{"id":11913,"date":"2012-06-30T21:42:50","date_gmt":"2012-06-30T20:42:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3510"},"modified":"2012-06-30T21:42:50","modified_gmt":"2012-06-30T20:42:50","slug":"redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/","title":{"rendered":"Redan Bushati: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH)"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Redan Bushati\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>KESHILLI STUDENTOR<br \/>\nUniversiteti i Shkodr\u00ebs<br \/>\n&#8220;Luigj Gurakuqi&#8221;<\/strong><\/p>\n<p><em>Nr. 100 Prot. Dat\u00eb: 30-06-2012<\/em><\/p>\n<p>Drejtuar: <strong>Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs \u00abLuigj Gurakuqi\u00bb<\/strong><\/p>\n<p>L\u00ebnda: <strong>Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH)<\/strong><\/p>\n<p><em>Tadhe grafo, os moi alethea dhoke ei einai \u2013 Hecataeus Milesius<\/em><\/p>\n<p>Njeriu, si qenie humane s\u00eb cil\u00ebs Zoti i dha mendjen p\u00ebr t\u00eb arsyetuar, kalon tre faza t\u00eb p\u00ebrgjithshme ekzistenciale jet\u00ebsore: lindje, jet\u00eb, vdekje. Ashtu edhe veprimtarit\u00eb e k\u00ebsaj qenie humane p\u00ebrjetojn\u00eb tre faza t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: fillimin, zhvillimin dhe mbarimin (fundin). N\u00ebse fillimi starton mir\u00eb i jep shtys\u00eb zhvillimit p\u00ebr rezultate n\u00eb rritje, k\u00ebshtu edhe fundi ka shum\u00eb gjasa t\u00eb jet\u00eb pozitiv n\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshmen e tij. K\u00ebshtu e kam menduar, q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kur kam marr\u00eb drejtimin e K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH), se fillimi i mbar\u00eb do t\u00eb ishte gjysma e pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kaluar m\u00eb pas tek zhvillimi, i cili ka pasur m\u00eb shum\u00eb rezultate pozitive sesa negative, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur tashm\u00eb n\u00eb fund, mbarim.<\/p>\n<p>Dy vite e dy muaj nuk jan\u00eb shum\u00eb, po kurrsesi pak, p\u00ebr t\u00eb treguar dhe zhvilluar veprimtari akademike, intelektuale, sociale, kulturore dhe humane. Tashm\u00eb, tek mendoj se fundi \u00ebsht\u00eb gati, n\u00eb mendjen time kalojn\u00eb gjith\u00eb ato pun\u00ebra t\u00eb mira, t\u00eb cilat kan\u00eb ndeshur v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb lloj \u2013 llojta n\u00eb realizimin e tyre. Gjithsesi, thelb\u00ebsore dhe e q\u00ebn\u00ebsishme, sipas mendimit tim, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb shoqatat apo strukturat studentore duhet t\u00eb ket\u00eb qarkullim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe t\u00eb shpesht\u00eb drejtimi, gjithmon\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs akademike e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Disa vepra t\u00eb magjishme kadareane i l\u00ebn\u00eb vendin At Zefit, Fisht\u00ebs, Migjenit, Balzakut, Hygoit e Lamartinit p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb vrullshme leximi tek un\u00eb, Faik bej Konic\u00ebn, mendimtarin dhe euriditin e rrall\u00eb. Aso kohe, n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shek. XX, disa qarqe t\u00eb f\u00eblliqta zogiste dhe dudum\u00ebsh brinj\u00ebshtaz\u00eb e atakonin pam\u00ebshirsh\u00ebm mendimtarin, poliglotin dhe nj\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb kulturuar q\u00eb Shqip\u00ebria, vendi yn\u00eb, ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb. Nuk ishin t&#8217;pakta rastet kur, me t\u00eb drejt\u00eb, Faik beu m\u00ebrzitej dhe ndjente nj\u00eb bjerrje graduale, e megjithat\u00eb s&#8217;e jepte veten dhe aq. E n\u00eb mes k\u00ebsaj turbullie, mendjendrituri gjente forca dhe shfrente p\u00ebrmes ndonj\u00eb artikulli t\u00eb botuar n\u00eb \u00ab Albania \u00bb e m\u00eb pas tek \u00ab Dielli \u00bb, duke ironizuar me k\u00ebt\u00eb turm\u00eb t\u00eb paudh\u00eb, e cila edhe sot nuk po i shqitet dot realitetit shqiptar.<\/p>\n<p>Disa prej legen\u00ebve tuaj me pushtet, q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb, mos t&#8217;ju duket aspak \u00e7udi, n\u00ebse menj\u00ebher\u00eb pas dor\u00ebheqjes sime t\u00eb nxjerrin ndonj\u00eb nga ato lol\u00ebt e barbon\u00ebt e tyre, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrdorin, pa kursim, sa her\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb, q\u00eb t\u00eb m\u00eb thumbojn\u00eb apo ironizojn\u00eb se gjoja po heq paralele mes vetes sime dhe Faik Konic\u00ebs. Jo dhe jo. Realiteti i sot\u00ebm shqiptar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb t\u00eb disfavorshme, nuk mund t\u00eb afroj\u00eb asnj\u00eb syresh q\u00eb mund t&#8217;i q\u00ebndroj\u00eb sadopak pran\u00eb mendjeve t\u00eb ndritura dhe t\u00eb pap\u00ebrkulura shqiptare t\u00eb shek. XIX dhe fillim shek. XX.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy vite e dy muaj kemi nd\u00ebrtuar, s\u00eb bashku me student\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar, intelektual\u00eb t\u00eb denj\u00eb dhe me dashamir\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, nj\u00eb struktur\u00eb studentore, q\u00eb Universiteti i Shkodr\u00ebs \u00ab Luigj Gurakuqi \u00bb s&#8217;e kish m\u00eb par\u00eb. (Para nesh s&#8217;kish asgj\u00eb, ve\u00e7 shkret\u00ebtir\u00eb). Ju, bij t\u00eb unsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb pushteti t\u00eb pangish\u00ebm, at\u00ebher\u00eb kur ju erdhi shkresa nr. 2073 prot., dt. 29-03-2010 nga z. Tafaj, minist\u00ebr i Arsimit dhe Shkenc\u00ebs, nuk dinit nga t&#8217;ja fillonit. Shkresa k\u00ebrkonte, se s&#8217;b\u00ebn, krijimin dhe nd\u00ebrtimin e struktur\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit Studentor; nj\u00eb udh\u00ebzim i cili vijonte qysh nga viti 2007, por q\u00eb nuk kishte gjetur akoma konkretizim. (USH-ja ishte nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb i vetmi, nga universitetet publike n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb nuk kishte ende n\u00eb fillim vitin 2010 nj\u00eb K\u00ebshill Studentor). Ajo shkres\u00eb e ardhur nga z. Myqerem Tafaj urdh\u00ebronte sa m\u00eb shpejt mbajtjen e zgjedhjeve p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj strukture studentore; m\u00eb pas USH-ja me shkres\u00eb t\u00eb firmosur dhe vulosur nga rektori, z. Haxhi, me nr. 100, dt. 23-04-2010, urdh\u00ebronte mbajtjen e tyre.<\/p>\n<p>(T\u00eb parat n\u00eb ngritjen e struktur\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit Studentor). Rreth nj\u00eb muaj para se t\u00eb zhvilloheshin zgjedhjet, segment\u00eb tuaj t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb varur nga ca koka politike t\u00eb pushtetit, zhvilluan bisedime p\u00ebr t\u00eb gjetur personin, i cili mund t&#8217;ia fillonte nga e para dhe q\u00eb duhej t\u00eb mbante gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mbi supe. Nuk iu dol\u00ebn llogarit\u00eb, pasi askush nuk mund t&#8217;ia niste pun\u00ebs nga e para, duke mos patur asnj\u00eb baz\u00eb, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kjo pun\u00eb k\u00ebrkonte njer\u00ebz aktiv, t\u00eb duruesh\u00ebm, me kapacitete dhe t\u00eb kudondodhsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt pushteti i servil\u00ebve nuk i ka dhe s&#8217;ka se si t&#8217;i ket\u00eb. S&#8217;mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe, servili si i paskrupull q\u00eb \u00ebsht\u00eb nuk i vlen l\u00ebkura m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb veshgjati, i cili e mundon dhe sfilit t\u00eb zotin deri n&#8217;palc\u00eb. T\u00eb gjitha rrug\u00ebt po ju d\u00ebrgonin tek nj\u00eb individ, i cili kishte dh\u00ebn\u00eb disa prova t\u00eb m\u00ebparshme, se nuk b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb loj\u00ebra dhe mbi t\u00eb gjitha ishte i pakontrolluesh\u00ebm, e k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse k\u00ebmb\u00ebt po ju shpinin drejt meje, ca hije dyshimi dukeshin ashiqare n\u00eb fytyrat tuaja. Koha ju dha t\u00eb drejt\u00eb. Ky i poshtri, q\u00eb asokohe donit, edhe pse ishit skeptik, ta kishit n\u00eb krye t\u00eb rreth 12 000 student\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs, ishte rebel, demokratik, shpesh i vrullsh\u00ebm, i pan\u00ebnshtruesh\u00ebm, i drejt\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha ithtar i vlerave atdhetare shqiptare e qytetar i denj\u00eb, cil\u00ebsi t\u00eb mjaftueshme k\u00ebto p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb individin t\u00eb pakotrolluesh\u00ebm nga t\u00eb tjer\u00ebt. Keqardhje! E di, se tashm\u00eb ndjeheni t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga un\u00eb, megjith\u00ebse k\u00ebshtu keni qen\u00eb prej koh\u00ebsh, por merreni pak me mend se si ndihem un\u00eb nga ju! Ju donit sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb, servil\u00eb, legen\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb kontrolluesh\u00ebm, barbo e birbo e t\u00eb tjer\u00eb si k\u00ebto. Dhe gjasat k\u00ebshtu jan\u00eb se do t\u00eb merrni pas meje, edhe pse uroj q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb t\u00eb mos ndodhi.<\/p>\n<p>Pasi fol\u00ebt e st\u00ebrfol\u00ebt, pasi i shoshit\u00ebt pun\u00ebt n\u00eb rrethet tuaja vicioze, e pasi e shikuat se nga radh\u00ebt e t\u00eb rinjve atypran\u00eb, rrotull jush, askush nuk e merrte p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, m\u00eb thirr\u00ebt dhe plot respekt ju erdha p\u00ebr t\u00eb pranuar, sipas gjykimit tim, nj\u00eb mision fisnik, qytetar dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb student\u00ebve. Sigurisht, ju e dinit se n\u00ebse e merrja nj\u00eb detyr\u00eb e \u00e7oja at\u00eb deri n\u00eb fund dhe n\u00ebse ajo ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunitetit t\u00eb student\u00ebve do t\u00eb pranoja menj\u00ebher\u00eb. Ashtu dhe ndodhi. (T\u00eb ishte sot, kur kam kaluar aq e aq andralla nga prapaskenat e ndryshme t\u00eb njer\u00ebzve atypari, kukulla dhe vegla qorre t\u00eb nj\u00eb politike t&#8217;dalun beze, nuk do ta kisha marr\u00eb, kurrsesi, at\u00eb detyr\u00eb). Ajo \u00e7&#8217;ka m\u00eb ndan mua me shum\u00eb njer\u00ebz rreth jush \u00ebsht\u00eb sa nj\u00eb det i t\u00ebr\u00eb: un\u00eb atdhetar e i ndjesh\u00ebm, ju shpirtkazm\u00eb dhe kodosh\u00eb pushteti; un\u00eb qytetar me taban, e nd\u00ebrsa ju pa din e pa iman; un\u00eb i lir\u00eb si shqiponj\u00eb, nd\u00ebrsa ju katil\u00eb, endacak\u00eb e t\u00eb djall\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e fundit t\u00eb prillit 2010, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara protest\u00ebs opozitare socialiste n\u00eb Tiran\u00eb dhe tubimit festiv t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb sheshin \u00ab N\u00ebn\u00eb Tereza \u00bb pran\u00eb panairit t\u00eb hapur t\u00eb librit n\u00eb Pallatin e Kongreseve pra, t\u00eb premten e 30 prillit 2010, u zhvilluan zgjedhjet p\u00ebr K\u00ebshillin Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH). N\u00eb secilin fakultet, nga gjasht\u00eb q\u00eb jan\u00eb, do t\u00eb dilnin pes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga secili prej tyre, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas do t\u00eb zgjidhnin kryetarin dhe sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij k\u00ebshilli. Sigurisht, nuk kishte si t\u00eb ndodhte ndryshe, fitoi ai t\u00eb cilin ju at\u00ebher\u00eb d\u00ebshironit, edhe pse kishit ndoca l\u00ebkundje dhe dyshime n\u00eb vetvete, q\u00eb koha i v\u00ebrtetoi: ju dola menj\u00ebher\u00eb nga d\u00ebshirat tuaja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prov\u00ebn e par\u00eb t\u00eb t\u00eb riut rebel e kisha dh\u00ebn\u00eb tre dit\u00eb pasi u zgjodha an\u00ebtar i Senatit Akademik, pik\u00ebrisht me 29 mars 2010, s\u00eb bashku me disa prej atyre djemve q\u00eb sot drejtojn\u00eb Unionin Studentor, aty n\u00ebn hund\u00ebn tuaj dhe m\u00eb pas n\u00eb Tiran\u00eb, protestuam kundra thirrjeve raciste antishqiptare t\u00eb ushtris\u00eb greke, kur ju me t\u00ebrbim grimasnit t\u00ebr\u00eb inat dhe mjaft t\u00eb shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00ebzet e gjasht\u00eb muajve kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta aktivitetet tona, t\u00eb cilat kan\u00eb pasur fundekrye karakter akademik, shkencor, intelektual, social, human dhe kulturor; aktivitete t\u00eb cilat jan\u00eb transmetuar kryesisht nga media lokale e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe ajo komb\u00ebtare n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta. Ndihma jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbytjet e fund vitit 2010 e fillim t\u00eb 2011-s n\u00eb Qarkun e Shkodr\u00ebs, ndihma tek Sht\u00ebpia e F\u00ebmij\u00ebs, n\u00eb lagjen \u00ab Iliria \u00bb dhe p\u00ebrreth zon\u00ebs s\u00eb livadheve etj. kan\u00eb pasur karakter social dhe human. Organizimet e konferencave, simpoziumeve, seminareve etj. kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb her\u00ebpashershme, t\u00eb realizuara thuajse n\u00eb 90% t\u00eb rasteve pa ndihm\u00ebn tuaj, me t\u00eb ftuar nga rrethet intelektuale shqiptare, nga Tirana dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Bashk\u00ebpunimet me partner\u00eb vendas dhe t\u00eb huaj u kan\u00eb sh\u00ebrbyer mjaft student\u00ebve tan\u00eb n\u00eb p\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb workshop-e, seminare apo trajtesa t\u00eb ndryshme akademike. Futja n\u00eb pun\u00eb e disa student\u00ebve n\u00ebp\u00ebr media elektronike dhe t\u00eb shkruara ka qen\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb e jona, e cila u ka mund\u00ebsuar mjaft student\u00ebve, ve\u00e7 an\u00ebs profesionale edhe at\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimet me IOM, QSHDNJ, EUIC Shkod\u00ebr e mjaft partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb konkretizuar, n\u00eb disa raste, iniciativ\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t&#8217;i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb student\u00ebve dhe komunitetit ku jetojm\u00eb. Pastrimi i plazhit t\u00eb Velipoj\u00ebs dhe lagjeve periferike t\u00eb qytetit ton\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tjera vendimmarrje t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij k\u00ebshilli student\u00ebsh. Ka qen\u00eb buz\u00ebqeshja e \u00ebmb\u00ebl shkodrane dhe p\u00ebrkrahja e student\u00ebve t\u00eb dobish\u00ebm t\u00eb universitetit ton\u00eb, ato q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shtys\u00eb dhe gjall\u00ebri aktiviteteve t\u00eb realizuara nga K\u00ebshilli Studentor, t\u00eb cilat n\u00eb thelbin e tyre d\u00ebshmojn\u00eb angazhimin ton\u00eb studentor, intelektual, qytetar dhe human n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nevojave akademike dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb imazhit universitar.<\/p>\n<p>Prej disa koh\u00ebsh kam vendosur, n\u00eb diskutim e sip\u00ebr me veten, q\u00eb t\u00eb jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor. Ka qen\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulja e vazhdueshme e koleg\u00ebve, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb k\u00ebsaj strukture studentore, q\u00eb e kan\u00eb shtyr\u00eb, p\u00ebr pak koh\u00eb, vendimin tim. Si\u00e7 u p\u00ebrpoqa edhe m\u00eb sip\u00ebr t&#8217;ju them, n\u00eb logjik\u00ebn time gj\u00ebrat kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizje, e bashk\u00eb me to duhet t\u00eb l\u00ebvizin edhe njer\u00ebzit q\u00eb diktojn\u00eb ngjarjet, zhvillimet dhe situatat. Fundja, demokracia reale k\u00ebt\u00eb na d\u00ebshmon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, se l\u00ebvizjet e individ\u00ebve sjellin l\u00ebvizjen e gj\u00ebrave. Me dh\u00ebnien e dor\u00ebheqjes sime shpresoj t\u00eb vendoset edhe nj\u00eb standart i ri, demokratik, n\u00eb t\u00eb gjitha organizatat a shoqatat studentore, ku prej kat\u00ebr, pes\u00eb apo dhjet\u00eb vitesh e m\u00eb shum\u00eb drejtojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat fytyra, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt individ\u00eb. T\u00eb mos harrojm\u00eb edhe faktin se n\u00eb fund muajin shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti ishit pik\u00ebrisht ju, q\u00eb parap\u00eblqenit vazhdimin e rrug\u00ebtimit tim n\u00eb krye t\u00eb student\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos m\u00eb mbetur peng d\u00ebshiroj t\u00eb sqaroj edhe ata, t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se kemi vepruar gabim q\u00eb kemi k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit ton\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb integrimit t\u00eb tij, nj\u00eb president me vlera komb\u00ebtare, intelektuale dhe morale, ua rithem p\u00ebrs\u00ebri se kemi b\u00ebr\u00eb gj\u00ebn\u00eb e duhur dhe se do ta b\u00ebnim s\u00ebrish e s\u00ebrish, n\u00ebse shfaqja e turpshme e politik\u00ebs shqiptare do t\u00eb rivihej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sken\u00eb. Nj\u00eb klas\u00eb politike, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se e pap\u00ebrgjegjshme p\u00ebr fatin e vendit dhe t\u00eb popullit t\u00eb cilin p\u00ebrfaq\u00ebson, duke e katandisur k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb vuajtje dhe mjerim t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb keni gj\u00eb me emrin e shkrimtarit t\u00eb madh shqiptar, me t\u00eb cilin \u00e7do shqiptar i denj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i till\u00eb, krenohet me t\u00eb, identifikohet shpesh n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb me emrin e Ismail KADARES\u00cb, at\u00ebher\u00eb dilni e thuajani shqiptar\u00ebve se \u00e7far\u00eb ju shqet\u00ebson. Kadareja \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madhi nd\u00ebr shkrimtar\u00eb dhe m\u00eb i shquari nd\u00ebr shqiptar\u00eb. Pena e tij magjeps rrug\u00ebt e sheshet e bot\u00ebs dhe sigurisht jo kokat tuaja boshe. Gjithsesi, ne p\u00ebrgjigjja e Tij na zhg\u00ebnjeu dhe na i preu shpresat, q\u00eb vendi yn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb kishte m\u00eb tep\u00ebr zhvillim, progres, lul\u00ebzim. Po ama kemi b\u00ebr\u00eb gj\u00ebn\u00eb e duhur, q\u00eb publikisht i k\u00ebrkuam t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr President t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Z. Haxhi, rektor i USH-s\u00eb, dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb nuk pat\u00ebt vullnetin a d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndihmuar pun\u00ebt tona, u b\u00ebj me dije dor\u00ebheqjen time, duke mbyllur nj\u00eb proces, nga i cili ndihem mjaft i zhg\u00ebnjyer nga marr\u00ebdh\u00ebniet tona, sa p\u00ebr sy e faqe. Nga universiteti, K\u00ebshilli Studentor g\u00ebzon vet\u00ebm nj\u00eb vul\u00eb, asgj\u00eb tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb ligji i arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vend parashikon financimin e k\u00ebshillave studentore. Ne mund t\u00eb jemi, me aq sa jam n\u00eb dijeni, nd\u00ebr t\u00eb vetmet struktura studentore, t\u00eb cilat nuk kemi pasur n\u00eb dispozicion qoft\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb zyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar veprimtarit\u00eb tona. Megjithat\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb, se gjithmon\u00eb jemi gjendur p\u00ebrpara zgjidhjeve edhe m\u00eb t\u00eb mira, pasi dashamir\u00ebsia e disa individ\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt gjej rastin t&#8217;i falenderoj, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e student\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs t\u00eb ken\u00eb salla dhe mjedise t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb zhvilluar aktivitetet e tyre n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb student\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb takim kemi zhvilluar s\u00eb bashku, para nj\u00eb mbledhjeje t\u00eb Senatit Akademik, at\u00ebher\u00eb kur n\u00eb zyr\u00ebn tuaj un\u00eb kisha d\u00ebrguar nj\u00eb shkres\u00eb ton\u00ebn me gjasht\u00eb pika p\u00ebr t&#8217;ju k\u00ebrkuar ato pak gj\u00ebra p\u00ebr funksionimin e K\u00ebshillit Studentor, q\u00eb fundja i parashikonte ligji i arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Heshta at\u00eb dit\u00eb n\u00eb mbledhjen e senatit, p\u00ebr arsye se m\u00eb premtuat zgjidhjen e situat\u00ebs. Asgj\u00eb prej gj\u00ebje nuk ndodhi m\u00eb pas. M\u00eb vjen keq se pasardh\u00ebsve nuk do t&#8217;iu l\u00ebm\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson, pasi si\u00e7 u thash\u00eb m\u00eb lart dhe q\u00eb fort mir\u00eb e dini, nga dashamir\u00ebsia e ca individ\u00ebve ne kemi pasur ambjente ku zhvillonimin mbledhje, takime apo edhe diskutime t\u00eb gj\u00ebra.<\/p>\n<p>E kuptoj fort mir\u00eb, q\u00eb ju turpin e hani me buk\u00eb dhe keni t\u00eb drejt\u00eb se e till\u00eb \u00ebsht\u00eb brumosja e personalitetit tuaj. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb dilni dhe t\u00eb d\u00ebnoni ashp\u00ebr korrupsionin n\u00eb universitetin ton\u00eb, i cili fle dit\u00eb-nat\u00eb, pavar\u00ebsisht &#8221;mundit dhe vullnetit&#8221; tuaj p\u00ebr vendosjen e kamerave, hidhni akuza t\u00eb paq\u00ebna dhe zhvendosni v\u00ebmendjen e publikut n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsoheni nga arrestimi i pedagogut tuaj, vraponi r\u00ebndsh\u00ebm, ashtu si\u00e7 r\u00ebndom jeni m\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb gjetur &#8221;karafila&#8221;, q\u00eb n\u00ebn presionin tuaj dalin n\u00ebp\u00ebr komunikata shtypi, p\u00ebr t\u00eb deklaruar at\u00eb \u00e7ka ua shkruani ju, t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e atyre gj\u00ebrave q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani ato vet\u00eb, dora e tyre.<\/p>\n<p>Gjithsesi, nuk u v\u00eb faj atyre student\u00ebve t\u00eb shkret\u00eb, pasi frika i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb drejtim. Ndjej keqardhje dhe madje deri neveri p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ju e trajtoni me p\u00ebrk\u00ebdheli korrupsionin n\u00eb universitet dhe p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb medias, e cila vihet n\u00eb sh\u00ebrbim tuajin p\u00ebr t\u00eb akuzuar dhe shar\u00eb me \u00e7ka mundet k\u00ebdo q\u00eb ju pengon n\u00eb interesat tuaja meskine. Ju z. Haxhi dhe \u00ab haxhiqamilist\u00ebt \u00bb pran\u00eb jush s\u00eb bashku me bashibozuk\u00ebt e pushtetit i b\u00ebni temena korrupsionit. Dhe kjo kuptohet, sepse ju jeni t\u00eb kredhur deri n\u00eb fyt dhe t\u00eb p\u00ebrlyer keqas me t\u00eb. Zoti past\u00eb m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb po i shkaktoni vendit tim! Jeni kaq budallenj dhe t\u00eb paaft\u00eb, aq sa jeni kthyer n\u00eb robot\u00eb e vegla t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me dor\u00ebheqjen time u bashkangjis edhe nj\u00eb v\u00ebrtetim, me t\u00eb cilin dora juaj vet\u00eb v\u00ebrteton pozicionin tim n\u00eb drejtim t\u00eb student\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs. Mjer\u00eb Shqip\u00ebria se \u00e7&#8217;hise ka, mjer\u00eb vendi q\u00eb po shk\u00ebtarrohet dhe mjer\u00eb ne, t\u00eb drejt\u00ebt, \u00e7&#8217;po heqim prej halldup\u00ebrive tuaja! Sinqerisht, m\u00eb besoni, gjej kurajo dhe i lutem Zotit q\u00eb t&#8217;ju fal\u00eb p\u00ebr paudh\u00ebsit\u00eb tuaja, ashtu si\u00e7 b\u00ebri sh\u00ebnjtorja N\u00ebn\u00eb Terez\u00eb kur mb\u00ebrriti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 1990 dhe vendosi nj\u00eb tuf\u00eb me lule n\u00eb varrin e atij (diktatorit), q\u00eb nuk e la t&#8217;ia mbyllte syt\u00eb nanalokes s\u00eb saj, Drane Bojaxhiut. Dhe n\u00eb fund nj\u00eb pyetje kam p\u00ebr ju z. Haxhi, me t\u00eb cil\u00ebn i sh\u00ebrb\u00ebj mjaft publikut, &#8221;sa mij\u00ebra euro jeni duke marr\u00eb p\u00ebr futjen e pedagog\u00ebve n\u00eb pun\u00eb?&#8221;. Jo p\u00ebr gj\u00eb, po kam d\u00ebgjuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize ekonomike e keni &#8221;kripur&#8221; pak vajisjen.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, falenderoj disa individ\u00eb t\u00eb rektoratit, mbi t\u00eb gjith\u00eb tre-kat\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ndihmojn\u00eb sadopak pun\u00ebt tona. Nga ana tjet\u00ebr, falenderoj student\u00ebt e ndersh\u00ebm dhe ato t\u00eb cil\u00ebt nuk u ulen asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrpara ryshfetit t\u00eb dit\u00ebs, p\u00ebr ndihm\u00ebn e konsiderueshme; po ashtu edhe ato pedagog\u00eb zem\u00ebrbardh\u00eb, q\u00eb gjet\u00ebn koh\u00ebn e lir\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zhvilluar s\u00eb bashku veprimtari pozitive. Faleminderit miqve, dashamir\u00ebve dhe kontribuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Studentor nga Tirana, Kosova dhe Maqedonia, kryesisht t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, miq t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe njer\u00ebz sakrifice. Dhe n\u00eb fund, falenderimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta \u00e7do p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb k\u00ebsaj strukture studentore, t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn aq sa mund\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zhvilluar pun\u00eb vullnetare n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shok\u00ebve dhe shoqeve t\u00eb tyre student\u00eb. Faleminderit!<\/p>\n<p>KRYETARI<br \/>\n<strong>Redan BUSHATI<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KESHILLI STUDENTOR Universiteti i Shkodr\u00ebs &#8220;Luigj Gurakuqi&#8221; Nr. 100 Prot. Dat\u00eb: 30-06-2012 Drejtuar: Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs \u00abLuigj Gurakuqi\u00bb L\u00ebnda: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH) Tadhe grafo, os moi alethea dhoke ei einai \u2013 Hecataeus Milesius Njeriu, si qenie humane s\u00eb cil\u00ebs Zoti i dha mendjen p\u00ebr t\u00eb arsyetuar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Redan Bushati: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Redan Bushati: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"KESHILLI STUDENTOR Universiteti i Shkodr\u00ebs &#8220;Luigj Gurakuqi&#8221; Nr. 100 Prot. Dat\u00eb: 30-06-2012 Drejtuar: Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs \u00abLuigj Gurakuqi\u00bb L\u00ebnda: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH) Tadhe grafo, os moi alethea dhoke ei einai \u2013 Hecataeus Milesius Njeriu, si qenie humane s\u00eb cil\u00ebs Zoti i dha mendjen p\u00ebr t\u00eb arsyetuar, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-06-30T20:42:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Redan Bushati: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH)\",\"datePublished\":\"2012-06-30T20:42:50+00:00\",\"dateModified\":\"2012-06-30T20:42:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/\"},\"wordCount\":3281,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/\",\"name\":\"Redan Bushati: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\",\"datePublished\":\"2012-06-30T20:42:50+00:00\",\"dateModified\":\"2012-06-30T20:42:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Redan Bushati: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Redan Bushati: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Redan Bushati: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"KESHILLI STUDENTOR Universiteti i Shkodr\u00ebs &#8220;Luigj Gurakuqi&#8221; Nr. 100 Prot. Dat\u00eb: 30-06-2012 Drejtuar: Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs \u00abLuigj Gurakuqi\u00bb L\u00ebnda: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH) Tadhe grafo, os moi alethea dhoke ei einai \u2013 Hecataeus Milesius Njeriu, si qenie humane s\u00eb cil\u00ebs Zoti i dha mendjen p\u00ebr t\u00eb arsyetuar, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-06-30T20:42:50+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Redan Bushati: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH)","datePublished":"2012-06-30T20:42:50+00:00","dateModified":"2012-06-30T20:42:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/"},"wordCount":3281,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/","name":"Redan Bushati: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg","datePublished":"2012-06-30T20:42:50+00:00","dateModified":"2012-06-30T20:42:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/redan_bushati.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/redan-busgati-jap-doreheqjen-nga-drejtimi-i-keshillit-studentor-te-universitetit-te-shkodres-k-s-u-sh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Redan Bushati: Jap dor\u00ebheqjen nga drejtimi i K\u00ebshillit Studentor t\u00eb Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs (K.S.U.SH)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11913"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11913"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11913\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11913"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11913"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11913"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}