{"id":11747,"date":"2012-03-19T08:51:43","date_gmt":"2012-03-19T07:51:43","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2221"},"modified":"2012-03-19T08:51:43","modified_gmt":"2012-03-19T07:51:43","slug":"intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/","title":{"rendered":"INTERVISTA E PLOT\u00cb\/ Withers: \u00cbndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"John Withers\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/john_withers.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Intervistoi: <strong>Sk\u00ebnder Minxhozi<\/strong>, <em>Revista JAVA<\/em>, <em>17 Mars 2012<\/em><\/p>\n<p>Ish- ambasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, John Withers, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn JAVA thot\u00eb se \u00ebndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur akoma. Sipas tij, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma. Ai tha se Ismail Qemali dhe t\u00eb tjer\u00eb patriot\u00eb do ishin turp\u00ebruar po t\u00eb shihnin k\u00ebt\u00eb qeveri moskok\u00eb\u00e7ar\u00ebse se si tkurr lirit\u00eb. Withers tha se ka frik\u00eb se zgjedhjet do jen\u00eb s\u00ebrish t\u00eb njollosura, nd\u00ebrsa theksoi se zgjedhjet lokale n\u00eb Tiran\u00eb ishin turp\u00ebruese. Ish- ambasadori tha se kjo qeveri p\u00ebrpiqet t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr d\u00ebshtimet e saj politike. Withers tha se kjo qeveri nuk qeveris, por sundon.<\/p>\n<p>\u201cAjo nuk kryen funksionet elementare p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet,\u201d u shpreh ai. Withers flet me tone t\u00eb ashpra p\u00ebr gjyq\u00ebsorin dhe p\u00ebr korrupsionin n\u00eb vend. \u201cPrandaj i ndoqa me shum\u00eb dhimbje veprimet e gjykat\u00ebs jo vet\u00ebm n\u00eb rastin e gjyqit t\u00eb G\u00ebrdecit, por edhe n\u00eb rastin Meta, n\u00eb t\u00eb cilin, sipas asaj q\u00eb shihje, gjykat\u00ebsit b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb paimagjinueshme p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb evidenc\u00ebn e pakund\u00ebrshtueshme t\u00eb shkeljes s\u00eb ligjit,\u201d thot\u00eb Withers.<\/p>\n<p>Ish- ambasadori e mbyll intervist\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se askush nuk e ndal dot demokracin\u00eb. \u201cHistoria po priret drejt demokracis\u00eb. Askush nuk mund ta ndaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb, e padyshim as ata pak udh\u00ebheq\u00ebs regresiv\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Presidenti Obama \u201cjan\u00eb n\u00eb an\u00ebn e gabuar t\u00eb historis\u00eb.\u201d Shqip\u00ebria ka qen\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryqin e historis\u00eb. Dhe aty jeni s\u00ebrish. Ngrini z\u00ebrin p\u00ebr demokracin\u00eb tuaj, ngulni k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn tuaj t\u00eb lindur si nj\u00eb popull i lir\u00eb, dhe n\u00eb fund keni p\u00ebr t\u00eb fituar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Zoti Ambasador, Ju keni ngritur z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebrparimin e parimeve dhe institucioneve demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri. Tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb muaj pasi jeni larguar nga Shqip\u00ebria si do ta p\u00ebrshkruanit gjendjen e demokracis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb sot? <\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb lejoni q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjem k\u00ebsaj pyetje n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb grup i vog\u00ebl patriot\u00ebsh shqiptar\u00eb, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Ismail Qemali, shpalli \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga sundimi i huaj dhe ngriti flamurin e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb truallin shqiptar, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas pes\u00ebqind vjet\u00ebsh. Ato ngjarje do t\u00eb festohen me krenari nga shqiptar\u00ebt anemban\u00eb bot\u00ebs, gjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Burrat dhe grat\u00eb e guximshme q\u00eb ngrit\u00ebn at\u00eb flamur n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 kishin pak arm\u00eb dhe burime. Ata p\u00ebrballeshin me armiq n\u00eb \u00e7do an\u00eb. Por ata ishin t\u00eb frym\u00ebzuar nga traditat e m\u00ebdha liridash\u00ebse t\u00eb popullit tuaj dhe parimet vizionare t\u00eb presidentit amerikan Woodrow Wilson, nj\u00eb shembull i vlerave demokratike universale. Qemali dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij shpresonin ta nd\u00ebrtonin shtetin e tyre t\u00eb porsalindur mbi k\u00ebto vlera. Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb mendonin vall\u00eb ata patriot\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb shihnin se si \u00ebsht\u00eb politika e sotme shqiptare?<\/p>\n<p>A nuk do t\u00eb zhg\u00ebnjeheshin ata nga dasit\u00eb q\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb mes dy partive t\u00eb m\u00ebdha politike \u2013 dasi kaq t\u00eb thella sa e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb qeverisjen, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr reformat q\u00eb i nevojiten aq shum\u00eb vendit, t\u00eb ngelet n\u00eb vend? A nuk do t\u00eb pezmatoheshin ata po t\u00eb shihnin sesi po tkurren ato liri, p\u00ebr t\u00eb cilat ata luftuan me aq trim\u00ebri dhe p\u00ebrball\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsish aq t\u00eb m\u00ebdha, nga nj\u00eb qeveri moskok\u00eb\u00e7ar\u00ebse? A nuk do t\u00eb trishtoheshin ata po t\u00eb shihnin sesi po abuzohet me idealet demokratike p\u00ebr t\u00eb cilat ata sakrifikuan aq shum\u00eb, nga zyrtar\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr pushtet e q\u00eb p\u00ebrpiqen me d\u00ebshp\u00ebrim vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin? N\u00ebse k\u00ebta patriot\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb flisnin sot, nuk kam asnj\u00eb dyshim q\u00eb do t\u00eb na thoshin se \u00ebndrra e 1912 ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur dhe se lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma.<\/p>\n<p><strong>Kjo intervist\u00eb po zhvillohet pothuajse ekzakt\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrvjetorin e kat\u00ebr t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb G\u00ebrdecit. Kat\u00ebr vjet pas shp\u00ebrthimeve, \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson G\u00ebrdeci? \u00c7far\u00eb ndryshoi n\u00eb Shqip\u00ebri pas asaj ngjarjeje tragjike? \u00c7far\u00eb na tregon m\u00ebnyra sesi \u00ebsht\u00eb trajtuar kjo \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr qeverin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin e saj ndaj popullit shqiptar? <\/strong><\/p>\n<p>Reagimi i qeveris\u00eb ndaj tragjedis\u00eb s\u00eb G\u00ebrdecit mbetet nj\u00eb prej d\u00ebshtimeve t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nuk duhet harruar kurr\u00eb se n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb G\u00ebrdeci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tragjedi njer\u00ebzore. Teksa fragmentet e mprehta e t\u00eb p\u00ebrv\u00ebluara t\u00eb metalit ran\u00eb si shi nga qielli, njer\u00ebzit humb\u00ebn t\u00eb dashurit e tyre, p\u00ebrfshir\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb ngjarje q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet vet\u00ebm si nj\u00eb akt kriminal. T\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb u plagos\u00ebn r\u00ebnd\u00eb nga ciflat, iu ndryshoi jeta p\u00ebrgjithnj\u00eb. Askush nuk mund t\u2019ua kthej\u00eb m\u00eb t\u00eb vrar\u00ebt familjeve apo t\u2019i sh\u00ebroj\u00eb s\u00ebrish ato trupa t\u00eb d\u00ebrrmuar. Por, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi themelore e qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb vihet ne vend dhe q\u00eb viktimat e k\u00ebsaj b\u00ebme t\u00eb tmerrshme t\u00eb shohin, q\u00eb ata q\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore e morale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim, t\u00eb japin llogari p\u00ebr veprimet e tyre.<\/p>\n<p>Por, qeveria shqiptare jo vet\u00ebm q\u00eb ka neglizhuar zbardhjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb G\u00ebrdecit, por n\u00eb fakt, ka ushtruar n\u00eb maksimum pushtetin e saj, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh. Me sulmet e saj t\u00eb egra kund\u00ebr prokuror\u00ebve q\u00eb hetonin k\u00ebt\u00eb krim, me sulmet e saj kund\u00ebr gjykatave dhe medias, me mbrojtjen e atyre, q\u00eb si ish-ministri i mbrojtjes Mediu, mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale, n\u00eb mos ligjore, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi, qeveria ka treguar qart\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e saj t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr t\u00eb mos lejuar zbardhjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Pyetja q\u00eb un\u00eb i b\u00ebj vetes \u2013 dhe q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb vetes edhe shqiptar\u00ebt \u2013 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrse. \u00c7far\u00eb ka n\u00eb lidhje me G\u00ebrdecin, q\u00eb qeveria nuk do q\u00eb ju ta dini?<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, n\u00eb kontekstin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb gjyqin e G\u00ebrdecit, jan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb tjera. Askush nuk e ka mbrojtur m\u00eb fuqimisht sesa un\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit shqiptar. Por edhe p\u00ebr ata q\u00eb besojn\u00eb fort n\u00eb autonomin\u00eb e gjykatave, k\u00ebto vendime jan\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, e madje zhg\u00ebnjyese. Rast pas rasti, Gjykata dha vendime p\u00ebr \u201cdhunimin e rregullave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb pun\u00eb\u201d dhe \u201cshkat\u00ebrrimin e pron\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs.\u201d Por si ka mund\u00ebsi q\u00eb ajo iu shmang me kaq p\u00ebrpikm\u00ebri elementit ky\u00e7, faktit qendror t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb G\u00ebrdecit: q\u00eb 26 njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm u vran\u00eb nga ato shp\u00ebrthime dhe q\u00eb dikush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ato jet\u00eb? Si shpjegohet hezitimi i Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb pyetje themelore? A mos vall\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb G\u00ebrdec n\u00eb 15 mars 2008? E si mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e pron\u00ebs, por jo p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e jet\u00ebve? A mos vall\u00eb \u00ebsht\u00eb e pashpirt? Apo ka frik\u00eb? N\u00ebse ka frik\u00eb, nga kush ka frik\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Zoti Ambasador, n\u00eb media ka nj\u00eb debat t\u00eb madh n\u00eb lidhje me nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb ndryshim madhor t\u00eb elit\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Klasa politike nuk ka ndryshuar q\u00eb kur ju u larguat nga vendi. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj?<\/strong><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tek elita politike shqiptare \u00ebsht\u00eb mentaliteti. Sot, klasa qeveris\u00ebse shqiptare i p\u00ebrmbahet nj\u00eb koncepti t\u00eb vjet\u00ebr, e madje regresiv, se g\u00ebzon privilegje n\u00eb raport me njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm, se ka imunitet nga sundimi i ligjit, se nuk i n\u00ebnshtrohet vullnetit t\u00eb popullit. Asgj\u00eb nuk ka influencuar p\u00ebr t\u00eb minuar progresin drejt demokracis\u00eb q\u00eb i duhet vendit, m\u00eb shum\u00eb sesa k\u00ebto q\u00ebndrime arkaike t\u00eb njer\u00ebzve me pushtet. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci e re. Gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebzet vjet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb kaluar q\u00eb prej r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, nevoja e saj m\u00eb e madhe ka qen\u00eb nd\u00ebrtimi i institucioneve ky\u00e7e t\u00eb nj\u00eb demokracie: nj\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur dhe t\u00eb besuesh\u00ebm, nj\u00eb media t\u00eb \u00e7liruar, nj\u00eb sistem elektoral q\u00eb \u00ebsht\u00eb realisht i lir\u00eb dhe i ndersh\u00ebm, nj\u00eb shtet ligjor q\u00eb e lufton realisht korrupsionin dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj i vlefsh\u00ebm si p\u00ebr ata me pushtet, ashtu dhe p\u00ebr ata pa pushtet, nj\u00eb kultur\u00eb politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb arrij\u00eb konsensusin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebdha q\u00eb lidhen me interesin komb\u00ebtar, nj\u00eb p\u00ebrqendrim i pareshtur p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur nevojave t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb prej k\u00ebtyre nuk \u00ebsht\u00eb arritur. Shikoni qeverin\u00eb aktuale. Vepra q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas shkon t\u00ebr\u00ebsisht kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb demokracis\u00eb. Ajo ka kanosur gjykatat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rutin\u00eb, madje edhe n\u00ebn fasad\u00ebn e nj\u00eb ligji antikushtetues lustracioni. Ka sulmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb posht\u00ebruese zyr\u00ebn e Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, teksa ajo p\u00ebrpiqej t\u00eb gjente p\u00ebrgjigje p\u00ebr tragjedit\u00eb q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb G\u00ebrdec dhe n\u00eb 21 Janar 2011. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb kufizoj\u00eb lirit\u00eb e medias, p\u00ebrmes ligjeve shtr\u00ebnguese dhe jodemokratike dhe p\u00ebrmes presionit ndaj ambienteve n\u00eb t\u00eb cilat funksionon media. Dhe rast pas rasti, ajo ka manipuluar dhe t\u00eb drejt\u00ebn demokratike m\u00eb themelore, procesin elektoral. \u00cbsht\u00eb e trishtueshme, q\u00eb p\u00ebrkundrejt gjith\u00eb pun\u00ebve t\u00eb mira q\u00eb mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qeveri largpam\u00ebse, reformiste dhe pro demokracis\u00eb, kjo qeveri ka treguar nj\u00eb interes aktiv, e madje obsesiv, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb objektiv: pushtetin, me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb. Sikur ta kishte p\u00ebrdorur mandatin e saj qeveris\u00ebs p\u00ebr t\u00eb avancuar parimet demokratike, ky komb do t\u00eb kishte ecur shum\u00eb p\u00ebrpara. Por si\u00e7 v\u00ebrejm\u00eb, nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe \u00ebsht\u00eb humbur.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb jem i qart\u00eb. Ajo q\u00eb i nevojitet Shqip\u00ebris\u00eb nuk jan\u00eb thjesht politikan\u00eb m\u00eb rinor\u00eb, por nj\u00eb mentalitet i ri. Burrat e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shtetit, si Nelson Mandela n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut apo i ndjeri Vaclav Havel i Republik\u00ebs \u00c7eke, ishin burra n\u00eb mosh\u00eb mjaft t\u00eb madhe, por besimi tek idealet demokratike ishte thelbi i karakterit dhe qenies s\u00eb tyre. Ky besim udh\u00ebhiqet \u00e7do veprim q\u00eb b\u00ebnin dhe \u00e7do vendim q\u00eb merrnin. P\u00ebr fat t\u00eb keq, sot udh\u00ebheq\u00ebsve shqiptar\u00eb, qoft\u00eb kur jan\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e Kryeministrit Berisha apo t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs, ky besim ju mungon. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb t\u00eb tjer\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs \u2013 burra dhe gra, t\u00eb vjet\u00ebr apo t\u00eb rinj, t\u00eb \u00e7far\u00ebdo feje apo etnie \u2013 tek t\u00eb cil\u00ebt flaka e demokracis\u00eb vazhdon t\u00eb shndrij\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju keni qen\u00eb mjaft kritik ndaj m\u00ebnyr\u00ebs sesi zhvillohen zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb nga kabllogramet e WikiLeaks, t\u00eb d\u00ebrguara gjat\u00eb mandatit tuaj si Ambasador, shkruan se pavar\u00ebsisht nj\u00ebfar\u00eb progresi \u201cShqip\u00ebria mbetet nj\u00eb vend ku jan\u00eb t\u00eb pranishme manipulimet, abuzimet elektorale dhe praktika t\u00eb tjera negative.\u201d Vazhdoni t\u00eb jeni i t\u00eb nj\u00ebjtit mendim? <\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk mund t\u00eb komentoj mbi element\u00eb specifik\u00eb t\u00eb raporteve t\u00eb WikiLeaks. N\u00eb lidhje me pyetjen m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, mbi shkeljet elektorale n\u00eb Shqip\u00ebri, historiku i trisht\u00eb i zgjedhjeve t\u00eb fundit shqiptare flet vet\u00eb. Zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2009 thjesht nuk i p\u00ebrmbushnin standardet e pranuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb mazhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse p\u00ebr t\u2019i shtremb\u00ebruar raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Nd\u00ebrsa votimet p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs vitin q\u00eb shkoi ishin nj\u00eb fars\u00eb dhe, p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, turp\u00ebruese p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb flas shkoqur: Nuk m\u00eb intereson se cili kandidat fiton apo humbet. Por procesi duhet t\u00eb jet\u00eb i ndersh\u00ebm. Por kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e tregon veten se nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, se nj\u00eb veg\u00ebl e partis\u00eb n\u00eb pushtet, nd\u00ebrsa Kolegji Zgjedhor tkurret p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrave themelore q\u00eb parashikon mandati i tij, procesi \u00ebsht\u00eb qartazi i pandersh\u00ebm \u2013 dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente jo demokratik. Un\u00eb e di q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb polemikave mbi zgjedhjet e vitit t\u00eb shkuar, ka pasur thirrje p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb m\u00ebtejshme elektorale. P\u00ebr fat t\u00eb keq, jam skeptik.<\/p>\n<p>Gj\u00ebra t\u00eb tilla jan\u00eb provuar edhe m\u00eb par\u00eb. Nuk kan\u00eb funksionuar. Dhe as q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb funksionuar, derisa udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb t\u2019i shohin zgjedhjet si nj\u00eb shprehje t\u00eb padhunueshme t\u00eb vullnetit publik dhe jo si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr mbajtjen e pushtetit, p\u00ebrmes anashkalimit t\u00eb t\u00eb drejtave demokratike elementare. P\u00ebr sa koh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zhdukur ky mentalitet, kam frik\u00eb se zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb njollosura.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb tjet\u00ebr kabllogram i WikiLeaks pohonte se pas zgjedhjeve t\u00eb qershorit 2009 \u201cnj\u00eb nd\u00ebr pyetjet madhore q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb n\u00ebse nj\u00eb mazhoranc\u00eb e dob\u00ebt do t\u00eb jet\u00eb efektive n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e reformave q\u00eb i nevojiten vendit.\u201d A e keni tani p\u00ebrgjigjen e asaj pyetje? <\/strong><\/p>\n<p>S\u00ebrish, nuk do t\u00eb komentoj p\u00ebrmbajtjen e kabllogrameve t\u00eb WikiLeaks. Por p\u00ebrsa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb qeverisjes, n\u00eb nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, provat jan\u00eb shqet\u00ebsuese n\u00eb qart\u00ebsin\u00eb e tyre: kjo qeveri sundon, por nuk qeveris; luan politikash, por nuk nd\u00ebrmerr reformat e nevojshme; ajo p\u00ebrpiqet t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr d\u00ebshtimet e saj politike dhe, iu shmanget p\u00ebrgjegj\u00ebsive, por nuk kryen funksionet elementare p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>M\u00eb s\u00ebmboi n\u00eb zem\u00ebr kur lexova Progres Raportin e fundit t\u00eb BE, i cili arrinte n\u00eb p\u00ebrfundimin se Shqip\u00ebria nuk kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb asnj\u00eb nga fushat ku duhet t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb p\u00ebr kandidatur\u00ebn e saj n\u00eb BE. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme kur Transparency International dhe agjenci t\u00eb tjera t\u00eb respektuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare raportojn\u00eb se institucionet e pavarura, lirit\u00eb e medias dhe t\u00eb drejtat themelore demokratike gjenden n\u00ebn sulmin e vet\u00eb qeveris\u00eb, dhe se demokracia shqiptare ka b\u00ebr\u00eb hapa prapa dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt se m\u00eb par\u00eb. Por si mund t\u00eb ndodh\u00eb kjo n\u00eb nj\u00eb vend, njer\u00ebzit e t\u00eb cilit jan\u00eb kaq t\u00eb talentuar, aspiratat e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ardhmen jan\u00eb kaq largpam\u00ebse, dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar kaq shum\u00eb e me kaq mundim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebt e tyre dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre? Un\u00eb kam besimin e pal\u00ebkundur se publiku shqiptar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i men\u00e7ur se udh\u00ebheqja e tij dhe se nj\u00eb dit\u00eb kjo urt\u00ebsi ka p\u00ebr t\u00eb fituar.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj mbi debatin e madh q\u00eb lidhet me \u00e7\u00ebshtjen e korrupsionit n\u00eb vendin ton\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb gazetare e njohur ruse ka th\u00ebn\u00eb \u2013 dhe po i perifrazoj komentet e saj \u2013 se n\u00eb Rusi korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb tumor n\u00eb trupin e politik\u00ebs, q\u00eb mund t\u00eb hiqet relativisht leht\u00eb. Por, korrupsioni \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb helm q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb gjakun e politik\u00ebs ruse dhe p\u00ebr ta eliminuar at\u00eb tani do t\u00eb nevojiten masa t\u00eb dhimbshme dhe afatgjata. Un\u00eb shpresoj sinqerisht q\u00eb kjo t\u00eb mos jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb njoh. Integriteti juaj \u00ebsht\u00eb me em\u00ebr: kur dikush jep bes\u00ebn, ajo kthehet n\u00eb nj\u00eb lidhje solemne q\u00eb nuk duhet shkelur.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb kaq e trishtueshme kur sheh se n\u00eb \u00e7\u2019shkall\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos tek elitat tuaja. Lufta kund\u00ebr k\u00ebtyre niveleve t\u00eb korrupsionit k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb sesa at\u00eb retorik\u00ebn boshe q\u00eb del nga qeveria n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike. Gj\u00ebja esenciale q\u00eb ju nevojitet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor i fort\u00eb dhe i besuesh\u00ebm. Prandaj i ndoqa me shum\u00eb dhimbje veprimet e gjykat\u00ebs jo vet\u00ebm n\u00eb rastin e gjyqit t\u00eb G\u00ebrdecit, por edhe n\u00eb rastin Meta, n\u00eb t\u00eb cilin, sipas asaj q\u00eb shihje, gjykat\u00ebsit b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb paimagjinueshme p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb evidenc\u00ebn e pakund\u00ebrshtueshme t\u00eb shkeljes s\u00eb ligjit, q\u00eb u ishte v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb mesazhi jep nj\u00eb vendim i till\u00eb i paprincipt\u00eb? Q\u00eb gjykatat mbrojn\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb ndikim dhe para? Q\u00eb t\u00eb pasurit dhe t\u00eb pushtetshmit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga zbatimi i ligjit? Q\u00eb n\u00eb gjykimin e gjykat\u00ebs, sundimi i ligjit vlen vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb pushtet politik? N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, a nuk jan\u00eb n\u00eb thelb gjykatat, bashk\u00ebfajtore n\u00eb vet\u00eb aktet e korrupsionit q\u00eb ato lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebnohen? Dhe n\u00ebse gjykatat nuk e shkulin tumorin e korrupsionit, a nuk ka p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb ai shpejt n\u00eb rrjedh\u00ebn e gjakut?<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse mendoni sot p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb sh\u00ebrbyet n\u00eb vendin ton\u00eb, a ka di\u00e7ka q\u00eb do ta kishit b\u00ebr\u00eb ndryshe? <\/strong><\/p>\n<p>Po, ka disa gj\u00ebra. S\u00eb pari, do t\u00eb isha p\u00ebrpjekur m\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebsoja gjuh\u00ebn shqipe. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb kaq melodike dhe shpreh\u00ebse dhe do doja q\u00eb t\u00eb kisha pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flisja drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me miqt\u00eb e mi shqiptar\u00eb. Sot, kur d\u00ebgjoj shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb q\u00eb flasin me nj\u00ebri- tjetrin, m\u00eb duket si muzik\u00eb e d\u00ebgjuar n\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. M\u00eb zgjon shum\u00eb kujtime t\u00eb bukura.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, gjat\u00eb koh\u00ebs time n\u00eb Shqip\u00ebri, un\u00eb u p\u00ebrpoqa shum\u00eb t\u00eb takoj sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm. Do t\u00eb doja t\u00eb kisha pasur m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr t\u2019u prezantuar me m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar historit\u00eb e tyre, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar mbi ta si individ\u00eb. K\u00ebto ishin momentet m\u00eb t\u00eb bukura p\u00ebr mua n\u00eb Shqip\u00ebri: pirja e nj\u00eb kafeje me miqt\u00eb, shakat\u00eb, t\u00eb d\u00ebgjoja shqet\u00ebsimet e tyre, t\u00eb p\u00ebrthithja gj\u00ebrat e men\u00e7ura q\u00eb m\u00eb m\u00ebsuan.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet nj\u00eb her\u00eb, jo larg prej fshatit Frash\u00ebr, kur miqt\u00eb q\u00eb m\u00eb kishin ftuar n\u00eb nj\u00eb drek\u00eb, papritur ia mor\u00ebn k\u00ebng\u00ebs. Nj\u00eb person udh\u00ebhiqte, t\u00eb tjer\u00ebt i mbanin ison, dhe t\u00eb gjitha shkriheshin n\u00eb nj\u00eb harmoni t\u00eb mahnitshme. Atje, mes maleve dhe pyjeve, ku jetuan t\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebrit e famsh\u00ebm Frash\u00ebri, pasardh\u00ebsit e tyre kishin ringjallur muzik\u00ebn e nj\u00eb kohe q\u00eb i p\u00ebrket historis\u00eb. Qe nj\u00eb moment magjik. Kam pasur shum\u00eb momente magjike kur isha mes shqiptar\u00ebve. Do doja t\u00eb kisha pasur m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zoti Ambasador, sot ju keni shprehur shqet\u00ebsimin p\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb shqiptare, por cili \u00ebsht\u00eb parashikimi juaj p\u00ebr t\u00eb ardhmen? <\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb cilat fol\u00ebm, un\u00eb mbetem shum\u00eb optimist p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Historia \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn tuaj. Sot q\u00eb flasim, teksa p\u00ebrballen me mund\u00ebsin\u00eb e vazhdimit t\u00eb sundimit me dor\u00eb t\u00eb fort\u00eb, njer\u00ebzit anemban\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb duke k\u00ebrkuar demokraci. Jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kjo ndodhi n\u00eb Europ\u00ebn Lindore. Sot \u00ebsht\u00eb radha e Lindjes s\u00eb Mesme. Nj\u00eb dit\u00eb demokracia do t\u00eb p\u00ebrhapet kudo. Sepse n\u00ebse historia na m\u00ebson nj\u00eb gj\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi m\u00eb themelor, se nuk mund t\u00eb tallesh me vullnetin e popullit. N\u00eb fund, fuqia e vot\u00ebs s\u00eb tyre ka p\u00ebr t\u00eb fituar.<\/p>\n<p>Historia po priret drejt demokracis\u00eb. Askush nuk mund ta ndaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb, e padyshim as ata pak udh\u00ebheq\u00ebs regresiv\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Presidenti Obama \u201cjan\u00eb n\u00eb an\u00ebn e gabuar t\u00eb historis\u00eb.\u201d Shqip\u00ebria ka qen\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryqin e historis\u00eb. Dhe aty jeni s\u00ebrish. Ngrini z\u00ebrin p\u00ebr demokracin\u00eb tuaj, ngulni k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn tuaj t\u00eb lindur si nj\u00eb popull i lir\u00eb, dhe n\u00eb fund keni p\u00ebr t\u00eb fituar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervistoi: Sk\u00ebnder Minxhozi, Revista JAVA, 17 Mars 2012 Ish- ambasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, John Withers, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn JAVA thot\u00eb se \u00ebndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur akoma. Sipas tij, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma. Ai tha se Ismail Qemali dhe t\u00eb tjer\u00eb patriot\u00eb do ishin turp\u00ebruar po t\u00eb shihnin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11747","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>INTERVISTA E PLOT\u00cb\/ Withers: \u00cbndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA E PLOT\u00cb\/ Withers: \u00cbndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervistoi: Sk\u00ebnder Minxhozi, Revista JAVA, 17 Mars 2012 Ish- ambasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, John Withers, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn JAVA thot\u00eb se \u00ebndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur akoma. Sipas tij, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma. Ai tha se Ismail Qemali dhe t\u00eb tjer\u00eb patriot\u00eb do ishin turp\u00ebruar po t\u00eb shihnin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-19T07:51:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/john_withers.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA E PLOT\u00cb\\\/ Withers: \u00cbndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma\",\"datePublished\":\"2012-03-19T07:51:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/\"},\"wordCount\":3499,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/john_withers.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/\",\"name\":\"INTERVISTA E PLOT\u00cb\\\/ Withers: \u00cbndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/john_withers.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-19T07:51:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/john_withers.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/john_withers.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA E PLOT\u00cb\\\/ Withers: \u00cbndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA E PLOT\u00cb\/ Withers: \u00cbndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA E PLOT\u00cb\/ Withers: \u00cbndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervistoi: Sk\u00ebnder Minxhozi, Revista JAVA, 17 Mars 2012 Ish- ambasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, John Withers, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn JAVA thot\u00eb se \u00ebndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur akoma. Sipas tij, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma. Ai tha se Ismail Qemali dhe t\u00eb tjer\u00eb patriot\u00eb do ishin turp\u00ebruar po t\u00eb shihnin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-19T07:51:43+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/john_withers.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA E PLOT\u00cb\/ Withers: \u00cbndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma","datePublished":"2012-03-19T07:51:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/"},"wordCount":3499,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/john_withers.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/","name":"INTERVISTA E PLOT\u00cb\/ Withers: \u00cbndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/john_withers.jpg","datePublished":"2012-03-19T07:51:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/john_withers.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/john_withers.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-plote-withers-endrra-e-vitit-1912-nuk-eshte-permbushur-lufta-per-liri-nuk-eshte-fituar-akoma\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA E PLOT\u00cb\/ Withers: \u00cbndrra e vitit 1912 nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, lufta p\u00ebr liri nuk \u00ebsht\u00eb fituar akoma"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11747"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11747\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}