{"id":11923,"date":"2012-07-04T21:17:00","date_gmt":"2012-07-04T20:17:00","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3563"},"modified":"2012-07-04T21:17:00","modified_gmt":"2012-07-04T20:17:00","slug":"amerika-dhe-shqiptaret-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/","title":{"rendered":"Amerika dhe shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ndue Ukaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_ukaj.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p>Flamujt Amerikan, diskursi patetik i politik\u00ebs, medias, kudo hap\u00ebsirave shqiptare, festimi madh\u00ebshtor i dit\u00ebve t\u00eb sh\u00ebnuara amerikane, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb 4 korriku, jan\u00eb imazhe t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje, se: shqiptar\u00ebt e admirojn\u00eb Amerik\u00ebn, se shqiptar\u00ebt e kan\u00eb model popullin e shtetin amerikan, dhe shqiptar\u00ebt ndajn\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me amerikan\u00ebt. Shtoja gjith\u00eb k\u00ebsaj, pasionin e fuqish\u00ebm son\u00eb p\u00ebr vlerat dhe kultur\u00ebn amerikane, me nj\u00eb theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr muzik\u00ebn, filmin, sferat e edukimit, etj., at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se af\u00ebrsia amerikano-shqiptare n\u00eb sip\u00ebrfaqe duket t\u00eb jet\u00eb e mrekulluesh\u00ebm. N\u00eb realitet, kjo af\u00ebrsi n\u00eb masat e gj\u00ebra dhe opinionin publik, mund t\u00eb jet\u00eb reale, ndon\u00ebse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, gjendja e p\u00ebrgjithshme shqiptare, sidomos ajo politike, mbase ka edhe nj\u00eb faqe tjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb mentaliteti fodull dhe heretik, s\u2019guxojm\u00eb ta prekim.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dialektik\u00eb e jet\u00ebs q\u00eb njeriu kur e do dhe admiron dik\u00eb, d\u00ebshiron t\u2019i ngjasoj atij\/asaj, apo n\u00eb variante tjera, d\u00ebshiron t\u2019i shkrij dallimet dhe cenet e tij dhe t\u00eb p\u00ebrfitoj nga vlerat q\u00eb admiron, p\u00ebr t\u00eb ruajtur dashurin\u00eb, p\u00ebr ta thelluar at\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebmb\u00ebllyer t\u00eb admiruarit. A b\u00ebjm\u00eb ne si komb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb? Mendoj q\u00eb jo-ja \u00ebsht\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb njeri me mendje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, kur sheh gjendjen politike shqiptare, kundron mentalitetin e politik\u00ebs shqiptare, p\u00ebr\u00e7arjet banale, mos aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u bashkuar rreth t\u00eb mirave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, pla\u00e7kitjen e shtetit n\u00eb p\u00ebrmasa ekstreme, nj\u00eb mentalitet primitiv t\u00eb tipit anadoll\u00ebko-oriental n\u00eb qeverisje, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr sheh dashurin\u00eb e furishme pro Amerik\u00ebs, s\u2019ka sesi t\u00eb mos dyshoj dhe shtroj pyetjen: A e duam v\u00ebrtet\u00eb Amerik\u00ebn? Kjo pyetje sinjifikon dilem\u00ebn tjet\u00ebr, a dim\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ta duam dhe a \u00ebsht\u00eb kjo dashuri e sinqert\u00eb?!<\/p>\n<p>Si shpjegohen k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, a jan\u00eb vet\u00ebm pjes\u00eb e evokimeve q\u00eb vin\u00eb nga e kaluara, ngase ky shtet ka shp\u00ebtuar qenien ton\u00eb komb\u00ebtare dhe ka krijuar dy shtete shqiptare, apo jan\u00eb rrjedhoj\u00eb e natyrshme, apo m\u00eb keq, rezultat i nj\u00eb \u201cfrike\u201d q\u00eb fshihet n\u00ebn petkun e interesave politike? Gjitha k\u00ebto pyetje e dilema, shpjegimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e gjejn\u00eb n\u00eb realiteti shqiptar, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues tejet i keq- nj\u00eb realitet q\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebrkon me modelin amerikan p\u00ebr kultur\u00ebn, shtetin, kombin, qytetarin, etj. T\u00eb gjitha dilemat e lartcekura, desh\u00ebm apo s\u2019desh\u00ebm ta pranojm\u00eb, i shpjegon m\u00eb s\u00eb miri politika jon\u00eb, e cila vepron pik\u00ebrisht jasht\u00eb kornizave t\u00eb ideve dhe idealeve q\u00eb promovon Amerika, p\u00ebr shtetin, p\u00ebr demokracin\u00eb, p\u00ebr lirin\u00eb, p\u00ebr qytetarin.<\/p>\n<p>Dhe sidomos, k\u00ebto shqet\u00ebsime i shpjegon m\u00ebnyra si sillet elita dhe inteligjencia jon\u00eb e vobekt\u00eb, e dehur nga vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsia dhe mburravec\u00ebria, q\u00eb s\u2019ka guximin t\u00eb del n\u00eb mbrojte t\u00eb parimit t\u00eb liris\u00eb thelb\u00ebsore, t\u00eb demokracis\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, t\u00eb shtetit funksional, por b\u00ebhet surrogat i deformuar i tyre. Duke i sintetizuar k\u00ebto segmente dhe sidomos duke i njohur predikimet e atyk\u00ebtushme q\u00eb b\u00ebhen jo rrall\u00eb brenda kombit ton\u00eb, njeriu s\u2019gjen vend p\u00ebr t\u2019u ngaz\u00ebllyer dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pohoj me plot\u00eb goj\u00ebn se kombi yn\u00eb e do v\u00ebrtet\u00eb Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>Miq\u00ebsia amerikan\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve nuk i dedikohet sinqeritetit e as kontinuitetit t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb, as n\u00eb Shqip\u00ebri, as Kosov\u00eb e gjetiu hap\u00ebsirave shqiptare, por madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb kombit amerikan, asaj madh\u00ebshti q\u00eb ky shtet me vlera sublime, e ka manifestuar dhe manifeston \u00e7do her\u00eb, duke mbrojtur parimet e lir\u00ebs, t\u00eb drejt\u00ebs dhe demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019iu fal\u00ebnderuar Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u2019i g\u00ebrshetojm\u00eb vlerat e tyre dhe t\u2019i b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare, pjes\u00eb e konsolidimit t\u00eb kombit ton\u00eb dhe shteteve tona, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne p\u00ebr shtetin e jo shteti p\u00ebr ne, si\u00e7 na m\u00ebson filozofia e jasht\u00ebzakonshme amerikane.<\/p>\n<p>N\u00ebse e kthejm\u00eb shikimin prapa n\u00eb shekullin e kaluar, leht\u00ebsisht mund t\u00eb konstatojm\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 pak l\u00ebvizjeve puro-amerikan\u00eb (kujtoj k\u00ebto l\u00ebvizjen madh\u00ebshtore t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs), l\u00ebvizjet tona komb\u00ebtare n\u00eb shekullin e kaluar, kan\u00eb qen\u00eb kryesisht n\u00eb kund\u00ebrshti me parimet dhe vlerat q\u00eb ka promovuar dhe mbrojtur Amerika.<\/p>\n<p>Sot, kombi shqiptar shquhet p\u00ebr nj\u00eb admirim t\u00eb madhe pro civilizimit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Amerika. Mir\u00ebpo, e gjith\u00eb kjo energji dhe ky admirim \u00ebsht\u00eb si uji q\u00eb s\u2019rrjedh dhe nuk shfryt\u00ebzohet, sepse e pengon diga e politik\u00ebs, q\u00eb me mbrapshtit\u00eb e saj s\u2019lejon t\u00eb zhvillohet sh\u00ebndetsh\u00ebm. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne mbetemi kombi m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, pa mir\u00ebqeni, pa sport t\u00eb zhvilluar, pa kultur\u00eb universale, me mentalitet fisnor, bajraktariz\u00ebm krahinor, ekstreme religjioze, n\u00eb gjitha poret e jet\u00ebs. Empiria na thot\u00eb se nj\u00eb raport i sh\u00ebndetsh\u00ebm, jo formal\u00eb, por esencial me Amerik\u00ebn s\u2019do t\u00eb na lejonte katandisjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje?!<\/p>\n<p>Ky admirim i natyrsh\u00ebm dhe pse jo i detyruesh\u00ebm q\u00eb kemi pro k\u00ebtij, duhet sh\u00ebrbej\u00eb si moment i fundit p\u00ebr reflektim, t\u00eb funksionalizohet n\u00eb drejtim t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs komb\u00ebtare. Kjo pik\u00ebs\u00ebpari, duke b\u00ebr\u00eb transformime t\u00eb shum\u00ebfishta brenda jet\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare, nj\u00eb emancipim t\u00eb shumansh\u00ebm e t\u00eb domosdosh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte jet\u00ebsimin n\u00eb praktik\u00eb, t\u00eb atyre parimeve dhe vlerave bazike per\u00ebndimore, t\u00eb cilat sot, zaten, jan\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb nga segmente t\u00eb err\u00ebta n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, e gjetiu ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, etj.<\/p>\n<p>Ndaj, p\u00ebr shqiptar\u00ebt, alarmi \u00ebsht\u00eb i ndezur dhe kumbon fuqish\u00ebm: \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr vet\u00ebdijesim m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, q\u00eb k\u00ebto retorik\u00eb shterpe dhe fjalimet popoze pro-Amerik\u00ebs, t\u2019i shnd\u00ebrrojm\u00eb n\u00eb veprime konkrete n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb liris\u00eb e p\u00ebrparimit komb\u00ebtar. Ndryshe, k\u00ebto fjalime, t\u00eb cilat shkumojn\u00eb sidomos n\u00eb raste festash, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb paefektshme, nd\u00ebrsa rrug\u00ebtimi yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i zbeht\u00eb, ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb gjer\u00eb m\u00eb sot. Rrug\u00ebtimi krah Amerik\u00ebs dhe duke jet\u00ebsuar e mish\u00ebruar n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare vlerat e m\u00ebdha q\u00eb sublimon ky vend, \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebtim i vet\u00ebm i sigurt dhe nj\u00eb garanci p\u00ebr t\u00eb tashmen ton\u00eb, e sidomos nj\u00eb investim p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritshme.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e shk\u00eblqyera dhe solidariteti i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm amerikan ndaj kombit ton\u00eb, deri me sot s\u2019i kemi shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit ton\u00eb (si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Izraeli, Koreja e Jogut, etj), q\u00eb t\u00eb k\u00ebndellemi dhe t\u2019i akumulojm\u00eb potencialet tona, p\u00ebr ta sforcuar substanc\u00ebn komb\u00ebtare. Sidomos k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, nuk i ka shfryt\u00ebzuar politika shqiptare. Ajo nuk ka m\u00ebsuar si duhet b\u00ebr\u00eb shteti, t\u00eb m\u00ebsoj si kontribuohet p\u00ebr shtetin, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb m\u00ebsoj si form\u00ebsohen idealet e p\u00ebrbashk\u00ebta komb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cilat, t\u00eb gjith\u00eb kontribuojn\u00eb dhe nga t\u00eb cilat gjith\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb. Prandaj, \u00ebsht\u00eb momenti i reflektimit dhe vet\u00ebdijesimit, q\u00eb nga pasioni i zjarrt\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn, me flamuj, koncerte, e forma tjera, t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb instanc\u00ebn tjet\u00ebr, te p\u00ebrvet\u00ebsimi i modelit amerikan, p\u00ebr t\u2019u edukuar dhe m\u00ebsuar si b\u00ebhet shteti n\u00eb frym\u00ebn amerikane, si duhet shteti dhe si p\u00ebrparon shteti, n\u00eb frym\u00ebn amerikane. Realiteti i tash\u00ebm shqiptar \u00ebsht\u00eb larg k\u00ebtyre idealeve.<\/p>\n<p>Amerika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet mrekulluesh\u00ebm, nd\u00ebrsa populli amerikan \u00ebsht\u00eb Ai t\u00eb cilit duhet thurur Lavde t\u00eb p\u00ebrhershme. Mir\u00ebpo, jo lavde q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me lagje t\u00eb buz\u00ebve. \u00cbsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare dhe sidomos fal\u00ebnderimi m\u00eb i madh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ne, do t\u00eb ishte: t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb filozofin\u00eb e tyre p\u00ebr shtetin, p\u00ebr kultur\u00ebn, p\u00ebr qytetarin dhe lirin\u00eb. K\u00ebshtu do t\u2019i shporrim t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb na sillen n\u00eb ne dhe mbi ne, ato q\u00eb na pengojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb ecim drejt p\u00ebrparimit.<\/p>\n<p>Forcimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Amerik\u00ebn \u00ebsht\u00eb investimi m\u00eb i sigurt p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb marrim shembull nga izraelit\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr pak vite, me ndihm\u00ebn amerikane, b\u00ebhen fuqi bot\u00ebrore sepse admirimi i tyre p\u00ebr Amerik\u00ebn ishte nga zemra dhe jo nga shtysat instiktive.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb nga t\u00eb mirat e k\u00ebtij vendi duhet t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i heqim t\u00eb k\u00ebqijat nga vetja jon\u00eb, t\u00eb p\u00ebrqafojm\u00eb frym\u00ebn amerikane n\u00eb gjitha aspektet, nd\u00ebrsa politika jon\u00eb s\u2019 duhet t\u00eb b\u00ebrtas e gul\u00e7oj\u00eb pro-Amerik\u00ebs, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb stimuloj, ose, t\u00eb mos pengoj\u00eb zhvillimet dhe predikimet, t\u00eb cilat shkojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt. N\u00eb fund t\u00eb fundit, mos zhvillimi i demokracis\u00eb, forcimi i ekstremizmit fetar islamik, korrupsioni, mosaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kompromis p\u00ebr vendin, madje p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jetike shqiptare, jan\u00eb vlera absolutisht t\u00eb cilat s\u2019 i p\u00ebrfaq\u00ebson Amerika. P\u00ebrkundrazi, i lufton.<\/p>\n<p>Mend\u00ebsia e konsoliduar p\u00ebr shtetin, vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga tiparet karakteristike amerikane. N\u00ebse analizojm\u00eb dhe krahasojm\u00eb bot\u00ebkuptimet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr shtetin shqiptar\u00ebt dhe amerikan\u00ebt, shohim se ne dhe ky popull fisnik s\u2019kemi asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ne duam t\u00eb pla\u00e7kitim shtetin ton\u00eb, ne duam ta grabisim shtetin, ne duam q\u00eb p\u00ebr t\u00eb na shkuar kungulli mbi uj\u00eb t\u00eb rr\u00ebnojm\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe \u00e7do njeri, qeverit\u00eb shqiptare, n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri e gjetiu, nuk qeverisin, por sundojn\u00eb nj\u00eb popull skajshm\u00ebrisht t\u00eb varf\u00ebr, t\u00eb manipuluar dhe instrumentalizuar. Qeverit\u00eb tona shqiptare, n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb, jo q\u00eb ndajn\u00eb vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me ato amerikan\u00eb, mir\u00ebpo p\u00ebrkundrazi, q\u00ebndrojn\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm apo pavet\u00ebdijsh\u00ebm, n\u00eb taborre t\u00eb kund\u00ebrta, duke qen\u00eb kampione t\u00eb korrupsionit, t\u00eb abuzimit me pushtetin, t\u00eb nepotizmit, t\u00eb personalizimit t\u00eb pushteti, etj.<\/p>\n<p><em>\u201cThe American dream\u201d duhet b\u00ebr\u00eb realitet komb\u00ebtar.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Ukaj Flamujt Amerikan, diskursi patetik i politik\u00ebs, medias, kudo hap\u00ebsirave shqiptare, festimi madh\u00ebshtor i dit\u00ebve t\u00eb sh\u00ebnuara amerikane, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb 4 korriku, jan\u00eb imazhe t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje, se: shqiptar\u00ebt e admirojn\u00eb Amerik\u00ebn, se shqiptar\u00ebt e kan\u00eb model popullin e shtetin amerikan, dhe shqiptar\u00ebt ndajn\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me amerikan\u00ebt. Shtoja gjith\u00eb k\u00ebsaj, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Amerika dhe shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Amerika dhe shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Ukaj Flamujt Amerikan, diskursi patetik i politik\u00ebs, medias, kudo hap\u00ebsirave shqiptare, festimi madh\u00ebshtor i dit\u00ebve t\u00eb sh\u00ebnuara amerikane, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb 4 korriku, jan\u00eb imazhe t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje, se: shqiptar\u00ebt e admirojn\u00eb Amerik\u00ebn, se shqiptar\u00ebt e kan\u00eb model popullin e shtetin amerikan, dhe shqiptar\u00ebt ndajn\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me amerikan\u00ebt. Shtoja gjith\u00eb k\u00ebsaj, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-04T20:17:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_ukaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Amerika dhe shqiptar\u00ebt\",\"datePublished\":\"2012-07-04T20:17:00+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-04T20:17:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/\"},\"wordCount\":1827,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_ukaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/\",\"name\":\"Amerika dhe shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_ukaj.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-04T20:17:00+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-04T20:17:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_ukaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_ukaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Amerika dhe shqiptar\u00ebt\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Amerika dhe shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Amerika dhe shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ndue Ukaj Flamujt Amerikan, diskursi patetik i politik\u00ebs, medias, kudo hap\u00ebsirave shqiptare, festimi madh\u00ebshtor i dit\u00ebve t\u00eb sh\u00ebnuara amerikane, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb 4 korriku, jan\u00eb imazhe t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje, se: shqiptar\u00ebt e admirojn\u00eb Amerik\u00ebn, se shqiptar\u00ebt e kan\u00eb model popullin e shtetin amerikan, dhe shqiptar\u00ebt ndajn\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me amerikan\u00ebt. Shtoja gjith\u00eb k\u00ebsaj, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-04T20:17:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_ukaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Amerika dhe shqiptar\u00ebt","datePublished":"2012-07-04T20:17:00+00:00","dateModified":"2012-07-04T20:17:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/"},"wordCount":1827,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_ukaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/","name":"Amerika dhe shqiptar\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_ukaj.jpg","datePublished":"2012-07-04T20:17:00+00:00","dateModified":"2012-07-04T20:17:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_ukaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ndue_ukaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amerika-dhe-shqiptaret-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Amerika dhe shqiptar\u00ebt"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11923"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11923\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}