{"id":11982,"date":"2012-07-27T15:00:15","date_gmt":"2012-07-27T14:00:15","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4074"},"modified":"2012-07-27T15:00:15","modified_gmt":"2012-07-27T14:00:15","slug":"dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/","title":{"rendered":"Dy dit\u00eb para 21 janarit, Imami bleu aparaturat p\u00ebrgjuese dhe snajpera"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arben Imami\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_imami2.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Lindita \u00c7ela<\/strong>, <em>27 Korrik 2012<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb \u201cflluska sapuni\u201d, por jan\u00eb maja e nj\u00eb ajsbergu. Ministri i Mbrojtjes, q\u00eb l\u00ebshoi \u201cflluska\u201d rreth skandalit, nuk ia ka dal\u00eb dot t\u00eb mbaj\u00eb brenda kasafortave t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Arben Imami ka urdh\u00ebruar blerjen e pajisjeve speciale p\u00ebr struktur\u00ebn e p\u00ebrgjimeve. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thashethem, as akuz\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, por shkresa e firmosur nga ai, dora vet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve zyrtare, q\u00eb \u201cShekulli\u201d i disponon, Arben Imami ka urdh\u00ebruar blerjen e k\u00ebtyre pajisjeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb publikisht ka mohuar t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Koha e blerjes s\u00eb p\u00ebrgjuesve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve, v\u00ebrtetohet q\u00eb Ministri i Mbrojtjes, Imami, ka dijeni t\u00eb plot\u00eb dhe dy dit\u00eb para demonstrat\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs, m\u00eb 21 janar ku u vran\u00eb 4 persona, ka urdh\u00ebruar blerjen e pajisjeve speciale dhe armatimeve p\u00ebr llogari t\u00eb SHIU-ut. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb opozita kishte paralajm\u00ebruar organizimin e nj\u00eb demonstrate, m\u00eb 21 janar t\u00eb vitit 2011, duket se Ministria e Mbrojtjes kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr zbulimin e t\u00eb gjitha planeve \u201cpu\u00e7iste\u201d t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb Berisha.<\/p>\n<p>Nga sa b\u00ebjn\u00eb me dije dokumentet, Ministri Arben Imami e ka patur me aq nxitim sa brenda nj\u00eb dite, jo vet\u00ebm l\u00ebshon urdhra, por edhe autorizon MEICO-n p\u00ebr blerjen e pajisjeve speciale p\u00ebr llogari t\u00eb SHIU-t. Urdhrat dhe autorizimet e Imamit jan\u00eb l\u00ebshuar dy dit\u00eb para 21 janarit dhe n\u00eb to flitet shprehimisht p\u00ebr pajisje p\u00ebrgjimi t\u00eb cilat do t\u00eb viheshin n\u00eb dispozicion t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb. N\u00ebse do t\u2019i referohemi numrit t\u00eb protokollit t\u00eb shkresave, q\u00eb Imami ka firmosur m\u00eb 19 janar 2011, rezulton se Ministri ka qen\u00eb tep\u00ebr i ngarkuar n\u00eb firmosjen e urdhrave, pasi nga urdhri i l\u00ebshuar dhe autorizimi ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe shifrash t\u00eb numrit protokollar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb shkres\u00ebn me NR 1585\/1 Ministri i Mbrojtjes, Armen Imami urdh\u00ebron Sh\u00ebrbimin Informativ t\u00eb blej\u00eb pajisje speciale operacionale. Po, me ket\u00eb shkres\u00eb p\u00ebrcaktohet q\u00eb blerjet do t\u00eb b\u00ebhen nga nd\u00ebrmarrja MEICO, tek e cila drejtori i Sh\u00ebrbimit Informativ duhet t\u00eb paraqiste list\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb pajisjeve speciale. Sigurisht q\u00eb drejtori Ylli Zyla duhet t\u00eb jet\u00eb konsultuar p\u00ebr list\u00ebn me specialist\u00ebt, sidomos me drejtuesin p\u00ebrgjimeve, S. Pollozhanin. Po k\u00ebshtu, Ministri Imami, jo vet\u00ebm q\u00eb urdh\u00ebron blerjen e pajisjeve p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb, por p\u00ebrcakton edhe kompanin\u00eb tek e cila do t\u00eb blihen.<\/p>\n<p>Sipas urdhrit t\u00eb Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, blerja e k\u00ebtyre pajisjeve me kompanin\u00eb e p\u00ebrzgjedhur do t\u00eb b\u00ebhet me procedur\u00ebn e prokurimit t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb. \u201cSh\u00ebrbimi Informativ Ushtarak t\u00eb realizoj procedur\u00ebn e prokurimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me kompanit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr blerjen e aparaturave dhe pajisjeve speciale\u201d &#8211; thuhet n\u00eb urdhrin e Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Arben Imami. Nd\u00ebrsa p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij urdhri, Imami ka ngarkuar drejtorin e MIECO-s dhe at\u00eb t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb, Ylli Zyl\u00ebn. Po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Ministri Imami ka firmosur autorizimin p\u00ebr procedurat n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave do t\u00eb bliheshin pajisjet speciale, me nj\u00eb fond limit prej <strong>179.2908 euro<\/strong>.<\/p>\n<p>Me ket\u00eb shkres\u00eb p\u00ebrcaktohet q\u00eb blerjet do t\u00eb b\u00ebhen nga nd\u00ebrmarrja MEICO, tek e cila drejtori i Sh\u00ebrbimit Informativ do t\u00eb paraqiste list\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb pajisjeve speciale<\/p>\n<p><strong>Imami p\u00ebrcakton firmat q\u00eb do t\u00eb sigurojn\u00eb p\u00ebrgjuesit<\/strong><\/p>\n<p>Snaiper\u00eb, automatik\u00eb, dylbi me rreze infra p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nat\u00ebn, pajisje regjistrimi video dhe audio, pajisje analoge transmetimi deri tek rrip p\u00ebrgjimi, jan\u00eb pajisjet q\u00eb Ministri i Mbrojtjes ka urdh\u00ebruar t\u00eb blihen para 21 janarit<\/p>\n<p>Fillimisht Imami ka l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ndryshuar baz\u00ebn ligjore e m\u00eb pas ka autorizuar nd\u00ebrmarrjen MEICO t\u00eb realizoj\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb blerjes p\u00ebr llogari t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ Ushtarak. Shkresa me nr 503, dt 19.01.2011, e Ministrit t\u00eb Mbrojtjes Imami, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrmarrjen MEICO, p\u00ebrngjan me t\u00eb nj\u00ebjtat procedura q\u00eb u ndoq\u00ebn n\u00eb krijimin e fabrik\u00ebs s\u00eb G\u00ebrdecit, ku humb\u00ebn jet\u00ebn 26 persona dhe kishte dyshime p\u00ebr organizimin e nj\u00eb trafiku arm\u00ebsh.<\/p>\n<p>Po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb, duke l\u00ebshuar urdhra, e ndryshuar VKM, apo dhe vendime t\u00eb ministrave t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, Arben Imami p\u00ebrcakton, jo vet\u00ebm parat\u00eb, por edhe firmat q\u00eb do t\u00eb prokurohen, duke vendosur sasin\u00eb e parave p\u00ebr secil\u00ebn prej tyre. K\u00ebshtu, n\u00eb urdhrin e l\u00ebshuar, Ministri i Mbrojtjes autorizon MEICO-n t\u00eb kontaktoj\u00eb me kompanin\u00eb \u201cBereta\u201d p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb armatime p\u00ebr llogari t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb. Fondi i p\u00ebrcaktuar nga Imami p\u00ebr armatosjen e k\u00ebsaj strukture \u00ebsht\u00eb 39.955.00 Euro. Nd\u00ebrsa n\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb autorizimit Imami p\u00ebrcakton SHIU-n t\u00eb kryej\u00eb tenderimin me firm\u00ebn, \u201cArms&amp; B\u201d me nj\u00eb fond prej 51.960.00 eurosh dhe at\u00eb \u201cSTS\u201d me nj\u00eb fond prej 87.370.80 euro.<\/p>\n<p>Sipas shkres\u00ebs, k\u00ebto blerje do t\u00eb p\u00ebrballohen nga nd\u00ebrmarrja MEICO, e cila do t\u00eb ndjek\u00eb zbatimin e procedurave s\u00ebbashku me drejtorin e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb k\u00ebto shkresa Imami urdh\u00ebron blerjen e armatimeve si dhe pajisje speciale p\u00ebr nevoja t\u00eb SHIU-t. Pra, dy dit\u00eb para \u201c21 janarit\u201d, Arben Imami urdh\u00ebron blerjen arm\u00ebve si, Snaiper\u00eb, Automatik\u00eb, Pistoleta, dylbi me infra p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nat\u00ebn, e deri tek pajisje regjistrimi, video dhe audio, pajisje analoge transmetimi dhe regjistrimi e deri tek rrip p\u00ebrgjimi, q\u00eb deri m\u00eb tani nuk dihet se si dhe ku jan\u00eb p\u00ebrdorur nga punonj\u00ebsit e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Roli i SHIU-t m\u00eb 21 Janar, informonte Berish\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p><em>Zyla ka shpjeguar informacionet e marra mbi demonstrat\u00ebn, ku u vran\u00eb 4 persona<\/em><\/p>\n<p>I pari q\u00eb foli p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e informacioneve t\u00eb klasifikuara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave v\u00ebrtetohej \u201cpu\u00e7i\u201d kund\u00ebr shtetit demokratik t\u00eb Sali Berish\u00ebs, ishte vet\u00eb kryeministri Berisha. Menj\u00ebher\u00eb, pas demostrat\u00ebs s\u00eb 21 janarit, ku u vran\u00eb 4 persona, kryeministri Berisha foli p\u00ebr informacione q\u00eb d\u00ebshmonim p\u00ebr armatosjen e protestuesve me pistoleta, \u00e7adra, thika me helm dhe stilolapsa pistolet\u00eb, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave do t\u00eb sulmonin institucionet. Kryeministri, nuk sakt\u00ebsoi asnj\u00ebher\u00eb nga vinte ky informacion, por tashm\u00eb, pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, \u00ebsht\u00eb Drejtori i SHIU-t, ai q\u00eb pranon n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, se struktura q\u00eb ai drejtonte kishte siguruar informacion p\u00ebr veprime t\u00eb dhunshme n\u00eb demonstrat\u00ebn e 21 janarit.<\/p>\n<p>Kolonel Ylli Zyla, ka pohuar se Sh\u00ebrbimi Informativ Komb\u00ebtar nuk dispononte asnj\u00eb informacion t\u00eb till\u00eb dhe se i gjith\u00eb materiali ishte grumbulluar nga SHIU n\u00eb rrug\u00eb ligjore. Po k\u00ebshtu, Zyla ka shpjeguar edhe sulmet e opozit\u00ebs, q\u00eb sipas tij, kan\u00eb lidhje pik\u00ebrisht me informacionet e siguruara m\u00eb 21 janar 2011. \u201cUn\u00eb mendoj se informimi i SHIU-t p\u00ebr ngjarjen e 21 janarit \u00ebsht\u00eb fillesa dhe arsyet e akuzave drejtuar SHIU-t. Duke qen\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb, m\u00eb lejoni q\u00eb ta informoj opinionin publik me rolin dhe aktivitetin e SHIU-t lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>Paraditen e 21 janarit, nga burimet e SHIU-t, jam informuar verbalisht se element\u00eb t\u00eb inkriminuar q\u00eb do t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb, do t\u00eb kryenin akte dhune ndaj Kryeministris\u00eb, Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb dhe selis\u00eb s\u00eb LSI-s\u00eb. K\u00ebt\u00eb informacion, menj\u00ebher\u00eb e kam p\u00ebrcjell\u00eb te ministri i Mbrojtjes, i cili m\u00eb autorizoi q\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion ta ndaja me Sh\u00ebrbimin e Informativ t\u00eb Shtetit. I k\u00ebrkova takim drejtorit t\u00eb SHISH-it dhe i b\u00ebra t\u00eb ditur informacionin q\u00eb kishim.<\/p>\n<p>Nga ana e drejtorit t\u00eb SHISH-it ky informacion nuk u mor parasysh, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cne nuk kemi informacione apo indikacione q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb dhun\u00eb gjat\u00eb protest\u00ebs\u201d. Pas takimit me drejtorin e SHISH-it, kam informuar ministrin e Mbrojtjes p\u00ebr gjith\u00e7ka bisedova dhe m\u00eb tha drejtori i SHISH-it. Ajo q\u00eb ndodhi m\u00eb 21 janar 2011 v\u00ebrtetoi informacionin e SHIU-t. M\u00eb lejoni q\u00eb t\u00eb theksoj se SHIU nuk \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb ngjarjet e 21 janarit. Informacioni i ardhur \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsor nga burime njer\u00ebzore dhe me indikacione t\u00eb qarta p\u00ebr p\u00ebrdorim dhune. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit, k\u00ebt\u00eb informacion ia kemi p\u00ebrcjell\u00eb ministrit t\u00eb Mbrojtjes dhe e kemi ndar\u00eb me Sh\u00ebrbimin Informativ t\u00eb Shtetit\u201d- ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb publike, ish drejtori i SHIU-t, Ylli Zula<\/p>\n<p><strong>Pajisja e p\u00ebrgjimit<\/strong><\/p>\n<p>Sipas opozit\u00ebs, 1.6 milion euro ka kushtuar pajisja baz\u00eb e sistemit t\u00eb p\u00ebrgjimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjimit n\u00eb Sh\u00ebrbimin Informativ Ushtarak, brenda selis\u00eb s\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, shum\u00eb pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste. P\u00ebr shkak t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb, jo m\u00eb shum\u00eb se 100 m nga selia qendrore e Partis\u00eb Socialiste. Kjo pajisje \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb interceptoj\u00eb, redireksionoj\u00eb, bllokoj\u00eb t\u00eb gjitha thirrjet hyr\u00ebse dhe dal\u00ebse p\u00ebr personat q\u00eb ndodhen brenda k\u00ebsaj rrezeje.<\/p>\n<p><strong>Dor\u00ebheqja e Ylli Zyl\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ish kreu i SHIU-t, Ylli Zyla, dha dor\u00ebheqjen pas skandaleve p\u00ebr trafikun e arm\u00ebve dhe p\u00ebrgjimeve t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga strukturat q\u00eb ai drejtonte. Megjith\u00ebse kurr\u00eb nuk ka raportuar n\u00eb parlament n\u00eb lidhje me k\u00ebto skandale, Zyla e ka motivuar dor\u00ebheqjen e tij si sakrific\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur integritetin e institucionit q\u00eb ai drejtonte. Por, megjith\u00ebse kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, Zyla p\u00ebr disa koh\u00eb firmoste urdhra dhe vendime t\u00eb ndryshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Ministri i Mbrojtjes ka komanduar n\u00eb krye t\u00eb SHIU-t, Sokol Pollozhanin.<\/p>\n<p><strong>Arben Imami<\/strong><\/p>\n<p>Ministri Imami i ka cil\u00ebsuar \u201cflluska\u201d t\u00eb gjith\u00eb faktet dhe pretendimet e opozit\u00ebs p\u00ebr blerjen e pajisjeve t\u00eb p\u00ebrgjimit nga SHIU. Ai ka mohuar faktin e p\u00ebrgjimeve t\u00eb opozit\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka kund\u00ebrshtuar mbik\u00ebqyrjen parlamentare t\u00eb iniciuar nga opozita. Sipas Imamit, p\u00ebr \u00e7do element q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur me konfidencialitetin dhe sekretin, duhet t\u00eb ngrihet nj\u00eb n\u00ebnkomision me tre apo kat\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb grupeve parlamentare q\u00eb t\u00eb betohen p\u00ebr sekretin dhe t\u00eb mos ua tregojn\u00eb grave ose kryetar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb<\/p>\n<p><strong>Ilir Gjoni<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i komisionit t\u00eb Siguris\u00eb, Ilir Gjoni, ka qen\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb par\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt ka ngritur shqet\u00ebsimin e p\u00ebrgjimit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs dhe t\u00eb diplomat\u00ebve t\u00eb huaj t\u00eb akredituar n\u00eb vendin ton\u00eb. Sipas deputetit socialist, SHIU mbetet institucioni m\u00eb hermetik dhe jasht\u00eb \u00e7do kontrolli nga ana e Legjislativit. Ndon\u00ebse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit &#8220;P\u00ebr Sh\u00ebrbimin Informativ Ushtarak&#8221; thuhet se veprimtaria e SHIU kontrollohet nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Komisionit Parlamentar. Edhe kur diskutohet buxheti i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, rubrika e SHIU-t, mbetet sekrete dhe nuk jepet asnj\u00eb sqarim, asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb mbi burimet financiare t\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lindita \u00c7ela, 27 Korrik 2012 P\u00ebrgjimet e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb \u201cflluska sapuni\u201d, por jan\u00eb maja e nj\u00eb ajsbergu. Ministri i Mbrojtjes, q\u00eb l\u00ebshoi \u201cflluska\u201d rreth skandalit, nuk ia ka dal\u00eb dot t\u00eb mbaj\u00eb brenda kasafortave t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Arben Imami ka urdh\u00ebruar blerjen e pajisjeve speciale p\u00ebr struktur\u00ebn e p\u00ebrgjimeve. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11982","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-lajme"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dy dit\u00eb para 21 janarit, Imami bleu aparaturat p\u00ebrgjuese dhe snajpera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dy dit\u00eb para 21 janarit, Imami bleu aparaturat p\u00ebrgjuese dhe snajpera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Lindita \u00c7ela, 27 Korrik 2012 P\u00ebrgjimet e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb \u201cflluska sapuni\u201d, por jan\u00eb maja e nj\u00eb ajsbergu. Ministri i Mbrojtjes, q\u00eb l\u00ebshoi \u201cflluska\u201d rreth skandalit, nuk ia ka dal\u00eb dot t\u00eb mbaj\u00eb brenda kasafortave t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Arben Imami ka urdh\u00ebruar blerjen e pajisjeve speciale p\u00ebr struktur\u00ebn e p\u00ebrgjimeve. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-27T14:00:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_imami2.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dy dit\u00eb para 21 janarit, Imami bleu aparaturat p\u00ebrgjuese dhe snajpera\",\"datePublished\":\"2012-07-27T14:00:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/\"},\"wordCount\":1883,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_imami2.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/\",\"name\":\"Dy dit\u00eb para 21 janarit, Imami bleu aparaturat p\u00ebrgjuese dhe snajpera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_imami2.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-27T14:00:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_imami2.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_imami2.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dy dit\u00eb para 21 janarit, Imami bleu aparaturat p\u00ebrgjuese dhe snajpera\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dy dit\u00eb para 21 janarit, Imami bleu aparaturat p\u00ebrgjuese dhe snajpera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dy dit\u00eb para 21 janarit, Imami bleu aparaturat p\u00ebrgjuese dhe snajpera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Lindita \u00c7ela, 27 Korrik 2012 P\u00ebrgjimet e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb \u201cflluska sapuni\u201d, por jan\u00eb maja e nj\u00eb ajsbergu. Ministri i Mbrojtjes, q\u00eb l\u00ebshoi \u201cflluska\u201d rreth skandalit, nuk ia ka dal\u00eb dot t\u00eb mbaj\u00eb brenda kasafortave t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Arben Imami ka urdh\u00ebruar blerjen e pajisjeve speciale p\u00ebr struktur\u00ebn e p\u00ebrgjimeve. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-27T14:00:15+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_imami2.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dy dit\u00eb para 21 janarit, Imami bleu aparaturat p\u00ebrgjuese dhe snajpera","datePublished":"2012-07-27T14:00:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/"},"wordCount":1883,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_imami2.jpg","articleSection":["Artikuj","Lajme"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/","name":"Dy dit\u00eb para 21 janarit, Imami bleu aparaturat p\u00ebrgjuese dhe snajpera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_imami2.jpg","datePublished":"2012-07-27T14:00:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_imami2.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_imami2.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-dite-para-21-janarit-imami-bleu-aparaturat-pergjuese-dhe-snajpera\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dy dit\u00eb para 21 janarit, Imami bleu aparaturat p\u00ebrgjuese dhe snajpera"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11982"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11982\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}