{"id":11693,"date":"2012-02-13T23:29:09","date_gmt":"2012-02-13T22:29:09","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1794"},"modified":"2012-02-13T23:29:09","modified_gmt":"2012-02-13T22:29:09","slug":"dua-nje-puthje-per-shen-valentin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/","title":{"rendered":"Dua nj\u00eb puthje p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shen Valentin\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/shen_valentin.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Bledi Mane<\/strong> &#8211; <em><strong>Public Enemy<\/strong><\/em>, 13 Shkurt 2012<br \/>\nwww.facebook.com\/bledi.mane<\/p>\n<p><strong>1.\/<\/strong><\/p>\n<p>Jam duke dal\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs. Kam ardhur enkas nga P\u00ebrmeti im me nj\u00eb tuf\u00eb tr\u00ebndafilash t\u00eb kuq. Jan\u00eb gonxhe t\u00eb pa\u00e7elura dimri, por arom\u00ebn e kan\u00eb porsi n\u00eb maj. Kam ardhur t\u00eb sh\u00ebtis rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs e t\u00eb takohem me njer\u00ebzit k\u00ebtu, k\u00ebtu ku kryq\u00ebzohen damar\u00ebt dhe venat e vendit, k\u00ebtu ku pas \u00e7do p\u00ebrplasje titan\u00ebsh a xhuxhash \u00e7lirohet m\u00eb shum\u00eb nxeht\u00ebsi e energji. Kam ardhur k\u00ebtu t\u00eb takohem e p\u00ebrsh\u00ebndetem me njer\u00ebzit n\u00eb dit\u00ebn e dashuris\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb qytetin ku mpleksen harbutsh\u00ebm dashuria me urrejtjen dhe \u00e7lirohet aq shum\u00eb energji negative, sa turbinat e Komanit dhe Fierz\u00ebs do t\u00eb shpartalloheshin fare.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebve po dal. Po eci m\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetem e prekem me njer\u00ebzit, t\u2019i dhuroj gjithkujt nj\u00eb tr\u00ebndafil. T\u2019i uroj p\u00ebr fest\u00ebn e si shk\u00ebmbim dua t\u00eb m\u00eb falin nj\u00eb puthje.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse jan\u00eb pleq, f\u00ebmij\u00eb, gra t\u00eb martuara a t\u00eb divorcuara, jan\u00eb meshkuj t\u00eb papun\u00eb a gardist\u00eb militant\u00eb, vajza virgj\u00ebresha a t\u00eb shpartalluara, rom\u00eb a mirditor\u00eb, tropojan\u00eb a vlonjat\u00eb, milioner\u00eb a student\u00eb blloku, lyp\u00ebsa apo aktore teatri\u2026 dua q\u00eb gjithkush t\u00eb m\u00eb puth\u00eb e ta puth. Le t\u00eb m\u00eb puthin n\u00eb faqe, buz\u00eb, ball\u00eb, gush\u00eb, vesh\u00eb kudo le t\u00eb m\u00eb puthin mjafton q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshk\u00ebndihet pak\u00ebz dashuri e past\u00ebr. Dua ta p\u00ebrjetoj ndryshe k\u00ebt\u00eb Sh\u00ebn Valentin n\u00eb kryeqytetin e vendit me rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kurb\u00ebs ekonomike, por me uljen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kurb\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb mes veti.<\/p>\n<p>Jam rrug\u00ebve dhe po eci mes qendr\u00ebs s\u00eb kryeqytetit, dua t\u2019i shkoj af\u00ebr legjendarit Sk\u00ebnderbe, i derdhur n\u00eb bronz e t\u2019i p\u00ebrulem n\u00eb shenj\u00eb respekti e dashurie p\u00ebr \u00e7ka b\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend. Dua t\u2019i vendos nj\u00eb nga tr\u00ebndafilat e mi posht\u00eb statuj\u00ebs hijer\u00ebnd\u00eb, por nuk mundem t\u2019i afrohem. Rrethimi model lines q\u00eb kryebashkiaku i ri i ka b\u00ebr\u00eb heroit tim nuk m\u00eb lejon aspak t\u2019i afrohem. Na kan\u00eb larguar si me porosi p\u00ebr t\u2019iu mos afruar korifeut dhe shenjtorit t\u00eb liris\u00eb sepse rezonancat e dashuris\u00eb dhe respektit q\u00eb furfurojn\u00eb mes Kastriotit dhe shqiptar\u00ebve ndoshta p\u00ebrflakin kopukizmin e k\u00ebtij regjimi t\u00eb regjur q\u00eb na e rogji tjet\u00ebrsimin.<\/p>\n<p>Eci me tr\u00ebndafilat e mi drejt bulevardit t\u00eb madh e ndaloj p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast. Jam n\u00eb udh\u00ebkryq mes institucioneve t\u00eb k\u00ebsaj republike e nuk di nga ta filloj. Ku t\u00eb shkoj si fillim t\u00eb \u00e7oj tr\u00ebndafilat e mi t\u00eb kuq e t\u00eb m\u00eb puthin fort, fort?<\/p>\n<p>N\u00eb bashki ku sundon terrori dhe dyert hapen vet\u00ebn p\u00ebr militant\u00eb?<br \/>\nN\u00eb bashkin\u00eb e vjedhur ku po transformohen e vidhen edhe boj\u00ebrat e mureve dhe sifon\u00ebt e haleve?<br \/>\nN\u00eb bashki t\u00eb shkoj un\u00eb, t\u2019i fal tr\u00ebndafilin e kuq Lul Bash\u00ebs e ky t\u00eb m\u00eb jap\u00eb mua puthje?<br \/>\nPo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb puthja leje nd\u00ebrtimi, tender unaze, licenc\u00eb transporti, kazan plehrash?<br \/>\nNuk e dua nga njeriu q\u00eb nuk ua fal puthjet familjar\u00ebve t\u00eb tij, por puth e jargavoset me kryedylberin e qeveris\u00eb.<br \/>\nNuk dua puthje nga vras\u00ebsi sepse m\u00eb mbetet si matrikull turpi mbi l\u00ebkur\u00ebn time.<\/p>\n<p>Tentoj t\u00eb futem n\u00eb Ministrin\u00eb e Ekonmis\u00eb por m\u00eb ndalojn\u00eb. M\u00eb kontrollojn\u00eb gonxhet sepse mes tyre mos ndoshta kam fshehur kamera, m\u2019i prish\u00ebn gonxhet ua shkoq\u00ebn petalet. Po iki, harbut\u00ebria e njer\u00ebzve aty m\u00eb ndjell p\u00ebshtirosje ndaj nuk e meritojn\u00eb dashurin\u00eb time. As te komshiu p\u00ebrball\u00eb i Nasip Na\u00e7os, te komshiu i tij ky bujku Genc Ruli nuk po iki. Nuk dua t\u00eb shkoj ta takoj e puthemi sepse edhe tr\u00ebndafilave do u mbetet qejfi. I shikoj tek r\u00ebnkojn\u00eb e ulin kok\u00ebn, nuk meritojn\u00eb tr\u00ebndafilat e bukur t\u2019i ofrohen nj\u00eb sh\u00ebmtie t\u00eb plakur.<\/p>\n<p>Ndan\u00eb bulevardit n\u00eb krah t\u00eb majt\u00eb, komshiu i gjeneralit Arben Imami, nishani i antikrimit dhe i policis\u00eb e meriton nj\u00eb tr\u00ebndafil dhe nj\u00eb puthje. E meriton sepse rraskapitet trefish p\u00ebr tu treguar korrekt me sh\u00ebndetin e tij, sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve dhe servilizmin e sforcuar ndaj eprorit t\u00eb tij. E meriton pak dashuri Bujari k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb trazuara vrasjesh e moti t\u00eb ftoht\u00eb t\u00eb ngrohet pak\u00ebz, t\u2019i ngrohet fyti dhe mendja sa p\u00ebr t\u00eb mos k\u00ebputur bro\u00e7kullat e radh\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb vendi m\u00eb i sigurt n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Te ministria e Mbrojtes nuk po iki se aty kut\u00ebrbon ende era e barutit dhe predhave t\u00eb G\u00ebrdecit. Kam frik\u00eb se m\u00eb thahen tr\u00ebndafilat.<\/p>\n<p>Eci mes makinave, njer\u00ebzve, trafikut t\u00eb r\u00ebnduar t\u00eb \u201cD\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Kombit\u201d. Vetja m\u00eb duket si Bruce Springsteen rrug\u00ebve t\u00eb Filadelfias e nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebmb\u00ebt m\u00eb ndalojn\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj?<\/em><\/p>\n<p>Majtas kam zyr\u00ebn e t\u00eb djathtit Berish\u00eb e djathtas kam zyr\u00ebn e the\u00e7eristes shkodrane Topalli \u00c7oba. Ku t\u00eb shkoj, ku t\u00eb mbyten, ku ta b\u00ebj si fillim qok\u00ebn e Sh\u00ebn Valentinit?<\/p>\n<p>T\u00eb shkoj te Doktori rrezik do b\u00ebhem p\u00ebr doktor. Nuk mundem t\u00eb ngjitem atje lart n\u00eb zyr\u00ebn e tij e t\u00eb shikoj korridoreve fytyrat e trembura t\u00eb urryera t\u00eb besnik\u00ebve gardist\u00eb. Jam n\u00eb dilem\u00eb n\u00ebse e meritojn\u00eb pak dashuri dhe k\u00ebta t\u00eb gjor\u00eb? Lulet i trembin k\u00ebta horra sepse nuk jan\u00eb m\u00ebsuar me t\u00eb bukur\u00ebn, puthjet po ua kursej se duken q\u00eb vijn\u00eb prej vatrash aspak t\u00eb ngrohta, m\u00eb duken bosh pa dashuri brenda. Syt\u00eb dhe shpirti u jan\u00eb thar\u00eb se kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk koen me dashuri e respekt, m\u00ebsohen harbutsh\u00ebm si t\u00eb dhunojn\u00eb e vrasin kund\u00ebrshtarin sepse kan\u00eb frik\u00eb nga fikja e pushtetit t\u00eb tyre. U fiket pushteti, u fiket fuqia, e fiken si pacient\u00eb t\u00eb nj\u00eb doktori pacient.<\/p>\n<p><em>Shko te Jozi m\u00eb thoni ju, se \u00ebsht\u00eb fem\u00ebr dhe meriton pak dashuri?<\/em><\/p>\n<p>Dua t\u00eb shkoj se e kam dashur pa mas\u00eb. E doja sepse m\u00eb dukej si gonxhe e brisht\u00eb, e bukur. Shndriste plot ves\u00eb si n\u00eb bah\u00e7et e Dugajve po shpejt \u00e7eli e u tha. U vyshk se ndenji gjat\u00eb n\u00eb saksin\u00eb e doktorit dhe u p\u00ebrzje me lule t\u00eb tjera artificiale pa ves\u00eb, me xixa kineze sp\u00ebrkatur. T\u00eb shkoj? Jam n\u00eb dilem\u00eb dhe frigohem, e kush m\u00eb garanton se n\u00eb vend t\u00eb puthjes m\u00eb ngul nj\u00eb t\u00eb kafshuar? E kam par\u00eb \u00e7do t\u00eb enjte kur v\u00ebrsulet dhe kafshon eg\u00ebrsisht opozit\u00ebn n\u00eb parlament, nuk shkoj ta uroj. Jam djal\u00eb beqar e m\u00eb dhimbset vetja.<\/p>\n<p>Vazhdoj t\u00eb eci majtas n\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt q\u00eb dua m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Po ngjitem andej nga Liceu Artistik po si mace e zez\u00eb rrug\u00ebn ma pret Petriti. Petriti drejtori i TVSH-s\u00eb, Petrit Beci p\u00ebr televizionin e t\u00eb cilit paguajm\u00eb \u00e7do muaj 1000 lek\u00eb e na transmeton monstruozitete q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend e k\u00ebt\u00eb njer\u00ebzi.<\/p>\n<p>&#8211; Merre, i b\u00ebrtas. Merre Petrit Beci nj\u00eb tr\u00ebndafil t\u00eb kuq P\u00ebrmeti dhe g\u00ebzuar Valentinin, o dit\u00ebzi. G\u00ebzuar dhe pak, vet\u00ebm pak dashuri mbill nga ekrani yt, nga ekrani i t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrroj mendje dhe marr rrug\u00ebn majtas e m\u00eb pas kthehem djathtas. Po hyj n\u00eb rrugic\u00ebn \u201cMustafa Matohiti\u201d qoshka ku prodhohet m\u00eb pak dashuri n\u00eb k\u00ebt\u00eb kryeqytet. Si p\u00ebr koincidenc\u00eb ndodhen p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs selia shqiptare e Ahmadinexhadit pers dhe sht\u00ebpia e Ahmedinaxhadit dardan. Kaloj duke b\u00ebrtitur si tregtar venedikas q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen:<\/p>\n<p>&#8211; Hajde tr\u00ebndafila t\u00eb kuq, hajde dashuri. U fal nj\u00eb tr\u00ebndafil,m\u00eb dhuroni nj\u00eb puthje\u2026 Hajde dashuri!<\/p>\n<p>Reagimet jan\u00eb t\u00eb papara. Rojet e ambasad\u00ebs iraniane struken t\u00eb fshehur. Nd\u00ebrsa njerzit dalin nga kafenet\u00eb aty posht\u00eb e shohin t\u00eb habitur e qeshin. M\u00eb afrohen, m\u00eb puthin, marrin lulet, shk\u00ebmbejm\u00eb numrat e celular\u00ebve, shkelim ndonj\u00eb sy.<\/p>\n<p>&#8211; Hajde dashuri dhe tr\u00ebndafila, vet\u00ebm puthje duam, jo lek\u00eb!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nga nj\u00eb prej ballkoneve t\u00eb katit t\u00eb kat\u00ebrt shfaqet Lili e f\u00ebmij\u00ebve autist\u00eb. M\u00eb admiron q\u00eb larg e m\u00eb fton:<\/p>\n<p>&#8211; Eja edhe tek ne k\u00ebtu brenda. Jepna dhe ne nj\u00eb tr\u00ebndafil P\u00ebrmeti. Burri im i ka deboles\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; Jooooooooooo! &#8211; vjen si uragan p\u00ebrgjigja e kalimtar\u00ebve<\/p>\n<p>Joooooooooooo! mos u ngjit atje sip\u00ebr. Nuk meriton dashuri dhe tr\u00ebndafila ajo familje. Mos e ndy fytyr\u00ebn me puthjet e tyre. I kemi dashur, puthur, votuar, respektuar qysh nga 1992 kat\u00ebr her\u00eb dhe nuk na e kan\u00eb kthyer mbrapsht respektin dhe dashurin\u00eb. Na gris\u00ebn edhe astar\u00ebt e xhepave, na gris\u00ebn edhe cip\u00ebn si rac\u00eb.<\/p>\n<p>Largohem mes revolt\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve e marr n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb. Ngjitem rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit t\u00eb shp\u00ebrndaj tr\u00ebndafilat e fundit. Te ambasada amerikane e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Mur i lart\u00eb, roje, burokraci, k\u00ebrkesa aplikimi p\u00ebr takime,kontrolle gjithandej. Nuk pres dot, e v\u00ebrvis p\u00ebrtej mureve nj\u00eb tr\u00ebndafil t\u00eb kuq lidhur me nj\u00eb fashet\u00eb t\u00eb bardh\u00eb ku kam shkruar \u201cWe, the albanians double love America because of FBI!\u201d<\/p>\n<p>Le ta mbyll sh\u00ebtitjen time t\u00eb dashuris\u00eb n\u00eb qytez\u00ebn ku rilindi dashuria dhe shpresa. Dua t\u00eb takoj e puthem me student\u00eb e studente sepse atje patjet\u00ebr do t\u00eb gjej energji. Atje ka aventura, libra, alkool, fukarall\u00ebk, menca, facebook, seks, debate, \u00ebndrra p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u2026 Dua t\u00eb futem n\u00eb \u00e7do godin\u00eb e dhom\u00eb pa paguar n\u00ebndor\u00eb rojet e kujdestar\u00ebt me dy mij\u00eb lek\u00ebsha.<\/p>\n<p>Mos, u zhg\u00ebnjeva edhe k\u00ebtu. Nuk paska r\u00ebn\u00eb d\u00ebbor\u00eb shkurti, por thjesht ky campus studentor qenka mbuluar nga tisi i makiatove, cigareve t\u00eb hapura, llotove dhe dembelizmit.<\/p>\n<p>Nuk ia vlen. M\u00eb kot pretendova se do zbuloja t\u00eb nes\u00ebrmen e kthjell\u00ebt t\u00eb vendit tim.<\/p>\n<p><strong>2.\/Pa shpenzime<\/strong><\/p>\n<p>Ku ta mbyll aventur\u00ebn time?<\/p>\n<p>Tirana m\u00eb zhg\u00ebnjeu. Po eci drejt lindjes, po dal jasht\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Jo, jo t\u00eb gjitha rrug\u00ebt t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te TEG-u i Samirit, un\u00eb kthehem djathtas. M\u00eb mir\u00eb nga liqeni dhe relaksohem vet\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb mir\u00eb nga liqeni dhe masturboj shkurreve pa gjethe t\u00eb k\u00ebtij dimri sesa t\u00eb festoj nj\u00eb Sh\u00ebn Valentin n\u00eb nj\u00eb metropol pa dashuri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bledi Mane &#8211; Public Enemy, 13 Shkurt 2012 www.facebook.com\/bledi.mane 1.\/ Jam duke dal\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs. Kam ardhur enkas nga P\u00ebrmeti im me nj\u00eb tuf\u00eb tr\u00ebndafilash t\u00eb kuq. Jan\u00eb gonxhe t\u00eb pa\u00e7elura dimri, por arom\u00ebn e kan\u00eb porsi n\u00eb maj. Kam ardhur t\u00eb sh\u00ebtis rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs e t\u00eb takohem me njer\u00ebzit k\u00ebtu, k\u00ebtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11693","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dua nj\u00eb puthje p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dua nj\u00eb puthje p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Bledi Mane &#8211; Public Enemy, 13 Shkurt 2012 www.facebook.com\/bledi.mane 1.\/ Jam duke dal\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs. Kam ardhur enkas nga P\u00ebrmeti im me nj\u00eb tuf\u00eb tr\u00ebndafilash t\u00eb kuq. Jan\u00eb gonxhe t\u00eb pa\u00e7elura dimri, por arom\u00ebn e kan\u00eb porsi n\u00eb maj. Kam ardhur t\u00eb sh\u00ebtis rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs e t\u00eb takohem me njer\u00ebzit k\u00ebtu, k\u00ebtu [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-02-13T22:29:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/shen_valentin.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dua nj\u00eb puthje p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin\",\"datePublished\":\"2012-02-13T22:29:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/\"},\"wordCount\":1783,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/shen_valentin.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/\",\"name\":\"Dua nj\u00eb puthje p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/shen_valentin.jpg\",\"datePublished\":\"2012-02-13T22:29:09+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/shen_valentin.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/shen_valentin.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dua nj\u00eb puthje p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dua nj\u00eb puthje p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dua nj\u00eb puthje p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Bledi Mane &#8211; Public Enemy, 13 Shkurt 2012 www.facebook.com\/bledi.mane 1.\/ Jam duke dal\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs. Kam ardhur enkas nga P\u00ebrmeti im me nj\u00eb tuf\u00eb tr\u00ebndafilash t\u00eb kuq. Jan\u00eb gonxhe t\u00eb pa\u00e7elura dimri, por arom\u00ebn e kan\u00eb porsi n\u00eb maj. Kam ardhur t\u00eb sh\u00ebtis rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs e t\u00eb takohem me njer\u00ebzit k\u00ebtu, k\u00ebtu [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-02-13T22:29:09+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/shen_valentin.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dua nj\u00eb puthje p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin","datePublished":"2012-02-13T22:29:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/"},"wordCount":1783,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/shen_valentin.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/","name":"Dua nj\u00eb puthje p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/shen_valentin.jpg","datePublished":"2012-02-13T22:29:09+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/shen_valentin.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/shen_valentin.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dua-nje-puthje-per-shen-valentin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dua nj\u00eb puthje p\u00ebr Sh\u00ebn Valentin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11693","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11693"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11693\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}