{"id":11646,"date":"2012-01-28T09:45:34","date_gmt":"2012-01-28T08:45:34","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1451"},"modified":"2012-01-28T09:45:34","modified_gmt":"2012-01-28T08:45:34","slug":"isa-boletini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/","title":{"rendered":"ISA BOLETINI"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Isa Boletini\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/isa_boletini.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Isa Boletini<\/strong> (1864 &#8211; 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udh\u00ebheq\u00ebs i l\u00ebvizjeve p\u00ebr \u00e7lirim e bashkim komb\u00ebtar ku bashk\u00eb me <strong>Idriz Seferin <\/strong>p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb kombinim q\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb mit nd\u00ebr bjeshk\u00ebt e Kosov\u00ebs, Hero i Popullit. Lindi n\u00eb fshatin Boletin, Mitrovic\u00eb. Ai ishte i pashkolluar, me nj\u00eb nam t\u00eb madh p\u00ebr guximin dhe arritjet.<\/p>\n<p>Mbiemri origjinal i familjes Boletini asht\u00eb Maksutaj nga fisi Shal\u00eb i vendosur ne Isniq pran\u00eb De\u00e7anit, dhe me von\u00eb migruan drejt fshatit Boletin n\u00eb Kosoven veriore, prej nga mueren dhe mbiemrin. B\u00ebmat e tij u b\u00ebn\u00eb legjenda, dhe arratisjet e tij nga turqit e serb\u00ebt p\u00ebrralla. N\u00eb mosh\u00ebn 17 vje\u00e7are mori pjes\u00eb si luft\u00ebtar i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit n\u00eb betej\u00ebn e Slivov\u00ebs (22 prill 1881) kund\u00ebr forcave osmane.<\/p>\n<p>P\u00ebrkrahu Haxhi Zek\u00ebn dhe atdhetar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb themelimin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Pej\u00ebs (1899-1900) dhe n\u00eb q\u00ebndres\u00ebn e saj kund\u00ebr sunduesve osman\u00eb dhe qarqeve shoviniste fqinj\u00eb. Ai mori pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb kuvend n\u00eb krye t\u00eb delegat\u00ebve t\u00eb Mitrovic\u00ebs ku u mori p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb vendimet e Kuvendit do t&#8217;i zbatonte me p\u00ebrpikm\u00ebri.<\/p>\n<p>Por armiqt\u00eb shekullor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si gjithmon\u00eb, sa e pan\u00eb se shqiptar\u00ebt filluan t\u00eb organizohen, gjet\u00ebn nj\u00eb kal\u00eb troje q\u00eb e fut\u00ebn n\u00eb mes p\u00ebr t\u00eb per\u00e7ar\u00eb shqiptar\u00ebt. Pik\u00ebrisht kur Lidhja e Pej\u00ebs po merrte po at\u00eb shtrirje e at\u00eb karakter Komb\u00ebtar si t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit, me dor\u00ebn tradhtare t\u00eb shqiptarit Mahmut Zajmi t\u00eb shitur te osmanlia e te Serbia, m\u00eb 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes s\u00eb Pej\u00ebs, t\u00eb madhin Haxhi Zeka. Betej\u00ebn e par\u00eb me ushtrin\u00eb osmane Isa Boletini e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1895. Valiu i Kosov\u00ebs Hafiz Pasha i dha urdh\u00ebr majorit Mehmet Efendiut q\u00eb ta sulmonte n\u00eb befasi Isa Boletinin dit\u00ebn e Bajramit.<\/p>\n<p>Por Isai ishte m\u00ebsuar me pabesit\u00eb e osmanlijve dhe rrinte gjithmon\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr \u00e7do t\u00eb papritur. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb majori turk n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb taborri ushtar\u00ebsh u nis p\u00ebr Boletin. Nd\u00ebrkoh\u00eb Isai i kishte z\u00ebn\u00eb pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vet\u00ebm q\u00eb e shpartalloi ushtrin\u00eb osmane po vrau shum\u00eb prej tyre dhe vet\u00eb majorin q\u00eb e la kok\u00ebn n\u00eb luft\u00eb. Nd\u00ebrsa Isai me forcat e tij i shkoi n\u00eb fshatin Banj\u00eb dhe i \u00e7oi fjal\u00eb Veliut: &#8220;Shnosh e mir\u00eb arrita n\u00eb Banj\u00eb, nd\u00ebrsa majorin Mehmet Efendiun e lash n\u00eb Boletin. Po t\u00eb doni urdhnoni edhe ju se po ju pres si majorin&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo fitore u p\u00ebrhap si rrufe n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn dhe autoriteti i Isait urrit shum\u00eb sidomos n\u00eb Kosov\u00ebn Veriore. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Kulla e Boletin\u00ebve u b\u00eb nj\u00eb vend peligrinazhi ku shkonin shum\u00eb vizitor jo vet\u00ebm shqiptar, po edhe gazetar\u00eb e korrespondent t\u00eb huaj gj\u00eb e cila i ra n\u00eb sy qeveris\u00eb osmane. Mb\u00ebshteti rilind\u00ebsit shqiptar\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkollat, madje nd\u00ebrtoi shkoll\u00ebn e par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr Boletinin e Shal\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1902 u hap lajmi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn se s\u00eb shpejti n\u00eb Mitrovic\u00eb Rusia do t\u00eb hapte nj\u00eb konsullat\u00eb. Q\u00ebllimi i saj ishte p\u00ebr t&#8217;i shkuar n\u00eb ndihm\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Isa Boletini, sa e m\u00ebsoi at\u00eb lajm, i \u00e7oi fjal\u00eb Valiut duke i th\u00ebn\u00eb se ai nuk do ta lejonte q\u00eb t\u00eb hapej konsullat\u00eb ruse n\u00eb Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Na nuk do t\u00eb lejojm\u00eb kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb vij\u00eb kangjalloz t\u00eb Miskokit n\u00eb Mitrovic\u00eb&#8221;, i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqet\u00ebsoi shum\u00eb qeveri\u00eb osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullat\u00ebs dhe ajo vendosi q\u00eb me \u00e7do kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta b\u00ebnte at\u00eb veprim se me Isain nuk ishte m\u00eb vet\u00ebm Shala, por Mitrovica me Vusht\u00ebri e Llap. E ndodhur para k\u00ebtij fakti, ajo vendosi q\u00eb ta bind\u00eb me t\u00eb mir\u00eb Isa Boletinin.<\/p>\n<p>Mbas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh ajo ia arriti q\u00ebllimit q\u00eb ta bind Isain q\u00eb ai t\u00eb shkonte n\u00eb Stamboll, por Isai iu vuri k\u00ebto kushte:<\/p>\n<p>1) Konsullit rus t&#8217;i ndalohej ardhja n\u00eb Mitrovic\u00eb<br \/>\n2) T\u00eb lihem i armatosun e me shok\u00eb<br \/>\n3) T\u00eb banoj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Stamboll<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi n\u00eb Mitrovic\u00eb. Por populli q\u00eb ishte lidhur me bes\u00eb se nuk do ta lejonte t\u00eb hapej konsullata ruse n\u00eb Mitrovic\u00eb, u \u00e7ua n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe filoi luft\u00ebn. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Konsulli rus q\u00eb ishte artilier, doli vet\u00eb t\u00eb komandonte top\u00e7ijt kundra shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb rezervist shqiptar n\u00eb ushtrin\u00eb osmane pyeti: &#8220;Po kush asht ai q\u00eb po komandon top\u00e7ijt? Dhe kur i thon\u00eb se ishte kangjalozi rus, ai menj\u00ebher\u00eb ia ktheu pushk\u00ebn dhe e vrau. N\u00eb Stamboll Isai mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm ndaj pashallar\u00ebve e qeveritar\u00ebve dhe sht\u00ebpia e tij ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb vend strehimi p\u00ebr patriot\u00ebt dhe sht\u00ebpi bamir\u00ebsie p\u00ebr hallexhinjt\u00eb q\u00eb shkonin nga Kosova.<\/p>\n<p>Nga Stambolli Isa Boletini u lirua t\u00eb kthehej n\u00eb Kosov\u00eb pas kat\u00ebr vitesh, m\u00eb 1906 kur Rusia u mund n\u00eb luft\u00eb nga Japonia se p\u00ebrndryshe s&#8217;kishte p\u00ebr t&#8217;u liruar kurr\u00eb. Kur ia komunikuan lrimin ai tha: &#8220;Ma \u00e7oi Zoti Zhapanin (Japonezin) n\u00eb ndihm\u00eb e ia theu kryet Muskovit (Rusis\u00eb) e mue m&#8217;u dha mund\u00ebsia t\u00eb kthehem n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;. Sulltani i dha titullin Bej, (pasha) e \u00e7ifliqe n\u00eb Stamboll, vet\u00ebm t\u00eb rrinte atje, por ai iu p\u00ebrgjigj: &#8220;Ma i mir\u00eb asht Boletini, se Stambolli&#8221;. Mbas kthimit n\u00eb Kosov\u00eb Isai priti e p\u00ebrcolli miq e dashamir\u00eb dhe merrte informata nga ata q\u00eb e vizitonin se si i kishin pun\u00ebt me qeverin\u00eb n\u00eb vendet e tyre.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb pak\u00ebnaqur e t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr veprim, ai me shaka u thoshte: &#8220;Po sikur t\u00eb fillonim ndonj\u00eb kryengritje p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb drejtat tona, a jini t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb baheni fidakqor? (flijuar)&#8221;, dhe t\u00eb gjith\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn se ishin gati. M\u00eb 1901-1902, Boletini u caktua si koka e &#8220;Rojeve shqiptare&#8221; t\u00eb Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) n\u00eb Stamboll, ku kaloi 4 vitet e ardhshme. Ai q\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb deri m\u00eb 1908, kur n\u00eb n\u00ebntor ai i dh\u00e1 p\u00ebrkrahjen Revolucionit Xhonturk.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb nga organizator\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Ferizajt (1908) q\u00eb luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shpalljen e Kushtetut\u00ebs. Iu kund\u00ebrvu politik\u00ebs reaksionare e antishqiptare t\u00eb xhonturq\u00ebve. Kur Xhavid Pasha d\u00ebrgoi 7,000 burra me n\u00eb krye Dervish pash\u00ebn drejt Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtronte Kosov\u00ebn, Isa Boletini me nj\u00eb grusht burrash shtjelluan nj\u00eb mbrojtje t\u00eb guximshme. Gjat\u00eb d\u00ebbimit trupat osmane dogj\u00ebn kull\u00ebn e familjes s\u00eb tij n\u00eb shenj\u00eb hakmarrje. Armiq\u00ebsia ndaj serb\u00ebve nisi po m\u00eb 1908, kur Isa me njer\u00ebzit e vet \u00e7armatos bandat serbe t\u00eb komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, t\u00eb furnizuara me arm\u00eb po nga Rusia.<\/p>\n<p>N\u00eb 1909 Boletini udh\u00ebhiqte betejat nga Prishtina n\u00eb Prizren e m\u00eb tej edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, Burri i Kosov\u00ebs luajti rolin qendror si kryetar i kryengritjes t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb 1910 kur udh\u00ebhoqi luft\u00ebtar\u00ebt n\u00eb betejat e zhvilluara me ushtrin\u00eb turke n\u00eb zonat Shtimlje-Carralev\u00eb m\u00eb 1910 ku turqit thyhen keqas e m\u00eb pas nd\u00ebrton edhe nj\u00ebher\u00eb shkoll\u00ebn shqipe dhe kull\u00ebn q\u00eb edhe sot q\u00ebndrojn\u00eb, e m\u00eb tej kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb Serbis\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Rusis\u00eb e Austro-Hungaris\u00eb (kjo e fundit u p\u00ebrball me aneksimin e synyar t\u00eb Sanxhakut) n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>U dallua si udh\u00ebheq\u00ebs e organizator i kryengritjeve t\u00eb m\u00ebdha popullore antiosmane t\u00eb viteve 1910-1912. Mb\u00ebshteti kryengritjen antiosmane t\u00eb v. 1911, udh\u00ebhoqi forcat kryengrit\u00ebse n\u00eb zon\u00ebn Drenic\u00eb-Mitrovic\u00eb dhe Podujev\u00eb-Prishtin\u00eb m\u00eb 1912. Gjat\u00eb Luft\u00ebs Ballkanike n\u00eb tetor 1912, u vu n\u00eb krye t\u00eb \u00e7etave t\u00eb armatosura vullnetare p\u00ebr mbrojtjen e trojeve shqiptare kund\u00ebr pushtuesve serb\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb emri i tij u lakua e komentua shum\u00eb n\u00eb shtypin e koh\u00ebs i lidhur me betejat e Cernalev\u00ebs, Ka\u00e7anikut, Shkupit dhe t\u00eb Kalas\u00eb s\u00eb Mitrovic\u00ebs, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus q\u00eb ndihmonte serb\u00ebt n\u00eb operacionet kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e pavar\u00ebsis\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kosov\u00ebs, u ndodh p\u00ebrkrah Ismail Qemalit n\u00eb Vlor\u00eb dhe mori pjes\u00eb aktive n\u00eb organizimin e forcave t\u00eb armatosura p\u00ebr mbrojtjen e Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme t\u00eb Vlor\u00ebs,- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi nj\u00eb post ministri, e Isa \u00eca ktheu &#8220;Jo Ismail, se duhen njer\u00ebz t\u00eb shkolluar&#8221;, dhe i rekomandoi M. Derallen.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ngarkohet dhe krijon Gard\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb shqiptare duke vendosur rregull n\u00eb disa zona t\u00eb jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke. M\u00eb 1913, si an\u00ebtar i delegacionit shqiptar e p\u00ebrfaqsues i Ushtris\u00eb Shqiptare, s\u00eb bashku me Ismail Qemalin shkoi n\u00eb Lond\u00ebr, ku protestoi me forc\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha p\u00ebr cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Historiani Edwin Jacques tregon nj\u00eb anekdot\u00eb q\u00eb trajton sa vijon: \u201cSa hyri n\u00eb godin\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb jashtme britanike q\u00eb t\u00eb mbronte \u00e7\u00ebshtjen e kombit t\u00eb tij, polici i siguris\u00eb i k\u00ebrkoj t\u00eb hiqte revolen nga brezi dhe t&#8217;a linte n\u00eb vendin e posa\u00e7\u00ebm ngaq\u00eb duhet t\u00eb hynte i paarmatosur.<\/p>\n<p>Ai e dorzoi pa u ankuar. Gjat\u00eb takimit, ministri i jasht\u00ebm, Sir Edward Grey, e shoq\u00ebroi Boletinin drejt vendit p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb revolen e tij. Ku ministri qeshi, \u2018Gjeneral, gazetat mund t\u00eb shkruajn\u00eb nes\u00ebr se Isa Boletini, q\u00eb as Mahmut Shefqet Pasha s&#8217;mund t&#8217;a \u00e7armatoste, sapo u \u00e7armatos n\u00eb Lond\u00ebr.\u2019 Boletini ia ktheu me nj\u00eb p\u00ebrqeshje t\u00eb but\u00eb, \u2018Jo, jo, as n\u00eb Lond\u00ebr!,\u2019 dhe nxori nga prapa nj\u00eb revole t\u00eb dyt\u00eb.\u201d[1]<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt q\u00eb shkuan n\u00eb Lond\u00ebr lan\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb mira (edhe pse n\u00eb rrezerva i vetmi q\u00eb p\u00ebrballonte nivelin e homolog\u00ebve ishte Luigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fisht\u00ebs). N\u00eb nj\u00eb rast kur Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashk\u00eb me Tonin Prek\u00ean sh\u00ebrbyen si p\u00ebrkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u tha sa vijon,<\/p>\n<p>&#8220;Thuaji atij,\u201d tha Isa, &#8220;q\u00eb un\u00eb jam mal\u00ebsor, ashtu si \u00ebsht\u00eb ai, dhe q\u00eb un\u00eb e di q\u00eb zemra e tij \u00ebsht\u00eb e sjellshme karshi atyre q\u00eb vuajn\u00eb.\u201d E tha me shum\u00eb shprehi, \u201dE thuaji q\u00eb kur t\u00eb vij pranvera, do t\u00eb pleh\u00ebrojm\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00ebn me eshtrat e serb\u00ebve, sepse ne Shqip\u00ebtar\u00ebt kemi vuajtur shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb harruar.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb takimet e shpeshta Gjenerali me qeleshe t\u00eb bardh\u00eb la nj\u00eb mbres\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb zakoneve shqiptare, ku askush nuk mund ta shihte pa e admiruar at\u00eb. Ai zuri shum\u00eb miq, q\u00eb i treguan lavdin\u00eb e Londr\u00ebs. &#8220;Por prap\u00eb,\u201d ai i thoshte mikut t\u00eb tij Aubrey Herbert, &#8220;madh\u00ebshtore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, e t\u00eb sjellsh\u00ebm si\u00e7 jeni ju Anglez\u00ebt, Un\u00eb nuk do ta nd\u00ebrroja k\u00ebt\u00eb me shk\u00ebmbijt\u00eb dhe lumejt e mi.\u201d<\/p>\n<p>Ai u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri, ku trupat e tij mbrojt\u00ebn Princ Wilhelm zu Wied deri n\u00eb nisjen e tij nga Shqip\u00ebria, dhe me mb\u00ebshtetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarm\u00ebrin\u00eb e par\u00eb shqiptare. M\u00eb von\u00eb Isa Boletini kaloi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Kosov\u00eb, ku organizoi q\u00ebndres\u00ebn popullore kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb rinj serbo-malazez\u00eb. Duke e kaluar jet\u00ebn n\u00eb luft\u00eb e p\u00ebrpjekje dhe me urt\u00ebsin\u00eb e tij, fitoi autoritet t\u00eb madh si udh\u00ebheq\u00ebs popullor.<\/p>\n<p>Isa Boletini e lidhi jet\u00ebn e tij e t\u00eb familjes me fatin e atdheut, dashurin\u00eb e besnik\u00ebrin\u00eb ndaj t\u00eb cilit e shprehu me fjal\u00ebt &#8220;Un\u00eb kam ngrit krye p\u00ebr hakin e Shqipnis. Nuk lypi shp\u00ebrblime p\u00ebr vete. Un\u00eb jam mir\u00eb kur asht mir\u00eb Shqypnia!&#8221; kur Ibrahim Pasha u k\u00ebrkoj shaljan\u00ebve me Is\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb mos niseshin p\u00ebr n\u00eb Shkup e u premtoi poste. M\u00eb 1916 gjendet n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb organizuar mbrojtjen nga malazez\u00ebt. M\u00eb 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinist\u00ebt malazez\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb, s\u00eb bashku me t\u00eb bijt\u00eb Halilin dhe Zahidin, nip\u00ebrit Jonuzin dhe Halitin dhe tre luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb mbase p\u00ebr nj\u00eb sekuenc\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs fare pak i afrohen versione t\u00eb ngjashme t\u00eb historis\u00eb bot\u00ebrore, qofshin t\u00eb hiperbolizuara nga fantazist\u00eb. Ja skena e pap\u00ebrs\u00ebritshme: &#8220;I futur n\u00eb kurth, Isa Boletini q\u00ebllohet nga t\u00eb gjitha an\u00ebt me plumba, por nuk bie teksa arrin t\u00eb q\u00eblloj\u00eb deri n\u00eb fund mbi ekzekutor\u00ebt e vet. I b\u00ebr\u00eb sallat\u00eb nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr z\u00eb, nuk dridhet, nuk b\u00ebn asnj\u00eb hap pas, si t\u00eb ishte prej shk\u00ebmbi. Dikur plag\u00ebt e rr\u00ebzojn\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb, por s\u00ebrish ai arrin t\u00eb mbaj\u00eb arm\u00ebn n\u00eb duar duke q\u00eblluar&#8230; Dhe n\u00eb momentin q\u00eb dora e djatht\u00eb i cop\u00ebtohet, e kalon revolen n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Prologu i vrasjes<\/strong><\/p>\n<p>Vras\u00ebsit e njeriut m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb krah t\u00eb Ismail Qemalit, njeriut q\u00eb shpalli Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb pavarur, ishin xhandar\u00ebt malazez\u00eb t\u00eb urdh\u00ebruar nga qeveria e k\u00ebtij vendi, kurse ata q\u00eb e pren\u00eb n\u00eb bes\u00eb ishin disa diplomat\u00eb francez\u00eb. Ishte janar i vitit 1916, pik\u00ebrisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur n\u00eb asnj\u00eb rezistenc\u00eb. Porse qeveritar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi, pa u turp\u00ebruar nga ky pushtim, pa u turp\u00ebruar prej faktit se nuk rezistuan deri n\u00eb fund, u kujdes\u00ebn gjithsesi t\u00eb hiqnin qafe armikun e hersh\u00ebm, shqiptarin e tmerrsh\u00ebm, Isa Boletinin, t\u00eb cilin e mbanin prej disa koh\u00ebsh t\u00eb izoluar.<\/p>\n<p>Sipas rr\u00ebfimeve t\u00eb nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb Isa Boletinit, t\u00eb pasqyruara n\u00eb librin e Sk\u00ebnder Luarasit &#8220;Isa Boletini&#8221;, botim i vitit 1971, kthesa p\u00ebrfundimtare e jet\u00ebs s\u00eb shqiptarit t\u00eb madh nis me p\u00ebrfshirjen e Kosov\u00ebs n\u00ebn Jugosllavin\u00eb, sipas vendimeve t\u00eb fuqive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb takimin e Londr\u00ebs m\u00eb 1913.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1915, malazez\u00ebt pushtojn\u00eb Shkodr\u00ebn dhe legjend\u00ebs s\u00eb rezistenc\u00ebs p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar i mbetet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00ebn e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Francez\u00ebt afrohen dhe konsulli i tyre n\u00eb Shkod\u00ebr, Bikok, i thot\u00eb Isa Boletinit dhe njer\u00ebzve t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn Franceze n\u00eb Cetin\u00eb, asokohe kryeqytet i Malit t\u00eb Zi, nga ku do t\u00eb merrnin viz\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb ndonj\u00eb vend neutral. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu nis edhe plani p\u00ebr ekzekutimin e shqiptarit t\u00eb madh. Njer\u00ebz t\u00eb Boletinit kishin v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb lidhje t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb diplomat\u00ebve francez\u00eb me ata malazez\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, por kjo do u vinte n\u00eb mendje m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Gjithsesi Isa Boletini dhe shpura e tij mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb Cetin\u00eb dhe m\u00eb tej b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb ambasad\u00ebn franceze, ku u tregohet nj\u00eb telegram i paraqitur si urdh\u00ebr i ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm francez p\u00ebr t&#8217;i nxjerr\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend neutral. Nd\u00ebrkoh\u00eb, anglez\u00ebt, m\u00eb bujar\u00eb, e ftojn\u00eb Boletinin ta marrin n\u00ebn mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon &#8220;mikun q\u00eb i hapi der\u00ebn i pari&#8221;. Pak or\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb m\u00ebngjes, Isa Boletini sheh se sht\u00ebpia ku bujte ishte rrethuar me xhandar\u00eb malazez\u00eb. Shqiptar\u00ebt merren dhe d\u00ebrgohen n\u00eb Nikshiq, duke u mbajtur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00ebn survejim.<\/p>\n<p><strong>Ekzekutimi<\/strong><\/p>\n<p>Thyerja e frontit malazez nga austriak\u00ebt n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kohe d\u00ebnon me vdekje p\u00ebrfundimisht Isa Boletinin. Ushtar\u00ebt malazez\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb at\u00eb bashk\u00eb me njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb Danilograd dhe m\u00eb pas n\u00eb Podgoric\u00eb. M\u00eb 23 janar 1916, n\u00eb dit\u00ebn kur malazez\u00ebt po u dor\u00ebzonin kryeqytetin pa luft\u00eb austriak\u00ebve, duket urdhri p\u00ebr vrasjen e Boletinit dhe njer\u00ebzve t\u00eb tij nuk mund t\u00eb shtyhej m\u00eb tej. Ekzekutimi i besohet nj\u00eb nj\u00ebsie ushtarake q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim mbajtjen e rregullit n\u00eb qytet, deri n\u00eb dor\u00ebzimin e tij trupave austriake.<\/p>\n<p>Ja rr\u00ebfimi i Tafilit, nipit t\u00eb Isa Boletinit, q\u00eb i mbijetoi ngjarjes, sipas librit t\u00eb Sk\u00ebnder Luarasit: &#8220;Nja 80 xhandar\u00eb kishin z\u00ebn\u00eb prit\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e ur\u00ebs s\u00eb Ribnic\u00ebs, karshi prefektur\u00ebs, af\u00ebr kish\u00ebs katolike. Un\u00eb me dy v\u00ebllez\u00ebrit, sipas lajm\u00ebrimit t\u00eb kasnecit, po ktheheshim p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, te axha (Isa), patrulla n\u00eb krye t\u00eb ur\u00ebs, q\u00eb po priste ardhjen e axh\u00ebs, na ndali. Kur oficeri urdh\u00ebron ndalimin, xhandar\u00ebt me pushk\u00ebt gati t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri nd\u00ebrhyn duke u th\u00ebn\u00eb: Mos shtini, nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebta!&#8221;.<\/p>\n<p>Por q\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebrit nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb lajm\u00ebrojn\u00eb Boletinin p\u00ebr vendimin e malazez\u00ebve, pasi me p\u00ebrdhun\u00eb, n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve mbyllen n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dhe mbahen t\u00eb bllokuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Isa Boletini, vet i tet\u00eb, kishte hedhur hapat e par\u00eb n\u00eb d\u00ebrrasat e ur\u00ebs s\u00eb Ribnic\u00ebs pa e dalluar se edhe nga pas krah\u00ebve xhandar\u00ebt e mbyll\u00ebn udh\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi daljeje. &#8220;Nj\u00eb oficer komandues u k\u00ebrkon shqiptar\u00ebve t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb arm\u00ebt, por Isa Boletini kund\u00ebrshton: Jo besa! S&#8217;ja kam dor\u00ebzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr arm\u00ebn. I pari q\u00eb shtie ishte nj\u00ebfar\u00eb Pero Buriqi nga Vasovi\u00e7i.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb p\u00ebrgjigjet edhe Isa Boletini dhe t\u00eb tijt\u00eb me nga dy revolver\u00eb n\u00eb duar. Brenda disa minutave, t\u00eb rrethuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt nga dhjet\u00ebra xhandar\u00eb, vriten t\u00eb gjith\u00eb, Isa Boletini dhe dy t\u00eb bijt\u00eb, Halili dhe Zahidi, q\u00eb ishte student n\u00eb Vjen\u00eb, dy nip\u00ebrit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i v\u00ebllait t\u00eb Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjet\u00ebr mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb tet\u00eb xhandar\u00eb dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazez\u00eb t\u00eb strehuar n\u00eb prefektur\u00ebn e qytetit&#8221;, rr\u00ebfen i mbijetuari.<\/p>\n<p><strong>Sipas Gjillasit<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka ndodhur shpesh q\u00eb sllav\u00ebt t\u00eb shkruajn\u00eb me respekt p\u00ebr shqiptar\u00ebt, aq m\u00eb pak ata t\u00eb jugut. Por duket madh\u00ebshtia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, n\u00eb vepr\u00ebn e tij &#8220;Toka pa Drejt\u00ebsi&#8221;, botuar n\u00eb versionin anglisht n\u00eb Nju Jork, n\u00eb vitin 1958, shkruan me respekt p\u00ebr shqiptarin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb tij\u00ebn, q\u00eb shum\u00eb e kan\u00eb krahasuar t\u00eb barasvlershme me &#8220;Donin e Qet\u00eb&#8221; t\u00eb Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes s\u00eb Boletinit: &#8220;Beteja e Is\u00ebs me ushtar\u00ebt e tij vullnetar\u00eb nuk kishte vazhduar shum\u00eb, pavar\u00ebsisht heroizmit t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga kjo goditje kishte r\u00ebn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i tyre dhe besnik\u00ebt e tij t\u00eb devotsh\u00ebm. Njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Is\u00ebs ishin likuiduar dhe t\u00eb tjer\u00ebt ishin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr an\u00eb. Isa Boletini ishte vrar\u00eb, por kishte luftuar trim\u00ebrisht, madje p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, pavar\u00ebsisht se kishte mbetur i vet\u00ebm n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur n\u00eb gjunj\u00eb dhe sado q\u00eb nuk kishte fuqi p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushk\u00ebn, q\u00ebllonte me revole q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb vriste ndonj\u00eb prej armiqve para se t\u00eb jepte shpirt.<\/p>\n<p>Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen n\u00eb dor\u00ebn e majt\u00eb, por nuk kishte pasur koh\u00eb t\u00eb hapte zjarr. Nj\u00eb ushtar e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb shenj\u00eb dhe Isa kishte r\u00ebn\u00eb p\u00ebrdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte v\u00ebshtruar me syt\u00eb e m\u00ebdhenj dhe t\u00eb p\u00ebrgjakur, kishte th\u00ebn\u00eb \u00e7ka n\u00eb gjuh\u00ebn e tij amtare dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast kishte dh\u00ebn\u00eb shpirt. Babai e kishte marr\u00eb mauzerin e tij t\u00eb gjat\u00eb me dorez\u00eb t\u00eb stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. P\u00ebr \u00e7udi edhe ne f\u00ebmij\u00ebve na vinte keq dhe ndienim hidh\u00ebrim dhe kishim mbajtur zi p\u00ebr Isa Boletinin.<\/p>\n<p>Edhe babait i vinte keq, megjith\u00ebse ai ishte krenar q\u00eb ishte vrar\u00eb prej grupit t\u00eb tij. Ky ishte nj\u00eb pik\u00ebllim i ve\u00e7ant\u00eb, ishte m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb admirim p\u00ebr nj\u00eb hero sypatrembur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb kishte luftuar deri n\u00eb fund n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb zhveshur, n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb madhe, pa iu lutur k\u00ebrkujt dhe pa falur ask\u00ebnd, ashtu drejt n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, i pambrojtur. Admirimi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebnte pjes\u00eb gjithashtu n\u00eb pik\u00ebllimin ton\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb njeri duhet t\u00eb vdes\u00eb, do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb binte ashtu si\u00e7 kishte r\u00ebn\u00eb Isa Boletini.<\/p>\n<p>U kujtoft\u00eb p\u00ebr jet\u00eb nga ata q\u00eb e pan\u00eb dhe nga ata q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb! Shum\u00eb m\u00eb von\u00eb ne i pat\u00ebm treguar babait dhe e ngacmonim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, se kishim lexuar q\u00eb Isa Boletini kishte vdekur n\u00eb Shkod\u00ebr. Babai nuk e pranonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por p\u00ebr t\u00eb nuk kishte aq r\u00ebnd\u00ebsi, n\u00ebse ky kishte qen\u00eb Isa Boletini vet\u00eb, apo ndonj\u00eb nga oficer\u00ebt e tij, kryesorja ishte se shqiptar\u00ebt q\u00eb kishin luftuar n\u00eb at\u00eb betej\u00eb dhe, sidomos prij\u00ebsi i tyre, q\u00eb nuk mund t\u00eb ishte njeri tjet\u00ebr ve\u00e7 Isa Boletini, ishte vrar\u00eb. Babait i kishin th\u00ebn\u00eb se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte p\u00ebr t\u00eb, fakti i r\u00ebnies s\u00eb tij ishte provuar p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve me zjarrin e pushk\u00ebve&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Varrimi<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazez\u00eb u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do t\u00eb provokonte ngjarje p\u00ebr t\u00eb djegur dhe pla\u00e7kitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrar\u00eb duke sulmuar prefektur\u00ebn n\u00eb p\u00ebrpjekje me patrullat e ushtris\u00eb. Organizator\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb vrasjes ishin ministri i Luft\u00ebs, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikoll\u00ebs, komandanti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoric\u00ebs, Ramadanovi\u00e7i e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Trupat e Isa Boletinit dhe njer\u00ebzve t\u00eb tij u vendos\u00ebn fillimisht n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb prefektur\u00ebs, ku u b\u00eb edhe identifikimi. Varrimi u b\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb dy dit\u00eb m\u00eb pas me pjes\u00ebmarrjen e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti nj\u00eb fjalim para se arkivoli i Boletinit t\u00eb futej n\u00ebn dhe. Gjithsesi askush nuk besonte p\u00ebr vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb lajmet e b\u00ebnin t\u00eb vrar\u00eb. Po k\u00ebshtu nuk u besua dhe nj\u00eb komunikat\u00eb zyrtare e ushtris\u00eb austriake, q\u00eb jepte lajmin e vrasjes s\u00eb tij &#8220;gjat\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje me malazez\u00ebt&#8221;. Eshtrat e tij u transportuan n\u00eb Boletin me 25 shtator 2004[2]<\/p>\n<p>Vepra e Isa Boletinit \u00ebsht\u00eb nderuar n\u00eb \u00e7do koh\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb etnike. Emrin e tij e mbajn\u00eb shkolla, rrug\u00eb, lagje e sheshe. Gjithashtu ka nj\u00eb batalion special t\u00eb ushtris\u00eb shqiptare, q\u00eb u instalua n\u00eb Irak, q\u00eb mban emrin e Isa Boletinit.[3]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Isa Boletini (1864 &#8211; 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udh\u00ebheq\u00ebs i l\u00ebvizjeve p\u00ebr \u00e7lirim e bashkim komb\u00ebtar ku bashk\u00eb me Idriz Seferin p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb kombinim q\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb mit nd\u00ebr bjeshk\u00ebt e Kosov\u00ebs, Hero i Popullit. Lindi n\u00eb fshatin Boletin, Mitrovic\u00eb. Ai ishte i pashkolluar, me nj\u00eb nam t\u00eb madh p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>ISA BOLETINI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ISA BOLETINI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Isa Boletini (1864 &#8211; 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udh\u00ebheq\u00ebs i l\u00ebvizjeve p\u00ebr \u00e7lirim e bashkim komb\u00ebtar ku bashk\u00eb me Idriz Seferin p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb kombinim q\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb mit nd\u00ebr bjeshk\u00ebt e Kosov\u00ebs, Hero i Popullit. Lindi n\u00eb fshatin Boletin, Mitrovic\u00eb. Ai ishte i pashkolluar, me nj\u00eb nam t\u00eb madh p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-28T08:45:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/isa_boletini.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"ISA BOLETINI\",\"datePublished\":\"2012-01-28T08:45:34+00:00\",\"dateModified\":\"2012-01-28T08:45:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/\"},\"wordCount\":3996,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/isa_boletini.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/\",\"name\":\"ISA BOLETINI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/isa_boletini.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-28T08:45:34+00:00\",\"dateModified\":\"2012-01-28T08:45:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/isa_boletini.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/isa_boletini.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ISA BOLETINI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ISA BOLETINI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"ISA BOLETINI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Isa Boletini (1864 &#8211; 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udh\u00ebheq\u00ebs i l\u00ebvizjeve p\u00ebr \u00e7lirim e bashkim komb\u00ebtar ku bashk\u00eb me Idriz Seferin p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb kombinim q\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb mit nd\u00ebr bjeshk\u00ebt e Kosov\u00ebs, Hero i Popullit. Lindi n\u00eb fshatin Boletin, Mitrovic\u00eb. Ai ishte i pashkolluar, me nj\u00eb nam t\u00eb madh p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-28T08:45:34+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/isa_boletini.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"ISA BOLETINI","datePublished":"2012-01-28T08:45:34+00:00","dateModified":"2012-01-28T08:45:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/"},"wordCount":3996,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/isa_boletini.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/","name":"ISA BOLETINI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/isa_boletini.jpg","datePublished":"2012-01-28T08:45:34+00:00","dateModified":"2012-01-28T08:45:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/isa_boletini.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/isa_boletini.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/isa-boletini\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ISA BOLETINI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11646"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11646"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11646\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11646"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11646"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11646"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}