{"id":11645,"date":"2012-01-27T22:28:48","date_gmt":"2012-01-27T21:28:48","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1440"},"modified":"2012-01-27T22:28:48","modified_gmt":"2012-01-27T21:28:48","slug":"2012-nje-vit-pa-ngjarje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/","title":{"rendered":"2012, nj\u00eb vit pa ngjarje"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sokol Balla\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/sokol_balla.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Sokol Balla<\/strong>, <em>27 janar 2012<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga librat e mi t\u00eb preferuar kur isha f\u00ebmij\u00eb dhe adoleshent, ka q\u00ebn\u00eb romani fantastiko shkencor i Thanas Qeram\u00ebs, \u201cNj\u00eb ngjarje n\u00eb vitin 2044\u201d. Let\u00ebrsia p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e viteve 80, besoj ishte nj\u00eb far\u00eb escape nga rregulli i ngurt\u00eb i let\u00ebrsis\u00eb zyrtare, dhe kjo solli lul\u00ebzimin e shkrimtar\u00ebve si Qerama, Dedja, Hysenbegas, apo Bushaka. T\u00eb cil\u00ebt i l\u00ebshoheshin fantazis\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve, aty ku liria e saj, ishte m\u00eb pak e kontrolluar. E p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kur flitej p\u00ebr ashensor\u00eb q\u00eb lidhnin tok\u00ebn me H\u00ebn\u00ebn, n\u00eb 100 vjetorin e \u00c7lirimit t\u00eb vendit. Kuptohet, se kjo dat\u00eb, dhe jo data 28 n\u00ebntor, duhej ngritur n\u00eb qiell. Jo thjesht simbolikisht, por fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb. Ishte kompromisi i vog\u00ebl q\u00eb shkrimtar\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebnin, q\u00eb vepra e tyre t\u00eb botohej.<\/p>\n<p>Kjo m\u2019u kujtua, nd\u00ebrsa pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ndiqja nj\u00eb seanc\u00eb n\u00eb kuvend, ku zonja Topalli, tashm\u00eb me atributet de facto t\u00eb kreut t\u00eb shtetit, nisi festimet p\u00ebr 100 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb. Se ky vit \u00ebsht\u00eb viti kur mbyllet nj\u00eb shekull nga ajo dit\u00eb historike, kur aspiratat e nj\u00eb kombi t\u00eb vuajtur p\u00ebr t\u2019u quajtur shtet, mor\u00ebn nj\u00eb karakter formal, q\u00eb prej 5 shekujve, pasi i vetmi burr\u00eb shteti \u201cpa dashje\u201d (Sk\u00ebnderbeu), i dha lirin\u00eb k\u00ebtyre trojeve, nga maja e tij e shpat\u00ebs s\u00eb gjakosur me gjak lindor anadollak.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ceremonia e Kuvendit nuk kishte t\u00eb shar\u00eb: festimet p\u00ebr 100 vjetorin e shtetit, nisnin simbolikisht me Sk\u00ebnderbeun, i cili i nisur sigurisht nga arsye praktike e strategjike afatshkurtra, e kishte b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e tij: Per\u00ebndimin, Krisht\u00ebrimin, Europ\u00ebn. Pes\u00eb shekuj m\u00eb von\u00eb, Ismail Bej Vlora, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ishte shum\u00eb m\u00eb i paqart\u00eb se Kastrioti, por nj\u00eb shekull m\u00eb von\u00eb aksioni i tij pacifist p\u00ebr t\u00eb ngritur flamurin e Sk\u00ebnderbeut kudo, me kulmim n\u00eb Vlor\u00eb, mbetet i pakrahasuesh\u00ebm me t\u00eb gjitha luftrat p\u00ebr liri q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb shekuj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, historia dhe koha fshijn\u00eb gj\u00ebrat e par\u00ebnd\u00ebsishme, dhe e v\u00ebrteta, si nj\u00eb amfor\u00eb q\u00eb zbulon deti i trazuar kur largon r\u00ebr\u00ebn, del n\u00eb sip\u00ebrfaqe.<\/p>\n<p>Por natyrisht n\u00ebse simetria do t\u00eb ishte perfekte, sot nuk do t\u00eb kishim Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb kemi: me probleme. Ndaj edhe ceremonia e Kuvendit, p\u00ebrtej protokollit t\u00eb mir\u00eb, ndahet fort me Sk\u00ebnderbeun dhe Ismail Beun. Tek sinqeriteti. Gati 100 vjet pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, Shqip\u00ebria tund sot flamurin e Sk\u00ebnderbeut, por \u00ebsht\u00eb aq larg qart\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij dhe sinqeritetit gati naiv t\u00eb beut t\u00eb Stambollit, q\u00eb besonte nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, se nj\u00eb pavar\u00ebsi pacifiste, do t\u00eb sillte mbijetes\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb sipas tij gjithsesi nuk mund t\u00eb mbijetonte dot pa Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, ndryshe nga 500 apo 100 vjet m\u00eb par\u00eb, Europa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sinqert\u00eb me ne. Ajo nuk ngurron t\u00eb na p\u00ebrs\u00ebris\u00eb se d\u00ebshiron t\u00eb na ket\u00eb n\u00eb gjirin e saj, me gjith\u00eb problematik\u00ebn q\u00eb ne sjellim nga historia. Por nuk pranon t\u00eb krijojm\u00eb probleme t\u00eb tjera. Ndryshe nga koha e Papatit dhe e Venedikut, kur ishujt e shtetet shk\u00ebmbeheshin n\u00eb Mesdhe, si valuta para Teatrit t\u00eb Kukullave sot, sot Europa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oqean i lirive dhe i mund\u00ebsive t\u00eb barabarta, i konkurenc\u00ebs dhe i pranimit t\u00eb humbjes. I ndershm\u00ebris\u00eb dhe i drejt\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb kumt i gjall\u00eb p\u00ebr individin, por nj\u00eb oaz i madh komunitetesh t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb barabarta. Kur se ne\u2026 ne nuk jemi asgj\u00eb nga k\u00ebto.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb edhe Europa ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyes\u00eb: p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb duam t\u00eb futemi n\u00eb gjirin e saj? K\u00ebsaj pyetje askush nga ata t\u00eb mbledhur n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit, nuk di t\u2019i japi nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sinqert\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 vjetorin e historis\u00eb son\u00eb si shtet, n\u00eb fakt nj\u00eb pyetje m\u00eb ekzistenciale se ajo e perspektiv\u00ebs europiane, r\u00ebndon mbi kokat tona: a kemi ne vall\u00eb sot shtet? A mundet q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pompoze t\u00eb festojm\u00eb dit\u00eblindjen e shtetit, kur ata, shtetar\u00ebt, e shkelin at\u00eb me k\u00ebmb\u00eb? Kur sot nj\u00eb prej pushteteve, drejt\u00ebsia, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb vrim\u00eb t\u00eb zez\u00eb, q\u00eb avash avash (oh e di, fjal\u00eb turke, por i shkon \u00e7astit shum\u00eb), po t\u00ebrheq brenda saj gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb? A mundet t\u00eb festojm\u00eb shtetin, kur ushtria, policia, e t\u00eb gjitha uniformave, jan\u00eb sot uniforma m\u00eb e keqe e tij? Kur Parlamenti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aren\u00eb gladiator\u00ebsh, q\u00eb funksionon vet\u00ebm n\u00eb tryeza partiake t\u00eb negociuara nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt? A mund t\u00eb jet\u00eb ky shtet, kur kreu i gard\u00ebs, direkt, me dor\u00ebn e tij, vret shtetasit e vet?<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, presidenti kroat Josipovi\u00e7 vizitoi Tiran\u00ebn. Kroacia n\u00eb janar 2013 hyn n\u00eb Europ\u00eb. Kush e ka vizituar k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, mendon p\u00ebrse ky vend hyri kaq von\u00eb? E thjesht\u00eb: se t\u00eb hysh n\u00eb Europ\u00eb, duhet t\u00eb ndahesh nga e kaluara, dhe duhet t\u00eb lash\u00eb borxhet me t\u00eb. Dikush e b\u00ebri n\u00eb paqe, si Mali i Zi, q\u00eb nxori Gjukanovi\u00e7 n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm, apo si Kroacia pak m\u00eb dhunsh\u00ebm: duke prangosur \u201cGjukanovi\u00e7in\u201d e saj. \u201cLuftoni korrupsionin, n\u00ebse doni t\u00eb hyni n\u00eb Europ\u00eb\u201d, k\u00ebshtu tha Josipovi\u00e7, njeriu q\u00eb mundi t\u00eb shkuar\u00ebn politike t\u00eb Kroacis\u00eb, me vet\u00ebm nj\u00eb muaj fushat\u00eb. Por me vullnetin e nj\u00eb shteti e nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb pas. E nj\u00eb shteti, q\u00eb prangosi nj\u00eb kryeminist\u00ebr, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb tij europiane. Apo si Mali i Zi, ku kjo nuk ishte e nevojshme. Pasi Milo i tmerrsh\u00ebm dhe i korruptuar, doli m\u00eb atdhetar sesa pritej: u largua, t\u2019i hapte rrug\u00eb vendit t\u00eb tij n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb, bilanci yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i trishtuesh\u00ebm: ne nuk kemi as shtet, dhe as burra shteti. Ky \u00ebsht\u00eb konstatimi. Por a ka nj\u00eb zgjidhje?<\/p>\n<p>K\u00ebtu gjith\u00e7ka v\u00ebshtir\u00ebsohet, pasi n\u00eb k\u00ebto 100 vjet, jemi m\u00ebsuar se maskarenjt\u00eb q\u00eb duan pushtetin, n\u00eb Shqip\u00ebri thjesht z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. E b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebmes vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, p\u00ebrmes dhunimit t\u00eb saj, ose n\u00ebse shkon pak m\u00eb thell\u00eb n\u00eb histori, me dhun\u00eb, me asgj\u00ebsim parlamenti ose me shnd\u00ebrrim t\u00eb vot\u00ebs, n\u00eb kokrra bizelesh. E megjithat\u00eb ky \u00ebsht\u00eb kufiri tjet\u00ebr ndar\u00ebs me Europ\u00ebn. Europa perspektiv\u00ebn e saj sot nuk ia l\u00eb m\u00eb pakteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb saj, por vendimmarjes popullore. Ndaj n\u00eb k\u00ebto dy dekada, integrimi europian \u00ebsht\u00eb shpejtuar apo ngadal\u00ebsuar, n\u00eb var\u00ebsi se \u00e7ka mendojn\u00eb dhe vendosin me vot\u00eb n\u00eb referendume, francez\u00ebt, belg\u00ebt, holandez\u00ebt, polak\u00ebt, e di\u00e7ka m\u00eb pak, britanik\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ne, n\u00eb k\u00ebto 100 vjet, shquhemi se kemi b\u00ebr\u00eb ose zgjedhjet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija n\u00eb kontravers me koh\u00ebn, ose kemi l\u00ebn\u00eb e mund\u00ebsuar individ\u00eb t\u00eb pandreqsh\u00ebm t\u00eb vendosin p\u00ebr ne, e p\u00ebr m\u00eb keq, nuk kemi th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb. Nuk kemi kund\u00ebrshtuar dhe kemi pranuar t\u00eb keqen e p\u00ebrgjithshme, n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb imunitetit personal prej saj. Si n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, e vetmja fatkeq\u00ebsisht q\u00eb ka funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte, jemi b\u00ebr\u00eb burimi i s\u00eb keqes dhe ushqimi e preja e saj kryesore.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam q\u00eb situata t\u00eb zgjidhet, kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p>E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk mjaftojn\u00eb pakte mossulmimi, negociata dhe reform\u00eb zgjedhore. Nuk mundemi, si\u00e7 b\u00ebn Viktor Orban, t\u00eb nxjerrim n\u00eb pension 300 gjykat\u00ebsit tan\u00eb, se 300 t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb do t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsonin do t\u00eb silleshin nj\u00eblloj me ta. Se korrupsioni i tyre do t\u00eb ushqehej nga bindja jon\u00eb e p\u00ebrgjithshme si shoq\u00ebri se vet\u00ebm ai, dhe jo ligji do t\u00eb vinte drejt\u00ebsin\u00eb mbi ne. Sot pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nuk \u00ebsht\u00eb sa europian\u00eb jan\u00eb Rama, Berisha apo Meta (ky gjithsesi m\u00eb pak se t\u00eb tjer\u00ebt), por sa europian\u00eb jemi ne q\u00eb i votojm\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shekull pas Ismailit dhe pes\u00eb pas Sk\u00ebnderbeut, ne jemi shoq\u00ebri m\u00eb e dhunshme, m\u00eb e ashp\u00ebr, m\u00eb e d\u00ebshp\u00ebruar dhe pragmatiste se Shqip\u00ebria e s\u00eb shkuar\u00ebs. Ne jemi Shqip\u00ebria pa ideale. S\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb e thell\u00eb dhe askush t\u00eb mos pres\u00eb se ajo do t\u00eb sh\u00ebrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, megjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, q\u00eb t\u00eb afrohemi nj\u00eb hap pran\u00eb integrimit n\u00eb t\u00eb, n\u00eb 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse nd\u00ebr t\u00eb tjera ne jemi nj\u00eb shoq\u00ebri e pasinqert\u00eb, q\u00eb ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e Zogut, Enverit, dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, preferojm\u00eb t\u2019i fshehim problemet tona, pas buz\u00ebqeshjeve dhe protokollit, sesa t\u2019i zgjidhim ato. I pasinqert\u00eb \u00ebsht\u00eb kryeministri, lideri i opozit\u00ebs, Presidenti e deri prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, q\u00eb ushqejn\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr kolektive, si nj\u00eb momument i rrejsh\u00ebm, n\u00eb themelet e t\u00eb cilit sakrifikohet mir\u00ebq\u00ebnia e shoq\u00ebris\u00eb, por dhe \u00ebndrra e saj e pasinqert\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e pamerituar e familjes s\u00eb madhe europiane.<\/p>\n<p>Ndoshta do t\u00eb vij\u00eb edhe momenti yn\u00eb i reflektimit shpirt\u00ebror, por \u00ebsht\u00eb gabim shum\u00eb i madh kur g\u00ebnjejm\u00eb veten dhe u b\u00ebjm\u00eb presion lider\u00ebve tan\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb e ndryshojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb date: 100 vjetorit t\u00eb shtetit. Pa krijuar reflektim te individ\u00ebt dhe pa b\u00ebr\u00eb presionin e duhur p\u00ebr t\u00eb rregulluar nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb tyre politik p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. Por a ka sistem q\u00eb mund t\u00eb na siguroj\u00eb se vota nuk do shitet e blihet, nga votues e komisioner\u00eb? Kurr\u00eb, sa koh\u00eb vet\u00eb ata t\u00eb mos marrin eurot, jo thjesht t\u00eb nj\u00eb vote, sesa t\u00eb bilet\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u00eb hipur n\u00eb trenin e vonuar europian. A ka sistem kontrolli q\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb nj\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb mos liroj\u00eb nj\u00eb hajdut, apo nj\u00eb vras\u00ebs n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb eurove? Kurr\u00eb, sa koh\u00eb vet\u00eb ky gjykat\u00ebs t\u00eb kuptoj\u00eb se e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pun\u00eb p\u00ebr pasion t\u00eb profesionit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. P\u00ebr m\u00eb keq, a mundet nj\u00eb mjek, sado i papaguar t\u00eb mos ler\u00eb pacientin t\u00eb vdes\u00eb, vet\u00ebm se t\u00eb af\u00ebrmit nuk ofrojn\u00eb para? Kurr\u00eb, sado i mir\u00eb dhe korrekt t\u00eb jet\u00eb ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe kryeministri i tij. Kush mendon se t\u00eb rregullosh shoq\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb shtrosh rrug\u00eb e ndri\u00e7osh trotuaret, d\u00ebshton t\u00eb shikoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb sy. Pa\u00e7ka se sidoqoft\u00eb ky, mbetet rasti m\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj 100 vjet m\u00eb pas, kam frik\u00eb se sfida jon\u00eb europiane \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se 12 rekomandime formale q\u00eb vijn\u00eb nga Brukseli, t\u00eb cilat n\u00eb \u00e7do rast i lexojm\u00eb keq. Sfida jon\u00eb e madhe sot nuk \u00ebsht\u00eb shteti, sesa gjetja e nd\u00ebrgjegjes shoq\u00ebrore. Ose s\u00eb paku nj\u00eb katarsis i thell\u00eb i saj. Ndoshta n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se Sk\u00ebnderbeu, na hyn n\u00eb pun\u00eb shembulli i Malit t\u00eb Zi, apo Kroacis\u00eb. Le ta nisim duke kuptuar fillimisht, sesa larg jemi edhe prej tyre.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga http:\/\/europaesse.wordpress.com\/2012\/01\/24\/2012-nje-vit-pa-n&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sokol Balla, 27 janar 2012 Nj\u00eb nga librat e mi t\u00eb preferuar kur isha f\u00ebmij\u00eb dhe adoleshent, ka q\u00ebn\u00eb romani fantastiko shkencor i Thanas Qeram\u00ebs, \u201cNj\u00eb ngjarje n\u00eb vitin 2044\u201d. Let\u00ebrsia p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e viteve 80, besoj ishte nj\u00eb far\u00eb escape nga rregulli i ngurt\u00eb i let\u00ebrsis\u00eb zyrtare, dhe kjo solli lul\u00ebzimin e shkrimtar\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11645","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>2012, nj\u00eb vit pa ngjarje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"2012, nj\u00eb vit pa ngjarje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Sokol Balla, 27 janar 2012 Nj\u00eb nga librat e mi t\u00eb preferuar kur isha f\u00ebmij\u00eb dhe adoleshent, ka q\u00ebn\u00eb romani fantastiko shkencor i Thanas Qeram\u00ebs, \u201cNj\u00eb ngjarje n\u00eb vitin 2044\u201d. Let\u00ebrsia p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e viteve 80, besoj ishte nj\u00eb far\u00eb escape nga rregulli i ngurt\u00eb i let\u00ebrsis\u00eb zyrtare, dhe kjo solli lul\u00ebzimin e shkrimtar\u00ebve [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-27T21:28:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/sokol_balla.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"2012, nj\u00eb vit pa ngjarje\",\"datePublished\":\"2012-01-27T21:28:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/\"},\"wordCount\":1932,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/sokol_balla.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/\",\"name\":\"2012, nj\u00eb vit pa ngjarje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/sokol_balla.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-27T21:28:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/sokol_balla.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/sokol_balla.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"2012, nj\u00eb vit pa ngjarje\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"2012, nj\u00eb vit pa ngjarje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"2012, nj\u00eb vit pa ngjarje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Sokol Balla, 27 janar 2012 Nj\u00eb nga librat e mi t\u00eb preferuar kur isha f\u00ebmij\u00eb dhe adoleshent, ka q\u00ebn\u00eb romani fantastiko shkencor i Thanas Qeram\u00ebs, \u201cNj\u00eb ngjarje n\u00eb vitin 2044\u201d. Let\u00ebrsia p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e viteve 80, besoj ishte nj\u00eb far\u00eb escape nga rregulli i ngurt\u00eb i let\u00ebrsis\u00eb zyrtare, dhe kjo solli lul\u00ebzimin e shkrimtar\u00ebve [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-27T21:28:48+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/sokol_balla.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"2012, nj\u00eb vit pa ngjarje","datePublished":"2012-01-27T21:28:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/"},"wordCount":1932,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/sokol_balla.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/","name":"2012, nj\u00eb vit pa ngjarje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/sokol_balla.jpg","datePublished":"2012-01-27T21:28:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/sokol_balla.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/sokol_balla.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2012-nje-vit-pa-ngjarje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"2012, nj\u00eb vit pa ngjarje"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11645","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11645"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11645\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11645"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11645"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11645"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}