{"id":11671,"date":"2012-02-06T21:09:47","date_gmt":"2012-02-06T20:09:47","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1601"},"modified":"2012-02-06T21:09:47","modified_gmt":"2012-02-06T20:09:47","slug":"a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/","title":{"rendered":"A jemi ne sot nj\u00eb komb i palumtur?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Koloreto Cukali\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/koloreto_cukali.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Koloreto Cukali<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam nj\u00eb problem me statistikat. Koncepti m\u00eb \u00e7njer\u00ebzor p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb ai i PBB, Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto. Bashk\u00eb me t\u00eb dhe deficiti buxhetor. Jam ndjer\u00eb k\u00ebshtu ndaj shifrave sa her\u00eb zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb statistikave e krahasoja me Shqip\u00ebrin\u00eb time, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen, t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb halleve e lumturis\u00eb s\u00eb tyre. Shqip\u00ebria ime me Shqip\u00ebrin\u00eb e shifrave nuk kan\u00eb shum\u00eb lidhje. Sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrparon Shqip\u00ebria e shifrave, aq m\u00eb e vetmuar shoq\u00ebria shqiptare; sa m\u00eb i lart\u00eb Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto, aq m\u00eb t\u00eb panjer\u00ebzish\u00ebm e t\u00eb ligj njer\u00ebzit; sa m\u00eb stab\u00ebl inflacioni, aq m\u00eb shum\u00eb dhun\u00eb ndaj nj\u00ebri-tjetrit, deri n\u00eb asgj\u00ebsim.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb un\u00eb besoj \u00ebsht\u00eb se shifrat e zhvillimit, nuk tregojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr njeriun. M\u00ebnyra si e masim zhvillimin \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi t\u00eb kalbur ekonomik e shoq\u00ebror, q\u00eb e tregoi veten vitet e fundit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb \u00e7asti q\u00eb komentuesit nervoz\u00eb, fillojn\u00eb e p\u00ebrmendin vendet q\u00eb kan\u00eb par\u00eb, \u201cshko n\u00eb filan shtet\/qytet e shih \u00e7\u2019b\u00ebhet\u201d, \u201cmos kujto se ky problem \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm te ne\u201d etj.<\/p>\n<p>Sigurisht. N\u00eb asgj\u00eb q\u00eb shkruaj nuk kam besuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb problem vet\u00ebm i brendsh\u00ebm. Shoq\u00ebria njer\u00ebzore kalon sfida t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb planetin. Sistemi, ai q\u00eb propagandohet si m\u00eb i suksesshmi, \u00ebsht\u00eb jo-funksional gjithandej. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebtu tek ne, sistemi nuk pikon depresion. Pikon gjak.<\/p>\n<p><strong>Kombi i palumtur<\/strong><\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb dita jon\u00eb shkon mes pyetjesh q\u00eb na brejn\u00eb.<\/p>\n<p>A thua do t\u00eb na vonojn\u00eb rrogat? A m\u00eb dalin 10 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr sonte? A do gjej parkim? A do t\u00eb ma thyejn\u00eb xhamin? A do t\u00eb mi vjedhin tasat e rrotave? Kushedi sa na kan\u00eb ardhur dritat? Ku ta v\u00ebm\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb dyt\u00eb? Kush do t\u00eb ma marr\u00eb vajz\u00ebn nga shkolla? \u00c7far\u00eb dhurate t\u2019i b\u00ebj m\u00ebsueses s\u00eb djalit? Ku t\u2019i gjej nj\u00eb mik profesorit? A thua e ha lekun? T\u00eb ket\u00eb luajtur prap\u00eb bixhoz? Ku t\u2019i gjej parat\u00eb p\u00ebr borxhin? Si s\u2019kam nj\u00eb fem\u00ebr beqare te puna? Do t\u00eb na e nd\u00ebrrojn\u00eb shefin, se sapo e rregullova muhabetin? Sa dit\u00eb pushim mund t\u00eb b\u00ebj me kaq kursime?<\/p>\n<p>K\u00ebto pyetje, jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe p\u00ebrgjigje. P\u00ebrgjigjet e nj\u00eb kombi t\u00eb palumtur.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb se, n\u00ebse n\u00eb teori ne i g\u00ebzojm\u00eb t\u00eb drejtat baz\u00eb njer\u00ebzore, pse, jemi p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb t\u00eb frustruar? N\u00ebse vendi ec\u00ebn p\u00ebrpara, qoft\u00eb dhe me milimetra, pse jemi t\u00eb palumtur? N\u00ebse g\u00ebzojm\u00eb fjal\u00ebn e lir\u00eb, garancin\u00eb e strehimit e ushqimit, pse jemi p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb t\u00eb pasigurt?<\/p>\n<p>Kam gjetur nj\u00eb merak t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb pun\u00ebt e Martha Nussbaum, filozofes amerikane. Idet\u00eb e saj, jan\u00eb ndoshta nj\u00eb pik\u00ebnisje e re p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb re. Idet\u00eb e saj kan\u00eb mbi 10 vite n\u00eb qarkullim. Por, ndoshta, tani koha p\u00ebr to ka ardhur.<\/p>\n<p>Kapacitetet tona<\/p>\n<p>Zhvillimi, nuk mund t\u00eb jet\u00eb thjesht PBB-ja. PBB-ja \u00e7udit\u00ebrisht rritet s\u00eb bashku me p\u00ebrqindjen e vet\u00ebvrasjeve. Nj\u00eb popull i zhvilluar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb popull i cili i p\u00ebrdor n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kapacitetet e veta. Shihni pak p\u00ebrreth, sa nga njer\u00ebzit q\u00eb ju njihni b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb v\u00ebrtet qejf t\u00eb b\u00ebjn\u00eb?<\/p>\n<p>Ne nuk i shfryt\u00ebzojm\u00eb kapacitetet tona, sepse askush nuk na e ka m\u00ebsuar q\u00eb mir\u00ebqenia, \u00ebsht\u00eb E DREJTA jon\u00eb. Nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr zhvillim ekonomik n\u00eb qoft\u00eb se njeriu nuk ka mir\u00ebqenie, le t\u00eb jet\u00eb si e sa t\u00eb doj\u00eb inflacioni.<\/p>\n<p>Martha Nussbaum, ka p\u00ebrpunuar nj\u00eb list\u00eb t\u00eb kapaciteteve t\u00eb njeriut. Plot\u00ebsimi i tyre, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb program ekonomik zhvillimi.<\/p>\n<p>10 kapacitetet e njeriut<\/p>\n<p>M\u00eb duket me vler\u00eb ti rendis t\u00eb dhjet\u00eb kapacitetet q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb mir\u00ebqenien e njeriut. K\u00ebshtu, mund t\u00eb kuptoj m\u00eb mir\u00eb, pse nuk ka mir\u00ebqenie n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>1. Jeta. Sipas filozofes, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb njeriu t\u00eb jetoj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb plot\u00eb, deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb normale. Njeriu, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mos vdes\u00eb para kohe.<\/p>\n<p>2. Sh\u00ebndeti i trupit. Njeriu ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb, sh\u00ebndet riprodhues, t\u00eb ushqehet ashtu si\u00e7 duhet, t\u00eb ket\u00eb streh\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>3. Integriteti i trupit. Njeriu duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb l\u00ebviz\u00eb i lir\u00eb nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin; t\u00eb jet\u00eb i mbrojtur nga dhuna, sulmet, p\u00ebrdhunimet; t\u00eb ket\u00eb shanse p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb e dh\u00ebn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi seksuale dhe t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi zgjedhje riprodhuese.<\/p>\n<p>4. Shqisat, imagjinata, mendimi. Kushdo duhet t\u00eb jet\u00eb i aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb shqisat e veta; t\u00eb imagjinoj\u00eb, t\u00eb mendoj\u00eb e t\u00eb arsyetoj\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i duhet arsimimi i p\u00ebrshtatsh\u00ebm. T\u00eb ket\u00eb eksperiencat q\u00eb zgjedh vet\u00eb; t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb mendjen i mbrojtur nga liria e t\u00eb shprehurit, t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb p\u00ebr fen\u00eb dhe vot\u00ebn e vet; t\u00eb marr\u00eb eksperienca q\u00eb i falin k\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>5. Emocionet. Njeriu ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb lidhet me njer\u00ebzit e me sendet jasht\u00eb vetes; t\u00eb dashuroj\u00eb e t\u00eb qaj\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e atyre q\u00eb do, t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb mallin, mir\u00ebnjohjen dhe deri inatin e justifikuar; njeriu ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb emocionet e veta t\u00eb mos i shkaktohen nga frika e ankthi prej dikujt a di\u00e7kaje.<\/p>\n<p>6. Arsyeja praktike. Njeriu ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jet\u00eb i aft\u00eb t\u00eb formoj\u00eb idet\u00eb e veta mbi t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb keqen dhe t\u00eb reflektoj\u00eb mbi planifikimin e jet\u00ebs s\u00eb tij. Njeriu ka t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrgjegjes.<\/p>\n<p>7. Bashkimi. Njeriu ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebr dhe me t\u00eb tjer\u00ebt; t\u00eb shqet\u00ebsohet p\u00ebr qeniet e tjera njer\u00ebzore, t\u00eb nd\u00ebrlidhet me ta n\u00eb forma t\u00eb ndryshme nd\u00ebrveprimi social; t\u00eb preket nga hallet e t\u00eb tjer\u00ebve: t\u00eb jet\u00eb i aft\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe miq\u00ebsi; t\u00eb trajtohet si i barabart\u00eb e i nj\u00ebvlersh\u00ebm me k\u00ebdo qenie njer\u00ebzore mbi tok\u00eb.<\/p>\n<p>8. Qeniet e tjera. Kushdo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebr dhe n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb me kafsh\u00ebt, bim\u00ebt, dhe bot\u00ebn natyrore.<\/p>\n<p>9. Loja. Njeriu ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb qesh\u00eb, t\u00eb luaj\u00eb, t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb aktivitete rekreative.<\/p>\n<p>10. Kontroll mbi mjedisin e vet.(A)Politik: t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive n\u00eb zgjedhjet politike q\u00eb drejtojn\u00eb jet\u00ebn e tij; pjes\u00ebmarrje e lir\u00eb, liri shprehjeje, liri krijimi partish. (B)Material: t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb pron\u00eb; t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb gjej\u00eb pun\u00eb, i barabart\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebto kapacitete shkojn\u00eb p\u00ebrtej t\u00eb drejtave baz\u00eb t\u00eb njeriut. Ato jan\u00eb nj\u00eb program ekonomik, q\u00eb askush nuk ka nd\u00ebr mend ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Shqip\u00ebria ime \u00ebsht\u00eb vendi ku thuajse askush nuk i praktikon kapacitetet e tij. Madje, nj\u00eb pjes\u00eb prej nesh nuk g\u00ebzojn\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn nga ato liri thelb\u00ebsore. Prandaj jemi nj\u00eb komb i palumtur.<\/p>\n<p>Politika e kapaciteteve<\/p>\n<p>10 kapacitetet e Martha Nussbaum, jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa tekste librash e intervistash. Ato jan\u00eb nj\u00eb program politik dhe ekonomik p\u00ebr vitet q\u00eb vijn\u00eb. Ato jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkufizim i liris\u00eb.<\/p>\n<p>Liria jon\u00eb substanciale sipas Amartya Sen, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i jet\u00ebs q\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe liris\u00eb q\u00eb g\u00ebzojm\u00eb. Jet\u00ebt tona duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura, dhe ne duhet t\u00eb jemi njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb plot\u00eb nga ana sociale.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i shum\u00eb njer\u00ebzve sot \u00ebsht\u00eb t\u00eb heqin nj\u00eb person ose grup politik nga pushteti. Kur, duhej t\u00eb ishte lufta p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb pushtet nj\u00eb lidership i cili vjen mbi k\u00ebt\u00eb program: ti garantoj\u00eb \u00e7do shqiptari se do t\u00eb kujdeset p\u00ebr kapacitetet e liris\u00eb s\u00eb secilit.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt nuk mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb njer\u00ebz q\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb. Lider\u00ebt, do duhej t\u00eb ishin njer\u00ebz q\u00eb e din\u00eb se \u00e7far\u00eb i nevojitet njeriut dhe na th\u00ebrrasin ta nd\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Politika duhet t\u00eb vij\u00eb e frym\u00ebzuar. 10 kapacitetet e filozofes Nussbaum, duhet t\u00eb jen\u00eb baza mbi t\u00eb cilat t\u00eb ngrihet shteti e politikat shtet\u00ebrore. 10 kapacitetet i duhen m\u00ebsuar f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkoll\u00eb e n\u00eb familje, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koh\u00eb e re p\u00ebr politik\u00ebn, p\u00ebr arsimimin dhe p\u00ebr jet\u00ebn \u00ebsht\u00eb pas murit. Ne mund t\u00eb ngelemi t\u00eb fundit. Por, ajo do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb her\u00ebt a von\u00eb.<\/p>\n<p>Jeta, si film ku nuk luajm\u00eb ne<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb filmat amerikan\u00eb, flas p\u00ebr filmat komercial\u00eb me happy end, njer\u00ebzit b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb interesante, t\u00eb k\u00ebndshme. Ne i mbajm\u00eb kanalet te filmat e g\u00ebzuesh\u00ebm e me happy end. N\u00eb n\u00ebnnd\u00ebrgjegjen ton\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb do donim t\u00eb ishim ata personazhet e filmit, me nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb ta b\u00ebnim me qejf, do donim t\u00eb takonim njer\u00ebz interesant\u00eb, t\u00eb binim n\u00eb dashuri me persona t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb flasim iden\u00eb ton\u00eb mbi bot\u00ebn. T\u00eb udh\u00ebtonim. T\u00eb ishim t\u00eb lir\u00eb, e t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p>Shihni pak rrotull.<\/p>\n<p>Filmi yn\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nga ata me happy end.<\/p>\n<p>Pak kush nga ata q\u00eb njoh b\u00ebn at\u00eb pun\u00eb q\u00eb ka qejf, voton at\u00eb q\u00eb vlen, dashuron at\u00eb q\u00eb e plot\u00ebson, konkurron i lir\u00eb p\u00ebr projekte, jeton aty ku ndjehet m\u00eb mir\u00eb. Askush nuk thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn apo at\u00eb q\u00eb beson.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ka akoma shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb par\u00eb akoma as Tiran\u00ebn. Ka njer\u00ebz t\u00eb frustruar q\u00eb nuk e din\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb dashuria, ve\u00e7 kur e marrin me dhun\u00eb. Ka njer\u00ebz q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb qeshin ve\u00e7 t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb. Ka njer\u00ebz q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb por kan\u00eb marr\u00eb mastera e phd. N\u00eb Tiran\u00eb qent\u00eb rruga\u00e7\u00eb i vrasin, breshkat i kontrabandojn\u00eb. Protestuesit, i pushkatojn\u00eb. Vot\u00ebn e blejn\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt nuk luajn\u00eb dot n\u00eb rrug\u00eb. Rom\u00ebt i djegin. Shqip\u00ebria, si pron\u00eb e paluajtshme i p\u00ebrket shum\u00eb pak njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ka njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur, ve\u00e7 prangave.<\/p>\n<p>Koha e re<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb agimet e nj\u00eb kohe t\u00eb re. Edhe pse, qielli p\u00ebrmbi ne \u00ebsht\u00eb kryesisht i zi. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb Matrix dhe nuk na drejtojn\u00eb makinat.<\/p>\n<p>Njeriu ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb mos vdes\u00eb para kohe, t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet, t\u00eb l\u00ebviz\u00eb e lir\u00eb t\u00eb riprodhohet, t\u00eb marr\u00eb edukimin e duhur e t\u00eb shpreh\u00eb kreativitetin e vet, t\u00eb ket\u00eb lidhje afektive, t\u00eb ket\u00eb konceptin e vet kritik mbi bot\u00ebn, t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb raport me t\u00eb tjer\u00ebt e n\u00eb harmoni me qeniet e tjera, t\u00eb luaj\u00eb, t\u00eb qesh\u00eb e t\u00eb jet\u00eb kreativ, t\u00eb ket\u00eb zgjedhje politike e t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb prona.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ligji i ri njer\u00ebzor dhe flamuri i ri i pranverave t\u00eb reja arabe.<\/p>\n<p>Zhvillimi, vjen pavar\u00ebsisht se shum\u00eb njer\u00ebz ishin kund\u00ebr makinave me avull apo kund\u00ebr kompjuter\u00ebve.<\/p>\n<p>Qielli yn\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma i zi. Por, nuk ka mij\u00ebra rrug\u00eb p\u00ebr zhvillimin. Ka vet\u00ebm nj\u00eb. Dhe, qoft\u00eb dhe me milimetra, ne, nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb dot n\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>10 kapacitetet, jan\u00eb dimensioni i ri i liris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe \u2013 m\u00eb duket se e ka th\u00ebn\u00eb Gorki \u2013 lirin\u00eb nuk e meritojn\u00eb ata q\u00eb nuk jan\u00eb gati \u00e7do dit\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb e t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Koloreto Cukali Un\u00eb kam nj\u00eb problem me statistikat. Koncepti m\u00eb \u00e7njer\u00ebzor p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb ai i PBB, Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto. Bashk\u00eb me t\u00eb dhe deficiti buxhetor. Jam ndjer\u00eb k\u00ebshtu ndaj shifrave sa her\u00eb zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb statistikave e krahasoja me Shqip\u00ebrin\u00eb time, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen, t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb halleve e lumturis\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11671","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>A jemi ne sot nj\u00eb komb i palumtur? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A jemi ne sot nj\u00eb komb i palumtur? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Koloreto Cukali Un\u00eb kam nj\u00eb problem me statistikat. Koncepti m\u00eb \u00e7njer\u00ebzor p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb ai i PBB, Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto. Bashk\u00eb me t\u00eb dhe deficiti buxhetor. Jam ndjer\u00eb k\u00ebshtu ndaj shifrave sa her\u00eb zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb statistikave e krahasoja me Shqip\u00ebrin\u00eb time, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen, t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb halleve e lumturis\u00eb s\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-02-06T20:09:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/koloreto_cukali.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"A jemi ne sot nj\u00eb komb i palumtur?\",\"datePublished\":\"2012-02-06T20:09:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/\"},\"wordCount\":1966,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/koloreto_cukali.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/\",\"name\":\"A jemi ne sot nj\u00eb komb i palumtur? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/koloreto_cukali.jpg\",\"datePublished\":\"2012-02-06T20:09:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/koloreto_cukali.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/koloreto_cukali.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A jemi ne sot nj\u00eb komb i palumtur?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A jemi ne sot nj\u00eb komb i palumtur? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"A jemi ne sot nj\u00eb komb i palumtur? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Koloreto Cukali Un\u00eb kam nj\u00eb problem me statistikat. Koncepti m\u00eb \u00e7njer\u00ebzor p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb ai i PBB, Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto. Bashk\u00eb me t\u00eb dhe deficiti buxhetor. Jam ndjer\u00eb k\u00ebshtu ndaj shifrave sa her\u00eb zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb statistikave e krahasoja me Shqip\u00ebrin\u00eb time, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen, t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb halleve e lumturis\u00eb s\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-02-06T20:09:47+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/koloreto_cukali.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"A jemi ne sot nj\u00eb komb i palumtur?","datePublished":"2012-02-06T20:09:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/"},"wordCount":1966,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/koloreto_cukali.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/","name":"A jemi ne sot nj\u00eb komb i palumtur? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/koloreto_cukali.jpg","datePublished":"2012-02-06T20:09:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/koloreto_cukali.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/koloreto_cukali.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-jemi-ne-sot-nje-komb-i-palumtur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A jemi ne sot nj\u00eb komb i palumtur?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11671","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11671"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11671\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}