{"id":11895,"date":"2012-06-22T04:51:19","date_gmt":"2012-06-22T03:51:19","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3365"},"modified":"2012-06-22T04:51:19","modified_gmt":"2012-06-22T03:51:19","slug":"klasiket-e-mendimit-te-lire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/","title":{"rendered":"Klasik\u00ebt e mendimit t\u00eb lir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arjan Th. Kall\u00e7o\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Arjan Th. Kall\u00e7o<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Kurajoja e Prometeut (Njer\u00ebzimi) dhe mostoleranca e Zeusit (Politika)<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb bota e mb\u00ebrthyer nga kriza globale ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb se kurr\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb dhe t\u00eb gjykoj\u00eb mbi mendimet, pra m\u00eb shum\u00eb filozofi. Mesa duket vet\u00eb bota e konsumoi jet\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dimensionet e saj dhe po k\u00ebrkon nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re, nj\u00eb rend t\u00eb ri bot\u00ebror. T\u00eb par\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb pyeten dhe japin mendime natyrisht do t\u00eb jen\u00eb filozof\u00ebt, pasi jan\u00eb m\u00eb utopist\u00eb n\u00eb lidhje me rendin shoq\u00ebror, p\u00ebrvoja e madhe shekullore \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e mir\u00eb. M\u00eb pas u takon ekonomist\u00ebve t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb nj\u00eb lloj drejt\u00ebsie ekonomike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por pa harruar aft\u00ebsit\u00eb dhe m\u00eb pas vazhdim\u00ebsia q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime, pasi ndjekin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autonome rrug\u00ebn e vet, kultura.<\/p>\n<p>Kriza po tregon se politikisht nuk mund t\u00eb zgjidhen problemet e thella q\u00eb po e mbytin bot\u00ebn, por ekonomikisht po, dhe n\u00ebse ia v\u00eb veshin Nobelistit amerikan, Krugman, edhe brenda dy muajsh, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb zgjidhje ekonomike, prodhimin dhe hedhjen n\u00eb treg t\u00eb sasive pafund t\u00eb kartmonedhave, pavar\u00ebsisht inflacionit q\u00eb mund t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb kufijt\u00eb e lejuara. Por kjo ka edhe nj\u00eb rezultat tjet\u00ebr q\u00eb e shp\u00ebton edhe Europ\u00ebn nga d\u00ebshtimi me euron. Cila \u00ebsht\u00eb rruga? Si gjithmon\u00eb na vjen n\u00eb ndihm\u00eb Eskili dhe tragjedia Prometeu i lidhur dhe historia e tij sesi ia rr\u00ebmbeu zjarrin Zeusit. Pra analogjia \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr dometh\u00ebn\u00ebse: rr\u00ebmbejani zgjidhjen politik\u00ebs, pushtetin, dhe ia jepni njer\u00ebzimit q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb me dinjitet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb fare e leht\u00eb, n\u00ebse Zeusi, politika, pranon q\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb me Prometeun, njer\u00ebzimin, momentet e v\u00ebshtira q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb paqtim m\u00eb von\u00eb. Nuk ka leksion m\u00eb t\u00eb bukur se ky.<\/p>\n<p>Origjinal! Eskili dhe Prometeu, dy protagonist\u00ebt e duhur p\u00ebr ta zgjidhur kriz\u00ebn. Sot pat\u00ebm rastin dhe fatin e mir\u00eb t\u00eb kishim miq dy nga filozof\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, prof\u00ebsor\u00eb dhe akademik\u00eb, Gjergj Sinani dhe Artan Fuga, t\u00eb cil\u00ebt duke iu kthyer s\u00eb shkuar\u00ebs, lektoruan mbi disa mendime lidhur me filozofin\u00eb dhe mesazhet e saj. Shqip\u00ebria nuk ka n\u00eb tradit\u00ebn e vet filozofi mbi t\u00eb mir\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga konkluzionet q\u00eb doli nga seminari. E th\u00ebn\u00eb me pak fjal\u00eb dhe shqip, do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb tradit\u00ebn ton\u00eb apo dhe n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb kurr\u00eb nuk kemi ditur ta krijojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Dhe d\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kalvari yn\u00eb 22 vje\u00e7ar dhe mbrapsht\u00ebsia politike shqiptare. K\u00ebto jan\u00eb disa mendime q\u00eb lindin n\u00ebse lexon nga kolana e gazet\u00ebs Corriere della sera, lidhur me filozofin\u00eb dhe mendimin e lir\u00eb klasik, t\u00eb cil\u00ebn ju ftoj ta lexoni.<\/p>\n<p>Kjo ishte zgjedhja ime. Me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb tragjedis\u00eb, Prometeu i lidhur vendosi, i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe autonomy, ta sfidonte Zeusin, s\u00eb pari duke ia rr\u00ebmbyer zjarrin q\u00eb tua dhuronte njer\u00ebzve, m\u00eb pas refuzoi t\u2019ia zbulonte sovranit t\u00eb Olimpit, nj\u00eb informacion mbi t\u00eb ardhmen e tij : Un\u00eb nuk do t\u2019ia them kujt kush duhet ta p\u00ebrmbys\u00eb Zeusin nga pushteti. Ai zbulim do t\u2019ia sillte Prometeut lirin\u00eb nga vuajtjet n\u00eb t\u00eb cilat e kishte detyruar Zeusi: i lidhur me zinxhirr pas nj\u00eb shk\u00ebmbi n\u00eb fund t\u00eb bot\u00ebs, me nj\u00eb shqiponj\u00eb q\u00eb i vinte \u00e7do dit\u00eb, e p\u00ebrpikt\u00eb, tek ia shqyente mishin q\u00eb t\u2019ia p\u00ebrpinte m\u00ebl\u00e7in\u00eb. Un\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrulem, thot\u00eb Prometeu, duke ripohuar vazhdimisht dinjitetin e tij t\u00eb patundsh\u00ebm. Un\u00eb e dija k\u00ebt\u00eb, gjith\u00e7ka e dija, e p\u00ebrs\u00ebriste ai, emri i t\u00eb cilit kishte kuptimin e Parashikuesit. E k\u00ebrkova m\u00ebkatin dhe nuk do ta p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj.<\/p>\n<p>Eskili e nd\u00ebrton Prometeun e lidhur, element t\u00eb nj\u00eb trilogjie, bashk\u00eb me Prometeu mbart\u00ebsi i zjarrit dhe Prometeu i liruar, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cilave humbi, si shprehje e nj\u00eb vullneti t\u00eb lir\u00eb, sesa si nj\u00eb realizim t\u00eb nj\u00eb fakti t\u00eb pakund\u00ebshtuesh\u00ebm dhe arbitrar.<\/p>\n<p>Autori e strukturon tragjedin\u00eb p\u00ebrmes palarizimit simetrik t\u00eb dy personaliteteve t\u00eb kund\u00ebrta : nga nj\u00ebra an\u00eb Zeusi, jotolerant ndaj \u00e7do forme t\u00eb mosmarr\u00ebveshjes, despot q\u00eb dominon p\u00ebrtej \u00e7do ligji dhe nga ana tjet\u00ebr Pometeu, i paaft\u00eb kostitucionalisht q\u00eb t\u00eb pranonte imponimet nga lart dhe gjithmon\u00eb gati t\u2019i sfidonte autoritetet, me \u00e7do lloj \u00e7mimi: nj\u00eb martir q\u00eb i del para fatiti t\u00eb vet me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb, duke refuzuar q\u00eb t\u00eb fliste q\u00eb t\u00eb merrte faljen e diktatorit. Moderniteti i Prometeut q\u00ebndron tek vlera si kampion i t\u00eb n\u00ebshtruarve, aq m\u00eb shum\u00eb heroik, sepse i p\u00ebrkiste fisit hyjnor : \u00ebsht\u00eb nj\u00eb titan, kush\u00ebri i Zeusit dhe i biri i Kronosit. Kontradiktat midis Zeusit dhe Prometeut kan\u00eb ende sot forc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dramaturgjike, sepse p\u00ebrfaq\u00ebson kontrastin e p\u00ebrjetsh\u00ebm midis vullnetit t\u00eb dominimit t\u00eb pushtetit dhe vendosm\u00ebria e individit q\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb dinjitetin e vet.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb kultura popullore ka marr\u00eb shpesh nga miti i prometeut q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb lloj tipi heroizmi ikonoklast dhe nj\u00eb lloj aspirate t\u00eb njer\u00ebzimit q\u00eb t\u2019i kap\u00ebrcejn\u00eb limitet e veta. Artet figurative e kan\u00eb paraqitur Prometeun si n\u00eb aktin e dhurimit t\u00eb zjarrit, ashtu dhe n\u00eb p\u00ebsimin e martirizimit q\u00eb e nd\u00ebshkon gjestin e tij. Edhe muzika, Betoven, List, Faure\u2019 dhe Nono kan\u00eb marr\u00eb nga ky mit me shumic\u00eb. T\u00eb mos flasim p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe Mari Shellin dhe romanin e saj, kur shkenc\u00ebtari q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet zot, duke krijuar nj\u00eb q\u00ebnie t\u00eb p\u00ebrbindshme, ishte Prometeu modern. Eskili nga nj\u00ebra an\u00eb e b\u00ebn personazhin e vet simbol t\u00eb rebelimit ndaj \u00e7do autoriteti, nga ana tjet\u00ebr mjaft t\u00eb shkath\u00ebt, n\u00eb dramaturgji, saq\u00eb e b\u00ebn imazh t\u00eb p\u00ebrmbysur ndaj Zeusit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 dashuris\u00eb Eskili evidenton l\u00ebshimin e Prometeut ndaj njer\u00ebzve t\u00eb pambrojtur dhe t\u00eb heshtur si f\u00ebmij\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishin sy dhe nuk shikonin. Ajo q\u00eb i r\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb zjarrprur\u00ebsit \u00ebsht\u00eb vetmia n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e shtyn vuajtja dhe veprimi n\u00eb tragjedi q\u00eb e e shikon heroin e vet t\u00eb detyruar ndaj pal\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb dhe q\u00eb konsiston t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb ecejaket e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb cil\u00ebve Prometeu mund t\u2019u shfaq\u00eb vuajtjen dhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e vet : q\u00eb t\u00eb mund t\u2019u tregoj\u00eb p\u00ebr veten. Sedra e Prometeut rrezikshm\u00ebrisht shum\u00eb af\u00ebr hybris-it s\u00eb cil\u00ebs tragjedia greke i rezervon gjithmon\u00eb nj\u00eb nd\u00ebshkim shembullor, do t\u00eb b\u00ebhet difekti fatal dhe stratagjema dramaturgjike q\u00eb do t\u2019i lejoj\u00eb Eskilit t\u00eb ofroj\u00eb tek Prometeu i \u00e7liruar nj\u00eb rrug\u00eb dalje ndaj nj\u00eb lidhje reciproke me zinxhirr\u00eb t\u00eb Prometeut dhe Zeusit.<\/p>\n<p>Rrept\u00ebsia e t\u00eb dy personazheve do t\u00eb zbutet q\u00eb t\u2019u lejoj\u00eb t\u00eb dyve nj\u00eb pajtim, sipas rrug\u00ebs s\u00eb shpallur nga vet\u00eb prometeu i lidhur, aty ku duke folur p\u00ebr Zeusin, thot\u00eb : Do t\u00eb vij\u00eb plot ankth tek ankthi im, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb lidhet me mua miq\u00ebsisht. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspirat\u00eb reciproke, tek vuajtja q\u00eb shkakton tek t\u00eb dy q\u00eb t\u00eb gjenden n\u00eb fronte t\u00eb kund\u00ebrta, q\u00ebndron n\u00eb fakt nj\u00eb komponent tjet\u00ebr i tragjedis\u00eb: nga nj\u00ebra an\u00eb Zeusi i mashtruar nga aleati i tij i ligjsh\u00ebm, si dhe an\u00ebtar i t\u00eb nj\u00ebjtit fis; nga ana tjet\u00ebr Prometeu q\u00eb tradh\u00ebtohet nga Zeusi n\u00eb ndjenj\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe prandaj ia hoqi fuqin\u00eb q\u00eb t\u00eb na e dhuronte ne njer\u00ebzve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arjan Th. Kall\u00e7o Kurajoja e Prometeut (Njer\u00ebzimi) dhe mostoleranca e Zeusit (Politika) Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb bota e mb\u00ebrthyer nga kriza globale ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb se kurr\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb dhe t\u00eb gjykoj\u00eb mbi mendimet, pra m\u00eb shum\u00eb filozofi. Mesa duket vet\u00eb bota e konsumoi jet\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dimensionet e saj dhe po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11895","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-letersi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Klasik\u00ebt e mendimit t\u00eb lir\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Klasik\u00ebt e mendimit t\u00eb lir\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arjan Th. Kall\u00e7o Kurajoja e Prometeut (Njer\u00ebzimi) dhe mostoleranca e Zeusit (Politika) Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb bota e mb\u00ebrthyer nga kriza globale ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb se kurr\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb dhe t\u00eb gjykoj\u00eb mbi mendimet, pra m\u00eb shum\u00eb filozofi. Mesa duket vet\u00eb bota e konsumoi jet\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dimensionet e saj dhe po [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-06-22T03:51:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Klasik\u00ebt e mendimit t\u00eb lir\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-06-22T03:51:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/\"},\"wordCount\":1326,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/\",\"name\":\"Klasik\u00ebt e mendimit t\u00eb lir\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"datePublished\":\"2012-06-22T03:51:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/klasiket-e-mendimit-te-lire\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Klasik\u00ebt e mendimit t\u00eb lir\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Klasik\u00ebt e mendimit t\u00eb lir\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Klasik\u00ebt e mendimit t\u00eb lir\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arjan Th. Kall\u00e7o Kurajoja e Prometeut (Njer\u00ebzimi) dhe mostoleranca e Zeusit (Politika) Sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb bota e mb\u00ebrthyer nga kriza globale ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb se kurr\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb dhe t\u00eb gjykoj\u00eb mbi mendimet, pra m\u00eb shum\u00eb filozofi. Mesa duket vet\u00eb bota e konsumoi jet\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dimensionet e saj dhe po [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-06-22T03:51:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Klasik\u00ebt e mendimit t\u00eb lir\u00eb","datePublished":"2012-06-22T03:51:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/"},"wordCount":1326,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/","name":"Klasik\u00ebt e mendimit t\u00eb lir\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","datePublished":"2012-06-22T03:51:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/klasiket-e-mendimit-te-lire\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Klasik\u00ebt e mendimit t\u00eb lir\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11895","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11895"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11895\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11895"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}