{"id":11911,"date":"2012-06-30T08:30:30","date_gmt":"2012-06-30T07:30:30","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3501"},"modified":"2012-06-30T08:30:30","modified_gmt":"2012-06-30T07:30:30","slug":"u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/","title":{"rendered":"U zbyth dhe Akademia\u2026n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb zbythjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Akademia e Shqip\u00ebris\u00eb\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/akademia_e_shkencave_dhe_arteve.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Mustafa Nano<\/strong>, <em>29 qershor 2012<\/em><\/p>\n<p>Gazetat dhe gazetar\u00ebt u mor\u00ebn pak me lajmin q\u00eb thoshte, se Akademia e Shkencave ka vendosur t\u2019mos e ftoj\u00eb Rexhep Qosjen n\u00eb nj\u00eb veprimtari akademike me rastin e 100-vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Fol\u00ebn nja dy gazeta, por fol\u00ebn shkurt; e dhan\u00eb lajmin t\u00eb mbledhur kruspull n\u00eb nj\u00eb kuadrat t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb nj\u00eb nga faqet e brendshme. \u201cShqipi\u201d i para dy dit\u00ebve kish shkuar pak tutje. Kish intervistuar Arben Puton lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe nga ai mor\u00ebm vesh se ka pasur nj\u00eb lloj debati mes atyre q\u00eb kan\u00eb n\u00ebn komand\u00eb Akademin\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Arben Puto p\u00ebrmend Muzafer Korkutin, e l\u00eb t\u00eb kuptohet se ky i ka b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb madhe k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb ca t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr ta ftuar Rexhep Qosjen n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe ka fituar dora e Muzaferit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe zv.kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. Rexhep Qosja nuk do jet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb konvent\u00ebn akademike q\u00eb do t\u00eb mbahet dy dit\u00eb para 28 n\u00ebntorit.<\/p>\n<p>T\u00eb merremi vesh qysh n\u00eb fillim. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja q\u00eb nuk ftojn\u00eb Rexhep Qosjen; nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb hata q\u00eb ky i fundit nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb at\u00eb dit\u00eb. Ka shum\u00eb kosovar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb ftuar n\u00eb at\u00eb veprimtari (vet\u00ebm kryetari i Akademis\u00eb kosovare \u00ebsht\u00eb ftuar, sipas Putos). \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb diku tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb te motivi p\u00ebr t\u00eb cilin at\u00eb nuk e ftojn\u00eb. N\u00eb debat e sip\u00ebr qenka th\u00ebn\u00eb, se \u201cRexhep Qosjen nuk e ftojm\u00eb, pasi ai ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb kritika n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Kryeministrit\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb, sipas meje, m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb sesa mund t\u00eb duket. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb skandal e shkuar skandalit. Kur e lexova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb xhevahir, kujtova se po m\u00eb b\u00ebnin syt\u00eb. Kujtova se po shihja \u00ebnd\u00ebrr. E kujt i kish shkuar mendja q\u00eb do vinte nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb zgjedhja e t\u00eb ftuarve dhe e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb nj\u00eb konvent\u00eb akademike do t\u00eb b\u00ebhej mbi k\u00ebt\u00eb kriter t\u00eb trash\u00eb politik? Me siguri askujt, por ja q\u00eb jemi n\u00eb dit\u00ebn, kur dhe akademik\u00ebt dhjesin gjak (dhe dhjesin gjak pa asnj\u00eb arsye; duhet t\u00eb jemi t\u00eb sigurt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb; por do t\u00eb kthehem pak m\u00eb pas te kjo tem\u00eb) prej ides\u00eb, se Kryeministri mund t\u00eb zem\u00ebrohet me ta. As q\u00eb e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb mendje pra t\u2019ia prishin Kryeministrit. Dhe b\u00ebn vaki q\u00eb ky i fundit nuk ua ka k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. B\u00ebn vaki q\u00eb jan\u00eb vet\u00eb k\u00ebta akademik\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb me shqet\u00ebsimin se ai birboja n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb son\u00eb nuk duhet shqet\u00ebsuar me fytyr\u00ebn e Qosjes n\u00eb at\u00eb aktivitet, ku ka planifikuar t\u00eb jet\u00eb dhe ai vet\u00eb (ma thot\u00eb mendja se Qosja, me aq sa e njoh, edhe sikur ta ftonin, nuk do t\u00eb kish shkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet q\u00eb \u00ebsht\u00eb planifikuar si aktivitet regjimi).<\/p>\n<p>Jan\u00eb disa gj\u00ebra q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes. S\u00eb pari, akademik\u00ebt tan\u00eb, n\u00eb shumic\u00ebn e tyre, nuk i lidh gj\u00eb, le t\u00eb themi n\u00eb pik\u00ebpamje ideologjike, me mazhoranc\u00ebn e sotme. Ata jan\u00eb t\u00eb formuar si akademik\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, e mendja ta thot\u00eb se nuk kan\u00eb votuar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn e berishian\u00ebt; jan\u00eb \u2013 sa p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb iden\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb \u2013 s\u00ebra e Drit\u00ebro Agollit, d.m.th jan\u00eb t\u00eb dijsh\u00ebm, jan\u00eb t\u00eb zot\u00eb n\u00eb fushat e tyre t\u00eb k\u00ebrkimit a t\u00eb studimit, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhur me regjimin e shkuar, i kan\u00eb sh\u00ebrbyer atij regjimi, dhe pas vitit 1990, politikisht jan\u00eb ndier t\u00eb lidhur me Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebris, po flas p\u00ebr shumic\u00ebn e tyre; dhe p\u00ebr m\u00eb t\u00eb z\u00ebshmit e m\u00eb t\u00eb njohurit. Dhe jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta akademik\u00eb q\u00eb duan t\u2019i bien n\u00eb sy Kryeministrit, q\u00eb duan t\u2019i japin prova luajaliteti, e q\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb prishen mes tyre n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u2019i fituar zemr\u00ebn atij, q\u00eb thell\u00eb-thell\u00eb nuk e shohin dot me sy. Si shpjegohet? E kan\u00eb frik\u00eb, ashtu si\u00e7 e kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb? Ka p\u00ebr ta dosje, t\u00eb cilat ua ka n\u00eb dor\u00eb ai? Apo po japin di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve q\u00eb ata kan\u00eb marr\u00eb nga pushteti (djalin, a nusen e djalit, n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb, fjala vjen)? Apo jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn terrorin e atyre q\u00eb kan\u00eb pushtetin? Nj\u00eb dreq e di. Ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se Akademia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i pavarur nga qeveria. E p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb dhe akademik\u00ebt nuk arrijn\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb pavar\u00ebsi n\u00eb gjykimet e veprimet e tyre t\u00eb natyr\u00ebs shkencore (\u00ebsht\u00eb nj\u00eb pavar\u00ebsi q\u00eb ua njeh ligji), p\u00ebrfytyroni pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb gjykime e veprime q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb Ristan\u00ebt, Sashenkat etj., etj., t\u00eb cil\u00ebve u mungon, n\u00eb mos tjet\u00ebr, qibra intelektuale.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, p\u00ebrve\u00e7 Arben Putos nuk u b\u00eb askush i gjall\u00eb ta denonconte k\u00ebt\u00eb gjest t\u00eb ul\u00ebt prej dhjaksish. Pritej nga shum\u00ebkush q\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb d\u00ebnohej n\u00eb kor, dhe kuptohet \u2013 m\u00eb duket dhe e kot\u00eb ta p\u00ebrs\u00ebris \u2013 k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar faktin q\u00eb nuk ftuan Qosjen, por p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar faktin q\u00eb nuk e ftuan ngaq\u00eb \u201cka kritikuar Kryeministrin\u201d. Si nuk u ka r\u00ebn\u00eb keq n\u00eb stomak akademik\u00ebve kjo fraz\u00eb? Motivime t\u00eb tilla p\u00ebr t\u00eb kryq\u00ebzuar e ghetto-izuar politikisht nj\u00ebrin prej tyre bien er\u00eb t\u00eb keqe, dhe t\u00eb vjen \u00e7udi se si nuk e kan\u00eb menduar se mund t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb pik\u00ebrisht me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre motivimeve mund t\u2019ua fusin atyre vet\u00eb (merret vesh, n\u00ebse do t\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb qortim n\u00eb adres\u00eb t\u00eb \u2018t\u00eb madhit\u2019)?<\/p>\n<p>S\u00eb treti, ky gjest tregon se ku e se si \u00ebsht\u00eb katandisur Akademia jon\u00eb e Shkencave. Akademik\u00ebt tan\u00eb i jan\u00eb n\u00ebnshtruar pushtetit (dhe \u00e7far\u00eb pushteti q\u00eb kemi se!) m\u00fa si t\u00eb ishin polic\u00eb e doganier\u00eb. Kjo Akademi, k\u00ebshtu si \u00ebsht\u00eb, nuk ka kuptim t\u00eb mbahet m\u00eb k\u00ebmb\u00eb me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb. Ajo duhet mbyllur. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskutim i vjet\u00ebr (m\u00eb kujtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Ardian Klosi, q\u00eb e ka mbrojtur nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt k\u00ebt\u00eb tez\u00eb, duke fituar m\u00ebrin\u00eb e heshtur t\u00eb \u2018baballar\u00ebve\u2019 t\u00eb nj\u00eb shkence putative shqiptare), por q\u00eb do ishte mir\u00eb t\u00eb rihapej. K\u00ebta akademik\u00eb nuk na jan\u00eb dashur edhe pa k\u00ebto b\u00ebma kaqol\u00ebsh, si kjo e l\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb akademiku jasht\u00eb liste p\u00ebr arsye \u2018biografie e politike\u2019. Nuk na jan\u00eb dashur, ngaq\u00eb kjo Akademi e tyre p\u00ebrfaq\u00ebson, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, shum\u00eb pak nga tharmi akademik i k\u00ebtij vendi. Duke p\u00ebrjashtuar ndonj\u00eb prurje individuale nga radh\u00ebt e Akademis\u00eb, \u00e7far\u00eb mbetet prej Akademis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn e shkenc\u00ebn shqiptare shum\u00eb m\u00eb pak sesa kan\u00eb b\u00ebr\u00eb individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jo akademik\u00eb, shum\u00eb m\u00eb pak sesa ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ca vite Fatos Lubonja me revist\u00ebn e tij \u201cP\u00ebrpjekja\u201d, apo Ardian Vehbiu me pranin\u00eb e tij \u2018akademike\u2019 n\u00eb agora-n shqiptare t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, apo Aurel Plasari me ndonj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb tij\u00ebn (sidozot, vepra mbi historin\u00eb politike t\u00eb Sk\u00ebnderbeut), apo Arb\u00ebn Xhaferri me aktivizmin e tij socio-politik, t\u00eb cilin e ka ngritur dhe mbajtur, si rrall\u00ebkush, n\u00eb nivele akademike etj., etj.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, kjo zbythje e Akademis\u00eb p\u00ebrball\u00eb tekave, a hijes, a vullnetit t\u00eb atij q\u00eb ka n\u00ebn hyq\u00ebm vendin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zbythjet e fundit q\u00eb po b\u00ebhet. T\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb zbythur tanim\u00eb, o ngaq\u00eb kan\u00eb ndjekur ca interesa t\u00eb tyre meskine, o ngaq\u00eb jan\u00eb trembur, o ngaq\u00eb s\u2019din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, ve\u00e7 t\u00eb zbythen. Po bien nj\u00eb e nga nj\u00eb individ\u00eb, biznese, struktura, gazeta, televizione, institucione. Dhe n\u00eb nj\u00eb psikoz\u00eb e klim\u00eb r\u00ebnieje, \u00e7do r\u00ebnie \u00ebsht\u00eb m\u00eb e kollajt\u00eb se t\u00eb m\u00ebparshmet. R\u00ebnia e Akademis\u00eb ishte e till\u00eb. Por ishte dhe e turpshme. Mbi t\u00eb gjitha e turpshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mustafa Nano, 29 qershor 2012 Gazetat dhe gazetar\u00ebt u mor\u00ebn pak me lajmin q\u00eb thoshte, se Akademia e Shkencave ka vendosur t\u2019mos e ftoj\u00eb Rexhep Qosjen n\u00eb nj\u00eb veprimtari akademike me rastin e 100-vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Fol\u00ebn nja dy gazeta, por fol\u00ebn shkurt; e dhan\u00eb lajmin t\u00eb mbledhur kruspull n\u00eb nj\u00eb kuadrat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>U zbyth dhe Akademia\u2026n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb zbythjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"U zbyth dhe Akademia\u2026n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb zbythjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mustafa Nano, 29 qershor 2012 Gazetat dhe gazetar\u00ebt u mor\u00ebn pak me lajmin q\u00eb thoshte, se Akademia e Shkencave ka vendosur t\u2019mos e ftoj\u00eb Rexhep Qosjen n\u00eb nj\u00eb veprimtari akademike me rastin e 100-vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Fol\u00ebn nja dy gazeta, por fol\u00ebn shkurt; e dhan\u00eb lajmin t\u00eb mbledhur kruspull n\u00eb nj\u00eb kuadrat [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-06-30T07:30:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/akademia_e_shkencave_dhe_arteve.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"U zbyth dhe Akademia\u2026n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb zbythjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme\",\"datePublished\":\"2012-06-30T07:30:30+00:00\",\"dateModified\":\"2012-06-30T07:30:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/\"},\"wordCount\":1413,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/akademia_e_shkencave_dhe_arteve.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/\",\"name\":\"U zbyth dhe Akademia\u2026n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb zbythjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/akademia_e_shkencave_dhe_arteve.jpg\",\"datePublished\":\"2012-06-30T07:30:30+00:00\",\"dateModified\":\"2012-06-30T07:30:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/akademia_e_shkencave_dhe_arteve.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/akademia_e_shkencave_dhe_arteve.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"U zbyth dhe Akademia\u2026n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb zbythjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"U zbyth dhe Akademia\u2026n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb zbythjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"U zbyth dhe Akademia\u2026n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb zbythjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mustafa Nano, 29 qershor 2012 Gazetat dhe gazetar\u00ebt u mor\u00ebn pak me lajmin q\u00eb thoshte, se Akademia e Shkencave ka vendosur t\u2019mos e ftoj\u00eb Rexhep Qosjen n\u00eb nj\u00eb veprimtari akademike me rastin e 100-vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Fol\u00ebn nja dy gazeta, por fol\u00ebn shkurt; e dhan\u00eb lajmin t\u00eb mbledhur kruspull n\u00eb nj\u00eb kuadrat [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-06-30T07:30:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/akademia_e_shkencave_dhe_arteve.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"U zbyth dhe Akademia\u2026n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb zbythjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme","datePublished":"2012-06-30T07:30:30+00:00","dateModified":"2012-06-30T07:30:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/"},"wordCount":1413,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/akademia_e_shkencave_dhe_arteve.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/","name":"U zbyth dhe Akademia\u2026n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb zbythjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/akademia_e_shkencave_dhe_arteve.jpg","datePublished":"2012-06-30T07:30:30+00:00","dateModified":"2012-06-30T07:30:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/akademia_e_shkencave_dhe_arteve.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/akademia_e_shkencave_dhe_arteve.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/u-zbyth-dhe-akademiane-nje-klime-zbythjeje-te-pergjithshme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"U zbyth dhe Akademia\u2026n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb zbythjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11911"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11911\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}