{"id":1178,"date":"2010-01-09T01:10:50","date_gmt":"2010-01-09T00:10:50","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1178"},"modified":"2010-01-09T01:10:50","modified_gmt":"2010-01-09T00:10:50","slug":"si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/","title":{"rendered":"&#8216;Si u rrezikua hidrocentrali i Fierz\u00ebs&#8217;"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/koman_fierza_bajramcurri.jpg\" border=\"0\" alt=\"Hidrocentrali\" width=\"300\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><em>08.01.2010<\/em><\/p>\n<p><em>TIRAN\u00cb <\/em>&#8211; Kaosi n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe situata e rrezikshme q\u00eb e ka shp\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb katastrofe komb\u00ebtare ka ardhur si pasoj\u00eb e neglizhenc\u00ebs t\u00eb institucioneve me rastin e festave t\u00eb fundvitit. Kjo \u00ebsht\u00eb pranuar nga vet\u00eb drejtori i Koorporat\u00ebs Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku. Situata n\u00eb basenin e Fierz\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar q\u00eb m\u00eb 25 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar kur edhe prurjet kan\u00eb qen\u00eb maksimale e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme, askush nuk ka marr\u00eb masa p\u00ebr parandalimin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 25 dhjetorit baseni i Fierz\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbushur duke iu afruar friksh\u00ebm normave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga rregullorja e miratuar p\u00ebr funksionimin e hidrocentraleve. Por as dit\u00ebt n\u00eb vijim askush nuk ka marr\u00eb mundimin q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb situat\u00ebn q\u00eb sa vinte e p\u00ebrkeq\u00ebsohej.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebrkeq\u00ebsimi i situat\u00ebs n\u00eb Fierz\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme. Ka qen\u00eb nata e 25 dhjetorit kur niveli i prurjeve ka qen\u00eb 1350 metra kub n\u00eb sekond\u00eb dhe ne e kemi pasur t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb hapur portat shkarkuese t\u00eb kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit. P\u00ebr t\u00eb vendosur mbi hapjen e portave duhet t\u00eb mblidhet komisioni i menaxhimit dhe at\u00eb dit\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb fest\u00ebs, ka qen\u00eb pothuajse e pamundur&#8221;. K\u00ebshtu ka deklaruar dje p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;, drejtori i Korporat\u00ebs Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku. Por ai justifikohet duke th\u00ebn\u00eb se vonesa e hapjes s\u00eb portave t\u00eb hidrocentraleve nuk ka qen\u00eb shkaktare e p\u00ebrmbytjes s\u00eb zon\u00ebs s\u00eb n\u00ebn Shkodr\u00ebs dhe Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ajo sa deklaron drejtori i KESH-it, q\u00eb m\u00eb 25 dhjetor niveli i basenit t\u00eb Fierz\u00ebs i \u00ebsht\u00eb afruar friksh\u00ebm nivelit absolut t\u00eb kuotave t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb rregullore. Q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb niveli i Fierz\u00ebs ka arritur 288 metra dhe me tendenc\u00eb rritjeje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vet\u00ebm nj\u00eb met\u00ebr e ndante nga niveli kur duhet t\u00eb niste shkarkimi masiv i ujit. Megjithat\u00eb, sipas Stojkut, askush nuk ka nd\u00ebrhyr\u00eb, \u00e7ka duket se ka sjell\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs edhe p\u00ebr shkak t\u00eb reshjeve t\u00eb shumta q\u00eb kan\u00eb vijuar gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kuotat e nivelit t\u00eb Fierz\u00ebs jan\u00eb ende mbi normat e lejuara, Stojku thot\u00eb se situata \u00ebsht\u00eb drejt p\u00ebrmir\u00ebsimit. Prurjet e reshjeve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdohet nivele t\u00eb larta t\u00eb shkarkimit nga portat e kaskad\u00ebs s\u00eb Drinit. &#8220;N\u00eb fakt niveli \u00ebsht\u00eb pak mbi normalet dhe ne jemi drejt stabilizimit t\u00eb situat\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye po b\u00ebjm\u00eb shkarkime t\u00eb pand\u00ebrprera t\u00eb ujit nga baseni i Fierz\u00ebs&#8221;- thot\u00eb Stoiku. Drejtori i KESH-it ka mohuar akuzat e ekspert\u00ebve q\u00eb gjat\u00eb menaxhimit t\u00eb situat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar rregullorja p\u00ebr funksionimin dhe shkarkimin e hidrocentraleve. Sipas, Stojkut nuk ka pasur asnj\u00eb pik\u00eb t\u00eb shkeljes s\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje dhe se gjith\u00e7ka ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb reshjeve t\u00eb shumta q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar vendin gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. &#8220;Mua nuk m\u00eb interesojn\u00eb se \u00e7far\u00eb thon\u00eb specialist\u00ebt. Un\u00eb them \u00e7far\u00eb thot\u00eb rregullorja.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb zbatuar pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb. Megjithat\u00eb, referuar t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb jan\u00eb aktualisht ndodhemi brenda nivelit t\u00eb siguris\u00eb, 296 metra, megjith\u00ebse ky nivel i ujit q\u00eb ndodhet aktualisht n\u00eb basenin e Fierz\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb pak m\u00eb i ul\u00ebt n\u00eb sezonin q\u00eb jemi&#8221;- tha dje p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;, drejtori i Korporat\u00ebs Elektroenergjitike, Muharrem Stojku. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, niveli i Fierz\u00ebs vazhdon t\u00eb rritet pavar\u00ebsisht shkarkimeve dhe nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb energjis\u00eb. Niveli i ujit n\u00eb liqen ka arritur n\u00eb 292.4 metra. Fierza tani rritet me nj\u00eb deri n\u00eb dy centimetra n\u00eb or\u00eb, duke pasur ende nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme prurjesh prej 1500 met\u00ebr\/kub n\u00eb sekond\u00eb, pra jan\u00eb thuajse dyfishi me mesataren e dit\u00ebs s\u00eb djeshme.<\/p>\n<p>****<\/p>\n<p><strong>Menaxhimi i digave, pika ku duhet t\u00eb nis\u00eb hetimet prokuroria<\/strong><\/p>\n<p><em>7 janar<\/em><\/p>\n<p>Pse ndodhi kjo qe po ndodh ne veri te vendit. Rreshjet jane normale per kete sitne. Sipas sinoptikes jane ne ato nivele qe kane qene edhe ne vite te tjere. Perse kete vit, hidrocentralet u kthyen ne nje rrezik kombetar? Cfare ka ndodhur dhe kush e ka pergjegjesine?<\/p>\n<p>Eshte e qarte qe tanim\u00eb rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb ulur koston e k\u00ebsaj katastrofe \u00ebsht\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb jet\u00ebt e njer\u00ebzve. Permbytja e zones eshte e pashmangshme, dy opsionet jane:<br \/>\n1 &#8211; Permbytje e kontrolluar nepermjet zbrazjes se ujit nga portat<br \/>\n2 &#8211; Permbytje kaotike (uji me miliarda metra kub, do merrte perpara gjithcka ne rast se shkarkimi nga portat plus prodhimi me kapacitet te plote nuk do mjaftojne qe uji te ulet nen nivelin kritik &#8211; ate qe quhet nivel i Sigurise Kombetare)<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Diga e Fierz\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb mbi nivelin e lejuar t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, do t\u00eb thot\u00eb se e keqja m\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrmbytja e zon\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kontrolluar, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se mbytja e zon\u00ebs nga nj\u00eb v\u00ebrshim jasht\u00eb kontrolli prej Digave, q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb Cunam p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Veriper\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb rritet solidariteti p\u00ebr zonat e d\u00ebmtuara, t\u00eb rritet presioni mbi qeverin\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb si p\u00ebr shkaqet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb katastrof\u00eb ashtu dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po menaxhohet situata dhe mbi t\u00eb gjitha t&#8217;u gjendemi pran\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn terrorin e ujit dhe humbjes s\u00eb shpresave p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Por q\u00eb debati publik t\u00eb mos zhurmoj\u00eb debatin p\u00ebr planin e shp\u00ebtimit, duhet q\u00eb drejt\u00ebsia paralelisht t\u00eb nis\u00eb vendosjen e sekuestros mbi gjith\u00eb dokumentacionin e menaxhimit t\u00eb digave dhe t\u00eb filloj\u00eb urgjentisht hetimin e shkaqeve q\u00eb \u00e7uan n\u00eb k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb nga moszbatimi i rregullores s\u00eb Digave t\u00eb Larta, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument ligjor, shkelja e t\u00eb cilit p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Prokurorja e P\u00ebrgjithshme Ina Rama, duhet t\u00eb shfaqet me doemos n\u00eb zon\u00ebn e p\u00ebrmbytur, por jo me \u00e7izme dhe \u00e7ad\u00ebr, por me pranga n\u00eb duar p\u00ebr ata zyrtar\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb \u00e7uan n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ministri i Ekonomis\u00eb dhe Energjetik\u00ebs, Dritan Prifti, duhet t&#8217;i dor\u00ebzohet drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar arsyet q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar mbimbushjen e dig\u00ebs s\u00eb Fierz\u00ebs duke krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Hapja e Portave t\u00eb Shkarkimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces teknik, i cili \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i parashikuesh\u00ebm, por i detyruesh\u00ebm me rigorozitet, n\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb shmangur katastrofa t\u00eb tilla. Ai shoq\u00ebrohet me kapacitet maksimal prodhues t\u00eb digave dhe me nj\u00eb grafik q\u00eb rregullon regjimin hidrik t\u00eb Liqeneve t\u00eb Drinit. Prokuroria duhet t\u00eb hetoj\u00eb urgjentisht t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb dhe t\u00eb shikoj\u00eb se ku \u00ebsht\u00eb shkelur rregullorja e menaxhimit t\u00eb Kaskadave dhe ajo e shkarkimit t\u00eb digave. Ky hetim ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse gjendemi para nj\u00eb situate korruptive, apo para nj\u00eb situate t\u00eb prodhuar nga pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha rastet, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb e shkaktuar nga mungesa e menaxhimit njer\u00ebzor t\u00eb situat\u00ebs dhe vepra penale \u00ebsht\u00eb e prekshme. Mij\u00ebra hektar\u00eb jan\u00eb n\u00ebn uj\u00eb dhe qindra mij\u00ebra sht\u00ebpi jan\u00eb p\u00ebrmbytur. Fatura financiare e k\u00ebsaj katastrofe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb dhe prokuroria nuk mund t\u00eb neglizhoj\u00eb fillimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Duke iu bashkuar dhe nj\u00eb her\u00eb thirrjes s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr evakuim t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs, duhet t\u00eb shpjegohet qart\u00eb situata, se rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga katastrofa e madhe \u00ebsht\u00eb hapja e portave t\u00eb shkarkimit p\u00ebr t\u00eb ulur nivelin e ujit n\u00eb Dig\u00eb. Pa u ulur ky nivel, nuk ka m\u00eb asnj\u00eb siguri se nuk do t\u00eb vij\u00eb katastrofa e madhe. Q\u00eb ky bilanc t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb vet\u00ebm me p\u00ebrmbytje te kontrolluar dhe d\u00ebme materiale, evakuimi i banor\u00ebve duhet t\u00eb b\u00ebhet urgjent. Po kaq urgjent drejt\u00ebsia duhet t\u00eb nis\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar fajtor\u00ebt para drejt\u00ebsis\u00eb, pasi nuk mund t\u00eb ket\u00eb solidaritet real me viktimat, pa u vendosur drejt\u00ebsia ndaj fajtor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj katastrofe.<\/p>\n<p><strong>Ing. Dhimiter Cico rreth situates se krijuar ne hidrocentrale.<\/strong><\/p>\n<p>Projektuesi i portave te hidrocentraleve inxhinier Dhimiter Cico, (Foto nr.4 ne GALERI-FOTO) ka paralajmeruar shperthim te digave, nese portat nuk do te funksionojne.<\/p>\n<p>Per inxhinierin, portat kane me shume se 20 vjet nen uje, nen nje thellesi 60 dhe 90 metra dhe jo vetem qe nuk jane provuar asnjehere nese punojne por as nuk jane riparuar.<\/p>\n<p>Kesaj frike i shtohet edhe fakti qe disa nga portat jane prodhim shqiptar i Metalurgjikut, te tjerat franceze dhe kineze. Cico argumenton se ne Fierze u hap vetem nje porte dhe ajo vetem kater metra dhe u bllokua, dy dite me pare.<\/p>\n<p>&#8220;Keto porta nuk jane perdorur dhe nese do te shperthehen aty ka per te ndodhur nje katastrofe&#8221;, u shpreh Cico, inxhinieri projektues i portave te hidrocentraleve.<\/p>\n<p>Cico ka deklaruar se situata ne kete pike ku e ka cuar Ministria e Energjitikes dhe KESH-i, nuk ka asnje zgjidhje tjeter pervec hapjes se portave, per shkak se aktualisht po shkelet ligji duke mbajtur nivelin ne Fierze ne 293 metra, tre metra mbi nivelin e lejuar nga rregullorja e digave.<\/p>\n<p>Inxhinieri Cico pergjegjesine ja ngarkon KESH-it, i cili duhet te mbante nen kontroll sipas rregullores qe nga stina e veres.<\/p>\n<p>Inxhinieri thote se e ka parashikuar nje situate te veshtire ne media pak kohe me pare dhe ka ofruar ndihmen e tij si eksperti i fushes ne Ministrine e Energjitikes dhe KESH, por I eshte mohuar.<\/p>\n<p><em>Inxhinier, ku \u00ebsht\u00eb problemi? \u00c7far\u00eb po ndodh realisht?<\/em><\/p>\n<p>I b\u00ebj thirrje fillimisht popullat\u00ebs q\u00eb ta marr\u00eb seriozisht. T\u00eb largohet, derisa t\u00eb stabilizohet situata q\u00eb \u00ebsht\u00eb atje. Vet\u00ebm Fierza q\u00ebndron n\u00eb nivelin 293.5 sipas ministrit t\u00eb Energjitik\u00ebs, dhe k\u00ebtu fillon p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Ky nivel duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb minimum 290. Jemi 3.5 metra lart nivelit t\u00eb siguris\u00eb. Kjo ngarkes\u00eb n\u00eb rezervuar\u00ebt e digave ka sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb anomali q\u00eb k\u00ebta nuk po e menaxhojn\u00eb dot, sepse prurjet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Dje (pardje) kan\u00eb hapur port\u00ebn num\u00ebr 4, e cila, sipas ministrit q\u00eb e deklaroi n\u00eb nj\u00eb emision, kishte nj\u00eb defekt, u hap gjysm\u00eb dhe u mbyll, se nuk u hap komplet. Tani nuk \u00ebsht\u00eb problemi i k\u00ebsaj porte, se ka disa t\u00eb tjera q\u00eb nuk jan\u00eb hapur asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 viteve. Jan\u00eb portat e Komanit dhe Fierz\u00ebs q\u00eb jan\u00eb portat e shkarkimit.<\/p>\n<p><em>Portat jan\u00eb n\u00eb dig\u00eb apo n\u00eb tunele?<\/em><\/p>\n<p>Ato jan\u00eb an\u00ebs dig\u00ebs. N\u00eb Fierz\u00eb ka dy tunele t\u00eb m\u00ebdha, ku n\u00eb kuotat 290, portat e shkarkimit hapen. \u00cbsht\u00eb rregullorja absolute, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuot\u00eb porta e tunelit hapet. Nuk ka t\u00eb drejt\u00eb askush q\u00eb ta ndal\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb jan\u00eb portat?<\/em><\/p>\n<p>Aty ka dy pal\u00eb porta, port\u00eb segment, q\u00eb \u00ebsht\u00eb prodhuar n\u00eb Franc\u00eb dhe port\u00eb e remont-avaris\u00eb, q\u00eb jan\u00eb prodhuar n\u00eb vend. Porta segment ndan rezervuar\u00ebt dhe, n\u00ebse ajo hapet dhe ngel p\u00ebrgjysm\u00eb, duhet t\u00eb veproj\u00eb porta remont-avari, e cila ka 20 vite, me sa di un\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit q\u00ebndrojn\u00eb n\u00ebn uj\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb ato duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb lart ujit gjat\u00eb periudh\u00ebs maj-shtator. Ato duhet t\u00eb ngrihen lart dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb nuk jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb k\u00ebto porta.<\/p>\n<p><em>Tani q\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebto kushte, cilat porta jan\u00eb hapur?<\/em><\/p>\n<p>Tani jan\u00eb hapur portat segmente n\u00eb tunelin num\u00ebr 4 n\u00eb Koman, Fierz\u00eb dhe Vau i Dej\u00ebs.<\/p>\n<p><em>A mund t\u00eb themi se kemi rrezik tani nga m\u00ebnyra se si shkarkohet?<\/em><\/p>\n<p>Rreziku m\u00eb i madh do t\u00eb ishte, n\u00ebse vijn\u00eb prurje t\u00eb m\u00ebdha dhe \u00ebsht\u00eb niveli 293.5 dhe me shkrirjen e bor\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb situat\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnduar, dhe tentohet t\u00eb hapet porta num\u00ebr 3, nj\u00ebra nga k\u00ebto porta, po t\u00eb ngelej hapur, do t\u00eb mblidheshin nj\u00ebsoj dy mij\u00eb metra kub uj\u00eb posht\u00eb n\u00eb fusha. Rasti m\u00eb katastrofik \u00ebsht\u00eb n\u00ebse nuk hapen k\u00ebto porta, nuk funksionojn\u00eb ato. Si\u00e7 nuk funksionoi kjo q\u00eb tha vet\u00eb ministri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur vet\u00ebm deri n\u00eb gjysm\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb mbyllur prap\u00eb. Ajo duhet t\u00eb ishte hapur komplet dhe t\u00eb mbyllej. Duhej b\u00ebr\u00eb prova e port\u00ebs remont-avari. Ato jan\u00eb porta me rrota q\u00eb duhen grasatuar nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 6 muaj, por kan\u00eb 20 vite q\u00eb nuk grasatohen. Ato kan\u00eb p\u00ebrmasa 16 me 12 metra dhe peshon 60 ton\u00eb nj\u00eb port\u00eb me nj\u00eb mekaniz\u00ebm ngrit\u00ebs me fuqi ngrit\u00ebse 260 ton\u00eb.<\/p>\n<p><em>Kemi nj\u00eb deklarat\u00eb verbale t\u00eb ministrit, i cili pranon se jemi n\u00eb kuotat e palejueshme t\u00eb dig\u00ebs. Ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ka. P\u00ebrgjegj\u00ebsia shkon zinxhir.<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb emergjente? Cila \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilla e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur katastrof\u00ebn?<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebshilla m\u00eb e mir\u00eb tani \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb largohen t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt dhe t\u00eb b\u00ebhen shkarkimet e detyrueshme. Banor\u00ebt doemos duhet t\u00eb largohen dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb shkarkimet p\u00ebr shkak t\u00eb prurjeve t\u00eb shumta q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb nga shirat apo shkrirja e bor\u00ebs.<\/p>\n<p><em>A ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb parandalohet fatkeq\u00ebsia, n\u00ebse nuk funksionon ndonj\u00eb port\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Absolutisht, tani nuk ka mund\u00ebsi. Jemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>08.01.2010 TIRAN\u00cb &#8211; Kaosi n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe situata e rrezikshme q\u00eb e ka shp\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb katastrofe komb\u00ebtare ka ardhur si pasoj\u00eb e neglizhenc\u00ebs t\u00eb institucioneve me rastin e festave t\u00eb fundvitit. Kjo \u00ebsht\u00eb pranuar nga vet\u00eb drejtori i Koorporat\u00ebs Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku. Situata n\u00eb basenin e Fierz\u00ebs \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>&#039;Si u rrezikua hidrocentrali i Fierz\u00ebs&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&#039;Si u rrezikua hidrocentrali i Fierz\u00ebs&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"08.01.2010 TIRAN\u00cb &#8211; Kaosi n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe situata e rrezikshme q\u00eb e ka shp\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb katastrofe komb\u00ebtare ka ardhur si pasoj\u00eb e neglizhenc\u00ebs t\u00eb institucioneve me rastin e festave t\u00eb fundvitit. Kjo \u00ebsht\u00eb pranuar nga vet\u00eb drejtori i Koorporat\u00ebs Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku. Situata n\u00eb basenin e Fierz\u00ebs \u00ebsht\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-01-09T00:10:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/koman_fierza_bajramcurri.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8216;Si u rrezikua hidrocentrali i Fierz\u00ebs&#8217;\",\"datePublished\":\"2010-01-09T00:10:50+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-09T00:10:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/\"},\"wordCount\":2300,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/koman_fierza_bajramcurri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/\",\"name\":\"'Si u rrezikua hidrocentrali i Fierz\u00ebs' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/koman_fierza_bajramcurri.jpg\",\"datePublished\":\"2010-01-09T00:10:50+00:00\",\"dateModified\":\"2010-01-09T00:10:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/koman_fierza_bajramcurri.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/koman_fierza_bajramcurri.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8216;Si u rrezikua hidrocentrali i Fierz\u00ebs&#8217;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"'Si u rrezikua hidrocentrali i Fierz\u00ebs' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"'Si u rrezikua hidrocentrali i Fierz\u00ebs' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"08.01.2010 TIRAN\u00cb &#8211; Kaosi n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe situata e rrezikshme q\u00eb e ka shp\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb katastrofe komb\u00ebtare ka ardhur si pasoj\u00eb e neglizhenc\u00ebs t\u00eb institucioneve me rastin e festave t\u00eb fundvitit. Kjo \u00ebsht\u00eb pranuar nga vet\u00eb drejtori i Koorporat\u00ebs Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku. Situata n\u00eb basenin e Fierz\u00ebs \u00ebsht\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-01-09T00:10:50+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/koman_fierza_bajramcurri.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8216;Si u rrezikua hidrocentrali i Fierz\u00ebs&#8217;","datePublished":"2010-01-09T00:10:50+00:00","dateModified":"2010-01-09T00:10:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/"},"wordCount":2300,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/koman_fierza_bajramcurri.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/","name":"'Si u rrezikua hidrocentrali i Fierz\u00ebs' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/koman_fierza_bajramcurri.jpg","datePublished":"2010-01-09T00:10:50+00:00","dateModified":"2010-01-09T00:10:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/koman_fierza_bajramcurri.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/koman_fierza_bajramcurri.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-rrezikua-hidrocentrali-i-fierzes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8216;Si u rrezikua hidrocentrali i Fierz\u00ebs&#8217;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1178"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1178"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1178\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}