{"id":11889,"date":"2012-06-14T08:44:30","date_gmt":"2012-06-14T07:44:30","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3292"},"modified":"2012-06-14T08:44:30","modified_gmt":"2012-06-14T07:44:30","slug":"sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/","title":{"rendered":"SIKUR TA KISHIM D\u00cbGJUAR FAIK KONIC\u00cbN"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Thanas L. Gjika\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/thanas_gjika.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Prof. As. Dr. Thanas L. Gjika<\/strong><\/p>\n<p><em>(Me rastin e 115-vjetorit t\u00eb pag\u00ebzimit t\u00eb Faik Konic\u00ebs<\/em>)<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar dhe as \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si duhet akti i pag\u00ebzimit t\u00eb djaloshit Faik bej Konica, i cili u konvertua n\u00eb besimin e krishter\u00eb katolik me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1895, kur ai sapo kishte mbaruar studimet e larta n\u00eb Dizhon (Dijon) t\u00eb Franc\u00ebs p\u00ebr Gjuh\u00ebsi Romane dhe Filozofi.<\/p>\n<p>Ky djalosh mori m\u00ebsimet e para n\u00eb sarajet at\u00ebrore n\u00eb Konic\u00eb, ku u njoh me qytet\u00ebrimin persian e arab gjat\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb arabishtes, persishtes dhe turqishtes prej nj\u00eb hoxhe t\u00eb shkolluar, kurse italishten nisi ta m\u00ebsonte prej nj\u00eb m\u00ebsuesi privat. Duke par\u00eb zgjuarsin\u00eb e tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, prind\u00ebrve t\u00eb tij iu sugjerua ta d\u00ebrgonin p\u00ebr studime n\u00eb Kolegjin Saverian t\u00eb Jezuit\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr, ku ai shkoi e jetoi dy vjet. Ky d\u00ebrgim p\u00ebr vijimin e studimeve n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb katolike jezuite tregon, nga nj\u00ebra an\u00eb, toleranc\u00ebn fetare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb Faikut dhe, nga ana tjet\u00ebr, se m\u00ebsuesi i tij privat duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb katolik (jezuit), shqiptar ose i huaj. Si tregon lista e botuar e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj shkolle me rastin e 50-vjetorit t\u00eb saj, Faiku studioi aty n\u00eb vitet 1884 dhe 1885, kur ishte 9 e 10-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>N\u00eb Shkod\u00ebr, kryeqendr\u00ebn e katolicizmit shqiptar, Faiku m\u00ebsoi m\u00eb mir\u00eb italishten dhe u njoh m\u00eb nga af\u00ebr me idet\u00eb e qytet\u00ebrimit europiano-per\u00ebndimor. P\u00ebrvet\u00ebsimit dhe p\u00ebrhapjes s\u00eb k\u00ebtyre ideve nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, si\u00e7 dihet, ai u kushtoi gjith\u00eb jet\u00ebn. Mbas dy vjet\u00ebsh ai la Shkodr\u00ebn dhe shkoi p\u00ebr t\u00eb vijuar studimet n\u00eb shkoll\u00ebn katolike franceze t\u00eb Gallatasarait n\u00eb Stamboll, t\u00eb cil\u00ebn e kreu m\u00eb 1890-n, kur ishte 15 vje\u00e7. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb ai u njoh me djaloshin tiranas Murat bej Toptanin, me t\u00eb cilin e lidh\u00ebn bindjet atdhetare. Studimet e plota universitare Faiku i kreu n\u00eb Dizhon t\u00eb Franc\u00ebs n\u00eb vitet 1890-\u201895 dhe ato pasuniversitare n\u00eb Paris n\u00eb vitet 1895-\u201897, m\u00eb tej ai studioi edhe n\u00eb Universitetin Harvard t\u00eb Bostonit n\u00eb vitet 1909-1912, vitet e para t\u00eb emigrimit t\u00eb tij n\u00eb SHBA. Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs shkollore Faik Konica doli me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr zgjuarsin\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Faik Konica\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/faik_konica.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/><\/p>\n<p>Zgjuarsia e tij e ve\u00e7ant\u00eb u shfaq n\u00eb rezultatet e larta shkollore, n\u00eb shkrimet e tij publicistike, letrare e shkencore dhe n\u00eb rastin e konvertimit t\u00eb tij nga mysliman n\u00eb i krishter\u00eb me vullnetin e tij t\u00eb lir\u00eb. Nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb nuk e kishte menduar asnj\u00eb shqiptar tjet\u00ebr para tij. Pag\u00ebzimin e Faik Konic\u00ebs me emrin Domenik e d\u00ebshmojn\u00eb edhe disa letra t\u00eb viteve 1895-\u201897 d\u00ebrguar shqiptar\u00ebve t\u00eb Bukureshtit, ku ai ka firmosur me emrin e ri Faik Domenik Konica. K\u00ebto letra ruhen edhe sot n\u00eb dosjen e tij n\u00eb Arkivin Qendror t\u00eb Shtetit shqiptar. Pas vitit 1895, ai nuk e mohoi kurr\u00eb faktin se ishte konvertuar n\u00eb i krishter\u00eb, edhe pse emrin Domenik nuk e p\u00ebrdori gjat\u00eb n\u00eb shkrimet e tij.<\/p>\n<p>Shtysat kryesore q\u00eb e nxit\u00ebn k\u00ebt\u00eb djalosh, pinjoll t\u00eb nj\u00eb familjeje t\u00eb shquar myslimane, t\u00eb pag\u00ebzohej si i krishter\u00eb, mendojm\u00eb se duhen k\u00ebrkuar n\u00eb formimin e tij kulturor e shkencor n\u00eb shkolla katolike, si dhe n\u00eb p\u00ebrkushtimin atdhetar, n\u00eb toleranc\u00ebn fetare dhe n\u00eb intuit\u00ebn e tij. Duket se Faiku e shihte zgjedh\u00ebn osmane si nj\u00eb tjet\u00ebrsim t\u00eb karakterit europian t\u00eb popullit shqiptar, prandaj ai mendonte se p\u00ebr t\u00eb arritur \u00e7lirimin komb\u00ebtar duhej kryer s\u00eb pari afrimi shpirt\u00ebror me Europ\u00ebn e krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera ai sugjeronte nj\u00eb evoluim t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb fetare, shk\u00ebputje prej mend\u00ebsis\u00eb myslimane p\u00ebrmes konvertimit n\u00eb fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve, n\u00eb fen\u00eb e krishter\u00eb, n\u00eb fen\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb shqiptar\u00ebve me kontinentin m\u00ebm\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb para pushtimit osman. Pra, sipas tij, shteti i pavarur shqiptar duhej t\u00eb ishte i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr nga p\u00ebrkat\u00ebsia fetare me shtetin e Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeut. T\u00ebrthorazi kuptohet se ai e lidhte procesin e \u00e7lirimit komb\u00ebtar nga zgjedha osmane edhe me nj\u00eb proces katarsi t\u00eb pjes\u00ebs myslimane t\u00eb popullit ton\u00eb, e cila duhej t\u00eb pendohej p\u00ebr braktisjen q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb fes\u00eb s\u00eb t\u00eb par\u00ebve n\u00ebn trysnin\u00eb e rrethanave gjat\u00eb pushtuesit osman.<\/p>\n<p>N\u00eb rikrishterizimin e shqiptar\u00ebve mysliman\u00eb ky rilind\u00ebs shihte nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr forcimin e unitetit komb\u00ebtar t\u00eb kombit ton\u00eb. Ndasia fetare e popullit shqiptar n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb e mysliman\u00eb, e krijuar gjat\u00eb pushtimit osman, sipas tij, nuk i sh\u00ebrbente unitetit, por p\u00ebr\u00e7arjes komb\u00ebtare, pra vonimit t\u00eb proceseve \u00e7lirimtare. K\u00ebt\u00eb mendim e ka shprehur dhe atdhetari Mustafa Merlika disa dekada m\u00eb von\u00eb. Ve\u00e7se duhet t\u00eb pohojm\u00eb se ky mendim i Faikut dhe pag\u00ebzimi i tij n\u00eb i krishter\u00eb n\u00eb vitin 1895, ndon\u00ebse ishin vizionare, ishin t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht mendimin dhe veprimin e Faikut nuk e vler\u00ebsuan si duhej dhe nuk i dhan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi konsuj t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb shteteve europiane q\u00eb punonin p\u00ebr krijimin e politik\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhmes n\u00eb kryeqendrat e vilajeteve shqiptare t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. P\u00ebr \u00e7udin\u00eb ton\u00eb as atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk i kushtuan v\u00ebmendje. Luigj Gurakuqi tha: katolik\u00ebt shqiptar\u00eb nuk fituan ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe nga pag\u00ebzimi i Faik Konic\u00ebs. Madje as studiuesit e Konic\u00ebs t\u00eb para vitit 1944 e ata t\u00eb mbas vitit 1992 nuk e vler\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb mendim e veprim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsin\u00eb e realizimit t\u00eb k\u00ebtij hapi t\u00eb madh psikologjik t\u00eb popullit shqiptar e tregoi d\u00ebshtimi i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb k\u00ebtij rilind\u00ebsi p\u00ebr ta kthyer pag\u00ebzimin e vet n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb mbar\u00eb intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb mysliman\u00eb.<\/p>\n<p>Pas pag\u00ebzimit, Faiku i propozoi mikut t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb, Murat bej Toptanit, t\u00eb pag\u00ebzohej edhe ai e t\u00eb dy s\u00eb bashku t\u00eb nxisnin miq e shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u2019u pag\u00ebzuar dhe ata. Mir\u00ebpo Murati iu p\u00ebrgjigj se nuk mund ta b\u00ebnte nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb, pasi v\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri, te t\u00eb cil\u00ebt ai ishte dh\u00ebnd\u00ebr, do ta d\u00ebbonin nga sht\u00ebpia. Murati pra i dha t\u00eb kuptonte Faikut se pag\u00ebzimi n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb i shqiptar\u00ebve mysliman\u00eb q\u00eb jetonin brenda Perandoris\u00eb Osmane, ishte nj\u00eb veprim q\u00eb nuk mund t\u00eb kryhej, prandaj ky nuk nguli m\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem\u2026<br \/>\n.<br \/>\nDjaloshi tiranas pati t\u00eb drejt\u00eb, atmosfera shoq\u00ebrore dhe ajo fetare n\u00eb trojet shqiptare t\u00eb perandoris\u00eb nuk mund ta lejonte nj\u00eb kap\u00ebrcim aq t\u00eb madh n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e shqiptar\u00ebve mysliman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin disa breza ose shekuj q\u00eb jetonin si mysliman\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb duhet t\u00eb shtojm\u00eb se karakteri i parakohsh\u00ebm i mendimit t\u00eb Konic\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i pag\u00ebzuar shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar unitetin komb\u00ebtar t\u00eb tyre dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur procesin e europianizimit t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, nuk e d\u00ebmton karakterin vizionar t\u00eb k\u00ebtij mendimi. Karakteri vizionar i k\u00ebtij mendimi shfaqet n\u00eb faktin se ai i parapriu koh\u00ebs dhe hapi nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re, gj\u00eb q\u00eb e tregon ecuria e mend\u00ebsis\u00eb fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve nga viti 1895, viti i pag\u00ebzimit t\u00eb tij, deri m\u00eb sot, kur shohim se koha ka punuar p\u00ebr l\u00ebnien m\u00ebnjan\u00eb t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb myslimane dhe p\u00ebr p\u00ebrqafimin e mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb krishtere ose t\u00eb asaj ateiste.<\/p>\n<p>Po sjellim disa fakte, pa dashur t\u00eb fyejm\u00eb ndjenjat e besimtar\u00ebve t\u00eb mir\u00eb mysliman\u00eb, sepse p\u00ebr ne, besimtar\u00ebt e mir\u00eb, qofshin mysliman\u00eb ose t\u00eb krishter\u00eb, jan\u00eb nj\u00ebsoj t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe at\u00eb bot\u00ebrore. Madje ne mendojm\u00eb se t\u00eb vlefsh\u00ebm jan\u00eb dhe jobesimtar\u00ebt, pra ateist\u00ebt, kur ateizmi i tyre buron nga bindjet e tyre dhe nuk kalon n\u00eb antifetariz\u00ebm:<\/p>\n<p>1. Q\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb pavarur shqiptar, n\u00eb familjet myslimane atdhetare filluan t\u00eb em\u00ebroheshin f\u00ebmij\u00ebt jo me emra t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb mysliman\u00eb si Muhamed, Myftar, Mahmud, Mehmet, Han\u00ebme etj., por me emra malesh a lumenjsh (Tomor, Korab, Drin, Vjosa etj.); me emra lulesh a stin\u00ebsh (Lule, Vera, Manushaqe etj.); me emra kafsh\u00ebsh a shpend\u00ebsh (Luan, Dash, Skifter, P\u00ebllumb, Petrit etj.), si dhe me emra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me Kuranin e besimin mysliman si Drita, Dritan, Drit\u00ebro, Liri etj.<\/p>\n<p>2. Ahmet Zogu, mbas marrjes s\u00eb pushtetit, n\u00eb vitin 1925, aprovoi si kalendar zyrtar t\u00eb shtetit shqiptar kalendarin europian dhe jo at\u00eb mysliman; vendosi heqjen e ferexhes\u00eb dhe hapi vende pune p\u00ebr gra, dha shum\u00eb bursa studimi p\u00ebr t\u00eb rinj e t\u00eb reja n\u00eb vendet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore etj. K\u00ebto masa tregojn\u00eb p\u00ebr synimet e tij proeuropiane dhe jo promyslimane aziatike, synime q\u00eb u b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb dukshme kur ai u martua me nj\u00eb bij\u00eb t\u00eb krishtere hungareze t\u00eb nj\u00eb familjeje kont\u00ebsh dhe jo me ndonj\u00eb bij\u00eb t\u00eb mbret\u00ebrve a sheik\u00ebve t\u00eb pasur t\u00eb bot\u00ebs myslimane.<\/p>\n<p>Kjo martes\u00eb e Mbretit t\u00eb shqiptar\u00ebve me nj\u00eb grua t\u00eb krishtere europiane nuk erdhi nga shkollimi i tij n\u00eb shkolla katolike dhe as duhet kuptuar si p\u00ebrbuzje ndaj fes\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij. Martesa e Mbretit Zog tregon se ai e sakrifikoi besimin mysliman p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb ardhm\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb europiane t\u00eb popullit t\u00eb tij. Martesa e Mbretit Zog me kontesh\u00ebn Geraldin\u00eb d\u00ebshmon se p\u00ebr sa i p\u00ebrket kahut q\u00eb duhej t\u2019i jepte shtetit t\u00eb tij drejt Lindjes apo drejt Per\u00ebndimit, kishte mend\u00ebsi prej prij\u00ebsi. Si prij\u00ebs ai kuptoi se interesat e atdheut e t\u00eb popullit k\u00ebrkonin q\u00eb ai t\u00eb kryente nj\u00eb proces t\u00eb kund\u00ebrt me procesin q\u00eb kishin kryer st\u00ebrgjysh\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>Ashtu si shumica e shqiptar\u00ebve, st\u00ebrgjysh\u00ebrit e Ahmet Zogut, t\u00eb detyruar nga rrethanat, kishin sakrifikuar besimin e krishter\u00eb e ishin konvertuar n\u00eb mysliman\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr leht\u00ebsim t\u00eb zgjedh\u00ebs osmane, por dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qen\u00ebsin\u00eb e tyre shqiptare nga presionet asimiluese t\u00eb kish\u00ebs ortodokse serbe e asaj greke. N\u00eb kushtet e reja, Mbreti Zog i dha familjes s\u00eb tij nj\u00eb kah drejt bot\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb. Bijt\u00eb e vet ai i pag\u00ebzoi me emra t\u00eb krishter\u00eb, kurse f\u00ebmij\u00ebt e djemve t\u00eb tij mendojn\u00eb e jetojn\u00eb sot si t\u00eb krishter\u00eb. Ky kah q\u00eb po i jepte Mbreti yn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt Europ\u00ebs s\u00eb krishtere, po t\u00eb mos kishte ndodhur Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, do t\u00eb kishte ndikuar p\u00ebr nj\u00eb largim t\u00eb ngadalsh\u00ebm e pa dhun\u00eb t\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb nga myslimanizmi.<\/p>\n<p>3. Gjat\u00eb regjimit komunist, propaganda antifetare dhe procesi i dhunsh\u00ebm i luft\u00ebs kund\u00ebr besimeve fetare, ndikoi p\u00ebr dob\u00ebsimin e besimit fetar te shqiptar\u00ebt, por ky proces solli d\u00ebme m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha te besimtar\u00ebt mysliman\u00eb, pasi besimi i tyre ishte nj\u00eb besim m\u00eb i ri e me rr\u00ebnj\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta. Populli shqiptar n\u00eb trojet e veta kishte gati nj\u00ebzet shekuj q\u00eb kishte p\u00ebrqafuar fen\u00eb e krishter\u00eb prej misionar\u00ebsh t\u00eb m\u00ebdhenj si: Sh\u00ebn Pali, Sh\u00ebn Timoteu, Sh\u00ebn Asti, Sh\u00ebn Kostandini i Madh, Sh\u00ebn Jeronimi etj.<\/p>\n<p>Nga radh\u00ebt e besimtar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb kishin dal\u00eb gjat\u00eb shekujve shum\u00eb bij t\u00eb shquar, klerik\u00eb ose jo, si dhe shkrimtar\u00eb e martir\u00eb q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr ruajtjen e l\u00ebvrimin e gjuh\u00ebs shqipe dhe p\u00ebr lirin\u00eb e atdheut. Kurse pjesa myslimane e popullit shqiptar kishte vet\u00ebm dy a tre shekuj q\u00eb ishte konvertuar dhe k\u00ebt\u00eb konvertim shumica e tij e kishte b\u00ebr\u00eb nga halli. Prej pjes\u00ebs myslimane t\u00eb popullit shqiptar, edhe pse p\u00ebrb\u00ebnte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe numerike t\u00eb popullit, bijt\u00eb e shquar dhe martir\u00ebt e gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb liris\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb. Edhe procesi i dhunsh\u00ebm p\u00ebr emancipimin e gruas shqiptare, ndalimi i martesave me m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb grua, nxjerrja e grave patjet\u00ebr n\u00eb pun\u00eb etj., ndikuan p\u00ebr dob\u00ebsimin e mend\u00ebsis\u00eb myslimane, e cila e trajton femr\u00ebn vet\u00ebm si qenie sht\u00ebpiake dhe jo shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>4. Pas viteve 1991-\u201892, shk\u00ebrmoqja e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kthesa e madhe q\u00eb duhej marr\u00eb, k\u00ebrkonte nj\u00eb proces katarsisi. Ish-udh\u00ebheqja e Partis\u00eb Komuniste shqiptare, e cila e kishte udh\u00ebhequr popullin n\u00eb nj\u00eb qorrsokak plot sakrifica e krime t\u00eb panevojshme, mbas d\u00ebshtimit t\u00eb sistemit socialist, duhej t\u2019i k\u00ebrkonte t\u00eb falur popullit p\u00ebr gabimet dhe sidomos p\u00ebr krimet e kryera. Zoti Ramiz Alia, zonja Nexhmije Hoxha e kompani, duke qen\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e urrenin besimin e krishter\u00eb, urrenin edhe thelbin e tij, pendes\u00ebn dhe ndjes\u00ebn, pra k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb falurit, q\u00eb ndihmon p\u00ebr t\u2019u korrigjuar e shkuar p\u00ebrpara. P\u00ebr m\u00eb keq akoma, klani Hoxha e Alia punuan q\u00eb njer\u00ebzit e tyre t\u00eb filtroheshin n\u00eb udh\u00ebheqjet e partive t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb vijuar krimin e mbajtjes s\u00eb pushtetit, si dhe pasurimin e tyre n\u00eb kushtet e reja t\u00eb pluralizmit.<\/p>\n<p>Madje edhe sot, pas 20 vjet\u00ebsh, ata nuk i k\u00ebrkojn\u00eb falje popullit p\u00ebr krimet e b\u00ebra, por justifikohen duke th\u00ebn\u00eb: ashtu ishte sistemi shoq\u00ebror. Sundimi i tyre gjakatar dhe kjo k\u00ebmb\u00ebngulje p\u00ebr t\u00eb justifikuar krimet e tyre, tregon se ata nuk kishin pasur kurr\u00eb ndjesi prej prij\u00ebsi t\u00eb popullit. E kush nuk e di se me t\u00eb tjer\u00eb njer\u00ebz, si: Zai Fundo, Zef Mala, Nako Spiru, Sejfulla Mal\u00ebshova, Drita Kosturi, Selfixhe Broja, Ymer Dishnica etj., q\u00eb ata i m\u00ebnjanuan, sistemi komunist do t\u00eb ishte zbatuar me toleranc\u00eb, me pasoja jo aq t\u00eb r\u00ebnda dhe s\u00eb fundi d\u00ebshtimi e shk\u00ebrmoqja e tij mund t\u00eb ishte shoq\u00ebruar me nj\u00eb proces pendese dhe me largim t\u00eb sinqert\u00eb nga pushteti.<\/p>\n<p>5. Pas vitit 1992, populli i thjesht\u00eb iu fut rrug\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb shp\u00eblarje shpirt\u00ebrore, filloi nj\u00eb proces i rikthimit te besimi fetar. U rihap\u00ebn kishat, xhamit\u00eb e teqet\u00eb dhe populli filloi t\u2019i frekuentonte ato p\u00ebr t\u00eb treguar se nuk e kishte d\u00ebshiruar mbylljen dhe prishjen e tyre t\u00eb vitit 1967. Filloi nj\u00eb fushat\u00eb pag\u00ebzimesh e ripag\u00ebzimesh. Krahas pag\u00ebzimit t\u00eb ish-besimtar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb e bijve t\u00eb tyre, pati edhe shum\u00eb pag\u00ebzime t\u00eb shqiptar\u00ebve ish-mysliman\u00eb n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, sidomos n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb protestant\u00eb, por asnj\u00eb shqiptar ish i krishter\u00eb nuk u konvertua n\u00eb mysliman.<\/p>\n<p>6. Pas vitit 1992, botimi i veprave t\u00eb Pjet\u00ebr Pep\u00ebs, At Zef P\u00ebllumbit, Lek Pervizit etj., ku p\u00ebrshkruheshin p\u00ebrndjekjet, torturat dhe vuajtjet e klerik\u00ebve, sidomos t\u00eb atyre katolik\u00eb gjat\u00eb regjimit komunist, e forcuan m\u00eb tej respektin dhe dashurin\u00eb ndaj fes\u00eb s\u00eb krishtere.<br \/>\n7. Shkrimtari i talentuar shqiptar, Ismail Kadare, edhe pse ishte ateist p\u00ebr nga bindjet fetare, u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve n\u00eb vitet 1993-\u201894, pik\u00ebrisht q\u00eb nga Franca, prej ku u kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn thirrje gati nj\u00eb qind vjet m\u00eb par\u00eb Faik Konica, q\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve, duke u pag\u00ebzuar si t\u00eb krishter\u00eb katolik\u00eb. K\u00ebsaj thirrjeje n\u00eb kushtet e reja iu p\u00ebrgjigj\u00ebn mjaft intelektual\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e Maqedoni.<br \/>\n8. Intelektuali dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i shquar i popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, dr. Ibrahim Rugova, gjeti nj\u00eb nga nxitjet dhe frym\u00ebzimet kryesore p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs te jeta dhe vepra e priftit katolik Pjet\u00ebr Bogdani dhe n\u00eb b\u00ebmat e mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/p>\n<p>9. Sot, mjaft t\u00eb rinj e t\u00eb reja, q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar a studiuar n\u00eb vendet e krishtera t\u00eb Europ\u00ebs ose Amerik\u00ebs, po pag\u00ebzohen si t\u00eb krishter\u00eb, ndoshta t\u00eb detyruar nga rrethanat konkrete, por ndoshta edhe nga bindjet e reja fetare q\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb aty. Ky fenomen po shtrihet sidomos te f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb lindin n\u00eb ato vende. Mesa duket, prind\u00ebrit d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb k\u00ebto vende t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr nga formimi kulturor e fetar n\u00eb krahasim me f\u00ebmij\u00ebt vendas. Ky proces, me th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ndikon n\u00eb asimilimin e shpejt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb sotme, prandaj prind\u00ebrit, si dhe shteti shqiptar duhet t\u00eb ndihmojn\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e diaspor\u00ebs son\u00eb t\u00eb re ta m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe me t\u00eb folur e me t\u00eb shkruar, t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb historin\u00eb dhe kultur\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>10. Sa m\u00eb shum\u00eb kulturohen shqiptar\u00ebt, sa m\u00eb shum\u00eb shtetet ku ata jetojn\u00eb (Shqip\u00ebria, Kosova e Maqedonia) u afrohen Europ\u00ebs e Amerik\u00ebs; sa m\u00eb shum\u00eb vajzat shqiptare p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb vishen me minifunde e dekolte; sa m\u00eb shum\u00eb ato marrin pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore, kulturore, politike t\u00eb vendit, aq m\u00eb shum\u00eb ato dhe bashk\u00eb me to e gjith\u00eb shoq\u00ebria, i largohet mend\u00ebsis\u00eb myslimane\u2026<\/p>\n<p>Shkurt mund t\u00eb themi se shumica e popullit shqiptar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sundimit osman, e ndikuar prej mend\u00ebsis\u00eb sunduese myslimane dhe presioneve asimiluese t\u00eb kish\u00ebs greke e asaj serbe, u detyrua t\u00eb nd\u00ebrronte besimin nga i krishter\u00eb n\u00eb mysliman. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb u krijua mend\u00ebsia se nuk ishte di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u mburrur t\u00eb qen\u00ebt i krishter\u00eb, por se ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ishe mysliman, t\u00eb ishe i nj\u00eb feje me sunduesin. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb viteve t\u00eb shtetit shqiptar t\u00eb pavarur, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs dhe sidomos sot, kur synimi kryesor mbetet bashkimi me shtetet europiane, ku sundon besimi i krishter\u00eb, dashur pa dashur, shqiptar\u00ebt po jetojn\u00eb procesin e rikthimit te feja e t\u00eb par\u00ebve, pra rikrishterizimin e tyre, at\u00eb proces q\u00eb e hapi 115 vjet m\u00eb par\u00eb djaloshi vizionar, nj\u00ebzetvje\u00e7ari Faik Konica.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb ecurin\u00eb e mend\u00ebsis\u00eb fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb k\u00ebtyre 115 vjet\u00ebve t\u00eb kaluara, mund t\u00eb kuptojm\u00eb kahun e ecjes p\u00ebr 100 vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm. Natyrisht q\u00eb nuk mendojm\u00eb se do t\u00eb shkohet te zhdukja e besimit mysliman midis shqiptar\u00ebve, por te ndryshimi i raportit midis besimit mysliman e atij t\u00eb krishter\u00eb. Shqiptar\u00eb mysliman\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb pasur sado q\u00eb t\u00eb shtohen radh\u00ebt e t\u00eb krishter\u00ebve dhe t\u00eb afetar\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb zakonit, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve dhe interesave t\u00eb ndryshme, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb interesimit dhe investimit t\u00eb vijuesh\u00ebm q\u00eb tregojn\u00eb disa qarqe myslimane bot\u00ebrore, t\u00eb cilat urojm\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb q\u00ebllime t\u00eb k\u00ebqija prapa investimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs duhet th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb shumic\u00ebn e kombit, ndiejn\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb forcohet karakteri komb\u00ebtar i kish\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, sidomos i asaj ortodokse. K\u00ebt\u00eb fakt e tregoi nd\u00ebrhyrja energjike e Uran Butk\u00ebs me shok\u00eb m\u00eb 1992-shin gjat\u00eb ceremonis\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin e peshkopit grek Anastas Janullatos si kryepeshkop t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale Shqiptare.<\/p>\n<p>Duke ditur se pjesa kryesore e kish\u00ebs nuk jan\u00eb muret e godin\u00ebs, por an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn fetare n\u00eb t\u00eb, mendojm\u00eb se po t\u00eb ket\u00eb \u00e7do kish\u00eb ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri shumic\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb atdhetar\u00eb, kjo shumic\u00eb e detyron klerikun e kish\u00ebs dhe kryeklerikun, q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb edhe mesha t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr probleme q\u00eb forcojn\u00eb lidhjet shpirt\u00ebrore t\u00eb kombit ton\u00eb. T\u00eb tilla mesha mund t\u00eb mbahen p\u00ebr viktimat e shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, si dhe p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb vritet sot padrejt\u00ebsisht n\u00eb emigracion etj. Forcimi i karakterit komb\u00ebtar e autoqefal t\u00eb kish\u00ebs son\u00eb ortodokse ka nevoj\u00eb p\u00ebr shtimin e radh\u00ebve t\u00eb besimtar\u00ebve me shqiptar\u00eb atdhetar\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye konvertimi i shqiptar\u00ebve mysliman\u00eb n\u00eb ortodoks\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim ku mund t\u00eb shfaqet e duhet t\u00eb shfaqet atdhetarizmi i tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb e Maqedonin\u00eb Per\u00ebndimore, po t\u00eb arrihet q\u00eb kishat ortodokse t\u00eb mbushen me shumic\u00eb besimtar\u00ebsh shqiptar\u00eb atdhetar\u00eb, k\u00ebta do t\u00eb nxjerrin nga radh\u00ebt e tyre klerik\u00ebt e vet dhe do t\u00eb fillojn\u00eb ta mbajn\u00eb mesh\u00ebn n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Me k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb kishat ortodokse n\u00eb k\u00ebto vende mund t\u00eb rishqiptarizohen dhe t\u00eb kthehen n\u00eb origjin\u00ebn e tyre si ishin para pushtimit serbo-bullgar e atij osman.<br \/>\n.<br \/>\nNd\u00ebr m\u00ebsimet themelore q\u00eb dalin nga ky v\u00ebshtrim i shkurt\u00ebr mbi ecurin\u00eb e besimit fetar t\u00eb shqiptar\u00ebve, mund t\u00eb p\u00ebrmendim disa:<br \/>\n1. Sikur shqiptar\u00ebt ta kishin vler\u00ebsuar e d\u00ebgjuar Faik Konic\u00ebn dhe t\u00eb kishin filluar qoft\u00eb dhe ngadal\u00eb procesin e rikrishterizimit t\u00eb tyre q\u00eb n\u00eb vitet e Rilindjes, ata dhe trojet e tyre do t\u00eb kishin pasur nj\u00eb fat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vitin 1913, vitin e ndarjes s\u00eb kufijve.<br \/>\n2. Ecuria drejt europianizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e drejtuar prej Mbretit Zog do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb e fuqishme dhe m\u00eb rezultative.<\/p>\n<p>3. Diktatura shqiptare do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb tolerante dhe shk\u00ebrmoqja e diktatur\u00ebs do t\u00eb kishte qen\u00eb e shoq\u00ebruar me pendes\u00eb e katarsis, ndoshta si n\u00eb Poloni.<br \/>\n4. Shum\u00eb t\u00eb rinj e t\u00eb reja q\u00eb sot nuk ushqejn\u00eb asnj\u00eb ndjenj\u00eb pozitive p\u00ebr edukat\u00ebn fetare dhe mburren q\u00eb nuk shkojn\u00eb as n\u00eb xhami e as n\u00eb kish\u00eb, do t\u00eb kishin marr\u00eb nj\u00eb edukat\u00eb t\u00eb mir\u00eb fetare dhe do t\u00eb kishin ndihmuar n\u00eb forcimin e karakterit komb\u00ebtar t\u00eb kish\u00ebs shqiptare ortodokse, q\u00eb po merr ngjyra greke dhe t\u00eb xhamis\u00eb shqiptare q\u00eb po merr ngjyra arabe, ngjyra q\u00eb ato nuk i kan\u00eb pasur m\u00eb par\u00eb.<br \/>\n5. Udh\u00ebheq\u00ebsit e tranzicionit nga t\u00eb dyja pal\u00ebt do t\u00eb kishin pasur nj\u00eb edukat\u00eb m\u00eb qytetare dhe nuk do t\u00eb luftonin aq eg\u00ebrsisht midis tyre p\u00ebr pushtet, por do t\u00eb kishin luftuar p\u00ebr demokratizimin e jet\u00ebs, p\u00ebr rritjen e mir\u00ebqenies s\u00eb popullit dhe do t\u00eb ishin ata q\u00eb do ta kishin paraprir\u00eb e shpejtuar procesin e europianizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>6. Intelektual\u00eb t\u00eb shquar si I. Kadare e I. Rugova, nuk do t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm deklarata p\u00ebr rikrishterizimin ton\u00eb, por do t\u00eb ishin pag\u00ebzuar vet\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e tyre.<br \/>\n7. Shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb e jan\u00eb tolerant\u00eb ndaj besimit fetar, po ta kishin d\u00ebgjuar Faik Konic\u00ebn, do ta kishin p\u00ebrqafuar m\u00eb shpejt e m\u00eb masivisht procesin e nd\u00ebrrimit t\u00eb besimit fetar p\u00ebr nj\u00eb ardhm\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb komb\u00ebtare europiane.<\/p>\n<p>8. P\u00ebrqafimi i sinqert\u00eb i krishterimit do ta ndihmonte popullin shqiptar t\u00eb \u00e7lirohej nga disa ndjenja t\u00eb tepruara egoizmi e kapadaill\u00ebku dhe do ta kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb tolerant e m\u00eb dashamir\u00ebs ndaj nj\u00ebri-tjetrit.<br \/>\nSi p\u00ebrfundim mund t\u00eb themi se nd\u00ebrrimi i fes\u00eb nuk i ka armiq\u00ebsuar shqiptar\u00ebt midis tyre dhe nuk i armiq\u00ebson as sot. Armiq\u00ebsin\u00eb fetare nd\u00ebr shqiptar\u00ebt e nxisin vet\u00ebm disa qarqe t\u00eb huaja shoviniste ose fondamentaliste, q\u00eb nuk ia kan\u00eb dashur e nuk ia duan t\u00eb mir\u00ebn kombit ton\u00eb, por p\u00ebrpiqen ta kthejn\u00eb at\u00eb n\u00eb mish p\u00ebr top.<br \/>\n.<br \/>\nSot shqiptar\u00ebt mund t\u00eb marrin nj\u00eb qytetari t\u00eb dyt\u00eb, at\u00eb amerikane, greke, italiane, gjermane, kanadeze etj., sipas vendit ku jetojn\u00eb, por nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare, pasi ky nd\u00ebrrim ka pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eb shpejt a von\u00eb i shpie n\u00eb armiq\u00ebsi me bashk\u00ebkomb\u00ebsit e vet.<br \/>\n.<br \/>\nProf. As. Dr. Thanas, L. Gjika<br \/>\n.<br \/>\nhttp:\/\/fryma.blogspot.it\/2010\/05\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen.html<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. As. Dr. Thanas L. Gjika (Me rastin e 115-vjetorit t\u00eb pag\u00ebzimit t\u00eb Faik Konic\u00ebs) N\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar dhe as \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si duhet akti i pag\u00ebzimit t\u00eb djaloshit Faik bej Konica, i cili u konvertua n\u00eb besimin e krishter\u00eb katolik me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11889","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SIKUR TA KISHIM D\u00cbGJUAR FAIK KONIC\u00cbN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SIKUR TA KISHIM D\u00cbGJUAR FAIK KONIC\u00cbN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prof. As. Dr. Thanas L. Gjika (Me rastin e 115-vjetorit t\u00eb pag\u00ebzimit t\u00eb Faik Konic\u00ebs) N\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar dhe as \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si duhet akti i pag\u00ebzimit t\u00eb djaloshit Faik bej Konica, i cili u konvertua n\u00eb besimin e krishter\u00eb katolik me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-06-14T07:44:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/thanas_gjika.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"SIKUR TA KISHIM D\u00cbGJUAR FAIK KONIC\u00cbN\",\"datePublished\":\"2012-06-14T07:44:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/\"},\"wordCount\":4087,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/thanas_gjika.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/\",\"name\":\"SIKUR TA KISHIM D\u00cbGJUAR FAIK KONIC\u00cbN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/thanas_gjika.jpg\",\"datePublished\":\"2012-06-14T07:44:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/thanas_gjika.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/thanas_gjika.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SIKUR TA KISHIM D\u00cbGJUAR FAIK KONIC\u00cbN\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SIKUR TA KISHIM D\u00cbGJUAR FAIK KONIC\u00cbN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"SIKUR TA KISHIM D\u00cbGJUAR FAIK KONIC\u00cbN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Prof. As. Dr. Thanas L. Gjika (Me rastin e 115-vjetorit t\u00eb pag\u00ebzimit t\u00eb Faik Konic\u00ebs) N\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar dhe as \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si duhet akti i pag\u00ebzimit t\u00eb djaloshit Faik bej Konica, i cili u konvertua n\u00eb besimin e krishter\u00eb katolik me emrin Faik Domenik Konica. Kjo ngjarje ndodhi n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-06-14T07:44:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/thanas_gjika.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"SIKUR TA KISHIM D\u00cbGJUAR FAIK KONIC\u00cbN","datePublished":"2012-06-14T07:44:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/"},"wordCount":4087,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/thanas_gjika.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/","name":"SIKUR TA KISHIM D\u00cbGJUAR FAIK KONIC\u00cbN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/thanas_gjika.jpg","datePublished":"2012-06-14T07:44:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/thanas_gjika.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/thanas_gjika.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sikur-ta-kishim-degjuar-faik-konicen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SIKUR TA KISHIM D\u00cbGJUAR FAIK KONIC\u00cbN"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11889"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11889\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}