{"id":11841,"date":"2012-05-24T22:04:34","date_gmt":"2012-05-24T21:04:34","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2941"},"modified":"2012-05-24T22:04:34","modified_gmt":"2012-05-24T21:04:34","slug":"ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/","title":{"rendered":"Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Rr\u00ebzojeni!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>24 Maj 2012<\/em><\/p>\n<p>Gati dy muaj m\u00eb par\u00eb, kur entuziast\u00ebt e reform\u00ebs zgjedhore ishin shtuar dhe dukej se ajo po ecte n\u00eb drejtimin e duhur, pata shkruar n\u00eb nj\u00eb editorial t\u00eb gazet\u00ebs Tema se Sali Berisha nuk e miraton reform\u00ebn zgjedhore para zgjedhjes s\u00eb presidentit. Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Me nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb kompletuar zgjedhore, kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij jan\u00eb m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta \u00e7ojn\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje dhe m\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr ndershm\u00ebrin\u00eb e tyre. Me nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb paralizuar, faktori vendimtar i shumic\u00ebs s\u00eb sotme, Ilir Meta, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet ende i zem\u00ebruar, por jo i vendosur kund\u00ebr Berish\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto kushte, kur gjith\u00eb energjit\u00eb po harxhohen p\u00ebr t\u00eb bindur Berish\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb president konsensual, pa pasur nj\u00eb mjet presioni ndaj tij, presidenti konsensual \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision i pamundur.<\/p>\n<p>N\u00eb motivimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ose nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb re presidenciale, ose nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb re kund\u00ebr Berish\u00ebs, m\u00eb leht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb bind\u00ebsh deputet\u00ebt t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb Berish\u00ebn se sa t\u2019i marrin atij presidentin dhe ta durojn\u00eb n\u00eb pushtet. Frika nga hakmarrjet e tij primitive, gjestet q\u00eb ka d\u00ebshmuar m\u00eb par\u00eb ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve, jan\u00eb arsye e fort\u00eb p\u00ebr tu stepur q\u00eb t\u00eb luftohet me nj\u00eb Berish\u00eb n\u00eb pushtet. Bindja se ai rr\u00ebzohet, \u00e7liron m\u00eb shum\u00eb energji dhe siguri n\u00eb radh\u00ebt e deputet\u00ebve se bindja se mund t\u2019i merret presidenti.<\/p>\n<p>Arsyeja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb LSI. LSI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb legjitimitet pushtetit t\u00eb Berish\u00ebs pasi \u00ebsht\u00eb bashkuar me t\u00eb n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb politike normale pas zgjedhjeve me koalicionin e par\u00eb fitues pas zgjedhjeve. Berisha nga ana e vet ia ka b\u00ebr\u00eb nderin m\u00eb shum\u00eb se sa i takon me p\u00ebrqindjet q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb pushtet dhe komoditetin e korruptimit t\u00eb shum\u00eb drejtuesve t\u00eb saj. Ajo q\u00eb e b\u00ebn Ilir Met\u00ebn tashm\u00eb t\u00eb hezitoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur nga qeveria, jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto privilegje q\u00eb ka nga pushteti dhe q\u00eb e detyrojn\u00eb at\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb \u201ckoabitacioni\u201d mes PS dhe PD.<\/p>\n<p>Me nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb shumic\u00eb presidenciale dhe me tjetr\u00ebn shumic\u00eb qeveris\u00ebse. N\u00eb k\u00ebto kushte Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e Zotit t\u00eb b\u00ebj\u00eb loj\u00eb force me 71 votat p\u00ebr presidentin dhe mund t\u2019ia dal\u00eb, pasi disa individ\u00eb si Islami, Idrizi, Prifti apo Oketa, por dhe ndonj\u00eb deputet i joshur i PS, mund t\u2019i jap\u00eb votat. E kund\u00ebrta, n\u00ebse Ilir Meta nis nj\u00eb aksion t\u00eb qart\u00eb politik p\u00ebr dalje nga koalicioni dhe vot\u00ebbesim t\u00eb kryeministrit, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto elektrone t\u00eb l\u00ebvizshme n\u00eb parlament mund t\u00eb orientohen m\u00eb shpejt dhe m\u00eb sigurt tek vot\u00ebbesimi kund\u00ebr Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Ato p\u00ebrve\u00e7se mund t\u00eb b\u00ebhen protagonist\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re teknike deri n\u00eb zgjedhje, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mbrojtur nga nj\u00eb hakmarrje e mundshme e Berish\u00ebs pasi ai kthehet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb kufom\u00eb politike. LSI po ashtu fiton t\u00eb drejt\u00ebn dhe merit\u00ebn e rr\u00ebzimit t\u00eb regjimit dhe ka nj\u00eb perspektiv\u00eb politike t\u00eb re, nd\u00ebrsa partia e Topit apo Aleanca Kuq e Zi mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga rrjedhjet e momentit t\u00eb PD-s\u00eb. \u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb realisht i shqet\u00ebsuar jo p\u00ebr presidentin, por p\u00ebr ndonj\u00eb mocion kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>N\u00ebse Ilir Meta e nd\u00ebrmerr k\u00ebt\u00eb hap politik tani, kur Berisha po refuzon k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr president konsensual, si\u00e7 ua k\u00ebrkon dhe \u201cprogrami i Qeveris\u00eb s\u00eb Integrimit\u201d, at\u00ebher\u00eb ai ka shanse t\u00eb mbroj\u00eb dhe administrat\u00ebn e vet n\u00eb pushtet dhe t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb Ram\u00ebn p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore me partner\u00ebt e rinj q\u00eb do lindin nga nj\u00eb qeveri teknike, e mb\u00ebshtetur nga faktor\u00ebt opozitar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb q\u00eb i hap rrug\u00ebn nj\u00eb presidenti konsensual, nj\u00eb reforme zgjedhore dhe nj\u00eb orientimi normal t\u00eb LSI drejt opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Beteja p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb Berish\u00ebs presidentin me 71 vota \u00ebsht\u00eb e pamundur, kurse presioni ndaj tij p\u00ebr nj\u00eb president konsensual pa votat p\u00ebr ta rr\u00ebzuar, \u00ebsht\u00eb qesharak. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht shqet\u00ebsimi real q\u00eb Berisha ka nga ndonj\u00eb mocion i mundsh\u00ebm q\u00eb po u d\u00ebrgon deputet\u00ebve socialist\u00eb njer\u00ebz me \u00e7anta me para. Atyre po u k\u00ebrkon t\u00eb mos marrin pjes\u00eb n\u00eb votim n\u00ebse ka nj\u00eb mocion kund\u00ebr tij dhe jo ndonj\u00eb nder p\u00ebr presidentin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhe opozita \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb fokusohet tek beteja p\u00ebr ta rr\u00ebzuar at\u00eb pas refuzimit q\u00eb i b\u00ebri reform\u00ebs zgjedhore dhe ofert\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr president konsensual.<\/p>\n<p>Arsyeja e dyt\u00eb jan\u00eb faktor\u00ebt e rinj politik\u00eb n\u00eb vend dhe kryesisht partia Fryma e Re Demokratike. Drejtuesi aktual i saj, Gazmend Oketa, duket se vuan pak nga inercia e pushtetit dhe nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb aktiv n\u00eb debatin politik, por ai duhet t\u00eb shprehur qartazi p\u00ebr opsionin e rr\u00ebzimit t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb Kuvend. Teza e tij fillestare se nuk voton kund\u00ebr qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb konfuze dhe joproduktive. Ai duhet t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb gj\u00eb parimore, n\u00ebse partia e zotit Topi \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb apo n\u00eb koalicion me Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, ai duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e l\u00ebvizjes opozitare p\u00ebr ta rr\u00ebzuar Berish\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmit q\u00eb po i b\u00ebn vendit dhe agjend\u00ebs s\u00eb integrimit. Biles n\u00ebse ka ndonj\u00eb parti q\u00eb fiton m\u00eb shum\u00eb nga ky rr\u00ebzim \u00ebsht\u00eb partia e tij, pasi atje mund t\u00eb vrapojn\u00eb shum\u00eb figura t\u00eb stresuara t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb rrin\u00eb aty nga frika e pushtetit t\u00eb Berish\u00ebs, por dhe pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb t\u00eb pavarur jasht\u00eb tij. Ai po ashtu mund t\u00eb jet\u00eb, si shum\u00eb deputet\u00eb individual\u00eb n\u00eb Kuvend, protagonist\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Por mbi t\u00eb gjitha arsyeja madhore p\u00ebrse duhet rr\u00ebzuar Berisha tani \u00ebsht\u00eb pamund\u00ebsia q\u00eb me at\u00eb t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje t\u00eb lira. Raporti i Departamentit t\u00eb Shtetit, botuar sot, e thot\u00eb qart\u00eb se shqiptar\u00ebt kan\u00eb kaluar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar pushtetin me vot\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kontrollit q\u00eb ka mbi procesin Berisha me mekanizmat e tij, q\u00eb nga ato mafioze, deri tek gjykatat. Ka vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Sali Berisha t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb kufom\u00eb p\u00ebr 24 or\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij t\u2019i shikoni n\u00eb aeroporte me valixhe duke ikur t\u00eb sigurojn\u00eb \u00e7\u2019kan\u00eb fituar. Rr\u00ebzojeni n\u00eb parlament! Tani! \u00c7do vones\u00eb, \u00e7do llogari me gishta posht\u00eb tavolin\u00ebs, \u00e7do marifet do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb kund\u00ebr tij. Ai duhet rr\u00ebzuar burr\u00ebrisht me akte politike, me prishje koalicioni, me katandisje q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet duke tentuar t\u00eb blej\u00eb deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Berish\u00eb i rr\u00ebzuar me vota n\u00eb Kuvend dhe nj\u00eb qeveri teknike, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte zgjedhjet e reja, do t\u00eb rriste n\u00eb maksimum besimin tek procesi dhe shanset p\u00ebr faktor\u00ebt e rinj politik\u00eb n\u00eb vend. Bamir Topi t\u00eb harroj\u00eb se ndonj\u00eb deputet i PD-s\u00eb mund t\u00eb ik\u00eb nga PD-ja e t\u00eb trokas\u00eb n\u00eb der\u00ebn e tij n\u00ebse ai nuk jep shenja se po rr\u00ebzon Berish\u00ebn nga pushtet. Edi Rama ta harroj\u00eb se mund t\u2019i marr\u00eb Berish\u00ebs me Ilir Met\u00ebn presidentin, duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb qeveri. Ka ose nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb re qeveris\u00ebse, ose nj\u00eb president t\u00eb ri nga Berisha. Dhe kjo e dyta do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb s\u2019ka m\u00eb as zgjedhje t\u00eb lira, as pushtete t\u00eb pavarura, as drejt\u00ebsi t\u00eb ndar\u00eb nga politika dhe mbi t\u00eb gjitha, si\u00e7 tallen shpesh me ne politikan\u00ebt, \u201cas perspektiv\u00eb evropiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze, 24 Maj 2012 Gati dy muaj m\u00eb par\u00eb, kur entuziast\u00ebt e reform\u00ebs zgjedhore ishin shtuar dhe dukej se ajo po ecte n\u00eb drejtimin e duhur, pata shkruar n\u00eb nj\u00eb editorial t\u00eb gazet\u00ebs Tema se Sali Berisha nuk e miraton reform\u00ebn zgjedhore para zgjedhjes s\u00eb presidentit. Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Me nj\u00eb reform\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11841","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Rr\u00ebzojeni! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Rr\u00ebzojeni! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze, 24 Maj 2012 Gati dy muaj m\u00eb par\u00eb, kur entuziast\u00ebt e reform\u00ebs zgjedhore ishin shtuar dhe dukej se ajo po ecte n\u00eb drejtimin e duhur, pata shkruar n\u00eb nj\u00eb editorial t\u00eb gazet\u00ebs Tema se Sali Berisha nuk e miraton reform\u00ebn zgjedhore para zgjedhjes s\u00eb presidentit. Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Me nj\u00eb reform\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-24T21:04:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Rr\u00ebzojeni!\",\"datePublished\":\"2012-05-24T21:04:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/\"},\"wordCount\":1343,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/\",\"name\":\"Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Rr\u00ebzojeni! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-24T21:04:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Rr\u00ebzojeni!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Rr\u00ebzojeni! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Rr\u00ebzojeni! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze, 24 Maj 2012 Gati dy muaj m\u00eb par\u00eb, kur entuziast\u00ebt e reform\u00ebs zgjedhore ishin shtuar dhe dukej se ajo po ecte n\u00eb drejtimin e duhur, pata shkruar n\u00eb nj\u00eb editorial t\u00eb gazet\u00ebs Tema se Sali Berisha nuk e miraton reform\u00ebn zgjedhore para zgjedhjes s\u00eb presidentit. Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Me nj\u00eb reform\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-24T21:04:34+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Rr\u00ebzojeni!","datePublished":"2012-05-24T21:04:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/"},"wordCount":1343,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/","name":"Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Rr\u00ebzojeni! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2012-05-24T21:04:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ka-vetem-nje-rruge-rrezojeni\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: Rr\u00ebzojeni!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11841","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11841"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11841\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}