u00eb e m\u00eb autokratik.<br \/>\nJu keni qen\u00eb nj\u00eb nga analist\u00ebt q\u00eb jeni shprehur shum\u00eb her\u00eb kund\u00ebr q\u00eb opozita t\u00eb hiqte dor\u00eb nga paketa shoq\u00ebruese si kusht p\u00ebr votimin e heqjes s\u00eb imunitetit. E megjithat\u00eb opozita l\u00ebshoi edhe k\u00ebtu. B\u00ebri gabim?<\/p>\n<p>Opozita ka qen\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr rreziqet q\u00eb mbart kufizimi i imuniteteve n\u00eb kushtet kur nuk ka nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur dhe kur s\u00eb shpejti, p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Berisha b\u00ebhet gati t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb delfin t\u00eb tij edhe n\u00eb krye t\u00eb prokuroris\u00eb. Por n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e saj t\u00eb drejt\u00eb ajo nuk ka patur mb\u00ebshtetjen e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Ajo q\u00eb ndodhi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fitore e autokratizmit dhe un\u00eb nuk mund t\u00eb eci me optimizmin bosh q\u00eb qarkullon k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb form\u00ebn: Berisha nuk b\u00ebn m\u00eb nga ato budallall\u00ebqet e dikurshme kur plaste n\u00eb burg kreun e opozit\u00ebs Fatos Nano. Mendoj se Berisha mezi pret t\u00eb marr\u00eb zyr\u00ebn e kryeprokurorit. Do ta p\u00ebrdor\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shantazh mbi opozitar\u00ebt por edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar disi bilancin me toleranc\u00eb jo \u201c0\u201d por 100% p\u00ebrsa i p\u00ebrket korrupsionit t\u00eb madh n\u00eb nivel deputet\u00ebsh, ministrash, zv.kryeministrash dhe kryeministrash.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb nivel zv.ministrash, &#8211; tha dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb znj.Topalli&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht&#8230; Ajo q\u00eb sapo shprehu Topalli tregon se ka nj\u00eb skenar \u201cantikorrupsion\u201d p\u00ebr ca koka turku n\u00eb nivel deputet\u00ebsh dhe zv.ministrash. Kjo gj\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2013, n\u00ebse Berisha pranon q\u00eb mandati i Ina Ram\u00ebs nuk mbaron n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti por n\u00eb maj t\u00eb viti q\u00eb vjen. N\u00ebse Berisha k\u00ebmb\u00ebngul ta largoj\u00eb Ina Ram\u00ebn n\u00eb n\u00ebntor, ky do t\u00eb jet\u00eb treguesi s\u00eb ai ka n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb skenar gjuetie shtrigash kund\u00ebr opozit\u00ebs q\u00eb p\u00ebr \u201cpaanshm\u00ebri\u201d do balancohet edhe ma ca koka turku n\u00eb nivel zv.ministrash. N\u00ebse nuk duan q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt duhet t\u00eb ngulin k\u00ebmb\u00eb q\u00eb kryeprokurori i ardhsh\u00ebm t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb jurist i zgjedhur me konsensus.<\/p>\n<p><strong>Kur thoni kula\u00e7-k\u00ebrba\u00e7i i BE nuk funksionon me nj\u00eb si Berisha, \u00e7far\u00eb keni parasysh?<\/strong><\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb thash\u00eb pak m\u00eb sip\u00ebr, q\u00eb BE kan\u00eb p\u00ebrdorur deri tani m\u00eb shum\u00eb kula\u00e7in sesa k\u00ebrba\u00e7in p\u00ebr nj\u00eb autokrat si Sali Berisha. Por duket se k\u00ebsaj faze po i vjen fundi. Europian\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sy qorr sa koh\u00eb t\u2019i je larg oborrit t\u00eb tyre por kur t\u2019i ju troket n\u00eb der\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebtar i familjes s\u00eb tyre, nisin e t\u00eb kontrollojn\u00eb dh\u00ebmb\u00eb e dh\u00ebmball\u00eb sepse ndryshe, ja fusin vetes. Si n\u00eb rastin e Greqis\u00eb apo Rumanis\u00eb. N\u00ebse n\u00eb BE do vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e shohin autokratin me brir\u00eb n\u00eb pushtet, kjo do t\u00eb ishte shenja e trisht\u00eb se nuk kan\u00eb nd\u00ebrmend fare ta integrojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe se procesi i integrimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb si \u201cpuna e komisarit\u201d.<\/p>\n<p>Kritik s\u00eb fundmi nj\u00eb raport i OSBE. SHBA kan\u00eb shtuar doz\u00ebn e kritikave publike. Por kur vjen puna te q\u00ebndrimet e t\u00eb huajve, njer\u00ebzve po t\u2019i pyes\u00ebsh ka filluar u shkon mendja p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shpesh te lobimi, lobuesit, parat\u00eb. Si duket, nj\u00eb lloj shp\u00ebtimi p\u00ebr pyetjen pa p\u00ebrgjigje: si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb qeverisin kaq keq dhe t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Nj\u00eb pyetje ndoshta naive. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vende kaq t\u00eb vogla sa Shqip\u00ebria, a mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto lobimet, mrekulli, t\u2019i b\u00ebjn\u00eb arbitrat tan\u00eb t\u00eb mbyllin syt\u00eb? Ku \u00ebsht\u00eb kufiri moral i lobimit?<\/p>\n<p>Esht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa gabime strategjike lidhur me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht pas vitit 1997 kur ata nxor\u00ebn si p\u00ebrpar\u00ebsi jo fuqizimin e institucioneve t\u00eb demokracis\u00eb po thjesht stabilitetin politik. Duket se n\u00eb vendimmarrjen e tyre lidhur me Shqip\u00ebrin\u00eb prevalon p\u00ebrs\u00ebri nevoja p\u00ebr nj\u00eb stabilitet m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb rajon, gjendja n\u00eb Kosov\u00eb dhe probleme t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji. U ka mjaftuar q\u00eb qeveritar\u00ebt dhe diplomacia shqiptare t\u00eb jen\u00eb konstruktiv\u00eb n\u00eb k\u00ebto rrafshe. Gjendja reale e demokracis\u00eb dhe lirive n\u00eb vend ka peshuar m\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ta. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb optik\u00eb u b\u00eb edhe pranimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb optik\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt toleruan edhe ndryshimet e Kushtetut\u00ebs n\u00eb vitin 2008 me konsensusin e Sali Berish\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs. Sot, disa nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, pranojn\u00eb publikisht se ajo ka qen\u00eb \u201creforma\u201d m\u00eb katastrofike p\u00ebr fatet e demokracis\u00eb. Por nd\u00ebrsa injoruan standardet demokratike p\u00ebr pranimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb tolerojn\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb integrohet n\u00eb BE pa u evropianizuar realisht.<\/p>\n<p><strong>Po statusi kandidat&#8230;?<\/strong><\/p>\n<p>Natyrisht, p\u00ebr \u201ctakt\u201d koniuktural, apo p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo shkaku tjet\u00ebr, Shqip\u00ebris\u00eb i jepet nj\u00eb status kandidati me kusht. Kjo do p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb shans p\u00ebr ne n\u00ebse do kishim n\u00eb krye nj\u00eb qeveri q\u00eb p\u00ebrpiqet realisht p\u00ebr europianizimin. Por n\u00eb kushtet kur kemi n\u00eb krye nj\u00eb autokrat q\u00eb ka nj\u00eb axhend\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, krejt t\u00eb kund\u00ebrt me integrimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dh\u00ebnia e statusit, qoft\u00eb edhe me kusht, nuk mund t\u00eb mos jet\u00eb edhe si nj\u00eb karot\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e gabuar. Berisha, pengesa kryesore n\u00eb k\u00ebto 20 e kusur vjet p\u00ebr marrjen e k\u00ebtij statusi, ka nis nj\u00eb propagand\u00eb t\u00eb shfrenuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar meritat p\u00ebr marrjen e statusit. Por ky dizavantazh do eliminohet shpejt n\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt i p\u00ebrmbahen me vendosm\u00ebri kushtit q\u00eb thuhet se do t\u00eb ven\u00eb, organizmit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p><strong>Thuhet gjithmon\u00eb e m\u00eb shpesh q\u00eb \u201cmb\u00ebshtetja blihet\u201d. Sa mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo kur flasim p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Dol\u00ebt n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb doja t\u00eb theksoja. N\u00eb q\u00ebndrimin e gabuar t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve ndaj \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb demokracis\u00eb dhe liris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ka ndikuar jo vet\u00ebm politika e lobimit t\u00eb kushtuesh\u00ebm nga qeveria Berisha pran\u00eb institucioneve per\u00ebndimore, por edhe ajo e korruptimit t\u00eb jo pak misionar\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb shfaqen si miq tradicional\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka p\u00ebr ta n\u00ebse vret demonstrues, n\u00ebse kap gjith\u00e7ka duke dhunuar ndarjen e pushteteve, n\u00ebse kap gjyq\u00ebsorin duke penguar nd\u00ebshkimin e ministrave t\u00eb korruptuar, ata jan\u00eb deri n\u00eb fund me Berish\u00ebn. N\u00eb publik tashm\u00eb flitet p\u00ebr misionar\u00eb per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb vila n\u00eb zona turistike dhe jo pak privilegje biznesi n\u00eb Shqip\u00ebri. Pun\u00ebt arrijn\u00eb deri aty se edhe njer\u00ebz q\u00eb ndodhen shum\u00eb larg realitetit shqiptar, si p\u00ebrshembull nj\u00eb kongresmen amerikan si Eliot Engel, qartazi krejt i pa informuar p\u00ebr pun\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, jep gjykime t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme mbi gjendjen e demokracis\u00eb duke sugjeruar edhe \u201cdomosdoshm\u00ebrin\u00eb\u201d e heqjes s\u00eb imuniteteve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adrian Thano Stefani, Lubonja, Mustafa Nano jan\u00eb si ishuj t\u00eb vegj\u00ebl lirie. Liria \u00ebsht\u00eb shkaku pse ata nuk jan\u00eb sot t\u00eb kamur n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb meriton statusi i tyre social. Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ama, q\u00eb gjithashtu i drejtohen rregullisht nga \u2018ballkonet\u2019 e medias opinionit publik n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb. Kjo historia e kamjes s\u00eb disave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Adrian Thano Stefani, Lubonja, Mustafa Nano jan\u00eb si ishuj t\u00eb vegj\u00ebl lirie. Liria \u00ebsht\u00eb shkaku pse ata nuk jan\u00eb sot t\u00eb kamur n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb meriton statusi i tyre social. Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ama, q\u00eb gjithashtu i drejtohen rregullisht nga \u2018ballkonet\u2019 e medias opinionit publik n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb. Kjo historia e kamjes s\u00eb disave [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-10-28T19:32:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/adrian_thano.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit?\",\"datePublished\":\"2012-10-28T19:32:29+00:00\",\"dateModified\":\"2012-10-28T19:32:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/\"},\"wordCount\":3882,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/adrian_thano.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/\",\"name\":\"Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/adrian_thano.jpg\",\"datePublished\":\"2012-10-28T19:32:29+00:00\",\"dateModified\":\"2012-10-28T19:32:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/adrian_thano.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/adrian_thano.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Adrian Thano Stefani, Lubonja, Mustafa Nano jan\u00eb si ishuj t\u00eb vegj\u00ebl lirie. Liria \u00ebsht\u00eb shkaku pse ata nuk jan\u00eb sot t\u00eb kamur n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb meriton statusi i tyre social. Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ama, q\u00eb gjithashtu i drejtohen rregullisht nga \u2018ballkonet\u2019 e medias opinionit publik n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb. Kjo historia e kamjes s\u00eb disave [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-10-28T19:32:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/adrian_thano.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit?","datePublished":"2012-10-28T19:32:29+00:00","dateModified":"2012-10-28T19:32:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/"},"wordCount":3882,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/adrian_thano.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/","name":"Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/adrian_thano.jpg","datePublished":"2012-10-28T19:32:29+00:00","dateModified":"2012-10-28T19:32:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/adrian_thano.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/adrian_thano.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjaftojne-nderkombetaret-si-garanci-per-nje-rotacion-paqesor-te-pushtetit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si garanci p\u00ebr nj\u00eb rotacion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12139"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12139"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12139\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}