{"id":11728,"date":"2012-03-05T17:02:25","date_gmt":"2012-03-05T16:02:25","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2060"},"modified":"2012-03-05T17:02:25","modified_gmt":"2012-03-05T16:02:25","slug":"shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb parti e madhe e djatht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Bashkim Kopliku\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> [<em>Dyrrah<\/em>, 04.03.2012]<\/p>\n<p><strong>Ll.K. (Llambi Kall\u00e7o): Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj p\u00ebr largimin e z. Oketa nga PD-ja dhe akuzat e tij t\u00eb ashpra ndaj hierarkis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb dhe qeverisjes Berisha?<\/strong><\/p>\n<p><strong>B.K<\/strong>. (<strong>Bashkim Kopliku<\/strong>):<br \/>\nB\u00ebri nj\u00eb veprim politik qytetar, patriotik dhe evropian q\u00eb u largua nga PD-ja, z. Oketa. Akuzat e tija nuk m\u00eb jan\u00eb dukur fare t\u00eb ashpra, p\u00ebrkundrazi m\u00eb jan\u00eb dukur shum\u00eb t\u00eb buta, s\u00eb paku nga ana e form\u00ebs.\u00a0 K\u00ebtu me veprim politik qytetar, kam parasysh t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr durrsak\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Me veprim politik patriotik, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr veprimet q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb forcimin e p\u00ebrmir\u00ebsimin e atdheut ton\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb. E keqja m\u00eb e madhe q\u00eb e ka z\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme, \u00ebsht\u00eb qeverisja e korruptuar, diktatoriale dhe jo eficiente-qeverisjen e b\u00ebn Partia. Prandaj m\u00eb urgjentja \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb Partie si duhet.<\/p>\n<p>Me veprim politik evropian, n\u00ebnkuptoj kontributin shqiptar n\u00eb Evrop\u00eb. Ky do t\u00eb ishte krijimi i nj\u00eb shteti ku shqiptar\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb njohur si biznesmen\u00eb t\u00eb zot, si pun\u00ebtor\u00eb e punonj\u00ebs t\u00eb aft\u00eb, si njer\u00ebz mikprit\u00ebs n\u00eb vendin e tyre. Nj\u00eb parti shqiptare politike eficiente dhe demokratike, \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb Evrop\u00ebs t&#8217;i heqim merakun se ne shqiptar\u00ebt merremi me drog\u00eb, me prostitucion, me vjedhje, me sorollatje prej dembel\u00ebsh; se kemi nj\u00eb vend ku nuk shkelet dot nga plehrat q\u00eb e kan\u00eb mbuluar gjithandej, e ku detet, liqenet e lumenjt\u00eb mbushen n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs me fekalet q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e hotelet tona derdhin p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb to; e \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, nj\u00eb vend ku qeveria vret mu n\u00eb mes t\u00eb bulevardit, kat\u00ebr protestues t\u00eb paarmatosur q\u00eb nuk i rrezikonin njeriu as jet\u00ebn e as pasurin\u00eb, e ku sistemi gjyq\u00ebsor ka m\u00eb se nj\u00eb vit q\u00eb nuk d\u00ebnon fajtor\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Ll.K: Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj p\u00ebr reagimin e z. Berisha, i cili e krahasoi Oket\u00ebn me Namik Doklen ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>B.K<\/strong>.:<br \/>\nJam i sigurt se reagimet e z. Berisha do t\u00eb jen\u00eb si zakonisht, nga arsenali llapaqen. Fjal\u00ebt e tij na turp\u00ebrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne, sepse dalim nj\u00eb populli q\u00eb e duron at\u00eb, sepse nuk e do lirin\u00eb; dalim nj\u00eb popull q\u00eb po vazhdon t\u00eb pjell\u00eb e pastaj edhe t\u00eb duroj\u00eb kryetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, dikur Enver Hoxh\u00ebn, tani z. Sali Berisha.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht ka vite q\u00eb reagimet e z. Berisha jan\u00eb t\u00eb tilla, n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;u p\u00ebrgjigjet problemeve q\u00eb i ngrihen: se nuk funksionon demokracia e brendshme n\u00eb parti, se ka vet\u00ebm luft\u00eb p\u00ebr pushtet e pasurim vetjak, se ka vet\u00ebm interesa p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb pun\u00eb n\u00eb shtet kush\u00ebrinjt\u00eb-bile pak fare militant\u00eb-gj\u00eb q\u00eb e ka kthyer administrat\u00ebn shqiptare n\u00eb m\u00eb t\u00eb paaft\u00ebn e m\u00eb t\u00eb korruptuar\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb etj. etj.<\/p>\n<p><strong>Ll. K.: 3-z Oketa ishte zv Kryeministri i dyt\u00eb pas jush q\u00eb u distancua dhe larguar nga PD-ja dhe qeverisja. A shikoni ndonj\u00eb dallim n\u00eb mes q\u00ebndrimit tuaj dhe atij t\u00eb z Oketa,i cili deklaroi se problemet n\u00eb demokracin\u00eb e brend\u00ebshme n\u00eb PD nis\u00ebn pas vitit 2005 ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>BK<\/strong>:<br \/>\nE njoh z. Oketa vet\u00ebm nga larg-nuk kam pir\u00eb asnj\u00ebher\u00eb &#8220;nj\u00eb kafe&#8221; me t\u00eb-por kam p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb burri t\u00eb ri dinjitoz e t\u00eb qet\u00eb. V\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka ngjashm\u00ebri n\u00eb mes meje e z.Oketa: t\u00eb dy kemi qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministra, t\u00eb dy jemi ngritur p\u00ebr rivendosjen e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme n\u00eb PD, t\u00eb dy kemi qen\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb pakorruptuar, t\u00eb dy jemi durrsak\u00eb.<br \/>\nPor, kemi edhe shum\u00eb ndryshime, duke filluar q\u00eb nga mosha, un\u00eb jam rreth 25 vjet m\u00eb i madh se z. Oketa; jemi tipa t\u00eb ndrysh\u00ebm, ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i \u00ebmb\u00ebl dhe m\u00eb i urt\u00eb se un\u00eb, q\u00eb jam mjaft i prer\u00eb dhe i rrept\u00eb. Por ndryshojm\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb mbase jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb dukshme, si p.sh. nga p\u00ebrqendrimi n\u00eb politik\u00eb, ku un\u00eb lash fare zanatin dhe iu kushtova vet\u00ebm politik\u00ebs, q\u00eb n\u00eb hapat e para t\u00eb PD-s\u00eb, duke shpenzuar t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn time n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb perfeksionit si politikan (kur isha politikan aktiv, gjat\u00eb viteve 1991-97, nuk kam lexuar asnj\u00eb rresht nga elektronika, zanati im i dikursh\u00ebm, por vet\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn e shkencat e lidhura ngusht\u00eb me t\u00eb), nd\u00ebrkoh\u00eb z. Oketa vazhdon t\u00eb merret edhe me zanatin e tij; koh\u00ebzgjatja ime n\u00eb detyr\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit ka qen\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb (rreth tre vjet); kam qen\u00eb m\u00eb<br \/>\npartiak se ai, me m\u00eb shum\u00eb poste partiake e ekzekutive, mik m\u00eb i ngusht\u00eb me z. Berisha.<\/p>\n<p>E fundit por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: &#8220;problemet n\u00eb demokracin\u00eb e brendshme n\u00eb PD&#8221; kan\u00eb nisur shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt se viti 2005. PD-ja ka pasur demonstrime t\u00eb theksuara t\u00eb problemeve t\u00eb r\u00ebnda me demokracin\u00eb e brendshme, probleme t\u00eb njohura p\u00ebr publikun e gjer\u00eb shqiptar, e q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb objekt diskutimesh dhe analizash politike publike, n\u00eb masmediat e folura dhe t\u00eb shkruara, gjith\u00eb k\u00ebto 20 vite. N\u00eb vijim po rreshtoj shpejt e shpejt ato m\u00eb pikantet.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin M\u00eb 13.8.1992, u p\u00ebrjashtuan nga partia personalitete t\u00eb PD-s\u00eb, grupi i t\u00eb ashtuquajturve &#8220;mocionist\u00eb&#8221;, ku disa nga k\u00ebta ishin Arben Imami, Gramoz Pashko, Arben Demeti, Pre\u00e7 Zogaj etj. V\u00ebrtet\u00eb q\u00eb pas rreth 13 vjet\u00ebsh, k\u00ebta personalitete i l\u00ebpin\u00eb t\u00eb gjitha g\u00eblboqet q\u00eb kishin hedhur mbi PD-n\u00eb, dhe nga aleancat me PS-n\u00eb ku ishin dhe ministra e me ofiqe t\u00eb tjera t\u00eb tjera t\u00eb larta, u fut\u00ebn n\u00ebn diktatin e z. Berisha, kur e kuptuan se ai po rivinte n\u00eb pushtet. Por karakteri i tyre, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin q\u00eb p\u00ebrjashtimi i tyre nga PD-ja u pat b\u00ebr\u00eb n\u00eb thyerje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb normave demokratike t\u00eb funksionimit t\u00eb nj\u00eb partie jokomuniste.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1994, PD-ja hoqi nga Statuti i Partis\u00eb kufizimin e mandateve t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb (statuti fillestar ndalonte q\u00eb kryetari i partis\u00eb t\u00eb ishte i nj\u00ebjti person m\u00eb shum\u00eb se dy her\u00eb), e kjo u pat b\u00ebr\u00eb gjoja q\u00eb mos t\u00eb ndryshonim kryetarin e PD-s\u00eb t\u00eb asaj kohe, z. Eduard Selami. Ishte nj\u00eb d\u00ebm i pamas\u00eb q\u00eb iu b\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sepse i hap\u00ebm rrug\u00ebn diktator\u00ebve t\u00eb rrinin p\u00ebr jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitit 1994, u fillua t\u00eb persekutohej Azem Hajdarin, kryetarin e par\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, sepse ai po konkurronte me popullaritet nj\u00ebshin, z. Berisha. Persekutimi antidemokratik i Azemit, duke e p\u00ebrz\u00ebn\u00eb edhe nga forumet e PD-s\u00eb, vazhdoi, her\u00eb i hapur e her\u00eb i fshehte, deri sa e vran\u00eb, n\u00eb vitin 1998.<br \/>\nPas dat\u00ebs 06.11.1994, kur PD-ja humbi Referendumin p\u00ebr Kushtetut\u00ebn, iu vu vula fillimit galopant t\u00eb instalimit t\u00eb sistemi policor brenda partis\u00eb. U hoq\u00ebn n\u00eb mas\u00eb idealist\u00ebt e fillimit, duke u z\u00ebvend\u00ebsuar me arrivist\u00eb e interesaxhinj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 5.3.1995, u shkarkua nga detyra e kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb Eduard Selami, e kjo me votim t\u00eb hapur, e jo t\u00eb fsheht\u00eb, si e do demokracia. M\u00eb 30.11.1995, nga PD-ja u miratua ligji &#8220;P\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs&#8221;, ligji &#8220;kund\u00ebr sigurimsave etj.&#8221;, kjo n\u00eb shkelje t\u00eb akteve ligjore kushtetuese t\u00eb koh\u00ebs. Para miratimit t\u00eb k\u00ebtij ligji, i kishim lejuar t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb zgjedhurit deputet kujtdo, pavar\u00ebsisht se kush kishte qen\u00eb, e kjo me paket\u00ebn kushtetuese (pra &#8220;me kushtetut\u00eb&#8221;) t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Ligji &#8220;kund\u00ebr sigurimsave&#8221; u hiqte t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb zgjedhurit deputet nj\u00eb grupi njer\u00ebzish. Ligji n\u00eb vetvete ishte i mir\u00eb si teknikisht si dhe politikisht, por Kushtetuta nuk mund t\u00eb shkelet, &#8220;as p\u00ebr mir\u00eb&#8221;, prandaj duhej s\u00eb pari t\u00eb ndryshohej ajo, e vet\u00ebm pastaj t\u00eb miratohej Ligji: n\u00eb demokraci, &#8220;q\u00ebllimi i mir\u00eb, nuk justifikon mjetin e keq&#8221;, pra shkeljen e kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 26.5.1996 u krye nj\u00eb vjedhje masive e votave gjat\u00eb zgjedhjeve. Duke u gjetur para kritik\u00ebs s\u00eb fort\u00eb t\u00eb opinionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, PD-ja ideoi stimulimin absurd e t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb skemave piramidale, kjo p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb e mir\u00ebqenies e p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet lokale t\u00eb 20.10.96, k\u00ebsaj here pa vjedhur vota. V\u00ebrtet\u00eb q\u00eb zgjedhjet lokale i fitoi PD-ja, por pothuaj i gjith\u00eb populli humbi n\u00eb skemat piramidale, dhe n\u00eb Shqip\u00ebri plas\u00ebn revoltat.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 1997, p\u00ebrjashtohet nga kryesia e PD-s\u00eb, Bashkim Kopliku, pa qen\u00eb prezent e me votim vet\u00ebm t\u00eb kryesis\u00eb me z. Berisha n\u00eb krye, gj\u00eb q\u00eb ishte shkelje e statutit, sepse ishte vet\u00ebm k\u00ebshilli Komb\u00ebtar q\u00eb mund t\u00eb shkarkonte nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb kryesis\u00eb. U vazhdua me p\u00ebrjashtimin nga grupi parlamentar, pa u votuar, por me nj\u00eb lajm\u00ebrim t\u00eb thjesht\u00eb nga z. Berisha.<\/p>\n<p>Nuk po e zgjas me rr\u00ebnimin e Shtetit n\u00eb vitin 1997, me armatosjen e militant\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb etj., me shkat\u00ebrrimin e t\u00eb gjith\u00eb vendit, ku p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe fajin kryesor e pati PD-ja me n\u00eb krye z. Berisha. N\u00eb vitin 1998, PD-ja b\u00ebn pu\u00e7 shteti duke pushtuar kryeministrin\u00eb, Radiotelevizionin etj. PD-ja nd\u00ebrpret pu\u00e7in vet\u00ebm kur kuptohet se ky do t\u00eb ishte fundi i PD-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ll.K.: Fenomeni i largimeve nga PD-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb ka nisur q\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb qeverisjes. Si e shpjegoni faktin q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve dhe largimeve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pasi &#8220;rebel\u00ebt&#8221; kan\u00eb humbur postet Minstrore. A e ka zbehur kjo forc\u00ebn e k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve, pa folur p\u00ebr rastet e rikthimeve n\u00eb PD ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>BK<\/strong>:<br \/>\nKur je n\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit, si minist\u00ebr apo aq m\u00eb tep\u00ebr si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, e ke detyr\u00eb t\u00eb b\u00ebsh \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb ndryshosh gjendjen nga brenda partis\u00eb, prandaj dhe p\u00ebrpjekjet tua nuk jan\u00eb aq publike, e shum\u00eb njer\u00ebz nuk i shohin ose nuk duan t&#8217;i shohin. Jan\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje demokratizuese brenda PD-s\u00eb q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkak p\u00ebr shkarkimin e ministrave nga z. Berisha, dhe pastaj, ata ministra q\u00eb &#8220;nuk kan\u00eb ndenjur rehat&#8221;, pra kan\u00eb vazhduar p\u00ebrpjekjet demokratizuese, z. Berisha me servil\u00ebt e tij i kan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb fare nga PD-ja (si rasti im), ose i kan\u00eb detyruar t\u00eb largohen (si rasti i z. Oketa).<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb politik\u00eb besnik\u00ebri mafioze ndaj Kryetarit, si\u00e7 pretendojn\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb, pra q\u00eb ministrat etj., t&#8217;i thon\u00eb lepe peqe kryetarit. Berisha. Politikani duhet t\u00eb jet\u00eb besnik ndaj principeve mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohet partia dhe demokracia. Politikani, kur e sheh se dalja nga partia i b\u00ebn m\u00eb mir\u00eb vendit, duhet t\u00eb sakrifikoj\u00eb duke u larguar nga Partia, si\u00e7 e b\u00ebri z. Oketa. Shqiptar\u00ebt, s\u00eb paku durrsak\u00ebt, duhet ta p\u00ebrg\u00ebzojn\u00eb masivisht z. Oketa, duke e mbrojtur s\u00eb paku moralisht nga goditjet e llapaqen\u00ebve t\u00eb z. Berisha.<\/p>\n<p><strong>Ll.K.: Ndon\u00ebse ju keni qen\u00eb nd\u00ebr kritikuesit me permanent\u00eb dhe t\u00eb ashp\u00ebr ndaj kryeministrit dhe qeverisjes,Berisha i ka shmangur n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase reagimet direkte ndaj jush.A tregon kjo se Berisha di t\u00eb respektoj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, kur ata nisen nga interesa parimore dhe jo konjukturale ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>BK<\/strong>:<br \/>\nNuk i ka shmangur goditjet direkte ndaj meje z. Berisha, kur ka menduar se ato ishin rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos iu cenuar pushteti personal. K\u00ebto sulme kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb ashpra dhe t\u00eb ul\u00ebta kur un\u00eb isha aktiv politikisht, akoma deputet, por edhe m\u00eb von\u00eb, kur mendonte se mos angazhohem n\u00eb ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr politike.<\/p>\n<p>Pastaj, kur e pa se un\u00eb isha i pa lidhur me ndonj\u00eb parti, e ve\u00e7se dilja me opinionet e mia n\u00eb masmedia, i leverdiste m\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00eb &#8220;neglizhonte&#8221;, sesa t\u00eb m\u00eb &#8220;faktorizonte&#8221; duke m&#8217;u kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb personalisht. Gjithsesi, nuk ka pushuar s\u00eb futuri sejmen\u00eb t\u00eb tij, por un\u00eb nuk kam p\u00ebrtuar t&#8217;u p\u00ebrgjigjem, deri dhe me procese gjyq\u00ebsore, gj\u00eb q\u00eb po t\u00eb vazhdonte do t\u00eb bindte nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe njer\u00ebzish n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb time, prandaj dhe mundohet t&#8217;i kaloj\u00eb n\u00eb heshtje gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>Mos kini asnj\u00eb iluzion se z. Berisha ka ndonj\u00eb pik\u00eb respekti p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb: kujtoni fjalorin e tij plot shpifje, q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb 20 vjet q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb, e fatkeq\u00ebsisht nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl edhe e miratojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ll.K.: N\u00eb muajin Mars pritet q\u00eb t\u00eb zyrtarizohet nj\u00eb partie e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb q\u00eb n\u00eb zhargonin popullor njihet dhe si grupimi i presidentit. A mendoni se e djathta ka shansin t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi duke k\u00ebrc\u00ebnuar dhe rrudhjen e PD-s\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>BK<\/strong>:<br \/>\nShqip\u00ebria ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb parti t\u00eb madhe t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb parti e till\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb do ta rrudhte Partin\u00eb e Berish\u00ebs, por praktikisht do ta shkat\u00ebrronte fare, sepse do t&#8217;i merrte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb votuesve t\u00eb saj. Tmerri i z. Berisha \u00ebsht\u00eb lindja e nj\u00eb partie t\u00eb till\u00eb, sepse do t\u00eb humbte pushtetin personal q\u00eb e ka synimin kryesor e p\u00ebr t\u00eb cilin sakrifikon \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, prandaj ai do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7mos ta shkat\u00ebrroj\u00eb \u00e7do nism\u00eb t\u00eb till\u00eb. A do t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb partia n\u00eb fjal\u00eb, shpresa e s\u00eb djatht\u00ebs shqiptare?! Le t\u00eb shpresojm\u00eb, le t\u00eb ndihmojm\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ll.K.: Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj n\u00eb lidhje me Aleanc\u00ebn Kuq e Zi ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>B.K<\/strong>.:<br \/>\nAleanca Kuq e Zi m\u00eb kujton Ballin Komb\u00ebtar gjate luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore, q\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb kryesore \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare (kufijt\u00eb, bashkimin e trojeve shqiptare etj.), si zgjidhje e t\u00eb gjith\u00eb problemeve t\u00eb shqiptar\u00ebve, pa ndasi majtas a djathtas, por dhe pa peshuar mir\u00eb aleancat e domosdoshme q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtet i vog\u00ebl si Shqip\u00ebria. Uroj q\u00eb AK t\u00eb mos ket\u00eb fatin e BK.<\/p>\n<p>Ll.K.: Z Kopliku,ju jeni nd\u00ebr rastet e pakta t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb dit\u00ebt t\u00eb reagoni dhe t\u00eb tregoni dinjitet ndaj pushtetit dhe n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs dhe tashm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e demokracis\u00eb. A \u00ebsht\u00eb ky instikti i njeriut q\u00eb mbetet gjithmon\u00eb opozitar me pushtetin apo rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb shije t\u00eb caktuar q\u00eb ju kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb dy realitetet politike ?<\/p>\n<p><strong>B.K<\/strong>.:<br \/>\nFaleminderit p\u00ebr vler\u00ebsimin e q\u00ebndrimeve t\u00eb mia. Mendoj se kam vepruar jo sipas instikteve por sipas zemr\u00ebs dhe sipas nj\u00eb mendimi racional e t\u00eb peshuar gjat\u00eb e pa ngut, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr vendin tim, sidomos n\u00eb kryerjen me nd\u00ebrgjegje t\u00eb detyrave q\u00eb i kisha pranuar e marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebr t&#8217;i kryer.<\/p>\n<p><strong>Ll.K.: A shpresoni ta gjeni veten t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb ndonj\u00eb forc\u00eb politike z. Kopliku, apo vazhdoni t\u00eb mbeteni skeptik. A ju tundon idea e nj\u00eb force t\u00eb re politike t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>B.K<\/strong>.:<br \/>\nRrug\u00ebn duhet ta \u00e7ajn\u00eb m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb se un\u00eb, kryesisht 25-55 vje\u00e7ar\u00ebt. Un\u00eb do t\u00eb radhitesha vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb siguron dy k\u00ebrkesa kryesore: e para, t\u00eb jet\u00eb parti demokratike e djatht\u00eb, si partit\u00eb popullore evropiane; e dyta, t\u00eb ket\u00eb n\u00eb statut kufizimin e mandateve n\u00eb poste t\u00eb nj\u00ebvlershme kryesore (si kryetar\u00ebt e partis\u00eb, por edhe kryeministri eventual apo i nj\u00ebvlershmi tjet\u00ebr, kryetari i Kuvendit etj.) n\u00eb maksimumi dy mandate ose 8 vjet, gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb duhet ta ken\u00eb n\u00eb program q\u00eb ta fusin edhe n\u00eb kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ll.K.: S\u00eb fundi z. Kopliku, duke zbritur te politikat lokale dhe duke u ndalur n\u00eb Durr\u00ebs. A mendoni se Durr\u00ebsi vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb lokalitet i politikave t\u00eb Tiran\u00ebs dhe p\u00ebr c\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mbar\u00ebvajtjen e qytetit, apo shikoni se pushtetar\u00ebt tan\u00eb vendor\u00eb din\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb interesat e qytetit dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pavarur n\u00eb vendimmarrje ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>B.K<\/strong>.: Kryetarin aktual t\u00eb Bashkis\u00eb, z. Vangjush Dako. p\u00ebrpiqet p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e qytetit duke qen\u00eb i pavarur nga &#8220;Tirana&#8221;, n\u00eb vendimmarrje e tij. Un\u00eb ka raste q\u00eb nuk bie dakord me t\u00eb, sepse un\u00eb anoj n\u00eb zgjidhje t\u00eb djathta, ai n\u00eb t\u00eb majtat, por ama jam i bindur se mendon p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e qytetit, sipas bindjeve t\u00eb tija politike.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, rasti i z. Dako \u00ebsht\u00eb jo shum\u00eb i shpeshte: shoh shum\u00eb drejtues t\u00eb tjer\u00eb lokal\u00eb, t\u00eb majt\u00eb apo t\u00eb djatht\u00eb, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur karrier\u00ebn politike, i l\u00ebn\u00eb interesat e qytetit, duke iu servilosur :kryetarit n\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Bashkim Kopliku<\/strong><br \/>\nPhone: +355 52 223663; +355 52 229209<br \/>\nMob: +355 672858090<br \/>\nInternational mob: +39 3887865398<br \/>\nE-mail:<br \/>\noptional:<\/p>\n<p>Please, send important e-mails<br \/>\non both addresses!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[Dyrrah, 04.03.2012] Ll.K. (Llambi Kall\u00e7o): Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj p\u00ebr largimin e z. Oketa nga PD-ja dhe akuzat e tij t\u00eb ashpra ndaj hierarkis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb dhe qeverisjes Berisha? B.K. (Bashkim Kopliku): B\u00ebri nj\u00eb veprim politik qytetar, patriotik dhe evropian q\u00eb u largua nga PD-ja, z. Oketa. Akuzat e tija nuk m\u00eb jan\u00eb dukur fare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11728","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb parti e madhe e djatht\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb parti e madhe e djatht\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"[Dyrrah, 04.03.2012] Ll.K. (Llambi Kall\u00e7o): Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj p\u00ebr largimin e z. Oketa nga PD-ja dhe akuzat e tij t\u00eb ashpra ndaj hierarkis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb dhe qeverisjes Berisha? B.K. (Bashkim Kopliku): B\u00ebri nj\u00eb veprim politik qytetar, patriotik dhe evropian q\u00eb u largua nga PD-ja, z. Oketa. Akuzat e tija nuk m\u00eb jan\u00eb dukur fare [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-03-05T16:02:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb parti e madhe e djatht\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-03-05T16:02:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/\"},\"wordCount\":2865,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bashkim_kopliku.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/\",\"name\":\"Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb parti e madhe e djatht\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bashkim_kopliku.jpg\",\"datePublished\":\"2012-03-05T16:02:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bashkim_kopliku.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/bashkim_kopliku.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb parti e madhe e djatht\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb parti e madhe e djatht\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb parti e madhe e djatht\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"[Dyrrah, 04.03.2012] Ll.K. (Llambi Kall\u00e7o): Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj p\u00ebr largimin e z. Oketa nga PD-ja dhe akuzat e tij t\u00eb ashpra ndaj hierarkis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb dhe qeverisjes Berisha? B.K. (Bashkim Kopliku): B\u00ebri nj\u00eb veprim politik qytetar, patriotik dhe evropian q\u00eb u largua nga PD-ja, z. Oketa. Akuzat e tija nuk m\u00eb jan\u00eb dukur fare [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-03-05T16:02:25+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb parti e madhe e djatht\u00eb","datePublished":"2012-03-05T16:02:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/"},"wordCount":2865,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/","name":"Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb parti e madhe e djatht\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg","datePublished":"2012-03-05T16:02:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/bashkim_kopliku.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperise-i-duhet-nje-parti-e-madhe-e-djathte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb parti e madhe e djatht\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11728","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11728"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11728\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}