{"id":11789,"date":"2012-04-19T09:38:52","date_gmt":"2012-04-19T08:38:52","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2555"},"modified":"2012-04-19T09:38:52","modified_gmt":"2012-04-19T08:38:52","slug":"100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/","title":{"rendered":"100-VJETORI I SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sami SHIBA\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><strong>Sami SHIBA<\/strong><br \/>\n<em>Ambasador i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Rumani<\/em><\/p>\n<p>(Material i botuar n\u00eb \u201cDiplomat Club\u201d Newspaper, Nr.1-3, 2012)<\/p>\n<p>N\u00eb fillim, do doja t\u00eb theksoja se viti 2012 sh\u00ebnon 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00ebsishme historike q\u00eb do t\u00eb festohet gj\u00ebr\u00ebsisht nga kombi shqiptar. Ne u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs popujve dhe kombeve, ku Rumania z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn dhe p\u00ebrkrah\u00ebn p\u00ebrpjekjet dhe sakrificat e m\u00ebdha t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, me rastin e 100-vjetorit, s\u00eb bashku me institucionet rumune dhe shoqatat e shqiptar\u00ebve, do t\u00eb organizojm\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shkencore, kulturore, artistike etj.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrvjetor, do t\u00eb p\u00ebrkujtohet nga populli dhe kombi shqiptar, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik, ekonomik e social. Republika e Shqip\u00ebris\u00eb ka sh\u00ebnuar progres t\u00eb duksh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr realizimit t\u00eb objektivave t\u00eb saj strategjike dhe komb\u00ebtare. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb vend modern evropian me institucione demokratike dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, vend i fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, zgjedhjeve t\u00eb lira, respektimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb minoritetit dhe toleranc\u00ebs fetare t\u00eb shk\u00eblqyer. Shqip\u00ebria po d\u00ebshmon se p\u00ebr individin, shoq\u00ebrin\u00eb dhe kombin, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, liria \u00ebsht\u00eb nje pasuri e pazevend\u00ebsueshme.<\/p>\n<p>Sot, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i NATO-s dhe kontribuon denj\u00ebsisht p\u00ebr paqen e stabilitetin n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb, si dhe punon me vendosm\u00ebri p\u00ebr integrimin europian.Shqiptar\u00ebt l\u00ebvizin pa viza n\u00eb mbar\u00eb Europ\u00ebn, duke respektuar plot\u00ebsisht procedurat dhe raportet e deritanishme jan\u00eb pozitive.Numri i qytetar\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb kan\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb si turist\u00eb apo q\u00ebllime t\u00eb tjera vitin e kaluar arriti n\u00ebmbi 3.5 milion.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sami SHIBA me Prof. Xhelku Maksuti\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba_me_prof_xhelku_maksuti.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/>Shqip\u00ebria ka demonstruar nj\u00eb stabilitet makro-ekonomik dhe nj\u00eb rritje ekonomike t\u00eb vazhdueshm\u00eb pozitive, pavar\u00ebsisht kriz\u00ebs finaciare bot\u00ebrore. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00ebvendi me barr\u00ebn fiskale m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb Europ\u00eb, ku aplikohet taksa e shesht\u00eb 10 p\u00ebrqind, si dhe ku \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb sistem efikas dixhital, \u201cOne Stop Shop\u201d, p\u00ebr regjistrimin e bizneseve, p\u00ebr lejet dhe licencat. Prokurimet publike b\u00ebhen 100 p\u00ebr qind n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike.Potencialet turistike t\u00eb zonave bregdetaredhe malore jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.Shqip\u00ebria p\u00ebrve\u00e7 pozit\u00ebs s\u00eb saj gjeografike, klim\u00ebs dhe bukurive natyrore, dallohet dhe p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e pasur historike e kulturore.Shqip\u00ebria ofron nj\u00eb ambient miq\u00ebsor dhe t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr bizneset, ivestitor\u00ebt e huaj dhe p\u00ebr turist\u00ebt.Gjej rastin t\u00eb ftoj investitor\u00ebt e huaj q\u00eb t\u00eb konsiderojn\u00eb investimet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2012, objektivi madhor komb\u00ebtar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb mbetet integrimi n\u00eb Bashkimin Europian. Shnd\u00ebrrimi n\u00eb realitet i \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve &#8211; \u201cShqip\u00ebria, vend i Zhvilluar\u201d,- \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr objektiv madhor. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb gjithashtu e angazhuar t\u00eb prodhoj\u00eb 100 p\u00ebrqind energjin\u00eb e rinovueshme n\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb t\u00ebardhme t\u00eb af\u00ebrt. Objektiva t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mbeten vazhdimi i p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr thellimin e dijes, si dhe kujdesi i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve. Shqip\u00ebria n\u00eb mosh\u00ebn dixhitale \u00ebsht\u00eb objektivi tjet\u00ebr m\u00eb madhor dhe m\u00eb ambicioz i Qeveris\u00eb shqiptare. Shqip\u00ebria synon gjithashtu q\u00eb brenda dy viteve t\u00eb ardhshme, t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb ket\u00eb rrjetin rrugor m\u00eb t\u00eb ri e m\u00eb modern, i cili do t\u2019u mund\u00ebsoj\u00eb qytetareve shqiptar\u00eb, vizitor\u00ebve e investitor\u00ebve t\u00eb huaj t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb leht\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sami SHIBA with Mayor Sorin Oprescu\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba_with_mayor_sorin_oprescu.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p>Konstatojm\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb vendet e rajonit flasin me nj\u00eb gjuh\u00eb, at\u00eb t\u00eb integrimit europian.Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb b\u00ebr\u00eb progres t\u00eb duksh\u00ebm dhe t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebtij progresi, e k\u00ebsaj rrjedhe pozitive drejt Evrop\u00ebs.N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb perspektiva europiane e vendeve tona t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb krye t\u00eb axhend\u00ebs evropiane dhe q\u00eb dyert e Bashkimit Evropian t\u00eb mbeten t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Pranimi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb n\u00eb Aleanc\u00eb do t\u00eb pasohet s\u00eb shpejti nga an\u00ebtar\u00ebsimi i gjith\u00eb vendeve t\u00eb tjera t\u00eb rajonit, p\u00ebrfshir\u00eb dhe shtetin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs. Shqip\u00ebria beson fuqimisht se shtrirja e NATO-s n\u00eb Ballkan, n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb shtrirje, zgjerim i hap\u00ebsirave t\u00eb liris\u00eb, stabilitetit e siguris\u00eb.Politika e dyerve t\u00eb hapura t\u00eb NATO-s \u00ebsht\u00eb e vetmja politik\u00eb e drejt\u00eb dhe realiste, me p\u00ebrfitim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, gjeostrategjik dhe gjeopolitik, si p\u00ebr NATO-n, ashtu edhe p\u00ebr vet\u00eb vendet q\u00eb aspirojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera me fqinj\u00ebt e saj t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi me vendet e rajonit dhe ka vullnet t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr konsolidimin m\u00eb tej t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve. Shqip\u00ebria ka aktualisht nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb, paqen dhe prosperitetin e Ballkanit, Mesdheut dhe Evrop\u00ebs, si dhe \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb rris\u00eb k\u00ebt\u00eb rol dhe kontribut, p\u00ebr t\u00eb garantuar stabilitet politik dhe ekonomik rajonal. Ajo kurr\u00eb nuk ka rreshtur s\u00eb promovuari integrimin rajonal p\u00ebrmes krijimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonale dhe heqjes e t\u00eb gjitha barrierave kufitare p\u00ebr t\u00eb siguruar l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb personave, mallrave dhe kapitalit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm q\u00eb ka hequr vizat me t\u00eb gjitha vendet e rajonit, por me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre qarkullimi i qytetar\u00ebve b\u00ebhet vet\u00ebm me karta identiteti, si dhe po punon intesivisht q\u00eb kjo m\u00ebnyr\u00eb l\u00ebvizjeje t\u00eb b\u00ebhet me t\u00eb gjitha vendet.<\/p>\n<p>Progres t\u00eb konsideruesh\u00ebm p\u00ebr integrimin europian po b\u00ebn dhe shteti m\u00eb i ri i Europ\u00ebs, Republika e Kosov\u00ebs q\u00eb, m\u00eb 17 shkurt 2012, kremtoi 4 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb. Ky p\u00ebrvjetor e gjeti Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrmbylljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb mbikqyrur dhe t\u00eb funksionimit si shtet i pavarur e sovran. Jam i bindur se kjo do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb motivim i shtuar p\u00ebr njohje t\u00eb reja dhe p\u00ebrshpejtimin e proceseve integruese t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb nisur me hapjen zyrtare t\u00eb procesit t\u00eb dialogut p\u00ebr liberalizimin e vizave n\u00eb hapsir\u00ebn Schengen. Kosov\u00ebs i jan\u00eb shtuar miqt\u00eb dhe partner\u00ebt kudo n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb njohur nga rreth90 shtete dhe po ec\u00ebn e sigurt\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb madhe t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.Shqip\u00ebria mb\u00ebshtet njohjen e m\u00ebtejshme t\u00eb shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb e bindur se \u00e7do njohje e re \u00ebsht\u00eb kontribut n\u00eb forcimin e paqes, siguris\u00eb e stabilitetit n\u00eb rajon e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Rumanis\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira, me lidhje historike e miq\u00ebsore midis dy popujve tan\u00eb dhe me bashk\u00ebpunim aktual t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Rumania \u00ebsht\u00eb aleate e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb NATO-s dhe nj\u00eb partner i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt integrimit n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Mar\u00ebdh\u00ebniet miq\u00ebsore fillojn\u00eb q\u00eb nga fundi i shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, kur Rumania u b\u00eb sht\u00ebpia e Rilindasve tan\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgatitjen dhe shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebniet vazhduan tradit\u00ebn dhe rrug\u00ebn e tyre t\u00eb konsolidimit, duke arritur pik\u00ebn kulmore me n\u00ebnshkrimin e Traktatit t\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb midis dy vendeve tona, n\u00eb vitin 1994. N\u00eb memorjen e t\u00eb dy popujve tan\u00eb jan\u00eb skalitur emrat e personaliteteve t\u00eb shquara si Elena Gjika (Dora D\u2019Istria),Viktor Eftimiu, Nicolae Iorga, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Shqiptar\u00ebt kujtojn\u00eb dhe ngjarje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb po ashtu lidhen me Bukureshtin, shtatorin e vitit 2006, ku n\u00eb Bukuresht, Shqip\u00ebria b\u00ebhet an\u00ebtare e Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Frankofonis\u00eb dhe Samitin e Bukureshtit, prill 2008, ku Shqip\u00ebria mori ftes\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Rumania ka mb\u00ebshtetur an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO dhe procesin e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb zon\u00ebn Schengen. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mjaft personalitete t\u00eb larta rumune q\u00eb kam takuar m\u00eb kan\u00eb konfirmuar se Rumania do t\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb integrimit n\u00eb BE dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shprehim mir\u00ebnjohjen ton\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb kontekstin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, synojm\u00eb thellimin m\u00eb tej t\u00eb gjith\u00eb spektrit dypal\u00ebsh t\u00eb bashk\u00ebpunimit, si dhe mbajtjen hapur t\u00eb dialogut politik tashm\u00eb shum\u00eb t\u00eb mire.<\/p>\n<p>Midis dy vendeve tona jan\u00eb n\u00ebnshkruar t\u00eb gjitha dokumentet q\u00eb rregullojn\u00eb bashk\u00ebpunimin dypal\u00ebsh, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Traktatin e Miq\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe komuniteti shqiptar n\u00eb Rumani, i cili, sigurisht, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb ur\u00eb n\u00eb mes t\u00eb dy vendeve tona. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e angazhuar p\u00ebr zgjerimin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve, sidomos ekonomike, por edhe t\u00eb kontakteve institucionale midis strukturave tregtare dhe ekonomike, n\u00eb mes t\u00eb Dhomave t\u00eb Tregtis\u00eb, forumeve t\u00eb biznesit, agjensive turistike etj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sami SHIBA Ambasador i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Rumani (Material i botuar n\u00eb \u201cDiplomat Club\u201d Newspaper, Nr.1-3, 2012) N\u00eb fillim, do doja t\u00eb theksoja se viti 2012 sh\u00ebnon 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00ebsishme historike q\u00eb do t\u00eb festohet gj\u00ebr\u00ebsisht nga kombi shqiptar. Ne u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs popujve dhe kombeve, ku Rumania z\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>100-VJETORI I SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"100-VJETORI I SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sami SHIBA Ambasador i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Rumani (Material i botuar n\u00eb \u201cDiplomat Club\u201d Newspaper, Nr.1-3, 2012) N\u00eb fillim, do doja t\u00eb theksoja se viti 2012 sh\u00ebnon 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00ebsishme historike q\u00eb do t\u00eb festohet gj\u00ebr\u00ebsisht nga kombi shqiptar. Ne u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs popujve dhe kombeve, ku Rumania z\u00eb nj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-04-19T08:38:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"100-VJETORI I SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb\",\"datePublished\":\"2012-04-19T08:38:52+00:00\",\"dateModified\":\"2012-04-19T08:38:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/\"},\"wordCount\":1611,\"commentCount\":5,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/\",\"name\":\"100-VJETORI I SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba.jpg\",\"datePublished\":\"2012-04-19T08:38:52+00:00\",\"dateModified\":\"2012-04-19T08:38:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"100-VJETORI I SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"100-VJETORI I SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"100-VJETORI I SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Sami SHIBA Ambasador i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Rumani (Material i botuar n\u00eb \u201cDiplomat Club\u201d Newspaper, Nr.1-3, 2012) N\u00eb fillim, do doja t\u00eb theksoja se viti 2012 sh\u00ebnon 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00ebsishme historike q\u00eb do t\u00eb festohet gj\u00ebr\u00ebsisht nga kombi shqiptar. Ne u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs popujve dhe kombeve, ku Rumania z\u00eb nj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-04-19T08:38:52+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"100-VJETORI I SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb","datePublished":"2012-04-19T08:38:52+00:00","dateModified":"2012-04-19T08:38:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/"},"wordCount":1611,"commentCount":5,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/","name":"100-VJETORI I SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba.jpg","datePublished":"2012-04-19T08:38:52+00:00","dateModified":"2012-04-19T08:38:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/sami_shiba.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-i-shpalljes-se-pavaresise-se-shqiperise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"100-VJETORI I SHPALLJES S\u00cb PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11789"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11789"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11789\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}