{"id":11958,"date":"2012-07-17T15:48:32","date_gmt":"2012-07-17T14:48:32","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3859"},"modified":"2012-07-17T15:48:32","modified_gmt":"2012-07-17T14:48:32","slug":"arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/","title":{"rendered":"Arb\u00ebn Xhaferi: Qosja \u00ebsht\u00eb personazh i parehatsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arb\u00ebn Xhaferri\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>ResPublica.al<\/strong>, <em>17 korrik 2012 <\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Shqipin e sot\u00ebm, Arb\u00ebn Xhaferi del n\u00eb mbrojtje t\u00eb standadit t\u00eb shqipes, dhe \u00ebsht\u00eb disi i shock-uar nga mendjeleht\u00ebsia sektare me t\u00eb cil\u00ebn trajtohet ky problem (shih opinionin e tij me titull \u2018Komunizmin e lavd\u00ebrojn\u00eb kur e sulmojn\u00eb p\u00ebr standardin e shqipes\u2019, t\u00eb publikuar n\u00eb respublica.al; n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nga intervista e tij, q\u00eb ne e kemi ve\u00e7uar si opinion).<\/p>\n<p>Por po n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ai cek dhe \u00e7\u00ebshtjen \u2018Qosja\u2019. M\u00eb sakt\u00eb, \u00ebsht\u00eb gazetarja Oliverta Lila q\u00eb i b\u00ebn pyetjen: \u201cN\u00eb kuadrin e 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb munguar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave p\u00ebr akademikun Rexhep Qosja. A keni nj\u00eb reagim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast?\u201d Dhe Xhaferi p\u00ebrgjigjet: \u201cProfesor Qosja gjithsesi nuk \u00ebsht\u00eb i rehatsh\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb polemist i lindur dhe nuk i duron situatat ku ai duhet ta luaj\u00eb rolin q\u00eb dikush tjet\u00ebr ia cakton.<\/p>\n<p>Ndjenja e tij p\u00ebr dinjitet dhe integritet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zhvilluar, k\u00ebshtu q\u00eb ai nuk p\u00ebrton q\u00eb t\u00eb polemizoj\u00eb me ata q\u00eb sipas tij kan\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb gabueshme. Mendoj se kriteret q\u00eb manifestojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb tij, postulatet e tij morale, i krijojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb probleme atij se sa shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Duke marr\u00eb parasysh kontributin e tij ndaj kultur\u00ebs dhe kauz\u00ebs shqiptare, mendoj se duhet t\u00eb tolerohet, t\u00eb pranohet ashtu si \u00ebsht\u00eb ai dhe jo si e parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p><strong>Re.Pu<\/strong>.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- intervista &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<\/p>\n<p><strong>Arb\u00ebn Xhaferi: Militant\u00ebt e ndryshimit t\u00eb standardit po rr\u00ebnojn\u00eb identitetin<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Intelektuali dhe mendimtari i njohur b\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb me tone t\u00eb forta kritike mbi debatin p\u00ebr gjuh\u00ebn, p\u00ebr ndryshimin e standardit, p\u00ebr unitetin komb\u00ebtar dhe p\u00ebr trajtimin e 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\u201c<strong>Rexhep Qosja duhet pranuar si \u00ebsht\u00eb, jo si\u00e7 e parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt<\/strong>\u201d<\/p>\n<p><strong>Oliverta Lila <\/strong>, <em>17 Korrik 2012<\/em><\/p>\n<p>Arb\u00ebn Xhaferi mendon se debati mbi gjuh\u00ebn standarde shqipe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat i stisur nga nj\u00eb grusht njer\u00ebzish q\u00eb duan t\u00eb l\u00ebkundin t\u00eb vetmen vler\u00eb identitare t\u00eb mbetur pas viteve \u201990. Intelektuali dhe mendimtari i njohur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShqip\u201d flet me tone kritike p\u00ebr ata q\u00eb i quan \u201cmilitant\u00eb\u201d t\u00eb ndryshimit t\u00eb standardit, p\u00ebr prapavij\u00ebn politike q\u00eb q\u00ebndron pas dhe p\u00ebr realitetin q\u00eb po jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes mbi munges\u00ebn e ftes\u00ebs p\u00ebr Rexhep Qosen n\u00eb akademin\u00eb festive t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, Xhaferi thot\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb polemizues i p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb nuk pajtohet, por duhet pranuar ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr kontributet q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zoti Xhaferi, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, prof. Emil Lafe foli p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje gjuh\u00ebsore (Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb), e ushqyer nga Akademit\u00eb P\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Shkencave. A konstatoni t\u00eb nj\u00ebjtin problem? <\/strong><\/p>\n<p>Nuk di sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e fundit prof. Lafe, por jam i sigurt se e ka th\u00ebn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Nuk besoj se mund t\u00eb paraqiten dy blloqe gjuh\u00ebtar\u00ebsh t\u00eb formuar, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb mbi baza rajonale. Ka qen\u00eb dhe ashtu do t\u00eb mbetet: standardi gjuh\u00ebsor q\u00eb luan rolin e indit nd\u00ebrlidh\u00ebs komb\u00ebtar, do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs te shqiptar\u00ebt jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Kosov\u00ebn. Ndon\u00ebse, n\u00eb 20-30 vitet e kaluara arsimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebsoi r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme, megjithat\u00eb nuk u gjunj\u00ebzua dhe sot bashk\u00eb me TV-t\u00eb publike dhe sistemet e tjera informative publike apo private, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bart\u00ebse e inkulturimit edhe gjuh\u00ebsor t\u00eb shqiptar\u00ebve. <\/p>\n<p>N\u00eb sistemet demokratike, p\u00ebr shkak t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, \u00e7do gj\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb problem. Nj\u00eb grup, ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb sakt\u00eb nj\u00eb grusht njer\u00ebzish t\u00eb organizuar mir\u00eb, mund t\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen se di\u00e7ka e kalbur qenka n\u00eb themelet mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohet Shqip\u00ebria. Ata paraqiten zhurmsh\u00ebm n\u00eb opinion, paralajm\u00ebrojn\u00eb kriza sikur t\u00eb ishin vet\u00eb kalor\u00ebs apokaliptik\u00eb dhe ofrojn\u00eb zgjidhje t\u00eb menj\u00ebhershme: nd\u00ebrrimin e identitetit.<\/p>\n<p>Aktualisht, tema e parap\u00eblqyer e atyre q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb imponojn\u00eb qasjen \u201ckritike\u201d n\u00eb vler\u00ebsimin e proceseve politike, historike, shoq\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb vlera e vetme gjith\u00ebkomb\u00ebtare q\u00eb na mbeti pas rr\u00ebnimeve shkurtpam\u00ebse t\u00eb viteve t\u00eb \u201890, gjuha e standardizuar shqipe. N\u00eb ligj\u00ebrimet e tyre gjuha standarde shqipe trajtohet si nj\u00eb vler\u00eb ordinere, duke mohuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb saj n\u00eb kombformim, shtetformim dhe rrjedhimisht n\u00eb krijimin e kohezionit t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm komb\u00ebtar. Hapja e temave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtare nga qarqe joformale \u00ebsht\u00eb guxim i madh ose munges\u00eb brengos\u00ebse e vet\u00ebdijes p\u00ebr pesh\u00ebn dhe rolin rr\u00ebnues t\u00eb k\u00ebtyre kontestimeve. Lidhur me pyetjen tuaj kam dy probleme: munges\u00ebn e informat\u00ebs p\u00ebr prononcimet e profesor\u00ebve t\u00eb nderuar dhe me inkonpetenc\u00ebn time p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje gjuh\u00ebsore\u2026 <\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, meq\u00eb pyetjet tuaja jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs politike (ato n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm t\u00eb tilla), mora guximin q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u2019i  komentoj nga k\u00ebndi i politik\u00ebs. V\u00ebrejtjet legjitime dhe kryesore e individ\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, qofshin ato t\u00eb drejta, q\u00ebllim mira apo hileqare, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me natyr\u00ebn politike t\u00eb vendimmarrjes. Ata thon\u00eb se vendimi p\u00ebr nj\u00ebsim t\u00eb t\u00eb folmeve, t\u00eb dialekteve dhe krijim t\u00eb nj\u00eb gjuhe t\u00eb nj\u00ebsuar(unike) paska prapavij\u00eb politike?! Gjithkund n\u00eb bot\u00eb k\u00ebto vendime merren n\u00eb institucione politike. Kritikuesit e nd\u00ebrlidhin iden\u00eb e standardizimit me politik\u00ebn, ngaq\u00eb p\u00ebr ta nocioni \u201cpolitik\u00eb\u201d ka konotacion negativ. Mir\u00ebpo, vendimmarrja p\u00ebr standardizim t\u00eb nj\u00eb gjuhe gjithmon\u00eb ka qen\u00eb politike, t\u00eb pakt\u00ebn derisa nuk zgjidhet kodi i nj\u00ebsimit. <\/p>\n<p>N\u00ebse ky argument nuk mjafton, at\u00ebher\u00eb shtohen etiketat e tjera, si \u201cfryt\u201d i komunizmit, i Enver Hoxh\u00ebs, i politik\u00ebs anti-shqiptare q\u00eb synuaka ta eliminoj\u00eb geg\u00ebrishten dhe t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb hibride. N\u00ebse ky argument nuk krijon sasin\u00eb e paramenduar t\u00eb indinjat\u00ebs, t\u00eb neveris\u00eb, vazhdohet me inputime, me shpifje, me etiketa t\u00eb variantit \u201ckomunist, tradhtar, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u2026Me k\u00ebto etiketime nuk besoj se arrihet di\u00e7ka pos q\u00eb kontaminohet atmosfera brenda nj\u00eb shoq\u00ebrie. Pra, krijimi i gjuh\u00ebs standarde \u00ebsht\u00eb vendim \u201cpar excellence\u201d politik, i domosdosh\u00ebm n\u00eb zhvillimin komb\u00ebtar, i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb procesin e shnd\u00ebrrimit t\u00eb nj\u00eb populli n\u00eb komb. <\/p>\n<p>Sot popujt m\u00eb t\u00eb zhvilluar t\u00eb bot\u00ebs, amerikan\u00ebt, anglez\u00ebt, francez\u00ebt, gjerman\u00ebt, skandinav\u00ebt, italian\u00ebt, hebrenjt\u00eb, pastaj turqit, arab\u00ebt\u2026 i kan\u00eb standardizuar gjuh\u00ebt e tyre, k\u00ebshtu q\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb probleme n\u00eb komunikimin e brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, as me refuzim t\u00eb zbatimit t\u00eb ides\u00eb q\u00eb do t\u00eb krijonte p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb pariparueshme dhe gjithsesi destabilizuese, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb kombit, t\u00eb shtetit. Anglishtja, bie fjala, p\u00ebrdoret n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs. Ruajt\u00ebsit e standardit jan\u00eb institucionet, qofshin ato amerikane, angleze, kanadeze, jug-afrikane, australiane, etj. <\/p>\n<p>Gjerman\u00ebt, austriak\u00ebt, zviceran\u00ebt, edhe pse jetojn\u00eb n\u00eb shtete t\u00eb ndara, kan\u00eb krijuar nj\u00eb k\u00ebshill t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt gjuh\u00ebsor, q\u00eb vazhdimisht e mbik\u00ebqyr nd\u00ebrveprimin gjuh\u00ebsor, duke ruajtur me xhelozi cil\u00ebsin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e gjuh\u00ebs gjermane. Hungarez\u00ebt e ndar\u00eb n\u00eb disa shtete jan\u00eb edhe m\u00eb radikal\u00eb, nd\u00ebrkaq francez\u00ebt, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb planifikimit gjuh\u00ebsor, krahas kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs franceze, b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos q\u00eb t\u2019ia kthejn\u00eb shk\u00eblqimin gjuh\u00ebs franceze. Projekti i tyre i frankofonis\u00eb, ndon\u00ebse shum\u00eb i shtrenjt\u00eb, megjithat\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsish zbatohet.<\/p>\n<p>Sllav\u00ebt, m\u00eb konkretisht ata jugor\u00eb, kan\u00eb p\u00ebrsosur mjesht\u00ebrin\u00eb e formimit t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb reja nga mbetjet e ndryshme historike. Kjo mjeshtri e mitizimit t\u00eb dallimeve t\u00eb vogla, si\u00e7 do t\u00eb thoshte S. Frojdi, ka gjasa t\u00eb formoj\u00eb kombe mitike. Qesharake apo jo ky proces \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim e sip\u00ebr: boshnjak\u00ebt kafes do t\u2019i thon\u00eb kahva, kroat\u00ebt kava, serb\u00ebt kafa, nd\u00ebrkaq maqedonasit, p\u00ebr inat t\u00eb grek\u00ebve, kafen do ta quajn\u00eb tursko kafe. Shqiptar\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb milion dallime nga gjuh\u00ebt sllave, do t\u00eb vazhdojn\u00eb pun\u00ebn e Sizifit, do ta rrokullisin pareshtur gurin e fatit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb latine thot\u00eb: \u201cQuius lingua eius regio\u201d (E kujt gjuha, atij territori). K\u00ebto shprehje t\u00eb urta popullore zbulojn\u00eb mekanizmin, vet\u00ebdijen e formuar t\u00eb nj\u00eb populli p\u00ebr rolin e gjuh\u00ebs standarde n\u00eb krijimin e ndjesis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e individ\u00ebve ndaj nj\u00eb kodi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Nd\u00ebrhyrja e politik\u00ebs n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm iniciues, nd\u00ebrkaq pun\u00ebt e tjera i kryejn\u00eb specialist\u00ebt. Argumenti q\u00eb p\u00ebrdoret nga kontestuesit q\u00eb e nd\u00ebrlidhin gjuh\u00ebn standarde me politik\u00eb, me komunizmin ose Enver Hoxh\u00ebn nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb lavd\u00ebrimi i b\u00ebjn\u00eb komunizmit dhe Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Akuzat mes gjuh\u00ebtar\u00ebve, por edhe ndaj Akademive t\u00eb Shkencave p\u00ebrkat\u00ebse sa vijn\u00eb e shtohen. Pas 20 vitesh tranzicion, a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stad normal ky i mendimit shkencor?<\/strong><\/p>\n<p>Dhe do t\u00eb shtohen. Shkaku duhet k\u00ebrkuar te mend\u00ebsia e neglizhenc\u00ebs. Shpeshher\u00eb jemi t\u00eb prir\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ta bartim te akademit\u00eb, te ajo e Shqip\u00ebris\u00eb dhe te ajo e Kosov\u00ebs. Kjo leht\u00ebsi p\u00ebr transferim t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb te tjetri nuk e korrigjon gabimin, por e b\u00ebn at\u00eb pakorrigjuesh\u00ebm. Akademik\u00ebt tan\u00eb nuk kan\u00eb detyrim ligjor q\u00eb t\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtje politike, qofshin ato me r\u00ebnd\u00ebsi par\u00ebsore komb\u00ebtare. Mungon ligji q\u00eb, si n\u00eb vendet tjera t\u00eb p\u00ebrparuara dhe demokratike t\u00eb Evrop\u00ebs, do t\u2019i detyronte akademik\u00ebt q\u00eb intensivisht t\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtjet gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjuh\u00eb mund t\u00eb mbrohet n\u00ebse formalizohet, merr statusin e gjuh\u00ebs zyrtare, n\u00ebse kodifikohet, grafizohet, pastrohet nga brenda dhe jasht\u00eb, lirohet  nga neologjizmat, kalket, frazeologjit\u00eb shterpe, nd\u00ebrhyrjet n\u00eb sintaks\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe, etj. Nj\u00ebri nd\u00ebr faktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb i ruan funksionet dhe kapacitetet rip\u00ebrt\u00ebrit\u00ebse t\u00eb nj\u00eb gjuhe \u00ebsht\u00eb planifikimi gjuh\u00ebsor, q\u00eb disa e quajn\u00eb, e krahasojn\u00eb me inzhinjeringun gjuh\u00ebsor. <\/p>\n<p>Gjuha shqipe luan nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb procesin e kombformimit. Shqiptar\u00ebt, t\u00eb ndar\u00eb me besime fetare, me krahina q\u00eb ushtrojn\u00eb presion t\u00eb madh n\u00eb krijimin e nj\u00eb spektri identitetesh antagoniste, t\u00eb ndar\u00eb, madje edhe kulturalisht, jan\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj nj\u00eb trysnie, gati t\u00eb pap\u00ebrballueshme q\u00eb identitetin e tyre ta nd\u00ebrtojn\u00eb mbi premisa, q\u00eb vetvetiu prodhojn\u00eb antagonizma, konfrontime. Militant\u00ebt e ndryshimit t\u00eb standardit gjuh\u00ebsor nuk marrin parasysh pasojat q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb ide e till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sipas jush, a duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb diskutim mbi standardin dhe a po b\u00ebhet n\u00eb kahun e duhur?<\/strong><\/p>\n<p>Diskutimet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vazhdueshme, por vet\u00ebm n\u00eb qarqet e specialist\u00ebve. Ideja e planifikimit gjuh\u00ebsor k\u00ebrkon kujdes, mbik\u00ebqyrje t\u00eb p\u00ebrkushtuar mbi procesin e zhvillimit apo ngecjes, p\u00ebrtharjes s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Mir\u00ebpo, gjuha, si shtrat i formimit t\u00eb identitetit komb\u00ebtar, meriton nj\u00eb kujdes m\u00eb t\u00eb madh se sa nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb mediumet masive t\u00eb komunikimit. Si \u00e7do popull i qytet\u00ebruar edhe ai shqiptar duhet ta institucionalizoj\u00eb kujdesin p\u00ebr ruajtje dhe zhvillim t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb ruhet identiteti jon\u00eb komb\u00ebtar. Mbi k\u00ebt\u00eb ve\u00e7ori \u00ebsht\u00eb formuar vet\u00ebdija jon\u00eb komb\u00ebtare dhe shtetet shqiptare. T\u00eb shprehem n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tautologjike: \u00e7do debat nuk \u00ebsht\u00eb debat, sidomos n\u00ebse ai p\u00ebrgatitet n\u00eb margjinat e shoq\u00ebris\u00eb nga persona jo kompetent\u00eb dhe n\u00eb tubime jo formale. Pa marr\u00eb parasysh etik\u00ebn e motiveve, me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje strategjike p\u00ebr nj\u00eb popull nuk mund t\u00eb merret \u00e7do kush. <\/p>\n<p>Modeli i shteteve t\u00eb p\u00ebrparuara demokratike duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. \u00c7do popull dhe \u00e7do shtet duhet t\u00eb krijoj\u00eb politik\u00ebn gjuh\u00ebsore, pastaj planifikimin gjuh\u00ebsor dhe, s\u00eb treti, standardizimin e gjuh\u00ebs. Populli shqiptar, n\u00eb momente m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira arriti t\u00eb zgjidh\u00eb nj\u00eb varg \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb r\u00ebnda gjuh\u00ebsore, si \u00ebsht\u00eb grafizimi, zgjedhja e kodit gjuh\u00ebsor mbi t\u00eb cilin do t\u00eb standardizohet gjuha dhe n\u00eb fund gjeti m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr normativizim t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, pa kund\u00ebrshtime shqet\u00ebsuese. Shqet\u00ebsimi juaj, lidhur me kahun e  k\u00ebtyre diskutimeve, \u00ebsht\u00eb i kuptuesh\u00ebm, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht jo aq real: kah tjet\u00ebr nuk ka, as q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb. Sot e mot!<\/p>\n<p><strong>Mendoni se ka ngjyrime politike edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh? <\/strong><\/p>\n<p>Politik\u00eb ka gjithkund dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb normale. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh t\u00eb diskutimit \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb merret parasysh konteksti kohor dhe ai historik-politik. N\u00ebse n\u00eb nj\u00eb kontekst  tjet\u00ebr kohor, nj\u00eb ide ka pasur respekt sublim, n\u00eb kontekstet e tjera shoq\u00ebrore historike e nj\u00ebjta ide do t\u00eb perceptohej si komedi. Dikur Aristoteli i madh pat th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, pos rob\u00ebrve dhe grave. Nj\u00eb mendim i k\u00ebtill\u00eb sot do t\u00eb vler\u00ebsohej si tallje e pagdhendur, e padenj\u00eb, q\u00eb t\u00eb humbet koha duke debatuar p\u00ebr t\u00eb. <\/p>\n<p>Politikan\u00ebt, k\u00ebta mjeshtra, q\u00eb operojn\u00eb magjish\u00ebm me gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, n\u00eb fillim t\u00eb ligj\u00ebrimit t\u00eb tyre mund t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00eb ide, nd\u00ebrkaq n\u00eb fund t\u00eb fjalimit t\u00eb tyre mund t\u00eb afirmoj\u00eb ato teza me t\u00eb cilat, fillimisht, ata vet\u00eb nuk pajtoheshin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb historike, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet si sundim i demokracis\u00eb dhe i pluralizmit, vetvetiu jan\u00eb krijuar kushte q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, kryesisht egocentrik\u00eb, pa hamendje t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb politik\u00eb pa ofert\u00eb reale. Q\u00eb tani ka filluar procesi i seleksionimit q\u00eb natyrsh\u00ebm do ta pastroj\u00eb sken\u00ebn politike nga ata q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb ofert\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, nj\u00ebkoh\u00ebsisht do ta humb\u00eb seriozitetin edhe nd\u00ebrhyrja e tyre n\u00eb proceset politike dhe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>A po shfryt\u00ebzohet sipas jush ky 100-vjetor i Pavar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb unitet komb\u00ebtar?  <\/strong><\/p>\n<p>Po qe se \u00e7\u00ebshtja e unitetit komb\u00ebtar do t\u00eb varej vet\u00ebm nga d\u00ebshira e nj\u00eb populli q\u00eb t\u00eb bashkohet, me siguri sh\u00ebnimi i 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente si shtys\u00eb p\u00ebr t\u2019u afruar sa m\u00eb shum\u00eb me ata q\u00eb e afirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ide. Por, si\u00e7 dihet, ky problem nuk varet nga vullneti i mir\u00eb i shqiptar\u00ebve, as nga politika q\u00eb ndiqet nga ata. Vendime me pesh\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb nuk i takojn\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb politik\u00ebs ditore, por marr\u00ebveshjeve afatgjata dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb mes t\u00eb dy popujve.<\/p>\n<p><strong>Po n\u00eb kuadrin e 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ftes\u00eb t\u00eb munguar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave p\u00ebr akademikun Rexhep Qosja. A keni nj\u00eb reagim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast? <\/strong><\/p>\n<p>Profesor Qosja gjithsesi nuk \u00ebsht\u00eb i rehatsh\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb polemist i lindur dhe nuk i duron situatat ku ai duhet ta luaj\u00eb rolin q\u00eb dikush tjet\u00ebr ia cakton. Ndjenja e tij p\u00ebr dinjitet dhe integritet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zhvilluar, k\u00ebshtu q\u00eb ai nuk p\u00ebrton q\u00eb t\u00eb polemizoj\u00eb me ata q\u00eb sipas tij kan\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb gabueshme. Mendoj se kriteret q\u00eb manifestojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb tij, postulatet e tij morale, i krijojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb probleme atij se sa shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Duke marr\u00eb parasysh kontributin e tij ndaj kultur\u00ebs dhe kauz\u00ebs shqiptare, mendoj se duhet t\u00eb tolerohet, t\u00eb pranohet ashtu si \u00ebsht\u00eb ai dhe jo si e parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Historia letrare dhe politike e shqiptar\u00ebve sh\u00ebnoi nj\u00eb rast tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb nj\u00eb munguesi t\u00eb madh, t\u00eb Lasgushit, heshtja e t\u00eb cilit ishte m\u00eb kumbuese se sa zallahia e turm\u00ebs. Nuk duhet t\u00eb krijojm\u00eb t\u00eb dytin.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do duhet ta merrte m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendjen e politikan\u00ebve, gjuh\u00ebtar\u00ebve, intelektual\u00ebve, por edhe mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb zgjidhin problemet q\u00eb varen prej tyre, duke filluar prej higjien\u00ebs s\u00eb ambienteve ku jetojm\u00eb, veprojm\u00eb dhe arg\u00ebtohemi, deri te mbik\u00ebqyrja e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs. Bota antike pat marr\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb gjat\u00eb garave olimpike t\u00eb nd\u00ebrpritet \u00e7do armiq\u00ebsi. Do t\u00eb doja q\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn sivjet, t\u2019i groposim arm\u00ebt dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes dhe t\u00eb zbulojm\u00eb te nj\u00ebri-tjetri, jo vet\u00ebm cene, por edhe virtyte. Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim prozaik, romantik, mir\u00ebpo shum\u00eb m\u00eb pak i ath\u00ebt sesa realiteti yn\u00eb.<\/p>\n<p>Idet\u00eb, sado t\u00eb mira t\u00eb jen\u00eb, vetvetiu nuk krijohen as q\u00eb mir\u00ebmbahen. Ato japin kontributin e tyre, n\u00ebse u kushtohet r\u00ebnd\u00ebsia e duhur. Meq\u00eb tema kryesore e k\u00ebsaj interviste ishte gjuha standarde dhe dilemat rreth saj, mendoj se duhet t\u00eb formohet nj\u00eb k\u00ebshill gjith\u00ebkomb\u00ebtar gjuh\u00ebsor, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tet\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb do t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr dilemat q\u00eb u shtruan me k\u00ebt\u00eb rast\u2026<\/p>\n<p>Debati mbi gjuh\u00ebn &#8211; \u201c\u00c7do debat nuk \u00ebsht\u00eb debat, sidomos n\u00ebse ai p\u00ebrgatitet n\u00eb margjinat e shoq\u00ebris\u00eb nga persona jo kompetent\u00eb dhe n\u00eb tubime jo formale. Pa marr\u00eb parasysh etik\u00ebn e motiveve, me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje strategjike p\u00ebr nj\u00eb popull nuk mund t\u00eb merret \u00e7do kush. Modeli i shteteve t\u00eb p\u00ebrparuara demokratike duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. \u00c7do popull dhe \u00e7do shtet duhet t\u00eb krijoj\u00eb politik\u00ebn gjuh\u00ebsore, pastaj planifikimin gjuh\u00ebsor dhe, s\u00eb treti, standardizimin e gjuh\u00ebs\u201d<\/p>\n<p>Rexhep Qosja &#8211; \u201cProfesor Qosja gjithsesi nuk \u00ebsht\u00eb i rehatsh\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb polemist i lindur dhe nuk i duron situatat ku ai duhet ta luaj\u00eb rolin q\u00eb dikush tjet\u00ebr ia cakton. Ndjenja e tij p\u00ebr dinjitet dhe integritet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zhvilluar, k\u00ebshtu q\u00eb ai nuk p\u00ebrton q\u00eb t\u00eb polemizoj\u00eb me ata q\u00eb sipas tij kan\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb gabueshme. Duke marr\u00eb parasysh kontributin e tij ndaj kultur\u00ebs dhe kauz\u00ebs shqiptare, mendoj se duhet t\u00eb tolerohet, t\u00eb pranohet ashtu si \u00ebsht\u00eb ai dhe jo si e parap\u00eblqejn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt\u201d<\/p>\n<p>100-vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb &#8211; \u201cPo qe se \u00e7\u00ebshtja e unitetit komb\u00ebtar do t\u00eb varej vet\u00ebm nga d\u00ebshira e nj\u00eb populli q\u00eb t\u00eb bashkohet, me siguri sh\u00ebnimi i 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente si shtys\u00eb p\u00ebr t\u2019u afruar sa m\u00eb shum\u00eb me ata q\u00eb e afirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ide. Por, si\u00e7 dihet, ky problem nuk varet nga vullneti i mir\u00eb i shqiptar\u00ebve, as nga politika q\u00eb ndiqet nga ata\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ResPublica.al, 17 korrik 2012 N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Shqipin e sot\u00ebm, Arb\u00ebn Xhaferi del n\u00eb mbrojtje t\u00eb standadit t\u00eb shqipes, dhe \u00ebsht\u00eb disi i shock-uar nga mendjeleht\u00ebsia sektare me t\u00eb cil\u00ebn trajtohet ky problem (shih opinionin e tij me titull \u2018Komunizmin e lavd\u00ebrojn\u00eb kur e sulmojn\u00eb p\u00ebr standardin e shqipes\u2019, t\u00eb publikuar n\u00eb respublica.al; n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Arb\u00ebn Xhaferi: Qosja \u00ebsht\u00eb personazh i parehatsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Arb\u00ebn Xhaferi: Qosja \u00ebsht\u00eb personazh i parehatsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"ResPublica.al, 17 korrik 2012 N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Shqipin e sot\u00ebm, Arb\u00ebn Xhaferi del n\u00eb mbrojtje t\u00eb standadit t\u00eb shqipes, dhe \u00ebsht\u00eb disi i shock-uar nga mendjeleht\u00ebsia sektare me t\u00eb cil\u00ebn trajtohet ky problem (shih opinionin e tij me titull \u2018Komunizmin e lavd\u00ebrojn\u00eb kur e sulmojn\u00eb p\u00ebr standardin e shqipes\u2019, t\u00eb publikuar n\u00eb respublica.al; n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-17T14:48:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Arb\u00ebn Xhaferi: Qosja \u00ebsht\u00eb personazh i parehatsh\u00ebm\",\"datePublished\":\"2012-07-17T14:48:32+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-17T14:48:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/\"},\"wordCount\":3251,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/\",\"name\":\"Arb\u00ebn Xhaferi: Qosja \u00ebsht\u00eb personazh i parehatsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-17T14:48:32+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-17T14:48:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Arb\u00ebn Xhaferi: Qosja \u00ebsht\u00eb personazh i parehatsh\u00ebm\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Arb\u00ebn Xhaferi: Qosja \u00ebsht\u00eb personazh i parehatsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Arb\u00ebn Xhaferi: Qosja \u00ebsht\u00eb personazh i parehatsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"ResPublica.al, 17 korrik 2012 N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Shqipin e sot\u00ebm, Arb\u00ebn Xhaferi del n\u00eb mbrojtje t\u00eb standadit t\u00eb shqipes, dhe \u00ebsht\u00eb disi i shock-uar nga mendjeleht\u00ebsia sektare me t\u00eb cil\u00ebn trajtohet ky problem (shih opinionin e tij me titull \u2018Komunizmin e lavd\u00ebrojn\u00eb kur e sulmojn\u00eb p\u00ebr standardin e shqipes\u2019, t\u00eb publikuar n\u00eb respublica.al; n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-17T14:48:32+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Arb\u00ebn Xhaferi: Qosja \u00ebsht\u00eb personazh i parehatsh\u00ebm","datePublished":"2012-07-17T14:48:32+00:00","dateModified":"2012-07-17T14:48:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/"},"wordCount":3251,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/","name":"Arb\u00ebn Xhaferi: Qosja \u00ebsht\u00eb personazh i parehatsh\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg","datePublished":"2012-07-17T14:48:32+00:00","dateModified":"2012-07-17T14:48:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferi-qosja-eshte-personazh-i-parehatshem\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Arb\u00ebn Xhaferi: Qosja \u00ebsht\u00eb personazh i parehatsh\u00ebm"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11958"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11958"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11958\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11958"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11958"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11958"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}