{"id":11716,"date":"2012-02-26T10:30:57","date_gmt":"2012-02-26T09:30:57","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1943"},"modified":"2012-02-26T10:30:57","modified_gmt":"2012-02-26T09:30:57","slug":"marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/","title":{"rendered":"MARIE COLVIN: SHT\u00cbPIT\u00cb E HESHTURA T\u00cb T\u00cb VDEKURVE N\u00cb KOSOV\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Marie Colvin\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/colvin.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>TEK SHT\u00cbPIA E JASHARAJVE N\u00cb PREKAZ<\/strong><\/p>\n<p>Ky raport qe publikuar n\u00eb gazet\u00ebn britanike &#8220;The Sunday Times&#8221;, m\u00eb 15 mars t\u00eb vitit 1998, nga gazetarja amerikane Marie Colvin, e cila u vra t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Kosov\u00eb, mars-maj 1998 \u2013 &#8216;Gj\u00ebja e fundit q\u00eb i kujtohet Besart\u00ebs nga familja e saj \u00ebsht\u00eb se xhaxha Ademi po k\u00ebndonte k\u00ebng\u00eb popullore shqiptare me z\u00eb, p\u00ebr ta mundur zhurm\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb penguar panikun. Asaj i kujtohet \u00e7asti kur k\u00ebnga u ndal. Pastaj, p\u00ebr 36 or\u00eb, vet\u00ebm zhurma e bombave mund t\u00eb d\u00ebgjohej&#8217;, shkruante Marie Colvin n\u00eb &#8220;The Sunday Times&#8221; kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. E t\u00ebra q\u00eb kuptonte 11-vje\u00e7arja Besarta Jashari ishte se predhat artilerike nuk po e godisnin m\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. Tashm\u00eb kaq or\u00eb zhurma kishte qen\u00eb e padurueshme. Derisa ajo shtr\u00ebngohej n\u00ebn magje, t\u00eb cil\u00ebn n\u00ebna e saj e p\u00ebrdorte p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur buk\u00ebn, tavani kishte r\u00ebn\u00eb dhe muret dukej se shperthenin. Tani ishte heshtja ajo q\u00eb e tmerronte. Duke u ngulfatur nga tymi dhe pluhuri, ajo b\u00ebrtiti duke e k\u00ebrkuar n\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke qar\u00eb derisa po zvarritej n\u00ebp\u00ebr g\u00ebrmadha, ajo gjeti motrat e saj, Lirien dhjet\u00ebvje\u00e7are, Fatimen tet\u00ebvje\u00e7are dhe shtat\u00ebvje\u00e7aren Blerina. Ajo u mundua t\u2019i zgjonte dhe u mbulua me gjak deri kur e pa se ato kishin vdekur. Pastaj Besarta pa v\u00ebllez\u00ebrit e saj: Selvetin 20 vjec, Afetin 17 vjec, Besimin 14 vjec dhe Blerimin 12 vjec. Ata gjithnj\u00eb i ishin dukur aq t\u00eb fuqish\u00ebm. Tani, t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb vdekur. N\u00eb fund, atje ishte n\u00ebna e saj, Feridja, me flok\u00ebt e shndritsh\u00ebm t\u00eb zinj dhe z\u00ebrin q\u00eb gjithnj\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb ndihej mir\u00eb Besart\u00ebn. Ajo q\u00ebndronte e shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe kurr\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrgjigjej n\u00eb thirrjen &#8220;n\u00ebn\u00eb&#8221; t\u00eb s\u00eb bij\u00ebs.<\/p>\n<p>Besarta kaloi n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb mur dhe vrapoi p\u00ebrreth sht\u00ebpis\u00eb, duke b\u00ebrtitur &#8220;Dikush&#8230; a \u00ebsht\u00eb dikush ende gjall\u00eb?&#8221;. Kur askush nuk iu p\u00ebrgjigj, ajo u kthye n\u00ebn magje. Pushimi midis granatimeve kishte qen\u00eb tejet i shkurt\u00ebr. Besarta do t\u00eb kalonte t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn dhe dit\u00ebn e vetme, me familjen e vdekur rreth saj, derisa raketat serbe binin nj\u00eb nga nj\u00eb, duke u p\u00ebrplasur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb me kulmin e kuq, q\u00eb dikur kishte qen\u00eb sht\u00ebpia e saj. Besarta, nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse e mir\u00eb dhe e lumtur, ishte e mbijetuara e vetme e nj\u00eb sulmi, i cili tani mund t\u00eb shpaloset si asgj\u00eb m\u00eb pak sesa nj\u00eb masak\u00ebr e kalkuluar dhe gjakftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia n\u00eb Prekaz, fshatin me peizazhin pastoral, midis arave t\u00eb punuara me mjeshtri, kodrave n\u00eb af\u00ebrsi, i kishte strehuar 22 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve, Ham\u00ebz Jasharit, babait t\u00eb Besart\u00ebs, dhe Adem Jasharit, xhaxhait t\u00eb saj \u2013 shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, provinc\u00ebs m\u00eb jugore t\u00eb asaj q\u00eb ka mbetur nga Jugosllavia e drejtuar prej serb\u00ebve. Vdekjet e tyre nuk ishin aksident i luft\u00ebs. Un\u00eb e kam p\u00ebrmbledhur tmerrin e jav\u00ebs s\u00eb kaluar nga ajo q\u00eb Besarta \u2013 q\u00eb tani po fshihet n\u00eb qytez\u00ebn e af\u00ebrme t\u00eb Sk\u00ebnderajt \u2013 u kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve, q\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb iknin nga sht\u00ebpit\u00eb e tjera n\u00eb Prekaz. Un\u00eb i pash\u00eb vrimat n\u00ebp\u00ebr kulmet dhe muret e tri sht\u00ebpive t\u00eb Jashar\u00ebve n\u00eb kompleks \u2013 nj\u00eb sht\u00ebpi e gjysh\u00ebrve t\u00eb Besart\u00ebs dhe sht\u00ebpit\u00eb e Hamz\u00ebs dhe Ademit \u2013 si dhe grop\u00ebzat e l\u00ebna nga mitralozat e p\u00ebrdorur n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb af\u00ebrme n\u00eb mure. N\u00eb oborrin e p\u00ebrbaltur shiheshin t\u00eb shp\u00ebrndara gj\u00ebsendet e familjar\u00ebve q\u00eb dikur jetonin k\u00ebtu: nj\u00eb \u00e7ant\u00eb djemsh; kartolina nga t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb Gjermani dhe nj\u00eb anten\u00eb satelitore, q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shosh\u00eb nga fishek\u00ebt. Koni dhe bishti i dy raketave mund t\u00eb shiheshin midis g\u00ebrmadhash.<\/p>\n<p>Dje, e t\u00ebra q\u00eb l\u00ebvizte n\u00eb kompleks, q\u00eb dikur vlonte nga f\u00ebmij\u00ebt, ishin dy lop\u00eb dhe nj\u00eb num\u00ebr pulash, q\u00eb po k\u00ebrkonin n\u00ebp\u00ebr g\u00ebrmadha. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbaltur, q\u00eb kalon para kompleksit, ishin 51 varre t\u00eb reja. Atje ishte vendi i prehjes s\u00eb Jashar\u00ebve q\u00eb jetonin n\u00eb sht\u00ebpi, kat\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmve q\u00eb u vran\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi dhe fqinj\u00ebve q\u00eb ia penguan rrug\u00ebn forcave serbe.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se v\u00ebllez\u00ebrit Jashari ishin t\u00eb lidhur me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb forc\u00eb militante q\u00eb u shfaq n\u00ebntorin e kaluar, e p\u00ebrkushtuar t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr interesat e shqiptar\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 90 p\u00ebr qind t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ata e kishin humbur durimin nga politikat e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo lidhje p\u00ebrkrah rezistenc\u00ebn pasive ndaj taktikave brutale t\u00eb Slobodan Milosheviqit, presidentit nacionalist serb t\u00eb Jugosllavis\u00eb, i cili e revokoi statusin autonom t\u00eb provinc\u00ebs rreth dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me vrasjen e terrorist\u00ebve t\u00eb dyshimt\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb p\u00ebrleshjeje t\u00eb armatosur dhe as me prit\u00ebn e kriminel\u00ebve. Ishte sulm ushtarak mbi tri sht\u00ebpi familjare pa paralajm\u00ebrim: mbi burrat, grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb ndodheshin n\u00eb gjum\u00eb.<\/p>\n<p>Ofensiva serbe mbi lugin\u00ebn e Drenic\u00ebs, nj\u00eb rajon i fshatrave q\u00eb paraqesin bastion t\u00eb rezistenc\u00ebs shqiptare, kishte filluar m\u00eb 28 shkurt, nj\u00eb dit\u00eb pasi q\u00eb kat\u00ebr polic\u00eb serb\u00eb u vran\u00eb n\u00eb nj\u00eb prit\u00eb, derisa po ndiqnin gueriljet e U\u00c7K-s\u00eb. Pastaj, ata p\u00ebrgatit\u00ebn sulmin mbi Prekazin, ku Jashar\u00ebt ishin familja kryesore. Jetish Durmishi, shofer autobusi, m\u00ebsoi p\u00ebr rrezikun kur nj\u00eb mik i telefonoi nga sht\u00ebpia e tij n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Stacionit lokal policor n\u00eb Mitrovic\u00eb, me paralajm\u00ebrimin se nj\u00eb konvoj me autobus\u00eb p\u00ebrplot me polic\u00eb serb\u00eb ishte nisur n\u00eb drejtim t\u00eb Prekazit. Durmishi iku n\u00eb male, duke e l\u00ebn\u00eb familjen pas; n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn serb\u00ebt kishin marr\u00eb n\u00eb cak vet\u00ebm burrat. Ai e pa se \u00e7far\u00eb ndodhi nga malet mbi kompleksin e Jashar\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8220;Brenda disa minutash, dukej, policia erdhi dhe fshati u rrethua nga nj\u00eb kordon i serb\u00ebve&#8221;, thot\u00eb Durmishi. &#8220;Ata po q\u00ebndronin p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs dhe kordoni i tyre mb\u00ebrrinte deri n\u00eb mal&#8221;. T\u00eb sht\u00ebnat artilerike filluan n\u00eb or\u00ebn gjasht\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit, nga nj\u00eb baz\u00eb serbe mbi Prekazin. Nuk pati paralajm\u00ebrim. T\u00eb par\u00ebt q\u00eb u vran\u00eb ishin Agat, an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb familjeje rome, q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb nga paniku dhe tentuan t\u00eb iknin nga sht\u00ebpia e tyre. N\u00ebna, nj\u00eb djalosh i vog\u00ebl dhe nj\u00eb vajz\u00eb u q\u00eblluan p\u00ebr vdekje n\u00eb oborrin e tyre. Viktima tjet\u00ebr ishte Nazmi Jashari, q\u00eb kishte nj\u00eb kiosk\u00eb n\u00eb Prekaz, ku shiste cigare dhe gj\u00ebra t\u00eb ndryshme dhe jetonte p\u00ebrball\u00eb kompleksit kryesor t\u00eb familjes. Ai u mundua q\u00eb ta bartte n\u00ebn\u00ebn e tij t\u00eb moshuar, Nailen, nga dera e pasme dhe u q\u00ebllua para syve t\u00eb saj. Sinjali ishte i qart\u00eb. Secili q\u00eb do t\u00eb shihej duke u larguar nga sht\u00ebpia do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb cak t\u00eb snajper\u00ebve serb\u00eb.<\/p>\n<p>Familja e gjer\u00eb e Jashar\u00ebve u mblodh n\u00eb at\u00eb q\u00eb mendonin se ishte dhoma m\u00eb e sigurt, q\u00eb kishte nj\u00eb mur t\u00eb ri me tulla. Mir\u00ebpo, ata mbet\u00ebn t\u00eb ngujuar. Ata p\u00ebrballeshin me t\u00eb sht\u00ebnat, po t\u00eb dilnin, apo me bombardime, po t\u00eb q\u00ebndronin brenda. Shum\u00eb shpejt granatat po vinin p\u00ebrmes kulmit, e m\u00eb pas mureve. Gj\u00ebja e fundit q\u00eb i kujtohet Besart\u00ebs nga familja e saj \u00ebsht\u00eb se xhaxha, Ademi, po k\u00ebndonte k\u00ebng\u00eb popullore shqiptare me z\u00eb, p\u00ebr ta mundur zhurm\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb penguar panikun. Asaj i kujtohet \u00e7asti kur k\u00ebnga u ndal. Pastaj, p\u00ebr 36 or\u00eb, vet\u00ebm zhurma e bombave mund t\u00eb d\u00ebgjohej.<\/p>\n<p>Kur menduan se t\u00eb gjith\u00eb brenda kishin vdekur, policia hyri n\u00eb sht\u00ebpi, duke hedhur granata n\u00eb disa dhoma q\u00eb ndodheshin para tyre. Nj\u00eb polic b\u00ebnte roj\u00eb, derisa tjetri po shkrepte n\u00eb drejtim t\u00eb trupave t\u00eb pajet\u00eb. Mbase ata ishin ngopur duke vrar\u00eb, kur e pan\u00eb Besart\u00ebn t\u00eb fshehur. Mbase menduan se ajo ishte shum\u00eb e re p\u00ebr t\u2019i akuzuar. Apo mbase nuk mund ta shikonin n\u00eb sy nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse t\u00eb tmerruar dhe ta q\u00ebllonin. Megjithat\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb e v\u00ebrteta mund t\u00eb tregohet.<\/p>\n<p>&#8220;U mundova t\u00eb shtiresha se kisha vdekur&#8221;, i kishte treguar ajo xhaxhait t\u00eb saj, Hilmiut. &#8220;Mir\u00ebpo, nj\u00ebri nga ushtar\u00ebt ma vuri dor\u00ebn n\u00eb kraharor dhe e pa se isha gjall\u00eb&#8221;. Ende e veshur me k\u00ebmish\u00eb t\u00eb kuqe dhe pantallona t\u00eb zeza, tashm\u00eb t\u00eb mbuluara me gjak, asaj iu desh t\u00eb kalonte mbi trupat e pajet\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga dhoma, e rrethuar prej serb\u00ebve. Ajo u d\u00ebrgua n\u00eb baz\u00ebn ushtarake n\u00eb af\u00ebrsi dhe u mor n\u00eb pyetje p\u00ebr tri or\u00eb. Besarta besonte se shansi i saj i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar ishte t\u00eb g\u00ebnjente. Ajo mohoi t\u00eb ishte e Jashar\u00ebve, duke pohuar se babai i saj jetonte jasht\u00eb dhe se ajo kishte qen\u00eb vet\u00ebm mysafire n\u00eb kompleks.<\/p>\n<p>&#8220;Ata pyet\u00ebn p\u00ebr baban\u00eb tim dhe p\u00ebr mixh\u00ebn Adem&#8221;, tregoi ajo. &#8220;Un\u00eb nuk iu tregova asgj\u00eb, asgj\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Serb\u00ebt e lan\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb n\u00eb Sk\u00ebnderaj, ku ajo iku me vrap n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb shoqeje t\u00eb shkoll\u00ebs. Dhe, e tmerruar dhe duke e pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb fliste, at\u00eb po e mbronin duke e d\u00ebrguar nga sht\u00ebpia n\u00eb sht\u00ebpi. At\u00eb q\u00eb Besarta nuk e di \u00ebsht\u00eb se, trupat e pajet\u00eb t\u00eb babait t\u00eb saj, n\u00ebn\u00ebs, xhaxhait, gruas s\u00eb xhaxhait dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kush\u00ebrinjve ishin vendosur n\u00eb rresht nga policia, n\u00eb nj\u00eb depo autobus\u00ebsh n\u00eb Mitrovic\u00eb gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar. Kur askush nga familja nuk erdhi p\u00ebr t\u2019i identifikuar, serb\u00ebt i hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb varr q\u00eb e kishin hapur, p\u00ebrball\u00eb asaj q\u00eb kishte mbetur nga sht\u00ebpia e tyre, duke mos i mbuluar mir\u00eb arkivolet. Fshatar\u00ebt e mbijetuar u kthyen nat\u00ebn p\u00ebr ta kryer pun\u00ebn me respekt. E t\u00ebra q\u00eb mbeti nga familja e Besart\u00ebs ishte nj\u00eb rresht i qeseve t\u00eb zeza me numra n\u00eb stacionin e autobus\u00ebve, secila e mbushur me rrobat e p\u00ebrgjakura, q\u00eb ata i kishin pasur t\u00eb veshura dit\u00ebn kur vdiq\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TEK SHT\u00cbPIA E JASHARAJVE N\u00cb PREKAZ Ky raport qe publikuar n\u00eb gazet\u00ebn britanike &#8220;The Sunday Times&#8221;, m\u00eb 15 mars t\u00eb vitit 1998, nga gazetarja amerikane Marie Colvin, e cila u vra t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Siri. Kosov\u00eb, mars-maj 1998 \u2013 &#8216;Gj\u00ebja e fundit q\u00eb i kujtohet Besart\u00ebs nga familja e saj \u00ebsht\u00eb se xhaxha Ademi po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11716","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>MARIE COLVIN: SHT\u00cbPIT\u00cb E HESHTURA T\u00cb T\u00cb VDEKURVE N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MARIE COLVIN: SHT\u00cbPIT\u00cb E HESHTURA T\u00cb T\u00cb VDEKURVE N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TEK SHT\u00cbPIA E JASHARAJVE N\u00cb PREKAZ Ky raport qe publikuar n\u00eb gazet\u00ebn britanike &#8220;The Sunday Times&#8221;, m\u00eb 15 mars t\u00eb vitit 1998, nga gazetarja amerikane Marie Colvin, e cila u vra t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Siri. Kosov\u00eb, mars-maj 1998 \u2013 &#8216;Gj\u00ebja e fundit q\u00eb i kujtohet Besart\u00ebs nga familja e saj \u00ebsht\u00eb se xhaxha Ademi po [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-02-26T09:30:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/colvin.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"MARIE COLVIN: SHT\u00cbPIT\u00cb E HESHTURA T\u00cb T\u00cb VDEKURVE N\u00cb KOSOV\u00cb\",\"datePublished\":\"2012-02-26T09:30:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/\"},\"wordCount\":1825,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/colvin.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/\",\"name\":\"MARIE COLVIN: SHT\u00cbPIT\u00cb E HESHTURA T\u00cb T\u00cb VDEKURVE N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/colvin.jpg\",\"datePublished\":\"2012-02-26T09:30:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/colvin.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/colvin.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MARIE COLVIN: SHT\u00cbPIT\u00cb E HESHTURA T\u00cb T\u00cb VDEKURVE N\u00cb KOSOV\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MARIE COLVIN: SHT\u00cbPIT\u00cb E HESHTURA T\u00cb T\u00cb VDEKURVE N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"MARIE COLVIN: SHT\u00cbPIT\u00cb E HESHTURA T\u00cb T\u00cb VDEKURVE N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TEK SHT\u00cbPIA E JASHARAJVE N\u00cb PREKAZ Ky raport qe publikuar n\u00eb gazet\u00ebn britanike &#8220;The Sunday Times&#8221;, m\u00eb 15 mars t\u00eb vitit 1998, nga gazetarja amerikane Marie Colvin, e cila u vra t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Siri. Kosov\u00eb, mars-maj 1998 \u2013 &#8216;Gj\u00ebja e fundit q\u00eb i kujtohet Besart\u00ebs nga familja e saj \u00ebsht\u00eb se xhaxha Ademi po [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-02-26T09:30:57+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/colvin.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"MARIE COLVIN: SHT\u00cbPIT\u00cb E HESHTURA T\u00cb T\u00cb VDEKURVE N\u00cb KOSOV\u00cb","datePublished":"2012-02-26T09:30:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/"},"wordCount":1825,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/colvin.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/","name":"MARIE COLVIN: SHT\u00cbPIT\u00cb E HESHTURA T\u00cb T\u00cb VDEKURVE N\u00cb KOSOV\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/colvin.jpg","datePublished":"2012-02-26T09:30:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/colvin.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/colvin.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-colvin-shtepite-e-heshtura-te-te-vdekurve-ne-kosove\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MARIE COLVIN: SHT\u00cbPIT\u00cb E HESHTURA T\u00cb T\u00cb VDEKURVE N\u00cb KOSOV\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11716","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11716"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11716\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}