{"id":11814,"date":"2012-05-12T15:41:09","date_gmt":"2012-05-12T14:41:09","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2752"},"modified":"2012-05-12T15:41:09","modified_gmt":"2012-05-12T14:41:09","slug":"mosbesimi-si-semundje-pa-sherim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/","title":{"rendered":"Mosbesimi si s\u00ebmundje pa sh\u00ebrim"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fatos Baxhaku\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_baxhaku.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Fatos Baxhaku<\/strong>, <em>12 maj 2012<\/em><\/p>\n<p>Pat shkruar nj\u00eb her\u00eb Suzan Zontag, filozofe e shquar amerikano-hebreje e shekullit t\u00eb shkuar: \u201cS\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb ana e err\u00ebt e jet\u00ebs, qytetaria m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e saj. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lindur kan\u00eb qytetari t\u00eb dyfisht\u00eb; at\u00eb t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00ebve dhe at\u00eb t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb parap\u00eblqejm\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorim vet\u00ebm pasaport\u00ebn e mir\u00eb, her\u00ebt a von\u00eb secili prej nesh \u00ebsht\u00eb i detyruar, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe, t\u00eb quhet qytetar i asaj mbret\u00ebrie\u201d.<\/p>\n<p>S\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb pjesa jon\u00eb e refuzuar, pjesa q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb vuajm\u00eb, t\u00eb kemi turp a ndot p\u00ebr veten, \u00ebsht\u00eb ajo pjes\u00eb e s\u00eb p\u00ebrditshmes ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne nuk d\u00ebshirojm\u00eb aspak t\u00eb flasim, ndon\u00ebse e dim\u00eb fare mir\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb aty, gjithnj\u00eb e gatshme t\u00eb sulmoj\u00eb dhe t\u00eb na rr\u00ebnoj\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se edhe p\u00ebr njer\u00ebzit e sh\u00ebndosh\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb po aq e rrezikshme sa edhe p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt vet\u00eb, s\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkas historikisht p\u00ebr lindjen e nj\u00eb lloj mitologjie t\u00eb mbushur plot e p\u00ebrplot me p\u00ebrfytyrime e metafora q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pamjen e v\u00ebrtet\u00eb secil\u00ebs prej shoq\u00ebrive n\u00eb shekuj t\u00eb caktuar. K\u00ebto mitologji t\u00eb s\u00ebmundjes kan\u00eb p\u00ebrcaktuar shum\u00eb her\u00eb edhe artet, estetik\u00ebn, madje n\u00eb shum\u00eb raste dhe vet\u00eb fjalorin e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin e XIX dhe n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX s\u00ebmundja m\u00eb e p\u00ebrhapur vdekjeprur\u00ebse ishte tuberkulozi. Sa koh\u00eb q\u00eb ai nuk ishte diagnostikuar si nj\u00eb infeksion, q\u00ebndrimi i njer\u00ebzve ndaj tij ishte fatalist. Duke trash\u00ebguar q\u00ebndrimin antik dhe duke qen\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm nga shkalla e dijeve t\u00eb tyre njer\u00ebzit e shekullit XIX e konsideronin tuberkulozin si nj\u00eb mallkim q\u00eb i jepej dikujt nga Zoti. Shpjegimi i tipit \u201cky njeri \u00e7o\u00e7 ka katranosur prandaj dhe \u00ebsht\u00eb s\u00ebmur\u00eb\u201d, ishte krejt i zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tuberkulozi nuk njihte dallime. Ai infektonte nj\u00ebsoj proletar\u00eb a borgjez\u00eb, t\u00eb kamur a t\u00eb varf\u00ebr, revolucionar\u00eb apo fshatar\u00eb t\u00eb paqt\u00eb. Nd\u00ebrsa njer\u00ebzit e thjesht\u00eb shuheshin pak nga pak mes lebetis\u00eb s\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tyre, njer\u00ebzit e artit dhe kultur\u00ebs e pan\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb vdekjeprur\u00ebse si nj\u00eb burim metaforash. T\u00eb ishe i s\u00ebmur\u00eb me tuberkuloz p\u00ebr ta ishte shenj\u00eb zgjuarsie, delikatese e ndjenjash t\u00eb holla, pasioni. (Kujtoni Malin Magjik t\u00eb Tomas Mann). Madje, p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb bindje se tuberkulozi rriste jo vet\u00ebm d\u00ebshir\u00ebn pasionante, por edhe at\u00eb seksuale. Pak nga pak lindi edhe nj\u00eb lloj tjet\u00ebr elegance. Nd\u00ebrsa n\u00eb shekullin XVIII nj\u00eb fem\u00ebr ideale ishte nj\u00eb alamet bu\u00e7ko, nj\u00eb fem\u00ebr e kolme me gjokse t\u00eb rrumbullakosura, femra e shekullit XIX nisi t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e holl\u00eb e elegante.<\/p>\n<p>Aristokratet franceze t\u00eb s\u00ebmura me tuberkuloz, t\u00eb tretura nga s\u00ebmundja, gati-gati shiheshin me zili nga shoqet e tyre ende t\u00eb sh\u00ebndosha. N\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe shijet e sotme mbi femr\u00ebn elegante i dedikohen nj\u00eb s\u00ebmundjeje: tuberkulozit. Por kjo nuk ndodhte vet\u00ebm me femrat. T\u00eb ishe gjithnj\u00eb i trisht\u00eb, me syt\u00eb e futur thell\u00eb nd\u00ebr zgavra, krejt i shpenguar, sepse tashm\u00eb nuk kishe asgj\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb humbisje, me ecje t\u00eb ngadalt\u00eb e shikim t\u00eb p\u00ebrhumbur. Kjo lloj figure u shnd\u00ebrrua nga nj\u00eb mashkull i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb nj\u00eb simbol t\u00eb intelektualizmit. Kujtoni vet\u00ebm dy portrete t\u00eb njohura at\u00eb t\u00eb Franc Kafk\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Migjenit ton\u00eb. T\u00eb dy ishin me tuberkuloz.<\/p>\n<p>T\u00eb qen\u00ebt s\u00ebmur\u00eb me tuberkuloz i dha udh\u00eb edhe nj\u00eb prirjeje tjet\u00ebr intelektuale, at\u00eb t\u00eb braktisjes s\u00eb zhurm\u00ebs s\u00eb qyteteve dhe turmave t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm me veten dhe me artin t\u00ebnd. Me mij\u00ebra intelektual\u00eb t\u00eb asaj kohe i mbyll\u00ebn dit\u00ebt e tyre t\u00eb fundit nd\u00ebr maja malesh apo nd\u00ebr ishuj t\u00eb ve\u00e7uar. Asokohe u krijuan me qindra kryevepra.<\/p>\n<p>Kanceri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr s\u00ebmundjet simbol t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar. Ndryshe nga tuberkulozi q\u00eb ishte nj\u00eb s\u00ebmundje romantike, kanceri \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja vrastare e nj\u00eb bote t\u00eb thjesht\u00ebzuar, t\u00eb krijuar vet\u00ebm nga numrat, zerot dhe nj\u00ebshat q\u00eb nd\u00ebrrohen n\u00eb kompjuter, e jet\u00ebs frenetike dhe individualiste. Shum\u00eb studime shkencore sakt\u00ebsojn\u00eb se ve\u00e7 abuzimeve me disa gj\u00ebra q\u00eb fusim n\u00eb trupin ton\u00eb, kanceri shkaktohet nga ndjenjat e l\u00ebnduara keqas, nga zhg\u00ebnjimet e forta. Tekefundit ajo \u00ebsht\u00eb edhe shprehje e nj\u00eb individi q\u00eb e ndien veten t\u00eb izoluar. N\u00eb terminologjin\u00eb e kancerit \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb luftarake: qelizat e k\u00ebqija sulmojn\u00eb dhe pushtojn\u00eb ato t\u00eb mira, kimioterapia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrsulm kimik, kanceri ka sulmuar keq m\u00ebl\u00e7in\u00eb, qelizat e k\u00ebqija duhen bombarduar.<\/p>\n<p>Ndryshe nga nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb kanceri m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb let\u00ebrsi ka ndikuar n\u00eb fjalorin politik. P\u00ebr Trockin stalinizmi ishte nj\u00eb kancer p\u00ebr marksizmin, n\u00eb SHBA skandali Uotergejt i koh\u00ebs s\u00eb Nikosnit ishte nj\u00eb \u201ckancer n\u00eb gjirin e Presidenc\u00ebs\u201d, p\u00ebr bot\u00ebn arabe Izraeli vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201ckancer i v\u00ebrtet\u00eb\u201d, p\u00ebr Xhorxh W. Bush Al-Kaeda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kancer m\u00eb shum\u00eb se kanceri. Me nj\u00eb fjal\u00eb metafora e krijuar mbi kancerin n\u00eb bot\u00ebn p\u00ebrtej s\u00ebmundjes dhe mjek\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj figure m\u00eb shum\u00eb se artistike, politiko-ushtarake.<\/p>\n<p>List\u00ebs s\u00eb s\u00ebmundjeve simbol t\u00eb qytet\u00ebrimit ka koh\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shtuar edhe SIDA. Edhe ajo ka krijuar metaforat e saj. SIDA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje e atyre q\u00eb jetojn\u00eb ndryshe, e t\u00eb pashpres\u00ebve, e t\u00eb pastreh\u00ebve, e t\u00eb zhg\u00ebnjyerve, e t\u00eb droguarve. Shum\u00eb her\u00eb produkt i \u201crevolucionit seksual\u201d q\u00eb erdhi pas 1968-s, ajo \u00ebsht\u00eb pagesa q\u00eb ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese e ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb antikonformiste, p\u00ebrbuz\u00ebse ndaj disa rregullave q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar shoq\u00ebria e ashtuquajtur normale, nihiliste ndaj vlerave q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcaktuar me koh\u00eb si tradicionale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj s\u00ebmundjeje q\u00eb shoq\u00ebron protestuesit e heshtur, atyre q\u00eb nuk u b\u00ebhet edhe aq von\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, p\u00ebrderisa kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb dakord me t\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e Shqip\u00ebris\u00eb ton\u00eb mund t\u00eb shkruanim fare mir\u00eb sot se s\u00ebmundja jon\u00eb simbol e koh\u00ebve t\u00eb zhurmshme e t\u00eb vrullshme q\u00eb po kalojm\u00eb mund t\u00eb konsiderohet fare mir\u00eb depresioni. Shembulli m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb bazuar k\u00ebt\u00eb mendim \u00ebsht\u00eb shtimi i numrit t\u00eb vet\u00ebvrasjeve apo i tentativave p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund jet\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar. Porse meq\u00eb jemi n\u00eb l\u00ebm\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjeve si metafor\u00eb le t\u00eb mundohemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb supozim tjet\u00ebr. S\u00ebmundjet n\u00eb vetvete, si problem organik, shkaqet dhe numrin e tyre te ne, le t\u2019ua l\u00ebm\u00eb m\u00eb mir\u00eb mjek\u00ebve dhe statisticien\u00ebve. K\u00ebt\u00eb her\u00eb le t\u00eb mundohemi t\u00eb gjejm\u00eb se cila do t\u00eb ishte metafora m\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt, ajo q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb shpjegonte m\u00eb mir\u00eb s\u00ebmundjen ton\u00eb t\u00eb shekullit, at\u00eb q\u00eb e mbartim t\u00eb gjith\u00eb pa dallim, si ata t\u00eb \u201cmbret\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00ebve\u201d ashtu edhe ata t\u00eb \u201cmbret\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e vetme po na g\u00ebrryen t\u00eb gjith\u00ebve pak nga pak, mosbesimi. Nj\u00ebsoj si dikur tuberkulozi dhe tani kanceri e SIDA, ne jemi dor\u00ebzuar para saj. Ne nuk e dim\u00eb, dhe as q\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si lind mosbesimi mes nesh. Nd\u00ebr familje v\u00ebllai nuk ka besim te v\u00ebllai, sepse dyshon mos ia ka me t\u00eb hedhur p\u00ebr pun\u00eb prone. N\u00eb shkoll\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi nuk ka besim t\u00eb m\u00ebsuesi, sepse ndonj\u00ebher\u00eb e ka par\u00eb duke b\u00ebr\u00eb allishverishe e madje edhe thot\u00eb marr\u00ebzira q\u00eb se ku i ka lexuar. Nd\u00ebr universitete student\u00ebt nuk kan\u00eb m\u00eb besim n\u00eb t\u00eb studiuarit. P\u00ebrse t\u00eb studiosh e t\u00eb lodhesh kur t\u00eb tjer\u00eb e kan\u00eb bler\u00eb diplom\u00ebn me para dhe tani kapardisen zyrave t\u00eb shtetit? T\u00eb rinjt\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb besim tek e ardhmja. Thjesht sorollaten rrug\u00ebve duke p\u00ebrtypur fara luledielli. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ndonj\u00eb prej tyre ndon\u00ebse i diplomuar, do t\u00eb mund t\u00eb z\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb si kamerier. Shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb besim te puna.<\/p>\n<p>P\u00ebrse t\u00eb punosh? Kush ka punuar shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se ka jetuar m\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrkundrazi. At\u00ebher\u00eb? At\u00ebher\u00eb o burra t\u00eb v\u00ebm\u00eb baste sportive me shpres\u00ebn e marr\u00eb se do t\u00eb vij\u00eb dita q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb pasur fal\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. N\u00eb politik\u00eb pal\u00ebt nuk kan\u00eb fijen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb besimit. N\u00eb kampin e djatht\u00eb aleat\u00ebt e shohin nj\u00ebri-tjetrin me mosbesim, n\u00eb pritje t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb radh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb tjetri. N\u00eb kampin e majt\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegj\u00ebl e shohin nj\u00ebri-tjetrin me cep t\u00eb syrit. T\u00eb gjitha pal\u00ebt ruhen se mos ndokush \u201cua fut\u201d. A nuk \u00ebsht\u00eb reforma zgjedhore pik\u00ebrisht akti m\u00eb i madh, i dokumentuar, i plot\u00eb, juridik i mosbesimit?<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb jemi g\u00ebzuar k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb krejt t\u00eb thjesht\u00eb. Jemi g\u00ebzuar \u2013 vini re mir\u00eb \u2013 vet\u00ebm sepse m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e politik\u00ebs vendos\u00ebn t\u00eb flasin me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb presidentit. \u00c7far\u00eb leht\u00ebsimi! \u00c7far\u00eb hareje e pamas\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund ata u p\u00ebrsh\u00ebndosh\u00ebn madje edhe shtr\u00ebnguan dor\u00ebn me nj\u00ebri-tjetrin! Nj\u00eb lloj ila\u00e7i leht\u00ebsues p\u00ebr dhimbjet q\u00eb na ka shkaktuar s\u00ebmundja jon\u00eb me emrin mosbesim. Vet\u00ebm se, n\u00ebse do t\u00eb kishin marr\u00eb realisht mbi supe rolin e t\u00eb qen\u00ebt \u201cmjek\u00eb\u201d t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb ishin kujtuar me koh\u00eb, k\u00ebtu e 20 vjet m\u00eb par\u00eb. Ata e din\u00ebfortmir\u00ebse \u00ebsht\u00eb m\u00eb leht\u00eb t\u00eb parandalosh nj\u00eb s\u00ebmundje sesa ta sh\u00ebrosh at\u00eb, sepse shpesh ndodh q\u00eb ajo t\u00eb t\u00eb mb\u00ebrthej\u00eb aq fort saq\u00eb gjendja t\u00eb b\u00ebhet e pashpres\u00eb. Ndodh q\u00eb kur kujtohesh me shum\u00eb vones\u00eb nuk t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb derman as t\u00eb gjitha mjekimet e k\u00ebsaj bote.<\/p>\n<p>Burimi: <em>Shqip<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos Baxhaku, 12 maj 2012 Pat shkruar nj\u00eb her\u00eb Suzan Zontag, filozofe e shquar amerikano-hebreje e shekullit t\u00eb shkuar: \u201cS\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb ana e err\u00ebt e jet\u00ebs, qytetaria m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e saj. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lindur kan\u00eb qytetari t\u00eb dyfisht\u00eb; at\u00eb t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00ebve dhe at\u00eb t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11814","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mosbesimi si s\u00ebmundje pa sh\u00ebrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mosbesimi si s\u00ebmundje pa sh\u00ebrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Fatos Baxhaku, 12 maj 2012 Pat shkruar nj\u00eb her\u00eb Suzan Zontag, filozofe e shquar amerikano-hebreje e shekullit t\u00eb shkuar: \u201cS\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb ana e err\u00ebt e jet\u00ebs, qytetaria m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e saj. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lindur kan\u00eb qytetari t\u00eb dyfisht\u00eb; at\u00eb t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00ebve dhe at\u00eb t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-12T14:41:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_baxhaku.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mosbesimi si s\u00ebmundje pa sh\u00ebrim\",\"datePublished\":\"2012-05-12T14:41:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/\"},\"wordCount\":1781,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_baxhaku.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/\",\"name\":\"Mosbesimi si s\u00ebmundje pa sh\u00ebrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_baxhaku.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-12T14:41:09+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_baxhaku.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_baxhaku.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mosbesimi si s\u00ebmundje pa sh\u00ebrim\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mosbesimi si s\u00ebmundje pa sh\u00ebrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mosbesimi si s\u00ebmundje pa sh\u00ebrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Fatos Baxhaku, 12 maj 2012 Pat shkruar nj\u00eb her\u00eb Suzan Zontag, filozofe e shquar amerikano-hebreje e shekullit t\u00eb shkuar: \u201cS\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb ana e err\u00ebt e jet\u00ebs, qytetaria m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e saj. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lindur kan\u00eb qytetari t\u00eb dyfisht\u00eb; at\u00eb t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00ebve dhe at\u00eb t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-12T14:41:09+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_baxhaku.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mosbesimi si s\u00ebmundje pa sh\u00ebrim","datePublished":"2012-05-12T14:41:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/"},"wordCount":1781,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_baxhaku.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/","name":"Mosbesimi si s\u00ebmundje pa sh\u00ebrim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_baxhaku.jpg","datePublished":"2012-05-12T14:41:09+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_baxhaku.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_baxhaku.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mosbesimi-si-semundje-pa-sherim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mosbesimi si s\u00ebmundje pa sh\u00ebrim"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11814","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11814"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11814\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11814"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11814"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11814"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}