{"id":12094,"date":"2012-09-15T06:55:34","date_gmt":"2012-09-15T05:55:34","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=5001"},"modified":"2012-09-15T06:55:34","modified_gmt":"2012-09-15T05:55:34","slug":"diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/","title":{"rendered":"Diplomati q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi \u2013 Jorgo Seferis"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arjan Th Kall\u00e7o\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Arjan Th Kall\u00e7o<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 20 shtator mbushen plot 42 vjet nga ndarja me poetin e madh grek Jorgos Seferis. Vitet kalojn\u00eb, por poeti kujtohet gjithmon\u00eb n\u00eb \u00e7do vend ku shkoi dhe studjoi, ku punoi si diplomat, ku krijoi vargjet e tij t\u00eb mrekullueshme gjith\u00eb shk\u00eblqim surrealiste, ku shkroi vepra q\u00eb ende mbeten gjat\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e let\u00ebrsidash\u00ebsve n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Figura t\u00eb tilla t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore nuk mund t\u00eb kalojn\u00eb pa u v\u00ebn\u00eb re apo pa u p\u00ebrkujtuar, pasi tek veprat e tyre gjejm\u00eb pathosin, dashurin\u00eb, frym\u00ebzimin ton\u00eb q\u00eb t\u00eb shohim tek e shkuara gjith\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ata na lan\u00eb, por edhe t\u00eb njihemi me jet\u00ebn dhe kushtet n\u00eb t\u00eb cilat jetuan dhe punuan. T\u00eb njihemi me tiranit\u00eb q\u00eb shpesh artin jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta futin n\u00ebn kontrollin e tyre apo q\u00eb ta p\u00ebrdornin si propogand\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ecte sipas kutit t\u00eb tyre dhe jo sipas rrjedh\u00ebs normale.<\/p>\n<p>T\u00eb njihemi me heronjt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb u b\u00ebn\u00eb drita me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb shihnim bot\u00ebn q\u00eb t\u00eb ecnim n\u00eb rrug\u00ebt e drejta edhe pse t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb n\u00ebj arti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe jo t\u00eb nj\u00eb arti n\u00eb sh\u00ebrbim. Por si edhe m\u00eb par\u00eb k\u00ebng\u00ebtor\u00eb t\u00eb oborrtar\u00ebve tiran\u00eb edhe sot n\u00eb koh\u00ebt tona moderne nuk mungojn\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim shum\u00eb t\u00eb keq artit, kultur\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb pasur dhe magjeps\u00ebse t\u00eb brezave. E nd\u00ebrsa rr\u00ebkesha t\u00eb shkruaja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb poet q\u00eb i kap\u00ebrcen kufijt\u00eb e atdheut t\u00eb vet, autori \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb dhe vende, nuk mund t\u00eb mos m\u00eb shkonte mendja tek nj\u00eb tjet\u00ebr diplomat, k\u00ebt\u00eb her\u00eb amerikan, q\u00eb humbi jet\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjik\u00eb n\u00eb Libi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fat i mbrapsht\u00eb q\u00eb rrall\u00eb her\u00eb e godet diplomacin\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb arti i komunikimit dhe i gjetjes s\u00eb rrug\u00ebzgjidhjeve t\u00eb nevojshme t\u00eb kontradiktave, bile edhe n\u00eb minut\u00ebn e fundit, pa iu referuar shprehimisht dhe detyrimisht arm\u00ebve apo luft\u00ebs. Nj\u00eb rast tragjik q\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb zbardhet p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb gjendet apo do t\u00eb serviret, ashtu si\u00e7 kemi shpresuar dhe \u00ebnd\u00ebrruar gjithmon\u00eb tek diplomacia e v\u00ebrtet\u00eb e hapur dhe e past\u00ebr.<\/p>\n<p>Diplomacia dhe let\u00ebrsia \u2013 mendoj se \u00ebsht\u00eb binomi m\u00eb fatlum\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri, pasi nuk ndodh shpesh q\u00eb diplomati t\u00eb b\u00ebhet poet, apo poeti t\u00eb b\u00ebhet diplomat, edhe pse \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e gjetur e dy drejtimeve q\u00eb delikates\u00ebn e kan\u00eb thelbin e vet t\u00eb shfaqjes, vet\u00ebdij\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet koshienc\u00eb dhe q\u00eb i mungon poltik\u00ebs. Disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb kthim nga nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb tep\u00ebr positive n\u00eb Itali, i nxitur edhe nga emri i Seferisit, nga gjenia e tij letrare, nga fakti se jetoi p\u00ebr gati dy vjet n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, nga afria me fqinj\u00ebt tan\u00eb, i propozova Bashkis\u00eb nj\u00eb projekt ku t\u00eb krijohej nj\u00eb park letrar q\u00eb t\u00eb mbante emrin e Seferisit kor\u00e7ar.<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar muaj dhe nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr propozimin tim, (artikullin sa p\u00ebr kujtes\u00eb mund ta gjeni t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb internet n\u00eb fundvitin 20110, q\u00eb besoj se do t\u00eb krijonte nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb gjer\u00eb komunikimi mes dy vendeve dhe nj\u00eb bashk\u00ebpunim reciprok, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, jo vet\u00ebm kulturor. Ndoshta mungojn\u00eb fondet, ndoshta ka paragjykime, ndoshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e parrahur tek ne dhe nuk dihet rezultati. N\u00ebse do t\u00eb kishte pak guxim, le ta provojm\u00eb nj\u00eb her\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb reflektojm\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit, t\u00eb pakt\u00ebn vitin e ardhsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb 50 vjetori i marrjes s\u00eb cmimit Nobel, lidhur me k\u00ebto p\u00ebrvoja shum\u00eb pozitive per\u00ebndimore.<\/p>\n<p><strong>Pak histori e jet\u00ebs dhe e veprave t\u00eb poetit Seferis<\/strong>.<br \/>\nJorgos Seferis \u00ebsht\u00eb pseudonimi i poetit t\u00eb famsh\u00ebm grek Jorgos Seferiadis q\u00eb lindi m\u00eb 13 mars 1900 n\u00eb Izmir dhe nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb 20 shtator 1971. Poet, eseist dhe diplomat grek q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi n\u00eb vitin 1963. E braktisi Azin\u00eb e vog\u00ebl kur ishte ende adoleshent dhe ndoqi liceun n\u00eb Athin\u00eb. Kur familja e tij u transferua n\u00eb Paris, hyri n\u00eb Fakultetin e drejt\u00ebsis\u00eb, kujtojm\u00eb se babai i tij ishte jurist dhe letrar i njohur. Ngjarjet e vitit 1922 ndikuan thell\u00eb n\u00eb shpirtin e t\u00eb riut q\u00eb n\u00eb vazhdim do t\u00eb fliste n\u00eb poezin\u00eb e tij p\u00ebr popuj dhe qytet\u00ebrime n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n<p>U kthye n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb vitin 1925 dhe dhe hyri n\u00eb diplomaci duke patur nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer tek merrte detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb disa vende si Angli dhe Shqip\u00ebri nga viti 1936-1938. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb shkoi bashk\u00eb me qeverin\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim n\u00eb Kret\u00eb, Egjipt, Afrik\u00ebn e veriut dhe Itali. U kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb vitin 1944 n\u00eb mbarim t\u00eb luft\u00ebs. Rifilloi pun\u00ebn si diplomat dhe u b\u00eb ambasador n\u00eb Turqi, Lond\u00ebr, Liban, Siri, Jordani, Irak, dhe s\u00eb fundi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Lond\u00ebr derisa doli n\u00eb pension. N\u00eb Paris kishte patur lidhje intensive n\u00eb mjedisin artistik.<\/p>\n<p>N\u00eb Lond\u00ebr u njoh me poezin\u00eb e Eliotit dhe me autor\u00eb francez\u00eb si Malarmeja dhe Valeri, p\u00ebrkthimet e tija e ndihmuan n\u00eb studimet e m\u00ebtejshme. Nj\u00eb pjes\u00eb jete e kaloi n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Afrik\u00ebn e veriut dhe n\u00eb Lindjen e mesme. Fundi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i sigurt\u00eb \u2013 thoshte Kavafisi \u2013 megjithat\u00eb poezia ende \u00ebsht\u00eb e dobishme dhe na m\u00ebson q\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb nj\u00eb qind her\u00eb para se t\u00eb flasim, pohoi Seferisi n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb vetin. Kush i ngre gur\u00ebt pesh\u00eb, bie menj\u00ebher\u00eb \u2013 jan\u00eb fjal\u00ebt e tij kund\u00ebr \u00e7do forme t\u00eb tiranis\u00eb.. k\u00ebta gur\u00eb i ngrita derisa munda \/ k\u00ebta gur\u00eb i p\u00eblqeva derisa munda\u2026<\/p>\n<blockquote><p><strong>Veprat<\/strong><br \/>\n<em>Kthesa 1931<br \/>\n\u00c7isterna 1932<br \/>\nLegjenda dhe Katalia 1935<br \/>\nFletore e ushtrimeve 1940<br \/>\nGazeta e Bordit I, 1940<br \/>\nGazeta e Bordit II, 1944<br \/>\nGazeta e bordit III, 1955<br \/>\nPoezi 1961<br \/>\nTre poezi sekrete 1966<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><strong>E gjith\u00eb bota \u00ebsht\u00eb atdheu i poezis\u00eb<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb vitin 1963 Seferisi pati nderin dhe g\u00ebzimin q\u00eb t\u00eb ndodhej n\u00eb Oslo, n\u00eb at\u00eb sall\u00eb ku kishin q\u00ebn\u00eb edhe shum\u00eb poet\u00eb dhe shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb para tij, para asaj jurie dhe atij publiku dhe t\u00eb mbante fjal\u00ebn e tij tep\u00ebr kuptimplote tek shpaloste patriotizmin e tij dhe dashurin\u00eb e pafundme p\u00ebr poezin\u00eb. Motivimi i dh\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimit m\u00eb prestigjoz ishte : P\u00ebr lirikat e tij t\u00eb menj\u00ebhershme, t\u00eb frym\u00ebzuara nga dashuria e thell\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn kulturore helene. Disa nga vargjet e tij u muzikuan nga kompozitori i njohur grek Mikis Teodorakis. M\u00eb posht\u00eb po sjell nj\u00eb pasazh nga kjo fjal\u00eb q\u00eb mban titullin :E gjith\u00eb bota \u00ebsht\u00eb atdheu i poezis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI p\u00ebrkas nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl. Nj\u00eb dalje shk\u00ebmbore n\u00eb Mesdhe, asgj\u00eb nuk e dallon vet\u00ebm p\u00ebrpjekjet e njer\u00ebzve t\u00eb vet, deti dhe drita e diellit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl, por tradita e tij \u00ebsht\u00eb e pafund dhe u trash\u00ebgua gjat\u00eb shekujve pa nd\u00ebrprerje. Gjuha greke nuk pushoi kurr\u00eb se foluri. Kaloi p\u00ebrmes t\u00eb gjitha ndryshimeve ku kalojn\u00eb gj\u00ebrat e gjalla, por kurr\u00eb nuk pati thyerje. Kjo tradit\u00eb karakterizohet nga dashuria p\u00ebr njeriun; drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb rregulli i saj. N\u00eb tragjedit\u00eb klasike njeriu q\u00eb e kalon mas\u00ebn nd\u00ebshkohet prej Erinit. Ky ligj i drejt\u00ebsi\u00eb ka vler\u00eb edhe n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kuptimplote q\u00eb Suedia d\u00ebshiron ta nderoj\u00eb poezin\u00eb, edhe kur origjina \u00ebsht\u00eb nga nj\u00eb vend i vog\u00ebl. Sepse besoj se poezia \u00ebsht\u00eb e nevojshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb moderne n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi prekur nga ankthi dhe frika. Poezia i ka rr\u00ebnj\u00ebt e veta tek frym\u00ebmarrja njer\u00ebzore : e \u00e7far\u00eb do t\u00eb ishim n\u00ebse ajo do t\u00eb mungonte? Poezia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt besimi : kush e di n\u00ebse sikleti yn\u00eb nuk varet nga mungesa e besimit?<\/p>\n<p>Sot duhet ta d\u00ebgjojm\u00eb at\u00eb z\u00eb njer\u00ebzor q\u00eb e quajm\u00eb poezi, at\u00eb z\u00eb q\u00eb gjithnj\u00eb rrezikon t\u00eb shuhet nga mungesa e dashuris\u00eb, por q\u00eb rilind gjithmon\u00eb. K\u00ebrc\u00ebnon, e gjen gjithmon\u00eb nj\u00eb streh\u00eb. Kur e refuzojn\u00eb, i hedh p\u00ebrs\u00ebri rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb vendet q\u00eb nuk i marrim me mend. Nuk b\u00ebn dallim midis vendeve t\u00eb m\u00ebdhenj apo t\u00eb vegj\u00ebl; atdheu i vet \u00ebsht\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs; ka forc\u00ebn e shmangies s\u00eb rrethit vicioz t\u00eb zakonit\u201d.<\/p>\n<p>Pas Nobelit Nobelisti Seferis mori shum\u00eb vler\u00ebsime dhe diploma ad honorem p\u00ebr veprimtarin\u00eb e vet letrare n\u00eb Amerik\u00eb nga Universiteti i Kembrixhit, 1960, Oksfordit 1964, Princetonit 1965 dhe n\u00eb Europ\u00eb nga ai i Selanikut 1964.<\/p>\n<p>Seferisi \u00ebsht\u00eb poeti grek m\u00eb i njohur n\u00eb bot\u00eb bashk\u00eb me Kavafinsin, Elitisin dhe Ritson. Surrealist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb Embrikosi dhe Elitisi. Nj\u00eb drejtimi tjet\u00ebr interesant \u00ebsht\u00eb ai orfik me Sikelianosin, Kazancakin, Kariotakisin dhe krepuskolari Agras. Intelektual fin ai njihte shum\u00eb let\u00ebrsi klasike dhe t\u00eb gjitha rrymat kulturore europiane t\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb kritik\u00ebn italiane poeti ka nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe jan\u00eb t\u00eb shumta shkrimet p\u00ebr veprat e tija.<\/p>\n<p>N\u00eb morin\u00eb e tyre po shk\u00ebpus nj\u00eb pasazh q\u00eb mendoj se nxjerrin n\u00eb pah at\u00eb q\u00eb theksova m\u00eb sip\u00ebr lidhur me patriotizmin, por edhe problematik\u00ebn e njeriut modern: Poezia e tij esenciale, ndonjeher\u00eb hermetike karakterizohet nga ndjenja e t\u00eb q\u00ebnit grek; kategori origjinale e shpirtit p\u00ebr ta interpretuar realitetin dhe gjendjen njer\u00ebzore. Poet me kultur\u00eb fine, \u00ebsht\u00eb autor i lirikave ku pejsazhi, melankonia e m\u00ebrgimit dhe shqet\u00ebsimet e njeriut modern shprehen me nj\u00eb gjuh\u00eb konkrete dhe aluzive.<\/p>\n<p><strong>Italia dhe Seferisi<\/strong><br \/>\nPeriudh\u00ebn e fundit t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij e shkroi n\u00eb Itali, n\u00eb mbarim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, ku shfaqen referime tipike ndaj pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb q\u00ebnieve dhe sendeve n\u00eb jet\u00eb. N\u00eb Itali pjesa m\u00eb e madhe e veprave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer nga Pontani. N\u00eb gusht t\u00eb k\u00ebtij viti doli romani i tij Gjasht\u00eb net\u00eb n\u00eb Akropoli, botim i dyt\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb La Zisa q\u00eb \u00ebsht\u00eb romani i vet\u00ebm i Seferisit dhe i pari n\u00eb versionin italisht.<\/p>\n<p>Romani, i ngjizur n\u00eb vitet e rinis\u00eb, u ripunua n\u00eb vitet e pjekuris\u00eb dhe me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb roman i formimit sui generis, i ripar\u00eb dhe i pasuruar n\u00eb drit\u00ebn e p\u00ebrvojave t\u00eb ndryshme kulturore t\u00eb autorit, duke konsideruar edhe udh\u00ebtimet e tij t\u00eb shumta, si n\u00eb kuadrin grek t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tij, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb europian. Vepra mish\u00ebron nj\u00eb p\u00ebrzjerrje nga ana formale dhe kalohet nga tregimtaria, n\u00eb ditar dhe proz\u00eb lirike. Karakteristik\u00eb themelore e vepr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim i pand\u00ebrprer\u00eb i roleve mes err\u00ebsir\u00ebs dhe personave t\u00eb gjall\u00eb, si dhe kalimi nga regjistri i relaitetit tek ai i \u00ebndrr\u00ebs dhe fantazis\u00eb.<\/p>\n<p>I bindur se humnera do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb pus pa fund, shkroi p\u00ebr dobin\u00eb e poezis\u00eb. N\u00eb vepr\u00ebn e tij zhg\u00ebnjimi i Greqis\u00eb b\u00ebhet simbol dhe metafor\u00eb e nj\u00eb zhg\u00ebnjimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb lidhet me shoq\u00ebrin\u00eb bashk\u00ebkohore. Zhg\u00ebnjimi shoq\u00ebrohet nga nj\u00eb impenjim i fort\u00eb moral, ashut si pejsazhi grek i gurt\u00eb pret er\u00ebn e detit, ritmin e vet t\u00eb gjer\u00eb dhe jet\u00ebsor. I k\u00ebndoi jaseminit q\u00eb mbeti i bardh\u00eb edhe pse b\u00ebhej nat\u00eb dhe tek kjo q\u00ebnie greke t\u00eb demistifikuar t\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb kozmologji patetike t\u00eb koh\u00ebzgjatjes dhe dhimbjes q\u00ebndron joshja e Seferisit.<\/p>\n<blockquote><p><strong>Intermexo g\u00ebzimi<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>Ishim plot me g\u00ebzim gjith\u00eb at\u00eb m\u00ebngjes<br \/>\nO Zot, \u00e7far\u00eb g\u00ebzimi.<br \/>\nM\u00eb par\u00eb ndritnin gur\u00ebt, gjethet, lulet dhe pastaj dielli<br \/>\nNj\u00eb diell i madh gjith\u00eb gjemba, kaq lart n\u00eb qiell.<br \/>\nNj\u00eb nimf\u00eb i priste ankthet tona dhe i varte n\u00eb pem\u00eb,<br \/>\nNj\u00eb pyll me pem\u00eb t\u00eb Jud\u00ebs\u2026.<br \/>\nIshim plot me g\u00ebzim gjith\u00eb m\u00ebngjesin:<br \/>\nIshte humnera e nj\u00eb pusi t\u00eb mbyllur<br \/>\nAty shkelte k\u00ebmba e but\u00eb e nj\u00eb faune pa mjek\u00ebr<br \/>\nT\u00eb kujtohet e qeshura e saj? \u00c7far\u00eb g\u00ebzimi!<br \/>\nPastaj re, shi dhe toka e lagur.<br \/>\nTi nuk qeshe m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb kasolle<br \/>\nShqyeve syt\u00eb e tu t\u00eb m\u00ebdhenj, duke pare<br \/>\nArkengj\u00ebllin t\u00eb st\u00ebrvitej me shpat\u00ebn e zjarrit-<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb mister \u2013 thoshe \u2013 nj\u00eb mister<br \/>\nUn\u00eb nuk i kuptoj njer\u00ebzit:<br \/>\nSado q\u00eb arg\u00ebtohen<br \/>\nMe ngjyrat, jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zeher.<br \/>\n(<strong>A.K<\/strong>)<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb Itali \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij edhe n\u00eb enciklopedin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe italiane, Treccani, ku midis t\u00eb tjerash thuhet se pelegrinazhet e imponuara nga detyra, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato pas qeveris\u00eb greke pas pushtimit fashist, rr\u00ebnjos\u00ebn tek shpirti i tij ndjenj\u00ebn e m\u00ebrgimit, e eksperimentuar m\u00eb par\u00eb me eksodin e popullsis\u00eb greke nga Azia e vog\u00ebl pas traktatit t\u00eb Lozan\u00ebs 1923.<\/p>\n<p>Poezit\u00eb e debutimit ndoq\u00ebn rrug\u00ebn e simbolizmit francez t\u00eb Valeris\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb origjinalitetin e ecuris\u00eb hermetiko-aluzive dhe koherenc\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs dhe ritmit\u2026 Paramendimi i konfliktit bot\u00ebror dhe provat e hidhura t\u00eb p\u00ebrballuara gjat\u00eb viteve t\u00eb m\u00ebrgimit i err\u00ebsojn\u00eb poezit\u00eb e Gazet\u00ebs s\u00eb Bordit I dhe m\u00eb shum\u00eb tek II. Fryt i ndjenjave kontradiktore t\u00eb ngjallura nga kthimi n\u00eb atdhe ishte poema M\u00ebllenja, nj\u00eb kryevep\u00ebr e let\u00ebrsis\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebve q\u00eb l\u00ebviz nga humnera e err\u00ebt e luft\u00ebs dhe e luftrave v\u00ebllavras\u00ebse drejt drit\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shprese t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb antologji tjet\u00ebr e poet\u00ebve t\u00eb viteve \u2018900, t\u00eb botuar nga Nikola Kro\u00e7eti, me sht\u00ebpin\u00eb botuese me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, t\u00eb specializuar n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb neogreke, p\u00ebrfshin edhe Seferisin, dhe daton q\u00eb nga fillimet e poezis\u00eb neogreke n\u00eb fund t\u00eb viteve \u2018700, kur lindi idea kulturore dhe politike e Greqis\u00eb moderne, pra gati dy shekuj me poezi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arjan Th Kall\u00e7o M\u00eb dat\u00ebn 20 shtator mbushen plot 42 vjet nga ndarja me poetin e madh grek Jorgos Seferis. Vitet kalojn\u00eb, por poeti kujtohet gjithmon\u00eb n\u00eb \u00e7do vend ku shkoi dhe studjoi, ku punoi si diplomat, ku krijoi vargjet e tij t\u00eb mrekullueshme gjith\u00eb shk\u00eblqim surrealiste, ku shkroi vepra q\u00eb ende mbeten gjat\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12094","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-letersi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Diplomati q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi \u2013 Jorgo Seferis - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Diplomati q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi \u2013 Jorgo Seferis - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arjan Th Kall\u00e7o M\u00eb dat\u00ebn 20 shtator mbushen plot 42 vjet nga ndarja me poetin e madh grek Jorgos Seferis. Vitet kalojn\u00eb, por poeti kujtohet gjithmon\u00eb n\u00eb \u00e7do vend ku shkoi dhe studjoi, ku punoi si diplomat, ku krijoi vargjet e tij t\u00eb mrekullueshme gjith\u00eb shk\u00eblqim surrealiste, ku shkroi vepra q\u00eb ende mbeten gjat\u00eb n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-15T05:55:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Diplomati q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi \u2013 Jorgo Seferis\",\"datePublished\":\"2012-09-15T05:55:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/\"},\"wordCount\":2374,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arjan_kallco.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/\",\"name\":\"Diplomati q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi \u2013 Jorgo Seferis - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arjan_kallco.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-15T05:55:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arjan_kallco.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arjan_kallco.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Diplomati q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi \u2013 Jorgo Seferis\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Diplomati q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi \u2013 Jorgo Seferis - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Diplomati q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi \u2013 Jorgo Seferis - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arjan Th Kall\u00e7o M\u00eb dat\u00ebn 20 shtator mbushen plot 42 vjet nga ndarja me poetin e madh grek Jorgos Seferis. Vitet kalojn\u00eb, por poeti kujtohet gjithmon\u00eb n\u00eb \u00e7do vend ku shkoi dhe studjoi, ku punoi si diplomat, ku krijoi vargjet e tij t\u00eb mrekullueshme gjith\u00eb shk\u00eblqim surrealiste, ku shkroi vepra q\u00eb ende mbeten gjat\u00eb n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-15T05:55:34+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Diplomati q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi \u2013 Jorgo Seferis","datePublished":"2012-09-15T05:55:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/"},"wordCount":2374,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/","name":"Diplomati q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi \u2013 Jorgo Seferis - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg","datePublished":"2012-09-15T05:55:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arjan_kallco.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/diplomati-qe-mori-cmimin-nobel-ne-letersi-jorgo-seferis\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Diplomati q\u00eb mori \u00e7mimin Nobel n\u00eb let\u00ebrsi \u2013 Jorgo Seferis"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12094\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}