{"id":11837,"date":"2012-05-24T18:07:38","date_gmt":"2012-05-24T17:07:38","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2928"},"modified":"2012-05-24T18:07:38","modified_gmt":"2012-05-24T17:07:38","slug":"kurajoja-per-te-krijuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/","title":{"rendered":"&#8220;Kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>Edi Rama<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma,<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb takim fort i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua. Flas anglisht, por e zot\u00ebroj gjuh\u00ebn angleze po aq mir\u00eb sa \u00e7&#8217;e zot\u00ebrojn\u00eb bankier\u00ebt ekonomin\u00eb globale.<\/p>\n<p>Jam i huaj k\u00ebtu, vizitor i nj\u00eb vendi t\u00eb dyndur nga probleme thuajse mbyt\u00ebse p\u00ebr t&#8217;u v\u00ebshtruar. Dhe po, sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, jam dhe politikan n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ky profesion ngjan si dy pika uji me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb shit\u00ebsi makinash t\u00eb p\u00ebrdorura.<\/p>\n<p>Nejse, t\u00eb jesh politikan s&#8217;\u00ebsht\u00eb sidoqoft\u00eb gjithnj\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00eb. Po t\u00eb isha Barack Obama, ju do t\u00eb ishit t\u00eb ekzaltuar apo jo? H\u00eb pra, pranojeni. Ai \u00ebsht\u00eb karizmatik n\u00eb \u00e7do pore, dhe \u00ebsht\u00eb lideri i nj\u00eb vendi kaq t\u00eb fuqish\u00ebm sa vendimet e tij ndikojn\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb ne, jo vet\u00ebm mbi amerikan\u00ebt. Po do t\u00eb kishit qen\u00eb t\u00eb ekzaltuar edhe po isha Angela Merkel. Ajo mund t\u00eb mos ket\u00eb karizm\u00ebn e tij, por ka pushtet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si lider i vendit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Europ\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb ju k\u00ebtu e keni iden\u00eb e k\u00ebsaj apo jo? Dhe po t\u00eb isha Fran\u00e7ois Hollande ju do t\u00eb ishit t\u00eb ekzaltuar sepse ai \u00ebsht\u00eb njeriu i momentit.<\/p>\n<p>Pra, vendi nga jemi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor tejet p\u00ebrcaktues n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. A shihni ndonj\u00ebher\u00eb futboll dhe mendoni, p\u00ebr shembull, sa ndryshe do t\u00eb kishte Lionel Messi dhe jeta e Lionel Messit sikur t\u00eb ishte nga Luksemburgu e jo nga Argjentina? Apo sikur Pele-ja t\u00eb ishte nga Kosova ose Maradona nga Kreta? Ose sikur Churchill-i, ose Lincoln-i, ose Napoleon-i t\u00eb ishin nga Groenlanda&#8230;<\/p>\n<p>Un\u00eb jam nga Shqip\u00ebria. S&#8217;\u00ebsht\u00eb Groenlanda, po nuk \u00ebsht\u00eb SHBA, as Gjermania, as Franca. Dhe un\u00eb jam n\u00eb opozit\u00eb, jo n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb po, e di, e di \u00e7far\u00eb kan\u00eb menduar shum\u00eb nga ju kur nj\u00eb miku juaj ju ka telefonuar p\u00ebr t&#8217;ju th\u00ebn\u00eb: &#8220;Ej do t\u00eb vish n\u00eb TEDx t\u00eb d\u00ebgjosh k\u00ebt\u00eb tipin, Edi Ram\u00ebn, duke folur?&#8221;<\/p>\n<p>&#8220;Edi k\u00eb?!&#8221;<\/p>\n<p>&#8220;Edi Rama \u00ebsht\u00eb lideri i opozit\u00ebs shqiptare&#8221;<\/p>\n<p>&#8220;Oh v\u00ebrtet&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb socialist!&#8221;<\/p>\n<p>&#8220;Ahh po, sa ekzaltuese!&#8221;<\/p>\n<p>Po gjith\u00ebsesi mund t\u00eb ishte edhe m\u00eb keq&#8230; Un\u00eb mund t\u00eb kisha qen\u00eb lideri i PASOK-ut.<\/p>\n<p>Por shpresoj q\u00eb ajo q\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t&#8217; ia vlej\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohen, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb cinizmi dua t\u00eb flas n\u00eb mbrojtje t\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn time t\u00eb m\u00ebparshme isha artist. Vazhdoj t\u00eb pikturoj. E dashuroj artin. E dua g\u00ebzimin q\u00eb ngjyrat mund t\u00eb sjellin n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb dhe n\u00eb jet\u00ebn e komuniteteve tona. Dhe p\u00ebrpiqem t\u00eb sjell n\u00eb politik\u00eb di\u00e7ka prej artistit brenda meje.<\/p>\n<p>Politika n\u00eb vetvete nuk \u00ebsht\u00eb e m\u00ebrzitshme. Nuk \u00ebsht\u00eb pa kuptim. Apo pa q\u00ebllim. E un\u00eb e shoh si pjes\u00eb t\u00eb pun\u00ebs sime sonte, arsyeja pse jam k\u00ebtu, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr partin\u00eb time, po p\u00ebr politik\u00ebn e p\u00ebr rolin q\u00eb ajo mund t\u00eb luaj\u00eb p\u00ebr mir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb p\u00ebr 11 vjet Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, kryeqytetit ton\u00eb. U p\u00ebrball\u00ebm me shum\u00eb sfida dhe arti ishte pjes\u00eb e p\u00ebrgjigjes. Dhe n\u00eb fillim fare, emri im u lidh me dy gj\u00ebra: shembjen e nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u00eb rifituar hap\u00ebsir\u00ebn publike dhe p\u00ebrdorimin e ngjyrave p\u00ebr t\u00eb rikthyer shpres\u00ebn q\u00eb kishte humbur n\u00eb qytetin tim. Por p\u00ebrdorimi i ngjyrave nuk ishte thjesht nj\u00eb gjest artistik. Por ishte nj\u00eb form\u00eb e aksionit politik n\u00eb kushtet kur buxheti i qytetit q\u00eb kisha n\u00eb dispozicion pasi u zgjodha shkonte deri n\u00eb zero pik\u00eb di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Kur ne ngjyros\u00ebm godin\u00ebn e par\u00eb, duke hedhur nj\u00eb portokalli rrezatuese mbi grin\u00eb e zymt\u00eb t\u00eb nj\u00eb fasade t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej rrug\u00ebve hyr\u00ebse n\u00eb Tiran\u00eb, ndodhi di\u00e7ka e paimagjinueshme. Pati nj\u00eb bllokim trafiku dhe u mblodh nj\u00eb turm\u00eb njer\u00ebzish a thua se ishte vendngjarja e nj\u00eb aksidenti spektakolar apo kishin par\u00eb papritur ndonj\u00eb yll t\u00eb muzik\u00ebs pop.<\/p>\n<p>Zyrtari francez i Bashkimit Europian, q\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr fondet, nxitoi t\u00eb bllokonte lyerjen. M&#8217;u hak\u00ebrrye se do t\u00eb bllokonte financimin.<\/p>\n<p>&#8220;Po pse?&#8221; e pyeta un\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Sepse ngjyrat q\u00eb ke zgjedhur jan\u00eb jasht\u00eb standardeve europiane,&#8221; m&#8217;u p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p>&#8220;Po mir\u00eb,&#8221; i thash\u00eb, &#8220;rretherrotull jemi ende jasht\u00eb standardeve europiane edhe pse kjo nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duam, por ngjyrat do t&#8217;i zgjedhim vet\u00eb sepse kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb duam. E n\u00ebse ju nuk do t\u00eb na lini t\u00eb vazhdojm\u00eb pun\u00ebn, un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, e do t&#8217;u them njer\u00ebzve q\u00eb m\u00eb dukeni si censor\u00ebt e epok\u00ebs s\u00eb Realizmit Socialist.&#8221;<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj ai u shqet\u00ebsua disi dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebnim kompromis. Por i tash\u00eb jo, m\u00eb vjen keq, por kompromisi mes ngjyrave \u00ebsht\u00eb gri. Dhe kemi mjaftuesh\u00ebm gri sa t\u00eb na zgjas\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>Rikthimi i hap\u00ebsirave publike ringjalli edhe ndjenj\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb ndaj qytetit q\u00eb njer\u00ebzit e kishin humbur, krenarin\u00eb e njer\u00ebzve p\u00ebr vendin ku jetonin. e t\u00eb krenaris\u00eb p\u00ebr qytetin. Ishin ndjenja q\u00eb ishin varros thell\u00eb prej vitesh n\u00ebn furin\u00eb barabare t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme q\u00eb kishin mbir\u00eb mbi hap\u00ebsir\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Dhe kur u shfaq\u00ebn ngjyrat q\u00eb binin n\u00eb sy kudo, nj\u00eb frym\u00eb ndryshimi filloi t\u00eb ndryshonte shpirtin e njer\u00ebzve. Por pati po ashtu shum\u00eb zhurm\u00eb: \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo? \u00c7far\u00eb po ndodh? \u00c7&#8217; po na b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto ngjyra? Pra, kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar u pengua disi nga nj\u00eb lloj dyshimi: a mos po e djeg vall\u00eb kaq shpejt mandatin tim me k\u00ebto ngjyra? Dhe organizuam nj\u00eb sondazh, sondazhin m\u00eb mahnit\u00ebs q\u00eb kam par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. I pyet\u00ebm njer\u00ebzit &#8221; A e doni k\u00ebt\u00eb aksion dhe ngjyrosjen e nd\u00ebrtesave n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? Kurse pyetja e dyt\u00eb ishte: &#8220;A doni q\u00eb ta nd\u00ebrpresim apo q\u00eb ta vazhdojm\u00eb?&#8221;<\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb par\u00eb, 63 p\u00ebr qind e njerzve iu p\u00ebrgjigj\u00ebn &#8220;Po, na p\u00eblqen.&#8221; 37 p\u00ebr qind than\u00eb &#8220;Jo, nuk na p\u00eblqen.&#8221; Por n\u00eb pyetjen e dyt\u00eb, gjysma e atyre q\u00eb nuk iu p\u00eblqente donin q\u00eb kjo t\u00eb vazhdonte.<\/p>\n<p>Ne e vum\u00eb re ndryshimin. P\u00ebr shembull, njer\u00ebzit filluan t\u00eb hidhnin m\u00eb pak mbeturina n\u00eb rrug\u00eb. Filluan t\u00eb paguanin taksat. Filluan t\u00eb ndjenin di\u00e7ka q\u00eb e kishin harruar. Dhe bukuria po funksiononte si nj\u00eb roj\u00eb aty ku mungonte Policia Bashkiake apo vet\u00eb shteti.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet nj\u00eb dit\u00eb, duke kaluar n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb sapongjyrosur dhe ku po mbillnim pem\u00eb pash\u00eb nj\u00eb dyqanxhi q\u00eb bashk\u00eb me gruan po vendosnin nj\u00eb fasad\u00eb xhami n\u00eb dyqanin e tyre. Qepenat e vjet\u00ebr i kishin hedhur n\u00eb vendndodhjen e mbeturinave.<br \/>\n&#8220;Pse i hodhe qepenat?&#8221; e pyeta.<\/p>\n<p>&#8220;Sepse rruga \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb tani,&#8221; m&#8217;u p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p>&#8220;M\u00eb e sigurt? Pse? Kan\u00eb vendosur m\u00eb shum\u00eb polic\u00eb?&#8221;<\/p>\n<p>&#8220;Jo mor v\u00eblla, \u00e7far\u00eb polic\u00ebsh, po shikoje vet\u00eb. Ka ngjyra, ndri\u00e7im, trotuar i ri pa gropa, pem\u00eb. \u00cbsht\u00eb e bukur. \u00cbsht\u00eb e sigurt.&#8221;<\/p>\n<p>Dhe me t\u00ebr\u00eb mend ishte bukuria q\u00eb u jepte njer\u00ebzve ndjesin\u00eb se ishin t\u00eb mbrojtur, madje edhe nga keqb\u00ebr\u00ebsit. E nuk ishin aspak nj\u00eb ndjesi e gabuar: Kriminaliteti u ul.<\/p>\n<p>Liria e fituar n\u00eb 1990 solli anarki n\u00eb qytet, barbaria e viteve &#8217;90 solli humbje t\u00eb shpres\u00ebs n\u00eb qytet. Ngjyrosja e mureve nuk ushqente f\u00ebmij\u00ebt, nuk kujdesej p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe as nuk edukonte t\u00eb paditurit. Por ajo krijoi shpres\u00eb dhe drit\u00eb. Ajo i ndihmoi njer\u00ebzit t\u00eb shikonin se kishte edhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat, nj\u00eb frym\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb ndjesi tjet\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb dhe n\u00ebse sjellim t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn energji dhe shpres\u00eb n\u00eb politik\u00eb, ne mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin dhe vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ne hoq\u00ebm 123 mij\u00eb ton\u00eb beton vet\u00ebm nga shtrati i lumit, shemb\u00ebm 5000 nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme anemban\u00eb qytetit. M\u00eb t\u00eb lartat prej tyre arrinin deri n\u00eb tet\u00eb kate. Mboll\u00ebm 55 mij\u00eb pem\u00eb dhe shkurre dekorative. Vendos\u00ebm nj\u00eb taks\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr dhe t\u00eb gjith\u00eb e pranuan dhe t\u00eb gjith\u00eb bizneset e paguanin rregullisht. P\u00ebrmes konkurseve t\u00eb hapura rekrutuam n\u00eb administrat\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb rinj dhe arrit\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb institucion publik t\u00eb depolitizuar, ku ishin t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb burrat dhe grat\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo ndihmoi edhe kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Insitucionet nd\u00ebrkombwtare kanw investuar shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 vjet\u00ebve, por jo t\u00eb gjitha k\u00ebto para jan\u00eb shpenzuar si\u00e7 duhet. Kur i thash\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb Bank\u00ebs Botwrore se doja q\u00eb t\u00eb financonin nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sall\u00eb model pritjeje p\u00ebr qytetar\u00ebt pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsion e p\u00ebrditsh\u00ebm, s&#8217; m\u00eb kuptuan.<\/p>\n<p>Por njer\u00ebzit prisnin n\u00eb nj\u00eb radh\u00eb t\u00eb gjatw n\u00ebn shi e diell p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb \u00e7ertifikat\u00eb a nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb dy dritaret e vockla t\u00eb dy kioskave prej teneqeje. Paguanin p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer radh\u00ebn e gjat\u00eb. K\u00ebrkesa e tyre varej nga nj\u00eb z\u00eb q\u00eb vinte prej dritares s\u00eb err\u00ebt dhe nga nj\u00eb dor\u00eb misterioze q\u00eb zgjatej p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr dokumentat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonte mes flet\u00ebve p\u00ebr bakshishin.<\/p>\n<p>Mund t&#8217;i nd\u00ebrronim \u00e7do jav\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit e paduksh\u00ebm brenda kioskave po s&#8217;mund t\u00eb ndryshonim praktik\u00ebn korruptive.<\/p>\n<p>Jam i bindur i thash\u00eb nj\u00eb zyrtari gjerman t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore se ata s&#8217;do t\u00eb korruptoheshin dot po t\u00eb punonin n\u00eb Gjermani, n\u00eb administrat\u00ebn gjermane, ashtu si\u00e7 jam i bindur se po t\u00eb fusnim n\u00eb ato vrima n\u00ebpun\u00ebs gjerman\u00eb, nga administrata gjermane, do t\u00eb korruptoheshin po nj\u00ebsoj. Nuk ka lidhje me genet. Nuk ka lidhje me faktin q\u00eb disa jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm kurse disa s&#8217; kan\u00eb nd\u00ebrgjegje. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sistemin, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me organizimin dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe me ambientin. Dhe me respektin.<\/p>\n<p>I shkul\u00ebm kioskat. Nd\u00ebrtuam nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb re pritjeje q\u00eb i b\u00ebnte njer\u00ebzit t&#8217;u dukej vetja sikur kishin dal\u00eb jasht\u00eb shtetit kur hynin p\u00ebr pun\u00ebt e tyre. Krijuam nj\u00eb sistem kontrolli online q\u00eb e p\u00ebrshpejtoi procesin. Vum\u00eb t\u00eb par\u00eb par\u00ebt qytetar\u00ebt dhe jo n\u00ebpun\u00ebsit.<\/p>\n<p>Korrupsioni i administrat\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00eb vende si Shqip\u00ebria \u2013 nuk m\u00eb takon mua t\u00eb them edhe si Greqia &#8211; mund t\u00eb luftohet vet\u00ebm p\u00ebrmes modernizimit. Rishpikja e qeveris\u00eb duke rishpikur vet\u00eb politik\u00ebn, kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja, dhe jo rishpikja e njer\u00ebzve bazuar n\u00eb receta t\u00eb gatshme, q\u00eb bota e zhvilluar k\u00ebrkon r\u00ebndom pa sukses t&#8217;ia imponoj\u00eb njer\u00ebzve si ne.<\/p>\n<p>Gj\u00ebrat erdh\u00ebn k\u00ebshtu sepse sot politikan\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por sidomos n\u00eb vendet tona le ta pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, mendojn\u00eb se njer\u00ebzit jan\u00eb budallenj. E marrin t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb se sidoqoft\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb detyruar t&#8217;i ndjekin pas dhe vet\u00eb politika u p\u00ebrgjigjet gjithnj\u00eb e m\u00eb pak shqet\u00ebsimeve t\u00eb tyre apo ekzigjencave t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Politika ka filluar t&#8217;i ngjaj\u00eb nj\u00eb sporti skuadre cinik q\u00eb luhet me politikan\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb publiku \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb si t\u00eb ishte ulur n\u00eb shkall\u00ebt e nj\u00eb stadiumi n\u00eb t\u00eb cilin pasioni p\u00ebr politik\u00ebn po z\u00ebvend\u00ebsohet gradualisht nga verb\u00ebria dhe d\u00ebshp\u00ebrimi. Nga ato shkall\u00eb, sot t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt duken nj\u00ebsoj nd\u00ebrsa politika ka filluar t&#8217; i ngjaj\u00eb nj\u00eb sporti q\u00eb m\u00eb shum\u00eb frym\u00ebzon agresivitet e pesimiz\u00ebm sesa kohezion social e d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr protagoniz\u00ebm qytetar.<\/p>\n<p>Barack Obama fitoi sepse mobilizoi njer\u00ebzit si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebrmes rrjeteve sociale. Ai nuk e njihte secilin prej tyre, por me nj\u00eb gjenialitet t\u00eb admiruesh\u00ebm ia doli t&#8217;i kthente n\u00eb aktivist\u00eb duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ken\u00eb n\u00eb dor\u00eb instrumenta e argumenta p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb secili fushat\u00ebn e vet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Un\u00eb p\u00ebrdor Tweeter-in. M\u00eb p\u00eblqen pamas\u00eb. M\u00eb p\u00eblqen sepse m\u00eb lejon t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj mesazhin tim, por u lejon edhe njer\u00ebzve t\u00eb m\u00eb sjellin mesazhet e tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb politik\u00eb jo nga lart posht\u00eb, por nga posht\u00eb lart\u00eb. Dhe nga anash. T\u00eb lejosh q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i gjithkujt, kjo \u00ebsht\u00eb tamam ajo q\u00eb na nevojitet.<\/p>\n<p>Politika nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr lider\u00ebt. Nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me politikan\u00ebt dhe ligjet. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn sesi mendojn\u00eb qytetar\u00ebt, me m\u00ebnyr\u00ebn sesi ata shohin bot\u00ebn q\u00eb i rrethon, si p\u00ebrdorin koh\u00ebn dhe energjin\u00eb e tyre. Kur njer\u00ebzit thon\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj, pyeteni veten n\u00ebse Obama dhe Bushi jan\u00eb nj\u00ebsoj, n\u00ebse Francois Hollande \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si Sarkozi. Nuk jan\u00eb nj\u00ebsoj. Jan\u00eb qenie njer\u00ebzore me pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme dhe me vizione t\u00eb ndryshme p\u00ebr bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur njer\u00ebzit thon\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat nuk ndryshojn\u00eb kurr\u00eb, thjesht ndaloni nj\u00eb \u00e7ast dhe mendoni sesi ishte bota dhjet\u00eb, nj\u00ebzet, pes\u00ebdhjet\u00eb apo nj\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb. \u00cbsht\u00eb ritmi i ndryshimit q\u00eb e p\u00ebrcakton bot\u00ebn ton\u00eb. Ne mund ta ndryshojm\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju dhash\u00eb nj\u00eb ilustrim t\u00eb vog\u00ebl sesi nj\u00eb gj\u00eb \u2013 p\u00ebrdorimi i ngjyrave \u2013 mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshimin. Un\u00eb dua t\u00eb b\u00ebj m\u00eb shum\u00eb ndryshime si kryeminist\u00ebr i vendit tim. Por ndryshimin mund ta b\u00ebj\u00eb edhe \u00e7donj\u00ebri prej jush, n\u00ebse vendosni ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>E fillova me nj\u00eb president amerikan dhe po e p\u00ebrfundoj me nj\u00eb tjet\u00ebr. Roosevelt-in. Ai ka th\u00ebn\u00eb &#8220;besoni se mund t&#8217;ia dilni dhe keni b\u00ebr\u00eb gjysm\u00ebn e rrug\u00ebs.&#8221;<\/p>\n<p>Faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edi Rama Mir\u00ebmbr\u00ebma, Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb takim fort i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua. Flas anglisht, por e zot\u00ebroj gjuh\u00ebn angleze po aq mir\u00eb sa \u00e7&#8217;e zot\u00ebrojn\u00eb bankier\u00ebt ekonomin\u00eb globale. Jam i huaj k\u00ebtu, vizitor i nj\u00eb vendi t\u00eb dyndur nga probleme thuajse mbyt\u00ebse p\u00ebr t&#8217;u v\u00ebshtruar. Dhe po, sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, jam dhe politikan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11837","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;Kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar&quot; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&quot;Kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar&quot; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Edi Rama Mir\u00ebmbr\u00ebma, Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb takim fort i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua. Flas anglisht, por e zot\u00ebroj gjuh\u00ebn angleze po aq mir\u00eb sa \u00e7&#8217;e zot\u00ebrojn\u00eb bankier\u00ebt ekonomin\u00eb globale. Jam i huaj k\u00ebtu, vizitor i nj\u00eb vendi t\u00eb dyndur nga probleme thuajse mbyt\u00ebse p\u00ebr t&#8217;u v\u00ebshtruar. Dhe po, sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, jam dhe politikan [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-24T17:07:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8220;Kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar&#8221;\",\"datePublished\":\"2012-05-24T17:07:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/\"},\"wordCount\":2433,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama5.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/\",\"name\":\"\\\"Kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar\\\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama5.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-24T17:07:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama5.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama5.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kurajoja-per-te-krijuar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;Kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"Kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\"Kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Edi Rama Mir\u00ebmbr\u00ebma, Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb takim fort i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua. Flas anglisht, por e zot\u00ebroj gjuh\u00ebn angleze po aq mir\u00eb sa \u00e7&#8217;e zot\u00ebrojn\u00eb bankier\u00ebt ekonomin\u00eb globale. Jam i huaj k\u00ebtu, vizitor i nj\u00eb vendi t\u00eb dyndur nga probleme thuajse mbyt\u00ebse p\u00ebr t&#8217;u v\u00ebshtruar. Dhe po, sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, jam dhe politikan [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-24T17:07:38+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8220;Kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar&#8221;","datePublished":"2012-05-24T17:07:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/"},"wordCount":2433,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/","name":"\"Kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg","datePublished":"2012-05-24T17:07:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kurajoja-per-te-krijuar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;Kurajoja p\u00ebr t\u00eb krijuar&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11837","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11837"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11837\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11837"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11837"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11837"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}