{"id":12085,"date":"2012-09-09T21:43:42","date_gmt":"2012-09-09T20:43:42","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4896"},"modified":"2012-09-09T21:43:42","modified_gmt":"2012-09-09T20:43:42","slug":"xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/","title":{"rendered":"Xhuli Keko: Sekretet e \u00ebmbla t\u00eb dashuris\u00eb me Teodorin"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Teodor dhe Xhuli Keko\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/teodor_xhuli_keko.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> 10 vjet munges\u00eb, cop\u00ebza sh\u00ebnimesh e fragmente krijimtarie q\u00eb dalin n\u00eb drit\u00eb si nj\u00eb amanet &#8216;i harruar&#8217; diku, rr\u00ebfime t\u00eb panjohura, &#8220;sekrete&#8221; familje, nj\u00eb dimension tjet\u00ebr nga portreti i Teodor Kekos, shkrimtar e njeri&#8230; Xhuli Keko, dashuria e shkrimtarit, na rr\u00ebfen sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb 10 vjetor t\u00eb humbjes s\u00eb shkrimtarit dhe gazetarit t\u00eb njohur, m\u00ebngjeset e tij mes dor\u00ebshkrimeve, nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt flinin e qet\u00ebsia mbizot\u00ebronte n\u00eb sht\u00ebpi, marr\u00ebdh\u00ebniet me ta, ngjarje e personazhe q\u00eb ai i rr\u00ebfente n\u00eb bisedat me t\u00eb, e deri tek dit\u00ebt e dhimbshme t\u00eb ndarjes, s\u00ebmundja, amanetet, d\u00ebshirat, tekat e \u00ebmbla, kujdesin e tij p\u00ebr t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb dhimbje n\u00eb shpirtin e saj&#8230;Ky rr\u00ebfim ekskluziv p\u00ebr Rilindasin, na zbulon shum\u00eb an\u00eb t\u00eb panjohura t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tyre e t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shkrimtarit&#8230;<\/p>\n<p>Pas 10 vjet\u00ebsh jemi s\u00ebrish n\u00eb Tiran\u00eb duke folur p\u00ebr Dorin. Mori titullin &#8216;Mjesht\u00ebr&#8221; nga Presidenti e nj\u00eb ceremoni me miq e t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 10 vjetorit t\u00eb ndarjes s\u00eb tij nga jeta. Si ndihet Xhuli e f\u00ebmij\u00ebt?<br \/>\nS\u00eb pari dua t&#8217;ju falenderoj p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb dhat\u00eb t\u00eb shprehem n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb. Ndihem disi e konfuzuar. Dori erdhi prap\u00eb pas 10 vitesh, ishte prap\u00eb me ne pardje. N\u00eb k\u00ebto dy jav\u00eb q\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kemi qen\u00eb prap\u00eb bashk\u00eb. Kam nj\u00eb peng, t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt nuk jan\u00eb k\u00ebtu dhe nuk i ndoq\u00ebn dot nga af\u00ebr aktivitetet, edhe pse i kan\u00eb ndjekur nga media apo nga bisedat telefonike q\u00eb kemi pasur. Ata ndihen krenar\u00eb p\u00ebr babain q\u00eb kan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si u njoh Xhuli me Dorin?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb fillova studimet n\u00eb Fakultetin Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsi n\u00eb vitin 1979. Dori erdhi dy jav\u00eb me vones\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb prisnim me nj\u00eb lloj kurioziteti ardhjen n\u00eb auditorin ton\u00eb t\u00eb djalit t\u00eb Xhanfizes\u00eb dhe Endri Kekos. Kur erdhi n\u00eb klas\u00eb, nuk pata ndonj\u00eb impakt, pra si t\u00eb thuash, nuk ishte nj\u00eb dashuri me shikim t\u00eb par\u00eb. Ishte nj\u00eb miq\u00ebsi me shikim t\u00eb par\u00eb. U b\u00ebm\u00eb shum\u00eb miq, punonim bashk\u00eb n\u00eb detyrat e kurseve, si nj\u00eb skuad\u00ebr shum\u00eb e mir\u00eb. Erdhi gjith\u00e7ka gradualisht. N\u00eb vitin e dyt\u00eb, ka qen\u00eb 18 dhjetor, dhe dat\u00ebn e mbaj mend, sepse gjithmon\u00eb e kemi festuar, m\u00eb telefonoi dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb dilnim p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebtitje.<\/p>\n<p><strong>Pra ishte si nj\u00eb takim dashurie&#8230;<\/strong><br \/>\nPo ky ishte takimi i par\u00eb, n\u00eb 18 dhjetor 1981.<\/p>\n<p><strong>Nga sa e njohim, Dori kishte nj\u00eb natyr\u00eb rebele. Si u bind Xhuli t\u00eb merrte k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim jete me Dorin?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb i besoj th\u00ebnies &#8220;Nuk dashuroj as un\u00eb as ti, por dashuronte dashuria&#8221;. Nuk u binda, erdhi gjith\u00e7ka kaq natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb Xhuli, un\u00eb ju kam par\u00eb shum\u00eb aktive n\u00eb rrjete sociale, me fotografit\u00eb e Dorit, me poezit\u00eb e tij, me kontaktet me miqt\u00eb. \u00c7far\u00eb po ndodh me ju? Nuk do ta lini p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast?<\/strong><br \/>\nHer\u00eb-her\u00eb nuk e besoj dot q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb me ne. Un\u00eb vazhdoj t\u00eb besoj se ai \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu. M\u00eb duket krejt normale kjo q\u00eb b\u00ebj. Dori \u00ebsht\u00eb ende, nuk ka ikur dhe kjo mos t&#8217;ju duket si nj\u00eb \u00e7menduri.<\/p>\n<p><strong>Ju keni qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb shihnit dor\u00ebshkrimet e tij. Kur e evidentuat se kishit nisur udh\u00ebn me nj\u00eb njeri q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb shkrimtar, publicist dhe gazetar i madh, edhe pse e quanim &#8220;Dori i Vog\u00ebl&#8221;?<\/strong><br \/>\nKam p\u00ebrshtypjen q\u00eb kur botoi librin &#8220;Lajm\u00ebtarja e vdekjeve&#8221; ai shp\u00ebrtheu, edhe pse Dori shkruante gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Ishte libri q\u00eb botoi pasi p\u00ebrfunduam fakultetin. E po ashtu, ishte nj\u00eb nga librat me t\u00eb cil\u00ebt edhe vet\u00eb Dori u dashurua. Un\u00eb e shikoja Dorin kur shkruante, por nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se isha e para q\u00eb e lexoja at\u00eb q\u00eb shkruante. Dori kishte frik\u00eb se mos i b\u00ebja v\u00ebrejtje edhe p\u00ebr shkak t\u00eb gjuh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdorte n\u00eb tregimet e tij. Nganj\u00ebher\u00eb p\u00ebrdorte &#8220;Dirty words&#8221; (fjal\u00eb t\u00eb pista) dhe un\u00eb si grua e si n\u00ebn\u00eb, nuk isha shum\u00eb dakord. Un\u00eb e dija p\u00ebr \u00e7&#8217;ka shkruante, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sepse ai vet\u00eb m\u00eb fliste p\u00ebr at\u00eb q\u00eb shkruante. N\u00eb tavolin\u00ebn e tij t\u00eb pun\u00ebs ishin dor\u00ebshkrimet e tij, sepse Dori punonte shum\u00eb her\u00ebt, zgjohej q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 5.00 t\u00eb m\u00ebngjesit. Ne jetonim n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vog\u00ebl, dhom\u00eb e kuzhin\u00eb, dhe Dorit i duhej t\u00eb \u00e7ohej her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb punuar, edhe p\u00ebr shkak se m\u00eb von\u00eb zgjoheshin f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb vegj\u00ebl e n\u00eb sht\u00ebpi b\u00ebhej rr\u00ebmuj\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb gjithmon\u00eb e konsideroja si nj\u00eb &#8220;morning person&#8221;. Kur zgjohesha un\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes nga ora 7 apo 8, Dori b\u00ebnte kafen e m\u00ebngjesit e mandej nuk shkruante m\u00eb. N\u00eb sht\u00ebpi fillonte rr\u00ebmuja.<\/p>\n<p><strong>Ja, k\u00ebtu dua t\u00eb ndalem. A ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vog\u00ebl kur pa dashje mund t\u00eb keni marr\u00eb ndonj\u00eb dor\u00ebshkrim t\u00eb tij dhe ta keni hedhur pa dashje sigurisht, apo f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb ken\u00eb prishur ndonj\u00eb nga pun\u00ebt e tij?<\/strong><br \/>\nN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi un\u00eb isha shum\u00eb fanatike p\u00ebr letrat q\u00eb Dori linte n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. Nga un\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka humbur gj\u00eb. Por nj\u00eb dit\u00eb ndodhi nj\u00eb gj\u00eb e papritur dhe e kujtoj si tani: D\u00ebgjoj nj\u00eb ul\u00ebrim\u00eb q\u00eb vinte nga posht\u00eb pallatit, e ne banonim n\u00eb katin e n\u00ebnt\u00eb, &#8220;o Xhuliiiii&#8221;. Ishte Dori, i cili kishte gjetur n\u00eb oborrin e pallatit gjith\u00e7ka q\u00eb ai kishte shkruar at\u00eb m\u00ebngjes. F\u00ebmij\u00ebt i kishin b\u00ebr\u00eb ato aeroplan\u00eb dhe i hidhnin nga dritarja. E natyrisht fajin e kisha un\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>Nga sa pam\u00eb edhe n\u00eb dokumentarin e transmetuar n\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar, kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Dorit me Martinin dhe Elion. Sa e kan\u00eb ndihmuar ata Dorin, apo edhe anasjelltas?<\/strong><br \/>\nDori ka qen\u00eb shum\u00eb i lidhur me familjen, pavar\u00ebsisht nga jeta disi boheme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Ai m\u00eb ka ndihmuar shum\u00eb, un\u00eb isha arsimtare, punoja n\u00eb shkoll\u00eb nate dhe ishte Dori ai q\u00eb kujdesej p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Ajo q\u00eb un\u00eb nuk arrita ta b\u00ebj kurr\u00eb edhe pas humbjes s\u00eb Dorit, ishte marr\u00ebdh\u00ebnia e tij e ve\u00e7ant\u00eb e shoq\u00ebrore me f\u00ebmij\u00ebt. Nuk u b\u00ebrtiste asnj\u00ebher\u00eb. Ai gjithmon\u00eb i merrte me vete, fliste e bisedonte me ta, pra krejt nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb kisha un\u00eb si n\u00ebn\u00eb. K\u00ebto 10 vite q\u00eb Dori nuk \u00ebsht\u00eb me ne, jam munduar shum\u00eb ta realizoj dhe un\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb till\u00eb, por f\u00ebmij\u00ebt nuk e besojn\u00eb. Pra nuk e besojn\u00eb kurr\u00eb q\u00eb un\u00eb mund t\u00eb jem shok me ta, sepse kam b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb n\u00ebn\u00ebn, n\u00ebn\u00ebn e t\u00eb treve.<\/p>\n<p><strong>Tani q\u00eb djemt\u00eb jan\u00eb rritur, si e shikoni, kush vjen m\u00eb af\u00ebr Dorit, Martini apo Elio?<\/strong><br \/>\nN\u00eb natyr\u00eb, absolutisht i ngjan Martini, por fatkeq\u00ebsisht asnj\u00ebri nga f\u00ebmij\u00ebt nuk shkruan. N\u00eb humor i ngjan Elio. Di t\u00eb them q\u00eb f\u00ebmij\u00ebve u mungon shum\u00eb Dori, secilit n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij. Familja tani ka marr\u00eb pamjen e nj\u00eb torte q\u00eb i mungon nj\u00eb pjes\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb duket si\u00e7 ishte.<\/p>\n<p><strong>Dua t\u00eb t\u00eb pyes p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb pak vet\u00eb e njohin: Dori n\u00eb kuzhin\u00eb. Mesa mbaj mend ka qen\u00eb nj\u00eb kuzhinier i mir\u00eb, po sa t\u00eb ndihmonte ty aty?<\/strong><br \/>\nIshte nj\u00eb kuzhinier shum\u00eb i mir\u00eb. Por nuk ishte Dori q\u00eb ndihmonte Xhulin. Nuk ndodhte q\u00eb do ikja nga sht\u00ebpia e qet\u00eb se do gatuante Dori. Ai gjithmon\u00eb gatuante p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e vet e p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve ne. B\u00ebnte gj\u00ebra t\u00eb vogla, gj\u00ebra speciale&#8230;dhe gjithmon\u00eb thoshte se nj\u00eb burr\u00eb \u00ebsht\u00eb kuzhinier m\u00eb i mir\u00eb, nj\u00eb specialist m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb. Ai edhe n\u00eb kuzhin\u00eb, i merrte gj\u00ebrat qet\u00eb-qet\u00eb, me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe pasion. Kur Dori merrej me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, merrej vet\u00ebm me gatimin, pastaj duhet t\u00eb pastroja un\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb ndodhte q\u00eb majdanozi gjendej edhe n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit sepse kishte shkuar aty t\u00eb merrte di\u00e7ka&#8230;Por ato q\u00eb b\u00ebnte t\u00eb k\u00ebnaqnin. Sidomos gatimet me baz\u00eb peshku i b\u00ebnte t\u00eb mrekullueshme. M\u00eb kujtohet kur gatuante qofte me kallamare, b\u00ebnte nj\u00eb pjat\u00eb t\u00eb bukur, rrinte me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur. E kur ne kishim p\u00ebrfunduar drek\u00ebn a dark\u00ebn, ai ulej qet\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shijuar gatimin e tij. Por f\u00ebmij\u00ebt shkonin e ia hanin (qesh) dhe Dori mbetej pa gj\u00eb. Kjo ndodhte shpesh.<\/p>\n<p><strong>Dua t\u00eb kaloj n\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr i dhimbsh\u00ebm, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs. Kur e mor\u00ebt vesh se Dori vuante nga s\u00ebmundja e pash\u00ebrueshme?<\/strong><br \/>\nDori gjithmon\u00eb ka vuajtur nga stomaku. Nuk e mbaj mend asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb vuajtur. Kishte nj\u00eb ul\u00e7\u00ebr q\u00eb iu agravua me kalimin e viteve e ai vet\u00eb ka qen\u00eb i pakujdessh\u00ebm. Merrte ila\u00e7e aty p\u00ebr aty, por nuk kontrollohej. Mbase kjo ishte nj\u00eb nga arsyet q\u00eb Dori nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mes nesh. Kur konstatuam s\u00ebmundjen, ajo kishte kaluar n\u00eb m\u00ebl\u00e7i dhe nuk kishte asnj\u00eb kthim pas. Ishte k\u00ebshilltar i kryeministrit Meta kur dhimbjet e stomakut iu shtuan s\u00eb tep\u00ebrmi. Miku i tij, Vasillaq Kureta, e \u00e7on n\u00eb spital dhe doktori ia kishte th\u00ebn\u00eb se nuk ishte mir\u00eb. U kthye n\u00eb sht\u00ebpi dhe si Dori, q\u00eb i kalonte leht\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb thot\u00eb: Kisha ca njolla n\u00eb m\u00ebl\u00e7i po nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb. Pasdite m\u00eb th\u00ebrrasin n\u00eb kafe dy mikeshat e mia, Flora dhe Zana Nikolla. Zana ishte doktoresh\u00eb dhe kishte qen\u00eb gjat\u00eb kontrollit n\u00eb spital t\u00eb Dorit.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb tregoi se nuk ishte mir\u00eb dhe s\u00ebmundja ishte e r\u00ebnd\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen kam shkuar n\u00eb pun\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodhte. M\u00eb th\u00ebrret ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb zoti Leonard Solis dhe m\u00eb tha t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn sesi q\u00ebndronte puna. T\u00eb pasnes\u00ebrmen jemi nisur n\u00eb Greqi, doktor Solis ka qen\u00eb i mrekulluesh\u00ebm, na ndihmoi shum\u00eb dhe me urgjenc\u00eb filluan analizat. U konstatua shum\u00eb shpejt q\u00eb kanceri ishte metastatik dhe nuk kishte shp\u00ebtim. Mjekja n\u00eb spitalin e Selanikut, m\u00eb thirri dhe m\u00eb tregoi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn: Nuk duhet t\u00eb shpresosh, n\u00ebse s\u00ebmundja bashk\u00ebpunon me ne, ka vet\u00ebm nj\u00eb vit jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendove n\u00eb ato momente?<\/strong><br \/>\nT\u00eb gjitha&#8230;n\u00eb kok\u00eb t\u00eb vijn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra. Nuk ishte vet\u00ebm humbja e Dorit. Ishin edhe f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb rriteshin dhe t\u00eb tregohem akoma m\u00eb e sinqert\u00eb, mendova se Dori n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte n\u00eb momentin e pjekuris\u00eb si shkrimtar. M\u00eb vinte shum\u00eb keq q\u00eb po ikte n\u00eb at\u00eb moment. Ishte nj\u00eb humbje e madhe q\u00eb ai nuk do t\u00eb mund t\u00eb shkruante m\u00eb. Ai shkruajti gjat\u00eb gjith\u00eb vitit t\u00eb mbetur, por mendoi p\u00ebr t\u00eb ardhmen. At\u00ebher\u00eb e kam kuptuar se kishte ardhur nj\u00eb moment pjekurie n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e Dorit.<\/p>\n<p><strong>Po vet\u00eb Dori si e p\u00ebrballoi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb sapo e mori vesh?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr mua ka qen\u00eb nj\u00eb hero. Un\u00eb u mundova gjith\u00eb vitin q\u00eb t\u2019ia fshihja sadopak realitetin, por sigurisht q\u00eb Dori e mori vesh. Kur dikush b\u00ebn kimioterapi e hyn 7 or\u00eb n\u00eb operacion e kupton se \u00e7far\u00eb s\u00ebmundje ishte. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e dha veten. Gjithmon\u00eb e trajtoi at\u00eb si &#8220;Dori i vog\u00ebl, me nj\u00eb kancer t\u00eb vog\u00ebl&#8221;&#8230;Po t\u00eb lexosh t\u00eb plot\u00eb letr\u00ebn amanet q\u00eb i ka l\u00ebn\u00eb Elios n\u00eb janar, para se t\u00eb hynte n\u00eb operacion, e kupton se ai ishte koshient p\u00ebr gjith\u00eb sa po ndodhte. Pasi kam lexuar at\u00eb let\u00ebr, mendoj se kam r\u00ebn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb dashuri me t\u00eb. Pse? \u00c7far\u00eb shkruhej n\u00eb at\u00eb let\u00ebr? Po sepse ka l\u00ebn\u00eb amanete kaq t\u00eb bukura, ishte kaq qytetar&#8230;nuk e di, nuk besoj se ndokush mund t\u00eb shkruante ashtu.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam e autorizuar nga Elio t\u00eb tregoj se \u00e7far\u00eb shkruhet n\u00eb at\u00eb let\u00ebr. Martini n\u00eb at\u00eb koh\u00eb studionte n\u00eb Holland\u00eb, Dori shkoi e takoi dhe me Martinin foli ballazi. Nd\u00ebrsa Elio ishte shum\u00eb i vog\u00ebl dhe ai nuk e b\u00ebnte dot me t\u00eb at\u00eb bised\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me Martinin. Ndaj zgjidhja q\u00eb b\u00ebri Dori, ishte l\u00ebnia n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e t\u00eb gjitha gj\u00ebrave q\u00eb do t\u00eb donte t&#8217;i thoshte djalit t\u00eb vog\u00ebl. Pra po flasim p\u00ebr nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkruar nga Dori e cila nuk \u00ebsht\u00eb publikuar&#8230; Dhe nuk ka p\u00ebr t&#8217;u publikuar&#8230; Asnj\u00ebher\u00eb? &#8230;<\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr ka mesazhe vet\u00ebm p\u00ebr familjen, apo dhe p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera? Pse keni vendosur p\u00ebr t\u00eb mos e publikuar?<\/strong><br \/>\nMesazhet jan\u00eb p\u00ebr familjen. Esht\u00eb d\u00ebshira e Elios p\u00ebr t\u00eb mos e botuar. Nj\u00eb pjes\u00eb e saj e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb publikuar gjithsesi, at\u00eb pjes\u00eb ku ai kishte l\u00ebn\u00eb amanet q\u00eb librin e tij t\u00eb fundit t\u2019ia redaktonte Andi Bejtja. Ka l\u00ebn\u00eb amanet se kush duhet ta varroste. Por nd\u00ebrkoh\u00eb letra n\u00eb dosje u gjet me vones\u00eb, pasi kishin p\u00ebrfunduar procedurat e ceremonis\u00eb s\u00eb varrimit. Tani nuk kam d\u00ebshir\u00eb t&#8217;i nxjerr k\u00ebto gj\u00ebra, Dori ishte i t\u00eb gjith\u00ebve. Nuk kam d\u00ebshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb them se Dori d\u00ebshironte vet\u00ebm k\u00ebta kat\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr gjith\u00eb ceremonin\u00eb e varrimit t\u00eb tij. Ata ishin miqt\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe ai donte q\u00eb k\u00ebta persona t\u00eb merreshin me gjith\u00eb procedurat. Ju e mbani mend takimin tuaj t\u00eb fundit me Dorin.<\/p>\n<p>Mesa mbaj mend ju keni qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Holland\u00eb&#8230; Po ne ishim t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Holland\u00eb. Un\u00eb kisha filluar pun\u00ebn n\u00eb ambasad\u00eb. Kishim 12 dit\u00eb q\u00eb i kaluam s\u00eb bashku kur un\u00eb u vendosa aty pasi fillova pun\u00ebn n\u00eb ambasad\u00eb. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb Dori po udh\u00ebtonte pa mua. Por atje, n\u00eb Selanik, ishte Stiliani dhe ishte nj\u00eb mik i yni i mrekulluesh\u00ebm. Nuk e di pse e lash\u00eb vet\u00ebm. M\u00eb vjen shum\u00eb keq. At\u00eb nat\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb nisej, dol\u00ebm, sh\u00ebtit\u00ebm, h\u00ebngr\u00ebm nga nj\u00eb pic\u00eb, dhe n\u00eb m\u00ebngjes, Dori ishte shum\u00eb n\u00eb form\u00eb kur un\u00eb e p\u00ebrcolla n\u00eb aeroport. Pasi arriti n\u00eb Greqi, m\u00eb mori n\u00eb telefon e m\u00eb tha se kishte mb\u00ebrritur mir\u00eb, e se do t\u00eb shkonte t\u00eb pinte nj\u00eb kafe me Stilianin e m\u00eb pas do nisej drejt spitalit.<\/p>\n<p>Mundohej gjithmon\u00eb ta shtynte or\u00ebn e vajtjes n\u00eb spital. N\u00eb ecejaket tona nj\u00ebvje\u00e7are drejt Selanikut, m\u00eb kujtohet se kalonim an\u00ebs spitalit. M\u00eb thosh: m\u00eb duket sikur ky spital \u00ebsht\u00eb arkivoli, t\u00eb lutem kur t\u00eb kalojm\u00eb, m\u00eb thuaj. Gjithmon\u00eb donte ta shtynte kontaktin e tij me spitalin edhe pse kishte shum\u00eb besim te mjekja q\u00eb e trajtoi. Me t\u00eb pati nj\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb edhe shpresoi shum\u00eb. Ishte koshient p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodhte. Por n\u00ebse t\u00eb mbaron shpresa, at\u00ebher\u00eb ke mbaruar. Por se \u00e7far\u00eb ndjente p\u00ebrbrenda, dua t\u00eb jem shum\u00eb e sinqert\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e mora vesh, sepse q\u00eb t\u00eb dy, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre &#8220;g\u00ebnjenim&#8221; nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Un\u00eb q\u00eb mundohesha ta fshihja realitetin dhe ai q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb gjente duke qar\u00eb dhe m\u00eb thoshte: &#8220;mos u m\u00ebrzit, un\u00eb nuk do vdes, sepse nuk dua t\u00eb t\u00eb l\u00eb, sepse e di q\u00eb do ta kesh shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt&#8221;. Dhe sinqerisht gjithmon\u00eb m\u00eb thoshte: &#8220;po ti ke miqt\u00eb e mi q\u00eb nuk do t\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm&#8221;. Dhe realisht jan\u00eb miqt\u00eb e Dorit q\u00eb m\u00eb jan\u00eb gjendur gjithmon\u00eb pran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rikthehem te ajo nat\u00eb e fundit, cilat ishin bisedat q\u00eb b\u00ebt\u00eb bashk\u00eb?<\/strong><br \/>\nIshte nj\u00eb dark\u00eb e zakonshme, nuk kishte shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta. Sepse Dori kishte planifikuar q\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb Greqi edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr pas k\u00ebsaj seance e biseda u p\u00ebrqendrua n\u00eb faktin q\u00eb Dori donte t\u00eb vinte edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb merrte laptopin q\u00eb e kishim l\u00ebn\u00eb t\u00eb rregullohej e po ashtu, t\u00eb merrte nj\u00eb piktur\u00eb t\u00eb Zihni Veshit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk punonte dot. Un\u00eb e vler\u00ebsoj shum\u00eb Ziniun si piktor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr miqt\u00eb tan\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Dori ishte &#8220;i dashuruar&#8221; me at\u00eb piktur\u00eb dhe nuk punonte dot pa t\u00eb. At\u00eb dark\u00eb, duke ngr\u00ebn\u00eb pica, f\u00ebmij\u00ebt i vinin rrotull, nuk i g\u00ebzoheshin dot, sepse ishte shum\u00eb mir\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb 12 dit\u00ebve q\u00eb ishim n\u00eb Hag\u00eb, un\u00eb shkoja n\u00eb pun\u00eb dhe Dori nuk pushoi s\u00eb bleri ato gj\u00ebra q\u00eb i duheshin sht\u00ebpis\u00eb, nga kartat e telefonit, te gotat, televizori&#8230;gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>12 dit\u00eb ai dhe f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb marr\u00eb me rregullimin e sht\u00ebpis\u00eb. M\u00eb kujtohet se nga shteti n\u00eb sht\u00ebpi kishim nj\u00eb TV dhe kur u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi gjej nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. E si\u00e7 jemi ne grat\u00eb i them e alarmuar: Dori po nuk na duhet, na duhen financat. Dhe Dori q\u00eb m\u00eb thot\u00eb: K\u00ebt\u00eb TV e bleva ta kesh ti, f\u00ebmij\u00ebt do t\u00eb ta marrin shpirtin duke par\u00eb programet e tyre n\u00eb at\u00eb TV. Nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr kishte bler\u00eb nj\u00eb ekspres kafeje. E nj\u00ebjta histori. Dhe Dori q\u00eb thot\u00eb: Do t\u00eb vijn\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb kollaj, nj\u00eb sust\u00eb do t\u00eb shtyp\u00ebsh. Natyrisht q\u00eb m\u00ebrzitesha shum\u00eb se mendoja q\u00eb nuk do t\u00eb ndodhte kurr\u00eb. Por ja q\u00eb Dori kishte t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush t\u00eb lajm\u00ebroi q\u00eb ai nuk jetonte m\u00eb?<\/strong><br \/>\nStiliani nuk m\u00eb mori dot n\u00eb telefon, nuk po guxonte. Gjys\u00ebm ore m\u00eb von\u00eb, m\u00eb merr nj\u00eb mikesha ime nga ATSH dhe m\u00eb pyet p\u00ebr Dorin. E \u00e7far\u00eb kish ndodhur: Stiliani kishte marr\u00eb n\u00eb telefon Frrok \u00c7upin q\u00eb ishte mik i yni i p\u00ebrbashk\u00ebt. As Frroku nuk guxonte t\u00eb m\u00eb merrte mua n\u00eb telefon. At\u00ebher\u00eb Rudina pasi mori p\u00ebrgjigjen time se Dori kishte mb\u00ebrritur mir\u00eb dhe se kisha folur me t\u00eb n\u00eb telefon m\u00eb thot\u00eb: M\u00eb duket se nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb ka ndodhur. Merrja pa pushim Dorin n\u00eb telefon dhe nuk m\u00eb p\u00ebrgjigjej. M\u00eb pas mora Stilianin. Ai doli n\u00eb telefon dhe s\u00ebrish s&#8217;po m\u00eb tregonte. &#8220;Po \u00e7far\u00eb t\u00eb t\u00eb them moj Xhuli&#8221;, p\u00ebrgjigjej. Dhe n\u00eb nj\u00eb moment i b\u00ebrtita: t\u00eb lutem ma thuaj. Mezi ma tha. Pastaj mora n\u00eb telefon Ilirin, t\u00eb v\u00ebllain, sepse as un\u00eb nuk guxova q\u00eb t\u00eb merrja n\u00eb telefon maman\u00eb e Dorit. Dhe teta Xhano e mori vesh nga televizioni, sikurse e ka deklaruar edhe vet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Por ja rikthehemi me nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ri, t\u00eb 365 dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb tij. Cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ve\u00e7anta e k\u00ebtyre dor\u00ebshkrimeve?<\/strong><br \/>\nPothuajse nj\u00eb vit, kemi q\u00ebndruar n\u00eb Greqi. Gjithmon\u00eb sip\u00ebr gjunj\u00ebve t\u00eb Dorit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb rrinte n\u00eb spital, kishte flet\u00eb formati A4 ku ai b\u00ebnte korrigjimet e atyre q\u00eb kishte shkruar n\u00eb laptop q\u00eb kur ishte n\u00eb Shqip\u00ebri. I printonte dhe m\u00eb pas i korrigjonte. Para se t\u00eb niseshim n\u00eb Holland\u00eb, Dori shkoi n\u00eb zyr\u00ebn e tij dhe pastroi shum\u00eb gj\u00ebra nga zyra. Disa nga dor\u00ebshkrimet kan\u00eb mbetur. Ato q\u00eb Dori i mendoi t\u00eb arsyeshme i kishte marr\u00eb me vete. Kishte edhe disa disketa q\u00eb ne nuk i hap\u00ebm dot at\u00ebkoh\u00eb. N\u00eb librin &#8220;Amaneti&#8221; q\u00eb ne botuam tre vjet m\u00eb par\u00eb, t\u00eb gjitha tregimet ishin pa titull dhe me korrigjimet e Dorit. Dhe s\u00eb bashku me Moza Bimon, i shkruam edhe nj\u00ebher\u00eb dhe b\u00ebm\u00eb korrigjimet.<\/p>\n<p>Dori nuk i p\u00ebrmbahej rregullave gjuh\u00ebsore kur shkruante dhe gjithmon\u00eb e b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb bised\u00eb bashk\u00eb. Un\u00eb i b\u00ebja gjithmon\u00eb v\u00ebrejtje, por Dori i vinte sikurse i mendonte ai. Ndaj e kisha v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyja n\u00eb shenjat e pik\u00ebsimit. Edhe tregimet ishin pa tituj. M\u00eb shum\u00eb ia vura ato tituj p\u00ebr t&#8217;i dalluar nga nj\u00ebri-tjetri. Dhe m\u00eb von\u00eb kur bisedova me Andi Bejten, p\u00ebr t\u00eb cilin Dori kishte l\u00ebn\u00eb amanet p\u00ebr redaktimin e librit, ai m\u00eb tha se nuk kishte shum\u00eb vend p\u00ebr redaktim, pasi un\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb kalojm\u00eb te Dori gazetar, Dori Pedagog, Dori politikan. Un\u00eb personalisht e kam pasur profesor oponent t\u00eb tem\u00ebs time t\u00eb diplom\u00ebs n\u00eb deg\u00ebn e Gazetaris\u00eb. Si e keni par\u00eb ju k\u00ebt\u00eb aspekt t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij dhe sa e keni mb\u00ebshtetur?<\/strong><br \/>\nNdaj t\u00eb thash\u00eb n\u00eb fillim q\u00eb nuk m\u00eb linte t&#8217;i shihja dor\u00ebshkrimet. Ishte si puna e asaj n\u00ebn\u00ebs, q\u00eb nuk do tia kritikosh f\u00ebmij\u00ebn edhe pse e di dhe vet\u00eb se ku i ka defektet. Un\u00eb jam natyr\u00eb m\u00eb e p\u00ebrmbajtur, politika nuk m\u00eb p\u00eblqen. Nuk e mir\u00ebkuptova dot faktin q\u00eb Dori po merrej me politik\u00eb, isha e dashuruar me Dorin si shkrimtar.<\/p>\n<p><strong>Por t\u00eb gjith\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb publicistik\u00ebn dhe fjalimet e Dorit n\u00eb parlament&#8230;<\/strong><br \/>\nUn\u00eb si bashk\u00ebshortja e tij, nuk mendoj se mund t\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nd\u00ebrsa si pedagog dua t\u00eb tregoj nj\u00eb detaj: kur ishim n\u00eb vit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb fakultet, b\u00ebnim praktik\u00ebn n\u00ebp\u00ebr gjimnaze. T\u00eb dy, sikurse nuk u ndam\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, shkuam p\u00ebr praktik\u00eb n\u00eb gjimnazin &#8220;Partizani&#8221;. M\u00ebsimin e dham\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klas\u00eb. Ra zilja dhe Dori vazhdonte t\u00eb shpjegonte. T\u00eb nes\u00ebrmen ishte radha ime p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim, por gjimnazist\u00ebt m\u00eb k\u00ebrkuan q\u00eb shpjegimin ta b\u00ebnte Dori dhe jo un\u00eb.<\/p>\n<p>Kishte nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb fliste me njer\u00ebzit dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, me pasion p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb. Do ishte nj\u00eb pedagog shum\u00eb i mir\u00eb. Po ta shihje, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi fliste me f\u00ebmij\u00ebt, i merrte p\u00ebr dore, rrinte e dialogonte p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra me ta, kishte nj\u00eb komunikim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Do t\u00eb kisha preferuar Dorin edhe n\u00eb fush\u00ebn akademike, pavar\u00ebsisht se edhe fjalimi i tij n\u00eb parlament mbetet nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e vlefshme e oratoris\u00eb parlamentare.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj, ka ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb pabotuar q\u00eb ne do t\u00eb duhet ta presim n\u00eb vitet n\u00eb vijim dhe Xhuli po e ruan me fanatiz\u00ebm?<\/strong><br \/>\nBashk\u00eb me Ilirin, jemi duke p\u00ebrgatitur publicistik\u00ebn e Dorit q\u00eb do ta botojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt. Esht\u00eb edhe pjesa e dyt\u00eb e poem\u00ebs &#8216;E t\u00eb tjera, e t\u00eb tjera&#8230;&#8221;. Un\u00eb si grua e kujdesshme q\u00eb jam, nuk kam dashur ta botoj, sepse Dori ishte i lirsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdorte emra&#8230;Mbase nj\u00eb dit\u00eb&#8230;Shum\u00eb von\u00eb&#8230;Ka njer\u00ebz q\u00eb un\u00eb i kam miq, q\u00eb m\u00eb jan\u00eb gjendur n\u00eb k\u00ebto 10 vjet&#8230;Nuk e di, dyzoj n\u00eb botim dhe nuk e di n\u00ebse do ta botoj apo jo. E vetmja gj\u00eb q\u00eb kam ruajtur me fanatiz\u00ebm jan\u00eb letrat q\u00eb Dori m\u00eb ka d\u00ebrguar.<\/p>\n<p>Jan\u00eb personale e i kam p\u00ebr vete. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vitin e fundit, biseduam me Dorin p\u00ebr botimin e kolan\u00ebs s\u00eb tregimeve t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb format t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm. Dhe gjat\u00eb atij viti, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb a n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, i k\u00ebrkoja t\u00eb p\u00ebrcaktonte se cilat ishin tregimet q\u00eb ai donte t\u00eb botonte. Mundohesha t\u00eb nxirrja nga Dori ato q\u00eb ai kish m\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr. Por asnj\u00ebher\u00eb nuk arrita ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb dhe t&#8217;i kem t\u00eb sakta ato q\u00eb duheshin. Di q\u00eb &#8216;Lajm\u00ebtarja e Vdekjeve&#8221; \u00ebsht\u00eb botuar tre her\u00eb dhe ishte dashuria e tij.<\/p>\n<p><strong>Dhe un\u00eb dua ta mbyll me nj\u00eb varg t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij, Dori &#8220;nd\u00ebrmend e ka t\u00eb t\u00eb doj\u00eb prap\u00eb&#8221;&#8230;<\/strong><br \/>\nE sigurt.<\/p>\n<p><strong>Xhuli t\u00eb falenderoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb n\u00eb suplementin &#8220;Rilindasi&#8221;, nj\u00eb rr\u00ebfim kaq emocional n\u00eb 10 vjetorin e vdekjes s\u00eb Teodor Kekos&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Falemnderit ju.<\/p>\n<p>NGA <strong>ANILA BASHA<\/strong><br \/>\nShqiptarja<br \/>\nSuplementi RILINDASI<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>10 vjet munges\u00eb, cop\u00ebza sh\u00ebnimesh e fragmente krijimtarie q\u00eb dalin n\u00eb drit\u00eb si nj\u00eb amanet &#8216;i harruar&#8217; diku, rr\u00ebfime t\u00eb panjohura, &#8220;sekrete&#8221; familje, nj\u00eb dimension tjet\u00ebr nga portreti i Teodor Kekos, shkrimtar e njeri&#8230; Xhuli Keko, dashuria e shkrimtarit, na rr\u00ebfen sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb 10 vjetor t\u00eb humbjes s\u00eb shkrimtarit dhe gazetarit t\u00eb njohur, m\u00ebngjeset [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Xhuli Keko: Sekretet e \u00ebmbla t\u00eb dashuris\u00eb me Teodorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Xhuli Keko: Sekretet e \u00ebmbla t\u00eb dashuris\u00eb me Teodorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"10 vjet munges\u00eb, cop\u00ebza sh\u00ebnimesh e fragmente krijimtarie q\u00eb dalin n\u00eb drit\u00eb si nj\u00eb amanet &#8216;i harruar&#8217; diku, rr\u00ebfime t\u00eb panjohura, &#8220;sekrete&#8221; familje, nj\u00eb dimension tjet\u00ebr nga portreti i Teodor Kekos, shkrimtar e njeri&#8230; Xhuli Keko, dashuria e shkrimtarit, na rr\u00ebfen sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb 10 vjetor t\u00eb humbjes s\u00eb shkrimtarit dhe gazetarit t\u00eb njohur, m\u00ebngjeset [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-09-09T20:43:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/teodor_xhuli_keko.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Xhuli Keko: Sekretet e \u00ebmbla t\u00eb dashuris\u00eb me Teodorin\",\"datePublished\":\"2012-09-09T20:43:42+00:00\",\"dateModified\":\"2012-09-09T20:43:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/\"},\"wordCount\":4160,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/teodor_xhuli_keko.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/\",\"name\":\"Xhuli Keko: Sekretet e \u00ebmbla t\u00eb dashuris\u00eb me Teodorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/teodor_xhuli_keko.jpg\",\"datePublished\":\"2012-09-09T20:43:42+00:00\",\"dateModified\":\"2012-09-09T20:43:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/teodor_xhuli_keko.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/teodor_xhuli_keko.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Xhuli Keko: Sekretet e \u00ebmbla t\u00eb dashuris\u00eb me Teodorin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Xhuli Keko: Sekretet e \u00ebmbla t\u00eb dashuris\u00eb me Teodorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Xhuli Keko: Sekretet e \u00ebmbla t\u00eb dashuris\u00eb me Teodorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"10 vjet munges\u00eb, cop\u00ebza sh\u00ebnimesh e fragmente krijimtarie q\u00eb dalin n\u00eb drit\u00eb si nj\u00eb amanet &#8216;i harruar&#8217; diku, rr\u00ebfime t\u00eb panjohura, &#8220;sekrete&#8221; familje, nj\u00eb dimension tjet\u00ebr nga portreti i Teodor Kekos, shkrimtar e njeri&#8230; Xhuli Keko, dashuria e shkrimtarit, na rr\u00ebfen sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb 10 vjetor t\u00eb humbjes s\u00eb shkrimtarit dhe gazetarit t\u00eb njohur, m\u00ebngjeset [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-09-09T20:43:42+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/teodor_xhuli_keko.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Xhuli Keko: Sekretet e \u00ebmbla t\u00eb dashuris\u00eb me Teodorin","datePublished":"2012-09-09T20:43:42+00:00","dateModified":"2012-09-09T20:43:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/"},"wordCount":4160,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/teodor_xhuli_keko.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/","name":"Xhuli Keko: Sekretet e \u00ebmbla t\u00eb dashuris\u00eb me Teodorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/teodor_xhuli_keko.jpg","datePublished":"2012-09-09T20:43:42+00:00","dateModified":"2012-09-09T20:43:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/teodor_xhuli_keko.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/teodor_xhuli_keko.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/xhuli-keko-sekretet-e-embla-te-dashurise-me-teodorin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Xhuli Keko: Sekretet e \u00ebmbla t\u00eb dashuris\u00eb me Teodorin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12085"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12085"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12085\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12085"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12085"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12085"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}