{"id":12048,"date":"2012-08-26T09:39:13","date_gmt":"2012-08-26T08:39:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4677"},"modified":"2012-08-26T09:39:13","modified_gmt":"2012-08-26T08:39:13","slug":"nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb udh\u00ebtim me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arb\u00ebn Xhaferri\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Agim Vinca<\/strong>, <em>25 gusht 2012<\/em><\/p>\n<p>Gati dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2003, n\u00eb mbledhjen e nj\u00eb komisioni t\u00eb Kuvendit t\u00eb Maqedonis\u00eb, dy deputet\u00eb shqiptar\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb atij komisioni, pask\u00ebshin kund\u00ebrshtuar propozimin q\u00eb 100-vjetori i organizat\u00ebs politike maqedonase \u201cGemixhii\u201d (Gjemixhinjt\u00eb) t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb kalendarin e festave shtet\u00ebrore, me arsyetimin se ajo kishte qen\u00eb \u201corganizat\u00eb terroriste\u201d. Kjo gj\u00eb e pask\u00ebsh hidh\u00ebruar fort shkrimtarin dhe publicistin maqedonas Jovan Pavllovski (me origjin\u00eb nga Tetova), i cili pask\u00ebsh shkruar edhe nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj organizate, t\u00eb njohur ndryshe si \u201catentator\u00ebt e Selanikut\u201d. <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kolumne t\u00eb tij t\u00eb botuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen \u201cUtrinski vesnik\u201d m\u00eb 20 janar 2003, duke iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb deputet\u00ebve shqiptar\u00eb ndaj \u201cGjemixhinjve\u201d t\u00eb tij, Pavllovski thoshte se ata nuk b\u00ebnin tjet\u00ebr ve\u00e7se \u201c<em>transmetonin q\u00ebndrimin e form\u00ebsuar qart\u00eb nacional t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tyre ndaj Maqedonis\u00eb dhe maqedonasve (t\u00eb trash\u00ebguar me testament nga doktrina e Arb\u00ebn Xhaferit dhe e Agim Vinc\u00ebs<\/em>)\u201d. P\u00ebr skeptik\u00ebt eventual\u00eb po e japim citatin edhe n\u00eb origjinal: \u201ctie go prenesuvaat samo utvrdeniot nacionalen stav (so testament nasleden od u\u00e7enjeto na Arben Xhaferi i na Agim Vinca) na nivnata partija sprema Makedonija i Makendoncite\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb shtypin maqedonas jan\u00eb shqiptuar gjithfar\u00eb mendimesh p\u00ebr intelektual\u00ebt dhe veprimtar\u00ebt shqiptar\u00eb, por rrall\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb e d\u00ebgjuar nj\u00eb mendim kaq pikant si ky i zotit Pavllovski, i cili, pa i b\u00ebr\u00eb t\u00ebrr syri, na shpallte, zotin Arb\u00ebr Xhaferi dhe mua, njer\u00ebz q\u00eb pask\u00ebshin krijuar nj\u00eb platform\u00eb politike, nj\u00eb doktrin\u00eb, madje, s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb duhej t\u2019i p\u00ebrmbaheshin t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni: parti, shoqata e individ\u00eb, sidomos po qe se jan\u00eb pjes\u00eb e institucioneve shtet\u00ebrore t\u00eb k\u00ebtij shteti grotesk.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ne, Arb\u00ebn Xhaferi dhe un\u00eb, sipas zotit Pavllovski, qenk\u00ebshim nj\u00eb tandem i rreziksh\u00ebm, q\u00eb, qysh p\u00ebr s\u00eb gjalli, pask\u00ebsh hartuar \u201cTestamentin\u201d, sipas t\u00eb cilit Maqedonia ose duhet t\u00eb ndahet mes maqedonasve dhe shqiptar\u00ebve ose, n\u00eb rastin m\u00eb fatlum, t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb \u201cbashk\u00ebsi shoq\u00ebroro-politike, pak maqedonase, pak shqiptare, me emrin Republika e Maqedonis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dhe e gjith\u00eb kjo, sipas zotit Pavllovski, autor i shum\u00eb librave e fejtoneve p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ishte fryt i \u201cpartis\u00eb son\u00eb\u201d, me gjas\u00eb PDSH-s\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs, gjithnj\u00eb sipas tij, i takonim t\u00eb gjith\u00eb: jo vet\u00ebm zoti Xhaferi, q\u00eb ishte kryetar i saj, por edhe un\u00eb q\u00eb as kisha qen\u00eb dhe as kisha p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebsaj a i ndonj\u00ebr\u00ebs nga partit\u00eb e tjera shqiptare n\u00eb Maqedoni, por edhe \u201cdishepujt tan\u00eb\u201d, deputet\u00ebt q\u00eb kishin kund\u00ebrshtuar kremtimin e dit\u00eblindjes s\u00eb \u201cGjemixhinjve\u201d, t\u00eb cil\u00ebt vinin, nj\u00ebri nga radh\u00ebt e BDI-s\u00eb n\u00eb pushtet, kurse tjetri nga PDSH-ja tashm\u00eb n\u00eb opozit\u00eb!<\/p>\n<p>Dit\u00ebn q\u00eb u varros Arb\u00ebn Xhaferi n\u00eb Tetov\u00eb, mua dhe nj\u00eb mikut tim nga Prishtina, na u afrua nj\u00eb grup intelektual\u00ebsh vend\u00ebs dhe, pasi na shpreh\u00ebn ngush\u00ebllime, sipas zakonit, nj\u00ebri nga ata m\u2019u drejtua me fjal\u00ebt: \u201cJu jeni i vetmi q\u00eb mund ta z\u00ebvend\u00ebsoni at\u00eb!\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7ast m\u2019u kujtua kolumna e para n\u00ebnt\u00eb vjet\u00ebve e Pavllovskit dhe derisa kortezhi po u afrohej varrezave t\u00eb kasabas\u00eb, q\u00eb Arbni me shok\u00eb \u00ebnd\u00ebrronin ta b\u00ebnin qytet modern, vendosa ta b\u00ebj publik k\u00ebt\u00eb fakt, q\u00eb flet mjaft p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Arb\u00ebn Xhaferit si politikan, por edhe p\u00ebr udh\u00ebtimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb vitet q\u00eb lam\u00eb pas.<\/p>\n<p>Kemi qen\u00eb bashk\u00eb me Arb\u00ebn Xhaferin n\u00eb koh\u00ebn kur filluan proceset demokratike (pluraliste) n\u00eb ish-Jugosllavi, e bashk\u00eb me to edhe procesi i shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb saj dhe jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb kontribuojm\u00eb me mund\u00ebsit\u00eb tona, si intelektual\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni dhe, pse jo, edhe n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1990, duke pasur parasysh gjendjen shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, por edhe rrethanat e reja q\u00eb po krijoheshin, formuam Forumin e Intelektual\u00ebve Shqiptar\u00eb nga Maqedonia me seli n\u00eb Prishtin\u00eb, kryetar i t\u00eb cilit u zgjodha un\u00eb (me propozimin e tij), kurse Arbri vet\u00eb, bashk\u00eb me pes\u00eb-gjasht\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, an\u00ebtar kryesie. Hartuam programin, mbajt\u00ebm kuvendin zgjedhor, zhvilluam disa aktivitete kulturore dhe b\u00ebm\u00eb edhe disa p\u00ebr\u00e7apje me karakter politik (nj\u00eb promemorie Gligorovit, Apelin p\u00ebr bojkotimin e Referendumit t\u00eb 8 shtatorit etj.). Pak mbase, por gjith\u00e7ka mbi baza vullnetare, pa mb\u00ebshtetje materiale (e as morale) nga askush.<\/p>\n<p>Nuk mund ta harroj sidomos udh\u00ebtimin q\u00eb b\u00ebm\u00eb bashk\u00eb nga Prishtina n\u00eb Zagreb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990, madje n\u00eb prag t\u00eb Vitit t\u00eb Ri, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb tribun\u00eb t\u00eb organizuar nga student\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb studionin n\u00eb Universitetin e Zagrebit. N\u00eb at\u00eb tribun\u00eb merrte pjes\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, edhe intelektuali i njohur kroat Branko Horvat, i cili, n\u00eb librin e tij \u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs (Kosovsko pitanje), t\u00eb botuar pak vjet m\u00eb par\u00eb (1988), i pari n\u00eb Jugosllavin\u00eb e at\u00ebhershme pat dal\u00eb me tez\u00ebn se k\u00ebrkesa \u201cKosova Republik\u00eb\u201d nuk ishte kurrfar\u00eb k\u00ebrkese armiq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebn nga Prishtina n\u00eb Shkup e b\u00ebm\u00eb me \u201ckikirezin\u201d e Arbrit, t\u00eb cilin e parkuam n\u00eb aeroport dhe aty mor\u00ebm aeroplanin p\u00ebr Zagreb. (P\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb, \u201ckikirez\u00ebt\u201d, nj\u00eb makin\u00eb e vog\u00ebl e tipit \u201cFiat\u201d, prodhim polak, ishin veturat m\u00eb t\u00eb thjeshta dhe m\u00eb t\u00eb lira n\u00eb at\u00eb koh\u00eb; vetura p\u00ebr fukarenj). Nuk e di pse m\u00eb \u00ebsht\u00eb fiksuar n\u00eb kujtes\u00eb \u201ckikirezi\u201d i t\u00eb ndjerit dhe nuk m\u00eb shqitet dot. Ndoshta ngaq\u00eb Arbri m\u00eb von\u00eb, si t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb politik\u00eb, do t\u00eb vozitej me vetura t\u00eb shtrenjta e luksoze, i shoq\u00ebruar nga shofer\u00eb e truproja dhe do t\u00eb krijonte edhe nj\u00eb kapital jo t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr kushtet tona.<\/p>\n<p>Se \u00e7\u2019kishte di\u00e7ka simbolike n\u00eb at\u00eb udh\u00ebtim dim\u00ebror me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb t\u00eb dy njer\u00ebzve \u00ebnd\u00ebrrimtar\u00eb, q\u00eb ishin nisur drejt nj\u00eb \u00ebndrre t\u00eb madhe me at\u00eb vetur\u00ebn e voc\u00ebrr \u201ckikirez\u201d plot nj\u00ebzet e dy vjet m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb tribun\u00ebn q\u00eb u mbajt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb Maqedoni, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1991, n\u00eb Gostivar, po ashtu ishim bashk\u00eb, por un\u00eb n\u00eb rolin e elaboruesit pretencioz t\u00eb kauz\u00ebs shqiptare n\u00eb Maqedoni me opcionet p\u00ebr zgjidhjen e saj: barazi e plot\u00eb, federalizim ose bashkim me Shqip\u00ebrin\u00eb, kurse ai n\u00eb at\u00eb t\u00eb gazetarit t\u00eb heshtur, q\u00eb v\u00ebzhgon gjith\u00e7ka me kujdes dhe pret \u00e7astin e volitsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb sken\u00eb me kapacitet t\u00eb plot\u00eb. (Pat raportuar gjer\u00ebsisht nga ajo tribun\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrjavshmen \u201cKoha\u201d t\u00eb Veton Surroit, tek punonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb).<\/p>\n<p>Kthimi i tij n\u00eb Tetov\u00eb dhe \u201cky\u00e7ja\u201d n\u00eb politik\u00eb ndodhi tre vjet m\u00eb von\u00eb dhe pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 1994, kur Arbri u vu n\u00eb krye t\u00eb PPDSH-s\u00eb, nj\u00eb fraksion i PPD-s\u00eb s\u00eb famshme, t\u00eb asfiksuar nga politika e mefsht\u00eb e destruktive e kuadrove inkompetente ose t\u00eb infiltruara nga Shkupi zyrtar, nga e cila m\u00eb von\u00eb lindi Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), q\u00eb do t\u00eb identifikohet me emrin e Arb\u00ebn Xhaferit dhe t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb e pasardh\u00ebsit t\u00eb tij n\u00eb parti, Menduh Tha\u00e7it.<\/p>\n<p>Kur u themelua Universiteti i Tetov\u00ebs, pas iniciativ\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga nj\u00eb grup intelektual\u00ebsh, n\u00eb dit\u00ebn e shpalljes s\u00eb vendimit p\u00ebr themelimin e tij si institucion, m\u00eb 17 dhjetor 1994 (s\u00ebrish nj\u00eb dit\u00eb e ftoht\u00eb e me ngric\u00eb, por e kthjell\u00ebt e plot drit\u00eb), kemi qen\u00eb bashk\u00eb n\u00eb marshimin q\u00eb b\u00ebm\u00eb nga selia e PDSH-s\u00eb, q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishte n\u00eb \u00c7arshin\u00eb e Ep\u00ebrme, e deri te nd\u00ebrtesa e Kuvendit Komunal n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, mes kordonit t\u00eb polic\u00ebve t\u00eb armatosur gjer n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Arb\u00ebn Xhaferi po merrte ngadal\u00eb tiparet e liderit politik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, prandaj edhe i takonte t\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb kolon\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Tetov\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb partie politike, u tregua i frytsh\u00ebm p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferin si person, p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike Shqiptare si subjekt politik, por edhe p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare n\u00eb Maqedoni n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Te shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb dore edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, pas vitit 1990, n\u00eb politik\u00eb hyn\u00eb ata q\u00eb donin e jo ata q\u00eb duhej t\u00eb hynin. Arb\u00ebn Xhaferi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb i p\u00ebrket kategoris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb atyre q\u00eb duhej t\u00eb hynin n\u00eb politik\u00eb. Sepse ai, ndryshe nga un\u00eb, ishte i prer\u00eb p\u00ebr politik\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zanat aspak t\u00eb leht\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkon pun\u00eb, durim e p\u00ebrkushtim, por edhe fleksibilitet e gatishm\u00ebri p\u00ebr kompromise. Nuk thuhet m\u00eb kot se politika \u00ebsht\u00eb \u201cart i s\u00eb mundshmes\u201d.<\/p>\n<p>Intelektual p\u00ebr nga formimi dhe njeri me bagazh kulturor, Arb\u00ebn Xhaferi i solli nj\u00eb kualitet t\u00eb ri politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Maqedoni. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb faktori politik shqiptar arriti t\u2019i imponohet si partner serioz pal\u00ebs maqedonase. Kulmin e arriti ndoshta n\u00eb vitin 1999, kur PDSH-ja, at\u00ebher\u00eb n\u00eb koalicion me VMRO-n\u00eb, arriti ta menaxhonte mir\u00eb kriz\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb pozicionohej drejt n\u00eb raport me luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb dhe fushat\u00ebn e bombardimeve t\u00eb NATO-s. Ata q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar at\u00eb koh\u00eb, e din\u00eb fare mir\u00eb rolin q\u00eb luajti lidershipi i PDSH-s\u00eb edhe n\u00eb formimin politik t\u00eb kuadrove t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe n\u00eb kordinimin e pun\u00ebve n\u00eb relacionin Shkup-Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb, por edhe me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Dhe pastaj erdhi viti 2001, kur rrug\u00ebt tona pak a shum\u00eb u ndan\u00eb. Nuk mund t\u00eb ma falte duket p\u00ebrkrahjen e hap\u00ebt luft\u00ebs s\u00eb gueriles shqiptare n\u00eb Maqedoni me emrin Ushtria \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare (U\u00c7K), e cila, edhe pse luft\u00eb atipike, p\u00ebr t\u00eb drejta e jo p\u00ebr territor, e pat zhvendosur \u00e7\u00ebshtjen shqiptare nga pika e vdekur tek kishte ngelur vite me radh\u00eb, duke sjell\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit dhe ndryshimin e Kushtetut\u00ebs. Tjet\u00ebr pun\u00eb q\u00eb pas luft\u00ebs \u201c\u00e7lirimtar\u00ebt\u201d u treguan totalisht t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr ta menaxhuar \u201clirin\u00eb\u201d e fituar dhe n\u00eb vend q\u00eb ta lart\u00ebsonin, si\u00e7 pritej dhe si\u00e7 do t\u00eb ishte e natyrshme, e degraduan kauz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e kishin filluar luft\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00eb t\u00eb atij viti, kur luftimet ishin n\u00eb kulmin e vet, n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb organizuar n\u00eb Prishtin\u00eb, kam pasur nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb fort\u00eb me ish-rektorin e UT-s\u00eb, F. S., pik\u00ebrisht p\u00ebr Arb\u00ebr Xhaferin. N\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb grupi intelektual\u00ebsh e veprimtar\u00ebsh nga Kosova dhe Maqedonia, ish-rektori populist, i shpalli \u201ctradhtar\u00eb\u201d Xhaferin dhe Tha\u00e7in dhe shqiptoi edhe shum\u00eb akuza t\u00eb tjera n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tyre (sidomos t\u00eb t\u00eb parit). Qesh\u00eb i vetmi n\u00eb at\u00eb mbledhje q\u00eb iu kund\u00ebrvu sulmit ndaj njer\u00ebzve q\u00eb nuk ishin t\u00eb pranish\u00ebm aty, t\u00eb cil\u00ebt shpalleshin \u201ctradhtar\u00eb\u201d pa pasur mund\u00ebsi ta mbronin veten dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, mbledhja u prish.<\/p>\n<p>Nga viti 2001 e k\u00ebndej jam takuar rrall\u00eb, shum\u00eb rrall\u00eb, me Arb\u00ebn Xhaferin, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb fare dhe pothuajse asnj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm. (Tani del se Arbri qenk\u00ebsh takuar rregullisht me shum\u00eb njer\u00ebz dhe kjo \u00ebsht\u00eb, natyrisht, \u00e7\u00ebshtje e zgjedhjes s\u00eb tij, si e drejt\u00eb e patjet\u00ebrsueshme e \u00e7do njeriu n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb).<\/p>\n<p>Kur kolumnisti maqedonas e b\u00ebnte publik zbulimin e tij \u201cepokal\u201d, n\u00eb thelb irreal, p\u00ebr tandemin: Xhaferi-Vinca dhe testamentin \u201cton\u00eb\u201d partiako-nacional, n\u00eb vitin 2003, por edhe n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim, ne b\u00ebnim secili pun\u00ebn ton\u00eb; ai n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Tetov\u00eb, kurse un\u00eb n\u00eb katedr\u00ebn time t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, por p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka dhe sidomos p\u00ebr vlerat fundamentale t\u00eb identitetit komb\u00ebtar shqiptar, \u00e7far\u00eb jan\u00eb: gjuha, kultura, tradita dhe historia komb\u00ebtare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjuha standarde shqipe dhe figura e Sk\u00ebnderbeut dhe e personaliteve t\u00eb tjera t\u00eb shquara t\u00eb kombit si faktor\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe t\u00eb orientimit evropian, vazhdonim t\u00eb ishim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat val\u00eb.<\/p>\n<p>Pata provuar t\u2019i rivija kontaktet me t\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar p\u00ebr problemet q\u00eb na preokuponin t\u00eb dyve, por pa sukses.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004, kur e botova librin Fije t\u00eb pak\u00ebputura, n\u00eb t\u00eb cilin kisha edhe dy shkrime p\u00ebr Aleksand\u00ebr Moisiun, nj\u00ebri nga t\u00eb cil\u00ebt fliste p\u00ebr vizit\u00ebn e aktorit t\u00eb madh n\u00eb Beograd n\u00eb vitin 1932, ia d\u00ebrgova nj\u00eb kopje me p\u00ebrkushtim, duke v\u00ebn\u00eb, posht\u00eb n\u00ebnshkrimit, edhe numrin e telefonit dhe adres\u00ebn elektronike. P\u00ebr \u00e7udi, nuk mora kurrfar\u00eb konfirmimi a fal\u00ebnderimi nga ana e tij. As telefonat\u00eb, as \u201csms\u201d, as email; asgj\u00eb. M\u00eb ka mbetur peng q\u00eb s\u2019arrita ta pyesja sa ishte gjall\u00eb si dhe pse ndodhi kjo gj\u00eb? Nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb mos i ket\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb libri (nga p\u00ebrvoja e di se njer\u00ebzit tan\u00eb shum\u00eb her\u00eb nuk i kryejn\u00eb porosit\u00eb), por un\u00eb mbeta paksa i fyer nga heshtja e tij. <\/p>\n<p>Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb, edhe kur pas nj\u00eb viti, ia d\u00ebrgova, t\u00eb fotokopjuar, polemik\u00ebn me Zoran An\u00e7evskin, ai s\u2019u b\u00eb i gjall\u00eb. M\u00eb interesonte opinioni i tij lidhur me at\u00eb polemik\u00eb, q\u00eb prekte probleme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, por p\u00ebrs\u00ebri kurrfar\u00eb haberi. As edhe nj\u00eb fjal\u00eb e vetme. \u201c\u00c7\u2019t\u00eb tha?\u201d &#8211; e pyeta njeriun, aktivist i PDSH-s\u00eb, q\u00eb ma ktheu zarfin pas nj\u00eb kohe. \u201cAsgj\u00eb\u201d, m\u2019u p\u00ebrgjigj. \u201cPo si ka mund\u00ebsi! Pse s\u2019e pyete: si t\u2019u duk?\u201d \u201cSi ta pyesja? Ai \u00ebsht\u00eb kryetar!\u201d &#8211; qe p\u00ebrgjigjja e \u201cpostierit\u201d, profesor universitar dhe un\u00eb s\u2019e zgjata m\u00eb. Nuk doja t\u00eb b\u00ebhem cik\u00ebrrimtar.<\/p>\n<p>U t\u00ebrhoq nga politika, m\u00eb sakt\u00ebsisht nga posti i kryetarit t\u00eb partis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes, n\u00eb vitin 2007, por vazhdoi t\u00eb ishte tejet aktiv n\u00eb emisionet debatuese n\u00eb TV dhe n\u00eb shtyp me shkrimet e tij analitike, q\u00eb i botonte rregullisht n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmet tona n\u00eb Tiran\u00eb, Shkup dhe Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimi ndoshta i fundit i k\u00ebsaj natyre ishte intervista q\u00eb i dha gazet\u00ebs \u201cShqip\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr probleme t\u00eb aktualitetit ton\u00eb politik dhe kulturor pak koh\u00eb para se t\u00eb ikte nga kjo bot\u00eb. Kishte miq t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb mesin e gazetar\u00ebve, profesion q\u00eb e kishte ushtruar dikur edhe vet\u00eb dhe g\u00ebzonte mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb nga mediumet e fuqishme shqiptare, t\u00eb shkruara e elektronike, n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb. E, raporti me mediat, si\u00e7 dihet tashm\u00eb fare mir\u00eb, ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb krijimin e imazhit t\u00eb njer\u00ebzve publik\u00eb n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Pastaj ra n\u00eb kom\u00eb dhe s\u2019u zgjua m\u00eb, duke marr\u00eb me vete nj\u00eb mendje t\u00eb ndritur, q\u00eb i ka t\u00eb rralla shoqet n\u00eb bot\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa po i mbylli k\u00ebta rreshta, t\u00eb shkruar besoj pak m\u00eb me gjakftoht\u00ebsi se shkrimet e tjera q\u00eb v\u00ebrshuan shtypin shqiptar pas vdekjes s\u00eb Arb\u00ebn Xhaferit, nuk m\u00eb hiqet mendsh vetura e voc\u00ebrr \u201ckikirez\u201d, me t\u00eb cil\u00ebn u nis\u00ebm bashk\u00eb n\u00eb pushtimin e liris\u00eb son\u00eb k\u00ebtu e 22 vjet m\u00eb par\u00eb. Ajo vetur\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb e ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha, por edhe e shp\u00ebrdorimeve t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb periudh\u00ebn postkomuniste, t\u00eb cil\u00ebn, me leht\u00ebsi t\u00eb padurueshme, e quajm\u00eb \u201ckoh\u00eb e tranzicionit\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agim Vinca, 25 gusht 2012 Gati dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2003, n\u00eb mbledhjen e nj\u00eb komisioni t\u00eb Kuvendit t\u00eb Maqedonis\u00eb, dy deputet\u00eb shqiptar\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb atij komisioni, pask\u00ebshin kund\u00ebrshtuar propozimin q\u00eb 100-vjetori i organizat\u00ebs politike maqedonase \u201cGemixhii\u201d (Gjemixhinjt\u00eb) t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb kalendarin e festave shtet\u00ebrore, me arsyetimin se ajo kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12048","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb udh\u00ebtim me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb udh\u00ebtim me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Agim Vinca, 25 gusht 2012 Gati dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2003, n\u00eb mbledhjen e nj\u00eb komisioni t\u00eb Kuvendit t\u00eb Maqedonis\u00eb, dy deputet\u00eb shqiptar\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb atij komisioni, pask\u00ebshin kund\u00ebrshtuar propozimin q\u00eb 100-vjetori i organizat\u00ebs politike maqedonase \u201cGemixhii\u201d (Gjemixhinjt\u00eb) t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb kalendarin e festave shtet\u00ebrore, me arsyetimin se ajo kishte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-08-26T08:39:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb udh\u00ebtim me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-08-26T08:39:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/\"},\"wordCount\":2701,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/\",\"name\":\"Nj\u00eb udh\u00ebtim me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri.jpg\",\"datePublished\":\"2012-08-26T08:39:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb udh\u00ebtim me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb udh\u00ebtim me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb udh\u00ebtim me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Agim Vinca, 25 gusht 2012 Gati dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2003, n\u00eb mbledhjen e nj\u00eb komisioni t\u00eb Kuvendit t\u00eb Maqedonis\u00eb, dy deputet\u00eb shqiptar\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb atij komisioni, pask\u00ebshin kund\u00ebrshtuar propozimin q\u00eb 100-vjetori i organizat\u00ebs politike maqedonase \u201cGemixhii\u201d (Gjemixhinjt\u00eb) t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb kalendarin e festave shtet\u00ebrore, me arsyetimin se ajo kishte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-08-26T08:39:13+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb udh\u00ebtim me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb","datePublished":"2012-08-26T08:39:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/"},"wordCount":2701,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/","name":"Nj\u00eb udh\u00ebtim me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg","datePublished":"2012-08-26T08:39:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-udhetim-me-pak-mjegull-e-shume-drite\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb udh\u00ebtim me pak mjegull e shum\u00eb drit\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12048"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12048\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}