{"id":1164,"date":"2014-05-15T15:02:07","date_gmt":"2014-05-15T14:02:07","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1164"},"modified":"2014-05-15T15:02:07","modified_gmt":"2014-05-15T14:02:07","slug":"prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/","title":{"rendered":"PROKURORIT\u00cb DHE PROKUROR\u00cbT E SHTETIT T\u00cb KOSOV\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismet Hasani\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Ismet Hasani<\/strong>, exp.oec. Suedi<\/p>\n<p>Tem\u00eb aktuale n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebrimi i Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit<br \/>\nP\u00ebr Kryeprokuror\u00eb t\u00eb Shtetit jan\u00eb 8 kandidat\u00eb potencial\u00eb<br \/>\nA do t\u00eb b\u00ebhet em\u00ebrimi n\u00eb p\u00ebrkim me LPPSH<br \/>\n*<br \/>\n\u201c<em>As teolog\u00ebt n\u00eb kisha e xhamia, as orator\u00ebt m\u00eb t\u00eb z\u00ebshem n\u00eb Parlamente, as ligj\u00ebruesit m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Shkolla e Universitete, nuk kan\u00eb aq ndikim tek populli, sesa mediat dhe shtypi<\/em>!\u201d<br \/>\n(<strong>Winston Churchill<\/strong>, ish minist\u00ebr i Anglis\u00eb)<\/p>\n<p>Duke ndjekur mediat dhe shtypin \u201ckosovar\u201d v\u00ebrehet se k\u00ebto dit\u00eb tem\u00eb aktuale \u00ebsht\u00eb em\u00ebrimi i Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Lexohen dhe d\u00ebgjohen mendime, opinione edhe t\u00eb atyre q\u00eb veten e quajn\u00eb \u201cprofesionist\u201d, por, p\u00ebr \u00e7udi asnj\u00ebri nga ta nuk mb\u00ebshtet \u201cprofesionalizmin\u201d e tij n\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe n\u00eb dispozitat e LIGJIT P\u00cbR PROKURORIN E SHTETIT, t\u00eb miratuar n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 LIGJI NR. 03\/L. 225, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nen. 65(1) t\u00eb Kushtetut\u00ebs se Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nPrandaj konsiderova si akt moral t\u00eb nj\u00eb qytetari t\u00eb rendomt\u00eb, q\u00eb t\u00eb njohtoi opinionin lidhur me krejt at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e parapar\u00eb me Aktet Normative Ligjore lidhur me Prokurorit\u00eb, Prokuror\u00ebt dhe Kryeprokuror\u00ebt e Shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur e them \u201csi akt moral\u201d, e kam parasysh se,<br \/>\n\u201c\u2026n\u00eb qoft\u00eb s\u00eb gj\u00ebndesh n\u00eb nj\u00eb mes ku dikush e thot\u00eb nj\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb i v\u00eb n\u00eb lajthitje (mashtrim) t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb gj\u00ebnden aty, e ti je i vetmi ai q\u00eb e di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por nuk e thua e nuk reagon, i merr p\u00ebrsip\u00ebr \u201cm\u00ebkat\u00ebt p\u00ebr lajthitjen e t\u00eb gjith\u00eb atyre aty, q\u00eb nuk e din\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn!\u201d(i.h.)<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Flamuri i Kosov\u00ebs\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ks_flamuri.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><strong>Flamuri i Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prokurori i Shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori i Shtetit \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur me autoritet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ndjekjen penale t\u00eb personave t\u00eb akuzuar p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale ose p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr, sikurse \u00ebsht\u00eb rregulluar me ligj. Prokurori i Shtetit \u00ebsht\u00eb institucion i paansh\u00ebm, dhe vepron n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjit. Organizimi, kompetencat dhe detyrat e Prokurorit t\u00eb Shtetit rregullohen me ligj. Prokurori i Shtetit pasqyron p\u00ebrb\u00ebrjen shumetnike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe respekton parimet e barazis\u00eb gjinore.Mandati fillestar p\u00ebr prokuror \u00ebsht\u00eb trevje\u00e7ar. N\u00eb rast t\u00eb riem\u00ebrimit, mandati \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm deri n\u00eb mosh\u00ebn e pensionimit, sikurse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse shkarkohet n\u00eb pajtim me ligjin.Kryeprokurori i Shtetit em\u00ebrohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb propozimit t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs. Mandati i Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb shtat\u00ebvje\u00e7ar\u00eb, pa mund\u00ebsi riem\u00ebrimi.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb institucion plot\u00ebsisht i pavarur n\u00eb kryerjen e funksioneve t\u00eb tij, n\u00eb pajtim me ligjin. K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs siguron qasje t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs siguron q\u00eb Prokurori i Shtetit t\u00eb jet\u00eb i pavarur, profesional, i paansh\u00ebm dhe pasqyron natyr\u00ebn shumetnike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe parimet e barazis\u00eb gjinore. K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs do t\u00eb rekrutoj\u00eb, propozoj\u00eb, avancoj\u00eb, transferoj\u00eb, disiplinoj\u00eb prokuror\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e rregulluar me ligj. K\u00ebshilli do t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi em\u00ebrimit p\u00ebr prokuror\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komuniteteve t\u00eb n\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrcaktuar me ligj. T\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt duhet t\u2019i plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e p\u00ebrcaktuara me ligj.P\u00ebrb\u00ebrja e K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe dispozitat p\u00ebr em\u00ebrimin, shkarkimin, mandatin, struktur\u00ebn organizative dhe rregullat e procedur\u00ebs, rregullohen me ligj.<\/p>\n<p><strong>Vizioni i prokurorit t\u00eb shtetit <\/strong><\/p>\n<p>Synim kryesor i Prokurorit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb luftimi i suksessh\u00ebm i krimit n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe kontributi n\u00eb sigurimin e sundimit t\u00eb ligjit.<br \/>\nPrioritetet kryesore do t\u00eb jen\u00eb ndjekja e suksesshme e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, krimit t\u00eb organizuar, dhe veprave penale q\u00eb rr\u00ebnojn\u00eb bazat e ekonomis\u00eb s\u00eb vendit. Luftimi i k\u00ebtyre llojeve t\u00eb krimit duhet t\u00eb jet\u00eb sfid\u00eb jo vet\u00ebm e Prokurorit t\u00eb Shtetit, por edhe e t\u00eb gjitha organeve shtet\u00ebrore dhe e shoq\u00ebris\u00eb kosovare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim do t\u00eb bashk\u00ebpunohet me t\u00eb gjitha organet p\u00ebr zbatimin e ligjit e sidomos me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, Doganat e Kosov\u00ebs, Administrat\u00ebn Tatimore dhe Agjencionin Kosovar Kund\u00ebr Korrupsionit.<br \/>\nPuna e Prokurorit t\u00eb Shtetit do t\u00eb bazohet n\u00eb respektimin e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ligjeve dhe konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjat\u00eb pun\u00ebs do t\u00eb respektohen pavar\u00ebsia, paanshm\u00ebria, profesionalizmi dhe t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut.<br \/>\nArritja e besimit tek publiku \u00ebsht\u00eb synim i vazhduesh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim Prokurori i Shtetit do t\u2019i kushtoj v\u00ebmendje t\u00eb posa\u00e7me transparenc\u00ebs dhe media dhe me shoq\u00ebrin\u00eb civile.<br \/>\nShfryt\u00ebzimi dhe p\u00ebrdorimi racional i buxhetit dhe resurseve njer\u00ebzore poashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr synimet e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p><strong>Misioni i prokurorit t\u00eb shtetit<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori i Shtetit \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur dhe funksionet e veta i ushtron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe t\u00eb paanshme. Gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksioneve siguron trajtimin e barabart\u00eb dhe objektiv t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personave pa diskriminim n\u00eb baza komb\u00ebtare, gjinore, racore, bindjeve politike, besimit fetar dhe pozit\u00ebs shoq\u00ebrore.<br \/>\nPavar\u00ebsia dhe paanshm\u00ebria do t\u00eb sigurohet me shmangien e \u00e7far\u00ebdo lloj nd\u00ebrhyrjeje apo pengimi kund\u00ebrshtuese dhe kund\u00ebrligjore n\u00eb pun\u00eb e Prokuyrorit t\u00eb Shtetit.<br \/>\nProkurori i Shtetit do t\u00eb nd\u00ebrmarr ndjekjen penale ndaj kryesve t\u00eb veprave penale q\u00eb ndiqen sipas detyr\u00ebs zyrtare apo me propozimin e t\u00eb d\u00ebmtuarit, do t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb pun\u00ebn e policis\u00eb gjyq\u00ebsore gjat\u00eb hetimit t\u00eb veprave penale dhe udh\u00ebheq\u00eb me procedur\u00ebn paraprake gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe informacioneve t\u00eb nevojshme p\u00ebr fillimin e procedur\u00ebs penale.<br \/>\nGjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb vet Prokurori i Shtetit vler\u00ebson dhe analizon me p\u00ebrkushtim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb provat faj\u00ebsuese dhe shfaj\u00ebsuese dhe gjat\u00eb hetimit siguron q\u00eb hetimi t\u00eb kryhet n\u00eb afatet ligjore, respekton n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb drejtat e t\u00eb pandehurit dhe siguron mbledhjen e provave t\u00eb pranueshme p\u00ebr gjykat\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Prishtin\u00eb, ka kompetenc\u00eb t\u00eb veproj pran\u00eb gjykatave themelore p\u00ebr veprat penale q\u00eb ka kompetenc\u00eb sipas Ligjit Nr.03\/L. 052 p\u00ebr Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe juridiksioni i k\u00ebsaj prokurorie shtrihet n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb PSRK punojn\u00eb prokuror\u00eb nga misioni EULEX, si dhe dhjet\u00eb prokuror\u00eb vend\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Prokuroria e Apelit<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Apelit \u00ebsht\u00eb themeluar p\u00ebr t\u00eb vepruar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, Kjo prokurori p\u00ebrb\u00ebhet nga Departamenti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Departamenti p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda dhe ka juridiksion n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nProkuroria e Apelit udh\u00ebhiqet nga kryeprokurori i Prokuroris\u00eb, i em\u00ebruar sipas Ligjit mbi K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nProkuror\u00ebt e em\u00ebruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit jan\u00eb t\u00eb specializuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e ndjekjes penale pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit. Kur nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb e prokuroris\u00eb prezantohet para Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, prokurori, i cili ka iniciuar apo zhvilluar ndjekjen penale, me miratimin e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, mund t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb dhe ndihmoj\u00eb Prokurorin\u00eb e Shtetit n\u00eb paraqitjen e ankes\u00ebs apo mbrojtjen kund\u00ebr ankes\u00ebs.<br \/>\nKompetenca e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb propozime n\u00eb ankesat e ushtruara kund\u00ebr vendimeve dhe aktgjykimeve, t\u00eb vendos p\u00ebr konfliktin e juridiksionit nd\u00ebrmjet prokurorive themelore dhe t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjera t\u00eb parapara me ligj.<br \/>\nSelia e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit \u00ebsht\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Prokuroria themelore<br \/>\nProkuroria Themelore Prishtin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka juridiksion mbi t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb ndryshe me ligj dhe p\u00ebrb\u00ebhet nga:<br \/>\nDepartamenti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm,<br \/>\nDepartamenti p\u00ebr t\u00eb Mitur dhe<br \/>\nDepartamenti p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda<br \/>\nProkuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb mbulon territorin e Prishtin\u00ebs, Podujev\u00ebs, Drenasit, Lipjanit, Fush\u00eb Kosov\u00ebs, Obiliqit dhe Gra\u00e7anic\u00ebs.<br \/>\nProkuroria udh\u00ebhiqet nga kryeprokurori dhe ka 26 prokuror\u00eb dhe 58 staf mb\u00ebshtet\u00ebs.<br \/>\n*<br \/>\n<strong>EM\u00cbRIMI I PROKUROR\u00cbVE DHE KRYEPROKUROR\u00cbVE<\/strong><br \/>\n<strong>LIGJI NR. 03\/L. 225<\/strong><br \/>\nN\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 65 (1) t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs,<br \/>\nKuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka miratuar k\u00ebt\u00eb<\/p>\n<p><center><strong>LIGJ P\u0401R PROKURORIN E SHTETIT<\/strong><\/center><strong>Neni 1<br \/>\nQ\u00ebllimi dhe fush\u00ebveprimi i ligjit<\/strong><\/p>\n<p>Ky ligj themelon dhe rregullon organizimin, juridiksionin, funksionimin, kompetencat dhe detyrat e Prokurorit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p><strong>Neni 2<br \/>\nP\u00ebrkufizimet<\/strong><\/p>\n<p>1. Shprehjet e p\u00ebrdorura n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj kan\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim:<br \/>\n1.1. Prokurori i Shtetit n\u00ebnkupton institucionin e pavarur kompetent dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ndjekjen e personave t\u00eb akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale dhe veprave t\u00eb tjera si\u00e7 ceken me ligj dhe p\u00ebrfshin\u00eb si n\u00eb vijim: prokurorit\u00eb themelore, Prokurorin\u00eb e Apelit, Prokurorin\u00eb Speciale, Zyr\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, dhe cilado nj\u00ebsi tjet\u00ebr organizative q\u00eb mund t\u00eb krijohet p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione prokuroriale.<br \/>\n1.2. Kryeprokurori i Shtetit n\u00ebnkupton Kryeprokurorin e Shtetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si dhe menaxhmentin dhe kreun mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Prokurorit t\u00eb Shtetit.<br \/>\n1.3. Kryeprokurori n\u00ebnkupton kreun e zyr\u00ebs s\u00eb prokurorit, duke p\u00ebrjashtuar Kryeprokurorin e Shteti dhe Kryeprokurorin Prokuroris\u00eb Speciale.<br \/>\n1.4. Kushtetuta n\u00ebnkupton Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\n1.5. Prokuror Special n\u00ebnkupton prokurorin e shtetit q\u00eb sh\u00ebrben n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale si\u00e7 ceket n\u00eb Ligjin mbi Prokurorin\u00eb Speciale, Nr. 2008\/03-L052.<br \/>\n1.6. K\u00ebshill n\u00ebnkupton K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 ceket n\u00eb Ligjin mbi K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Neni 4<br \/>\nUshtrimi i funksioneve prokuroriale<\/strong><\/p>\n<p>1. N\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs funksionet prokuroriale ushtrohen vet\u00ebm nga prokuror\u00ebt e autorizuar dhe kompetent\u00eb t\u00eb shtetit edhe prokuror\u00ebt special\u00eb si\u00e7 ceket n\u00eb Ligjin mbi Prokurorin\u00eb Speciale, t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs Nr. 2008\/03L-052.<br \/>\n2. Nj\u00eb prokuror i shtetit i em\u00ebruar sipas rregullave \u00ebsht\u00eb i autorizuar t\u00eb inicioj\u00eb hetime penale, t\u00eb paraqes\u00eb aktakuz\u00ebn apo propozim akuz\u00ebn, t\u00eb zhvilloj\u00eb ndjekjen penale apo t\u00eb kryej\u00eb detyra apo funksione t\u00eb tjera prokuroriale q\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe ligjet e zbatueshme.<\/p>\n<p><strong>Neni 5<br \/>\nShum\u00ebllojshm\u00ebria etnike e Prokurorit t\u00eb Shtetit<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori i Shtetit pasqyron shum\u00ebllojshm\u00ebrin\u00eb etnike n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb pajtueshm\u00ebri me nenet 109(4) dhe 110(3) t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe parimet e pranuara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht lidhur me t\u00eb drejtat e njeriut dhe barazin\u00eb gjinore.<\/p>\n<p><strong>Neni 6<br \/>\nEfikasiteti i Prokurorit t\u00eb Shtetit<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori i Shtetit ushtron funksionet e veta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase dhe efektive dhe n\u00eb pajtueshm\u00ebri me Kushtetut\u00ebn, ligjet e zbatueshme dhe parimet e pranuara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr mos-diskriminimin, t\u00eb drejtat e njeriut dhe lirit\u00eb themelore.<\/p>\n<p><strong>DETYRAT DHE KOMPETENCAT E PROKURORIT T\u00cb SHTETIT<\/strong><br \/>\n<strong>Neni 7<br \/>\nDetyrat dhe kompetencat e prokuror\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>1. Detyrat dhe kompetencat e prokuror\u00ebve t\u00eb shtetit p\u00ebrfshijn\u00eb:<br \/>\n1.1. ushtrimin e funksioneve prokuroriale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, t\u00eb drejt\u00eb, objektive dhe t\u00eb paanshme dhe t\u00eb sigurohen q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personat trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb para ligjit;<br \/>\n1.2. zbatimin e standardeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb kujdesit gjat\u00eb kryerjes s\u00eb funksioneve zyrtare;<br \/>\n1.3. sjellje t\u00eb ndershme dhe profesionale si n\u00eb jet\u00ebn personale ashtu edhe profesionale dhe bazuar n\u00eb ligjin e zbatuesh\u00ebm dhe kodin e etik\u00ebs profesionale;<br \/>\n1.4. ruajtjen e nderit dhe dinjitetit t\u00eb Prokurorit t\u00eb Shtetit;<br \/>\n1.5. mbrojtjen e t\u00eb drejtave ligjore t\u00eb viktimave, d\u00ebshmitar\u00ebve, t\u00eb dyshimt\u00ebve, t\u00eb akuzuarve dhe personave t\u00eb d\u00ebnuar;<br \/>\n1.6. nd\u00ebrmarrjen e veprimeve t\u00eb nevojshme juridike p\u00ebr zbulimin e veprave penale dhe t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb krimit si dhe hetimin dhe ndjekjen me koh\u00eb t\u00eb veprave penale;<br \/>\n1.7. marrjen e vendimeve mbi inicimin, vazhdimin apo nd\u00ebrprerjen e procedur\u00ebs penale ndaj personave t\u00eb dyshuar apo t\u00eb akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale;<br \/>\n1.8. ngritjen e aktakuzave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre para gjykat\u00ebs;<br \/>\n1.9. ushtrimin e mjeteve t\u00eb rregullta dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme juridike kund\u00ebr vendimeve gjyq\u00ebsore;<br \/>\n1.10. bashk\u00ebpunimin me policin\u00eb, gjykatat dhe institucionet e tjera;<br \/>\n1.11. nd\u00ebrmarrjen e t\u00eb gjitha veprimeve t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj.<br \/>\n*<br \/>\n<strong>Neni 11<br \/>\nKryeprokurori i Shtetit<\/strong><\/p>\n<p>1. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\n2. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion ekskluziv mbi l\u00ebnd\u00ebt n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb tret\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme.<br \/>\n3. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion ekskluziv mbi t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb mjete t\u00eb jasht\u00ebzakonshme juridike.<br \/>\n4. Kryeprokurori i Shtetit mund t\u00eb marr\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb secil\u00ebn l\u00ebnd\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb apo pajtim t\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\n5. Kryeprokurori i Shtetit mund t\u00eb marr\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb secil\u00ebn l\u00ebnd\u00eb n\u00eb secil\u00ebn prokurori t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj.<br \/>\n6. Kryeprokurori i Shtetit \u00ebsht\u00eb kreu i Prokurorit t\u00eb Shtetit dhe ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb gjith\u00ebmbarshme p\u00ebr menaxhimin e Prokurorit t\u00eb Shtetit dhe mbik\u00ebqyrjen e t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebve. Kryeprokurori i Shtetit mund t\u00eb delegoj disa p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb tij\/saj.<br \/>\n7. Kryeprokurori i Shtetit nxjerr rregulla, instruksione, udh\u00ebzime dhe vendime p\u00ebr rregullimin e brendsh\u00ebm t\u00eb Prokurorit t\u00eb Shtetit.<br \/>\n8. Selia e Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<br \/>\n*<br \/>\n<strong>Kualifikimet dhe kriteret minimale p\u00ebr em\u00ebrim<\/strong><\/p>\n<p>1. Kandidat\u00ebt p\u00ebr em\u00ebrim si prokuror\u00eb t\u00eb shtetit duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin kualifikimet dhe kriteret minimale si m\u00eb posht\u00eb:<br \/>\n1.1. t\u00eb jen\u00eb shtetas dhe banor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs;<br \/>\n1.2. t\u00eb ken\u00eb diplom\u00eb t\u00eb Fakultetit Juridik, t\u00eb pranuar nga ligjet e Kosov\u00ebs;<br \/>\n1.3. t\u00eb ken\u00eb kaluar provimin e jurispodenc\u00ebs;<br \/>\n1.4. t\u00eb ken\u00eb kaluar provimin p\u00ebrgatitor p\u00ebr prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb;<br \/>\n1.5. t\u00eb ken\u00eb reputacion t\u00eb lart\u00eb pozitiv profesional dhe integritet moral;<br \/>\n1.6. t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb plotfuqish\u00ebm p\u00ebr vepra penale, me p\u00ebrjashtim t\u00eb kund\u00ebrvajtjeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj;<br \/>\n1.7. t\u00eb ken\u00eb dh\u00ebn\u00eb provimin p\u00ebr arsimim ligjor, p\u00ebrve\u00e7 personave, q\u00eb kan\u00eb s\u00eb paku shtat\u00eb (7) vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune ligjore dhe avokat\u00ebt, q\u00eb e kan\u00eb ushtruar profesionin e avokatit s\u00eb paku pes\u00eb (5) vjet.<br \/>\n1.8. provimit p\u00ebrgatitor nuk i n\u00ebnshtrohen kandidat\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit ose t\u00eb prokurorit s\u00eb paku tre (3) vjet, si dhe kandidat\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb s\u00eb paku shtat\u00eb (7) vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune ligjore dhe e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb provimin p\u00ebrgatitor gjat\u00eb procesit t\u00eb em\u00ebrimit dhe t\u00eb riem\u00ebrimit p\u00ebr gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kriteret e ve\u00e7anta p\u00ebr prokuror\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb shtetit<\/strong><\/p>\n<p>1. P\u00ebrve\u00e7 kualifikimeve minimale, t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr em\u00ebrim si prokuror\u00eb t\u00eb shtetit, me q\u00ebllim t\u00eb em\u00ebrimit n\u00eb prokurori t\u00eb caktuara, duhet gjithashtu t\u00eb ken\u00eb kualifikimet e m\u00ebposhtme:<br \/>\n1.1. p\u00ebr ta ushtruar funksionin e prokurorit n\u00eb Departamentin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore, kandidati duhet t\u00eb ket\u00eb s\u00eb paku tre (3) vite p\u00ebrvoj\u00eb juridike si prokuror apo gjyqtar;<br \/>\n1.2. p\u00ebr ta ushtruar funksionin e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit, kandidati duhet t\u00eb ket\u00eb s\u00eb paku kat\u00ebr (4) vite p\u00ebrvoj\u00eb juridike si prokuror apo gjyqtar;<br \/>\n1.3. p\u00ebr ta ushtruar funksionin e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale, kandidati duhet t\u00eb ket\u00eb s\u00eb paku pes\u00eb (5) vite p\u00ebrvoj\u00eb juridike n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn penale, p\u00ebrfshir\u00eb s\u00eb paku tre (3) vite p\u00ebrvoj\u00eb si prokuror;<br \/>\n1.4. p\u00ebr ta ushtruar funksionin e prokurorit pran\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, kandidati duhet t\u00eb ket\u00eb s\u00eb paku gjasht\u00eb (6) vite p\u00ebrvoj\u00eb juridike n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn penale, p\u00ebrfshir\u00eb s\u00eb paku kat\u00ebr (4) vite p\u00ebrvoj\u00eb si prokuror;<br \/>\n1.5. p\u00ebr ta ushtruar funksionin si Kryeprokuror kandidati duhet t\u00eb ket\u00eb s\u00eb paku tet\u00eb (8) vite p\u00ebrvoj\u00eb juridike n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn penale, p\u00ebrfshir\u00eb s\u00eb paku gjasht\u00eb (6) vite p\u00ebrvoj\u00eb si prokuror i shtetit.<br \/>\n*<br \/>\n<strong> Neni 21<br \/>\nKompensimi i prokuror\u00ebve t\u00eb shtetit<\/strong><\/p>\n<p>1. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit, prokuror\u00ebt e shtetit g\u00ebzojn\u00eb pagat baz\u00eb si n\u00eb vijim:<br \/>\n1.1. kryeprokurori i Shtetit pranon pag\u00eb ekuivalente me at\u00eb t\u00eb Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme.<br \/>\n1.2. prokuror\u00ebt me mandat t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit pranojn\u00eb pag\u00eb ekuivalente n\u00eb shkall\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind (90%) me pag\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit.<br \/>\n1.3. kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Speciale pranon pag\u00eb ekuivalente n\u00eb shkall\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb (95) % me pag\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit.<br \/>\n1.4. prokuror\u00ebt me mandat t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale marrin pag\u00eb ekuivalente me pag\u00ebn e prokuror\u00ebve n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeprokurorit te Shtetit;<br \/>\n1.5. kryeprokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit merr pag\u00eb ekuivalente me pag\u00ebn e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs se Apelit;<br \/>\n1.6. prokuror\u00ebt me mandat t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit pranojn\u00eb pag\u00eb ekuivalente n\u00eb shkall\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind (90%) me pag\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit.<br \/>\n1.7. kryeprokuror\u00ebt e prokurorive themelore marrin pag\u00eb ekuivalente me kryetar\u00ebt e gjykatave themelore.<br \/>\n1.8. secili prokuror me mandat t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore pranon pag\u00eb jo m\u00eb pak se shtatedhjet\u00eb p\u00ebrqind (70%) e pag\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore. K\u00ebshilli do t\u00eb nxjerr skem\u00ebn p\u00ebr kompensime shtes\u00eb q\u00eb pasqyron p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e ve\u00e7anta t\u00eb prokurorit q\u00eb paraqitet para Departamentit t\u00eb Krimeve t\u00eb r\u00ebnda pran\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore, por n\u00eb asnj\u00eb rast shuma e pag\u00ebs baz\u00eb dhe pages\u00ebs shtes\u00eb nuk do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind (90%) t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore.<br \/>\n1.9. p\u00ebrpos pag\u00ebs s\u00eb tyre baz\u00eb, secili prokuror g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr kompensim shtes\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime tjera si\u00e7 ceket me ligj apo rregulla t\u00eb nxjerra nga K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs.<br \/>\n1.10. pavar\u00ebsisht nga ndonj\u00eb dispozit\u00eb tjet\u00ebr e ligjit, paga e prokuror\u00ebve t\u00eb shtetit nuk do t\u00eb zvog\u00eblohet gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb tyre p\u00ebrpos n\u00ebse kjo caktohet si sanksion nga K\u00ebshilli Prokurorial apo Komisioni Disiplinor i K\u00ebshillit bazuar n\u00eb p\u00ebrcaktimin se prokurori i shtetit ka kryer sjellje t\u00eb pahijshme apo ndonj\u00eb vep\u00ebr penale.<br \/>\n1.11. prokuror\u00ebt e shtetit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb pushim vjetor n\u00eb mas\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me sh\u00ebrbyesit civil\u00eb, por n\u00eb asnj\u00eb rast m\u00eb pak s\u00eb nj\u00ebzet (20) dit\u00eb pushimi vjetor me pages\u00eb.<br \/>\nNeni 22<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja \u2013 masa mbrojt\u00ebse p\u00ebr prokuror\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb nga K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb masa t\u00eb ve\u00e7anta mbrojt\u00ebse p\u00ebr veten dhe p\u00ebr familjet e tyre at\u00ebher\u00eb kur k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr jet\u00ebn e tij apo t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb familjes vjen si rezultat i ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb tyre prokurorial apo buron nga ai.<\/p>\n<p><strong>Neni 23<br \/>\nImuniteti i prokuror\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>1. Prokuror\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb imunitet nga ndjekja penale, padit\u00eb civile dhe shkarkimi nga funksioni p\u00ebr veprimet e nd\u00ebrmarra, vendimet e marra, apo mendimet e shprehura q\u00eb jan\u00eb brenda fush\u00ebveprimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tyre.<br \/>\n2. Prokuror\u00ebt nuk g\u00ebzojn\u00eb imunitet dhe mund t\u00eb shkarkohen nga funksioni n\u00ebse kan\u00eb kryer shkelje t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb ligjit.<br \/>\n3. Kur nj\u00eb prokuror akuzohet apo arrestohet, ai\/ajo duhet ta njoftoj\u00eb pa vones\u00eb Kryeprokurorin e Shtetit.<br \/>\n*<br \/>\n<strong> Neni 24<br \/>\nTrajnimi i prokuror\u00ebve t\u00eb shtetit<\/strong><\/p>\n<p>1. Prokuror\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb trajnim profesional t\u00eb duhur p\u00ebr t\u2019iu mund\u00ebsuar ushtrimin efektiv t\u00eb funksioneve t\u00eb tyre prokuroriale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar nga K\u00ebshilli.<br \/>\n2. Kryeprokurori i Shtetit, s\u00eb bashku me K\u00ebshillin, shqyrton programet trajnuese p\u00ebr prokuror\u00ebt dhe b\u00ebn p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrshtatjen, efikasitetin dhe dobin\u00eb.<br \/>\n*<br \/>\n<strong>Neni 25<br \/>\nVeprimtarit\u00eb profesionale<\/strong><\/p>\n<p>1. Prokuror\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb organizata profesionale t\u00eb cilat promovojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe mbrojtjen e interesave profesionale t\u00eb prokuror\u00ebve.<br \/>\n2. Prokuror\u00ebt mund t\u00eb angazhohen n\u00eb veprimtari t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje m\u00eb Kodin e Etik\u00ebs dhe Sjelljen Profesionale t\u00eb Prokuror\u00ebve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb takime shkencore, ligj\u00ebrime apo trajnime dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb p\u00ebrgatitjen e projekteve t\u00eb ndryshme ligjore. Var\u00ebsisht prej miratimit nga Kryeprokurori i Shtetit, prokuror\u00ebt mund t\u00eb marrin kompensim p\u00ebr veprimtarit\u00eb e tilla n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin e Etik\u00ebs dhe Sjelljen Profesionale t\u00eb Prokuror\u00ebve n\u00eb rast se nuk ekziston konflikt interesash dhe se nuk ka shkelje t\u00eb ligjit, kodit t\u00eb etik\u00ebs apo akteve t\u00eb tjera n\u00ebn-ligjore.<br \/>\n3. N\u00eb pajtueshm\u00ebri me dispozitat e Kodit t\u00eb Etik\u00ebs dhe Sjelljes Profesionale t\u00eb Prokuror\u00ebve, prokuror\u00ebt e shtetit mund t\u00eb angazhohen n\u00eb shkrime profesionale dhe shkencore por nuk mund t\u00eb botojn\u00eb p\u00ebrmbajtjen relevante t\u00eb dosjeve prokuroriale gjat\u00eb apo pas p\u00ebrfundimit t\u00eb funksionit prokurorial, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse kjo lejohet shprehimisht me ligj apo akt n\u00ebn-ligjor t\u00eb l\u00ebshuar nga K\u00ebshilli.<\/p>\n<p><strong>Neni 26<br \/>\nSjellja e prokuror\u00ebve &#8211; n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e parashtruara n\u00eb Kodin e Etik\u00ebs dhe Sjelljes Profesionale t\u00eb Prokuror\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>1. Prokuror\u00ebt nuk do t\u00eb p\u00ebrdorin statusin si prokuror apo reputacionin e prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb avancuar t\u00eb drejtat apo interesat e tyre personale.<br \/>\n2. Prokuror\u00ebt nuk do t\u00eb kryejn\u00eb asnj\u00eb detyr\u00eb apo sh\u00ebrbim tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e tyre apo q\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr mund t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ushtrimin e funksionit t\u00eb prokurorit.<br \/>\n3. Prokuror\u00ebt nuk do t\u00eb angazhohen n\u00eb \u00e7far\u00ebdo funksioni apo veprimtarie politike, p\u00ebrfshir\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb n\u00eb parti politike ose kandidimin apo mbajtjen e pozite politike. Prokuror\u00ebt inkurajohen t\u00eb votojn\u00eb por nuk mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje apo veprimtari politike. Mbajtja e pozit\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb n\u00eb mospajtueshm\u00ebri me ushtrimin e funksionit t\u00eb prokurorit.<br \/>\n4. Sjellja e prokurorit duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e parashtruara n\u00eb Kodin e Etik\u00ebs dhe Sjelljes Profesionale t\u00eb Prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p><center><em>F U N D<\/em><\/center><br \/>\nContact me autorin, E-post: ekspertimh@hotmail.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ismet Hasani, exp.oec. Suedi Tem\u00eb aktuale n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebrimi i Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit P\u00ebr Kryeprokuror\u00eb t\u00eb Shtetit jan\u00eb 8 kandidat\u00eb potencial\u00eb A do t\u00eb b\u00ebhet em\u00ebrimi n\u00eb p\u00ebrkim me LPPSH * \u201cAs teolog\u00ebt n\u00eb kisha e xhamia, as orator\u00ebt m\u00eb t\u00eb z\u00ebshem n\u00eb Parlamente, as ligj\u00ebruesit m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Shkolla e Universitete, nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>PROKURORIT\u00cb DHE PROKUROR\u00cbT E SHTETIT T\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PROKURORIT\u00cb DHE PROKUROR\u00cbT E SHTETIT T\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ismet Hasani, exp.oec. Suedi Tem\u00eb aktuale n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebrimi i Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit P\u00ebr Kryeprokuror\u00eb t\u00eb Shtetit jan\u00eb 8 kandidat\u00eb potencial\u00eb A do t\u00eb b\u00ebhet em\u00ebrimi n\u00eb p\u00ebrkim me LPPSH * \u201cAs teolog\u00ebt n\u00eb kisha e xhamia, as orator\u00ebt m\u00eb t\u00eb z\u00ebshem n\u00eb Parlamente, as ligj\u00ebruesit m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Shkolla e Universitete, nuk [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-05-15T14:02:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"PROKURORIT\u00cb DHE PROKUROR\u00cbT E SHTETIT T\u00cb KOSOV\u00cbS\",\"datePublished\":\"2014-05-15T14:02:07+00:00\",\"dateModified\":\"2014-05-15T14:02:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/\"},\"wordCount\":3759,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/\",\"name\":\"PROKURORIT\u00cb DHE PROKUROR\u00cbT E SHTETIT T\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\",\"datePublished\":\"2014-05-15T14:02:07+00:00\",\"dateModified\":\"2014-05-15T14:02:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PROKURORIT\u00cb DHE PROKUROR\u00cbT E SHTETIT T\u00cb KOSOV\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PROKURORIT\u00cb DHE PROKUROR\u00cbT E SHTETIT T\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"PROKURORIT\u00cb DHE PROKUROR\u00cbT E SHTETIT T\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ismet Hasani, exp.oec. Suedi Tem\u00eb aktuale n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebrimi i Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit P\u00ebr Kryeprokuror\u00eb t\u00eb Shtetit jan\u00eb 8 kandidat\u00eb potencial\u00eb A do t\u00eb b\u00ebhet em\u00ebrimi n\u00eb p\u00ebrkim me LPPSH * \u201cAs teolog\u00ebt n\u00eb kisha e xhamia, as orator\u00ebt m\u00eb t\u00eb z\u00ebshem n\u00eb Parlamente, as ligj\u00ebruesit m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Shkolla e Universitete, nuk [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-05-15T14:02:07+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"PROKURORIT\u00cb DHE PROKUROR\u00cbT E SHTETIT T\u00cb KOSOV\u00cbS","datePublished":"2014-05-15T14:02:07+00:00","dateModified":"2014-05-15T14:02:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/"},"wordCount":3759,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/","name":"PROKURORIT\u00cb DHE PROKUROR\u00cbT E SHTETIT T\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg","datePublished":"2014-05-15T14:02:07+00:00","dateModified":"2014-05-15T14:02:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismet_hasani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prokurorite-dhe-prokuroret-e-shtetit-te-kosoves\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PROKURORIT\u00cb DHE PROKUROR\u00cbT E SHTETIT T\u00cb KOSOV\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1164"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1164"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1164\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}