{"id":11969,"date":"2012-07-21T14:33:30","date_gmt":"2012-07-21T13:33:30","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3937"},"modified":"2012-07-21T14:33:30","modified_gmt":"2012-07-21T13:33:30","slug":"intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Majko: Basti i jet\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerrja n\u00eb pension e Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Pandeli Majko\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>TemA<\/strong>, <em>21 Korrik 2012<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Majko: Kur ndryshimi t\u00eb ndodh\u00eb, do jem i m\u00ebrzitur, sepse pasardh\u00ebsit e Beish\u00ebs nuk do jen\u00eb \u2018elefant\u00eb\u2019, por \u2018dhelpra\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Pandeli Majko, dhe tani an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb, nuk e konsideron \u201ctabu\u201d tem\u00ebn e bashkimit komb\u00ebtar, n\u00ebse ajo diskutohet hapur. Ai tha se ta konsiderosh \u201ctabu\u201d nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb till\u00eb, minimalisht \u00ebsht\u00eb inferioritet. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Kosova.info, Majko deklaroi se midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, nuk ka pasur dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb majtist\u00eb dhe djathtist\u00eb, por vet\u00ebm interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb dy \u201csiamez\u00ebt\u201d ballkanik do t\u2019i ndjekin derisa t\u00eb ket\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Por, Majko ka nj\u00eb befasi. Ai do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb shtator n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb \u00e7oj\u00eb nipin e vet n\u00eb shkoll\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Majko thot\u00eb se as p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tij nuk ka pasur kaq emocion. \u201cBrenda nipit tim, Pirros, fle \u201cShqip\u00ebria e Madhe\u201d\u2026Varianti i tim v\u00ebllai. Sigurisht\u201d, theksoi z. Majko. Ai fton t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt anek\u00ebnd bot\u00ebs, q\u00eb me prezenc\u00ebn e tyre n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb festojn\u00eb 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z. Majko, si e shihni munges\u00ebn e konsensusit p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Mungesa e konsensusit n\u00eb zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs ishte e pritshme. Ngarkesat politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ishin mjaft t\u00eb larta. Interesante ishte edhe kontraktimi i brendsh\u00ebm n\u00eb mazhoranc\u00ebn aktuale. P\u00ebrfundimisht, \u201clodrat\u201d p\u00ebr pushtet shmang\u00ebn kandidatura t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs si Topalli apo Bode q\u00eb jasht\u00eb \u00e7do dyshimi ishin edhe m\u00eb t\u00eb mira se sa kandidati i minut\u00ebs s\u00eb fundit\u2026Por, analizat n\u00eb t\u00eb tilla raste jan\u00eb t\u00eb tep\u00ebrta. Po flasim p\u00ebr Presidentin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo, dhe arsye t\u00eb tjera, m\u00eb shtyjn\u00eb ti uroj pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb aspak t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj p\u00ebr marr\u00ebveshjen PD dhe PS p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pandeli Majko<\/strong>: \u00cbsht\u00eb kompromis i pjessh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb krize dhe mosbesimi t\u00eb lart\u00eb. Emigrant\u00ebt mbet\u00ebn jasht\u00eb procesit zgjedhor si nj\u00eb handikap i mosfunksionimit t\u00eb sistemit ton\u00eb politik. Po vrapojm\u00eb drejt zgjedhjeve \u201cm\u00eb t\u00eb mira se ato t\u00eb kaluarat\u201d dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb ato t\u00eb quhen \u201ct\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme\u201d\u2026 Pjes\u00ebrisht, jan\u00eb edhe eksperimentale, me metodat e \u201creja\u201d teknologjike q\u00eb do kryhen n\u00eb dy qarqe (Tiran\u00eb dhe Fier) p\u00ebr identifikimin dhe num\u00ebrimin elektronik. N\u00eb zonat e tjera do respektohet \u201czakoni i vjet\u00ebr\u201d dhe shpresoj t\u00eb mos na p\u00ebrs\u00ebriten historit\u00eb e vjetra t\u00eb manipulimit. Kjo s\u00ebmundje manipulimi zgjedhor \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thuajse bezdis\u00ebse p\u00ebr mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare si nj\u00eb fillim i kapitullit grotesk p\u00ebr kriz\u00ebn e radh\u00ebs me klithma e psher\u00ebtima dhe pohim i pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranuar nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb\u2026 Nj\u00eb sherr banal p\u00ebr ndarje \u201cpla\u00e7k\u00eb\u201d q\u00eb i ngjan asaj t\u00eb dy prind\u00ebrve t\u00eb divorcuar pa pyetur p\u00ebr syt\u00eb e shtangur t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb mes tyre\u2026 Kjo edhe arsye t\u00eb tjera ja ua ka sjell\u00eb n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs, sidomos brezit t\u00eb ri, raportin me politik\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme.<\/p>\n<p><strong>Si po shkon procesi i Shqip\u00ebris\u00eb drejt marrjes se statusit te vendit kandidat n\u00eb Bashkimin Evropian?<\/strong><\/p>\n<p>Me pak humor dhe ironi shpesh ju them koleg\u00ebve n\u00eb parlament se: \u201cShyqyr q\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian\u2026! \u00c7far\u00eb do b\u00ebnim pa t\u00eb!?\u201d<\/p>\n<p>Realisht pa k\u00ebt\u00eb proces, jasht\u00eb \u00e7do ironie, jeta shqiptare do t\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb rrokanisje administrative pal\u00ebsh ku standardet dhe stacionet e ecjes do rrezikonin t\u00eb ishin thjesht nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr pijanec\u00ebsh. N\u00eb varf\u00ebrin\u00eb politike t\u00eb Tiran\u00ebs procesi i integrimit n\u00eb BE krijon tek e fundit nj\u00eb debat t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebhet mir\u00eb ose keq\u2026 Ose edhe q\u00eb nuk behet fare. Po ecim ngadal\u00eb. Prevalojn\u00eb interesat politike. Pse? Sepse nuk kemi nj\u00eb klas\u00eb politike t\u00eb aft\u00eb t\u00eb shfaqet si p\u00ebrkthyese e koh\u00ebs dhe dramave q\u00eb ajo mbart. Po t\u00eb d\u00ebgjosh politik\u00ebn e mazhorances duket sikur n\u00eb Shqip\u00ebri nga 2005 ka nisur nj\u00eb \u201cfest\u00eb\u201d pa fund\u2026Nga opozita ke Hamletin n\u00eb dialogun e famsh\u00ebm: \u201cT\u00eb jesh, a t\u00eb mos jesh\u201d\u2026 Dhe historia vazhdon n\u00eb konsumin e \u201cgris\u00eb\u201d s\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmes, manipulimin mediatik dhe denatyrimin e shpres\u00ebs\u2026<\/p>\n<p><strong>Polarizimi i skajsh\u00ebm i sken\u00ebs politike a po e pengon Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj t\u00eb zhvillimit ekonomik, por edhe n\u00eb proceset e tjera integruese evropiane?<\/strong><\/p>\n<p>Jo! Do i rrisnim vler\u00ebn mediokritetit, po ta pranonim k\u00ebt\u00eb. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kostoje n\u00eb se do flisnim n\u00eb terma historik\u00eb. Vonesa nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb. Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb edukat\u00eb t\u00eb brendshme t\u00eb qenit t\u00eb duruar. Mungesat i kan\u00eb par\u00eb si prova t\u00eb mosasimilimit.<\/p>\n<p>Tani ky rrezik i fundit \u00ebsht\u00eb shmangur, por vetit\u00eb i ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ballafaqim me veten.<\/p>\n<p>Integrimi \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb proces i njohjes s\u00eb vetvetes dhe t\u00eb metave tona po ashtu. Rruga e rikonsiderimit luajal t\u00eb tyre pa p\u00ebrbuzur veten, duke i kuruar ato, do t\u00eb na shpjer\u00eb drejt identitetit me t\u00eb cilin do z\u00ebm\u00eb vendin t\u00eb cilin n\u00eb tryez\u00ebn evropiane nuk mund t\u00eb na e z\u00ebr\u00eb kushtjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Dit\u00ebve t\u00eb fundit \u00e7\u00ebshtja e \u00e7imentos Kosov\u00eb- Shqip\u00ebri, shkoi deri aty sa pozita kosovare e bojkotoi seanc\u00ebn n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb menj\u00ebher\u00eb u shkarkua deputeti Emin G\u00ebrbeshi i Aleanc\u00ebs Kosova e Re, vet\u00ebm pse k\u00ebrkoi mocion p\u00ebr z. Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtis\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb mediet kosovare shkruajn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00ebn rrogoz midis dy kryeministrave Berisha-Tha\u00e7i! Si e vler\u00ebsoni k\u00ebt\u00eb moment?<\/strong><\/p>\n<p>Mimoz\u00ebn e njoh nga larg dhe ruaj respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb ajo ka shfaqur edhe n\u00eb publik. Nuk kam detaje p\u00ebr \u201ckriz\u00ebn e \u00e7imentos\u201d por e ndjej se ministrja e Kosov\u00ebs po b\u00ebn nj\u00eb politik\u00eb agresive\u2026 Me syrin e p\u00ebrvoj\u00ebs personale mendoj se Kosova ka t\u00eb drejt\u00ebn e zotit t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb par\u00ebs dhe m\u00eb shum\u00eb se shteteve t\u00eb tjer\u00eb, respektimin e parimit t\u00eb \u201cparitetit\u201d dhe reciprocitetit. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb \u201cferm\u00eb\u201d e Shqip\u00ebris\u00eb. Por! Kam nj\u00eb \u201cpor\u201d!\u2026. Mendoj se nd\u00ebrkaq me dashamir\u00ebsi do t\u00eb k\u00ebshilloja si nj\u00eb mik i vjet\u00ebr i Prishtin\u00ebs, se transparenca e shpjegimit t\u00eb \u00e7do problemi teknik me Shqip\u00ebrin\u00eb duhet trajtuar me qet\u00ebsi. \u00c7do vakum informimi do ngjall\u00eb keqkuptime dhe thashetheme. Sidomos k\u00ebto t\u00eb fundit besohen shpejt p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb realiteti detyrues p\u00ebr bashk\u00ebpunimin midis qeverive t\u00eb vendeve tona\u2026Engj\u00ebjt nuk flen\u00eb shpesh n\u00eb Tiran\u00eb. Kjo m\u00eb shtyn t\u00eb mendoj se situata duhet menaxhuar me kujdes dhe jo vet\u00ebm me marr\u00ebveshje xhent\u00eblmen\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb korniz\u00eb nd\u00ebr m\u00eb liberalet n\u00eb bashk\u00ebpunimin dypal\u00ebsh. \u00cbsht\u00eb n\u00eb disfavor t\u00eb nj\u00eb mungese edhe p\u00ebrvoje dypal\u00ebshe, por e justifikuar, fakti q\u00eb qarkullimi i mallrave dhe njer\u00ebzve midis dy vendeve tona nuk \u00ebsht\u00eb si ai i nj\u00eb standardi t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian. Nuk besoj se Mimoza pret q\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb qeveri e cila t\u00eb ngrej\u00eb \u201cinstitucione paralele\u201d n\u00eb Gjakov\u00eb dhe pastaj mallrat nga Shqip\u00ebria t\u00eb hyn\u00eb si ato nga Serbia n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs\u2026Sigurisht, q\u00eb jam duke b\u00ebr\u00eb humor!<\/p>\n<p>Ministrja Mimoza Kusari-Lila, e cila duket se ka krijuar \u201cnj\u00eb kriz\u00eb\u201d midis dy vendeve tona, n\u00eb fakt, na tregoi sa t\u00eb vonuar jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Shqip\u00ebris\u00eb i takon t\u00eb mbaj\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie!<\/p>\n<p><strong>Kriza ekonomike si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb ve\u00e7 ka trokitur n\u00eb der\u00eb. Si e sheh PS-ja, daljen nga kjo gjendje, pasi dihet q\u00eb Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kopje e zbeht\u00eb e Qeveris\u00eb shqiptare kur t\u00eb kihet parasysh se p\u00ebrqendrimi i investimeve t\u00eb dy qeverive \u00ebsht\u00eb kryesisht n\u00eb dy segmente; n\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve dhe objekteve shkollore?<\/strong><\/p>\n<p>Jam i rezervuar n\u00eb \u201creceta\u201d. N\u00eb administrim, un\u00eb i p\u00ebrkas shkoll\u00ebs konservatore. FMN dhe Bank\u00ebn Bot\u00ebrore nuk i kam trajtuar si \u201cnx\u00ebn\u00ebs\u201d i tyre por si partner\u00eb dhe k\u00ebshillat ja u vler\u00ebsoja mbi \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Doktori q\u00eb ne kemi aktualisht kryeminist\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb nuk para i p\u00eblqen \u201cvizat e kuqe\u201d q\u00eb k\u00ebto institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare i kan\u00eb vendosur Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr borxhet.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 vjet shtet, nuk ka pasur qeveri q\u00eb p\u00ebr kaq vjet sa ka kjo aktualja e doktor Berish\u00ebs t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb kaq shum\u00eb borxhe. Kryeministrit t\u00eb Tiran\u00ebs i p\u00eblqen risku i \u201ckufirit\u201d, aq sa n\u00eb konferenc\u00ebn e shtypit m\u00eb t\u00eb fundit deklaroi se \u201cvija e kuqe\u201d e FMN i dukej \u201cportokalli\u201d\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb borxhi po blen suksesin dhe suksesi po blen votat. Kjo sigurisht q\u00eb do e ket\u00eb nj\u00eb fund. Aktualisht, Shqip\u00ebria ka nxjerr\u00eb n\u00eb privatizim sektorin energjetik, sektorin e fundit strategjik t\u00eb paprivatizuar. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Albpetrolin dhe hidrocentralet. Jan\u00eb parat\u00eb e fundit q\u00eb testamenti i koh\u00ebs i ka l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2026Delegacioni i FMN do t\u00eb vij\u00eb shpejt me k\u00ebt\u00eb \u201crit\u00ebm zhvillimi\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Pyetja e vetme \u00ebsht\u00eb: \u201cKur?\u201d Uroj t\u00eb mos ndodhi, por e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb urim\u2026<\/p>\n<p><strong>Si i vler\u00ebsoni proceset n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat po kalon Kosova?<\/strong><\/p>\n<p>E konsideroj nj\u00eb situat\u00eb delikate. Kosova po p\u00ebrjeton momentet e krijimit t\u00eb \u201cprecedent\u00ebve\u201d t\u00eb saj. Faktor\u00ebt e gjeopolitik\u00ebs po e vendosin at\u00eb ngadal\u00eb por bindsh\u00ebm n\u00eb balancat rajonale. Prevalon trek\u00ebnd\u00ebshi Tiran\u00eb-Stamboll-Zagreb. Secila qend\u00ebr ka interesat e veta, por Prishtina duhet ta \u201cshijoj\u00eb\u201d komoditetin e k\u00ebtij trek\u00ebnd\u00ebshi.<\/p>\n<p>\u201cKund\u00ebrshtar\u00ebt\u201d gjeopolitik t\u00eb Beogradit, konkurrent\u00ebt tregtar\u00eb t\u00eb tij po ashtu dhe rivler\u00ebsuesit e faktorit shqiptar n\u00eb rajon e shikojn\u00eb Prishtin\u00ebn si faktor \u201cgenuin\u201d.<\/p>\n<p>Ombrella e NATO-s dhe e ShBA n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebn q\u00eb kufiri me Serbin\u00eb t\u00eb duket shpesh si muri i Berlinit gjat\u00eb \u201cluft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb\u201d, ku interesat e Lindjes p\u00ebrplasen me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq nga Lindja e Mesme po vin\u00eb er\u00ebrat e ngrohta t\u00eb \u201cpranver\u00ebs\u201d arabe dhe lobizmi i vjet\u00ebr i politik\u00ebs ish-jugosllave t\u00eb \u201ct\u00eb paangazhuarve\u201d t\u00eb dikursh\u00ebm po fundoset p\u00ebr ti l\u00ebn\u00eb vend interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mendoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Beogradi nuk duhet n\u00ebnvler\u00ebsuar por as t\u00eb shihet me p\u00ebrmasat e Jugosllavis\u00eb. Serb\u00ebt sot kan\u00eb nj\u00eb \u201chall\u201d me shqiptar\u00ebt dhe anasjelltas. Brenda mendjes s\u00eb nj\u00eb serbi t\u00eb zgjuar, q\u00eb historia i ka dhuruar nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer pragmatizmi, me llogarin\u00eb time, kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebhet kalkulimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ai fillon me pyetjen se: \u201cSa kushton armiq\u00ebsia e \u201cre\u201d me shqiptar\u00ebt dhe sa vlen e paprovuara n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe(?)\u2026\u201d Nuk duhet harruar se zgjuarsia dhe radikalizmi serb distanc\u00ebn e takimit e kan\u00eb goxha t\u00eb gjat\u00eb. Serb\u00ebt e vler\u00ebsojn\u00eb luft\u00ebn, por edhe marr\u00ebveshjen, kur binden se e para kushton m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr momentin, meritojn\u00eb respekt t\u00eb distancuar dhe mosbesim. Kosova ja ka ofruar t\u00eb dyja!<\/p>\n<p><strong>Po kontributi i Qeveris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e njohjeve p\u00ebr Kosov\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria aktuale e Shqip\u00ebris\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn q\u00eb duhet dhe do t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do qeveri shqiptare. K\u00ebtu mos prisni t\u00eb b\u00ebj \u201copozitarin\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb ku Tirana zyrtare merr merita p\u00ebr konstruktivitetin rajonal dhe forcon krahun lindor t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb saj komb\u00ebtare. Fal\u00eb edhe k\u00ebsaj diplomacie permanente q\u00eb nuk ka njohur q\u00eb nga 1999 dallime esenciale, vende si Maqedonia, Mali i zi dhe Bullgaria jan\u00eb duke dal\u00eb nga \u201cambiguiteti\u201d n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me faktorin shqiptar, (Sofja pak m\u00eb shum\u00eb edhe p\u00ebr interesat e veta). Greqia po ofrohet me politik\u00ebn e faktin e kryer n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me shqiptar\u00ebt. P\u00ebr njohjen formale t\u00eb Kosov\u00ebs do presim interesin grek dhe nuhatjen q\u00eb e kan\u00eb si rrall\u00eb kush.<\/p>\n<p>Gj\u00ebrat po rrjedhin me shpejt\u00ebsi n\u00ebn l\u00ebkur\u00ebn e koh\u00ebs. Aleat\u00ebt tan\u00eb Britanik\u00eb dhe Amerikan\u00eb na konsiderojn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb suksesit. Roma \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb. Thjesht, dhe vet\u00ebm mike. Buz\u00ebqeshja historike e Vjen\u00ebs, dashamir\u00ebsia e Berlinit, dhe Franca q\u00eb po regjen shqiptar\u00ebt\u2026Moska po na studion. Pekini na njeh dhe do l\u00ebviz\u00eb m\u00eb m\u00eb shpejt se kjo e fundit. Shkurt! Na presin koh\u00eb interesante\u2026<\/p>\n<p><strong>Luteni t\u00eb mos e kuptoni p\u00ebr kompliment, por nuk ka dyshim se personaliteti Juaj n\u00eb Kosov\u00eb \u00e7mohet lart. \u00c7far\u00eb po ndodh me proceset m\u00eb t\u00eb reja brenda PS-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Partia Socialiste po fillon p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhjet e 2013. Tet\u00eb vjet n\u00eb opozit\u00eb ishte nj\u00eb \u201cfiskultur\u00eb\u201d jo e leht\u00eb. B\u00ebrja e dallimit me at\u00eb q\u00eb ekziston si qeverisje aktuale \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi yn\u00eb kryesor.<\/p>\n<p><strong>Edi Rama duket se nuk ka se \u00e7far\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb m\u00eb p\u00ebr PS-n\u00eb. N\u00eb t\u00eb dyja shtetet si n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, lider\u00ebt politik\u00eb mbeten t\u00eb pal\u00ebkundur qoft\u00eb edhe kur i humbasin zgjedhjet. Q\u00eb t\u00eb dyja shtetet jan\u00eb ende me demokraci t\u00eb brishta, nd\u00ebrkoh\u00eb morali i lider\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje ende nuk duket n\u00eb horizont. Si i vler\u00ebsoni k\u00ebto momente ky\u00e7e?<\/strong><\/p>\n<p>Politika, ashtu si piktura, \u00ebsht\u00eb art. N\u00eb art, dramat si rregull t\u00eb nxisin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb. Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan jokonformist dhe produkt i koh\u00ebs s\u00eb tij. Ka p\u00ebrball\u00eb \u201cbastin\u201d e jet\u00ebs dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshimi i statuskuos\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026 Sigurisht, edhe daljen n\u00eb pension t\u00eb nj\u00eb elefanti t\u00eb vjet\u00ebr politik si Berisha\u2026 Un\u00eb jam n\u00eb krahun e ndryshimit\u2026 Kur ky t\u00eb ndodh\u00eb, e di q\u00eb do jem i m\u00ebrzitur me k\u00ebt\u00eb fakt. Pasardh\u00ebsit e Berish\u00ebs nuk do ken\u00eb p\u00ebrmasa \u201celefanti\u201d. Do japim e marrim me \u201cdhelpra\u201d\u2026<\/p>\n<p><strong>Si e sheh l\u00ebvizjen e ish-kryetarit t\u00eb PS, Fatos Nano?<\/strong><\/p>\n<p>E ndjej q\u00eb do t\u2019ju jap nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb do e nxis\u00eb lexuesin t\u00eb pyes\u00eb \u201c\u00c7far\u00eb donte me th\u00ebn\u00eb me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje?!\u201d\u2026Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, pasi Fatosin un\u00eb e vler\u00ebsoj me t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat p\u00ebr vendin q\u00eb ai z\u00eb n\u00eb memorien time. Prandaj, m\u00eb duket se mosp\u00ebrgjigjja ka m\u00eb shum\u00eb kuptim.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit sh\u00ebnohet 100 vjetori i themelimit t\u00eb shtetit shqiptar. Cilat n\u00eb fakt do t\u00eb duhej t\u00eb ishin prioritetet e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje historike dhe si e vler\u00ebsoni ju reflektimin e dy shteteve dhe personaliteteve m\u00eb t\u00eb shquara n\u00eb t\u00eb dyja shtetet?<\/p>\n<p>Nuk e di! P\u00ebrgjigjen pranojeni si t\u00eb ishte e nj\u00eb f\u00ebmije! Kjo edhe p\u00ebr faktin se i till\u00eb ndihem para nj\u00eb historie si kjo e jona. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ajsberg i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb na fton me tragjizmin e saj t\u00eb thell\u00eb ta njohim\u2026dhe ta kuptojm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb!<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb t\u00eb kokulur e kam! Do ti ftoja djemt\u00eb dhe vajzat e Kosov\u00ebs, p\u00ebr ata q\u00eb munden sigurisht, q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 28 n\u00ebntor t\u00eb vin\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb\u2026Jan\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb nj\u00eb burri si Isa Buletini q\u00eb la dikur Kosov\u00ebn n\u00ebn flak\u00ebt e ushtris\u00eb serbe dhe ju ndodh n\u00eb krah shtetformimit dhe ngritjes s\u00eb flamurit komb\u00ebtar nga Ismail Qemali. Udh\u00ebtimi nga Kosova drejt Vlor\u00ebs, do jet\u00eb si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr p\u00ebrmes Mirdit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbritur n\u00eb Lab\u00ebri\u2026Si p\u00ebr t\u00eb na kujtuar tre \u201cbazat\u201d e ushtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka Armata e Shqiptaris\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb\u2026Jam i bindur se nj\u00ebjta gj\u00eb do t\u00eb ndodhi edhe me shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Preshev\u00ebs\u2026Ju them me bindje: &#8211;<\/p>\n<p><strong>Ku \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria sot pas 100 vjet t\u00eb themelimit t\u00eb saj si shtet?<\/strong><\/p>\n<p>Me gjith\u00eb m\u00ebrzitjet e politik\u00ebs, n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb rrug\u00ebtimit historik shqiptar\u00ebt po jetojn\u00eb gati \u201c\u00ebndrr\u00ebn\u201d\u2026Jeta e shum\u00ebfisht\u00eb e tyre po per\u00ebndon dhe bota shqiptare po konturohet si\u00e7 ajo ekziston.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb po ndodh nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq e thjesht\u00eb, se si thon\u00eb t\u00eb vjetrit e mira nganj\u00ebher\u00eb \u201ct\u00eb vret\u201d m\u00eb shum\u00eb se e keqja. Por un\u00eb jam optimist. Sensi i vetekuilibrimit \u00ebsht\u00eb ndjesi e lindur tek shqiptar\u00ebt. Ne po ecim ngadal\u00eb dhe nganj\u00ebher\u00eb \u201cn\u00eb maj\u00eb t\u00eb gishtave\u201d a thua se kemi frik\u00eb se do na dali gjumi dhe realiteti do b\u00ebhet ndryshe.<\/p>\n<p>Brezi i ri 20 vje\u00e7ar\u00ebve i cili sheh i habitur traum\u00ebn kolektive t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb ndryshuar, dhe \u201chabia\u201d e tyre \u00ebsht\u00eb thuajse nj\u00eb bekim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb 100 vjetor\u2026Ata jan\u00eb kapitulli i ri p\u00ebr historin\u00eb dhe postdram\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Viteve t\u00eb fundit e ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb shtetit shqiptar, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah bashkimi i shqiptar\u00ebve. Ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb n\u00eb qarqet politike t\u00eb shqiptar\u00ebve k\u00ebndej e andej kufirit politik po diskutohet me rezerv\u00eb dhe shpesh edhe padashje po trajtohet edhe si tabu tem\u00eb. Si e vler\u00ebsoni ju k\u00ebt\u00eb dhe pse me kaq frik\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb dyja shteteve flasin p\u00ebr bashkimin shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>Pse qenka \u201ctabu\u201d kjo tem\u00eb n\u00ebse ajo diskutohet hapur!? Ta konsiderosh \u201ctabu\u201d nj\u00eb tem\u00eb si ajo e \u201cbashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d minimalisht \u00ebsht\u00eb inferioritet\u2026Politik\u00ebs i duhet t\u00eb p\u00ebrballet qet\u00ebsisht. Pyetja e ftoht\u00eb ndaj \u201ctabus\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb: \u201cSi?\u201d\u2026Nj\u00eb rrokje q\u00eb ndan realitetin dhe \u00ebndrr\u00ebn dhe fton qet\u00ebsisht logjik\u00ebn t\u00eb diskutoj\u00eb nj\u00eb \u201ctabu\u201d e cila nuk ka pse trajtohet si tem\u00eb e \u201cndaluar\u201d. N\u00eb se nuk e b\u00ebjm\u00eb dot sot, kur do e b\u00ebjm\u00eb?!<\/p>\n<p>Politikani, ose ai q\u00eb tenton t\u00eb b\u00ebhet i till\u00eb, detyr\u00ebn e par\u00eb \u201ct\u00eb pashkruar\u201d ka p\u00ebrpjekjen q\u00eb t\u00eb lidh \u201c\u00ebndrrat\u201d me realitetin. Goj\u00ebtaria dhe projekti, veprimi dhe \u201creaksioni\u201d zinxhir i veprimeve t\u00eb nj\u00ebanshme jan\u00eb pjes\u00eb e diskutimit t\u00eb \u201ctabus\u00eb\u201d. \u00c7far\u00eb fitojm\u00eb dhe \u00e7far\u00eb humbasim nga ky projekt? Pse u dashka t\u00eb heshtim vall\u00eb?!\u2026Historia nuk \u00ebsht\u00eb bust plasteline. N\u00eb Ballkan, ajo ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb kumt sa edhe rregull t\u00eb pashkruar e cila ka nxjerr\u00eb t\u00eb humbur cilindo q\u00eb nuk e ka respektuar. Ai \u00ebsht\u00eb: \u201cMos rreziko t\u00eb nevojshmen, p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb tep\u00ebrt\u00ebn\u201d\u2026Kushdo q\u00eb e ka sfiduar k\u00ebt\u00eb rregull, ka humbur! P\u00ebrjashtim ka b\u00ebr\u00eb ve\u00e7 l\u00ebvizja p\u00ebr liri komb\u00ebtare. Sot shqiptar\u00ebt jan\u00eb \u201clojtar\u00eb\u201d e jo \u201cskllev\u00ebr\u201d dhe rregulli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb tyre dhe i pandryshuar.<\/p>\n<p>Ka edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e dukshme. Pse elitat politike shqiptare refuzojn\u00eb ta diskutojn\u00eb \u201ctabun\u00eb\u201d e bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve?! Dhe ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje, edhe njer\u00ebzore. Ajo \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb koha ka rrjedhur dramatikisht shpejt. Elitat shqiptare jan\u00eb kaq t\u00eb reja dhe kaq t\u00eb pap\u00ebrgatitura po ashtu. Mos harrojm\u00eb se vite m\u00eb par\u00eb Berisha ishte nj\u00eb doktor zemre, Edi Rama pedagog pikture, Hashim Thaci dhe Ali Ahmeti ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb organizate ilegale\u2026<\/p>\n<p>Sfida shqiptare sot, \u00ebsht\u00eb konstruktimi i nj\u00eb bote shqiptare t\u00eb nd\u00ebrlidhur dhe pa ndryshim kufijsh, ku brezi i ri i shqiptar\u00ebve t\u00eb mos ndjej\u00eb kriz\u00eb identiteti dhe ti shohim politikan\u00ebt e vet si \u201cdinosaur\u201d t\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb mbaruar\u2026<\/p>\n<p>Nuk mund t\u2019i q\u00ebndrojm\u00eb \u201ctabus\u00eb\u201d p\u00ebrball\u00eb pa kuptuar dramat dhe \u00ebndrrat e 20 vjecar\u00ebve. Sot, \u201ctabuja\u201d e v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb pafuqia e politik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb kuptueshme. Nuk harroj, se brezi im vite m\u00eb par\u00eb refuzoi realitetin e politikan\u00ebve pa \u201cp\u00ebrgjigje\u201d t\u00eb komunizmit dhe \u201cp\u00ebrktheu\u201d koh\u00ebn t\u00eb cil\u00ebs i takonte\u2026<\/p>\n<p><strong>Viteve t\u00eb fundit e kemi par\u00eb nj\u00eb p\u00ebrafrim t\u00eb \u201cpanatyrsh\u00ebm\u201d, midis Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb parti e spektrit t\u00eb djatht\u00eb dhe Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb i takon spektrit t\u00eb majt\u00eb. N\u00eb \u00e7\u2019priz\u00ebm e shihni k\u00ebt\u00eb p\u00ebrafri, jo rrall\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme?!<\/strong><\/p>\n<p>(Qesh) Po pse qenka i \u00e7uditsh\u00ebm dhe i panatyrsh\u00ebm nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e till\u00eb. A ka koh\u00eb sot, Kosova dhe Shqip\u00ebria q\u00eb t\u00eb presin p\u00ebr tu qeverisur nga \u201cbashk\u00eb-v\u00ebllez\u00ebrit ideologjik\u201d, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar partneritetin strategjik midis vendeve tona?! Midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs nuk ka pasur dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb majtist\u00eb dhe djathtist\u00eb, por vet\u00ebm interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb dy \u201csiamez\u00ebt\u201d ballkanik do t\u2019i ndjekin derisa t\u00eb ket\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb bot\u00ebs\u2026<\/p>\n<p><strong>Di\u00e7ka q\u00eb nuk ju kemi pyetur dhe keni p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shtator do vij n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb \u00e7oj nipin n\u00eb shkoll\u00eb. E kam surpriz\u00eb. As p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi nuk kam pasur kaq emocion\u2026Brenda nipit tim, Pirros, fle \u201cShqip\u00ebria e Madhe\u201d\u2026Varianti i tim v\u00ebllai. Sigurisht!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA, 21 Korrik 2012 Majko: Kur ndryshimi t\u00eb ndodh\u00eb, do jem i m\u00ebrzitur, sepse pasardh\u00ebsit e Beish\u00ebs nuk do jen\u00eb \u2018elefant\u00eb\u2019, por \u2018dhelpra\u201d Ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Pandeli Majko, dhe tani an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb, nuk e konsideron \u201ctabu\u201d tem\u00ebn e bashkimit komb\u00ebtar, n\u00ebse ajo diskutohet hapur. Ai tha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Majko: Basti i jet\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerrja n\u00eb pension e Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Majko: Basti i jet\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerrja n\u00eb pension e Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA, 21 Korrik 2012 Majko: Kur ndryshimi t\u00eb ndodh\u00eb, do jem i m\u00ebrzitur, sepse pasardh\u00ebsit e Beish\u00ebs nuk do jen\u00eb \u2018elefant\u00eb\u2019, por \u2018dhelpra\u201d Ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Pandeli Majko, dhe tani an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb, nuk e konsideron \u201ctabu\u201d tem\u00ebn e bashkimit komb\u00ebtar, n\u00ebse ajo diskutohet hapur. Ai tha [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-21T13:33:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\/ Majko: Basti i jet\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerrja n\u00eb pension e Berish\u00ebs\",\"datePublished\":\"2012-07-21T13:33:30+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-21T13:33:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/\"},\"wordCount\":3625,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/\",\"name\":\"INTERVISTA\/ Majko: Basti i jet\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerrja n\u00eb pension e Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-21T13:33:30+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-21T13:33:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\/ Majko: Basti i jet\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerrja n\u00eb pension e Berish\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Majko: Basti i jet\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerrja n\u00eb pension e Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Majko: Basti i jet\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerrja n\u00eb pension e Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA, 21 Korrik 2012 Majko: Kur ndryshimi t\u00eb ndodh\u00eb, do jem i m\u00ebrzitur, sepse pasardh\u00ebsit e Beish\u00ebs nuk do jen\u00eb \u2018elefant\u00eb\u2019, por \u2018dhelpra\u201d Ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Pandeli Majko, dhe tani an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb, nuk e konsideron \u201ctabu\u201d tem\u00ebn e bashkimit komb\u00ebtar, n\u00ebse ajo diskutohet hapur. Ai tha [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-21T13:33:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Majko: Basti i jet\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerrja n\u00eb pension e Berish\u00ebs","datePublished":"2012-07-21T13:33:30+00:00","dateModified":"2012-07-21T13:33:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/"},"wordCount":3625,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/","name":"INTERVISTA\/ Majko: Basti i jet\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerrja n\u00eb pension e Berish\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg","datePublished":"2012-07-21T13:33:30+00:00","dateModified":"2012-07-21T13:33:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/pandeli_majko.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-majko-basti-i-jetes-per-ramen-eshte-nxjerrja-ne-pension-e-berishes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Majko: Basti i jet\u00ebs p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb nxjerrja n\u00eb pension e Berish\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11969"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11969"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11969\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}