{"id":11938,"date":"2012-07-07T14:42:05","date_gmt":"2012-07-07T13:42:05","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3652"},"modified":"2012-07-07T14:42:05","modified_gmt":"2012-07-07T13:42:05","slug":"grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/","title":{"rendered":"Politika sipas Grid\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Grida Duma\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma_zyre.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Entela Resuli<\/strong><\/p>\n<p><em>Fustani i verdh\u00eb q\u00eb mban veshur ka thyer kontrastin e ngjyr\u00ebs s\u00eb mureve n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb katin e dyt\u00eb n\u00eb ministri. Ka nj\u00eb oratori q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb humbas\u00ebsh n\u00ebse shp\u00ebrqendrohesh qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb sekond\u00eb. Prej m\u00eb pak se nj\u00eb viti <strong>Grida Duma<\/strong>, mban postin e z\u00ebvend\u00ebs ministres s\u00eb Integrimit. Pas nj\u00eb karriere n\u00eb fush\u00ebn akademike, qasja e saj n\u00eb politik\u00eb nuk ishte e rast\u00ebsishme. Ajo tregon se e donte politik\u00ebn, por nuk e kishte shprehur, e mesa duket dikush e lexoi Grid\u00ebn p\u00ebrtej fjal\u00ebve dhe ofert\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb nuk e kund\u00ebrshtoi. <\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto dit\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb shtyp me deputetin e Partis\u00eb Demokratike <strong>Mark Marku<\/strong>. Shprehja hapur e Markut ndaj pak\u00ebnaq\u00ebsive ndaj qeveris\u00eb dhe grupit parlamentar t\u00eb partis\u00eb ku b\u00ebn pjes\u00eb e ngacmoi Grid\u00ebn, e cila kritikon ashp\u00ebr daljen e tij n\u00eb publik. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201c<strong>Jet\u00eb<\/strong>\u201d Grida Duma rr\u00ebfen jet\u00ebn e saj n\u00eb politik\u00eb dhe kompromiset q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ajo me veten. Deputetin Marku e quan \u201cviktim\u00eb\u201d dhe nj\u00eb njeri q\u00eb ka gabuar r\u00ebnd\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Keni nj\u00eb oratori t\u00eb spikatur, \u00ebsht\u00eb e lindur p\u00ebr ju, apo oratoria zhvillohet me pun\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb, deri n\u00eb 16-17 vje\u00e7 isha nj\u00eb person shum\u00eb i urt\u00eb, por me veten isha e qart\u00eb. P\u00ebr mua nuk ishte e pa kuptuar, por problemi ishte kur kisha vendosur t\u2019ia b\u00ebja t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb ditur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Problemi m\u00eb i madh p\u00ebr mua ka qen\u00eb familja ime, kisha dy prind\u00ebr shum\u00eb energjik\u00eb, shum\u00eb t\u00eb rinj edhe n\u00eb shpirt. Vet\u00eb natyra e tyre ka qen\u00eb pak aventureske p\u00ebr t\u00eb jetuar shum\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishin perfeksionist p\u00ebr pamjen, p\u00ebr t\u00eb shijuar jet\u00ebn. Nuk jan\u00eb lodhur t\u00eb na thon\u00eb neve: b\u00ebje k\u00ebshtu, ashtu. Nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb modele t\u00eb th\u00ebna, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb modelin e b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju jeni nga Tirana?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, un\u00eb jam nga Durr\u00ebsi, prind\u00ebrit e mi po ashtu. Ime m\u00eb \u00ebsht\u00eb artiste, violiniste, im at\u00eb \u00ebsht\u00eb inxhinier. Kan\u00eb pasur t\u00eb dy perspektiva t\u00eb ndryshme n\u00eb jet\u00eb, por q\u00eb bashk\u00eb, pavar\u00ebsisht \u201cp\u00ebrplasjeve\u201d q\u00eb kishin n\u00eb natyr\u00eb, u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb komplementar me jet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Keni marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga mami apo nga babi n\u00eb ngjashm\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb kam marr\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb dy. Kur e shoh q\u00eb detajet m\u00eb mbilodhin marr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri kthes\u00ebn tek ai. Kam edhe dy motra. Ata jetojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, prej 16 vitesh jan\u00eb atje. Ka pak gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb thuash: I jam absolutisht mir\u00ebnjoh\u00ebse Zotit. Motrat e mia dhe im bir hyjn\u00eb tek gjerat q\u00eb absolutisht un\u00eb i jam mir\u00ebnjoh\u00ebse Zotit. Kemi nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb trija bashk\u00eb, gati masonike.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb lidhje keni me Amerik\u00ebn, pasi edhe ju keni studiuar atje apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Kam studiuar jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb. Kam q\u00ebndruar p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri, por shk\u00ebputjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb her\u00eb pas hershme drejt per\u00ebndimit, ku n\u00ebp\u00ebrmjet disa programeve kam shkuar dhe jam thelluar n\u00eb teza t\u00eb ndryshme. K nisur k\u00ebshtu, por m\u00eb pas p\u00ebr hir t\u00eb faktit q\u00eb im shoq \u00ebsht\u00eb diplomat karriere. Kemi b\u00ebr\u00eb edhe jet\u00ebn jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb edhe n\u00eb logjik\u00ebn e diplomacis\u00eb modeste.<\/p>\n<p><strong>Dometh\u00ebn\u00eb ardhja juaj n\u00eb Ministrin\u00eb e Integrimit nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e dija q\u00eb kisha r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy me tezat e integrimit, por nuk besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga kjo. U p\u00ebrfshiva te tezat e integrimit pasi kam nj\u00eb karakteristik\u00eb, un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb filozofi, sociologji n\u00eb universitet. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb masterin e kam n\u00eb administrim publik. Nga ana tjet\u00ebr, doktoratur\u00ebn e kam n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ekonomis\u00eb n\u00eb globaliz\u00ebm. Disiplina k\u00ebto q\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb gjitha drejt\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb integrimit.<\/p>\n<p><strong>Politika ishte nj\u00eb ambicie e juaja, ju e kishit shprehur d\u00ebshir\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk besoj se e kam shprehur d\u00ebshir\u00ebn, por besoj q\u00eb e kam l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet. Asnj\u00ebher\u00eb nuk kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb dua t\u00eb merrem me politik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite. Por mendoj q\u00eb erdhi gradualisht duksh\u00ebm q\u00eb, jam nj\u00eb qenie q\u00eb shkon mir\u00eb me bot\u00ebn e politik\u00ebs. Me bot\u00ebn e politik\u00ebs shkojn\u00eb mir\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb guxim p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar publikisht mendimet e tyre, q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb debate publike, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb jo vet\u00ebm me politika t\u00eb vogla, por edhe me k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb bot\u00ebn e politik\u00ebs shkojn\u00eb mir\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb formim t\u00eb shkencave sociale, ekonomike, juridike, kemi shum\u00eb raste t\u00eb shkencave t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, rajoni i gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshir\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste q\u00eb vijn\u00eb nga mjek\u00ebsia. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb thirrje e brendshme. Por nuk ishte deri diku edhe nj\u00eb thirrje e brendshme, nuk mund t\u00eb b\u00ebhesh influent.<\/p>\n<p><strong>Nga kontakti dhe eksperienca juaj 1-vje\u00e7are e konfirmoni apo e mohoni perceptimin e publikut q\u00eb, politika \u00ebsht\u00eb p\u00ebr servil\u00ebt, njer\u00ebzit me dy fytyra\u2026 Si ju rezulton tani q\u00eb jeni brenda?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb ka disa nivele n\u00eb politik\u00eb, ka vend edhe p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb servil\u00eb. Un\u00eb do t\u00eb diferencoja servilizmin nga kompakt\u00ebsia. Administrata mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb serviliz\u00ebm, njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb specialist\u00eb, teknicien\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00ebsuar her\u00eb pas her\u00eb t\u00eb marrin vendime dhe k\u00ebtu gjen her\u00eb pas her\u00eb serviliz\u00ebm. Po t\u00eb hysh n\u00eb institucion e has gjith\u00eb burrokracin\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, po t\u00eb flasim p\u00ebr politik\u00ebn n\u00eb vetvete, besoj se \u00ebsht\u00eb me shtresa \u00e7\u00ebshtja. Politikan\u00ebt e nivelit t\u00eb par\u00eb nuk b\u00ebhen servil\u00eb, politikan\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb lidership. Sa lider\u00eb kemi ne? Jo shum\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb ky lloj politikan\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb servil.<\/p>\n<p>Pastaj, politikani i nivelit t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb vjen posht\u00eb liderit edhe mund t\u00eb jet\u00eb servil, por nuk duhet ta ket\u00eb si veti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme k\u00ebt\u00eb. Duhet t\u00eb dij\u00eb t\u00eb thot\u00eb \u201cPo\u201d, por shume shpesh duhet t\u00eb dij\u00eb edhe t\u00eb thot\u00eb edhe \u201cJo\u201d. Po t\u00eb dalim t\u00eb shtresa e tret\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb fare normalisht servil dhe egzakt\u00ebsisht t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb rregullat e grupit dhe t\u00eb vijoj\u00eb nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb lart\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb \u00e7udi e madhe, nj\u00eb vend nuk ndryshon p\u00ebr 10 apo 20 vjet. Un\u00eb e kam par\u00eb n\u00eb test me veten time, dhe kam v\u00ebn\u00eb re q\u00eb ka plot\u00eb momente kur dikush p\u00eblqen faktin q\u00eb dikush tregon agresivitet n\u00eb ligj\u00ebrim apo n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si drejton.<\/p>\n<p>Dhe po nuk tregove q\u00eb je i fort\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebsh pjes\u00eb n\u00eb politik\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Secili tregon forc\u00ebn q\u00eb ka, pasi her\u00eb pas here edhe i dob\u00ebti \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb. I dob\u00ebti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fort\u00eb sepse ka forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb viktimizuar vetveten dhe p\u00ebr t\u00eb fituar energji nga tjetri. Un\u00eb jam e bindur q\u00eb armiku me i madh i nj\u00eb njeriu t\u00eb fort\u00eb \u00ebsht\u00eb njeriu i dob\u00ebt. Sepse nj\u00eb njeri i dob\u00ebt gjen gjithmon\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb ta \u00e7orientoj\u00eb njeriun e fort\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i fort\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet dot viktim\u00eb, pasi nuk ankohet dot, nuk ja delegon dot p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dikujt tjet\u00ebr, sepse do e quante si fyerje t\u00eb vetvetes.\u00a0I dob\u00ebti k\u00ebto veti i ka dhe ja delegon t\u00eb fortit k\u00ebto her\u00eb pas here, dhe i forti e toleron sepse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb armiq\u00ebsi dhe nuk i ngrihen antenat e konfliktit. Shum\u00eb shpesh ju do shikoni q\u00eb k\u00ebta t\u00eb dob\u00ebtit shfaqen n\u00eb nivelet e para, rast\u00ebsisht n\u00eb histori, p\u00ebr koh\u00ebra t\u00eb shkurtra, thjesht sepse kan\u00eb p\u00ebrfituar nga energjia e nj\u00eb t\u00eb forti, dhe kjo \u00ebsht\u00eb historia e bot\u00ebs prej mij\u00ebra vitesh. Un\u00eb mendoj q\u00eb n\u00eb lidership\u00ebt e vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk ka vend p\u00ebr serviliz\u00ebm. Pastaj, a do i thuash po, frym\u00ebs s\u00eb grupit dhe a quhesh servil t\u2019i thuash po, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskutim shum\u00eb i madh.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb e leht\u00eb n\u00eb politik\u00eb q\u00eb t\u00eb thuash \u201cPo\u201d kur do t\u00eb thuash \u201cPo\u201d, dhe t\u00eb thuash \u201cJo\u201d kur do t\u00eb thuash \u201cJo\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, nuk \u00ebsht\u00eb aspak e leht\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb. Ne kur dalim para medieve themi gj\u00ebra q\u00eb, po t\u00eb thoshim t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn do ishte edhe m\u00eb mir\u00eb. Nuk ka arsye sepse t\u00eb themi po t\u00eb nj\u00ebjtat klishe.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb politikan mund t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr edhe kur bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e veta?<\/strong><\/p>\n<p>Parimi e ndryshon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. N\u00ebse ke nj\u00eb parim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ajo q\u00eb po ndodh ti influencon q\u00eb ta ndryshosh k\u00ebt\u00eb fakt, n\u00ebse beson se gj\u00ebrat do t\u00eb ishin ndryshe, por t\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga kontrolli p\u00ebr nj\u00eb arsye apo nj\u00eb tjet\u00ebr edhe n\u00eb familje do t\u00eb b\u00ebje t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Shum\u00eb shpesh n\u00eb historin\u00eb e politik\u00ebs, nuk i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb popullit e v\u00ebrteta dhe k\u00ebto jan\u00eb teori shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb ose argumentojn\u00eb se p\u00ebrse nuk thuhet e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p><strong>Ju e kishit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thoshit \u201cPo\u201d, kur iu k\u00ebrkua t\u00eb futeshit n\u00eb politik\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, por se ku do pozicionohesha po, m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mendohem. M\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mendohem sepse ndoshta kisha pritshm\u00ebri t\u00eb tjera, p\u00ebr fusha t\u00eb tjera. Mund t\u00eb ishte arsimi fusha ime, gjithashtu Ministria e Pun\u00ebs. Thjesht\u00ebsisht nuk e kisha menduar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, nuk them q\u00eb m\u00eb shkon n\u00eb kund\u00ebrshti. Sidomos tani m\u00eb duket shum\u00eb interesante, pak njer\u00ebz e din\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb nj\u00eb institucion si ky, i cili n\u00eb fakt monitoron gjith\u00eb institucionet e tjera.<\/p>\n<p><strong>Ju p\u00eblqejn\u00eb kur iu vendosin n\u00eb kopertina revistash me personazhe t\u00eb rinj publik\u00eb q\u00eb synojn\u00eb politik\u00ebn, por q\u00eb nuk vijn\u00eb nga jeta akademike?<\/strong><\/p>\n<p>Personazhet e tjer\u00eb kan\u00eb vler\u00eb n\u00eb fushat e tyre, pa pik\u00ebn e dyshimit. T\u00eb gjitha jan\u00eb vajza apo gra shum\u00eb interesante. Fakti q\u00eb futemi t\u00eb gjitha n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend pa pik\u00ebn e kategorizimit nuk e gjej me vend. Mund t\u2019ja u krahasoj edhe me nj\u00eb gjell\u00eb q\u00eb i fusin t\u00eb gjitha perimet brenda, nuk ka m\u00eb shije. Nj\u00eb njeri nga bota akademike, nuk mund t\u00eb futet n\u00eb nj\u00eb kopertin\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse l\u00eb shije t\u00eb keqe.<\/p>\n<p><strong>Pas vitit 2005 n\u00eb p\u00ebrzgjedhjet politike shihet qart\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar politikan\u00eb me bukuri fizike. E ndjeni ju k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Besoj q\u00eb rruga p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb politike \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb. Politika ka disa element\u00eb, edhe elementi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i p\u00eblqyesh\u00ebm nga populli nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u neglizhuar. P\u00eblqehesh, p\u00ebr shembull, sepse k\u00ebndon, dhe t\u00ebrheq v\u00ebmendje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb nuk e di sa v\u00ebmendje mund t\u00eb t\u00ebrheq\u00ebsh n\u00ebse do elaborosh nj\u00eb mendim politik. Bukuria i shton nj\u00eb lloj vlere fetishiste. Jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb human grupimin politik. Sigurisht q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme, por nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr thelbin e politik\u00ebs, me vler\u00ebn e vet ato jan\u00eb aty brenda dhe \u00ebsht\u00eb e bukur q\u00eb e japin at\u00eb lloj kontributi. Un\u00eb nuk e di n\u00ebse quajn\u00eb eksperiment apo karrier\u00eb.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb mir\u00eb n\u00eb ambiente akademike apo politike?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dyja kan\u00eb avantazhet e veta dhe disavantazhet e veta. Bot\u00ebs akademike, kam p\u00ebrshtypjen se njeriu do t\u2019i kthehet shpesh, nd\u00ebrsa n\u00eb bot\u00ebn politike e para duhet t\u00eb jesh n\u00eb kohezion me grupin, e dyta, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb nuk vepron politikani n\u00eb kushte luksi. Aty duhet t\u00eb llogaris\u00ebsh q\u00eb ke nj\u00eb pal\u00eb burime t\u00eb kufizuara, pak gj\u00ebra p\u00ebr t\u2019ia shp\u00ebrndar\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve. Megjithat\u00eb, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb jo gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb dal\u00ebsh nga grupimi politik, sepse ti identifikohesh me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kishit m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr veten apo tani?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht m\u00eb par\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se nuk kam qen\u00eb njeri shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhjen q\u00eb, edhe kur t\u00eb jem n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb merrem me shum\u00eb gj\u00ebra rutinore, p\u00ebrve\u00e7se kur duhet dhe t\u00eb merrem me pjes\u00ebn e tim biri.<\/p>\n<p><strong>Ja vlen kjo sakrific\u00eb q\u00eb b\u00ebni, \u00e7far\u00eb prisni ju nga politika?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje individi, nuk ka lidhje n\u00ebse ja vlen apo jo kjo sakrific\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u2019i thuash nj\u00eb shit\u00ebsi q\u00eb ka nj\u00eb dyqan t\u00eb vetin, a ja vlen t\u00eb punosh 11 or\u00eb!? P\u00ebr mua puna, profesioni \u00ebsht\u00eb dimensioni i dyt\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Dimensioni i par\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta personale, jeta e brendshme, q\u00eb plot\u00ebsohet me kriterin e jet\u00ebs intime dhe kriterin e pasardh\u00ebsit. Njeriu n\u00ebse nuk ka nj\u00eb pun\u00eb, n\u00ebse nuk ka nj\u00eb profesion dhe nuk krijon nj\u00eb gj\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs, t\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb dhe jeta e tij personale do t\u2019i prishet, sepse vet\u00ebm profesioni dhe puna, ta japin mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb njoh\u00ebsh vetveten dhe t\u00eb kuptosh se p\u00ebrse vlen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens politika kthehet n\u00eb nj\u00eb lloj q\u00ebllimi, ashtu si\u00e7 jan\u00eb profesionet e tjera.<\/p>\n<p><strong>Znj. Grida, jeni p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat koh\u00ebt e fundit, me nj\u00eb kritizer t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs. \u00c7far\u00eb ju ngacmoi t\u00eb reagonit ndaj Mark Markut?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb komponentit intelektual n\u00eb vendimmarrje. Ardhur nga bota akademike, kontaktet e mia me t\u00eb kan\u00eb qen\u00eb si me brezin e ri si me t\u00eb vjetrin. Un\u00eb jam e bindur q\u00eb n\u00ebse mendimi intelektual do t\u00eb ishte aktiv, por jo n\u00eb sensin e ankimimit, sepse \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ne deri m\u00eb tani, ne kemi glorifikuar individ\u00eb q\u00eb kritikojn\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kuptojm\u00eb, kontrat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendemi. Duhet t\u00eb b\u00ebsh ndryshimin me at\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb sistemi flet.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb thuash q\u00eb nuk mund t\u00eb paguaj fatur\u00ebn e dritave dhe ti t\u00eb jesh i suksessh\u00ebm, Jo. Ti, duhet t\u00eb ndjek\u00ebsh procedur\u00ebn q\u00eb t\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb ty q\u00eb t\u00eb jesh i suksessh\u00ebm. Pra mjaft m\u00eb me logjike populiste, q\u00eb mjafton t\u00eb \u00e7ohesh nj\u00eb dit\u00eb e t\u00eb thuash q\u00eb un\u00eb kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mos m\u00eb p\u00eblqej\u00eb, si\u00e7 Marku ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mos i p\u00eblqej\u00eb nj\u00eb gj\u00eb dhe kjo t\u00eb ndryshoj\u00eb sistemin, jo nuk i takon klas\u00ebs intelektuale t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm ankime. Nga ana tjet\u00ebr ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson mua shum\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk mundesh t\u00eb thuash q\u00eb: un\u00eb jam p\u00ebrtej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb sime.<\/p>\n<p><strong>Edhe n\u00ebse ai sjell argument?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kam gj\u00eb me argumentet e Markut, perceptimi i tij ishte i gabuar. T\u00eb gjitha argumentet e tij nuk na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai k\u00ebrkon. K\u00ebtu nuk po gjendet nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bota intelektuale t\u00eb reagojn\u00eb n\u00eb at\u00eb form\u00eb q\u00eb t\u00eb implementoj\u00eb ndryshimin. Marku \u00ebsht\u00eb intelektual, \u00ebsht\u00eb edhe deputet, s\u00eb pari duhet t\u00eb kuptoj\u00eb kush \u00ebsht\u00eb Marku. Si pjes\u00eb e grupit politik \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb t\u2019i drejtohet nj\u00ebher\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb, struktur\u00ebs s\u00eb saj dhe n\u00ebse e gjen fare t\u00eb pamundur q\u00eb k\u00ebta individ\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka sipas perceptimit t\u00eb tij, at\u00ebher\u00eb fillo dhe b\u00ebj di\u00e7ka, por ka radh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim. Ti nuk mund t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb publik e t\u00eb thuash, un\u00eb dola n\u00eb publik dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoj vetveten. Po si mund t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb deputet n\u00eb publik e t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb vetveten! Kemi l\u00ebn\u00eb di\u00e7ka nga vetvetja ne, kur jemi b\u00ebr\u00eb njer\u00ebz politik\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk na lejohet t\u00eb gabojm\u00eb aq, ne duhet t\u00eb gabojm\u00eb m\u00eb pak, duhet t\u00eb sakrifikojm\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb individuale, sepse kjo \u00ebsht\u00eb statura publike.<\/p>\n<p><strong>Sipas jush Marku gaboi?<\/strong><\/p>\n<p>Marku gaboi pasi duke k\u00ebrkuar llogari donte t\u00eb hiqte dor\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit e tij, ky \u00ebsht\u00eb diskutimi. Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb moral t\u00eb dyfisht\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb thua: duhet nj\u00eb qasje tjet\u00ebr brenda grupimit politik, duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjitha mjetet brenda grupimit politik. Nuk duhet ta shantazhosh at\u00eb nga jasht\u00eb. Duhet her\u00eb pas her\u00eb t\u00eb kuptosh q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb lloj ligj\u00ebrimi nuk duhet t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, q\u00eb ke marr\u00eb kur ke th\u00ebn\u00eb: jam deputet. Q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb lloj ligj\u00ebrimi duhet t\u00eb distancohesh dhe jo t\u00eb ulesh te ajo karrigia e deputetit e t\u00eb thuash: un\u00eb jam mazhoranca, por mazhoranca q\u00eb un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj nuk vlen p\u00ebr mua. Ka nj\u00eb moral, i cili nuk duhet t\u00eb jet\u00eb i dyfisht\u00eb. Marku nuk mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb: un\u00eb jam individi dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebsoj ask\u00ebnd tjet\u00ebr. E di kur mund ta thot\u00eb? Kur t\u00eb largohet nga grupi.<\/p>\n<p><strong>Do i ktheni p\u00ebrgjigje Markut?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht jo, sepse Marku nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur mua n\u00eb at\u00eb q\u00eb ka shkruar. Ai \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me mua personalisht, pavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb informuar q\u00eb nuk jam psikologe, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb as me mua personalisht nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb. Mendova q\u00eb Marku do t\u00eb kishte nj\u00eb replik\u00eb dinjitoze, racionale, q\u00eb shum\u00eb bukur mund t\u00eb m\u00eb thoshte se ju nuk e dini se sa jam p\u00ebrpjekur un\u00eb brenda grupimit\u2026<\/p>\n<p><strong>Ai kishte qeshur me ju, po ju qeshet me komentin e tij?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, absolutisht. S\u00eb pari ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb keq Marku n\u00eb at\u00eb koment \u00ebsht\u00eb se e ka kthyer \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb grua dhe burr\u00eb, q\u00eb nuk duhet ta b\u00ebnte kurr\u00eb. P\u00ebrmend n\u00eb fund t\u00eb artikullit q\u00eb ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjinore, me mbart e mbars\u00eb, tek ai nuk e mendoja q\u00eb do e b\u00ebnte, as nuk e kam menduar t\u00eb merrem me pun\u00eb gjinish. Mesa duket Marku ka qen\u00eb shum\u00eb keq, derisa ka shkruar at\u00eb gj\u00eb. Q\u00eb t\u00eb merresh me pamjen time fizike dhe vler\u00ebn e mendimit tani si thoni ju, ti them un\u00eb atij: Pamja jote fizike dhe vlera jote e mendimit nuk e dim\u00eb cila nga t\u00eb dyja \u00ebsht\u00eb me e keqe n\u00eb k\u00ebto momente, do t\u00eb ishte vulgare q\u00eb un\u00eb ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb erdhi keq q\u00eb me kaq konflikt racional ai \u00e7montoi gjith\u00eb pjes\u00ebn sip\u00ebrfaq\u00ebsore t\u00eb tij intelektuale dhe doli tek nj\u00eb moment i dyt\u00eb q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb d\u00ebm Markut. Un\u00eb e di q\u00eb ka njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb edhe shumic\u00eb q\u00eb b\u00ebhen m\u00eb viktim\u00ebn, ky q\u00eb ankohet \u00ebsht\u00eb gjynah. Jo u trishtova, por m\u00eb erdhi keq p\u00ebr Markun pasi nuk i dha mund\u00ebsi vetes q\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb t\u2019i jepte vler\u00eb atyre argumenteve, q\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb. Ky vet\u00eb po k\u00ebrkon moral nga nj\u00eb pal\u00eb njer\u00ebz, po vet\u00eb a \u00ebsht\u00eb i moralsh\u00ebm me k\u00ebt\u00eb q\u00eb b\u00ebn? K\u00ebtu kemi nj\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p><strong>Po p\u00ebr shpjegimin e termit mbarsje?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb term q\u00eb thot\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa bartja, sigurisht q\u00eb edhe Marku e di shum\u00eb mir\u00eb i turbulluar nga ajo q\u00eb ai mund ta ket\u00eb p\u00ebrjetuar, ashtu si\u00e7 mund ta ket\u00eb p\u00ebrjetuar. Ai b\u00ebri gabime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb replik\u00ebn e tij. Ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ai individi q\u00eb ne shohim me fytyr\u00ebn e nj\u00eb intelektuali n\u00eb at\u00eb logjik\u00eb. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb Marku reagon ul\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Emri Grida?<\/strong><\/p>\n<p>Gjyshi ma ka vendosur emrin, i cili n\u00eb koh\u00ebrat q\u00eb kam lindur un\u00eb ndodhej n\u00eb Venecia, ka qen\u00eb nj\u00eb njeri i mrekulluar nga kultura italiane. Un\u00eb njoh m\u00eb tep\u00ebr pjes\u00eb te televizionit italian se sa shqiptar t\u00eb asaj kohe. Kjo pastaj b\u00ebri q\u00eb emrat e dy motrave t\u00eb mia vazhdonim me G. E dyta \u00ebsht\u00eb Gledis dhe e treta Geris.<\/p>\n<p><strong>Fundjavat?<\/strong><\/p>\n<p>Jam e mrekulluar q\u00eb erdhi vera. E kam tmerr situat\u00ebn e shiut. Kam qejf q\u00eb dit\u00ebn e shtun\u00eb t\u00eb \u00e7ohem von\u00eb dhe t\u00eb pi nj\u00eb kafe apo \u00e7aj te veranda e sht\u00ebpis\u00eb. Jam shum\u00eb e lodhshme p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb familjes, sepse i b\u00ebj veprimet shum\u00eb ngadal\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb. Duhet t\u00eb jem e pak\u00ebnaqshme p\u00ebr miqt\u00eb e mi, q\u00eb edhe pse i bien telefonit, un\u00eb jam totalisht n\u00eb bot\u00ebn time. Por pjes\u00ebn e plazhit e p\u00eblqej pafund.<\/p>\n<p><strong>Martes\u00eb 20 vje\u00e7?<\/strong><\/p>\n<p>Disa vendime merren jo gjithmon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale. Kur dikujt i propozojn\u00eb me shum\u00eb pasion p\u00ebr martes\u00eb u duket sikur \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb i ka ndodhur. Un\u00eb nuk besoj se ka njer\u00ebz q\u00eb thon\u00eb: Jam i lumtur me martes\u00ebn time, sidomos kur kalojn\u00eb 16 vjet apo 17, q\u00eb kan\u00eb kaluar p\u00ebr mua, lumturia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept inegzistent. Lumturia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept i pa arritsh\u00ebm p\u00ebr logjik\u00ebn time. Iliri ka qen\u00eb profesori im, sapo kishte p\u00ebrfunduar dhe ishte em\u00ebruar pedagog, ka ndodhur brenda pak koh\u00ebsh. Nuk ka qen\u00eb nj\u00eb njohje prej dashuris\u00eb por prej faktit q\u00eb n\u00eb fillim nuk e p\u00eblqeja, por me pas ndodhi e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p><strong>Mendimi p\u00ebr\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha?<\/strong><\/p>\n<p>Personalitet kompleks, por vizionar. P\u00ebr mua arena jon\u00eb politike, politikan t\u00eb rangut t\u00eb Berish\u00ebs nuk ka. Nuk ka pasur nj\u00eb moment historik kur nuk ka ditur t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb vetveten. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb qenie Ni\u00e7eane, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb q\u00ebllimit e kap\u00ebrcen dhe vetveten e tij.<\/p>\n<p><strong>Edi Rama?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb kompleks po ashtu. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk arriti dot t\u00eb ishte nj\u00eb personalitet politik p\u00ebrtej atij artistik. Edi Rama kur ka qen\u00eb n\u00eb fillesat e veta, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ka qen\u00eb i shk\u00eblqyer, por po t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb analiz\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Rama ka qen\u00eb n\u00ebn kupol\u00ebn nj\u00eb lideri tjet\u00ebr. N\u00eb momentin q\u00eb kjo kupol\u00eb iku dhe Rama mori t\u00eb gjitha pushtetet e s\u00eb majt\u00ebs, kam p\u00ebrshtypjen se ka humbur shum\u00eb nga vetvetja. Rama ka humbur shum\u00eb nga sharmi i vet i dikursh\u00ebm, sepse p\u00ebr mua n\u00eb thelb nuk \u00ebsht\u00eb personalitet politik, nuk \u00ebsht\u00eb qenie politike.<\/p>\n<p><strong>Jozefina Topalli?<\/strong><\/p>\n<p>Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb t\u00eb vjen kur mendon p\u00ebr zonj\u00ebn Topalli \u00ebsht\u00eb forca q\u00eb ajo ka, kualiteti i par\u00eb i saj \u00ebsht\u00eb forca. Fatmir\u00ebsisht, sa her\u00eb q\u00eb e shoh n\u00eb media, p\u00ebrtej ligj\u00ebrimit, problemit, \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb kuvendit apo di\u00e7kaje tjet\u00ebr, do t\u00eb shikoni q\u00eb nuk ka humbur kualitetet feminile, pavar\u00ebsisht se n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebn ka nota burr\u00ebrie.<\/p>\n<p><strong>Majlinda Bregu?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga grat\u00eb m\u00eb energjike t\u00eb politik\u00ebs. Me koh\u00ebn, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb do na ndodh t\u00eb gjith\u00ebve, ka fituar veti politike. Si t\u00eb gjitha ne dhe ajo ka b\u00ebr\u00eb sakrificat e veta p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb politik\u00eb. \u00c7\u00ebshja \u00ebsht\u00eb se nga momenti i par\u00eb deri n\u00eb momentin e sot\u00ebm, ajo \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb qenie politike. Nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh \u00e7\u00ebshtje politike p\u00ebrkundrejt nj\u00eb individi.<\/p>\n<p><strong>Bamir Topi?<\/strong><\/p>\n<p>Fol\u00ebm m\u00eb par\u00eb p\u00ebr politikan t\u00eb nivelit t\u00eb par\u00eb, t\u00eb dyt\u00eb e t\u00eb tret\u00eb. Bamir Topi, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb grupim t\u00eb caktuar kur ai ka qen\u00eb pjes\u00eb e partis\u00eb, por jo si president. P\u00ebr mua si president mund t\u2019i b\u00ebsh m\u00eb shum\u00eb komente negative sesa pozitive. Nuk ka k\u00ebllqet as t\u00eb nivelit t\u00eb par\u00eb t\u00eb politikanit dhe as t\u00eb t\u00eb dytit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Entela Resuli Fustani i verdh\u00eb q\u00eb mban veshur ka thyer kontrastin e ngjyr\u00ebs s\u00eb mureve n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb katin e dyt\u00eb n\u00eb ministri. Ka nj\u00eb oratori q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb humbas\u00ebsh n\u00ebse shp\u00ebrqendrohesh qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb sekond\u00eb. Prej m\u00eb pak se nj\u00eb viti Grida Duma, mban postin e z\u00ebvend\u00ebs ministres s\u00eb Integrimit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Politika sipas Grid\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Politika sipas Grid\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Entela Resuli Fustani i verdh\u00eb q\u00eb mban veshur ka thyer kontrastin e ngjyr\u00ebs s\u00eb mureve n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb katin e dyt\u00eb n\u00eb ministri. Ka nj\u00eb oratori q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb humbas\u00ebsh n\u00ebse shp\u00ebrqendrohesh qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb sekond\u00eb. Prej m\u00eb pak se nj\u00eb viti Grida Duma, mban postin e z\u00ebvend\u00ebs ministres s\u00eb Integrimit. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-07T13:42:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma_zyre.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Politika sipas Grid\u00ebs\",\"datePublished\":\"2012-07-07T13:42:05+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-07T13:42:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/\"},\"wordCount\":3992,\"commentCount\":2,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma_zyre.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/\",\"name\":\"Politika sipas Grid\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma_zyre.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-07T13:42:05+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-07T13:42:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma_zyre.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma_zyre.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Politika sipas Grid\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Politika sipas Grid\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Politika sipas Grid\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Entela Resuli Fustani i verdh\u00eb q\u00eb mban veshur ka thyer kontrastin e ngjyr\u00ebs s\u00eb mureve n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb katin e dyt\u00eb n\u00eb ministri. Ka nj\u00eb oratori q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb humbas\u00ebsh n\u00ebse shp\u00ebrqendrohesh qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb sekond\u00eb. Prej m\u00eb pak se nj\u00eb viti Grida Duma, mban postin e z\u00ebvend\u00ebs ministres s\u00eb Integrimit. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-07T13:42:05+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma_zyre.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Politika sipas Grid\u00ebs","datePublished":"2012-07-07T13:42:05+00:00","dateModified":"2012-07-07T13:42:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/"},"wordCount":3992,"commentCount":2,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma_zyre.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/","name":"Politika sipas Grid\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma_zyre.jpg","datePublished":"2012-07-07T13:42:05+00:00","dateModified":"2012-07-07T13:42:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma_zyre.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma_zyre.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grida-zevendesministrja-qe-ka-fiksim-mark-markun\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Politika sipas Grid\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11938"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11938"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11938\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}