{"id":11851,"date":"2012-05-29T06:21:13","date_gmt":"2012-05-29T05:21:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3006"},"modified":"2012-05-29T06:21:13","modified_gmt":"2012-05-29T05:21:13","slug":"huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/","title":{"rendered":"Huazimet dhe bastardimet e kang\u00ebs shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Prof. Robert Prennushi\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/robert_prennushi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\n<strong>Prof. Robert Prennushi<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse aktualisht jehona e Festivalit t\u00eb 50-t\u00eb n\u00eb RTSH, madje edhe kang\u00ebt e tij po ndjehen gjithnji e m\u00eb pak, mund t\u00eb themi me plot goj\u00ebn se asht nji fatmir\u00ebsi q\u00eb \u00e7do fundviti kemi veprimtari t\u00eb tilla, ku kanga e re shqiptare gjen vendin natyrsh\u00ebm dhe na ofrohet jo nga k\u00ebrkesat e tregut, por nga nji seleskionim i p\u00ebrgjegj\u00ebshem profesional. Kjo veprimtari asht edhe nji terapi e nevojshme p\u00ebr ate \u00e7ka po i ndodh shpesh kang\u00ebs shqiptare q\u00eb gjat\u00eb vitit, jo rrall\u00eb, rrugash, lind e braktis\u00eb krijesa deshtake, q\u00eb asht zor t\u00eb njihen se jan\u00eb tonat. Tue i dhan\u00eb gjak t\u00eb ri k\u00ebsaj gjinie, festivalet i japin kang\u00ebs shqiptare edhe vizionin p\u00ebr nji zhvillim t\u00eb matejsh\u00ebm, ose t\u00eb pakten, nji orjentim e reflektim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duen serjozisht t\u00eb merren me k\u00ebte fush\u00eb.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht kjo muzik\u00eb e mir\u00eb asht pak, shum\u00eb pak, n\u00eb realitetin mjeran ku ndodhet nji pjes\u00eb e kang\u00ebs shqiptare (kur gatuhet me miell nga thesi i huej n\u00eb kuzhinat, ku serviret me shliv\u00eb, metaxa o surrogato t\u00eb tjera). Pa dashje na vjen n\u00eb mendje ajo shprehja e njohun, p\u00ebr gjuh\u00ebn, e Buzukut: \u201dpo bdaret e po bastardonet\u201d. Pikrisht termi bastardhohet asht p\u00ebrkufizimi ma i mir\u00eb p\u00ebr ate q\u00eb po ndodh\u00eb me disa kang\u00eb t\u00eb reja t\u00eb vetquejtuna shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebn t\u00eb globalizimit e vllaznimit me kultura t\u00eb hueja, kanga jon\u00eb, ndonjiher\u00eb po shp\u00ebrftyrohet. Dami vepron, n\u00eb fillim, pikrisht atje ku asht ma leht\u00eb, pra n\u00eb muzik\u00ebn e leht\u00eb. Le ta quejm\u00eb si t\u00eb duem, por ajo nuk asht aspak e leht\u00eb, sepse ka pesh\u00eb, asht buka e p\u00ebrdit\u00ebshme q\u00eb krijon ose \u00e7vesh shije, p\u00ebr t\u00eb krijue \u201ct\u00eb reja\u201d. N\u00ebse ky asht rezultati i globalizimit p\u00ebr kang\u00ebn ton\u00eb \u2013 kurr\u00eb mos ardht\u00eb! Por nuk e ka fajin globalizimi. Mbrapa pseodomuzikant\u00ebve t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm qendrojn\u00eb disa \u201cmendimtar\u00eb\u201d q\u00eb mbahen njoh\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha fushave. Japin mendime e konkluzione edhe p\u00ebr muzik\u00ebn, sidomos kur asht fjala p\u00ebr t\u00eb analizue ndikimet n\u00eb muziken ton\u00eb. E me k\u00ebte nuk zbulojn\u00eb Ameriken, mbasi influencat e hueja n\u00eb muzik\u00ebn ton\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme. Nuk mund t\u00eb ndodhte ndryshe nd\u00ebr shekuj.<\/p>\n<p>Popujt kan\u00eb dhan\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb koh\u00eb. Kjo marr\u00ebdhanie vazhdon edhe sot. T\u00eb thuesh pra se muzika jon\u00eb, p\u00ebrfshi dhe kanga shqiptare, nuk ka influenca t\u00eb tjera, asht nji absurditet. Por ashtu, si t\u00eb gjith\u00eb rilindasit, pa p\u00ebrjashtim, punuen p\u00ebr t\u00eb pastrue gjuhen nga barbarizmat, tue krijue neologjizma, nji pro\u00e7es i till\u00eb, madje edhe ma i thell\u00eb, ndodhi edhe me kang\u00ebn e muzik\u00ebn popullore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, mbasi ndikimi oriental e jo vet\u00ebm, sidomos n\u00eb kang\u00ebt e ahengut qytetar, ishte i madh.<\/p>\n<p>Pa prit\u00eb formimin e muzikant\u00ebve profesionist\u00eb, interpretuesit e saj, me vetdijen e re komb\u00ebtare, q\u00eb n\u00eb \u00e7erekun e fundit t\u00eb shek. XIX, tue pas\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ndergjegj\u00ebs s\u00eb tyne muzikore nji n\u00ebnshtres\u00eb t\u00eb pasun, arriten ta pastrojn\u00eb kang\u00ebn, jo vet\u00ebm n\u00eb thelbin e vet melodik, \u2013 tue e shartue me shije e me tema autoktone, \u2013 por edhe n\u00eb frym\u00ebn e saj, tue i dhan\u00eb k\u00ebshtu nji fytyr\u00eb t\u00eb re. Ky pro\u00e7es veproi sidomos me kang\u00ebn qytetare t\u00eb Beratit, Elbasanit e sidomos me ate t\u00eb Shkodr\u00ebs, ku \u201cinvestuen\u201d artist\u00eb amator\u00eb e profesionist\u00eb me rezultate t\u00eb jashtzakonshme.<\/p>\n<p>Karakteri e fryma komb\u00ebtare, nuk p\u00ebrjashtojn\u00eb marr\u00ebdhanien (kujdes: marrjen dhe dhanien) me muziken e popujve fqinj. Le t\u00eb marrim ritmin. Edhe pse n\u00eb muziken ton\u00eb popullore asht shum\u00eb i pranish\u00ebm ritmi per\u00ebndimor 2\/4 e 4\/4 , kemi edhe ritme t\u00eb p\u00ebrbame si 4+5\/8 ; 5+4\/8, 5+7\/8 etj. Shum\u00eb kang\u00eb e melodi kan\u00eb ritem karakteristik 5\/16+7\/16 ose anasjelltas. K\u00ebto t\u00eb fundit, disa studiues i quejn\u00eb origjinal\u00eb dhe, ma von\u00eb, u ban\u00eb edhe ritmi i kang\u00ebve t\u00eb ahengut. (Nji element melodik jo autokton \u201cvendoset\u201d mbi nji shtrat ritmik tonin).<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka ndodh\u00eb edhe me elementin tjet\u00ebr thelb\u00ebsor t\u00eb k\u00ebng\u00ebs, melodin\u00eb. Muzika jon\u00eb asht e bazueme n\u00eb sistemet muzikore t\u00eb grek\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr, pra n\u00eb modet Dorike, Fryge, Lyde, ose n\u00eb rrjedhsat e tyne. Por kjo nuk do t\u00eb thot aspak se muzika jon\u00eb e ka origjin\u00ebn prej tyne, mbasi edhe e gjith\u00eb muzika europiane asht e bazueme n\u00eb sistemin e grek\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr. Po t\u00eb ishte se sistem do me than\u00eb origjin\u00eb, thot\u00eb, jo pa ironi, muzikologu i njohur Gjon Kujxhia, edhe na shqiptar\u00ebt po hyjm\u00eb n\u00eb valle me popuj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Dhe menjiher\u00eb shton se edhe sistemi muzikor i grekve t\u00eb vjet\u00ebr nuk asht origjinal i tyne sepse tonalitetet kryesore t\u00eb tyne Fryge dhe Lydjan, kan\u00eb ardh\u00eb prej Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl. Vet\u00eb Pithagora, themeluesi i sistemit dhe i teoris\u00eb matematike muzikore t\u00eb grek\u00ebve, ka m\u00ebsue prej priftenve egjiptian\u00eb. Pra, gjendemi p\u00ebrher\u00eb n\u00eb vargonin e ndikimeve, e p\u00ebrmbyll\u00eb arsyetimin Gj. Kujxhija.<br \/>\nK\u00ebshtu edhe muzika jon\u00eb e leht\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti kanga shqiptare, nuk ka muejt\u00eb t\u00eb zhvillohej pa k\u00ebte marr\u00ebdhanie. Por shperfytyrimi i saj, si\u00e7 v\u00ebrehet jo rrall\u00eb, asht tjet\u00ebr, asht shprehje e nji pap\u00ebrgjegj\u00ebsie t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb e ban kang\u00ebn shqiptare? Ritmi tradicional popullor apo metrika, perdorimi i pentatonit, ndonji sekond\u00eb e zmadhueme, elementet e polifonis\u00eb apo tingllimet modale? Kanga, si gjini, ka ndertimin e vet, por transmeton edhe frymen e saj, ku interpretimi, orkestracioni, ritmi e harmonia kan\u00eb rolin e tyne t\u00eb madh. Trasmetimi i frym\u00ebs shqiptare asht rezultat i nji m\u00ebnyre t\u00eb menduemit muzikalisht, tue asimilue e dasht\u00eb trashigimin\u00eb e madhe folklorike e traditen e re t\u00eb shendosh\u00eb.<\/p>\n<p>Kompozitori i par\u00eb profesionist shqiptar, \u00c1t Martin Gjoka (1890-1940), n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb simfonis\u00eb s\u00eb tij \u201cDy lule mbi vorr t\u00eb Skanderbegut\u201d p\u00ebrdori pa frik\u00eb, n\u00eb temen hyr\u00ebse, intonacione t\u00eb modit t\u00eb par\u00eb kromatik (bizantin) apo t\u00eb hixhazit otoman. E megjith\u00ebk\u00ebte \u00e7do batut\u00eb e k\u00ebsaj vepre, pikon arom\u00eb shqiptare. Pra fryma asht ajo q\u00eb e p\u00ebrcakton karakterin e vepr\u00ebs. Nuk duhet pas\u00eb frik\u00eb nga ndikimet kur nuk bahesh rob i tyne. Dihet q\u00eb terthori bizantin ka hy n\u00eb muziken ton\u00eb para pushtimit osman. Pra asnji frik\u00eb: jemi n\u00eb vargun e marr\u00ebdhenieve, q\u00eb kush i perdor tue mendue shqip, tue e ndie veten shqiptar, i tingllojn\u00eb shqip, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb shpirtin e mendjen e kan\u00eb p\u00ebrtej pejsazhit t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm shqiptar, shkruejn\u00eb e interpretojn\u00eb muzik\u00eb pa frym\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Muzika jon\u00eb, edhe ajo e lehta, si kudo n\u00eb bot\u00eb, e aq ma shum\u00eb tek ne, asht n\u00eb kerkim t\u00eb shprehjeve e teknikave t\u00eb reja, e kjo shpjegon edhe p\u00ebrpjekjen q\u00eb shihet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb origjinale, p\u00ebr t\u2019iu shmang\u00eb stereotipeve. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrpjekje pozitive, q\u00eb u v\u00ebrejtjen edhe n\u00eb disa veprimtari t\u00eb fundit n\u00eb televizion. Por mos t\u00eb vij\u00eb kush e t\u00eb thot\u00eb se edhe ato t\u00eb tjerat \u201cpa mark\u00eb\u201d, jan\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb res\u00eb. Ato jan\u00eb kopje t\u00eb kqija e p\u00ebr to nuk kemi nevoj\u00eb, mbasi ne e duem, e shijojm\u00eb dhe e respektojm\u00eb edhe \u201corigjinalin\u201d, por vet\u00ebm kur na vjen si i till\u00eb.<\/p>\n<p>Ky qendrim rrjedh nga nji vetdije e thell\u00eb komb\u00ebtare, mbasi muzika jon\u00eb asht kaq e pasun me burime t\u00eb pastra, sa nuk kemi pse me ja pas\u00eb lakmi kujt. N\u00eb nji territor relativisht t\u00eb vog\u00ebl, si yni, (historikisht-rezultat i nji ngushtimi shum\u00eb t\u00eb madh), kemi nji larmi t\u00eb jashtzakonshme shprehjesh muzikore popullore, q\u00eb t\u00eb habisin p\u00ebr pasunin\u00eb e ndryshueshmenin\u00eb befasuese. Pak kilometra e ndajn\u00eb monodin\u00eb e veriut me polifonin\u00eb e jugut, po sa kontraste t\u00eb mrekullueshme befasuese kemi! Ka vende n\u00eb bot\u00eb ku, po t\u00eb udh\u00ebtosh me qindra kilometra, ndjen po t\u00eb njejten melodi\u2026<\/p>\n<p>T\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr nevojen e theksimit t\u00eb frym\u00ebs komb\u00ebtare, kompozitor\u00ebt profesionist\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluemes s\u00eb af\u00ebrt, si Zadeja, Daija, Gjoni, Harapi, Mula, Laro, Dizdari, Krajka e mjaft t\u00eb tjer\u00eb, kur krijuen kang\u00eb t\u00eb tipit popullor, g\u00ebrmuen ma thell\u00eb, aty ku gjithshka ishte ma e past\u00ebr, dhe krijuen shembuj-kulme si \u201cMargjelo\u201d, \u201cNat\u00ebn von\u00eb\u201d, Kang\u00eb jeho\u201d, \u201cLule bor\u00eb\u201d, e sa e sa t\u00eb tjera q\u00eb tingllojn\u00eb edhe popullore edhe moderne.<\/p>\n<p>Le t\u00eb marrim dy kang\u00ebt fituese t\u00eb festivaleve t\u00eb fundit n\u00eb RTSH. \u201cK\u00ebnga ime\u201d e Sh. Sara\u00e7it-S. Marsit dhe \u201cSuus\u201d e Fl. Boshnjaku-R. Nishliu. E para frym\u00ebzohet nga burimet e pastra folklorike t\u00eb Jugut dhe krijon nji kang\u00eb te re, moderne, shqiptare. E njejta gja mund t\u00eb thuhet p\u00ebr kang\u00ebn-ballad\u00eb \u201cSuus\u201d q\u00eb mban vul\u00ebn e koh\u00ebs, tue qen\u00eb nji vaj modern i Ajkun\u00ebs, q\u00eb \u201ct\u00eb \u00e7on\u201d menjiher\u00eb tek burimi, n\u00eb bjeshk\u00ebt e Veriut.<\/p>\n<p>Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nji kang\u00eb, ku t\u00eb ndjehet jo vet\u00ebm e reja e modernia, por edhe fryma shqiptare. Kjo nuk do t\u00eb na vorfnoj\u00eb n\u00eb mar\u00ebdhenie me boten, aq ma shum\u00eb me fqinj\u00ebt tan\u00eb. P\u00ebrkundrazi, me kang\u00ebt tona shqiptare, do t\u00eb pasunojm\u00eb me nji ngjyr\u00eb originale mozaikun e madh t\u00eb muzik\u00ebs n\u00eb rajon e Europ\u00eb. E mbasi ra fjala p\u00ebr Europen\u2026<\/p>\n<p>Nuk asht e than\u00eb se kanga ma e mir\u00eb e festivalit duhet t\u00eb jet\u00eb gjithnji edhe kanga q\u00eb do t\u00eb na p\u00ebrfaqsoj\u00eb n\u00eb Eurosong. \u00c7do vend ka m\u00ebnyren e vet t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes p\u00ebr p\u00ebrfaqsim. Dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb origjinal\u00eb dhe befasues n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e tyne. Asht kurjoz fakti q\u00eb Federata Ruse, \u2013 t\u00eb pakten k\u00ebte kan\u00eb trasmetue mediat, \u2013 do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Eurosong nji grup folklorik me disa gra t\u00eb moshuara t\u00eb nji zone t\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p>\u2026Mbas k\u00ebti reflektimi p\u00ebr kang\u00ebn shqiptare vjen e natyrshme d\u00ebshira t\u00eb thuesh me za t\u00eb nalt\u00eb se ka ardh\u00eb koha t\u2019i kthehemi analiz\u00ebs s\u00eb kang\u00ebs shqiptare jo vet\u00ebm nd\u00ebr salonet e tryezat e televizionit. T\u00eb mos \u201clajm\u00eb duert\u201d si Pilati, tue i kushtue nji tryez\u00eb ose faqe gazete. Kanga jon\u00eb do ta kapercej\u00eb pragun e der\u00ebs s\u00eb vet e t\u00eb dal\u00eb n\u00eb bot\u00eb, vet\u00ebm kur do t\u00eb jet\u00eb origjinale, e ve\u00e7ant\u00eb. E k\u00ebte ja jep t\u00eb qenunit shqiptare e bashkohore njikoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebte duhet t\u00eb ndergjegjsohen jo vet\u00ebm krijuesit, por edhe ndigjuesi, populli, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb ma krenar p\u00ebr muzik\u00ebn e vet, p\u00ebr kang\u00ebn shqiptare<\/p>\n<p><em>Marr\u00eb nga gazeta MAPO Online<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Robert Prennushi Edhe pse aktualisht jehona e Festivalit t\u00eb 50-t\u00eb n\u00eb RTSH, madje edhe kang\u00ebt e tij po ndjehen gjithnji e m\u00eb pak, mund t\u00eb themi me plot goj\u00ebn se asht nji fatmir\u00ebsi q\u00eb \u00e7do fundviti kemi veprimtari t\u00eb tilla, ku kanga e re shqiptare gjen vendin natyrsh\u00ebm dhe na ofrohet jo nga k\u00ebrkesat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11851","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Huazimet dhe bastardimet e kang\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Huazimet dhe bastardimet e kang\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prof. Robert Prennushi Edhe pse aktualisht jehona e Festivalit t\u00eb 50-t\u00eb n\u00eb RTSH, madje edhe kang\u00ebt e tij po ndjehen gjithnji e m\u00eb pak, mund t\u00eb themi me plot goj\u00ebn se asht nji fatmir\u00ebsi q\u00eb \u00e7do fundviti kemi veprimtari t\u00eb tilla, ku kanga e re shqiptare gjen vendin natyrsh\u00ebm dhe na ofrohet jo nga k\u00ebrkesat [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-29T05:21:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/robert_prennushi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Huazimet dhe bastardimet e kang\u00ebs shqiptare\",\"datePublished\":\"2012-05-29T05:21:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/\"},\"wordCount\":1787,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/robert_prennushi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/\",\"name\":\"Huazimet dhe bastardimet e kang\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/robert_prennushi.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-29T05:21:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/robert_prennushi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/robert_prennushi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Huazimet dhe bastardimet e kang\u00ebs shqiptare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Huazimet dhe bastardimet e kang\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Huazimet dhe bastardimet e kang\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Prof. Robert Prennushi Edhe pse aktualisht jehona e Festivalit t\u00eb 50-t\u00eb n\u00eb RTSH, madje edhe kang\u00ebt e tij po ndjehen gjithnji e m\u00eb pak, mund t\u00eb themi me plot goj\u00ebn se asht nji fatmir\u00ebsi q\u00eb \u00e7do fundviti kemi veprimtari t\u00eb tilla, ku kanga e re shqiptare gjen vendin natyrsh\u00ebm dhe na ofrohet jo nga k\u00ebrkesat [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-29T05:21:13+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/robert_prennushi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Huazimet dhe bastardimet e kang\u00ebs shqiptare","datePublished":"2012-05-29T05:21:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/"},"wordCount":1787,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/robert_prennushi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/","name":"Huazimet dhe bastardimet e kang\u00ebs shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/robert_prennushi.jpg","datePublished":"2012-05-29T05:21:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/robert_prennushi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/robert_prennushi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/huazimet-dhe-bastardimet-e-kanges-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Huazimet dhe bastardimet e kang\u00ebs shqiptare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11851"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11851\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}