{"id":11737,"date":"2012-03-12T00:42:39","date_gmt":"2012-03-11T23:42:39","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2135"},"modified":"2012-03-12T00:42:39","modified_gmt":"2012-03-11T23:42:39","slug":"dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/","title":{"rendered":"Dy Berish\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vart\u00ebseve"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Berisha - takim\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_takim.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Elsa Demo<\/strong><\/p>\n<p>Dy dit\u00eb para 8 Marsit, gruaja e kryeministrit, Liri Berisha e cila drejton nj\u00eb fondacion bamir\u00ebsie, (nd\u00ebr t\u00eb tjera, madje ky \u00ebsht\u00eb funksioni publik q\u00eb i njihet zonj\u00ebs n\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb i shoqi drejton qeverin\u00eb), fton rreth 30 aktore t\u00eb ekranit.<\/p>\n<p>Pavijoni i artit klasik t\u00eb Galeris\u00eb Komb\u00ebtare, \u2013 ku mendohet t\u00eb ruhet nj\u00eb distanc\u00eb e vizitorit me vepra t\u00eb tet\u00ebqind-n\u00ebnt\u00ebqind\u00ebs, \u2013 tejmbushet. Xhupat e palltot f\u00ebrkohen pas Vangjush Mio-ve. Parfumet z\u00ebn\u00eb t\u00eb dekompozohen n\u00eb er\u00ebn e kot\u00ebletave, salcave, djath\u00ebrave q\u00eb presin mbi trapez n\u00eb pavijonin e artit t\u00eb realizmit socialist. Aty ku zakonisht rri varur portreti i Mot\u00ebr Tones \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb ekran.<\/p>\n<p>N\u00eb copa filmash t\u00eb Kinostudios shfaqen portrete q\u00eb her\u00eb ngjajn\u00eb e her\u00eb jo me t\u00eb aktoreve t\u00eb ftuara. Homazhi \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr ato q\u00eb s\u2019jan\u00eb k\u00ebtu, sepse s\u2019jetojn\u00eb. Sikurse ka aktore si Liza Laska e Hajrie Rondo q\u00eb vijn\u00eb nga an\u00eb e an\u00ebs s\u00eb jugut. K\u00ebtu thuhet se personazhet e tyre p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb gruan shqiptare. Filmi, ky dokument, tregon: Violeta Manushi, zonja nga Kor\u00e7a b\u00ebhet shoqe n\u00eb kooperativ\u00ebn e Manz\u00ebs; Dhork\u00eb Orgocka, gruaja fjal\u00ebshum\u00eb q\u00eb i m\u00ebkon nj\u00eb \u00e7uni dashurin\u00eb p\u00ebr fshatin socialist; Vitore Nino, halla q\u00eb del kund\u00ebr zakoneve prapanike dhe mb\u00ebshtet dashurin\u00eb e nj\u00eb \u00e7ifti t\u00eb lumtur; Marta Burda hesht; Esma Agolli gjithashtu hesht, por e dim\u00eb q\u00eb kur shfaqet n\u00eb ato pak role, ajo \u00ebsht\u00eb spiunia ose n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb gjerman\u00ebve ose t\u00eb agjenturave t\u00eb huaja imperialiste; Marie Logoreci dhe reforma agrare si front i Tu\u00e7 Makut kund\u00ebr Lokes; Melpomeni \u00c7obani ua mbledh pasagjer\u00ebve n\u00eb autobusin e linj\u00ebs; Marika Kallamata, fallxhorja e bodrumeve mikroborgjeze lexon: Nga dama ma\u00e7 te asi i zi, nga asi i zi te dama ma\u00e7; Antoneta Papapavli, borgjezka e or\u00ebve t\u00eb fundit q\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar k\u00ebmben me mis\u00ebr kremrat e trupit dhe \u00e7izmet e gjahu t\u00eb t\u00eb shoqit; Elida Janushi nj\u00eb her\u00eb traktoristja, nj\u00eb her\u00eb m\u00ebsuesja q\u00eb vuan sa e kthen n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs po edhe prindin e tij; Tinka Kurti, n\u00ebna heroin\u00eb q\u00eb u mohon fashist\u00ebve birin e vet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nj\u00eb \u00e7et\u00eb partizane; Drita Haxhiraj ruan shkruesit e parrullave antifashiste; Edi Luarasi shkon krenare drejt litarit t\u00eb nazist\u00ebve; Marjeta Ljarja, \u2013 plag\u00ebt e torturave t\u00eb Luarasit zhvendosen me p\u00ebrpikm\u00ebri n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat skaje anatomike, buz\u00eb, ball\u00eb, vetull, zem\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs me kordele t\u00eb kuqe, e cila edhe ajo shkon krenare drejt tog\u00ebs fashiste t\u00eb pushkatimit; p\u00ebrjashtim b\u00ebn Rajmonda Bulku e cila \u00e7an rrethimin e maskuar nuse.<\/p>\n<p>Me mask\u00ebn e secil\u00ebs prej k\u00ebtyre personazheve k\u00ebto zonja qarkullojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb e n\u00ebp\u00ebr vende, n\u00ebp\u00ebr festa, ekrane e rrug\u00eb, si mbi nj\u00eb qilim fluturues.<\/p>\n<p>Zonja Berisha del tani n\u00eb disa konkluzione. \u201cTek shikoja kolazhin e p\u00ebrgatitur nga Drejtoria e Arkivit Qendror Shtet\u00ebror t\u00eb Filmit, ndjeva nostalgji, borxh, dhimbje e krenari, respekt, dashuri e mir\u00ebnjohje p\u00ebr at\u00eb plejad\u00eb t\u00eb artist\u00ebve q\u00eb sot nuk jetojn\u00eb. Ju, artist\u00ebt, jeni aristokrat\u00ebt e shpirtit t\u00eb nj\u00eb vendi. Meritoni respekt, dashuri e mir\u00ebnjohje pa fund. Me rolet dhe personazhet, me p\u00ebrkushtimin tuaj, ju p\u00ebrcoll\u00ebt shum\u00eb vlera duke u b\u00ebt\u00eb modeli i gruas guximtare e p\u00ebrparimtare q\u00eb theu tabu e barriera t\u00eb koh\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb pjesa m\u00eb aktive e emancipimit dhe zhvillimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto konkluzione ajo i ka sjell me vete. E p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb konkrete k\u00ebto konkluzione v\u00ebrtet t\u00eb guximshme t\u00eb Liri Berish\u00ebs ajo nxjerr nga \u00e7anta dhuratat e rastit: nj\u00eb gur xhami t\u00eb skalitur ku \u00ebsht\u00eb ngjitur fotoja e profilit t\u00eb nj\u00eb personazhi p\u00ebr secil\u00ebn aktore; nj\u00eb lib\u00ebr dhe nj\u00eb telefon q\u00eb grat\u00eb t\u00eb mos i humbin lidhjet.<\/p>\n<p>Roza Anganosti \u00ebsht\u00eb e emocionuar si asnj\u00ebher\u00eb, Margarita Xhepa jo m\u00eb pak dhe n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohje vizaton si me dor\u00eb nj\u00eb imazh monstruoz t\u00eb gruas me poezin\u00eb \u201cN\u00ebna ime ka shtat\u00eb zemra\u201d, Drita Pelinku thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e prekur nga vler\u00ebsimi i k\u00ebtij lloji q\u00eb iu b\u00ebhet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>Hajrie Rondo e merr e fundit fjal\u00ebn burr\u00ebrishte e p\u00ebrsh\u00ebndet servilishte ato fjal\u00eb t\u00eb arta, ato fjal\u00eb t\u00eb magjishme e si t\u00eb kadifenjta t\u00eb zonj\u00ebs s\u00eb madhe, zonj\u00ebs fisnike, Liri Berisha dhe me nj\u00eb poezi sqaron pozit\u00ebn e saj fem\u00ebrore n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr s\u00eb keqes. Hajrie Rondo, tregon se si nj\u00eb dit\u00eb pasi pash\u00eb nj\u00eb film argjentinas ku protagonistja i kap\u00ebrcente v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb heshtje, me krenari, duke shfaqur gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb gruas, hodha disa vargje t\u00eb thjeshta n\u00eb bllokun tim:<\/p>\n<p>Kur dikush shpirtin keqas ma trazon,<\/p>\n<p>s\u2019bie n\u00eb trishtim e t\u00eb vajtoj,<\/p>\n<p>tek un\u00eb bot\u00eb e bukur rebelohet<\/p>\n<p>t\u00eb keqen keqas e sfidoj.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb nuk qaj po k\u00ebndoj,<\/p>\n<p>n\u00eb dhom\u00ebn time shkruaj poezi,<\/p>\n<p>n\u00ebn k\u00ebng\u00ebn hyjnore t\u00eb Demis Rusos,<\/p>\n<p>me burrin tim b\u00ebj dashuri.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb frizur\u00ebn e flok\u00ebve ndryshoj<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb kostumin m\u00eb t\u00eb bukur vesh<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb e qeshura ime harbohet<\/p>\n<p>T\u00eb keqen keqas e p\u00ebrqeeeeeesh.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka urdhra e diploma, nga Nderi i Kombit te Mjesht\u00ebr i Madh, presidenti i republik\u00ebs ua ka dh\u00ebn\u00eb artisteve, \u00e7far\u00eb ka pensione speciale edhe ato kryeministri ua ka dh\u00ebn\u00eb, \u00e7far\u00eb ka dat\u00eblindje e dat\u00ebvdekjeje Arkivat e Teatrot ua kan\u00eb kushtuar, \u00e7far\u00eb ka \u00e7mime n\u00eb qarkullim ua kan\u00eb atribuar pa kursim. \u00cbsht\u00eb nevoja at\u00ebher\u00eb e k\u00ebtij servilizmi graror? N\u00ebse kontributi i aktoreve ka qen\u00eb i plot\u00eb, ka emancipuar shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare e paska thyer tabu, duhet kjo fars\u00eb e var\u00ebsis\u00eb politike? Artiste q\u00eb fol\u00ebn dje me kok\u00eb t\u00eb atij shteti, e varin kryen n\u00eb prehrin e k\u00ebtij shteti?<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr politik\u00ebn, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ajo ndjen nevoj\u00ebn t\u00eb ngrej\u00eb alibi me vlera t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb status quo.<\/p>\n<p>U b\u00eb koh\u00eb q\u00eb festat komb\u00ebtare \u2013 nd\u00ebrkomb\u00ebtare kryeministri i feston me t\u00eb vet\u00ebt: zonja Topalli, zot\u00ebrinjt\u00eb ministra, administrator\u00eb politik\u00eb dhe grupet e interesit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth pal\u00ebt flasin me nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb e mir\u00ebkuptojn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr. Si m\u00eb 8 Mars, n\u00eb dit\u00ebn e gruas, n\u00eb Pallatin e Kongreseve ku qindra mij\u00eb gra p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb grupin e interesit t\u00eb kryeministrit. Turma e elektrizuar e rreshtave t\u00eb par\u00eb, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb \u00e7\u2019thot\u00eb njeriu politik. Turma p\u00ebrb\u00ebhet nga gra t\u00eb administrat\u00ebs publike n\u00eb Tiran\u00eb, nga rrog\u00ebtare t\u00eb shtetit q\u00eb kan\u00eb ardhur nga rrethet. Ngarkesa e tyre emocionale del jasht\u00eb kontrollit. Ovacioni i tyre provokohet leht\u00eb. Disa gra t\u00eb b\u00ebshme me q\u00ebndrim burri krijojn\u00eb nj\u00eb hink\u00eb me duart te goja dhe u komandojn\u00eb sloganet \u201cBerisha, Berisha!\u201d, \u201cRroft\u00eb Berisha!\u201d. Vet\u00ebdija e grave p\u00ebr t\u00eb perceptuar fjal\u00ebt e kryeministrit \u00ebsht\u00eb zero.<\/p>\n<p>Kryeministri feston me grat\u00eb dhe flet sikur nuk e qeveris k\u00ebt\u00eb vend. S\u00eb pari loj\u00ebn me sikur e hap kryetarja e parlamentit. Ajo flet p\u00ebr frym\u00ebzim nga modelet e Teut\u00ebs, Rozaf\u00ebs, N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, ajo flet sikur pushtuesi i fundit t\u00eb ket\u00eb ikur dje nga Ura e Bun\u00ebs, sikur k\u00ebto gra q\u00eb ajo i shikon tani nga lart posht\u00eb qenk\u00ebshin ngritur dy dekada m\u00eb par\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb, si barrikadat m\u00eb fisnike kund\u00ebr regjimit, sikur k\u00ebto gra po vazhdojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mrekulli t\u00eb liris\u00eb, me gjysm\u00ebn tjet\u00ebr, natyrisht, e q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet denj\u00ebsisht k\u00ebtu nga zoti kryeminist\u00ebr, sikur k\u00ebto gra thon\u00eb at\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb besojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebn ritmet e k\u00ebng\u00ebs \u201cHero\u201d ngjitet n\u00eb sken\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i gjysm\u00ebs tjet\u00ebr, kryeministri Sali Berisha. Ai shpreh nderim m\u00eb t\u00eb madh s\u00eb pari para bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, s\u00eb dyti para t\u00eb gjitha vajza e grave me t\u00eb cilat ka bashk\u00ebpunuar dhe bashk\u00ebpunon, s\u00eb treti ndaj gruas shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si arkitektja e identitet ton\u00eb komb\u00ebtar, nj\u00eb komb nd\u00ebr m\u00eb lashtit n\u00eb planet.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb gruaja shqiptare p\u00ebr kryeministrin? \u00cbsht\u00eb elita e kombit, histori e v\u00ebrtet\u00eb suksesi n\u00eb parlament, n\u00eb qeveri, n\u00eb administrat\u00eb, \u00ebsht\u00eb kontribuese n\u00eb reformat e transformimit t\u00eb vendit, n\u00eb drejtim t\u00eb biznesit, me z\u00eb magjik artistik, frym\u00ebzuese n\u00eb shkenc\u00eb, n\u00eb biznes, n\u00eb bot\u00ebn akademike. Kryeministri nuk ndalet t\u00eb citoj\u00eb statistika p\u00ebr arritjet e qeveris\u00eb n\u00eb barazin\u00eb gjinore, pa \u00e7ka se muri i patriarkis\u00eb, \u00ebsht\u00eb mur, mur, mur, muri i ngritur n\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra vite n\u00eb \u00e7do vend, e aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn dhunuesin kryesor t\u00eb lirive dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb vajzave tona. Kryeministri b\u00ebn sikur \u00ebsht\u00eb i sinqert\u00eb dhe po kthehet tek pika q\u00eb i pikon k\u00ebsaj turme: \u201cJu duhet t\u00eb angazhoheni, n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb madhe, historike, sepse \u00ebsht\u00eb ky mur q\u00eb duhet rr\u00ebzuar, muri i diskriminimit, q\u00eb ndan shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i bindur q\u00eb gruaja shqiptare do ta nis\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb revolucion meq\u00eb ia ka marr\u00eb dor\u00ebn revolucioneve. Kryeministri thot\u00eb se kjo grua q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb ishte faktor vendimtar i ndryshimeve n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb, se ishin qindra mij\u00eb vajza e gra shqiptare q\u00eb n\u00eb vitet n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb me guximin e tyre, me virtytin e tyre ishin t\u00eb parat, ishin faktor kryesor q\u00eb u v\u00ebrsul\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur diktatur\u00ebn m\u00eb shp\u00ebrfytyruese q\u00eb Evropa kishte njohur n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e saj. E natyrshme. Sepse kryeministri Berisha paraqitet si udh\u00ebheq\u00ebs i revolucionit antikomunist n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>T\u00eb brohoras\u00ebsh k\u00ebto atribute q\u00eb kryeministri i b\u00ebn gruas shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u00eb mos kesh ekzistuar kurr\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb cep t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnde private po as edhe t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb turm\u00eb e varur \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim edhe p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb jeton jasht\u00eb k\u00ebtij rrethi hipnoze, at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb nuk do ta ndjej\u00eb veten t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga epror\u00eb q\u00eb sillen n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vitit si sh\u00ebrbyes t\u00eb vart\u00ebseve; dhe k\u00ebto, vart\u00ebset, q\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelen si shembulli i qytetares, bien n\u00eb pozit\u00ebn e sh\u00ebrbyeseve t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elsa Demo Dy dit\u00eb para 8 Marsit, gruaja e kryeministrit, Liri Berisha e cila drejton nj\u00eb fondacion bamir\u00ebsie, (nd\u00ebr t\u00eb tjera, madje ky \u00ebsht\u00eb funksioni publik q\u00eb i njihet zonj\u00ebs n\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb i shoqi drejton qeverin\u00eb), fton rreth 30 aktore t\u00eb ekranit. Pavijoni i artit klasik t\u00eb Galeris\u00eb Komb\u00ebtare, \u2013 ku mendohet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11737","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dy Berish\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vart\u00ebseve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dy Berish\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vart\u00ebseve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Elsa Demo Dy dit\u00eb para 8 Marsit, gruaja e kryeministrit, Liri Berisha e cila drejton nj\u00eb fondacion bamir\u00ebsie, (nd\u00ebr t\u00eb tjera, madje ky \u00ebsht\u00eb funksioni publik q\u00eb i njihet zonj\u00ebs n\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb i shoqi drejton qeverin\u00eb), fton rreth 30 aktore t\u00eb ekranit. Pavijoni i artit klasik t\u00eb Galeris\u00eb Komb\u00ebtare, \u2013 ku mendohet t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-11T23:42:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_takim.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dy Berish\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vart\u00ebseve\",\"datePublished\":\"2012-03-11T23:42:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/\"},\"wordCount\":1798,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_takim.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/\",\"name\":\"Dy Berish\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vart\u00ebseve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_takim.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-11T23:42:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_takim.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/berisha_takim.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dy Berish\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vart\u00ebseve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dy Berish\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vart\u00ebseve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dy Berish\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vart\u00ebseve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Elsa Demo Dy dit\u00eb para 8 Marsit, gruaja e kryeministrit, Liri Berisha e cila drejton nj\u00eb fondacion bamir\u00ebsie, (nd\u00ebr t\u00eb tjera, madje ky \u00ebsht\u00eb funksioni publik q\u00eb i njihet zonj\u00ebs n\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb i shoqi drejton qeverin\u00eb), fton rreth 30 aktore t\u00eb ekranit. Pavijoni i artit klasik t\u00eb Galeris\u00eb Komb\u00ebtare, \u2013 ku mendohet t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-11T23:42:39+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_takim.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dy Berish\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vart\u00ebseve","datePublished":"2012-03-11T23:42:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/"},"wordCount":1798,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_takim.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/","name":"Dy Berish\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vart\u00ebseve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_takim.jpg","datePublished":"2012-03-11T23:42:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_takim.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/berisha_takim.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dy-berishe-ne-sherbim-te-varteseve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dy Berish\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vart\u00ebseve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11737","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11737"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11737\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}