{"id":11929,"date":"2012-07-05T18:49:25","date_gmt":"2012-07-05T17:49:25","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3613"},"modified":"2012-07-05T18:49:25","modified_gmt":"2012-07-05T17:49:25","slug":"individi-mark-kunder-deputetit-marku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/","title":{"rendered":"Individi Mark kund\u00ebr deputetit Marku"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Grida Duma\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>GRIDA DUMA<\/strong>, <em>4 Korrik 2012 <\/em><\/p>\n<p>Intervista n\u00eb emisionin \u201cShqip\u201d e deputetit Mark Marku, n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim sip\u00ebrfaq\u00ebsor, sigurisht la shijen e nj\u00eb ligj\u00ebrimi konstruktiv dhe madje guximtar t\u00eb nj\u00eb individi q\u00eb ting\u00ebllon se po flet hapur. Kjo pasi n\u00eb vesh\u00ebt tan\u00eb, jo rrall\u00eb t\u00eb lodhur nga ligj\u00ebrimet e shumta, na ting\u00ebllon \u201ce hapur\u201d \u00e7do kritik\u00eb, mjaft t\u00eb jet\u00eb kritik\u00eb, e \u00e7do lloji, pavar\u00ebsisht kritereve.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb respekt t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb dhe intelektualit q\u00eb duhet ta mbars\u00eb at\u00eb, pra p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb vet\u00eb z. Marku, si pjes\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsimit intelektual, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i nevojsh\u00ebm nj\u00eb reagim i denj\u00eb dhe i v\u00ebrtet\u00eb ndaj asaj interviste. Pik\u00ebrisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb folurit hapur dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb kuptohet \u00e7far\u00eb tha realisht z. Marku, cila ishte logjika e p\u00ebrdorur prej tij, sa koherente ishte ajo logjik\u00eb dhe argumentimi i p\u00ebrdorur prej tij, e n\u00eb p\u00ebrfundim, cili ishte modeli publik q\u00eb ai dha si pjes\u00eb e detyr\u00ebs publike e tij.<\/p>\n<p>E shtroj k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje sepse duhet theksuar q\u00eb n\u00ebse gjith\u00e7ka q\u00eb u tha prej tij nuk i p\u00ebrgjigjet nj\u00eb arsyetimi dhe procedimi t\u00eb drejt\u00eb, at\u00ebher\u00eb vet\u00eb p\u00ebrmbajtja e asaj q\u00eb ai proklamoi nuk do t\u00eb ishte m\u00eb e vlefshme. Po ashtu, gjith\u00e7ka q\u00eb z. Marku theksoi mbi nevojat e domosdoshme p\u00ebr ndryshim, nuk do t\u00eb reflektoheshin askund n\u00ebse nuk mb\u00ebshteten nga nj\u00eb logjik\u00eb solide. Kur mungon nj\u00eb koherenc\u00eb logjike, gjith\u00eb \u00e7far\u00eb mbetet n\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tablo mediokre ku dikush \u00ebsht\u00eb faktorizuar p\u00ebr nj\u00eb moment duke kritikuar, anatemuar dhe b\u00ebr\u00eb oponenc\u00eb dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Asgj\u00eb nuk ka ndryshuar n\u00eb p\u00ebrfundim.<br \/>\nPik\u00ebrisht p\u00ebr faktin q\u00eb ajo \u00e7ka themi nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb ligj\u00ebrime boshe pa asnj\u00eb rezultat konkret, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr kolona t\u00eb arsyetimit n\u00eb ligj\u00ebrimet publike.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nd\u00ebrsa ndiqja me v\u00ebmendje intervist\u00ebn e tij, her\u00eb pas here ishte e pamundur ta ndiqja linj\u00ebn e mendimit n\u00eb at\u00eb q\u00eb z. Marku thoshte. Kjo pasi n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ides\u00eb q\u00eb tentonte t\u00eb p\u00ebrcillte, ai ndryshonte here pas here status. T\u00eb krijohej nj\u00eb ndjesi marramend\u00ebse q\u00eb t\u00eb shkakton nj\u00eb fol\u00ebs q\u00eb ndryshon vend shpesh p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb bisede n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb. K\u00ebshtu, z. Marku e nisi intervist\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb ndon\u00ebse problemet q\u00eb po shpaloste n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment i kishte par\u00eb q\u00eb n\u00eb filles\u00ebn e vet brenda grupimit politik ku aderoi, ai e kishte t\u00eb qart\u00eb q\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupi, duhet t\u00eb m\u00ebsosh rregullat e \u201csht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij\u201d, ky ishte termi i p\u00ebrdorur prej tij.<\/p>\n<p>Pra, z. Marku pranon q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij grupimi me vullnet dhe nd\u00ebrgjegje, dhe q\u00eb rregullat e sht\u00ebpis\u00eb duhen kuptuar, mir\u00ebkuptuar e respektuar. Vet\u00ebm pak m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb tij, ai shprehet q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vetveten, individin dhe jo grupin, ndon\u00ebse paradoksalisht nuk pranon t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e grupit. Dhe k\u00ebtu pik\u00ebrisht fillon jokoherenca e pozicionit t\u00eb tij. Pra, z. Marku thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e grupit, e merr statusin t\u00eb flas\u00eb si nj\u00eb person brenda grupit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb grupit, por p\u00ebrfaq\u00ebson vetveten, individin, jo grupin.<\/p>\n<p>Ky procedim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pamund\u00ebsi dhe absurd real, i pamundur t\u00eb ekzistoj\u00eb si i till\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq, por madje ky procedim i tij bie ndesh me at\u00eb \u00e7ka ai thot\u00eb kur pyetet p\u00ebr votimin e Presidentit n\u00eb sall\u00ebn e Parlamentit. Ai thot\u00eb q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mendosh dhe nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb votosh. Pra individi Mark Marku ka votuar vet\u00eb, ndryshe nga \u00e7ka menduar po vet\u00eb. Ky procedim t\u00eb \u00e7on n\u00eb nj\u00eb lloj pamund\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb gjetur se cila \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u2019u ndjekur. Pra mundet q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb deputet, si n\u00eb rastin e deputetit Marku, por ai t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb deputeti, por individi me mendime t\u00eb ndryshme nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr me vullnet t\u00eb lir\u00eb dhe, nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb sillet si ai ta gjykoj\u00eb t\u00eb arsyeshme p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb votoj\u00eb ndryshe nga \u00e7\u2019mendon dhe t\u00eb ligj\u00ebroj\u00eb ndryshe nga \u00e7\u2019voton. Si mundet t\u00eb kuptohet ky q\u00ebndrim?! Si mundet t\u00eb kuptohet cila \u00ebsht\u00eb e duhura n\u00eb k\u00ebt\u00eb dualiz\u00ebm ekstrem? Por, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, si mund t\u00eb realizohet ndryshimi q\u00eb ai vet\u00eb k\u00ebrkon n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij q\u00ebndrimi? Ajo \u00e7far\u00eb nuk mund t\u00eb pranohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues politik q\u00eb me vullnet ka marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebt sepse g\u00ebzon edhe statusin e deputetit, nuk kupton gj\u00ebn\u00eb m\u00eb elementare, duke marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb nj\u00eb grupim partiak, at\u00ebher\u00eb statusi nuk \u00ebsht\u00eb i dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, si individi Mark Marku dhe deputeti Mark Marku, ashtu edhe an\u00ebtari i grupimit politik Mark Marku, duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb harmoni me nj\u00ebri-tjetrin, jo n\u00eb kund\u00ebrshti, s\u2019munden kurrsesi t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht q\u00eb n\u00ebse duhet folur si jasht\u00eb grupit, at\u00ebher\u00eb thjesht\u00ebsisht duhet t\u00eb q\u00ebndrosh jasht\u00eb grupit, pra t\u00eb dor\u00ebhiqesh prej tij. N\u00eb terma t\u00eb thjesht\u00eb nuk mund t\u00eb thuash q\u00eb un\u00eb jam deputet i nj\u00eb force politike, por kur ajo nuk m\u00eb p\u00eblqen, un\u00eb largohem dy or\u00eb dhe n\u00eb ato dy or\u00eb jam nj\u00eb tjet\u00ebr, jam individi Mark Marku, q\u00eb kritikoj deri n\u00eb rithemelim sht\u00ebpin\u00eb time politike dhe pas dy or\u00ebsh kthehem s\u00ebrish n\u00eb sht\u00ebpi dhe b\u00ebhem deputeti Mark Marku.<\/p>\n<p>Ky procedim absurd logjik s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm sepse nuk lejon kurr\u00eb q\u00eb dikush t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. E n\u00ebse nuk merren p\u00ebrgjegj\u00ebsi, nuk ndodh kurr\u00eb ndryshimi i k\u00ebrkuar nga vet\u00eb z. Marku. K\u00ebshtu, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij procedimi spekulativ, nj\u00eb mendje e pathelluar; thjesht\u00ebsisht mund t\u00eb kritikoj\u00eb forc\u00ebn politike ku b\u00ebn pjes\u00eb z. Marku, por jo vet\u00eb at\u00eb. Sepse ai nj\u00eb moment doli si individ dhe shprehu vet\u00eb kritik\u00ebn, ndon\u00ebse m\u00eb pas s\u00ebrish u ul n\u00eb ndenj\u00ebsen e k\u00ebsaj force politike. Ai, tashm\u00eb, duke dal\u00eb e duke hyr\u00eb, i lau m\u00ebkatet, nuk \u00ebsht\u00eb fajtor, madje \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish banor i sht\u00ebpis\u00eb politike, por jo pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb kostot e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb absolutisht nuk po n\u00ebnkuptoj ndonj\u00eb favorizim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga z. Marku, por u referohem kostove t\u00eb \u00e7do vendimmarrjeje politike q\u00eb peshon n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb po aq individ\u00eb sa z. Marku, por din\u00eb mir\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb vullnetshme dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb aspak q\u00eb n\u00ebse je an\u00ebtar i nj\u00eb grupimi nuk ke t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb thuash fjal\u00ebn t\u00ebnde, por sigurisht, kjo fjal\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb brenda grupimit politik e m\u00eb pas n\u00ebse nuk d\u00ebgjohet, nuk p\u00ebrfillet, n\u00ebse gjuha jote nuk komunikon me gjuh\u00ebn e grupit, at\u00ebher\u00eb shk\u00ebputesh nga ai grupim dhe vijon t\u00eb ligj\u00ebrosh fort fjal\u00ebn t\u00ebnde jasht\u00eb tij n\u00eb kund\u00ebrshti me t\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nuk na provon n\u00ebse grupi kishte t\u00eb drejt\u00eb apo individi kritikues kishte t\u00eb drejt\u00eb, kjo duhet kuptuar thjesht q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb dy standarde n\u00eb q\u00ebndrime, jam, por nuk jam. Pik\u00ebrisht ky dualiz\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb intelektual\u00ebt s\u00eb pari duhet t\u00eb evitojn\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, nuk po pohoj aspak q\u00eb konformizmi total \u00ebsht\u00eb vler\u00eb absolute dhe e gjithmonshme, por dualizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb edhe m\u00eb e rrezikshme se konformizmi.<\/p>\n<p>Duke vijuar m\u00eb tej, n\u00eb ligj\u00ebrimin e tij z. Marku flet p\u00ebr nj\u00eb \u201crithemelim\u201d t\u00eb forc\u00ebs politike ku ai vet\u00eb gjendet. Termi rithemelim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u2019i tolerohet nj\u00eb intelektuali si z. Marku, nj\u00eb pedagogu t\u00eb Shkencave t\u00eb Komunikimit. Si mund t\u00eb rithemelohet di\u00e7ka e themeluar? Si mundet t\u00eb rikrijosh rr\u00ebnj\u00ebt e nj\u00eb strukture, biologjike apo sociale? Rr\u00ebnj\u00ebt ose shkulen, ose q\u00ebndrojn\u00eb, e themeli ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rr\u00ebnj\u00ebt. Nj\u00eb koncept si rithemelimi \u00ebsht\u00eb po aq spekulativ n\u00eb terma real\u00eb sa jan\u00eb absurd\u00eb e spekulativ\u00eb dhe pozicionet e ndryshme q\u00eb merr z. Marku n\u00eb q\u00ebndrimin e tij.<br \/>\nK\u00ebshtu, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr ndryshime dhe nj\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr themelime. Ato nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb dyja. Ndryshimet dhe p\u00ebrmir\u00ebsimet vijn\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e grupit, dhe kjo \u00ebsht\u00eb maksimumi q\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar, duke vijuar t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar, duhet t\u00eb pretendoj\u00eb. Themelimet b\u00ebhen nga e para, ato nuk ndodhin brenda grupit, dhe domosdoshm\u00ebrisht kuptojn\u00eb ose shkat\u00ebrrimin e struktur\u00ebs ekzistente ose krijimin e nj\u00eb strukture t\u00eb re.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00ebse do t\u00eb zbrisnim n\u00eb terma m\u00eb konkret\u00eb, at\u00eb q\u00eb deputeti Marku thot\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb fund t\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb tij, duhet ta b\u00ebnte jo n\u00eb fillim, por p\u00ebrpara ligj\u00ebrimit t\u00eb tij n\u00eb publik, pra thjesht\u00ebsisht s\u00eb pari t\u00eb paraqiste planin apo projektin e tij politik, si\u00e7 e quan ai, ndaj grupimit t\u00eb tij politik, dhe vet\u00ebm pas k\u00ebsaj t\u00eb ligj\u00ebronte mbi t\u00eb. Deputeti Marku jep t\u00eb gjitha gjykimet mbi konformizmin e paduhur e plot elemente t\u00eb padukura, por tez\u00ebn e tij, idet\u00eb e tij mbi k\u00ebto p\u00ebrmir\u00ebsime, deklaron q\u00eb do t\u2019i paraqes\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt pran\u00eb grupimit t\u00eb tij. Duket qart\u00ebsisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedim nga e kund\u00ebrta dhe i mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim dualist t\u00eb tij.<br \/>\nN\u00eb gjith\u00eb \u00e7far\u00eb shtjellova m\u00eb sip\u00ebr nuk gjendet aspak tendenca p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebdo q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoje e zhvilloj\u00eb cilindo grupim, sistem apo struktur\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, pik\u00ebrisht sepse fort\u00ebsisht besoj q\u00eb duhet p\u00ebrmir\u00ebsuar gjithmon\u00eb, ndjek thirrjen e arsyes solide, e nj\u00eb procedimi logjik q\u00eb na jep nj\u00eb rezultat. P\u00ebrndryshe, \u00e7do form\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb dhe q\u00ebndrim koherent jo vet\u00ebm q\u00eb nuk p\u00ebrmir\u00ebson, por madje krijon parakushte p\u00ebr nj\u00eb kaos edhe m\u00eb t\u00eb madh, nj\u00eb mjegull q\u00eb nuk lejon t\u00eb kuptohet qartazi kush \u00ebsht\u00eb kush, e p\u00ebrfaq\u00ebson \u00e7far\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, marrja e vendimeve dhe gjykimet b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme, sepse na largojn\u00eb nga gjendja e v\u00ebrtet\u00eb dhe reale e gj\u00ebrave n\u00eb fakt. E krijimi i k\u00ebsaj mjegulle duhet shmangur me \u00e7do kusht e q\u00ebndron edhe n\u00eb bazament t\u00eb misionit t\u00eb intelektualit ndaj shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, nj\u00eb bazament q\u00eb besoj e ndaj po aq me z. Marku.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GRIDA DUMA, 4 Korrik 2012 Intervista n\u00eb emisionin \u201cShqip\u201d e deputetit Mark Marku, n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim sip\u00ebrfaq\u00ebsor, sigurisht la shijen e nj\u00eb ligj\u00ebrimi konstruktiv dhe madje guximtar t\u00eb nj\u00eb individi q\u00eb ting\u00ebllon se po flet hapur. Kjo pasi n\u00eb vesh\u00ebt tan\u00eb, jo rrall\u00eb t\u00eb lodhur nga ligj\u00ebrimet e shumta, na ting\u00ebllon \u201ce hapur\u201d \u00e7do kritik\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Individi Mark kund\u00ebr deputetit Marku - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Individi Mark kund\u00ebr deputetit Marku - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"GRIDA DUMA, 4 Korrik 2012 Intervista n\u00eb emisionin \u201cShqip\u201d e deputetit Mark Marku, n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim sip\u00ebrfaq\u00ebsor, sigurisht la shijen e nj\u00eb ligj\u00ebrimi konstruktiv dhe madje guximtar t\u00eb nj\u00eb individi q\u00eb ting\u00ebllon se po flet hapur. Kjo pasi n\u00eb vesh\u00ebt tan\u00eb, jo rrall\u00eb t\u00eb lodhur nga ligj\u00ebrimet e shumta, na ting\u00ebllon \u201ce hapur\u201d \u00e7do kritik\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-05T17:49:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Individi Mark kund\u00ebr deputetit Marku\",\"datePublished\":\"2012-07-05T17:49:25+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-05T17:49:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/\"},\"wordCount\":1889,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/\",\"name\":\"Individi Mark kund\u00ebr deputetit Marku - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-05T17:49:25+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-05T17:49:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Individi Mark kund\u00ebr deputetit Marku\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Individi Mark kund\u00ebr deputetit Marku - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Individi Mark kund\u00ebr deputetit Marku - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"GRIDA DUMA, 4 Korrik 2012 Intervista n\u00eb emisionin \u201cShqip\u201d e deputetit Mark Marku, n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim sip\u00ebrfaq\u00ebsor, sigurisht la shijen e nj\u00eb ligj\u00ebrimi konstruktiv dhe madje guximtar t\u00eb nj\u00eb individi q\u00eb ting\u00ebllon se po flet hapur. Kjo pasi n\u00eb vesh\u00ebt tan\u00eb, jo rrall\u00eb t\u00eb lodhur nga ligj\u00ebrimet e shumta, na ting\u00ebllon \u201ce hapur\u201d \u00e7do kritik\u00eb, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-05T17:49:25+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Individi Mark kund\u00ebr deputetit Marku","datePublished":"2012-07-05T17:49:25+00:00","dateModified":"2012-07-05T17:49:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/"},"wordCount":1889,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/","name":"Individi Mark kund\u00ebr deputetit Marku - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma.jpg","datePublished":"2012-07-05T17:49:25+00:00","dateModified":"2012-07-05T17:49:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/grida_duma.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/individi-mark-kunder-deputetit-marku\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Individi Mark kund\u00ebr deputetit Marku"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11929"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11929"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11929\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}