{"id":11905,"date":"2012-06-28T07:38:08","date_gmt":"2012-06-28T06:38:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3456"},"modified":"2012-06-28T07:38:08","modified_gmt":"2012-06-28T06:38:08","slug":"servilizmi-politik-e-historik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/","title":{"rendered":"Servilizmi politik e historik"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Enver Hoxha\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_hoxha.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Fatos Baxhaku<\/strong>, <em>27 qershor 2012<\/em><\/p>\n<p>Marisa Lino, ish-ambasadoresh\u00eb e SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb edhe p\u00ebrgjat\u00eb \u201cvitit t\u00eb mbrapsht\u00eb\u201d 1997, gjat\u00eb nj\u00eb konference n\u00eb Uashington, e tha shkoqur e qart\u00eb: Nuk jan\u00eb t\u00eb huajt q\u00eb i zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet e shqiptar\u00ebve, duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00eb ata q\u00eb duhet t\u2019i zgjidhin ato! Pak a shum\u00eb, k\u00ebshtu ishte mesazhi i nj\u00ebr\u00ebs prej femrave m\u00eb t\u00eb fuqishme q\u00eb ka shkelur ndonj\u00ebher\u00eb nd\u00ebr trojet tona. E nd\u00ebrkaq, megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar shum\u00eb vjet q\u00eb prej koh\u00ebs kur shqiptar\u00ebt, t\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u2019ua nxjerrin g\u00ebshtenjat nga zjarri, t\u00eb shamatosur me nj\u00ebri-tjetrin nj\u00ebsoj si f\u00ebmij\u00ebt e shkoll\u00ebs q\u00eb shkojn\u00eb sakaq t\u00eb ankohen te m\u00ebsuesja m\u00eb e vjet\u00ebr apo te drejtoresha, kan\u00eb vazhduar t\u00eb m\u00ebtojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb zhvillimi a besimi.<\/p>\n<p>Ca ngaq\u00eb vet\u00eb klasa jon\u00eb politike ka qen\u00eb historikisht deri n\u00eb palc\u00eb servile ndaj t\u00eb m\u00ebdhenjve t\u00eb huaj, ca ngaq\u00eb ne t\u00eb shtypit nuk kemi l\u00ebn\u00eb gur pa luajtur q\u00eb t\u2019u b\u00ebjm\u00eb me dije shqiptar\u00ebve se nuk jan\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb ata q\u00eb vendosin, t\u00eb k\u00ebqij apo t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb aft\u00eb, apo t\u00eb paaft\u00eb, t\u00eb korruptuar apo t\u00eb pakorruptuar, t\u00eb sh\u00ebmtuar apo t\u00eb pash\u00ebm, liberal\u00eb apo konservator\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm apo hileqar\u00eb, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend vendosin dhe kjo \u00ebsht\u00eb fryma e p\u00ebrgjithshme e krijuar edhe me ndih\u00ebn e shtypit, vet\u00ebm t\u00eb huajt. Madje ata dhe num\u00ebrojn\u00eb votat, atyre mund t\u2019u ankohesh p\u00ebr nj\u00eb gjyq t\u00eb humbur, atyre mund t\u2019u marr\u00ebsh mend p\u00ebr votimet tona, ata iniciojn\u00eb l\u00ebvizje qytetare, sikur ne t\u00eb ishim jo nj\u00eb komb, porse nj\u00eb mjegullnaj\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb shtet diku n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb humbur dhe jo bash e n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Ca nga zelli yn\u00eb prej servil\u00ebsh, nga t\u00eb dyja pal\u00ebt bashk\u00eb, politik\u00eb e shtyp, e ca ngaq\u00eb edhe vet\u00eb ambasador\u00ebt miklohen sikur t\u00eb jen\u00eb disa \u201cvedette\u201d t\u00eb televizioneve, nj\u00ebsoj si ato q\u00eb japin motin, ca nga ca \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebrshtypja se n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb ka mbaruar. E tha ambasadori i ndonj\u00eb shteti t\u00eb madh, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu\u2026 dhe pik\u00eb, nj\u00eb s\u00ebmundje foshnjore q\u00eb ofendon nj\u00ebherazi p\u00ebrpjekjet e shum\u00eb vet\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rinj p\u00ebr ta kthyer k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb at\u00eb \u201chise t\u00eb diellit\u201d q\u00eb meriton mbi dhe. Sa p\u00ebr t\u2019u kujtuar duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb kjo dashuri deri n\u00eb palc\u00eb p\u00ebr t\u00eb huajt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb infeksion i vjet\u00ebr. Infeksionet duhen kuruar pasi t\u00eb njihen. Pik\u00ebrisht prandaj po ju harxhojm\u00eb disa radh\u00eb e disa minuta koh\u00eb me kujtimet e m\u00ebposhtme.<\/p>\n<p><strong>Iljazi<\/strong><\/p>\n<p>Iljaz bej Vrioni n\u00eb 1931 ishte ende minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb themeluar nga Zogu I. Nuk e shante kurr\u00eb Ahmet Zogun. Diplomat\u00ebt e huaj kishin zor t\u00eb kuptonin se me k\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej ky njeri, diplomat i vjet\u00ebr, por pak\u00ebz harap\u00e7i. Nj\u00eb nga njoh\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb zogiste, diplomati Pietro Quaroni, asokohe p\u00ebrfaq\u00ebsues i lart\u00eb i Italis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe, m\u00eb pas, ambasadori i par\u00eb italian n\u00eb Bashkimin Sovjetik n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb kujtimet e tij t\u00eb titulluara \u201cValixhja Diplomatike\u201d, shkruan p\u00ebr nj\u00eb episod t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vitin 1931. Zogu vendos t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuruar disa dhimbje t\u00eb forta n\u00eb stomak.<\/p>\n<p>Italian\u00ebt e dinin fort mir\u00eb se atje ai mund t\u00eb b\u00ebhej pre e ndonj\u00eb atentati t\u00eb fanolist\u00ebve, sikurse ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. At\u00ebher\u00eb Quaroni takon Iljaz beun, ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe e pyet se si mund t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rast se Mbreti larg qoft\u00eb\u2026 P\u00ebrgjigjja e njeriut q\u00eb duhej t\u00eb ishte besnik i Mbretit ishte e shkoqur, fare e shkoqur, e tipit \u201cdhimbja n\u00eb forc\u00eb\u201d. N\u00eb rast t\u00eb vrasjes s\u00eb Zogut Iljazi do t\u00eb ndjehej: \u201c\u2026 As edhe m\u00eb i vogli ngurrim n\u00eb fjal\u00ebt e tij. T\u00ebr\u00eb familja ishte gati. Kush\u00ebriri i tij X do t\u00eb merrej me fshatrat, v\u00ebllai i tij Yme pazarin e Beratit, ky tjetri do t\u00eb gjente arm\u00eb (t\u00eb cilat n\u00eb fakt ishin gjetur t\u00eb t\u00ebra). Gjith\u00e7ka ishte e q\u00ebruar, e qart\u00eb, e sakt\u00eb, numri i njer\u00ebzve n\u00eb pozicion, pikat q\u00eb do t\u00eb kapeshin menj\u00ebher\u00eb, njer\u00ebzit q\u00eb do t\u00eb arrestoheshin dhe ata q\u00eb do t\u00eb eleminoheshin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Quaroni magjepset me k\u00ebt\u00eb njeri q\u00eb deri n\u00eb at\u00eb moment e kishte kujtuar si nj\u00eb sarhosh t\u00eb vjet\u00ebr. \u201c\u2026 Nuk kisha m\u00eb p\u00ebrpara ve\u00e7se senjorin e vjet\u00ebr me tradit\u00ebn e vet shekullore t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb krenare, q\u00eb ndizej nga ideja p\u00ebr t\u00eb mbledhur edhe nj\u00eb her\u00eb akoma n\u00ebn emblem\u00ebn e vet vasal\u00ebt e Vrionasve p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar drejt pushtetit\u201d. Zogu i shp\u00ebtoi atentatit, njer\u00ebzit e tij, me siguri ia kan\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb episod \u2013 asokohe libri i Quaronit ende nuk ishte botuar \u2013 ministri plak i mbylli dit\u00ebt e tij si i d\u00ebrguar i Mbret\u00ebris\u00eb n\u00eb Paris. N\u00eb vend t\u00eb tij u em\u00ebrua menj\u00ebher\u00eb Mehmet Konica. Por servilizmi ndaj t\u00eb huajve dhe parave t\u00eb tyre flinte ende n\u00eb gjenin shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Enveri i par\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb, nga ato q\u00eb kemi lexuar e d\u00ebgjuar, kemi krijuar iden\u00eb se Enver Hoxha ishte nj\u00ebri prej njer\u00ebzve q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij nuk pyeti m\u00eb p\u00ebr t\u00eb huajt, aq shum\u00eb saq\u00eb e \u00e7oi k\u00ebt\u00eb politik\u00eb deri n\u00eb marr\u00ebzin\u00eb e izolacionizmit. Porse n\u00eb shtatorin e 1946-s ai ishte ende nj\u00eb servil kokulur i t\u00eb m\u00ebdhenjve t\u00eb bot\u00ebs. M\u00eb 21 shtator t\u00eb 1946, \u00c7uvahin, i d\u00ebrguar i Bashkimit Sovjetik n\u00eb Tiran\u00eb i d\u00ebrgon qendr\u00ebs n\u00eb Mosk\u00eb nj\u00eb material sekret. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb mban sigl\u00ebn \u201ctop sekret\u201d me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs sovjetiku i referon qendr\u00ebs ankesat q\u00eb Enver Hoxha ka p\u00ebr njer\u00ebzit e tij, disa prej t\u00eb cil\u00ebve bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb. Duket se letra \u00ebsht\u00eb shkruar shpejt e shpejt, n\u00eb disa radh\u00eb t\u00eb saj ende ndjehet habia e rusit p\u00ebr Enverin q\u00eb padiste shok\u00ebt. Megjithat\u00eb ai ka vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas fjal\u00ebve t\u00eb Enverit, t\u00eb raportuara nga rusi: \u201c\u2026 N\u00eb Bashkimet Profesionale, n\u00eb thelb prej gjasht\u00eb vet\u00ebsh, punojn\u00eb vet\u00ebm Enver Hoxha (pra ai vet\u00eb), Ko\u00e7i Xoxe dhe Nako Spiru, kurse treshja tjet\u00ebr \u2013 Bedri Spahiu, Pandi Kristo e Tuk Jakova \u2013 si rregull nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb diskutimet e Bashkimeve Profesionale dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rastet pranojn\u00eb gjith\u00ebshka q\u00eb u propozojn\u00eb\u201d. Enveri duket i inatosur me shok\u00ebt e tij. Ai shton: \u201c\u2026Puna ka arritur deri aty saq\u00eb nganj\u00ebher\u00eb kam qen\u00eb i detyruar t\u00eb nd\u00ebrprisja seancat e Bashkimeve Profesionale pa marr\u00eb kurrfar\u00eb vendimesh\u2026\u201d. K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb mbetura nd\u00ebr dokumente t\u00eb vjet\u00ebr mund t\u00eb duken si dokrra, por ama jan\u00eb nga ato dokrra q\u00eb shum\u00ebkujt i mori jet\u00ebn, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb servilizmin ndaj t\u00eb huajve.<\/p>\n<p><strong>Nako k\u00ebrkon ndihm\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruar<\/strong><\/p>\n<p>Misteri i vet\u00ebvrasjes (vrasjes) s\u00eb Nako Spiros vazhdon t\u00eb mbahet ende i gjall\u00eb. Viktim\u00eb e intrigave t\u00eb oborrit pro dhe antijugosllav ai u dor\u00ebzua q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re. Ishte vet\u00ebm \u2026 kur vdiq. Megjithat\u00eb edhe ai nuk i ka shp\u00ebtuar tundimit q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohet prej t\u00eb huajve dhe jo prej shok\u00ebve t\u00eb tij. M\u00eb 19 n\u00ebntor t\u00eb 1947, nj\u00eb far\u00eb A.N. Gagarinov, i nargukar me pun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb mban sh\u00ebnim. \u201cSot m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb Nako Spiru \u2013 shkruan ai \u2013 i cili erdhi me iniciativ\u00ebn e tij. V\u00ebshtir\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb ta quash bised\u00eb, m\u00eb e drejt\u00eb do t\u00eb ishte po ta quaje monolog\u201d. \u201cNj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon me vdekje \u2013 i paska th\u00ebn\u00eb Nako rusit \u2013 n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb shqipe kjo do t\u00eb thot\u00eb se un\u00eb jam armik\u2026 Tani t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb jan\u00eb turrur mua, un\u00eb jam fajtor p\u00ebr gjithshka, pa\u00e7ka se p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet parimore q\u00eb kam zgjidhur, gjithmon\u00eb kam marr\u00eb p\u00eblqimin e Enver Hoxh\u00ebs dhe t\u00eb Ko\u00e7i Xoxes. Mos vall\u00eb ata nuk jan\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb tilla?\u201d. Vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas k\u00ebtij ankimi tek \u201ci madhi\u201d Nako nuk ishte m\u00eb. U tha se vrau veten n\u00eb zyr\u00eb me pistolet\u00ebn e tij. Q\u00ebllon q\u00eb edhe ankesat nuk \u00e7ojn\u00eb asgj\u00ebkundi.<\/p>\n<p><strong>Radha e Ko\u00e7i Xoxes<\/strong><\/p>\n<p>Nako Spiru b\u00ebnte me faj p\u00ebr gjendjen e tij Ko\u00e7i Xoxen, njeriun e Sigurimit. Fati e desh q\u00eb edhe ky i fundit t\u00eb trokiste me p\u00ebrul\u00ebsi n\u00eb dyert e ambasad\u00ebs s\u00eb Bashkimit Sovjetik. Mesazhi ishte i qart\u00eb: m\u00eb shp\u00ebtoni jet\u00ebn! Kam qen\u00eb besniku juaj.<\/p>\n<p>Biseda mes \u00c7uvahinit dhe Ko\u00e7i Xoxes \u00ebsht\u00eb zhvilluar m\u00eb 5 n\u00ebntor 1948, pak koh\u00eb para arrestimit t\u00eb tij q\u00eb do ta \u00e7onte para tog\u00ebs s\u00eb pushkatimit. Letra, e klasifikuar \u201csekret\u201d, ka mb\u00ebrritur n\u00eb dor\u00ebn e Moltovit, asokohe nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Stalinit. Ko\u00e7i \u00ebsht\u00eb mbrojtur, ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb autokritik\u00eb, \u00ebsht\u00eb treguar i gatsh\u00ebm t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb gjitha gabimet, vet\u00ebm e vet\u00ebm\u2026 \u201cMe kaq biseda u mbyll. Ko\u00e7i Xoxe u largua nga nd\u00ebrtesa e misionit sovjetik me nj\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore t\u00eb r\u00ebnduar. N\u00eb bised\u00eb ishte i pranish\u00ebm edhe shoku M.F. Gllaskov\u201d, e mbyll raportin e tij \u00c7uvahin. Fati i Ko\u00e7i Xoxes ishte vendosur. Ai u pushkatua disa muaj pas k\u00ebtij takimi t\u00eb pafrytsh\u00ebm, m\u00eb 11 qershor 1946.<\/p>\n<p>Historit\u00eb e trokitjeve t\u00eb politikan\u00ebve n\u00eb pushtet apo n\u00eb opozit\u00eb nd\u00ebr dyert e ambasadave t\u00eb huaja, kryesisht n\u00eb port\u00ebn e madhe t\u00eb asaj amerikane mund t\u00eb vazhdojn\u00eb pa fund. Mund t\u00eb vazhdojm\u00eb me \u201cWikipedia\u201d-n dhe ato \u00e7ka ajo na m\u00ebsoi, me spiunimet e vogla e t\u00eb m\u00ebdha, me hat\u00ebrmbetjet e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Puna \u00ebsht\u00eb se sipas mendimit ton\u00eb modest, klasa politike shqiptare ende fshihet pas konceptit ne jemi nj\u00eb vend i vog\u00ebl, e pik\u00ebrisht andaj kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb aleat t\u00eb madh. Ka gjas\u00eb t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, porse n\u00ebse kjo rezulton t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ombrell\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur apo p\u00ebr t\u00eb synuar pushtetin do t\u2019i b\u00ebj\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb po aq t\u00eb ngjash\u00ebm e mbase edhe ca m\u00eb posht\u00eb Iljaz beut q\u00eb pinte liker p\u00ebr t\u00eb mbytur hidh\u00ebrimin e tij. N\u00ebse politikan\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb ken\u00eb dinjitetin e duhur duke mbrojtur me ndershm\u00ebri pik\u00ebpamjet e tyre, at\u00ebher\u00eb edhe ambasador\u00ebt e huaj n\u00eb Tiran\u00eb nuk do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb gar\u00eb me ask\u00ebnd prej bukurosheve tona televizive. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet normal apo jo? K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe vet\u00eb ambasador\u00ebt nd\u00ebr trajnimet e shumta frytdh\u00ebn\u00ebse q\u00eb b\u00ebjn\u00eb anek\u00ebnd vendit.<\/p>\n<p><em>Shqip<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos Baxhaku, 27 qershor 2012 Marisa Lino, ish-ambasadoresh\u00eb e SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb edhe p\u00ebrgjat\u00eb \u201cvitit t\u00eb mbrapsht\u00eb\u201d 1997, gjat\u00eb nj\u00eb konference n\u00eb Uashington, e tha shkoqur e qart\u00eb: Nuk jan\u00eb t\u00eb huajt q\u00eb i zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet e shqiptar\u00ebve, duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00eb ata q\u00eb duhet t\u2019i zgjidhin ato! Pak a shum\u00eb, k\u00ebshtu ishte mesazhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11905","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Servilizmi politik e historik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Servilizmi politik e historik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Fatos Baxhaku, 27 qershor 2012 Marisa Lino, ish-ambasadoresh\u00eb e SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb edhe p\u00ebrgjat\u00eb \u201cvitit t\u00eb mbrapsht\u00eb\u201d 1997, gjat\u00eb nj\u00eb konference n\u00eb Uashington, e tha shkoqur e qart\u00eb: Nuk jan\u00eb t\u00eb huajt q\u00eb i zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet e shqiptar\u00ebve, duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00eb ata q\u00eb duhet t\u2019i zgjidhin ato! Pak a shum\u00eb, k\u00ebshtu ishte mesazhi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-06-28T06:38:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_hoxha.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Servilizmi politik e historik\",\"datePublished\":\"2012-06-28T06:38:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/\"},\"wordCount\":1902,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_hoxha.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/\",\"name\":\"Servilizmi politik e historik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_hoxha.jpg\",\"datePublished\":\"2012-06-28T06:38:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_hoxha.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_hoxha.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/servilizmi-politik-e-historik\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Servilizmi politik e historik\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Servilizmi politik e historik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Servilizmi politik e historik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Fatos Baxhaku, 27 qershor 2012 Marisa Lino, ish-ambasadoresh\u00eb e SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb edhe p\u00ebrgjat\u00eb \u201cvitit t\u00eb mbrapsht\u00eb\u201d 1997, gjat\u00eb nj\u00eb konference n\u00eb Uashington, e tha shkoqur e qart\u00eb: Nuk jan\u00eb t\u00eb huajt q\u00eb i zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet e shqiptar\u00ebve, duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00eb ata q\u00eb duhet t\u2019i zgjidhin ato! Pak a shum\u00eb, k\u00ebshtu ishte mesazhi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-06-28T06:38:08+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_hoxha.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Servilizmi politik e historik","datePublished":"2012-06-28T06:38:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/"},"wordCount":1902,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_hoxha.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/","name":"Servilizmi politik e historik - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_hoxha.jpg","datePublished":"2012-06-28T06:38:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_hoxha.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_hoxha.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/servilizmi-politik-e-historik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Servilizmi politik e historik"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11905"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11905\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}