{"id":11771,"date":"2012-04-08T05:53:40","date_gmt":"2012-04-08T04:53:40","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2394"},"modified":"2012-04-08T05:53:40","modified_gmt":"2012-04-08T04:53:40","slug":"mjeshtri-i-madh-i-turpit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/","title":{"rendered":"Mjeshtri i madh i turpit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Kolec Traboini\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kolec_traboini.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Shkruar nga <strong>Kolec Traboini<\/strong><\/p>\n<p>&#8230;<strong><em>Vazhdojn\u00eb t\u00eb dekorohen komunist\u00ebt<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u201cM\u00eb dhemb kur hesht, m\u00eb dhemb edhe kur flas, as vet\u00eb s&#8217;e di kur m\u00eb dhemb m\u00eb shum\u00eb\u201d. Kam nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb endem n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj alternative t\u00eb mundimshme eskiliane n\u00eb goj\u00ebn e Prometeut. Mesa duket dilemat q\u00eb nga lasht\u00ebsia greke e sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore kan\u00eb mbetur po ato. Kjo dilema ime jo se nuk kam folur, por se edhe t\u00eb folurit tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e kot\u00eb. Askush nuk do t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Askush nuk do t\u00eb dij\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur. Askush nuk do t\u00eb dij\u00eb se ka patur t\u00eb djeshme. Askush nuk do t\u00eb dij\u00eb se disa njer\u00ebz, q\u00eb ishin komunist\u00ebt m\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm e m\u00eb konservativ\u00eb, q\u00eb e zhvillonin luft\u00ebn e klasave edhe kur nuk u k\u00ebrkohej, sot sikur t\u00eb ishin kameleon\u00eb na jan\u00eb kthyer n\u00eb demokrat\u00eb. Dhe t\u00eb vjen \u00e7udi se sa shpejt e realizuan katarsisin k\u00ebta ish-komunist\u00eb fanatik\u00eb.<\/p>\n<p>Pas dy dekadash mendoja se shoq\u00ebria ka shp\u00ebtuar nga sporja e keqe e komunizmit, ka shp\u00ebtuar nga fanatik\u00ebt q\u00eb p\u00ebr idealet e partis\u00eb i b\u00ebnin varrin shokut e t\u00eb nxirrnin syt\u00eb po t\u2019i b\u00ebje nj\u00eb v\u00ebrejtje shoq\u00ebris\u00eb ku lufta e klasave i varroste njer\u00ebzit t\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Po si ndodh q\u00eb t\u00eb till\u00eb prototipa, sot, mbas dy dekadash, t\u00eb na vler\u00ebsohen nga shoq\u00ebria demokratike shqiptare, pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur ende nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar figura t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kombit, kur ende nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar antikomunist\u00ebt q\u00eb u dergj\u00ebn burgjeve, apo nuk kan\u00eb as dhe nj\u00eb dekorat\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb pushkatuarit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebto dit\u00eb na del njoftimi se kan\u00eb marr\u00eb tituj t\u00eb lart\u00eb nga Presidenti i Republik\u00ebs kat\u00ebr kineast\u00eb. Meq\u00eb kam punuar gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet n\u00eb Kinostudio, isha i interesuar se kush e p\u00ebr \u00e7far\u00eb vler\u00ebsohen me tituj t\u00eb lart\u00eb k\u00ebta kat\u00ebr persona. Disa prej atyre titujve i gjeta me vend, edhe pse ka edhe emra kineast\u00ebsh si regjisori i mir\u00ebnjohur G\u00ebzim Erebara, regjisori i suksessh\u00ebm Esat Musliu, veterani i filmit vizatimor Vlash Droboniku, studiuesi i filmit Abaz Hoxha apo regjisorja e par\u00eb e montazhit t\u00eb filmit shqiptar si Vitori \u00c7eli q\u00eb vdiq n\u00eb Nju Jork e harruar e pa asnj\u00eb njoftim n\u00eb shtypin shqiptar, e ndonj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb meritonte t\u00eb ishte n\u00eb radh\u00ebt e atyre q\u00eb vler\u00ebsohen, sepse ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb filmin shqiptar. Natyrisht un\u00eb nuk prisja q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb kaq t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb gjeja emra sekretar\u00eb partish, aq m\u00eb tep\u00ebr emrin e n\u00ebndrejtorit t\u00eb Kinostudios, i cili ka qen\u00eb shquar si nj\u00eb komunist fanatik q\u00eb e zhvillonte bukur, mir\u00eb luft\u00ebn e klasave.<\/p>\n<p>Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr komunistin Todi Bozo, t\u00eb cilit i jepet titulli \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d nga Presidenti i Republik\u00ebs. Shum\u00eb gj\u00ebra kisha menduar, se t\u2019i jepet ky titull ish-sekretarit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs p\u00ebr Kinostudion, z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit n\u00eb fjal\u00eb, k\u00ebt\u00eb as q\u00eb e kisha menduar dhe as q\u00eb mund ta konceptoj. Q\u00eb ta kuptoni se \u00e7far\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr mua emri i personit q\u00eb sapo ka marr\u00eb titullin \u201cMjeshtri i madh\u201d, do t\u00eb kujtoj se kam qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb aktiv\u00ebt n\u00eb proceset demokratike dhe kur formova me disa koleg\u00eb t\u00eb mi organizat\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr Kinostudion me autorizimin personal t\u00eb Azem Hajdarit, mbaj mend t\u2019i kem th\u00ebn\u00eb vetes se m\u00eb s\u00eb fundi erdhi dita t\u00eb shembim monopolin e komunist\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion. Mir\u00ebpo, pas dy dekadash, kur pushtetin e kan\u00eb demokrat\u00ebt dhe president \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokrat, k\u00ebtij Bozos, q\u00eb edhe familjarisht \u00ebsht\u00eb i lidhur me kastat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb nomenklatur\u00ebs komuniste, i jepet ky titull i lart\u00eb me k\u00ebt\u00eb motivacion: \u201cP\u00ebr kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si nj\u00eb nga drejtuesit, organizator\u00ebt dhe producent\u00ebt e filmit artistik dhe atij dokumentar n\u00eb kinematografin\u00eb shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb vjen keq, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se me k\u00ebt\u00eb motivacion, duke shtuar edhe se i ka sh\u00ebrbyer me devotshm\u00ebri Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, ka marr\u00eb kush e di sa dekorata ky shok i gard\u00ebs s\u00eb komunist\u00ebve.<\/p>\n<p>Por un\u00eb kam edhe p\u00ebrvoj\u00ebn personale se si ky sekretar e n\u00ebndrejtor e zhvillonte me sukses e fanatiz\u00ebm luft\u00ebn e klasave dhe vij\u00ebn e Partis\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb, aty nga fundi i viteve \u201970, sekretari m\u00eb th\u00ebrret n\u00eb zyr\u00ebn e tij, m\u00eb k\u00ebrkon llogari dhe m\u00eb heq v\u00ebrejtje se m\u00eb kishte par\u00eb n\u00eb Rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs me nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb deklasuar. Kur u p\u00ebrpoqa t\u00eb shpjegoja se nuk kisha ndonj\u00eb shoqe t\u00eb deklasuar, ma ktheu me seriozitet e disi me paralajm\u00ebrim: \u201cPse nuk e dim\u00eb ne se kush \u00ebsht\u00eb mbesa e Rexho Plakut?\u201d E pyeta se kush ishte Rexho Plaku, e m\u00eb tha: \u201c\u00ebsht\u00eb armik i partis\u00eb, \u00e7am, omandant i \u201c\u00c7et\u00ebs plak\u00eb\u201d q\u00eb ka vdekur n\u00eb burg si armik i partis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebshtu m\u00eb sqaroi dhe paralajm\u00ebroi sekretari i partis\u00eb dhe n\u00ebndrejtori Todi Bozo, edhe pse un\u00eb nuk i zbatova kurr\u00eb ato porosi dhe miq\u00ebsin\u00eb familjare me mbes\u00ebn e \u201carmikut\u201d Rexho Plaku e ruajta gjithmon\u00eb. Por dhe kurr\u00eb nuk i thash\u00eb asaj se njeriu me t\u00eb cilin jetonte fqinj, e konsideronte at\u00eb dhe familjen e saj si armiq.<\/p>\n<p>Po se mos ishte rasti i vet\u00ebm ku ky komunist i kulluar, me rr\u00ebnj\u00eb e farefis t\u00eb Bozollar\u00ebve deri n\u00eb Komitetin Qendror, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb lexohet n\u00eb librin e Agim Must\u00ebs &#8220;Gj\u00ebmat e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;, mprihte vigjilenc\u00ebn revolucionare i ngujuem n\u00eb bunkerin e luft\u00ebs s\u00eb klasave!?<\/p>\n<p>Pa kaluar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb th\u00ebrret s\u00ebrish sekretari i Partis\u00eb T. Bozo. Shum\u00eb serioz e shum\u00eb i v\u00ebrejtur m\u00eb thot\u00eb t\u00eb ulem. Mesa duket e kishte me nge. Si m\u00eb la ca minuta, kinse po merrej me shkresa, u kthye e m\u00eb tha:<\/p>\n<p>\u201cPse na e sjell n\u00eb Kinostudio Zyhdi Morav\u00ebn?\u201d<\/p>\n<p>Nuk po arrija ta merrja veten. Zyhdiun e kisha njohur vite t\u00eb shkuara kur isha nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb shkoll\u00ebn pedagogjike dyvje\u00e7are \u201cNdrec Ndue Gjoka\u201d dhe e kishim ruajtur miq\u00ebsin\u00eb, sepse Zyhdiu shkruante dhe kishte pasion let\u00ebrsin\u00eb. Ai nuk priti shum\u00eb e me ftoht\u00ebsi e shikim zhbirues m\u00eb tha se e dinte shum\u00eb mir\u00eb kush ishte Zyhdi Morava, nj\u00eb ish-i burgosur n\u00ebn v\u00ebzhgim. \u201cTi n\u00ebse do t\u00eb punosh n\u00eb Kinostudio, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; nuk mund t\u00eb shoq\u00ebrohesh me Zyhdi Morav\u00ebn, ndryshe do t\u00eb kesh probleme\u201d.<\/p>\n<p>E mbylli bised\u00ebn. U detyrova t\u2019i thosha Zyhdiut t\u00eb mos vinte m\u00eb n\u00eb Kinostudio, por t\u00eb takoheshim diku tjet\u00ebr. Por kjo nuk qe e nevojshme se nuk shkoi shum\u00eb dhe Zyhdi Morav\u00ebn e arrestuan s\u00ebrish, e d\u00ebnuan dhe e d\u00ebrguan n\u00eb Spa\u00e7.<\/p>\n<p>Por kryeb\u00ebma e \u201cMjeshtrit t\u00eb madh\u201d Bozo ishte kur i k\u00ebrkova un\u00eb takim e i shkova n\u00eb zyr\u00eb, sepse duke qen\u00eb ai z\u00ebvend\u00ebsdrejtor kishte n\u00eb dor\u00eb gjith\u00eb teknik\u00ebn. I paraqita k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb sh\u00ebrbimi n\u00eb Shkod\u00ebr, sepse kisha n\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb film dokumentar p\u00ebr Ded Gjo Lulin. Gjat\u00eb k\u00ebrkimeve kisha arritur tek nj\u00eb d\u00ebshmitar q\u00eb kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb varrimin e eshtrave t\u00eb Ded Gjo Lulit, q\u00eb u soll\u00ebn n\u00eb Oroshi n\u00eb Shkod\u00ebr. Luigji, q\u00eb e kishte sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb rrugic\u00ebn ku dikur ka qen\u00eb shkolla pedagogjike e vajzave, m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se ai kishte qen\u00eb xhaku (f\u00ebmij\u00eb q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb procesionet katolike), n\u00eb rivarrimin e heroit Ded Gjo Luli dhe e mbante mend vendin ku qe vendosur, por q\u00eb n\u00ebp\u00ebr vite i kishin humbur gjurm\u00ebt. Luigji n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb shkonte me mua n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr gjetjen e varrit, me kusht q\u00eb t\u00eb gjeja nj\u00eb makin\u00eb, sepse nuk udh\u00ebtonte dot me tren apo autobus.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u paraqita tek n\u00ebndrejtori Todi Bozo, q\u00eb duke patur edhe detyr\u00ebn e sekretarit t\u00eb partis\u00eb, ishte i plotfuqish\u00ebm n\u00eb Kinostudio. Por sekretari i partis\u00eb m\u00eb tha se nuk kishte makina, nuk kishte benzin\u00eb, se kishte plot probleme t\u00eb tjera para Ded Gjo Lulit, me nj\u00eb fjal\u00eb nuk kishte nd\u00ebrmend t\u00eb m\u00eb jepte nj\u00eb makin\u00eb, kur p\u00ebr q\u00ebllime personale ai i p\u00ebrdorte makinat si e ku t\u00eb donte.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb mikja ime \u00e7ame, inxhiniere, jeton emigrante n\u00eb Greqi, miku im i rinis\u00eb shkrimtari Zyhdi Morava nuk jeton m\u00eb, varri me eshtrat e heroit t\u00eb panjoll\u00eb Ded Gjo Luli \u00ebsht\u00eb i humbur nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, sepse edhe d\u00ebshmitari i fundit ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, na del nj\u00eb dekret presidencial dhe sekretari i partis\u00eb s\u00eb Kinostudios, q\u00eb fark\u00ebtonte luft\u00ebn e klasave n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb megalomane pa kompromis, q\u00eb nuk ka krijuar asnj\u00eb vep\u00ebr artistike si krijues, ve\u00e7 si bashk\u00ebregjisor i nj\u00eb filmi supermediok\u00ebr e skematik si \u201cLugina e pushkatar\u00ebve\u201d, njeriu pra q\u00eb zbatonte planet ekonomike t\u00eb partis\u00eb me nj\u00eb besnik\u00ebri fanatike, pasi ka marr\u00eb nga diktatura nj\u00eb vandak dekoratash, na shpallet pas 20 vjet demokracie, as m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb por \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d i k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Para se ta mbyll k\u00ebt\u00eb shkrim p\u00ebr k\u00ebsisoj vler\u00ebsimesh tunduese e irrituese, do t\u00eb doja t\u00eb pyes: A ka k\u00ebshilltar\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn ky president? Dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebsaj historie, pas gjith\u00eb k\u00ebtyre q\u00eb tham\u00eb, a kam sadopak t\u00eb drejt\u00eb ta deklaroj k\u00ebt\u00eb lloj dekorimi: \u00e7mimi i madh i turpit?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruar nga Kolec Traboini &#8230;Vazhdojn\u00eb t\u00eb dekorohen komunist\u00ebt \u201cM\u00eb dhemb kur hesht, m\u00eb dhemb edhe kur flas, as vet\u00eb s&#8217;e di kur m\u00eb dhemb m\u00eb shum\u00eb\u201d. Kam nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb endem n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj alternative t\u00eb mundimshme eskiliane n\u00eb goj\u00ebn e Prometeut. Mesa duket dilemat q\u00eb nga lasht\u00ebsia greke e sot e k\u00ebsaj dite [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11771","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mjeshtri i madh i turpit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mjeshtri i madh i turpit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruar nga Kolec Traboini &#8230;Vazhdojn\u00eb t\u00eb dekorohen komunist\u00ebt \u201cM\u00eb dhemb kur hesht, m\u00eb dhemb edhe kur flas, as vet\u00eb s&#8217;e di kur m\u00eb dhemb m\u00eb shum\u00eb\u201d. Kam nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb endem n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj alternative t\u00eb mundimshme eskiliane n\u00eb goj\u00ebn e Prometeut. Mesa duket dilemat q\u00eb nga lasht\u00ebsia greke e sot e k\u00ebsaj dite [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-04-08T04:53:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kolec_traboini.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mjeshtri i madh i turpit\",\"datePublished\":\"2012-04-08T04:53:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/\"},\"wordCount\":1674,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kolec_traboini.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/\",\"name\":\"Mjeshtri i madh i turpit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kolec_traboini.jpg\",\"datePublished\":\"2012-04-08T04:53:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kolec_traboini.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kolec_traboini.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mjeshtri i madh i turpit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mjeshtri i madh i turpit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mjeshtri i madh i turpit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shkruar nga Kolec Traboini &#8230;Vazhdojn\u00eb t\u00eb dekorohen komunist\u00ebt \u201cM\u00eb dhemb kur hesht, m\u00eb dhemb edhe kur flas, as vet\u00eb s&#8217;e di kur m\u00eb dhemb m\u00eb shum\u00eb\u201d. Kam nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb endem n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj alternative t\u00eb mundimshme eskiliane n\u00eb goj\u00ebn e Prometeut. Mesa duket dilemat q\u00eb nga lasht\u00ebsia greke e sot e k\u00ebsaj dite [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-04-08T04:53:40+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kolec_traboini.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mjeshtri i madh i turpit","datePublished":"2012-04-08T04:53:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/"},"wordCount":1674,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kolec_traboini.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/","name":"Mjeshtri i madh i turpit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kolec_traboini.jpg","datePublished":"2012-04-08T04:53:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kolec_traboini.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kolec_traboini.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mjeshtri-i-madh-i-turpit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mjeshtri i madh i turpit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11771","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11771"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11771\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11771"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11771"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11771"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}