{"id":11847,"date":"2012-05-26T21:50:38","date_gmt":"2012-05-26T20:50:38","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2979"},"modified":"2012-05-26T21:50:38","modified_gmt":"2012-05-26T20:50:38","slug":"sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/","title":{"rendered":"Sali Berisha dhe \u201cL\u00ebkura prej Shangreni\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sali Berisha\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/sali_berisha_djerse.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" \/> <strong>TemA Online<\/strong>, <em>26 Maj 2012 <\/em><\/p>\n<p>Riciklimi politik i tij shtat\u00eb vite m\u00eb par\u00eb b\u00ebri jehon\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hollin diplomatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Madje analist\u00eb tep\u00ebr t\u00eb af\u00ebrt sot me t\u00eb, por q\u00eb dikur ishin armiq t\u00eb betuar, e cil\u00ebsonin perceptimin e t\u00eb huajve si t\u00eb tmerrsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri t\u00eb paprecedent\u00eb. Shprehja m\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb ishte; \u201cE larguat me pushk\u00eb, por e soll\u00ebt me vot\u00eb!\u201d. Dhe e gjith\u00eb kjo dukuri, pa partizan politik, e ardhur prej individ\u00ebve \u201caltruist\u00eb\u201d apo \u201cdelfin\u00eb\u201d q\u00eb u shkon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shtat shprehja \u201ci dashur armik\u201d.<\/p>\n<p>Prej vitit 2005 Sali Berisha ka mbret\u00ebruar potersh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn politike, ekonomike dhe social-shoq\u00ebrore shqiptare. \u00c7do d\u00ebshir\u00eb e plot\u00ebsuar ashtu sikurse e ka programuar, ideuar dhe realizuar. Dy vitet e para t\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb tij ishin t\u00eb qeta, me nj\u00eb opozit\u00eb n\u00eb riorganizim dhe q\u00eb nuk tentonte seriozisht ta rr\u00ebzonte, duke vler\u00ebsuar t\u00eb suksessh\u00ebm deri diku testin e presidentit \u201cTopi\u201d me votat e blera. Por ndryshimi i Kushtetut\u00ebs solli edhe \u201cArmagedonin\u201d politik shqiptar. Lideri i opozit\u00ebs Edi Rama besonte se pas testit president, miq\u00ebsive q\u00eb kishte dhe fitores s\u00eb zgjedhjeve lokale, kishte fituar dhe besimin e popullit, duke tentuar t\u00eb q\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb Shqip\u00ebri ndryshe.<\/p>\n<p>Ai besonte se Sali Berisha nuk ishte dhe aq i keq. Dhe me t\u00eb drejt\u00eb, sepse nuk ia kishte cenuar kurr\u00eb pushtetin me seriozitet dhe \u201carmiku\u201d i tij e dinte k\u00ebt\u00eb. Kushtetuta u kthye n\u00eb duart e kryeministrit si \u201cL\u00ebkura e Shangrenit\u201d e Honore Balzak. Her\u00eb pas here kujtohej p\u00ebr ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb nga poltroni i zyr\u00ebs dhe e realizonte brenda nat\u00ebs. Por \u00e7do d\u00ebshir\u00eb e tij e \u00e7onte n\u00eb tkurrjen e pushtetit-popull. Dhe \u201cmuaji i mjaltit\u201d do t\u00eb mbaronte aty ku nj\u00eb gj\u00ebmim n\u00eb G\u00ebrdec jo vet\u00ebm vrau 26 vet\u00eb dhe plagosi 300, pa llogaritur d\u00ebmet sociale dhe mendore, por zbuloi zgafellen e korrupsionit familjar t\u00eb vet\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Nga piramida zbrisnin emri i Sali Berish\u00ebs, gruas s\u00eb tij q\u00eb fshihte detajet e r\u00ebnd\u00ebsishme, djalit q\u00eb ishte inspiruesi i fabrik\u00ebs s\u00eb vdekjes, vajz\u00ebs q\u00eb legalizonte firmat q\u00eb ishin d\u00ebnuar me vite t\u00eb mos ricikloheshin (Albademil e Delijorgjit), mikut t\u00eb familjes Fazllic dhe Fahri Balliu dhe deri tek ministrat kukulla q\u00eb i plot\u00ebsonin \u00e7do d\u00ebshir\u00eb. Rama ishte i ri, por kur m\u00ebsoi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pasi i rrahu shpatullat kryeministrit, me duar n\u00eb kok\u00eb besoi se ishte dhe nj\u00eb tragjedi e rast\u00ebsishme. Koha tregoi tjet\u00ebr panoram\u00eb, por tashm\u00eb ndryshimet kushtetuese ishin b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha nuk e b\u00ebnte me gjumin e qet\u00eb. D\u00ebshira e tij m\u00eb e madhe ishte t\u00eb realizonte \u201cparajs\u00ebn\u201d familjare dhe ajo cenohej nga Edi Rama. Ky i fundit q\u00ebndroi gjat\u00eb n\u00eb pozita jo t\u00eb l\u00ebkundura karshi kryeministrit. Teksa ky i fundit i k\u00ebrkonte jo vet\u00ebm garanci p\u00ebr familjen, por edhe p\u00ebr \u201cdjalin\u201d e bir\u00ebsuar Lulzim Basha, skandali i rrug\u00ebs Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs dhe 500 milion\u00eb euro abuzime, e ministrin Fatmir Mediu, q\u00eb dinte gjith\u00e7ka p\u00ebr afer\u00ebn e arm\u00ebve n\u00eb G\u00ebrdec. Dhe kur Edi Rama nuk ia dha k\u00ebt\u00eb garanci sipas z\u00ebrave, Berisha u hodh n\u00eb prehrin e Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Por d\u00ebshira e tij kishte kosto t\u00eb madhe. Dhe l\u00ebkura e shangrenit u tkurr edhe m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb zgjedhjet e 2009, jo vet\u00ebm iu desh t\u00eb luftonte p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb dy mandate LSI-s\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cruajtjes s\u00eb votave\u201d n\u00eb num\u00ebrim, (episodi Prifti dhe Meta), por ndau edhe 20 p\u00ebr qind t\u00eb pushtetit pas koalicionit PD-LSI. Dha tre ministri dhe dy nga to tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Por p\u00ebr t\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi pushteti i ruajtur me \u00e7do kusht dhe q\u00eb Rama t\u00eb mos kishte shanse t\u00eb merrte pushtetin q\u00eb mund ta nd\u00ebshkonte at\u00eb me burgosje.<\/p>\n<p>I pap\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb politik\u00eb, Rama besonte se duhet t\u00eb luante me kart\u00ebn e moralit, q\u00eb shqiptar\u00ebt e preferonin. Por n\u00eb sistemet burokratike dhe kapitaliste e komuniste, funksionon termi \u2018voton populli dhe num\u00ebroj un\u00eb\u201d. Rama tregoi se nuk ishte politikan, por loja e pist\u00eb morale e Berish\u00ebs q\u00eb i plot\u00ebsonte d\u00ebshirat, nj\u00ebkoh\u00ebsisht i tkurrte dhe forc\u00ebn e shangrenit. Dhe viti 2010 tregoi se sa shum\u00eb Berisha e vuante t\u00eb qenit e Ram\u00ebs n\u00eb PS. I b\u00ebnte thirrje t\u00eb dor\u00ebhiqej se humbi zgjedhjet, por delfin\u00ebt LMN nuk pin\u00eb uj\u00eb gjat\u00eb. I hidhte njer\u00ebz t\u00eb tipit \u201cZhorzh Fushe\u201d n\u00eb parti, por as ata nuk kishin forc\u00ebn e duhur. Rama i p\u00ebrgjigjej me kauz\u00ebn e kutive. Me grev\u00eb e gjyqe, deri tek \u201cKrokodili\u201d. Por Berisha ishte i vendosur. T\u00eb mos e l\u00ebshonte l\u00ebkur\u00ebn e shangrenit, me \u00e7do lloj \u00e7mimi. Dhe krokodili nuk e \u201ckafshoi\u201d dot duke ia dal\u00eb, por kriza mbeti aty. Nga ana tjet\u00ebr \u201cstomaku\u201d i partis\u00eb s\u00eb Met\u00ebs, prej m\u00ebse 6 vitesh n\u00eb opozit\u00eb, ishte i tejzbrazur dhe duhej mbushur.<\/p>\n<p>Berisha nuk b\u00ebri z\u00eb, por sherri Meta-Prifti, n\u00eb dukje i improvizuar dhe toleruar nga Berisha me q\u00ebllim t\u00eb caktuar, solli nj\u00eb bat\u00ebrdi dhe p\u00ebrrua psikik t\u00eb paparashikuesh\u00ebm. Dyshohet se Berisha toleroi Priftin t\u00eb shkonte n\u00eb ekstrem t\u00eb shfaqjes s\u00eb videop\u00ebrgjimit. Ai e dinte se n\u00ebse nuk shfaqej, Meta mund t\u00eb largohej m\u00eb shpejtas refuzimit t\u00eb statusit nga BE. Publikimi i videos do ngrinte kauz\u00eb antikorrupsioni p\u00ebr opozit\u00ebn dhe afrim m\u00eb shum\u00eb t\u00eb Met\u00ebs me PD. Dhe ashtu rezultoi, madje edhe m\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ngjarja e 21 janarit ishte nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrrua psikik i nj\u00eb politikani despot, i pam\u00ebsuar me elasticitetin, por vet\u00ebm si nj\u00eb \u201ctelekomand\u00eb\u201d me dy opsione. Ose t\u00eb zbutet, ose t\u00eb eg\u00ebrsohet.<\/p>\n<p>Dhe si gjithnj\u00eb Berisha zgjodhi t\u00eb dyt\u00ebn. Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb kishte Met\u00ebn n\u00eb preh\u00ebr q\u00eb me kartonat e tij (p\u00ebr t\u00eb u b\u00eb demonstrata dhe u vran\u00eb 4 njer\u00ebz), do e mbante n\u00eb pushtet. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk mund t\u00eb vepronin ashtu si\u00e7 duhej. I vetmi problem ishte presidenti Topi, q\u00eb mund t\u00eb shkonte n\u00eb ekstrem. Dhe p\u00ebr pak ia doli, por nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e dekonspiruan te kryeministri. Ambasadori Volfarth i rr\u00ebfen gjith\u00e7ka Berish\u00ebs dhe ky p\u00ebr ta parandaluar, si \u201cmjesht\u00ebr i konspiracionit\u201d politik, reagoi vrullsh\u00ebm duke e quajtur pu\u00e7ist. Shum\u00ebkush e quajti lajthitje t\u00eb tepruar t\u00eb Berish\u00ebs, por n\u00eb fakt ai fitoi q\u00ebndrimin ende n\u00eb pushtet. T\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshira t\u00eb realizuara me para dhe lobim, por q\u00eb nga ana tjet\u00ebr vijonin t\u2019ia tkurrnin m\u00eb keq l\u00ebkur\u00ebn e pushtetit edhe me kosto gjaku.<\/p>\n<p>Ai kishte dhe nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr \u201cl\u00ebkur\u00ebn e shangrenit\u201d. T\u2019i merrte me \u201cdjalin\u201d e bir\u00ebsuar kund\u00ebrshtarit t\u00eb tij Tiran\u00ebn, karrigen e kryebashkiakut, duke besuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do i jepte goditjen fatale, rr\u00ebzimin edhe nga PS. Dhe n\u00eb ndihm\u00eb i erdhi fjala \u201cburr\u00eb shteti\u201d, sepse kishte dh\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb p\u00ebr \u201cm\u00ebsuesit\u201d e tij sa i detyroheshin kaq sh\u00ebrbim n\u00eb momentet e v\u00ebshtira. Plani u vu n\u00eb jet\u00eb, Rama ra n\u00eb prit\u00ebn e ngritur prej Trojk\u00ebs, zgjedhjet lokale q\u00eb fare mir\u00eb mund t\u2019i kishte bojkotuar. Gjithsesi edhe sot Sali Berisha e vuan faktin e 10 votave dhe fraz\u00ebn \u201cah sikur!\u201d. Ah sikur Basha t\u00eb kishte nja ca an\u00ebtar\u00eb familje m\u00eb shum\u00eb, ah sikur Rama t\u00eb mos ishte martuar, ah sikur t\u00eb kishin lejuar ca flet\u00eb me boj\u00eb printeri si t\u00eb rregullta, ah sikur t\u2019i kishin b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb pak m\u00eb mir\u00eb, ah sikur\u2026.<\/p>\n<p>Por kjo nuk e ndali t\u00eb shprehte nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshir\u00eb, rr\u00ebmbimin me dhun\u00eb t\u00eb mandatit n\u00eb tavolin\u00eb, me nj\u00eb KQZ partizane dhe me teser\u00eb t\u00eb PD si\u00e7 e cil\u00ebsoi raporti i DASH s\u00eb fundmi. \u201cL\u00ebkura prej shangreni\u201d ia plot\u00ebsoi d\u00ebshir\u00ebn dhe ai e mori pas tre muajsh beteje ligjore, politike dhe prepotence. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e quajt\u00ebn t\u00eb gabuar, por atij i duhej vet\u00ebm njohja e rezultatit final t\u00eb Kolegjit. Dhe ashtu u b\u00eb. D\u00ebshira u plot\u00ebsua, por jeta e pushtetit u tkurr edhe m\u00eb shum\u00eb. Tashm\u00eb kishin nisur metastazat, dehidratimi, pafuqia politike dhe kostoja e madhe, me nj\u00eb borxh ekonomik dhe kriz\u00eb tejfantazis\u00eb njer\u00ebzore. Kur e pa se rivali nuk luajti nga pozita dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb po forcohej me riorganizim, d\u00ebshtoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Kuptoi rolin e \u201cl\u00ebkur\u00ebs prej shangreni\u201d, e cila e kishte paralajm\u00ebruar; \u00c7do d\u00ebshir\u00eb e realizuar, do t\u00eb ishte vdekje e tij e ngadalt\u00eb politike\u2026.<\/p>\n<p>Sot, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, nj\u00eb \u201cpacient\u201d i onkologjikut politik, q\u00eb me kimioterapi po i shtojn\u00eb jet\u00ebn dhe p\u00ebrpiqen ta shp\u00ebtojn\u00eb nga \u201cl\u00ebkura prej shangreni\u201d. Por ajo nuk e l\u00ebshon dhe d\u00ebshira e fundit e tij, Presidenti, pritet t\u00eb realizohet. N\u00ebse po, at\u00ebher\u00eb asgj\u00eb nuk do i b\u00ebj\u00eb m\u00eb derman. Presidenti \u00ebsht\u00eb edhe fryma e fundit e jet\u00ebs s\u00eb tij. Por edhe e kund\u00ebrta i jep vet\u00ebm pak muaj jet\u00eb. Dhe pas gjith\u00eb k\u00ebsaj loje me fatin dhe bestynit\u00eb, ai p\u00ebrs\u00ebri doli i humburi i madh\u2026\u2026..Ashtu si personazhi i Honore de Balzak, i cili u shua pasi \u201cL\u00ebkura e Shangrenit\u201d i plot\u00ebsonte \u00e7do d\u00ebshir\u00eb, por i merrte jet\u00ebn. \/AMA-NEWS<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA Online, 26 Maj 2012 Riciklimi politik i tij shtat\u00eb vite m\u00eb par\u00eb b\u00ebri jehon\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hollin diplomatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Madje analist\u00eb tep\u00ebr t\u00eb af\u00ebrt sot me t\u00eb, por q\u00eb dikur ishin armiq t\u00eb betuar, e cil\u00ebsonin perceptimin e t\u00eb huajve si t\u00eb tmerrsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri t\u00eb paprecedent\u00eb. Shprehja m\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb ishte; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11847","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sali Berisha dhe \u201cL\u00ebkura prej Shangreni\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sali Berisha dhe \u201cL\u00ebkura prej Shangreni\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA Online, 26 Maj 2012 Riciklimi politik i tij shtat\u00eb vite m\u00eb par\u00eb b\u00ebri jehon\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hollin diplomatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Madje analist\u00eb tep\u00ebr t\u00eb af\u00ebrt sot me t\u00eb, por q\u00eb dikur ishin armiq t\u00eb betuar, e cil\u00ebsonin perceptimin e t\u00eb huajve si t\u00eb tmerrsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri t\u00eb paprecedent\u00eb. Shprehja m\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb ishte; [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-26T20:50:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/sali_berisha_djerse.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Sali Berisha dhe \u201cL\u00ebkura prej Shangreni\u201d\",\"datePublished\":\"2012-05-26T20:50:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/\"},\"wordCount\":1628,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/sali_berisha_djerse.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/\",\"name\":\"Sali Berisha dhe \u201cL\u00ebkura prej Shangreni\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/sali_berisha_djerse.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-26T20:50:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/sali_berisha_djerse.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/sali_berisha_djerse.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sali Berisha dhe \u201cL\u00ebkura prej Shangreni\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sali Berisha dhe \u201cL\u00ebkura prej Shangreni\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Sali Berisha dhe \u201cL\u00ebkura prej Shangreni\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA Online, 26 Maj 2012 Riciklimi politik i tij shtat\u00eb vite m\u00eb par\u00eb b\u00ebri jehon\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hollin diplomatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Madje analist\u00eb tep\u00ebr t\u00eb af\u00ebrt sot me t\u00eb, por q\u00eb dikur ishin armiq t\u00eb betuar, e cil\u00ebsonin perceptimin e t\u00eb huajve si t\u00eb tmerrsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dukuri t\u00eb paprecedent\u00eb. Shprehja m\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb ishte; [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-26T20:50:38+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/sali_berisha_djerse.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Sali Berisha dhe \u201cL\u00ebkura prej Shangreni\u201d","datePublished":"2012-05-26T20:50:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/"},"wordCount":1628,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/sali_berisha_djerse.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/","name":"Sali Berisha dhe \u201cL\u00ebkura prej Shangreni\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/sali_berisha_djerse.jpg","datePublished":"2012-05-26T20:50:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/sali_berisha_djerse.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/sali_berisha_djerse.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sali-berisha-dhe-lekura-prej-shangreni\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sali Berisha dhe \u201cL\u00ebkura prej Shangreni\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11847\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}