{"id":11621,"date":"2012-01-21T00:39:29","date_gmt":"2012-01-20T23:39:29","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1281"},"modified":"2012-01-21T00:39:29","modified_gmt":"2012-01-20T23:39:29","slug":"grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/","title":{"rendered":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Pucist\u00ebt\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Mero Baze<\/strong>, <em>20 Janar 2012<\/em><\/p>\n<p>Ne nuk ishim kat\u00ebr. Po t\u00eb mos ishte Sk\u00ebnder Minxhozi q\u00eb t\u00eb na mblidhte p\u00ebr nj\u00eb foto t\u00eb kat\u00ebrt bashk\u00eb, ndoshta s\u2019do ishim b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb bashk\u00eb. Nuk ishim bashk\u00eb m\u00eb 21 Janar. Filip \u00c7akuli nuk ishte fare n\u00eb Tiran\u00eb, pasi i kishte vdekur vjehrra n\u00eb Divjak\u00eb. Sokol Balla ishte duke ndjekur protestat p\u00ebr llogari t\u00eb vet, nd\u00ebrsa Andi Bushati u ul n\u00eb tavolin\u00ebn time pak pasi n\u00eb bulevard filluan krismat. Artan Hoxha, kamera dhe instinktet e tij gazetareske i b\u00ebn\u00eb gj\u00ebm\u00ebn Berish\u00ebs, ishte me mua qysh n\u00eb minut\u00ebn e par\u00eb t\u00eb protest\u00ebs, n\u00eb ballkonin e dy kullave binjake n\u00eb katin e kat\u00ebrt, p\u00ebrball\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs, por ai nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e pu\u00e7it. <\/p>\n<p>Rudina Xhunga, s\u00eb bashku me Dudajn, iu bashkua tavolin\u00ebs kur plumbat u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb friksh\u00ebm, nd\u00ebrsa dhjet\u00ebra reporter\u00eb t\u00eb rinj, t\u00eb thuajse gjith\u00eb gazetave, ishin po aty n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke ndjekur at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhte. Filmuam snajperat pa filluar t\u00eb gjuajn\u00eb, dhe pastaj u mb\u00ebshtet\u00ebm tek kolona e betonit, q\u00eb mund t\u00eb priste plumbat, duke ndjekur TV. Telefonat na u bllokuan dhe p\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq nuk kishim as k\u00eb t\u00eb njoftonim dhe as kush t\u00eb na njoftonte. I vetmi personazh misterioz u shfaq n\u00eb tavolin\u00ebn ton\u00eb diku nga ora 3 mbasdite, nj\u00eb burr\u00eb i vjet\u00ebr rreth t\u00eb gjasht\u00ebdhjetave, devolli, i pun\u00ebsuar n\u00eb polici tatimore, i angazhuar at\u00eb dit\u00eb nga Agim Shehu si roje p\u00ebr tavolin\u00ebn e gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ishte i veshur keq, me buk\u00eb me vete dhe i paqart\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb. E shikonte i \u00e7uditur Rudina Xhung\u00ebn q\u00eb e kish aq af\u00ebr, ose Bushatin dhe qeshte me vete. Pastaj b\u00ebnte prova fonetike t\u00eb na shqiptonte emrat. E qet\u00ebsuam se ne nuk i mbanim m\u00ebri dhe e ul\u00ebm mes nesh. Xhunga her\u00eb pas here ndikohej prej tij kur matej t\u00eb nd\u00ebrsehej me fjal\u00eb kund\u00ebr plumbave, por nuk shkaktonte asnj\u00eb bezdi tek ne t\u00eb tjer\u00ebt. Po t\u00eb rrinte dhe pak aty, ishim t\u00eb sigurt se mund t\u00eb kthehej n\u00eb demonstrues.<\/p>\n<p>T\u00eb parin q\u00eb pash\u00eb duke u rr\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb, edhe pse nuk qenk\u00ebsh i vrari i par\u00eb, ishte Hekuran Deda, i cili u rr\u00ebzua nga tavolina ku ishin gazetar\u00ebt. Mu duk sikur u rr\u00ebzua se e shtyu dikush, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte q\u00eblluar. Hodha syt\u00eb nga TV Klani. P\u00ebr shkak se redaksia e TV Klanit ishte boshatisur dhe aty kishte mbetur vet\u00ebm Desada, q\u00eb komentonte duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb kuptonte \u00e7far\u00eb ndodhte, ai ishte ekrani nga i cili informoheshe m\u00eb shum\u00eb. Shto dhe faktin q\u00eb kamerat e tij ishin fokusuar tek dera e kryeministris\u00eb, duke i m\u00ebshuar ides\u00eb se po sulmohej dhe po dhunohej policia, aty ngjarjet ndiqeshin m\u00eb mir\u00eb, Top Channel e teproi n\u00eb ekstrem duke mbajtur n\u00eb studio komentator\u00eb q\u00eb ishin shum\u00eb her\u00eb m\u00eb pak t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm se sa brutoja e ngjarjeve q\u00eb po ndodhte. TV e tjera ishin me shk\u00ebputje nga sheshi.<\/p>\n<p>Sapo pash\u00eb rr\u00ebzimin e Hekuran Ded\u00ebs, ngrita syt\u00eb nga TV Klani dhe aty pash\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb ishte rr\u00ebzuar, por jo tek vendi i Hekuranit. Di\u00e7ka m\u00eb lart af\u00ebr der\u00ebs. Desada as e kuptoi fare dhe vazhdoi t\u00eb komentonte e qet\u00eb. Ishte e pabesueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se ato q\u00eb po shikonim ishin vrasje. Kur i ripam\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje, dukej q\u00eb vrasja tek dera kish ndodhur disa sekonda m\u00eb par\u00eb se vrasja tek tavolina e gazetar\u00ebve, por gjithsesi nga e nj\u00ebjta batare.<\/p>\n<p>Nuk dija k\u00eb t\u00eb pyesja n\u00ebse ishin vrasje apo plagosje. Me syt\u00eb nga rruga shiheshin pak \u00e7aste m\u00eb von\u00eb persona q\u00eb transportonin t\u00eb plagosur t\u00eb tjer\u00eb. Nj\u00eb koleg i Vizion Plusit m\u00eb tregoi si i rr\u00ebmbyen furgonin e transmetimit p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb spital nj\u00eb nga viktimat, nd\u00ebrsa shiheshin njer\u00ebz t\u00eb plagosur dhe t\u00eb trembur q\u00eb po shp\u00ebrndaheshin. Tentova t\u2019i telefonoj disa her\u00eb Pre\u00e7 Zogajt, por nuk funksiononte telefoni. I nisa nj\u00eb SMS ku i thosha af\u00ebrsisht se dikush mund t\u00eb jet\u00eb vrar\u00eb. Ishim krejt t\u00eb paqart\u00eb. Telefoni funksionoi me sms, por me thirrje jo. Pak m\u00eb von\u00eb Edi Rama doli n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp. <\/p>\n<p>B\u00ebri thirrje t\u00eb qet\u00ebsoheshin dhe t\u00eb ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk p\u00ebrmendi t\u00eb vrar\u00eb, edhe pse vrasjet kishin ndodhur. As ai nuk dinte gj\u00eb. Ja p\u00ebrs\u00ebrita thirrjen Zogajt, por pa sukses. Mu b\u00eb fiksim q\u00eb kishin q\u00eblluar njer\u00ebzit sip\u00ebr kryeministris\u00eb. Aty u shfaq dhe komandanti i Gard\u00ebs dhe nj\u00eb bodigard i familjes Berisha, dhe disa tipa q\u00eb mu fiksua se mund t\u00eb kishin q\u00eblluar. Disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb rreth or\u00ebs 20:00, Tom Doshi u kthye nga Spitali Ushtarak me nj\u00eb CD n\u00eb dor\u00eb. Kishte marr\u00eb skanerin e Aleks Nikajt, t\u00eb vrarit ende t\u00eb pavdekur. Ishte q\u00eblluar me nj\u00eb plumb q\u00eb i hynte nga sip\u00ebr posht\u00eb. Ata tipat sip\u00ebr tarrac\u00ebs mu kujtuan p\u00ebrs\u00ebri. M\u00eb von\u00eb m\u00ebsova se aty kish qen\u00eb dhe dikush nga Lezha, dhe kjo e komplikonte historin\u00eb duke menduar se mund t\u00eb ishte dhe qitje selektive. K\u00ebshtu ishte vrar\u00eb dhe Faik Myrtaj.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje, kur Artanit i k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb nxirrte prej kameras qit\u00ebsin anash kryeministris\u00eb, ata sip\u00ebr tarrac\u00ebs dhe ata q\u00eb ishin tek shkall\u00ebt, ndryshoi gjith\u00eb historia. Artani, pasi m\u00eb nisi fotot e para, mori i lumtur p\u00ebr zbulimin q\u00eb kish b\u00ebr\u00eb. Duke ripar\u00eb gjith\u00eb filmimet e kameras, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte zbuluar kush kish vrar\u00eb. Fotot nuk b\u00ebnin m\u00eb pun\u00eb. Instikti i tij prej gazetari kishte b\u00ebr\u00eb histori.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Kjo ishte dinamika e dit\u00ebs sime m\u00eb parazitare t\u00eb mundshme si gazetar. N\u00eb mbr\u00ebmje versioni i par\u00eb i Berish\u00ebs ishte ai q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur kur kishte marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. Kishte vendosur q\u00eb t\u00eb vriste dhe t\u2019ia linte t\u00eb vdekurit n\u00eb kurriz opozit\u00ebs. Dy mjek\u00eb t\u00eb Spitalit Ushtarak u p\u00ebrfshin\u00eb t\u00eb par\u00ebt n\u00eb nj\u00eb spirale manipulimi. Edhe pse jan\u00eb mjek\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr jet\u00ebn e njer\u00ebzve, fol\u00ebn para kamerave si ekspert\u00eb kriminalistike, duke folur p\u00ebr qitje nga af\u00ebr, dhe plumba t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. <\/p>\n<p>M\u00eb pas foli Sokol Olldashi, i cili kishte informacionin e \u201csigurt\u201d se nj\u00eb makin\u00eb e \u00e7oroditur q\u00eb turma e l\u00ebshoi drejt der\u00ebs, q\u00eb rrinte vazhdimisht e hapur, kishte 40 kg dinamit. Pastaj doli Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, dhe simboli i trazirave t\u00eb vitit 1997 n\u00eb Jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Foli p\u00ebr arm\u00eb t\u00eb sofistikuara t\u00eb p\u00ebrdorura nga demonstruesit dhe vrasjet brenda llojit. Po plot\u00ebsohej skenari i vrasjeve t\u00eb b\u00ebra nga vet\u00eb opozita. Kur Artani m\u00eb tha n\u00eb telefon se duket qart\u00eb kush ka q\u00eblluar dhe vrar\u00eb, e kisha t\u00eb pamundur t\u00eb mendoja se skenari B ishte \u201cpu\u00e7i\u201d.<\/p>\n<p>Sali Berisha e nisi zbatimin e tij qysh n\u00eb dat\u00ebn 22 janar. Foli p\u00ebr pistoleta stilolaps, p\u00ebr \u00e7adra pistolet\u00eb, p\u00ebr thika me helm nga gjarp\u00ebrinjt\u00eb e jugut, p\u00ebr plan t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt president, kryeprokurore, lider opozite, SHISH\u2026 Nj\u00eb p\u00ebrrua psikik i neveritsh\u00ebm dhe i pad\u00ebgjuesh\u00ebm deri n\u00eb fund. Ishte i qart\u00eb n\u00eb at\u00eb marr\u00ebzi q\u00eb b\u00ebnte. Prokuroria kishte mb\u00ebrritur n\u00eb oborr t\u00eb kryeministris\u00eb ku ishin 2800 g\u00ebzhoja arm\u00ebsh dhe plumbat kishin grir\u00eb kangjellat nga brenda, \u00e7ka tregon se \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb kok\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve dhe n\u00eb drejtim t\u00eb tyre. Serveri i kryeministris\u00eb ishte fshir\u00eb, serveri i Gard\u00ebs po ashtu, nd\u00ebrsa oficer\u00ebt e plagosur t\u00eb Gard\u00ebs u mbajt\u00ebn n\u00eb oborr t\u00eb kryeministris\u00eb. Sali Berisha kishte nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb prej daljes s\u00eb tyre jasht\u00eb gardhit. Jo se do t\u00eb arrestoheshin, por se mund t\u00eb flisnin. <\/p>\n<p>Mund tu tregonin grave, v\u00ebllez\u00ebrve, miqve t\u00eb tyre. Ata u izoluan thuajse n\u00eb gjendje pengu brenda mureve t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, e cila u kthye n\u00eb nj\u00eb super-ambulanc\u00eb ku mjekohen t\u00eb l\u00ebnduarit q\u00eb nuk duhet t\u00eb dor\u00ebzoheshin. Thashethemet p\u00ebr episodet nga brenda ishin nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Shquante nj\u00eb fabul mbi rezistenc\u00ebn e Ndre Prendit p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar dhe nj\u00eb njeri i af\u00ebrt i Berish\u00ebs q\u00eb e kishte q\u00eblluar me grusht tek syri, q\u00eb dukej qartazi i nxir\u00eb nga nj\u00eb goditje. Prendi ishte mbi nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb kryeministris\u00eb dhe zor se gur\u00ebt arrit\u00ebn atje.<\/p>\n<p>Sali Berisha kishte konsumuar nd\u00ebrkoh\u00eb bisedat me ambasadorin amerikan, t\u00eb cilin e kishte kapur krejt n\u00eb befasi kjo situat\u00eb. P\u00ebr \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ligjshme t\u00eb tij si p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb shteti t\u00eb madh mik me Shqip\u00ebrin\u00eb, Berisha kishte nj\u00eb kusht t\u00eb vetin. Dhe mungesa e p\u00ebrvoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar me Sali Berish\u00ebn, e shtyu ambasadorin t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Pranoi t\u00eb negociohej arrestimi i gjasht\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb Gard\u00ebs. Berisha kund\u00ebrshtoi ndalimin e tyre, n\u00eb nj\u00eb gjest flagrant q\u00eb po t\u00eb kishim nj\u00eb prokurori t\u00eb pavarur duhet ta arrestonte. Un\u00eb e p\u00ebrjetova me g\u00ebzim informacionin, pasi mendova se k\u00ebt\u00eb nuk do t\u2019ia falte askush. As shqiptar\u00ebt, as nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. N\u00eb fakt ia fal\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb, dhe ai vazhdon t\u00eb krenohet q\u00eb ka kund\u00ebrshtuar p\u00ebr shkak t\u00eb shpikjeve t\u00eb tij, nj\u00eb urdh\u00ebr prokurorie, duke shkelur r\u00ebnd\u00eb Kushtetut\u00ebn p\u00ebr autoritetin e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje ai mblodhi parlamentin n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb urgjente tragjikomike. Deputet\u00ebt e frustruar nga ideja se mund tu kishte ikur pushteti, filluan t\u00eb flasin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe duarbosh p\u00ebr grusht shteti. Ilir Meta shkoi m\u00eb tutje dhe i quajti kok\u00ebpalar\u00eb. U ngrit nj\u00eb Komision dhe n\u00eb krye t\u00eb tij u em\u00ebrua Eduard Halimi. Detyra ishte e qart\u00eb: T\u00eb terrorizonte prokurorin\u00eb dhe t\u00eb baltoste sa t\u00eb mundej Presidentin, SHISH-in dhe median kritike me Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>I njihja thuajse gjith\u00eb deputet\u00ebt e Komisionit. Dy prej tyre pak m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Genc Strazimiri, t\u00eb cilit tashm\u00eb i ka mbetur n\u00eb dor\u00eb ky Komision, dukej i frustruar, por dhe i gatsh\u00ebm t\u00eb binte n\u00eb sy. At\u00eb e njihja m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Njihja raportet e mosbesimit t\u00eb Berish\u00ebs me t\u00eb dhe telashet q\u00eb i ishin krijuar si z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Brendsh\u00ebm ngaq\u00eb kish denoncuar Kuli\u00e7in tek Berisha si njeri q\u00eb lidhej me kriminel\u00eb n\u00eb Fier dhe Durr\u00ebs. <\/p>\n<p>Prej at\u00ebher\u00eb Berisha i kishte prer\u00eb v\u00ebshtrimin, dhe ky ndoshta i dukej nj\u00eb rast i art\u00eb p\u00ebr tu riafruar me t\u00eb. E kuptova q\u00eb e kish marr\u00eb k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb shans kur d\u00ebgjova q\u00eb emrin tim si gazetar pu\u00e7ist e lexoi ai. Qesha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kur mendova sa do ishte k\u00ebnaqur Berisha duke e par\u00eb ta lexonte emrin tim. Perversiteti i tij n\u00eb k\u00ebto raste shkon larg. I shijon shum\u00eb p\u00ebrdorimi i atyre tek t\u00eb cil\u00ebt nuk beson. I shijon kur i shikon duke dh\u00ebn\u00eb prova besimi.<\/p>\n<p>Shkova n\u00eb Rogner p\u00ebr nj\u00eb kafe p\u00ebr tu takuar me Andi Bushatin. Vendos\u00ebm ta merrnim me humor. Balla dhe \u00c7akuli po ashtu. Vizion Plus k\u00ebrkoi nj\u00eb koment, dhe i thash\u00eb pak a shum\u00eb se nuk kam tabulate, por at\u00eb q\u00eb nuk ia tregoj gruas sime, nuk jam i gatsh\u00ebm t\u2019ia tregoj gruas s\u00eb Berish\u00ebs. Ishte pak e tepruar si deklarat\u00eb, por fakti q\u00eb ai po e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb gjest ndaj meje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sulmeve q\u00eb un\u00eb i kisha b\u00ebr\u00eb korrupsionit t\u00eb familjes s\u00eb tij, ishte logjike t\u2019i tregoja kujt i duhej p\u00ebrbaltja ime. Gazetari qeshi dhe iku. \u00c7akuli b\u00ebri nj\u00eb gj\u00eb m\u00eb me humor. Nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur ku shpjegonte pse d\u00ebshtoi pu\u00e7i, dhe si e kishim organizuar. Balla dhe Bushati e injoruan t\u00ebr\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa ne qeshnim, Per\u00ebndimi e kishte marr seriozisht. N\u00eb Bruksel u dukej skandal i madh q\u00eb t\u00eb na k\u00ebrkoheshin tabulatet. I d\u00ebrguari p\u00ebr kriz\u00ebn, Laj\u00e7ak, ia kish k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb nga Brukseli Berish\u00ebs dhe ky ia kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ne po na d\u00ebrgonin sinjale se kjo pun\u00eb do zgjidhej. M\u00eb vinte t\u00eb plasja, pasi e dija q\u00eb tabulatet tona nuk kishin asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Maksimumi i duheshin Berish\u00ebs tablatet e \u00c7akulit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb me k\u00eb kish folur dit\u00ebt para transmetimit t\u00eb videos s\u00eb Ilir Met\u00ebs. Ne t\u00eb tjer\u00ebt ishim p\u00ebr arsye krejt t\u00eb tjera. Un\u00eb p\u00ebr hakmarrjet e tij primitive, Sokol Balla ngase quhej njeri i af\u00ebrt i Ram\u00ebs dhe gazetari kryesor i Top Channel-it, dhe Andi Bushati si nj\u00eb gazetar i pakompromentuesh\u00ebm q\u00eb st\u00ebrmundohej dhe vazhdon akoma t\u00eb jet\u00eb i paansh\u00ebm, nj\u00eb pozicion q\u00eb Berisha e urren m\u00eb shum\u00eb se sa at\u00eb t\u00eb gazetarit armik.<\/p>\n<p>Vendos\u00ebm t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb kund\u00ebrshtim p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Komision. U konsultuam dhe p\u00ebr ato q\u00eb do tu thoshim deputet\u00ebve. Nuk jam i sigurt n\u00ebse na e p\u00ebrgjuan at\u00eb bised\u00eb, por t\u00eb nes\u00ebrmen e \u201ct\u00eb vetmit plan\u201d q\u00eb b\u00ebm\u00eb kund\u00ebr pushtetit, na \u00e7liruan nga akuza dhe nuk pranuan t\u00eb shkonim n\u00eb Komision. Ishte d\u00ebshtimi yn\u00eb real. Deri at\u00eb dit\u00eb nuk kishim b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb vendos\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka, na e hoq\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>E keqja ishte m\u00eb e madhe se kaq. Mosthirrja jon\u00eb, q\u00eb ne e quanim d\u00ebshtim, po quhej si fitore e Per\u00ebndimit q\u00eb na kishte shp\u00ebtuar nga Berisha. N\u00eb fakt Berisha kishte shp\u00ebtuar nga ne. Isha i vendosur q\u00eb pak me humor dhe pak me ciniz\u00ebm, t\u00eb d\u00ebshmoja \u00e7far\u00eb dija p\u00ebr aferat korruptive t\u00eb Familjes dhe t\u00eb \u201cjustifikoja\u201d me to arsyen pse kjo qeveri duhej p\u00ebrmbysur qoft\u00eb dhe me dhun\u00eb, duke justifikuar k\u00ebshtu veten si \u201cpu\u00e7ist\u201d. Ishte nj\u00eb rast i art\u00eb q\u00eb na u hoq nga duart fal\u00eb miopis\u00eb s\u00eb disa zyrtar\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, q\u00eb u dukej sikur po na shp\u00ebtonin. N\u00eb fakt po shp\u00ebtonin Berish\u00ebn. <\/p>\n<p>Kishin shk\u00ebmbyer nxjerrjen tona nga skema e pu\u00e7it me tolerimin e vrasjeve, kishin barazuar tabulatet e kat\u00ebr gazetar\u00ebve me jet\u00ebt e kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebve nga Sali Berisha dhe Lul\u00ebzim Basha, kishin z\u00ebvend\u00ebsuar kuriozitetin e dy djemve t\u00eb mi p\u00ebr lakimin e emrit n\u00eb ekrane, me vajin e 8 f\u00ebmij\u00ebve jetim\u00eb q\u00eb s\u2019do t\u2019i shikonin kurr\u00eb baballar\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi. Kishin falur dy her\u00eb Sali Berish\u00ebn, nj\u00eb her\u00eb q\u00eb po i toleronin vrasjet dhe sulmin ndaj institucioneve dhe her\u00ebn e dyt\u00eb q\u00eb po na e hiqnin nga duart ne kat\u00ebr pu\u00e7ist\u00ebve, q\u00eb s\u00eb paku mund t\u2019ia b\u00ebnim \u201cfytyr\u00ebn si k\u00ebpuca\u201d si\u00e7 ka qejf t\u00eb thot\u00eb ai. Kishim d\u00ebshtuar t\u00eb ushtronim t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb si pu\u00e7ist\u00eb, p\u00ebrball\u00eb atyre q\u00eb sapo shihnin kamerat, na fyenin dhe sapo iknin, na d\u00ebrgonin sms se nuk kishin \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnin, kishin urdh\u00ebr\u2026 Nuk kishte d\u00ebshtuar asnj\u00eb grusht shteti, kishim d\u00ebshtuar t\u00eb ndalnim grushtin q\u00eb Berisha po i jepte shtetit duke e marr\u00eb peng nga makthi i njeriut q\u00eb kish vrar\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze, 20 Janar 2012 Ne nuk ishim kat\u00ebr. Po t\u00eb mos ishte Sk\u00ebnder Minxhozi q\u00eb t\u00eb na mblidhte p\u00ebr nj\u00eb foto t\u00eb kat\u00ebrt bashk\u00eb, ndoshta s\u2019do ishim b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb bashk\u00eb. Nuk ishim bashk\u00eb m\u00eb 21 Janar. Filip \u00c7akuli nuk ishte fare n\u00eb Tiran\u00eb, pasi i kishte vdekur vjehrra n\u00eb Divjak\u00eb. Sokol Balla ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11621","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze, 20 Janar 2012 Ne nuk ishim kat\u00ebr. Po t\u00eb mos ishte Sk\u00ebnder Minxhozi q\u00eb t\u00eb na mblidhte p\u00ebr nj\u00eb foto t\u00eb kat\u00ebrt bashk\u00eb, ndoshta s\u2019do ishim b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb bashk\u00eb. Nuk ishim bashk\u00eb m\u00eb 21 Janar. Filip \u00c7akuli nuk ishte fare n\u00eb Tiran\u00eb, pasi i kishte vdekur vjehrra n\u00eb Divjak\u00eb. Sokol Balla ishte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-20T23:39:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit!\",\"datePublished\":\"2012-01-20T23:39:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/\"},\"wordCount\":2638,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/pucistet.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/\",\"name\":\"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/pucistet.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-20T23:39:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/pucistet.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/pucistet.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze, 20 Janar 2012 Ne nuk ishim kat\u00ebr. Po t\u00eb mos ishte Sk\u00ebnder Minxhozi q\u00eb t\u00eb na mblidhte p\u00ebr nj\u00eb foto t\u00eb kat\u00ebrt bashk\u00eb, ndoshta s\u2019do ishim b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb bashk\u00eb. Nuk ishim bashk\u00eb m\u00eb 21 Janar. Filip \u00c7akuli nuk ishte fare n\u00eb Tiran\u00eb, pasi i kishte vdekur vjehrra n\u00eb Divjak\u00eb. Sokol Balla ishte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-20T23:39:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit!","datePublished":"2012-01-20T23:39:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/"},"wordCount":2638,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/","name":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet.jpg","datePublished":"2012-01-20T23:39:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/pucistet.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-qe-nuk-i-dhame-dot-pushtetit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Grushti q\u00eb nuk i dham\u00eb dot pushtetit!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11621","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11621"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11621\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11621"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11621"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11621"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}