{"id":11743,"date":"2012-03-15T10:50:28","date_gmt":"2012-03-15T09:50:28","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2181"},"modified":"2012-03-15T10:50:28","modified_gmt":"2012-03-15T09:50:28","slug":"visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/","title":{"rendered":"VISAR ZHTI: SI E VARROS\u00cbN P\u00cbR S\u00cb GJALLI MITRUSH KUTELIN N\u00cb K\u00cbNET\u00cbN E VLO\u00c7ISHTIT"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mitrush Kuteli\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/mitrush_kuteli.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>INTERVIST\u00cb-PRESS<\/strong><\/p>\n<p><em>E Enjte, 03.15.2012<\/em><\/p>\n<p>Libri i ri &#8220;Ferri i \u00e7ar\u00eb&#8221;, burgologjia p\u00ebr Qaf\u00eb-Barin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim trondit\u00ebs i shkrimtarit Visar Zhiti, nj\u00eb retrospektiv\u00eb e p\u00ebrjetimeve t\u00eb tij personale, por dhe t\u00eb miqve, koleg\u00ebve, t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebs nj\u00ebri pas tjetrit, n\u00eb burgjet e komunizmit. Nj\u00eb ferr dantesk, q\u00eb tregohet n\u00eb 9 kapitujt e k\u00ebtij romani, duke kaluar nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs 555 faqe libri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur nga libri i Visar Zhitit ai rr\u00ebfen bised\u00ebn me artistin e humorit Gjosho Vasija, edhe ai nj\u00eb i d\u00ebnuar si dhe Zhiti n\u00eb at\u00eb burg. P\u00ebrmes aktorit t\u00eb humorit, q\u00eb i shkoi gjith\u00eb jeta internimeve p\u00ebr shkak t\u00eb babait t\u00eb vrar\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb vdekur nga torturat, shkrimtari Zhiti sjell nj\u00eb episod biblik n\u00eb lib\u00ebr. Nj\u00eb nat\u00eb krishtlindjesh n\u00eb Progonat, n\u00eb Gryk\u00ebn e B\u00ebn\u00e7it, ku ishin internuar disa shkodran\u00eb.<\/p>\n<p>Befas nj\u00eb muzik\u00eb krishtlindjesh d\u00ebgjohet. Kishte qen\u00eb Gasp\u00ebr \u00c7ur\u00e7ia q\u00eb me tromb\u00ebn e tij u kishte sjelle arom\u00eb krishtlindjesh miqve t\u00eb tij t\u00eb internuar. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb vjen lajmi s\u00eb muzikantin Gasp\u00ebr \u00c7ur\u00e7ia, e kan\u00eb pushkatuar\u2026Por Zhiti sjell dhe momentet e fundit t\u00eb dy t\u00eb burgosurve Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, q\u00eb u akuzuan si nism\u00ebtar\u00ebt e revolt\u00ebs q\u00eb ndodhi n\u00eb burgun e Qaf\u00eb-Barti dhe momentin e pushkatimit si dhe vuajtjet e djalit t\u00eb ri Sherif Merdani, q\u00eb i \u00e7onte \u00e7do dit\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb burg v\u00ebllan\u00eb foshnj\u00eb p\u00ebr ta ushqyer me gji. Nj\u00eb rr\u00ebfim trondit\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb kaluar, por q\u00eb nuk duhet harruar.<\/p>\n<p>Visar Zhiti: Rr\u00ebfimi p\u00ebr &#8220;vizit\u00ebn&#8221; e fsheht\u00eb t\u00eb Gasp\u00ebr \u00c7ur\u00e7ias n\u00eb Gryk\u00ebn e B\u00ebn\u00e7it<\/p>\n<p>Kisha muzik\u00eb t\u00eb vdekur brenda vetes, por se si po ngjallej, frynte. Si era n\u00eb nj\u00eb gryk\u00eb\u2026 Ishin Krishtlindjet, po m\u00eb tregonte Gjosho Vasija, miku i tim eti, aktor komik dhe ai\u2026 \u2013 Si mundnin?\u2026<\/p>\n<p>E d\u00ebgjoja me dhembje, qeshja i trishtuar. Ai, gjith\u00eb jet\u00ebn internimeve, me baba t\u00eb vrar\u00eb, im at\u00eb me v\u00eblla t\u00eb vdekur gjat\u00eb torturave, edhe ai i torturuar n\u00eb burg, por si doli gjall\u00eb? Apo q\u00eb t\u00eb lindja un\u00eb?\u2026<\/p>\n<p>Ishin Kshnellat n\u00eb internim, p\u00ebrs\u00ebriste Gjosho Vasija, n\u00eb Progonat, n\u00eb Gryk\u00ebn e B\u00ebn\u00e7it. Punonim me trungjet, i hidhnim n\u00eb lum\u00eb, nga 100 shtylla p\u00ebr brigad\u00eb. I ndiqnim n\u00ebp\u00ebr shkambinj, ku ngecnin, i shtyjshim, binim n\u00eb uj\u00eb dhe vet\u00eb, vriteshim. Na kthyne me q\u00ebllim ma von\u00eb se her\u00ebt e tjera nga puna, qe ba terr i madh. Tepelen\u00eb. Sa fryn nj\u2019atje! Flejshim posht\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs, ku kishte ken dhe Bajroni, n\u00eb fush\u00eb, rrethue me tela me gjema, n\u00eb \u00e7adra t\u00eb \u00e7ame, dyshek\u00eb kashte\u2026 Duert na dhimbshin, i kishim t\u00eb vrame nga puna, p\u00ebrgjakeshin \u00e7ar\u00e7afat, n\u00ebnkresa. \u00c7oheshin nanat, grat\u00eb, motrat me na pa, a kishim ardh p\u00ebrnjimend gjall\u00eb nga puna, a po flejshim dot? Ftoht\u00eb. Frynte p\u00ebr kjamet. Ishin Kshnellat. Nuk na merrte gjumi, as vdekja, ankth, lodhje, asnji qiri, ve\u00e7 na treteshim. E kishim urue njani-tjetrin na za, kur na shp\u00ebrndajshin langun e grosh\u00ebs: &#8220;P\u00ebr shum vjet kshnellat!&#8221; Kaq.<\/p>\n<p>Po afronte kund mesnata, ishim t\u00eb xanun me kujtimet e fest\u00ebs, fshamje, krumje e ndoj g\u00ebrhatje e mbytun\u2026 N\u00eb ket humb\u00ebtin\u00eb na bahet se ndijohet gjith\u00eb jehon\u00eb malesh nji tromb\u00eb n\u00eb sordin\u00eb, vajtimtare, kanga &#8220;Shtille Nacht&#8221;, e famshmja, e njeh dhe e k\u00ebndon mbar\u00eb bota kristiane. Ishin Kshnellat. Mos na bane vesh\u00ebt t\u00eb tanve, halucinacion auditiv? Po nuk mund ta marrish me mend se \u00e7ka ndodhi mbrenda gazerm\u00ebs, dridhje, ngritje koke, gul\u00e7e, biseda me frig\u00eb, ngric\u00eb e p\u00ebrndritun gjithandej. A thue p\u00ebrnjimend u ngjall ajo tromb\u00eb? &#8220;Shtille Nacht&#8221; Po, po, e p\u00ebrhapte era si pelerin\u00ebn e Bajronit. Melodi engj\u00ebllore mes nesh, mes torturave tona, besoj se duhet t\u00eb jet\u00eb regjistrue n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb Qielles, aty pran\u00eb Zotit t\u00eb Madh. Kjam\u010d deri n\u00eb mengjes, saqi, edhe kur u gjet\u00ebm t\u00eb rreshtuem n\u00eb or\u00ebn 6.30, i kishim syt\u00eb e ajun nga lot\u00ebt. &#8220;Shtille Nacht&#8221;.<\/p>\n<p>Pask\u00ebsh ken\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kanga! Po \u00e7\u2019ishte ai magjistar me tromb\u00eb, nga erdhi, ku iku? Nuk e kapne? T\u00eb nes\u00ebrmen mbrama, kur mrrijt\u00ebm nga lumi, na lajm\u00ebroi nji &#8220;mik polic&#8221; se ka ken Gasper \u00c7ur\u00e7ija, qi asht ul\u00eb nga makina, atje nalt, brij rrapit e kalas\u00eb dhe i ka ra\u2026 &#8220;buris\u00eb&#8221;. Ah, ai, e dinte q\u00eb ishim na, s\u2019kishte kurrnjigja me na dhurue, ve\u00e7se melodis\u00eb s\u00eb famshme&#8221;Shtille Nacht&#8221; n\u00eb terr. Na solli n\u00ebp\u00ebr er\u00eb Kshnellat e mungueme. Mandej ishte nis\u00eb p\u00ebr Gjinokast\u00ebr, ku kishte sh\u00ebrbimin. Eh, nuk ia harrojshin dhe e gjente rastin, e kap\u00ebn p\u00ebr do faje tjera, me taman s\u2019dihej p\u00ebr \u00e7ka, por ai kishte fut\u00eb muzik\u00eb xhazi n\u00eb Festivalin XI, kje i pari dhe\u2026 e pushkatuen.<\/p>\n<p>Sherif Merdani i \u00e7onte t\u00eb \u00ebm\u00ebs n\u00eb burg v\u00ebllan\u00eb foshnje p\u00ebr gji<\/p>\n<p>Po ne kemi k\u00ebng\u00ebtar, m\u00eb t\u00eb mirin e muzik\u00ebs s\u00eb leht\u00eb, i famsh\u00ebm, Sherif Merdani, i d\u00ebnuar pas Festivalit XI, edhe festivalin e d\u00ebnuan, se u k\u00ebndua si n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>E harrove \u00e7\u2019biografi ke, i pandehur? T\u00eb b\u00ebm\u00eb dhe arsimtar ty, t\u00eb lejuam dhe t\u00eb k\u00ebndosh e ti na tundje gjurin n\u00eb sken\u00eb. Keni qen\u00eb t\u00eb pasur, tregtar\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00ebn\u00ebn ia burgos\u00ebn n\u00eb fillim. K\u00ebrkonin floririn. Ku e keni fshehur?! Konfiskonin gjith\u00e7ka, \u00e7\u2019shihnin, mor dhe gramafon, djepa, shpirtra.<\/p>\n<p>Sherifi i vog\u00ebl merrte v\u00ebllan\u00eb e porsalindur n\u00eb krah\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me batanije dhe ia jepte policit te porta e r\u00ebnd\u00eb. E ky ikte, s\u2019dihej se ku\u2026 ia \u00e7onte n\u00eb qeli s\u2019\u00ebm\u00ebs q\u00eb t\u2019i jepte gji, t\u00eb pinte qum\u00ebshtin e ath\u00ebt nga ankthet. K\u00ebshtu \u00e7do dit\u00eb. D\u00ebgjonte t\u00eb qarat e bebes dhe priste t\u2019ia kthenin, ishte v\u00ebllai i vock\u00ebl fare, se mos ti ishe i madh. S\u00eb brendshmi ndiente nj\u00eb si ndezulli dhe syt\u00eb i rr\u00ebmbusheshin me lot.<\/p>\n<p>Kor\u00e7a m\u00ebrdhinte e mb\u00ebshtjell\u00eb me bor\u00ebn e saj. N\u00ebna tani ledhatonte foshnj\u00ebn, e mb\u00ebshtetur pas nj\u00eb muri t\u00eb ftoht\u00eb. Qum\u00ebsht muresh q\u00eb klithnin\u2026 Edhe ti doje p\u00ebrk\u00ebdhelit\u00eb e saj, e doje at\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, por dhe sht\u00ebpit\u00eb po i merrnin ata q\u00eb zbrit\u00ebn nga malet, gjoja si \u00e7lirimtar\u00eb. K\u00ebshtu t\u00eb iku f\u00ebmij\u00ebria, p\u00ebrndjekje nj\u00eb pas nj\u00eb, kjo ishte loja jote, si me bomba t\u00eb v\u00ebrteta. Dhe \u00e7do ngjarje shkrihej jo vet\u00ebm n\u00eb kujtes\u00ebn t\u00ebnde, por dhe n\u00eb z\u00ebrin t\u00ebnd. Ngopej me dhembje ai z\u00eb si me shi. Deshe t\u00eb k\u00ebndoje. Patjet\u00ebr. Ndryshe do t\u00eb plasje. Sa mir\u00eb k\u00ebndon, more djal\u00eb! K\u00ebshtu b\u00ebje pasditeve, kur t\u00eb \u00e7uan m\u00ebsues fshatrave t\u00eb Skraparit, andej ku nuk shkonte askush, kishin nevoj\u00eb, ti mbaje dhe nj\u00eb harmonik\u00eb goje, pastaj n\u00eb Librazhd\u2026. \u00c7\u2019z\u00eb mahnit\u00ebs, thoshin p\u00ebr ty, nj\u00eb drith\u00ebrim\u00eb q\u00eb s\u2019e ka askush, \u00ebsht\u00eb ca elegjiak.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb n\u00eb skenat e socializmit, ku duhet optimiz\u00ebm, vrull revolucionar dhe biografi e mir\u00eb politike? Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb e para. Po at\u00eb duhet ta nxjerrim n\u00eb publik, q\u00eb t\u00eb propagandojm\u00eb se edhe te ne mund t\u00eb k\u00ebndohet me nivel t\u00eb lart\u00eb artistik, se te ne p\u00ebrkrahen talentet, ka liri proletare, e \u00e7\u2019liri, m\u00eb e p\u00ebr\u00e7udnuara n\u00eb bot\u00eb\u2026<\/p>\n<p>\u2026k\u00ebndon Sherif Merdani. Dhe ai dilte nga err\u00ebsira n\u00eb sken\u00eb, me kostum t\u00eb zi, i gjat\u00eb, flok\u00ebt e err\u00ebt me zbardh\u00ebllime t\u00eb pakta. Kur e shihja ashtu, edhe un\u00eb i fshehur mes broh\u00ebrimave t\u00eb spektator\u00ebve, se si m\u00eb dukej, dh\u00ebnd\u00ebr i p\u00ebrzish\u00ebm. Pse ishte veshur aq elegant, p\u00ebr ardhjen apo p\u00ebr lamtumir\u00ebn? Dhe v\u00ebrtet, kur k\u00ebndonte &#8220;K\u00ebng\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs&#8221;, njer\u00ebzit mbanin frym\u00ebn, prekeshin, paska dashuri m\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn, p\u00ebrloteshin.<\/p>\n<p>Duartrokitje t\u00eb fuqishme, biiiiiiizzzz, prap\u00eb k\u00ebng\u00eb dashurie, \u00e7\u2019z\u00eb, i thell\u00eb, nga vjen k\u00ebshtu me kaq d\u00ebshp\u00ebrim si g\u00ebzimi, me kaq g\u00ebzim si d\u00ebshp\u00ebrimi, rit\u00ebm i ri, hare, jet\u00eb, kitara, 1, 2\u2026 supe t\u00eb zhveshura grash, 3 kitara\u2026 u b\u00ebn\u00eb 9, &#8220;ten guitars&#8221;, Tom Xhons tamam. S\u2019e ke d\u00ebgjuar n\u00eb k\u00ebng\u00ebt italiane ti, sa melodioz e i \u00ebmb\u00ebl, n\u00eb ato t\u00eb ndaluarat. E di si m\u00eb duket tani? Sikur jam n\u00eb Rom\u00eb, ku s\u2019kam qen\u00eb kurr\u00eb. Festivali XI mbaroi, sa i bukur, por asnj\u00eb k\u00ebng\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb dhe shokun Enver, ku i \u00e7on mushka ata? \u00c7far\u00eb the, mushka? Ej, \u00ebsht\u00eb koh\u00eb veturash e avion\u00ebsh, pyet: ku i \u00e7on zemra?<\/p>\n<p>Nis\u00ebn kritikat, ritme t\u00eb shthurura, saks, xhaz, t\u00eb ndalohet, Ple(h)numi IV, vet\u00eb Enveri \u00e7a s\u2019shau, Europ\u00eb e p\u00ebrdal\u00eb\u2026 \u00c7\u2019k\u00ebndoi ai me biografi t\u00eb keqe, Sherif Merdani? &#8220;Duart e tua&#8221;, \u2013 lidhiani\u2026<\/p>\n<p>E zbrit\u00ebn nga autobusi, teksa shkonte n\u00eb pun\u00eb larg, dhe i hodh\u00ebn prangat nja dy civil\u00eb t\u00eb rinj si personazhet e Kafk\u00ebs. Ke d\u00ebgjuar k\u00ebng\u00eb t\u00eb huaja n\u00eb televizionin italian, ke k\u00ebnduar si ata, ke p\u00ebrhapur idet\u00eb e tyre\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb burgun e Spa\u00e7it\u2026 vrau veten, k\u00ebshtu than\u00eb\u2026 N\u00eb fakt ra n\u00ebp\u00ebr zgafellat e minier\u00ebs, u thyen shkall\u00ebt e lagura dhe t\u00eb brejtura prej rr\u00ebshek\u00ebve me uj\u00ebra acide dhe, nd\u00ebrsa binte n\u00eb humner\u00ebn e ngusht\u00eb t\u00eb ferrit, desh Zoti q\u00eb marteli i tij me gjith\u00eb kolon\u00ebn metalike ngec\u00ebn shk\u00ebmbinjve (ngaq\u00eb ajo ka ca k\u00ebmbka si kthetra) dhe mbet\u00ebn t\u00eb varura fare pran\u00eb kok\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakur t\u00eb njeriut. E \u00e7uan n\u00eb spital pa ndjenja dhe m\u00eb pas n\u00eb burgun e Burrelit.<\/p>\n<p>Revolta n\u00eb burgun e Qaf\u00eb-Barit<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7erek ore para pushkatimit<\/p>\n<p>\u2026t\u00eb dy t\u00eb rinj\u2026 moshatar me ta jam\u2026 nuk flas dot\u2026 s\u2019m\u00eb l\u00ebn\u00eb lot\u00ebt\u2026 i mor\u00ebn nga qelia, nat\u00ebn, t\u00eb lidhur\u2026<\/p>\n<p>Dhe s\u2019dihet ku i \u00e7uan, ku i vran\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Procesverbali \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga gjasht\u00eb veta\u2026 p\u00ebrb\u00ebrja e komisionit t\u00eb caktuar p\u00ebr zbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb\u2026 me 60 karikator\u00eb kallashnikovi\u2026 n\u00ebn drejtimin e shefit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb rrethit\u2026. Skeda m\u00eb dridhej n\u00eb dor\u00eb:<\/p>\n<p>Sokol Sokoli, i biri i Zefit, dat\u00eblindja 1952, nga fshati G\u00ebrni i rrethit Tropoj\u00eb, i d\u00ebnuar me vendim Nr.3 dat\u00eb 3.6.1984 t\u00eb Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb me vdekje (Pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkres\u00ebn Nr.888, dat\u00eb 7.6.1984 nuk i fali jet\u00ebn. Tom Ndoja, i biri i Kol\u00ebs, i dat\u00eblindjes 1952, lindur e banues n\u00eb Kllogjen t\u00eb rrethit Shkod\u00ebr, d\u00ebnuar me vendim Nr.3 dat\u00eb 3.6.1984 t\u00eb Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb me vdekje (Pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkres\u00ebn Nr.888, dat\u00eb 7.6.1984 nuk i fali jet\u00ebn\u2026<\/p>\n<p>Mbi dokument jan\u00eb sh\u00ebnuar me dor\u00eb r\u00ebnkimet e fundit t\u00eb t\u00eb dy t\u00eb d\u00ebnuarve, pas mesnat\u00ebs s\u00eb 9 qershorit, para skuadr\u00ebs s\u00eb pushkatimit. Po kush i ka shkruar, pushkatar\u00ebt? Ja:<\/p>\n<p>Para ekzekutimit t\u00eb d\u00ebnuarit Sokol Sokoli iu komunikua se nuk i falej jeta dhe n\u00eb fjal\u00ebn e fundit ai tha: &#8220;Mos m\u00eb vrisni mbrapa. Grop\u00ebn e hap vet. Presidiumi i Kuvendit Popullor mir\u00eb ka ba. Nuk i kemi ba gja kujt.&#8221;<\/p>\n<p>I d\u00ebnuari Tom\u00eb Ndoja n\u00eb fjal\u00ebn e fundit tha: &#8220;T\u00eb rroj\u00eb drejt\u00ebsia!&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb fund firmat\u2026 30 rreshta, nj\u00eb faqe gjithsej\u2026<\/p>\n<p>\u2026Shkresa q\u00eb urdh\u00ebronte ekzekutimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndoj\u00ebs, n\u00ebnshkruar nga ministri Hekuran Isai, 8 qershor 1984, n\u00eb an\u00eb kishte nj\u00eb sh\u00ebnim\u2026 e pabesueshme\u2026 t\u00eb drejtorit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Zbatim-Vendimeve Penale:<\/p>\n<p>&#8220;Me porosi t\u00eb shokut minist\u00ebr, dy t\u00eb d\u00ebnuarve q\u00eb do t\u00eb pushkatohen, syt\u00eb e tyre t\u2019u jepen Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr pun\u00eb shkencore&#8221;.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb?! E lexova prap\u00eb. Tmerr! Vura duart mbi ball\u00eb si p\u00ebr t\u00eb mbrojtur syt\u00eb nga nj\u00eb shkulje mizore. Ekzekutimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb 9 qershor, ora 24:00\u2026 pa tog\u00eb pushkatimi, e kan\u00eb kryer dy persona\u2026 Cil\u00ebt jan\u00eb? Po ja, nga ata, t\u00eb gjith\u00eb\u2026 Dhe pastaj u kan\u00eb nxjerr\u00eb syt\u00eb\u2026 si? Me bajonet\u00eb? Horror! Dhe ia kan\u00eb \u00e7uar ministrit syt\u00eb? Ku? Ia kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbi tryez\u00eb? Po ai a ka trokitur n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit p\u00ebr t\u2019ia treguar? Shikonte diktatori? V\u00ebrtet ia dhan\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr pun\u00eb shkencore? Kriminale, thuaj. Ministrit\u00eb e vdekjes!\u2026 Apo kan\u00eb dashur retin\u00ebn a ndonj\u00eb nerv, q\u00eb t\u2019ia vendosnin syve t\u00eb ngrir\u00eb t\u00eb diktatorit? Si, me \u00e7\u2019mjet? Po ku mundin k\u00ebta! Apo e kan\u00eb provuar nj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe zgjodh\u00ebn sy t\u00eb guximsh\u00ebm, nga t\u00eb maleve\u2026 Po n\u00eb ata sy t\u00eb vdekur ka qen\u00eb revolta, pushkatimi\u2026 mos kan\u00eb dashur t\u2019i shohin, t\u2019i kalonin n\u00eb ndonj\u00eb mikrofilm a t\u2019i zhduknin fare\u2026? Po m\u00eb dhembnin syt\u00eb\u2026 E \u00e7\u2019nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebta, kan\u00eb prer\u00eb k\u00ebmb\u00eb e krah\u00eb n\u00ebp\u00ebr tortura, me sharr\u00eb, kan\u00eb shkulur thonj, dh\u00ebmb\u00eb, t\u00eb brendshmet, rropullit\u00eb i kan\u00eb derdhur, kan\u00eb mbuluar njer\u00ebz t\u00eb gjall\u00eb me kok\u00ebn p\u00ebrjashta mbi tok\u00eb, fol, i kan\u00eb ul\u00ebrir\u00eb, u kan\u00eb prer\u00eb gjuh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos folur kurr\u00eb. Dhe u paskan shkulur syt\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve.<\/p>\n<p>Jo, ua kan\u00eb shkulur para pushkatimit. Ej! U duheshin sy t\u00eb gjall\u00eb\u2026 Mos! Po k\u00ebta e paskan zhb\u00ebr\u00eb njeriun fare!<\/p>\n<p>Bot\u00eb Edip, qorre, ul\u00ebri e masakruar n\u00eb fundin t\u00ebnd!<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb k\u00ebrkon, cilat jan\u00eb fjal\u00ebt e tua t\u00eb fundit? \u2013 e pyet\u00ebn Trifon Xhagjik\u00ebn, pasi i dhan\u00eb d\u00ebnimin kapital, me pushkatim.<\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb doja nj\u00eb top, \u2013 tha ai, \u2013 jam artiljer, q\u00eb t\u2019i bija Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Visar Zhiti: Si e varros\u00ebn p\u00ebr s\u00eb gjalli Mitrush Kutelin<\/p>\n<p>&#8211; E di ti q\u00eb e kan\u00eb varrosur nj\u00ebher\u00eb t\u00eb gjall\u00eb Kutelin? \u2013 m\u00eb tha A.S., nd\u00ebrsa pinim kafe. Shqeva syt\u00eb, por mendova se mos qe fjala p\u00ebr ndonj\u00eb metafor\u00eb. Sidoqoft\u00eb, jo kaq eg\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Si?! \u2013 klitha.<\/p>\n<p>&#8211; E kan\u00eb varrosur v\u00ebrtet, ishte i d\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e\u2026<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebneta e Ko\u00e7itas, e ferrit?<\/p>\n<p>&#8211; E Vlo\u00e7ishtit. Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb viti \u201948-49\u2026<\/p>\n<p>Po, po, e dija. Kisha pasur njer\u00ebz t\u00eb mi atje. Edhe Makesen Bungo rr\u00ebfen p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar t\u00eb burgosur q\u00eb e th\u00ebrret polici dhe e pyet: &#8220;\u00c7\u2019pun\u00eb b\u00ebje ti m\u00eb par\u00eb, \u00eb?&#8221; \u2013 &#8220;Shkruaja libra&#8221;, \u2013 i p\u00ebrgjigjet i burgosuri. &#8220;Ashtu? \u2013 ul\u00ebrin polici. \u2013 Pse, Lenini je ti? Vet\u00ebm ai shkruante libra&#8221;, \u2013 dhe e godet n\u00eb kok\u00eb. Mitrush Kuteli nuk l\u00ebvizi. As u m\u00ebnjanua. I plasi gjaku\u2026<\/p>\n<p>&#8211; D\u00ebgjo tani, \u00ebsht\u00eb e tmerrshme, e d\u00ebshmon Hamza Tusha nga Elbasani, \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb, e ka par\u00eb me syt\u00eb e vet, ka qen\u00eb dhe partizan dhe e burgos\u00ebn, por i shkonte fjala te komandanti i burgut, Tasi Marko, me v\u00ebllan\u00eb lart, n\u00eb Byro. O ky, o nj\u00ebri nga kapter\u00ebt, me urdh\u00ebr t\u00eb komandantit, s\u2019dihej t\u00eb cilit komandant, a iu shkrep vet\u00eb, se d\u00ebshirat e nj\u00eb kapteri t\u00eb xhindosur ishin barabar me ato t\u00eb shtetit, th\u00ebrret pra ai, kapteri, q\u00eb t\u2019ia sjellin aty, menj\u00ebher\u00eb, at\u00eb shkrimtarin. T\u00eb burgosurit punonin si rob\u00ebr p\u00ebr tharjen e asaj k\u00ebnete, k\u00ebneta e ferrit, si\u00e7 the ti. &#8220;Shpejt, hapni nj\u00eb grop\u00eb, aty n\u00eb llum, e dua t\u00eb thell\u00eb, \u2013 b\u00ebrtiste kapteri me z\u00eb komandanti. \u2013 H\u00eb, mbaruat? Shpejt, t\u00eb d\u00ebnuar, se\u2026 Ja, k\u00ebt\u00eb, k\u00ebt\u00eb shkrimtarin, hidheni brenda, lakuriq!&#8221;<\/p>\n<p>Dhe i v\u00ebrsulen Mitrush Kutelit \u2013 s\u2019u pa \u00e7\u2019ishin, roja, t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komand\u00ebs \u2013 ia shkulin rrobat dhe ai, i hutuar, rri n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, drejt, si nj\u00eb Krisht. \u2013 Hidheeeeni, n\u00eb grop\u00eb! Mbulojeni shkrimtarrrrin!&#8221; &#8211; d\u00ebgjohet britma e kapterit si nj\u00eb arm\u00eb. Lopatat hedhin balt\u00eb mbi t\u00eb, k\u00ebnet\u00eb\u2026 Sa veta kishin mbuluar ashtu pas pun\u00ebs, n\u00eb llurb\u00eb\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb makabre, e pap\u00ebrballueshme edhe ta d\u00ebgjosh.<\/p>\n<p>&#8211; Po, po. D\u00ebgjo vazhdimin. Hamzait i qaset bashk\u00ebqytetari i tij, i burgosur edhe ky, Tahir \u00c7iftja, i p\u00ebrgj\u00ebrohet q\u00eb t\u2019i thot\u00eb komandantit t\u2019i lejoj\u00eb q\u00eb ta hapin varrin \u2013 e \u00e7\u2019varr ishte ai? krim, hat\u00e1\u2026 \u2013 thuaji, aman, turp, gjynah, thuaji: a ta shohim, ka vdekur apo jo? Sa duron robi\u2026 mbase g\u00ebnjehet.<\/p>\n<p>Komandanti turfulloi, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo\u2026 hapeni grop\u00ebn. Dhe e ashtu b\u00ebn\u00eb. E zbuluan. Nxjerrin at\u00eb grumbull balte q\u00eb pak m\u00eb par\u00eb kishte qen\u00eb mish dhe kocka, gj\u00eb e gjall\u00eb, i burgosur, njeri. Mitrush Kuteli\u2026 reg\u00ebtinte ende\u2026 Mbase llumi, uji, l\u00ebkura merrte aj\u00ebr, lakuriq\u2026 prilli, ishte muaji prill\u2026 Zoti\u2026 Grahmat e fundit t\u00eb balt\u00ebs.<\/p>\n<p>Mjeku i burgut, ai q\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit e kishin shp\u00ebtimtar, engj\u00ebll mbrojt\u00ebs, Dr. Isuf Hysenbegasi, u p\u00ebrkujdes shum\u00eb, e solli n\u00eb jet\u00eb. E ngjalli\u2026<\/p>\n<p>U meka. S\u2019po kisha m\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E di \u00e7\u2019b\u00ebn\u00eb me grop\u00ebn? \u2013 e kishte vendosur, donte t\u00eb m\u00eb lemeriste prap\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E mbyll\u00ebn, \u2013 b\u00ebrtita \u2013 \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr?!<\/p>\n<p>&#8211; Po, po, &#8220;por m\u00eb par\u00eb futni k\u00ebta dy pleqt\u00eb&#8221;, urdh\u00ebruan. S\u2019donin t\u2019u shkonte d\u00ebm gropa dhe kapter\u00ebt hodh\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb dy peqinas, s\u2019e di si quhen.<\/p>\n<p>&#8211; E tmerrshme!<\/p>\n<p>&#8211; \u2026<\/p>\n<p>Pse Frederik Reshpja nuk pranoi t\u00eb shkruante romanin q\u00eb i tha Ramiz Alia<\/p>\n<p>Po shkrimtar\u00ebt e burgut \u00e7\u2019do t\u00eb m\u00eb thoshin, miqt\u00eb e mi, ata q\u00eb s\u2019jan\u00eb m\u00eb? M\u2019u afrua fantazma e Frederik Rreshpes, harroje at\u00eb gjyq, s\u2019ishte m\u00ebkati im\u2026 m\u00eb ke mik prap\u00eb? Po, m\u00ebrm\u00ebrita.<\/p>\n<p>Frederik Rreshpja tregonte se Fishta me Lasgushin jan\u00eb takuar n\u00eb Kafen e Madhe n\u00eb Shkod\u00ebr dhe kan\u00eb shk\u00ebmbyer libra me autograf nj\u00ebri me tjetrin. I thot\u00eb Fishta Lasgushit:<\/p>\n<p>&#8211; &#8220;Edhe un\u2019 mund t\u2019baj lirika t\u2019bukra si tuat, por kam frig se des shpejt.&#8221;<\/p>\n<p>Gjall\u00eb mbeti Lasgushi, por nuk shkruan m\u00eb\u2026<\/p>\n<p>E ftuan nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Fakultetin e Let\u00ebrsis\u00eb, gabuam, than\u00eb. U pataks\u00ebn ca nga student\u00ebt, kujtuan se vinte fantazm\u00eb, kur e pan\u00eb ashtu t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb im\u00ebt, e kishin ditur t\u00eb vdekur. E pyet\u00ebn: &#8220;\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb realizmi socialist?&#8221;. &#8220;B\u00ebrtit: un\u00eb, ti, ne, ne! Ja, ky \u00ebsht\u00eb\u2026&#8221;, \u2013 tha Mjeshtri plak. Mbi leshrat e argjendt\u00eb dukej sikur i kishin ngecur yje.<\/p>\n<p>&#8211; Po ju keni p\u00ebrkthyer Majakovskin? \u2013 e nd\u00ebrpreu sekretari i rinis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, \u2013 u p\u00ebrgjigj kopshtari magjik i qiejve.<\/p>\n<p>Po Frederiku \u00e7\u2019b\u00ebn tani, shkon m\u00eb klubeve, pi? Shkruan poezi apo q\u00ebndis si n\u00eb burg? M\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk e takova k\u00ebtu. Nuk do ta duroja dot\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Ti ke miq\u00ebsi dhe me bijt\u00eb e komunist\u00ebve t\u00eb lart\u00eb\u2026, \u2013 m\u00eb tha Dinia, pa e kuptuar n\u00eb ishte apo jo qortim.<\/p>\n<p>&#8211; kur na bashkojn\u00eb prangat\u2026 \u2013 iu p\u00ebrgjigja.<\/p>\n<p>&#8211; \u2026<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb aq t\u00eb paditur sa et\u00ebrit e tyre, por m\u00eb tekanjoz\u00eb se ata, (vet\u00eb)p\u00ebrk\u00ebdhelen si tep\u00ebr. \u00cbsht\u00eb shteti i tyre, por edhe burgu, dhe k\u00ebmbejn\u00eb vendet her\u00eb pas here, sipas nevojave t\u00eb revolucionit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebtita buz\u00eb liqenit n\u00eb muzg, vet\u00ebm. Pash\u00eb kolonat e dritave mbi uj\u00eb si nj\u00eb tempull i rrejsh\u00ebm. U ula te bankina ku rrija shpesh. Te lokali mes plepave s\u2019mund t\u00eb shkoja, s\u2019kisha para. K\u00ebtej na sillte Frederiku. Student\u00ebt s\u2019kan\u00eb n\u00eb tan bot\u00ebn, thoshte, por jan\u00eb ma t\u2019pasunit n\u00eb bot\u00eb, dhe porosiste plot gj\u00ebra. Mbushej tryeza. Kur i afronim ndonj\u00eb pjat\u00eb q\u00eb na dukej se e kishte pak larg, jo, jo, b\u00ebnte humor, kam dor\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, edhe mund t\u2019qeverisi. I thash\u00eb Ramiz Alis\u00eb, tregonte, kur m\u00eb tha me shkue n\u00eb hidrocentralin e Vaut t\u2019 Dejs dhe t\u2019baja nji roman p\u00ebr klas\u00ebn pun\u00ebtore, se e baj pa shkue atje, e di si e doni. Prap\u00eb ta kthyne si t\u00eb pabotuesh\u00ebm librin me poezi, por mos u m\u00ebrzit, do t\u2019i vij\u00eb dita. Do t\u00eb desha nj\u00eb qiri, i thash\u00eb Fredit, ta ndizja, por jan\u00eb t\u00eb ndaluar dhe qirinjt\u00eb. Djegim syzet, tha ai menj\u00ebher\u00eb. Jo, jo, kund\u00ebrshtova. E mir\u00eb, k\u00ebt\u00eb 500-lekshin. Po jo, mor Fred. E gjeta, djegim nji gja qi s\u2019duhet hi\u00e7, pasaport\u00ebn, dhe nxori letr\u00ebn e njoftimit. Qesha me t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Lart nxinte k\u00ebshtjella e Rozaf\u00ebs. Ka qen\u00eb burg aty? Aty e mbyll\u00ebn Ndoc Nikajn, autorin e romanit t\u00eb par\u00eb shqiptar? \u00cbsht\u00eb &#8220;Shkodra e rrethueme&#8221;, na thoshin n\u00ebp\u00ebr leksione, roman patriotik, i shkruar n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, nj\u00eb vit pas Pavar\u00ebsis\u00eb. Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr autorin. Jo, jo, kund\u00ebrshtonin shkodran\u00ebt e ditur, romani i par\u00eb asht &#8220;Marcja&#8221;, i shekullit XIX, nga fundi, por \u00e7ka me ba, ka subjekt fetar, t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekun shkojn\u00eb nga njena bot\u00eb n\u2019tjetr\u00ebn dhe papa shqiptar, e Marcjan e varrosin t\u2019gjall\u00eb etj., etj. Ishte prift Ndoc Nikaj dhe e arrestojn\u00eb fitimtar\u00ebt, plak 82 vje\u00e7. Mbas 5 vjet\u00ebsh vdes n\u00eb burg. N\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb? E vram\u00eb atin e romanit ton\u00eb. I gjith\u00eb atdheu \u00ebsht\u00eb me kompleksin e Edipit para tij. Nuk e kuptoj. Aq m\u00eb mir\u00eb. N\u00eb varrin e gjyshit tim do t\u00eb lija nj\u00eb tr\u00ebndafil edhe p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>U ktheva t\u00eb shoh h\u00ebn\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn me blire. E quaja timen at\u00eb, rrug\u00ebn e dashuris\u00eb, ku b\u00ebheshin puthjet e para. M\u00eb p\u00eblqenin k\u00ebmb\u00ebsoret aty, t\u00eb \u00e7ara e me copa betoni t\u00eb ngritura lart, t\u00eb anuar vende-vende. Rr\u00ebnj\u00ebt e blireve, kryengritja e tyre e n\u00ebndheshme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn historia nuk thot\u00eb asgj\u00eb. Shkrova dhe nj\u00eb poezi. Po hyn n\u00eb tema t\u00eb rrezikshme, m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoi Frederiku.<\/p>\n<p>Takimi me Arshi Pip\u00ebn n\u00eb bibliotek\u00ebn bosh t\u00eb tij<\/p>\n<p>Asnj\u00eb kompromis me diktator\u00ebt e realizmit socialist, m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb i ngrysur Kas\u00ebm Trebeshina nj\u00eb pasdite pa em\u00ebr. Ndershm\u00ebri dhe drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Un\u00eb e vler\u00ebsoj shum\u00eb t\u00eb qen\u00ebt n\u00eb burg t\u00eb shkrimtarit, m\u00eb erdhi z\u00ebri i Arshi Pip\u00ebs. I kisha vajtur p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Uashington bashk\u00eb me time shoqe. Po shihja letrat e holla t\u00eb cigareve, ku kishte shkruar im\u00ebt, mezi dukeshin, poezit\u00eb e veta, ato t\u00eb kanalit n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e ferrit. I kishte marr\u00eb me vete, kur u arratis. Po dhe nj\u00eb ftom\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme. Prandaj e kam z\u00ebrin t\u00eb ngjirur, shtoi.<\/p>\n<p>M\u00eb trondit\u00ebn raftet e librave n\u00eb studion e tij. Bosh dhe t\u00eb gjata si arkivole. Asnj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb to. Filozofi po bashk\u00ebjetonte me vdekjen, i dob\u00ebt dhe i gjat\u00eb, asket, me syt\u00eb e zmadhuar, si\u00e7 duket nuk e nxinin dot drit\u00ebn e fundme, dhe gjith\u00eb bibliotek\u00ebn e tij ia kishte dhuruar bibliotek\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs. M\u00eb than\u00eb se po ia vidhnin librat, i shisnin n\u00eb Jugosllavi. Profesor Pipa kishte mbajtur fare pak libra, nj\u00eb dor\u00eb, ca nga t\u00eb poetit Martin Camaj, i arratisur edhe ai, dhe nja dy t\u00eb vet\u00ebt, m\u00eb dha dhe mua me autograf, &#8220;shokut t\u00eb burgut dhe t\u00eb poezis\u00eb&#8221; shkroi, nd\u00ebrsa llapsnin vet\u00ebtima t\u00eb zbutura mbi ne.<\/p>\n<p>Ime shoqe shkrepte me blic aparatin fotografik. E \u00e7moj shum\u00eb t\u00eb qen\u00ebt n\u00eb burg n\u00eb diktatur\u00eb, p\u00ebrs\u00ebriste z\u00ebri i tij. Zgjidhem deputet, kurse kandidat\u00ebt socialist\u00eb q\u00eb nuk fituan, futen n\u00eb grev\u00eb urie. Nuk duronin dot, jo humbjen e tyre, por fitoren e tjetrit m\u00eb shum\u00eb. Me peshqir n\u00eb kok\u00eb, t\u00eb shtrir\u00eb dhe me mjekra t\u00eb porsambira si kryetari i tyre, jepnin intervista p\u00ebr televizionin dhe hanin fshehurazi. Edhe rivali im, m\u00ebsuesi i dikursh\u00ebm dhe miku, ishim takuar dhe gjat\u00eb fushat\u00ebs, rendi prap\u00eb drejt Tiran\u00ebs t\u00eb hynte n\u00eb grev\u00eb urie, nuk e kisha me ty, jo, do t\u00eb m\u00eb thoshte. Po me k\u00eb?<\/p>\n<p>Shehun dhe Kongolin redaktor\u00ebt q\u00eb nuk i botuan librin<\/p>\n<p>Dikur, n\u00eb t\u00eb dikurshmen, kur un\u00eb jetoja sip\u00ebr mbi tok\u00eb, \u00e7ova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb botuese nj\u00eb lib\u00ebr me rr\u00ebfenja, si me p\u00ebrralla ndryshe, p\u00ebr ata q\u00eb rriten, p\u00ebr lexuesin pa mosh\u00eb, k\u00ebshtu pak a shum\u00eb. Shehu i Vog\u00ebl, si\u00e7 thuhej p\u00ebr Bashkimin, ngaq\u00eb e kishte thirrur nj\u00eb her\u00eb k\u00ebshtu Lasgushi i fantaksur, ah vargjet e tij: me zjarr ju flas\u2026 me zjarr\u2026 n\u00eb gjirin tim kam hapur varr\u2026, por edhe n\u00eb timin, Bashkimi pra k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebhej redaktor i tyre. N\u00eb fakt e k\u00ebrkova un\u00eb dhe ai tha: mir\u00eb. U g\u00ebzova, nd\u00ebrkaq djalin e kryeministrit, bashk\u00ebpun\u00ebtorit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, nuk do t\u00eb guxonin ta kund\u00ebrshtonin, mendoja. Por jo, kur shefi i asaj redaksie e mori m\u00ebnjan\u00eb e se\u00e7 i shpjegoi, ah, psher\u00ebtiva. M\u00eb vjen keq, m\u00eb tha Bashkimi, nuk duan, se\u00e7 thon\u00eb, nuk u lejuakan redaktor\u00ebt e jasht\u00ebm pas Plenumit IV. Do t\u00eb ma dhurosh dor\u00ebshkrimin mua? Por m\u00eb jep nj\u00eb autograf. M\u00eb hutoi.<\/p>\n<p>Ishte i pari dhe i vetmi autograf imi. Kurse redaktori, me nj\u00eb golf t\u00eb kuq, si i gjat\u00eb e si i holl\u00eb, me dh\u00ebmb\u00ebt q\u00eb i binin n\u00eb sy, teksa po pinim kafe te klubi af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb botuese e fliste vet\u00ebm p\u00ebr Bashkimin, si e kishte njohur n\u00eb Kombinatin Metalurgjik t\u00eb Elbasanit, teksa b\u00ebnte stazhin p\u00ebr an\u00ebtar partie\u2026 Bashkimi?\u2026 Jo, un\u00eb\u2026 \u2013 dhe u p\u00ebrflak n\u00eb fytyr\u00eb e u kujtua t\u00eb m\u00eb sqaronte p\u00ebr librin q\u00eb kisha dor\u00ebzuar: nuk botohet dot, konsideroje si nj\u00eb prelud t\u00eb bukur\u2026 Ka ekuivoke. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, as p\u00ebr t\u00eb rritur, midis\u2026 i v\u00ebshtir\u00eb, jo\u2026 Boto m\u00eb par\u00eb poezit\u00eb\u2026 Ja, ku na doli\u2026 Kur ik\u00ebm, Bashkimi u ndie si n\u00eb zor. Jemi njohur v\u00ebrtet n\u00eb Elbasan, m\u00eb tha, un\u00eb b\u00ebja n\u00eb Kombinatin Metalurgjik pun\u00ebn prodhuese, \u00e7a quhet ai viti pas gjimnazit. Po kush ishte ai, pyeta. Nuk njiheshit? Fatos Kongoli.<\/p>\n<p>Me poezin\u00eb s\u2019po m\u00eb ecte mbar\u00eb fare. P\u00ebrgjigjet nga redaktori tjet\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebs, Ramazan Vozga, m\u00eb vinin gjithmon\u00eb e m\u00eb sk\u00ebterrore. Ashtu po b\u00ebheshin edhe pritjet e tij. Mos m\u2019i sill m\u00eb k\u00ebshtu, me gabime t\u00eb r\u00ebnda ideore. S\u2019kam \u00e7\u2019b\u00ebj, s\u2019na l\u00eb Plenumi IV i Partis\u00eb. N\u00eb futboll, Lushnja jote na rrafi, jam tifoz i \u00e7mendur. E pe neshjen? Jo. Dhe mos shkruaj ashtu. Pse, mor jahu? Sill poezi q\u00eb botohen. Do lib\u00ebr apo \u00e7a?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>INTERVIST\u00cb-PRESS E Enjte, 03.15.2012 Libri i ri &#8220;Ferri i \u00e7ar\u00eb&#8221;, burgologjia p\u00ebr Qaf\u00eb-Barin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim trondit\u00ebs i shkrimtarit Visar Zhiti, nj\u00eb retrospektiv\u00eb e p\u00ebrjetimeve t\u00eb tij personale, por dhe t\u00eb miqve, koleg\u00ebve, t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebs nj\u00ebri pas tjetrit, n\u00eb burgjet e komunizmit. Nj\u00eb ferr dantesk, q\u00eb tregohet n\u00eb 9 kapitujt e k\u00ebtij romani, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11743","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>VISAR ZHTI: SI E VARROS\u00cbN P\u00cbR S\u00cb GJALLI MITRUSH KUTELIN N\u00cb K\u00cbNET\u00cbN E VLO\u00c7ISHTIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"VISAR ZHTI: SI E VARROS\u00cbN P\u00cbR S\u00cb GJALLI MITRUSH KUTELIN N\u00cb K\u00cbNET\u00cbN E VLO\u00c7ISHTIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"INTERVIST\u00cb-PRESS E Enjte, 03.15.2012 Libri i ri &#8220;Ferri i \u00e7ar\u00eb&#8221;, burgologjia p\u00ebr Qaf\u00eb-Barin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim trondit\u00ebs i shkrimtarit Visar Zhiti, nj\u00eb retrospektiv\u00eb e p\u00ebrjetimeve t\u00eb tij personale, por dhe t\u00eb miqve, koleg\u00ebve, t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebs nj\u00ebri pas tjetrit, n\u00eb burgjet e komunizmit. Nj\u00eb ferr dantesk, q\u00eb tregohet n\u00eb 9 kapitujt e k\u00ebtij romani, duke [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-15T09:50:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/mitrush_kuteli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"23 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"VISAR ZHTI: SI E VARROS\u00cbN P\u00cbR S\u00cb GJALLI MITRUSH KUTELIN N\u00cb K\u00cbNET\u00cbN E VLO\u00c7ISHTIT\",\"datePublished\":\"2012-03-15T09:50:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/\"},\"wordCount\":4530,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/mitrush_kuteli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/\",\"name\":\"VISAR ZHTI: SI E VARROS\u00cbN P\u00cbR S\u00cb GJALLI MITRUSH KUTELIN N\u00cb K\u00cbNET\u00cbN E VLO\u00c7ISHTIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/mitrush_kuteli.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-15T09:50:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/mitrush_kuteli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/mitrush_kuteli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"VISAR ZHTI: SI E VARROS\u00cbN P\u00cbR S\u00cb GJALLI MITRUSH KUTELIN N\u00cb K\u00cbNET\u00cbN E VLO\u00c7ISHTIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"VISAR ZHTI: SI E VARROS\u00cbN P\u00cbR S\u00cb GJALLI MITRUSH KUTELIN N\u00cb K\u00cbNET\u00cbN E VLO\u00c7ISHTIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"VISAR ZHTI: SI E VARROS\u00cbN P\u00cbR S\u00cb GJALLI MITRUSH KUTELIN N\u00cb K\u00cbNET\u00cbN E VLO\u00c7ISHTIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"INTERVIST\u00cb-PRESS E Enjte, 03.15.2012 Libri i ri &#8220;Ferri i \u00e7ar\u00eb&#8221;, burgologjia p\u00ebr Qaf\u00eb-Barin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim trondit\u00ebs i shkrimtarit Visar Zhiti, nj\u00eb retrospektiv\u00eb e p\u00ebrjetimeve t\u00eb tij personale, por dhe t\u00eb miqve, koleg\u00ebve, t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebs nj\u00ebri pas tjetrit, n\u00eb burgjet e komunizmit. Nj\u00eb ferr dantesk, q\u00eb tregohet n\u00eb 9 kapitujt e k\u00ebtij romani, duke [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-15T09:50:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/mitrush_kuteli.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"23 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"VISAR ZHTI: SI E VARROS\u00cbN P\u00cbR S\u00cb GJALLI MITRUSH KUTELIN N\u00cb K\u00cbNET\u00cbN E VLO\u00c7ISHTIT","datePublished":"2012-03-15T09:50:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/"},"wordCount":4530,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/mitrush_kuteli.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/","name":"VISAR ZHTI: SI E VARROS\u00cbN P\u00cbR S\u00cb GJALLI MITRUSH KUTELIN N\u00cb K\u00cbNET\u00cbN E VLO\u00c7ISHTIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/mitrush_kuteli.jpg","datePublished":"2012-03-15T09:50:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/mitrush_kuteli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/mitrush_kuteli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/visar-zhti-si-e-varrosen-per-se-gjalli-mitrush-kutelin-ne-keneten-e-vlocishtit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"VISAR ZHTI: SI E VARROS\u00cbN P\u00cbR S\u00cb GJALLI MITRUSH KUTELIN N\u00cb K\u00cbNET\u00cbN E VLO\u00c7ISHTIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11743","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11743"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11743\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11743"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11743"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11743"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}