{"id":12093,"date":"2012-09-13T15:59:30","date_gmt":"2012-09-13T14:59:30","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4983"},"modified":"2012-09-13T15:59:30","modified_gmt":"2012-09-13T14:59:30","slug":"zogizmi-im","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/","title":{"rendered":"ZOGIZMI IM\u2026"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Zogu - parlament\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_parlament.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Pandeli Majko<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shtyp ka dy dit\u00eb q\u00eb po lexoj historin\u00eb time si \u201czogist\u201d\u2026Kush m\u00eb njeh p\u00ebrfshi dhe zogist\u00ebt e din\u00eb q\u00eb nuk jam i till\u00eb! Ajo q\u00eb m\u00eb vjen keq, \u00ebsht\u00eb se ky debat po vjen brenda llogjik\u00ebs s\u00eb loj\u00ebs s\u00eb kryeministrit aktual me historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky debat filloi me deklarimin tim se largimi i mbretit Zog nga Shqip\u00ebria ishte akt juridik q\u00eb zyrtarizoi pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb\u2026Ironikja, \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo ishte thjesht nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e asaj q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb! Duket se jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb \u201cre\u201d\u2026! Pas k\u00ebsaj pash\u00eb, q\u00eb sipas disave, i kisha dal\u00eb n\u00eb mbrojtje me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb nj\u00eb tradh\u00ebtari, hajduti, vras\u00ebsi dhe ku dihet cfar\u00eb tjet\u00ebr\u2026<\/p>\n<p>Si t\u00eb mos mjaftonte kjo, Kryeministrit Berisha deklaroi se \u201ci paska ardhur keq\u201d q\u00eb un\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhem \u201ckurban\u201d i mbret\u00ebris\u00eb\u201d!?<\/p>\n<p>N\u00eb vendin ton\u00eb gabimet p\u00ebrs\u00ebriten pasi nuk ka kujtes\u00eb historike t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb principe t\u00eb qarta. Ajo q\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb \u201ckok\u00ebngr\u00ebnia\u201d dhe nd\u00ebrtimi i t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb nj\u00eban\u00ebshme t\u00eb cilat prodhojn\u00eb keqp\u00ebrdorimin e politik\u00ebs mbi faktet dhe historin\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam historian! Por, di q\u00eb Partia Demokratike e nisi rrug\u00ebtimin e saj si \u201cNoliste\u201d\u2026U vendos edhe nj\u00eb bust i peshkopit patriot Fan Noli, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, midis godin\u00ebs s\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. Sot ai bust \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizur!&#8230;<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb media ta ket\u00eb ende n\u00eb arkiv\u00eb mospranimin e familjes mbret\u00ebrore dhe Leka Zogut n\u00eb aeroportin e Tiran\u00ebs kur ai u kthye n\u00eb vendlindje pas vitit 1992! Sigurisht urdh\u00ebrin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e dha dikush q\u00eb ka kthyer mendjen sot!&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb 1997, t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe republikanin Godo, ishin t\u00eb pranishme p\u00ebr t\u2019ja uruar mir\u00ebseardhjen Leka Zogut n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb nga sallat e Hotel Rognerit. Un\u00eb isha aty me vendimin e Kryesis\u00eb s\u00eb PSSH p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar q\u00ebndrimin miratues t\u00eb saj. N\u00eb at\u00eb takim mungonte vet\u00ebm nj\u00eb parti. Kjo ishte Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Kush e propozoi referendumin p\u00ebr monarkin\u00eb si nj\u00eb c\u00ebshtje ende e hapur n\u00eb tavolin\u00ebn e partive n\u00eb 1997? Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb PD dhe presidenti i koh\u00ebs ishin n\u00eb pozitat e atij q\u00eb \u201ce pranoi\u201d at\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Mendoj se pavar\u00ebsisht se cfar\u00eb ndodhi pas zgjedhjeve t\u00eb 1997-\u00ebs me p\u00ebrplasjet p\u00ebrpara zyrave t\u00eb KQZ-s\u00eb mes policis\u00eb dhe turm\u00ebs ku ishte edhe Leka Zogu i veshur ushtarak, cdokush q\u00eb kuptonte \u201cloj\u00ebn\u201d politike t\u00eb at\u00ebhershme e dinte se kush ishte \u201cmjeshtri\u201d i k\u00ebtij kurthi\u2026.<\/p>\n<p>N\u00eb 2002 dhe m\u00eb pas ishte qeverisja socialiste ajo q\u00eb hapi dyert p\u00ebr familjen mbret\u00ebrore dhe dh\u00ebnien e nj\u00eb statusi ligjor p\u00ebr t\u00eb\u2026Nuk kam d\u00ebgjuar \u201cpsher\u00ebtima\u201d nga askush n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se po \u201crehabilitojm\u00eb vras\u00ebsit apo kolaboracionist\u00ebt\u201d\u2026<\/p>\n<p>Dikush nga LSI paska deklaruar se \u00ebsht\u00eb me Luigj Gurakuqi dhe jo me Zogun! Me sa di, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie mbanin nga krahu n\u00eb zbritjen nga avjoni n\u00ebn\u00ebn mbret\u00ebresh\u00eb n\u00eb 2002\u2026P\u00ebr t\u00eb mos diskutuar pastaj faktin q\u00eb po bashk\u00ebqeverisin&#8230;me legalist\u00ebt!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori tragjikomike ka nj\u00eb lojtar t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb b\u00ebn her\u00eb \u201cmbrojt\u00ebsin\u201d e her\u00eb \u201csulmuesin\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb Sali Berisha! Ai e ka ditur se duke ngritur \u201clart\u201d figur\u00ebn e Zogut n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb absolute t\u00eb historis\u00eb shqiptare do t\u00eb zgjoj\u00eb nervozizmin e shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se 100 vjet shtet nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kaq! Ai e di k\u00ebt\u00eb! Doktori dinak e di se kjo loj\u00eb p\u00ebr \u201cpron\u00ebsin\u00eb\u201d e historis\u00eb nxjerr t\u00eb fituar sidomos at\u00eb. E lodhur nga qeverisja, pas 22 vjet\u00ebsh histori politike me ulje dhe ngritje, pyetja therr\u00ebse p\u00ebr PD-n\u00eb \u00ebsht\u00eb se cfar\u00eb profili partie \u00ebsht\u00eb ky grupim njerzish q\u00eb qeverisin Shqip\u00ebrin\u00eb aktualisht?<\/p>\n<p>Ambjenti social i qeverisjes aktuale shqiptare \u00ebsht\u00eb produkt i poskomunizmit dhe dyzimit t\u00eb tij. Ajo me sjelljet e fundit ndaj t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb historis\u00eb shtetformuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb na fton t\u00eb vazhdojm\u00eb jet\u00ebn e dyfisht\u00eb, q\u00eb mendon ndryshe dhe flet ndryshe. Ky proces vjen e ngjizur nga nj\u00eb kultur\u00eb \u201ckonvertimi\u201d e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb virusi m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs i kriz\u00ebs s\u00eb tranzicionit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Kjo kultur\u00eb \u00ebsht\u00eb baza e nj\u00eb imoraliteti politik q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte dje nga komunist n\u00eb demokrat dhe nga opozitar n\u00eb pushtetar sot, pa respektuar asnj\u00eb kod etike apo vullnet politik t\u00eb votuesve. Kulti i maskarait politik po kthehet aktualisht n\u00eb moral!<\/p>\n<p>Un\u00eb ja vler\u00ebsoj \u201cteknik\u00ebn\u201d politike Sali Berish\u00ebs ndaj nuk dua t\u00eb replikoj me ask\u00ebnd tek z\u00ebrat e shqet\u00ebsuar p\u00ebr \u201czogizmin\u201d tim\u2026 Qet\u00ebsisht ftoj t\u00eb ngrihet cilindo n\u00eb nivelin e pjesmarr\u00ebsve t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Pez\u00ebs dhe fondamenteve t\u00eb nisjes s\u00eb LANC-it ku legalist\u00ebt ishin pjes\u00eb integrale deri n\u00eb Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb saj. Komunist\u00ebt i pranuan legalist\u00ebt si partner\u00eb ndryshe nga Balli Komb\u00ebtar derisa ndodhi divorci i njohur. Partn\u00eb Komuniste mund ta akuzosh p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra por n\u00eb bashk\u00ebpunimin me kolaboracionist\u00ebt ajo ka pasur m\u00eb shum\u00eb se \u201cvij\u00eb t\u00eb kuqe\u201d\u2026<\/p>\n<p>Ky debat i nisur ka kuptim! Ai padyshim do t\u00eb ndjell\u00eb \u201ckorbat\u201d e cdo ane por padyshim ata nuk jan\u00eb problemi por rezultat i tij. Problemi q\u00eb ngacmon aktualisht nd\u00ebrgjegjen e cdo shqiptari \u00ebsht\u00eb raporti me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Un\u00eb hyj tek njerzit q\u00eb refuzoj t\u00eb pranoj q\u00eb n\u00eb 100 vjet shtet jemi drejtuar nga nj\u00eb hajdut dhe kolaboracionist (!) dhe nga nj\u00eb diktator i dyshuar p\u00ebr homoseksual(!)\u2026Un\u00eb besoj tek gjakftoh\u00ebsia q\u00eb koha na k\u00ebshillon t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb me qet\u00ebsi. Ahmet Zogut ti jepet ajo q\u00eb i takon duke ja vler\u00ebsuar aktet dhe analizuar gabimet. Enver Hoxh\u00ebs po ashtu. Dhe pa dyshim edhe p\u00ebr cilindo tjet\u00ebr nes\u00ebr, duke krijuar keshtu \u201csimfonin\u00eb\u201d e munguar t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare dhe paqen me t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u2026<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam historian. Jam vet\u00ebm nj\u00eb njeri q\u00eb kujtoj se para zgjedhjeve t\u00eb 2009 n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb mbushur plot me t\u00eb rinj e t\u00eb reja t\u00eb FRESSH-it, n\u00eb pallatin e kongreseve, midis duartrokitjeve u deklarua se pjes\u00ebmarr\u00ebs si i ftuar ishte edhe princi\u2026nipi i Ahmet Zogut! Mua, nuk e fsheh m\u00eb jan\u00eb mbushur syt\u00eb. Nipi i armikut ton\u00eb zyrtar t\u00eb historis\u00eb politike t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb re ishte aty.<\/p>\n<p>Nj\u00eb histori q\u00eb miqt\u00eb e mi t\u00eb Legalitetit ma kan\u00eb treguar vet\u00eb thot\u00eb se n\u00eb vitet 60-t\u00eb kur Enver Hoxha prishi marr\u00ebdh\u00ebniet me Bashkimin Sovjetik, legalist\u00ebt n\u00eb emigracion u organizuan e dol\u00ebn edhe me deklarime se n\u00eb se Shqip\u00ebria sulmohej ata do t\u00eb vinin dhe t\u00eb b\u00ebheshin \u201cushtar\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs\u201d\u2026Kjo \u00ebsht\u00eb padyshim vec gjuh\u00eb shqiptar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Gabimet shqiptare t\u00eb historis\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me luft\u00ebn p\u00ebr pushtet. Aty shfaqen difekte dhe probleme t\u00eb cilat nxisin qeveritar\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb edhe me kund\u00ebrshtar\u00ebt historik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kjo ka ndodhur dhe ndodh!<\/p>\n<p>P\u00ebrvjetori i 100-t\u00eb i shtetformimit ka nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar nga vim\u00eb dhe ku jemi duke shkuar.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e provuar jo vet\u00ebm n\u00eb politik\u00eb por edhe m\u00eb gjer\u00eb se urrejtja krijon nj\u00eb identitet m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se sa universalizmi i dashuris\u00eb. Un\u00eb shpresoj tek dyta dhe historia e shkrujtur jo nga politikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb teksti i saj t\u00eb hedh\u00eb rr\u00ebnj\u00eb ngadal\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar brezat q\u00eb vin\u00eb nga modeli i kok\u00ebngr\u00ebnies dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb cilat nuk jan\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve por padyshim t\u00eb qeverisjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Duke mir\u00ebkuptuar cilindo q\u00eb ka mendim t\u00eb ndrysh\u00ebm shpresoj se kur shikoni fotografin\u00eb e dor\u00ebzimit t\u00eb kuror\u00ebs mbret\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr mbretin italian ju vjen padashur pyetja edhe inatcore &#8211; \u201cPo pse ai mbreti \u201chajdut\u201d iku dhe nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu?!\u201d&#8230;. A duhej t\u00eb rezistonte m\u00eb shum\u00eb? A duhej t\u00eb vritej? A duhej&#8230;. Pyetjet jan\u00eb shum\u00eb! P\u00ebrgjigja ime \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Megjithat\u00eb, ai nuk q\u00ebndroi si kolaboracionist zyrtar p\u00ebr t\u00eb na turp\u00ebruar historikisht! Ahmet Zogu pavar\u00ebsisht gjith\u00eb rezevave t\u00eb mia ndaj veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, n\u00eb at\u00eb moment kuptoi koh\u00ebn dhe vendosi! Kjo nuk e b\u00ebn hero por padyshim nuk e b\u00ebn at\u00eb as tradh\u00ebtar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pandeli Majko N\u00eb shtyp ka dy dit\u00eb q\u00eb po lexoj historin\u00eb time si \u201czogist\u201d\u2026Kush m\u00eb njeh p\u00ebrfshi dhe zogist\u00ebt e din\u00eb q\u00eb nuk jam i till\u00eb! Ajo q\u00eb m\u00eb vjen keq, \u00ebsht\u00eb se ky debat po vjen brenda llogjik\u00ebs s\u00eb loj\u00ebs s\u00eb kryeministrit aktual me historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. Ky debat filloi me deklarimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12093","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ZOGIZMI IM\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ZOGIZMI IM\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pandeli Majko N\u00eb shtyp ka dy dit\u00eb q\u00eb po lexoj historin\u00eb time si \u201czogist\u201d\u2026Kush m\u00eb njeh p\u00ebrfshi dhe zogist\u00ebt e din\u00eb q\u00eb nuk jam i till\u00eb! Ajo q\u00eb m\u00eb vjen keq, \u00ebsht\u00eb se ky debat po vjen brenda llogjik\u00ebs s\u00eb loj\u00ebs s\u00eb kryeministrit aktual me historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. Ky debat filloi me deklarimin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-13T14:59:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_parlament.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"ZOGIZMI IM\u2026\",\"datePublished\":\"2012-09-13T14:59:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/\"},\"wordCount\":1443,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/zogu_parlament.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/\",\"name\":\"ZOGIZMI IM\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/zogu_parlament.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-13T14:59:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/zogu_parlament.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/zogu_parlament.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogizmi-im\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ZOGIZMI IM\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ZOGIZMI IM\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"ZOGIZMI IM\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pandeli Majko N\u00eb shtyp ka dy dit\u00eb q\u00eb po lexoj historin\u00eb time si \u201czogist\u201d\u2026Kush m\u00eb njeh p\u00ebrfshi dhe zogist\u00ebt e din\u00eb q\u00eb nuk jam i till\u00eb! Ajo q\u00eb m\u00eb vjen keq, \u00ebsht\u00eb se ky debat po vjen brenda llogjik\u00ebs s\u00eb loj\u00ebs s\u00eb kryeministrit aktual me historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. Ky debat filloi me deklarimin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-13T14:59:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_parlament.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"ZOGIZMI IM\u2026","datePublished":"2012-09-13T14:59:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/"},"wordCount":1443,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_parlament.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/","name":"ZOGIZMI IM\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_parlament.jpg","datePublished":"2012-09-13T14:59:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_parlament.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_parlament.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogizmi-im\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ZOGIZMI IM\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12093","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12093"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12093\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12093"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12093"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12093"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}