{"id":11818,"date":"2012-05-14T13:44:03","date_gmt":"2012-05-14T12:44:03","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2780"},"modified":"2012-05-14T13:44:03","modified_gmt":"2012-05-14T12:44:03","slug":"gjana-pd-nje-repart-ushtarak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/","title":{"rendered":"Gjana: PD nj\u00eb repart ushtarak"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Myftar Gjana\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/myftar_gjana.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <em><strong>S&#8217;duhej b\u00ebr\u00eb koalicion me LSI<\/strong><\/em><\/p>\n<p>TIRANE &#8211; <em>Nj\u00eb nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e L\u00ebvizjes Studentore, Myftar Gjana n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shqiptarja.com&#8221; ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb &#8216;skaner&#8217; t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 22 vite. Ai flet p\u00ebr futjen e PD n\u00eb kazerm\u00eb, autoritarizmin e Berish\u00ebs, q\u00eb nuk e shoi as gjendja e t\u00eb fiktit n\u00eb p\u00ebrvjetorin e PD. P\u00ebr t\u00eb duhet rotacion politik, por Rama t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb koalicion me t\u00eb djatht\u00ebt, nd\u00ebrsa thot\u00eb se LSI ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb kosto p\u00ebr qeverisjen. Gjana &#8216;falenderon&#8221; Berish\u00ebn q\u00eb nuk e afroi n\u00eb qeveri, pasi do ishte p\u00ebrkrah ish hetuesve t\u00eb diktatur\u00ebs e ish-enverist\u00ebve t\u00eb shoqat\u00ebs &#8220;Vullnetar\u00ebt e Enverit&#8221;.<\/em><\/p>\n<p><strong>Jeni nd\u00ebr themeluesit e PD, si e vler\u00ebsoni ecurin\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><br \/>\nN\u00eb fakt jam nj\u00eb nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e L\u00ebvizjes Studentore t\u00eb vitit 1990, duke qen\u00eb me nj\u00eb grup shok\u00ebsh bashk\u00ebstudent\u00eb b\u00ebrthama frym\u00ebzuese e vepruese e Fakultetit t\u00eb Inxhinieris\u00eb s\u00eb Nd\u00ebrtimit. \u00cbsht\u00eb spekuluar historikisht me lidershipin e L\u00ebvizjes studentore, me emrat, me protagonist\u00ebt, saq\u00eb tekstet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike nga autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm periferik\u00eb jan\u00eb shum\u00eb larg s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Tekstet p\u00ebr t&#8217;u referuar sakt\u00ebsisht jan\u00eb &#8220;Probleme shqiptare&#8221; dhe &#8220;P\u00ebrrallat e tranzicionit shqiptar&#8221; t\u00eb Prof. Dr. Shinasi Ram\u00ebs, aktualisht profesor klinik i politik\u00ebs n\u00eb NYU dhe Columbia, ShBA.<\/p>\n<p>Tekstet e tjera si &#8220;Piedestale pa statuja&#8221; apo shkrime periodike gazetash me rastin e p\u00ebrvjetor\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes studentore t\u00eb Dhjetorit 1990 jan\u00eb emocionale, irracionale dhe s&#8217;kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me thelbin e l\u00ebvizjes. Pas p\u00ebrballjes treditore me diktatur\u00ebn u themelua PD, sigurisht nga student\u00ebt dhe nj\u00eb grup pedagog\u00ebsh q\u00eb iu bashk\u00ebngjit\u00ebn l\u00ebvizjes pasi u fitua me forc\u00ebn e protest\u00ebs pluralizmi politik.<\/p>\n<p><strong>Si ka ecur demokracia&#8230;?<\/strong><br \/>\nDemokracia shqiptare ka pasur nj\u00eb ecuri kaotike, me nj\u00eb diagram\u00eb q\u00eb t\u00eb kujton grafikun e nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmuri me zem\u00ebr, me kriza t\u00eb ashpra, si ajo e vitit 1997, e me t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb zbutura si t\u00eb mbyturit e Otrantos, tragjedia e G\u00ebrdecit, 21 Janari 2011, etj. Kjo ka ndodhur sepse lidershipi politik i PD i m\u00ebnjanoi idealet e mish\u00ebruara n\u00eb programin minimal t\u00eb PD t\u00eb fillimeve t\u00eb veta, por edhe njer\u00ebzit q\u00eb e mish\u00ebruan at\u00eb program, hap pas hapi nga viti n\u00eb vit deri sa rr\u00ebshqiti n\u00eb nj\u00eb formacion gati-gati ushtarak pa uniform\u00eb dhe autoritar n\u00eb vitin 1995 e prapa. Nga nj\u00eb parti e reformave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vitet 1992-1995 ajo u kthye n\u00eb nj\u00eb turm\u00eb populiste ku fliste vet\u00ebm lideri kryesor dhe onturazhi rreth tij p\u00ebrs\u00ebriste demagogjin\u00eb e liderit dhe imitonte gjestet e tij.<\/p>\n<p><strong>PD u themelua p\u00ebr realizimin e idealeve t\u00eb dhjetorit, sa ia ka arritur k\u00ebtij q\u00ebllimi?<\/strong><br \/>\nDy q\u00ebllimet kryesore t\u00eb formuluara qart\u00eb nga L\u00ebvizja Studentore kan\u00eb qen\u00eb:&#8221; Liri, demokraci&#8221; dhe &#8220;E duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa&#8221;. Sot, pas 22 vjet\u00ebsh kemi vet\u00ebm liri verbale p\u00ebr t\u00eb biseduar n\u00ebp\u00ebr rrethe miqsh nd\u00ebrsa demokracia n\u00eb terma politik\u00eb \u00ebsht\u00eb deficitare. Sepse sistemi politik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng ligj\u00ebrisht nga elita politike e t\u00eb gjitha krah\u00ebve, sipas rrotacionit q\u00eb ka pasur n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha partit\u00eb politike t\u00eb formuara pas shpalljes s\u00eb pluralizmit politik, publiku i gj\u00ebr\u00eb ka n\u00eb memorien e tij respektivisht formacioneve k\u00ebto emra: Sali Berisha, Fatos Nano, Sk\u00ebnder Gjinushi, Paskal Milo, Vangjel Dule etj, t\u00eb mos rreshtoj emrat e 126 kryetar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb armiq\u00ebsi t\u00eb hapur vet\u00ebm me ligjet biologjike. PD nisi si l\u00ebvizje, krijoi nj\u00eb program dhe statut q\u00eb nuk e zbatoi kurr\u00eb, por nuk u kthye faktikisht asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti politike moderne, p\u00ebr shkaqe q\u00eb dihen nga vet\u00eb uzurpuesit e saj.<\/p>\n<p><strong>Nuk ka demokraci t\u00eb brendshme n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;?<\/strong><br \/>\nAsnj\u00eb parti politike shqiptare nuk ka demokraci t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme. Duke qen\u00eb se partit\u00eb politike jan\u00eb kollonat e sistemit politik demokratik dhe k\u00ebto kollona jan\u00eb totalitare, autoritariste, si mund t\u00eb ket\u00eb demokraci politike n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb komikja \u00ebsht\u00eb, kur kryetar\u00ebt e partive politike b\u00ebhen n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb pushtetit, k\u00ebshilltar\u00eb, drejtor\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb pozit\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Megjithat\u00eb, idealet s&#8217;mund t\u00eb arrihen t\u00eb gjitha. Sepse po t&#8217;i besonim plot\u00ebsisht Francis Fukujam\u00ebs, &#8220;Demokracit\u00eb e vendeve t\u00eb Lindjes jan\u00eb demokraci pa demokrat\u00eb&#8221;<\/p>\n<p><strong>Demokrat\u00ebt kan\u00eb 13 vjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet. Mendoni se q\u00ebndrojn\u00eb ende n\u00eb boshtin e djatht\u00eb t\u00eb spektrit politik?<\/strong><br \/>\nDemokrat\u00ebt kur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb boshtin e djatht\u00eb t\u00eb spektrit politik. Parit\u00eb politike shqiptare vuajn\u00eb t\u00eb gjitha nga diabeti i socialdemokracis\u00eb verbale. Edhe PD n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe. Sepse n\u00eb vitin 1991, n\u00eb kund\u00ebrshtim me programin e shpallur, miratoi n\u00eb bashk\u00ebpunim me PPSH-n\u00eb e Ramiz Alis\u00eb ligjin leninist 7501 &#8220;P\u00ebr tok\u00ebn&#8221;. Jo vet\u00ebm e miratoi, por edhe n\u00eb vitin 1992, kur kishte 2\/3 e Kuvendit nuk e abrogoi k\u00ebt\u00eb ligj antizhvillimor bolshevik, q\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb vendin me dekada pas vendeve t\u00eb tjera ish-komuniste.<\/p>\n<p>PD s&#8217;ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me spektrin e djatht\u00eb n\u00eb kuptimin ideologjik. Qeverit\u00eb e PD gjithnj\u00eb kan\u00eb rritur pagat e n\u00ebpun\u00ebsve militant\u00eb e pensionist\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shumic\u00eb votues t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs. Ende n\u00eb varrezat e d\u00ebshmor\u00ebve prehen t\u00eb qet\u00eb ish an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Byros\u00eb politike komuniste q\u00eb kan\u00eb vdekur n\u00eb shtrat nga s\u00ebmundjet ose mosha. Nd\u00ebrsa familjet e d\u00ebshmor\u00ebve(q\u00eb nuk u dihet numri (28000 apo 2800) marrin pensione t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb p\u00ebrdjekurit politik\u00eb vdesin p\u00ebrdit\u00eb t\u00eb pashp\u00ebrblyer as moralisht, as financiarisht.<\/p>\n<p><strong>Mendoni se jemi n\u00eb kriz\u00eb&#8230;?<\/strong><br \/>\nEkonomia e tregut \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmbytur nga evazioni fiskal dhe informaliteti q\u00eb udh\u00ebhiqet nga nj\u00eb oligarki politiko- financiare e t\u00eb gjitha krah\u00ebve. Po ju jap disa shembuj: N\u00eb Shqip\u00ebri ekzistojn\u00eb rreth 400 000 nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb poseduara nga t\u00eb pakt\u00ebn 2 000 000 qytetar\u00eb e katundar\u00eb, t\u00eb cilat presin ka 10 vjet q\u00eb t\u00eb legalizohen. Do thot\u00eb q\u00eb gati 2\/3 e qytetar\u00eb\/ katundar\u00ebve do b\u00ebhen t\u00eb ligjsh\u00ebm nga nj\u00eb qeveri e &#8220;spektrit t\u00eb djatht\u00eb&#8221; dhe do t&#8217;u dhurohet toka e ish-pronarit t\u00eb dhunuar, nd\u00ebrsa 1\/3 e qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk e ka shkelur kurr\u00eb ligjin, do t\u00eb paguaj\u00eb taksat p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar dhunuesit e pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb absurde. T\u00eb marrim tregun e energjis\u00eb elektrike. CEZ-i \u00ebsht\u00eb kompania e vetme n\u00eb treg (ish-KESH-i i privatizuar), kompani monopol q\u00eb e shkel me k\u00ebmb\u00eb konkurenc\u00ebn e lir\u00eb, apo Kolaudimi i makinave q\u00eb keqdrejtohet nga nj\u00eb kompani monopol austriake. Por ligjet e konkurenc\u00ebs i ndalojn\u00eb monopolet n\u00eb ekonomit\u00eb e tregut t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ju lidh me Partin\u00eb Demokratike, pasi nuk ju kemi par\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb aktivitete por dhe n\u00eb asnj\u00eb post drejtues apo politik?<\/strong><br \/>\nMe PD m\u00eb lidhin miqt\u00eb e mi t\u00eb L\u00ebvizjes sudentore, mij\u00ebra an\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj q\u00eb s&#8217;votojn\u00eb alternativat qeveris\u00ebse, por kund\u00ebr t\u00eb majt\u00ebs s\u00eb mish\u00ebruar n\u00eb portretin e Gramoz Ru\u00e7it (ministri i fundit i Policis\u00eb sekrete komuniste) dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb bllokut komunist. Sa p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb aktivitete un\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do 8 Dhjetor e 12 Dhjetor, kur m\u00eb ftojn\u00eb miqt\u00eb e mi demokrat\u00eb. Sa p\u00ebr poste drejtuese n\u00eb qeveri apo politike lidershipi i PD m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nder historik: ma ka ruajtur dinjitetin para miqve t\u00eb mi demokrat\u00eb, duke mos m\u00eb propozuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb krah me ish-hetues t\u00eb diktatur\u00ebs, ish-enverist\u00eb t\u00eb shoqat\u00ebs &#8220;Vullnetar\u00ebt e Enverit&#8221; apo t\u00eb ngjashmit e tyre.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb lidershipin e PD tashm\u00eb s&#8217;ka asnj\u00eb ish-themelues, p\u00ebrjashtuar Berish\u00ebn&#8230;?<\/strong><br \/>\nKonstatimi juaj \u00ebsht\u00eb absolut, e si pasoj\u00eb pjes\u00ebrisht i v\u00ebrtet\u00eb. Ish-themelues, p\u00ebrve\u00e7 Berish\u00ebs jan\u00eb Genc Ruli dhe Arben Imami, Mark Marku dhe Mesila Doda etj. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb s&#8217;jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ish themeluesit. Azem Hajdari s&#8217;ka pasur konsumim politik, por \u00ebsht\u00eb pushkatuar pa gjyq nga segmente politike t\u00eb llojit majtis-enverist, Arben Broci po ashtu u vra nga policia e Gramoz Rucit, Shinasi Rama u largua kur e parashikoi se si po tradh\u00ebtohej L\u00ebvizja Studentore nga uzurpator\u00ebt e ndoqi karrier\u00ebn akademike n\u00eb shkencat politike n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb vet\u00eblarguar e riafruar sipas interesit pragmatist t\u00eb pushtetit. Sa i p\u00ebrket frym\u00ebs autoritariste n\u00eb PD, ajo frym\u00eb ka dal\u00eb q\u00eb n\u00eb nisje e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike nga mushk\u00ebrit\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb pjestar\u00ebve t\u00eb lidershipit t\u00eb PD. T\u00eb gjitha partit\u00eb shqiptare vuajn\u00eb nga totalitarizmi dhe autoritarizmi, si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb lart.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb p\u00ebrvjetorin e krijimit t\u00eb PD, ju ishin nj\u00eb nga personat m\u00eb af\u00ebr kryeministrit Berisha, teksa ai pati nj\u00eb gjendje t\u00eb fikti. \u00c7far\u00eb ndjesie provuat teksa shihnit t\u00eb &#8216;shembej&#8217; nj\u00eb nd\u00ebr lider\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb dhjetorit &#8217;90?<\/strong><br \/>\nKisha ndiesin\u00eb se do t\u00eb jepte nj\u00eb mesazh tjet\u00ebr nga ai q\u00eb i mbeti pa u lexuar. Ishte nj\u00eb fjalim i gjat\u00eb dhe i st\u00ebrlodhdh\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e lexonte, por edhe p\u00ebr ata q\u00eb s&#8217;po e d\u00ebgjonin. Nuk parandjeja se do t\u00eb &#8220;shembej&#8221;, sepse nuk do ta linim ne t\u00eb binte at\u00eb rast, si\u00e7 nuk e kemi l\u00ebn\u00eb t\u00eb rr\u00ebnohej n\u00eb vitin 1997. Ne, student\u00ebt e Dhjetorit kemi ecur gjithmon\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb dhe Berisha ka qen\u00eb me ne kur ka ardhur n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb. Sa her\u00eb q\u00eb ka hipur n\u00eb pushtet i jan\u00eb afruar bashk\u00ebudh\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb apo ka zgjedhur disa sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb bindur ndaj pushtetit n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb privilegjeve q\u00eb t\u00eb jep qenia n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p><strong>Esht\u00eb krijuar nj\u00eb parti e re politike, FRD, e cila r\u00ebndom quhet partia e Topit. Ju do t\u00eb kontribuoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti..?<\/strong><br \/>\nFormalisht \u00ebsht\u00eb parti e &#8220;re&#8221;, e shpallur dhe ende e pamiratuar nga gjykata n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit. Nuk e di a do jet\u00eb biologjikisht dhe ideologjikiht e re, n\u00eb kuptimin thelb\u00ebsor t\u00eb k\u00ebsaj fjale. Nuk m\u00eb p\u00eblqen q\u00eb quhet &#8220;Fryma&#8221;, sepse ka konotacion revolucionar dhe leninist si bie fjala, &#8220;Garda e Re&#8221;. Do kisha d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej parti e v\u00ebrtet\u00eb moderne e spektrit t\u00eb djatht\u00eb, meqen\u00ebse ky segment i politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb bosh.<\/p>\n<p>M\u00eb jep nj\u00eb shije t\u00eb keqe togfjal\u00ebshi &#8220;Partia e Topit&#8221;, partia e nj\u00eb njeriu dhe nuk di sepse m\u00eb kujtohen vargjet e Majakovskit: &#8220;Kur themi Lenini, n\u00ebnkuptojm\u00eb Partia\/kur themi Partia, n\u00ebnkuptojm\u00eb Lenini&#8221;. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb formacion politik q\u00eb identifikohet me nj\u00eb njeri, dhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb punojn\u00eb dhe fshehin fytyrat e tyre, apo marrin tiparet e liderit mesianik q\u00eb po e presim prej shekujsh(muajsh) t\u00eb vij\u00eb nga presidenca apo ekrani i TV-ve, at\u00ebher\u00eb ky organiz\u00ebm frymor mund t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb biologjike, por jo politike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, le t\u00eb presim \u00e7far\u00eb do t\u00eb shfaqet pas frym\u00ebs, pra programi, strukturat, njer\u00ebzit e besuesh\u00ebm p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit, q\u00eb do ta mbajn\u00eb frym\u00ebn gjall\u00eb. I vetmi person q\u00eb m\u00eb lidh m\u00eb at\u00eb formacion deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb Gazmend Oketa, nj\u00eb nga student\u00ebt e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb s\u00eb shkurtit 1991, qytetar i denj\u00eb dhe konstruktor i zoti, por pa eksperienc\u00ebn e mjaftueshme n\u00eb labirinthin pa &#8216;fill Ariane&#8217; t\u00eb politik\u00ebs shqiptare dhe ballkanike..<\/p>\n<p><strong>Aleanca me t\u00eb majt\u00ebt e LSI ka krijuar kosto politike apo ka referuar arritje n\u00eb qeverisje n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vite?<\/strong><br \/>\nSigurisht q\u00eb ka krijuar kosto t\u00eb madhe politike. N\u00eb zgjedhjet e ardhshme PD do t\u00eb marr\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak vota p\u00ebr shkak t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb skajshme pragmatiste me LSI, e cila me vet\u00ebm kat\u00ebr deputet\u00eb ka p\u00ebrfituar rreth 20% t\u00eb pushtetit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Ka nj\u00eb perceptim publik q\u00eb LSI ka nd\u00ebrruar me veprimet e zyrtar\u00ebve t\u00eb saj emrin n\u00eb L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Korrupsion. Me videoskandalet e opinionin e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, por dhe me sjelljen e t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb LSI q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ryshfete e para pa iu trembur syri, zhg\u00ebnjimi i votuesve demokrat\u00eb do ta shmang\u00eb vot\u00ebn te partit\u00eb e tjera t\u00eb ashtuquajtura t\u00eb djathta t\u00eb spektrit politik.<\/p>\n<p><strong>Po t\u00eb majt\u00ebt&#8230;?<\/strong><br \/>\nNd\u00ebrsa t\u00eb majt\u00ebt do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb bllok, veteran\u00eb dhe freshist\u00eb, ish-sigurimsa dhe ish-komunist\u00eb sepse i kan\u00eb n\u00eb postera fytyrat t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb tyre: Edi Ram\u00ebn modern dhe avanguardist ortodoks dhe Gramoz Ru\u00e7in tradicionalist enverist, tepelenas-salariot q\u00eb ende pas 25 vjet\u00ebsh banor i Tiran\u00eb e shqipton fjal\u00ebn trotuar n\u00eb &#8220;tortuar&#8221;. Arritjet n\u00eb qeverisje jan\u00eb t\u00eb diskutueshme, sidomos n\u00eb mandatin e dyt\u00eb, si p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb gjithanshme t\u00eb eurozon\u00ebs, ashtu edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb LSI n\u00eb administrat\u00eb e t\u00eb bab\u00ebzis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb pangopur p\u00ebr t&#8217;u pasuruar p\u00ebrmes pushtetit.<\/p>\n<p><strong>Mendoni se kjo qeverisje mund t\u00eb bind\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vendit?<\/strong><br \/>\nPushteti i gjat\u00eb jo vet\u00ebm e konsumon, por edhe e korrupton vetveten. Sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb qeveris\u00ebsh aq m\u00eb shum\u00eb zvog\u00eblohet bindja e qytetar\u00ebve n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e qeverisjes. Po t\u00eb shihen rezultatet e zgjedhjeve n\u00eb Greqi, Serbi dhe Franc\u00eb, rezultate t\u00eb ndikuara fort\u00ebsisht nga kriza ekonomike, mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb prognoz\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2013: PD dhe PS do t\u00eb zbresin n\u00eb p\u00ebrqindje krahasuar me 2009, nd\u00ebrsa partit\u00eb e tjera do t\u00eb rriten. Por asnj\u00ebra nga dy partit\u00eb kryesore nuk do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb formoj\u00eb vet\u00eb qeverin\u00eb. Ekziston edhe nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb dy partit\u00eb kryesore t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb qeveri koalicioni t\u00eb motivuara nga integrimi n\u00eb BE, dhe ky do t\u00eb ishte fundi i loj\u00ebs s\u00eb tyre, apo i pazarit final kriptokomunist ballkanik. Sepse PD-PS s&#8217;kan\u00eb ndryshim ideologjik, jan\u00eb parti formalisht socialdemokrate.<\/p>\n<p><strong>Mendoni se opozita e drejtuar nga Rama ka shanse p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb krye t\u00eb vendit n\u00eb zgjedhjet e vitit 2013?<\/strong><br \/>\nDikush do ta marr\u00eb pushtetin, sipas ligjit t\u00eb rrotacionit. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve u intereson n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Lindjes m\u00eb tep\u00ebr stabiliteti se sa demokracia. Stabiliteti u duhet atyre, nd\u00ebrsa neve na duhet demokracia e zhvillimi. Do ishte jasht\u00eb \u00e7do p\u00ebrfytyrimi q\u00eb opozita e sotme me Ram\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb formonte aleanca me partit\u00eb e ashtuquajtura t\u00eb djathta shqiptare, sepse do t\u00eb skuqej edhe nj\u00ebher\u00eb vet\u00eb faqja e turpit nga nj\u00eb pragmatiz\u00ebm i till\u00eb. Gj\u00eb q\u00eb, n\u00eb kushtet normale t\u00eb absurdit politik shqiptar ka shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb debat p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, mendoni se emrat e p\u00ebrmendur n\u00eb tregun politik mund t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr zgjedhjen e nj\u00eb kryetarit shtetit simbol t\u00eb unitetit t\u00eb popullit?<br \/>\nKy debat m\u00eb duket krejt i kot\u00eb dhe joproduktiv, kur Kushtetuta e nd\u00ebrruar me marr\u00ebveshje n\u00eb vitin 2008 e ka t\u00eb qart\u00eb se si mund t\u00eb zgjidhet presidenti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kushtetuese. Diada politike PD-PS q\u00eb b\u00ebri ndryshimet kushtetuese i ka t\u00eb plota votat p\u00ebr ta rikthyer Kushtetut\u00ebn n\u00eb normalitet ose t\u00eb ndryshoj\u00eb form\u00ebn e zgjdhjes s\u00eb presidentit duke e kaluar n\u00eb referendum popullor, pra me zgjedhje direkte t\u00eb tij.<\/p>\n<p>I vetmi em\u00ebr i p\u00ebrmendur q\u00eb e meriton p\u00ebr t&#8217;u zgjedhur me konsensus \u00ebsht\u00eb Fatos Lubonja: kalor\u00ebs i fjal\u00ebs e i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb lir\u00eb, ish-i burgosur politik, analist e njeri me dinjitet dhe i pakorruptuesh\u00ebm, q\u00eb ka vizione moderne europiane p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e shtetin. Por ka shum\u00eb gjasa q\u00eb ai t\u00eb mos propozohet nga faktor\u00ebt politik\u00eb, sepse s&#8217;\u00ebsht\u00eb i ngjash\u00ebm me ta dhe politika e oligarkis\u00eb financiare do n\u00ebnshkruante d\u00ebnimin me vdekje n\u00eb n\u00eb rast se do ta pranonte nj\u00eb kandidat t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>(jm\/im\/shqiptarja.com)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S&#8217;duhej b\u00ebr\u00eb koalicion me LSI TIRANE &#8211; Nj\u00eb nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e L\u00ebvizjes Studentore, Myftar Gjana n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shqiptarja.com&#8221; ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb &#8216;skaner&#8217; t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 22 vite. Ai flet p\u00ebr futjen e PD n\u00eb kazerm\u00eb, autoritarizmin e Berish\u00ebs, q\u00eb nuk e shoi as gjendja e t\u00eb fiktit n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11818","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Gjana: PD nj\u00eb repart ushtarak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Gjana: PD nj\u00eb repart ushtarak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"S&#8217;duhej b\u00ebr\u00eb koalicion me LSI TIRANE &#8211; Nj\u00eb nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e L\u00ebvizjes Studentore, Myftar Gjana n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shqiptarja.com&#8221; ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb &#8216;skaner&#8217; t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 22 vite. Ai flet p\u00ebr futjen e PD n\u00eb kazerm\u00eb, autoritarizmin e Berish\u00ebs, q\u00eb nuk e shoi as gjendja e t\u00eb fiktit n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-14T12:44:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/myftar_gjana.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Gjana: PD nj\u00eb repart ushtarak\",\"datePublished\":\"2012-05-14T12:44:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/\"},\"wordCount\":2712,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/myftar_gjana.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/\",\"name\":\"Gjana: PD nj\u00eb repart ushtarak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/myftar_gjana.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-14T12:44:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/myftar_gjana.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/myftar_gjana.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gjana: PD nj\u00eb repart ushtarak\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gjana: PD nj\u00eb repart ushtarak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Gjana: PD nj\u00eb repart ushtarak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"S&#8217;duhej b\u00ebr\u00eb koalicion me LSI TIRANE &#8211; Nj\u00eb nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e L\u00ebvizjes Studentore, Myftar Gjana n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shqiptarja.com&#8221; ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb &#8216;skaner&#8217; t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 22 vite. Ai flet p\u00ebr futjen e PD n\u00eb kazerm\u00eb, autoritarizmin e Berish\u00ebs, q\u00eb nuk e shoi as gjendja e t\u00eb fiktit n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-14T12:44:03+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/myftar_gjana.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Gjana: PD nj\u00eb repart ushtarak","datePublished":"2012-05-14T12:44:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/"},"wordCount":2712,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/myftar_gjana.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/","name":"Gjana: PD nj\u00eb repart ushtarak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/myftar_gjana.jpg","datePublished":"2012-05-14T12:44:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/myftar_gjana.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/myftar_gjana.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjana-pd-nje-repart-ushtarak\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gjana: PD nj\u00eb repart ushtarak"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11818"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11818\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}