{"id":11794,"date":"2012-04-24T10:02:13","date_gmt":"2012-04-24T09:02:13","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2617"},"modified":"2012-04-24T10:02:13","modified_gmt":"2012-04-24T09:02:13","slug":"kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/","title":{"rendered":"Kokalari i shkruan Clinton-it p\u00ebr takimin me Berish\u00ebn: Mos lejo t\u00eb avancoj\u00eb axhenda e tij egoiste"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Gary Q. Kokalari<\/strong>, <em>24 Prill 2012<\/em><\/p>\n<p>Zonja Sekretare,<\/p>\n<p>Po ju shkruaj p\u00ebrpara takimit tuaj t\u00eb planifikuar me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, jav\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb Uashington. Shpresoj se ju do keni mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb shtroni disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb progresin e saj si demokraci.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr sfond, gjat\u00eb shekullit t\u00eb shkuar, un\u00eb dhe familja ime kemi luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb formimin dhe drejtimin e organizatave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme humanitare, fetare, kulturore dhe civile n\u00eb komunitetin shqiptaro- amerikan. T\u00eb af\u00ebrmit e mi n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb po ashtu t\u00eb njohur sepse jan\u00eb persekutuar nga regjimi brutal komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjat\u00eb viteve kam bashk\u00ebpunuar me DASH n\u00eb nj\u00eb seri iniciativash. N\u00eb vitin 1997 kam punuar me DASH p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr kaosin q\u00eb pasoi r\u00ebnien e skemave piramidale, nj\u00eb d\u00ebshtim p\u00ebr t\u00eb cilin Sali Berisha mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb. N\u00eb vitin 1998, duke punuar me Richard Holbrooke, kam organizuar nj\u00eb seri takimesh mes ambasadorit Holbrooke dhe lider\u00ebve t\u00eb komunitetit shqiptaro- amerikan n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr konfliktin n\u00eb Kosov\u00eb. Gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999 kam sh\u00ebrbyer si nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs televiziv n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb vendimit t\u00eb presidentit Klinton p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb konflikt. Dhe me urdh\u00ebr t\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs kam mbledhur fonde p\u00ebr \u00e7minimin e kufirit shqiptar me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Por gjithashtu e kam kund\u00ebrshtuar DASH n\u00eb nj\u00eb seri rastesh. P\u00ebr shembull e kam kund\u00ebrshtuar p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e pap\u00ebrshtashme p\u00ebr New World Telecom, nj\u00eb kompani mashtruese q\u00eb u ndalua t\u00eb b\u00ebnte biznes n\u00eb Shqip\u00ebri si rezultat i nd\u00ebrhyrjes sime. Po ashtu kam b\u00ebr\u00eb presion mbi ambasad\u00ebn e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hetuar plot\u00ebsisht disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb thyerjes s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb ambasad\u00eb, nj\u00eb problem q\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet. Dhe q\u00ebllimisht e kam mbajtur DASH n\u00eb err\u00ebsir\u00eb kur kam punuar p\u00ebr t\u00eb ekspozuar skandalin e AEY n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb The New York Times.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve kam pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shumta me Sali Berish\u00ebn, dhe t\u00eb jem i hapur, besoj se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjeshtar patologjik, i pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb diktator komunist i korruptuar. P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb disa agjenci mbik\u00ebqyr\u00ebse e kan\u00eb p\u00ebrshkruar si nj\u00eb nga qeverit\u00eb m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb bot\u00eb, disa nga akuzat q\u00eb i citohen shpesh Berish\u00ebs p\u00ebrfshijn\u00eb vrasje, manipulim votash, pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shtypur fjal\u00ebn e lir\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb dyshim se rr\u00ebnj\u00ebt e problemeve politike me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Shqip\u00ebria jan\u00eb tek Sali Berisha dhe ai \u00ebsht\u00eb pengesa kryesore p\u00ebr progresin e vendit si demokraci.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebto, jan\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri- SHBA dhe p\u00ebr forcimin e institucioneve demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb un\u00eb do tu sugjeroja t\u00eb diskutonit me Berish\u00ebn gjat\u00eb takimit tuaj si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>1.Zgjedhjet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri treguan p\u00ebrbuzjen q\u00eb ka Berisha ndaj zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. P\u00ebr t\u00eb arritur objektivin e tij q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb me \u00e7do kusht, Berisha bleu vota, solli votues ilegal\u00eb nga Kosova dhe manipuloi hapur rezultatet zgjedhore. Sipas John Withers, ish- ambasadori amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cN\u00eb shkall\u00ebn e madhe t\u00eb praktikave abuzive zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb dh\u00ebnat trishtuese t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit flasin vet\u00eb. Gara p\u00ebr kryebashkiak n\u00eb Tiran\u00eb ishte nj\u00eb fars\u00eb dhe, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb, nj\u00eb turp p\u00ebr vendin\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, p\u00ebr shkak t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb DASH, leksioni q\u00eb Berisha m\u00ebsoi nga ky episod ishte se ai mund t\u00eb vjedh\u00eb zgjedhje dhe krimi do paguaj\u00eb. Ju siguroj se Berisha \u00ebsht\u00eb i vendosur q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2013 me \u00e7do kusht. \u00c7far\u00eb do b\u00ebni ju p\u00ebr t\u00eb parandaluar Berish\u00ebn q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb aktin final t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb asaj q\u00eb ka mbetur nga demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2013?<\/p>\n<p>2.Kat\u00ebr protestues u vran\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 21 janar, 2011. Video e vrasjes s\u00eb demonstruesve tregon se t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb protestues nuk p\u00ebrb\u00ebnte asnj\u00eb rrezik kur u q\u00ebllua nga plumbat q\u00eb vinin nga zyra e kryeministrit. Tani, ambasadori Arvizu me q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb minimizoj\u00eb faj\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto vrasje duke vendosur q\u00ebllimisht nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb faji tek protestuesit e opozit\u00ebs. Krahasuar me Pranver\u00ebn Arabe dhe protestat e saj, kjo p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb standard t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr politikat e jashtme t\u00eb SHBA, p\u00ebr shkak se implikon SHBA-t\u00eb q\u00eb vendosin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare se cilat protesta ndaj regjimeve autoritare jan\u00eb t\u00eb mira dhe cilat t\u00eb k\u00ebqija. DASH duhet t\u00eb konsideroj\u00eb implikimet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kjo p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e ardhshme t\u00eb SHBA me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb instruktoj\u00eb Berish\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat.<\/p>\n<p>3.Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Ilir Meta u gjykua s\u00eb fundmi p\u00ebr akuzat p\u00ebr korrupsion pas publikimit t\u00eb nj\u00eb videoje q\u00eb tregonte qart\u00eb at\u00eb duke diskutuar p\u00ebr nj\u00eb ryshfet q\u00eb priste t\u00eb merrte. Mbrojtja e Met\u00ebs ishte se videoja ishte modifikuar p\u00ebr t\u00eb deformuar q\u00ebllimet e tij. \u00c7do person objektiv q\u00eb sheh videon mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrcaktim p\u00ebr legjitimitetin e saj. N\u00eb fakt, ekspert\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb videos than\u00eb se nuk ka nd\u00ebrhyrje. Por Berisha dhe Meta ia dol\u00ebn t\u00eb manipulojn\u00eb gjykat\u00ebsit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb rr\u00ebzonin posht\u00eb gjetjet e ekspert\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb \u2018ekspert\u00ebve\u2019 shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ul\u00ebt dhe t\u00eb kapur, k\u00ebta gjyqtar\u00eb, nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb blej\u00eb paraja, vendos\u00ebn se prova e videos nuk ishte legjitime dhe Meta u shpall i pafajsh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parodi e drejt\u00ebsis\u00eb dhe tregon munges\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb respektit p\u00ebr ligjin, dhe p\u00ebr m\u00eb keq, p\u00ebrforcon mesazhin tek shqiptar\u00ebt se krimi paguan. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste dh\u00ebn\u00eb s\u00eb fundmi, ish- ambasadori John Withers komentoi \u00e7\u00ebshtjen e Met\u00ebs si pason: \u201cMe shum\u00eb trishtim kam ndjekur veprimet e gjykat\u00ebs jo vet\u00ebm p\u00ebr gjyqin e G\u00ebrdecit, por edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Met\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn drejt\u00ebsia mohoi nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme\u201d. Berisha duhet t\u00eb qortohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sulm mbi themelet e zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>4.Tragjedia e G\u00ebrdecit solli si rezultat vdekjen e 26 personave. Mihal Delijorgji, q\u00eb kishte punishten e demontimit n\u00eb G\u00ebrdec, njihet si mik i af\u00ebrm i Shk\u00eblzen Berish\u00ebs, djalit t\u00eb Sali Berish\u00ebs, dhe \u00ebsht\u00eb po ashtu i njohur i bij\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs, Argit\u00ebs, q\u00eb sh\u00ebrben si avokate e Delijorgjit. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb hetuar shkaqet e shp\u00ebrthimit jan\u00eb minuar vazhdimisht nga Berisha dhe ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i shp\u00ebtoi gjykimit n\u00ebn mbrojtjen e Berish\u00ebs. P\u00ebr \u00e7udi, disa nga ata q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, sh\u00ebtisin t\u00eb lir\u00eb rrug\u00ebve. M\u00eb e keqja, gjenerali Luan Hoxha raportohet se \u00ebsht\u00eb arratisur p\u00ebr n\u00eb SHBA pas d\u00ebnimit, p\u00ebrmes aeroportit t\u00eb Tiran\u00ebs mu n\u00ebn hund\u00ebn e zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb dhe shqiptar\u00eb. Gjat\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb tij, ambasadori Withers komentoi edhe mbi G\u00ebrdecin kur theksoi: \u201cQeveria shqiptare jo vet\u00ebm q\u00eb e ka neglizhuar k\u00ebrkimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr G\u00ebrdecin, por n\u00eb fakt ka ushtruar pushtetin p\u00ebr t\u00eb mbajtur larg t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Sulmet e p\u00ebrbindshme ndaj prokuror\u00ebve q\u00eb hetonin k\u00ebt\u00eb krim dhe sulmet ndaj gjykat\u00ebs dhe medias, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ata si ish- ministri i Mbrojtjes, Mediu, q\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb mos ligjore, morale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi, tregojn\u00eb se qeveria ishte e vendosur p\u00ebr t\u00eb mos lejuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh\u201d. Si \u00ebsht\u00eb e mundur?<\/p>\n<p>5.Si\u00e7 u thash\u00eb, jam p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ekspozimin e skandalit t\u00eb AEY n\u00eb The New York Times. Kat\u00ebr amerikan\u00eb t\u00eb lidhur me AEY jan\u00eb d\u00ebnuar nga Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr mashtrim t\u00eb Departamentit t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb shum\u00ebn 300 milion dollar\u00eb dhe aktualisht po vuajn\u00eb d\u00ebnimin. P\u00ebr fat t\u00eb keq, kat\u00ebr vite m\u00eb von\u00eb, zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs, q\u00eb ndihmuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr mashtrim me parat\u00eb e taksapaguesve amerikan\u00eb, nuk u hetuan kurr\u00eb fal\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos lejuar asnj\u00eb hetim. AEY u ndihmua n\u00eb k\u00ebt\u00eb mashtrim nga Delijorgji, nj\u00eb partner n\u00eb biznes i Shk\u00eblzen dhe Argita Berish\u00ebs. Si nj\u00eb taksapagues amerikan, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr abuzimet me fondet e qeveris\u00eb, ju k\u00ebrkoj t\u00eb adresoni k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>6.Sali Berisha ka p\u00ebrdorur autoritetet e taksave, policin\u00eb dhe mjete t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb heshtur ato z\u00ebra kritik\u00eb me regjimin e tij n\u00eb media. Me urdh\u00ebr t\u00eb Berish\u00ebs, mediat jan\u00eb censuruar, gazetar\u00ebt jan\u00eb rrahur dhe gazetat jan\u00eb mbyllur pasi kan\u00eb guxuar t\u00eb flasin kund\u00ebr tij. K\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vendosura p\u00ebr t\u00eb shtypur fjal\u00ebn e lir\u00eb dhe kjo sjellje e kthen Shqip\u00ebrin\u00eb pas n\u00eb periudh\u00ebn e shtetit autoritar. Organizata si Komiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve dhe Reporter\u00ebt pa Kufij kan\u00eb protestuar ndaj p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb shtyll\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb. Berish\u00ebs i duhet th\u00ebn\u00eb se SHBA nuk do e toleroj\u00eb k\u00ebt\u00eb sjellje dhe se do mb\u00ebshtes\u00eb median.<\/p>\n<p>Nuk jam i sigurt n\u00ebse \u00ebsht\u00eb stili i ambasadorit Arvizu ose ka ndodhur di\u00e7ka n\u00eb strategjin\u00eb e DASH p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por ka pasur nj\u00eb ndryshim t\u00eb duksh\u00ebm me vendosjen e tij si ambasador. Disa spekulojn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak se Berisha ka shpenzuar nj\u00eb pasuri p\u00ebr lobist\u00ebt, q\u00eb njihen se kan\u00eb lidhje me administrat\u00ebn e tanishme, por un\u00eb shpresoj se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb supozim. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ambasadori mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb fus\u00eb fijen e perit n\u00eb gjilp\u00ebr\u00eb duke balancuar komentet e tij n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet e qeveris\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs me opozit\u00ebn. Por m\u00eb duket se n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb panevojshme, ambasadori Arvizu i ka dh\u00ebn\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebrfitimin e dyshimit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me vrasjen e kat\u00ebr protestuesve shqiptar\u00eb m\u00eb 21 janar.<\/p>\n<p>Zonja Sekretare, lider\u00ebt shqiptar\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur SHBA-n\u00eb n\u00eb nismat rajonale t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dashamir\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr vendin ton\u00eb. Mos e lejoni q\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb minohet nga individ\u00eb egoist\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb rrezikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb avancuar axhendat e tyre egoiste.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gary Q. Kokalari, 24 Prill 2012 Zonja Sekretare, Po ju shkruaj p\u00ebrpara takimit tuaj t\u00eb planifikuar me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, jav\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb Uashington. Shpresoj se ju do keni mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb shtroni disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb progresin e saj si demokraci. Sa p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11794","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kokalari i shkruan Clinton-it p\u00ebr takimin me Berish\u00ebn: Mos lejo t\u00eb avancoj\u00eb axhenda e tij egoiste - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kokalari i shkruan Clinton-it p\u00ebr takimin me Berish\u00ebn: Mos lejo t\u00eb avancoj\u00eb axhenda e tij egoiste - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Gary Q. Kokalari, 24 Prill 2012 Zonja Sekretare, Po ju shkruaj p\u00ebrpara takimit tuaj t\u00eb planifikuar me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, jav\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb Uashington. Shpresoj se ju do keni mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb shtroni disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb progresin e saj si demokraci. Sa p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-04-24T09:02:13+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kokalari i shkruan Clinton-it p\u00ebr takimin me Berish\u00ebn: Mos lejo t\u00eb avancoj\u00eb axhenda e tij egoiste\",\"datePublished\":\"2012-04-24T09:02:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\\\/\"},\"wordCount\":1915,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\\\/\",\"name\":\"Kokalari i shkruan Clinton-it p\u00ebr takimin me Berish\u00ebn: Mos lejo t\u00eb avancoj\u00eb axhenda e tij egoiste - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2012-04-24T09:02:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kokalari i shkruan Clinton-it p\u00ebr takimin me Berish\u00ebn: Mos lejo t\u00eb avancoj\u00eb axhenda e tij egoiste\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kokalari i shkruan Clinton-it p\u00ebr takimin me Berish\u00ebn: Mos lejo t\u00eb avancoj\u00eb axhenda e tij egoiste - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kokalari i shkruan Clinton-it p\u00ebr takimin me Berish\u00ebn: Mos lejo t\u00eb avancoj\u00eb axhenda e tij egoiste - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Gary Q. Kokalari, 24 Prill 2012 Zonja Sekretare, Po ju shkruaj p\u00ebrpara takimit tuaj t\u00eb planifikuar me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, jav\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb Uashington. Shpresoj se ju do keni mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb shtroni disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb progresin e saj si demokraci. Sa p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-04-24T09:02:13+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kokalari i shkruan Clinton-it p\u00ebr takimin me Berish\u00ebn: Mos lejo t\u00eb avancoj\u00eb axhenda e tij egoiste","datePublished":"2012-04-24T09:02:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/"},"wordCount":1915,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/","name":"Kokalari i shkruan Clinton-it p\u00ebr takimin me Berish\u00ebn: Mos lejo t\u00eb avancoj\u00eb axhenda e tij egoiste - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2012-04-24T09:02:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kokalari-i-shkruan-clinton-it-per-takimin-me-berishen-mos-lejo-te-avancoje-axhenda-e-tij-egoiste\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kokalari i shkruan Clinton-it p\u00ebr takimin me Berish\u00ebn: Mos lejo t\u00eb avancoj\u00eb axhenda e tij egoiste"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11794","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11794"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11794\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}