{"id":11616,"date":"2012-01-20T12:03:54","date_gmt":"2012-01-20T11:03:54","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1265"},"modified":"2012-01-20T12:03:54","modified_gmt":"2012-01-20T11:03:54","slug":"emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/","title":{"rendered":"Emri i vras\u00ebsi t\u00eb Aleks Nik\u00ebs erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Vrasja e Aleks Nik\u00ebs\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/vrasja_aleks_nika.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Flamur Vezaj <\/strong>\/ <strong>Denis Dedej<\/strong><\/p>\n<p><em>TIRAN\u00cb<\/em> &#8211; Ekspert\u00ebt e Byros\u00eb Federale t\u00eb Hetimeve (FBI) kan\u00eb identifikuar pistolet\u00ebn q\u00eb ka vrar\u00eb demonstruesin nga Lezha m\u00eb 21 Janar 2011, baban\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve Aleks Nika. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, sipas t\u00eb cil\u00ebve, raporti i p\u00ebrpiluar nga ekspert\u00ebt e FBI-s\u00eb q\u00eb tashm\u00eb ka mb\u00ebrritur me valixhe diplomatike po p\u00ebrkthehet n\u00eb zyrat e k\u00ebtij institucioni. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake, por konfidenciale, m\u00ebsohet se specialist\u00ebt e balistik\u00ebs pran\u00eb FBI-s\u00eb, nga krahasimi i predh\u00ebs s\u00eb gjetur n\u00eb kok\u00ebn e viktim\u00ebs Nika dhe nj\u00ebr\u00ebs nga dy pistoletat e d\u00ebrguar p\u00ebr ekspertim, ka konstatuar se nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb arma nga ka dal\u00eb plumbi vdekjeprur\u00ebs i babait t\u00eb dy vajzave nga Lezha.<\/p>\n<p>\u201cRaporti ndodhet n\u00eb zyrat e p\u00ebrkthimit. Por, paraprakisht, kemi m\u00ebsuar se nj\u00ebra nga pistoletat e d\u00ebrguar n\u00eb SHBA, ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb arma nga e cila ka ardhur plagosja me pasoj vdekjen e shtetasit Aleks Nika. Identifikimi, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pas krahasimit balistik t\u00eb tyt\u00ebs dhe gjilp\u00ebr\u00ebs s\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej pistoletave me predh\u00ebn e gjetur n\u00eb kok\u00ebn e viktim\u00ebs Nika dhe g\u00ebzhojat e gjetura n\u00eb oborrin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, konkretisht pran\u00eb hyrjes s\u00eb ministrave pran\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrtese\u201d,- thuhet nga burimet e \u201cShekullit\u201d. K\u00ebto burime, nuk sakt\u00ebsojn\u00eb emrin e p\u00ebrdoruesit t\u00eb k\u00ebsaj pistolete dit\u00ebn e demonstrat\u00ebs s\u00eb 21 Janarit, edhe pse grupi hetimor i prokuroris\u00eb s\u00eb kryeqytetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb autorit nga dora e t\u00eb cilit ka gjetur vrasjen Nika.<\/p>\n<p>Gjithashtu, k\u00ebto burime sakt\u00ebsuan se dy pistoletat, 14 g\u00ebzhojat dhe predhat q\u00eb ekspert\u00ebt e Laboratorit t\u00eb Policis\u00eb Shkencore pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme i cil\u00ebsuan si t\u00eb d\u00ebmtuara dhe pa vlera identifikuese, jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb fund t\u00eb muajt qershor drejt SHBA-s\u00eb me valixhe diplomatike. K\u00ebt\u00eb valixhe mendohet se e ka bartur vet\u00eb prokurori amerikan i ardhur nga SHBA-ja p\u00ebr ndihm\u00eb dhe k\u00ebshillim pran\u00eb grupit hetimore t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs drejt zyrave t\u00eb FBI-s\u00eb. Pas mbarimit t\u00eb ekspertimit, mendohet se ishte po i nj\u00ebjti prokurori, i cili po me valixhe diplomatike i ktheu arm\u00ebt, g\u00ebzhojat dhe predhat s\u00eb bashku me raportin p\u00ebrfundimtar t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb FBI-s\u00eb drejt zyr\u00ebs s\u00eb Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme. P\u00ebrkthimi zyrtar i raportit pritet q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb val\u00eb arrestimesh nga n\u00eb radh\u00ebt e zyrtar\u00ebve t\u00eb Gard\u00ebs, por edhe t\u00eb disa strukturave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Ende mister p\u00ebr autor\u00ebt e vrasjes s\u00eb Myrtajt dhe Ded\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Edhe vrasja e Faik Myrtajt mendohet se \u00ebsht\u00eb kryer nga e nj\u00ebjta arm\u00eb q\u00eb ka vrar\u00eb lezhjani Nika, por kjo nuk konfirmohet nga burimet zyrtare t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs. Burimet e prokuroris\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje than\u00eb: \u201cPresim t\u00eb zbardhet i gjith\u00eb raporti p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb konkluzioni kan\u00eb arritur ekspert\u00ebt e FBI-s\u00eb p\u00ebr predh\u00ebn e gjetur n\u00eb trupin e viktim\u00ebs Faik Myrtaj. Ne dyshojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta arm\u00eb q\u00eb ka vrar\u00eb edhe Myrtajn, pasi distanca larg viktim\u00ebs Aleks Nika ka qen\u00eb shum\u00eb e af\u00ebrt. Dyshojm\u00eb se t\u00eb dy plumbat jan\u00eb qitur nga e nj\u00ebjta arm\u00eb plumbat q\u00eb i soll\u00ebn vdekjen dy demonstruesve m\u00eb dat\u00eb 21 Janar 2011\u201d.<\/p>\n<p>Deri tani hetuesit nuk kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna vet\u00ebm p\u00ebr vrasjen e shtetasit Hekuran Deda, i cili ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb jo t\u00eb larg\u00ebt me viktim\u00ebn tjet\u00ebr Ziver Veizi, vrasje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb arrestuar Agim Llupo. Edhe vrasja e Ded\u00ebs, mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur nga arm\u00ebt e llojit \u201cMP-5\u201d q\u00eb kishin n\u00eb p\u00ebrdorim dit\u00ebn e demonstrat\u00ebs efektiv\u00ebt e Gard\u00ebs t\u00eb njohur si \u201cgrupi i zjarrit\u201d, t\u00eb dyshuarit Agim Llupo, Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli, Sadik \u00c7ela dhe Agron Malaj.<\/p>\n<p><strong>Fshirja e kamerave, priten arrestime n\u00eb kryeministri<\/strong><\/p>\n<p>Grupi hetimor i prokuroris\u00eb s\u00eb kryeqytetit q\u00eb po heton pasojat e demonstrat\u00ebs s\u00eb 21 Janarit pritet q\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb urdh\u00ebr-arreste p\u00ebr punonj\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kopjuar dhe fshir\u00eb pamjet filmike t\u00eb demonstrat\u00ebs s\u00eb 21 Janarit t\u00eb zhvilluar para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb \u201cShekulli\u201d ka m\u00ebsuar, ekspert\u00ebt e FBI-s\u00eb p\u00ebrve\u00e7 krahasimit balistik t\u00eb predhave me g\u00ebzhojat dhe pistoletat e ekzaminuara, ka ekspertuar edhe serverin e kamerave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb kryeministris\u00eb. Ky raport, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe pritet q\u00eb me p\u00ebrkthimin e saj t\u00eb dalin edhe emrat konkret, t\u00eb cil\u00ebt do t\u2019i n\u00ebnshtrohen arrestimit. \u201cShekulli\u201d pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ka publikuar detaje nga raporti i ekspert\u00ebve t\u00eb FBI-s\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb konstatuar se ka qen\u00eb ora 01:00 pas mesnat\u00ebs s\u00eb 21 Janarit kur jan\u00eb kopjuar dhe fshir\u00eb pamjet filmike t\u00eb regjistruar nga kamerat e siguris\u00eb. Ky veprim, sipas raporti, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb person p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe q\u00eb ka njohur n\u00eb elektronik, \u00e7ka mendohet se mund t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00ebri nga IT-it e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p><strong>Ina Rama mbledh prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb dhe amerikan\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme Ina Rama ka pritur n\u00eb nj\u00eb takim pune paraditen e djeshme drejtuesin e prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Sokol Malaj dhe prokurorin amerikan\u00eb i ardhur p\u00ebr ndihm\u00eb hetuesve t\u00eb pasojave t\u00eb 21 Janarit. M\u00ebsohet se prokurori amerikan shoq\u00ebrohej edhe nga zv\/ambasadorja e SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ku p\u00ebr disa minuta kan\u00eb pasur nj\u00eb takim kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb. Nuk m\u00ebsohet arsyeja e takimi dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb biseduar, por, dyshohet se \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr raportet q\u00eb FBI-ja ka p\u00ebrfunduar p\u00ebr arm\u00ebt, g\u00ebzhojat, predhat dhe serverin e kamerave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr ekspertim.<\/p>\n<p><strong>Opozita: \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb 21 janar<\/strong><\/p>\n<p>Opozita do t\u00eb p\u00ebrkujtoj\u00eb kat\u00ebr viktimat e 21 janarit p\u00ebrmes nj\u00eb ceremonie homazh q\u00eb do t\u00eb zhvillohet dit\u00ebn e shtun\u00eb n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d. Detajet e k\u00ebsaj ceremonie jan\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb mbledhjen e djeshme t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vendosur q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 11:00 t\u00eb marshojn\u00eb drejt vendeve ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb demonstruesit dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur atje tufa me lule. Takimi i krer\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb zyr\u00ebn e kryesocialistit, i cili p\u00ebrreth nj\u00eb or\u00eb ka diskutuar p\u00ebr homazhet q\u00eb do t\u00eb zhvillohen dit\u00ebn e nes\u00ebrme. Burime nga ky takim b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur p\u00ebr \u201cShekullin\u201d se kryetari i Partis\u00eb Socialiste, Edi Rama, ka shpjeguar se p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar viktimat e 21 janarit do t\u00eb organizohen dy ceremoni t\u00eb ndryshme. Fillimisht, pas koordinimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me familjar\u00ebt e viktimave \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb paraditen e 21 janarit t\u00eb zhvillohet ceremonia p\u00ebrkujtimore. Gjat\u00eb homazheve do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm dhe t\u00eb af\u00ebrmit e viktimave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ceremoni p\u00ebrkujtimore do t\u00eb zhvillohet nga opozita p\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebt e demonstrat\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb shkuar. Kreu i koalicionit t\u00eb opozit\u00ebs u ka sqaruar aleat\u00ebve se do t\u00eb zhvillohet dhe nj\u00eb takim pasditen e 21 janarit n\u00eb sall\u00ebn \u201cBlack Box\u201d n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim q\u00eb do t\u00eb zhvillohet p\u00ebr viktimat e demonstrat\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm dhe t\u00eb af\u00ebrmit, t\u00eb cil\u00ebt, s\u00eb bashku me drejtues t\u00eb opozit\u00ebs do t\u00eb kujtojn\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb demonstrat\u00ebs. Krahas informimit p\u00ebr axhend\u00ebn q\u00eb do t\u00eb ndiqet nga e majta dit\u00ebn e shtun\u00eb, kreu i Partis\u00eb Socialiste m\u00ebsohet t\u2019u ket\u00eb k\u00ebrkuar aleat\u00ebve q\u00eb t\u00eb mbledhin t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e tyre kudo q\u00eb ndodhen p\u00ebr t\u2019iu bashkuar ceremonis\u00eb homazh q\u00eb do t\u00eb nis\u00eb nga qendra dhe do t\u00eb marshojn\u00eb drejt kryeministris\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e k\u00ebsaj nisme do t\u00eb mblidhen n\u00eb or\u00ebn 10:30 n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mbledhjes Pre\u00e7 Zogaj u ka b\u00ebr\u00eb apel shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u2019i bashkohen homazheve. \u201cPartit\u00eb e Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar u mblodh\u00ebn p\u00ebr 21 janarin. Do t\u00eb organizojm\u00eb nj\u00eb homazh dit\u00ebn e shtun\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar 4 protestuesit e vrar\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb Hekuran Ded\u00ebn, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nik\u00ebn. Ftojm\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb homazh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me pranin\u00eb e tyre t\u00eb mb\u00ebshtesin dhe t\u00eb nxisin zbardhjen e k\u00ebsaj tragjedie nga ana e Prokuroris\u00eb, vendosjen e drejt\u00ebsis\u00eb, shlyerjen e k\u00ebsaj njolle historike n\u00eb trupin e demokracis\u00eb shqiptare\u201d,- tha dje Zogaj. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i koalicionit t\u00eb opozit\u00ebs duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje q\u00ebndrimin e SHBA, BE dhe OSBE p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e 21 janarit k\u00ebrkoi drejt\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb kat\u00ebr demonstrues. \u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb partive t\u00eb opozit\u00ebs d\u00ebshiroj t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00ebndrimin e djesh\u00ebm t\u00eb trojk\u00ebs s\u00eb ambasador\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i quajt\u00ebn t\u00eb pafalshme vrasjet e 4 qytetar\u00ebve. Dhe ashtu \u00ebsht\u00eb, t\u00eb pafalshme qen\u00eb dhe presim me padurim q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e saj p\u00ebr k\u00ebto vrasje tragjike\u201d,- u shpreh Zogaj.<\/p>\n<p><strong>Drejtuesit e PS, vizit\u00eb ngush\u00ebllimi n\u00eb familjen Deda<\/strong><\/p>\n<p>Drejtues t\u00eb Partis\u00eb Socialiste kan\u00eb vizituar dje familjen e nj\u00eb prej t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb demonstrat\u00ebn e 21 janarit, Hekuran Deda. Kreu i PS, Edi Rama, deputet\u00ebt Namik Dokle, Arta Dade, Sadri Abazi, Vasilika Hysi dhe kreu i grupit t\u00eb PS-s\u00eb, Gramoz Ru\u00e7i. Krahas tyre, n\u00eb ceremonin\u00eb p\u00ebrkujtimore t\u00eb organizuar nga familja me rastin e nj\u00eb vjetorit t\u00eb humbjes s\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tyre ishin t\u00eb pranish\u00ebm dhe kreu i rrethit t\u00eb PS n\u00eb Tiran\u00eb, Pjerin Ndreu dhe ish-kandidati socialist p\u00ebr Bashkin\u00eb e Kamz\u00ebs, Rakip Suli. \u201cIsha p\u00ebr drek\u00eb tek sht\u00ebpia e Hekuran Ded\u00ebs, njeriu q\u00eb erdhi n\u00eb proteste me dy mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, q\u00eb nuk ishte an\u00ebtar partie, madje ishte votues i rregullt i PD, q\u00eb erdhi p\u00ebr arsye t\u00eb gjendjes s\u00eb mjeruar ekonomike dhe la jet\u00ebn i pafajsh\u00ebm pa prek as nj\u00eb gur me dor\u00eb e pa qen\u00eb kontingjent krimi kurr\u00eb. Dhimbje e lot p\u00ebr ikjen e tij nga kjo bot\u00eb nga regjimi Gadafist i Saliut\u201d,- deklaroi Pjerin Ndreu.<\/p>\n<p><strong>Britania: Drejt\u00ebsia p\u00ebr 21-janarin nuk duhet t\u00eb vonohet<\/strong><\/p>\n<p>Pas q\u00ebndrimit t\u00eb tre ambasador\u00ebve p\u00ebr hetimet e ngjarjes s\u00eb 21 janarit ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb kat\u00ebr demonstrues, dje ishte radha e Britanis\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb hetimin e \u00e7\u00ebshtjes dhe zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Ambasadorja britanike, Fiona Mekuillam, tha se \u201cn\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb 21 janarit, mendimet e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar jan\u00eb me familjet e atyre q\u00eb u vran\u00eb\u201d. Ajo n\u00ebnvizoi se fillimi i vitit t\u00eb kaluar ishte nj\u00eb moment shum\u00eb i trishtuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sidomos p\u00ebr familjet, q\u00eb t\u00eb jepet drejt\u00ebsi. \u201cJanarin e kaluar, ministri yn\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn, David Lidington, b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb hetim penal t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pavarur t\u00eb ngjarjeve n\u00eb Tiran\u00eb. Ky hetim vazhdon. Nj\u00eb proces i besuesh\u00ebm do t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb, por ai nuk duhet \u2013 me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb -, nuk duhet t\u00eb vonohet. Ne i b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjitha autoriteteve shqiptare p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar plot\u00ebsisht me prokuror\u00ebt p\u00ebr hetimin\u201d,- apeloi Fiona Mekuillam.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb diskutuar n\u00eb opinion publik shqiptar dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, diplomatja britanike solli n\u00eb v\u00ebmendje eksperienc\u00ebn e vendit t\u00eb saj. Ajo shpjegoi se n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar drejt\u00ebsia k\u00ebrkon institucione profesionale t\u00eb paanshme, t\u00eb cilat besohen nga publiku se po veprojn\u00eb me paanshm\u00ebri, dhe ndiqen me kujdes nga media p\u00ebr t\u2019u siguruar se jan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Krahas eksperienc\u00ebs s\u00eb vendit t\u00eb saj, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja angleze n\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kujtoi p\u00ebr opinionin publik se vet\u00ebm disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Britani, d\u00ebnimi i dy burrave pas 19-vjet\u00ebsh p\u00ebr vrasjen raciste t\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi, v\u00ebrtetoi p\u00ebrs\u00ebri rolin thelb\u00ebsor q\u00eb luajn\u00eb presioni publik dhe presioni mediatik n\u00eb shtyrjen p\u00ebrpara t\u00eb reformave dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar se asnj\u00eb nuk q\u00ebndron mbi ligjin. \u201cShqip\u00ebria ka tani nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e duhur drejt dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar \u00e7do sens mosnd\u00ebshkimi. Ne shpresojm\u00eb se autoritetet shqiptare do ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi\u201d,- shprehu besimin Fiona Mekuillam.<\/p>\n<p><strong>Gardisti Skeja k\u00ebrkon 500 mij\u00eb lek\u00eb nga familja Deda<\/strong><\/p>\n<p>Dy dit\u00eb pasi Halim Deda babai i Hekuran Ded\u00ebs n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShekulli\u201d-n deklaroi se familjes iu ofruan para dhe fotografia e gardistit vras\u00ebs t\u00eb Hekuranit n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb takimi me kryeministrin Berisha, v\u00ebllai i k\u00ebtij t\u00eb fundit, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb dyt\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, n\u00eb emisionin Xhung\u00ebl t\u00eb gazetarit Artan Hoxha. N\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi Sabit Deda thot\u00eb se njeriu q\u00eb i ka shkuar n\u00eb sht\u00ebpi duke i ofruar para dhe foton e vras\u00ebsit n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb takimit me Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb Fatos Skeja, gardist, ish-pjes\u00ebtar i grupit t\u00eb shoq\u00ebrimit t\u00eb kryeministrit. Dje Fatos Skeja ka reaguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb duke depozituar nj\u00eb padi civile n\u00eb Gjykat\u00ebn e rrethit Tiran\u00eb ku k\u00ebrkon 500 mij\u00eb lek\u00eb nga Sabit Deda. Objekti i padis\u00eb \u00ebsht\u00eb: Detyrimi i t\u00eb paditurit t\u00eb m\u00eb shp\u00ebrblej\u00eb p\u00ebr d\u00ebmin e shkaktuar n\u00eb shum\u00ebn 500 000 lek\u00eb; detyrimi i t\u00eb paditurit t\u00eb publikoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrim t\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb televizion dhe n\u00eb tre nga gazetat me shp\u00ebrndarjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend\u201d. Gjyqtari i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje do t\u00eb jet\u00eb Arben Mullaj.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshmia e Ded\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPas tre dit\u00ebsh (pas ngjarjeve t\u00eb 21 janarit 2011) ka ardh\u00eb dikush n\u00eb 12 t\u00eb nat\u00ebs, na tha se dinte kush e ka vrar\u00eb Hekuranin. Na than\u00eb t\u00eb pranojm\u00eb Salin\u00eb t\u00eb vij\u00eb nes\u00ebr. Ne do ta gjejm\u00eb njeriun q\u00eb e ka vrar\u00eb Hekuranin. Do ta sjellim foton dhe do ta shifni sa ndihm\u00eb ka me ju dh\u00ebn\u00eb (Berisha)\u2026 Tha un\u00eb kam ardh\u00eb q\u00eb t\u00eb pranoni Sali Berish\u00ebn t\u00eb pij\u00eb kafe k\u00ebtu se un\u00eb do t\u2019jua gjej me fotografi personin, do t\u2019ju ndihmoj nga gjendja ekonomike, do t\u2019ju gjej vras\u00ebsin\u2026 Personin ta gjejm\u00eb ne, m\u00eb tha, kur t\u00eb pranoni Sali Berish\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi. A e vret Sali Berisha, a e d\u00ebnon Sali Berisha, do t\u00eb merret ai me at\u00eb pun\u00eb. Ka me e vra ai. Po s\u2019e vrau ai, e vras un\u00eb. Ki kur erdh k\u00ebtu fol\u00ebm, pim\u00eb kafen, tha jam Fatos Skeja. Un\u00eb e njifsha se \u00ebsht\u00eb i zon\u00ebs ton\u00eb\u2026 M\u00eb tha vet\u00ebm pranoni Saliun me ardh me pi kafe k\u00ebtu dhe t\u00eb gjitha gjanat kam me i rregullu un\u201d,- \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Sabit Ded\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Berisha: E v\u00ebrteta dihet, por le t\u00eb vazhdoj\u00eb hetimi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Janush Bugajskin n\u00eb televizionin \u201cAS\u201d, Berisha \u00ebsht\u00eb pyetur edhe p\u00ebr 21 janarin. Ai i \u00ebsht\u00eb kthyer versionit t\u00eb vrasjes s\u00eb protestuesve me plumba t\u00eb Gard\u00ebs, por, sipas tij, ishin plumba rikoshet\u00eb. Sipas tij, \u201cka prova si kristali\u201d dhe \u201ckjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, por, prap\u00eb sipas tij \u201cle t\u00eb vazhdoj\u00eb hetimi\u201d. M\u00eb posht\u00eb p\u00ebrgjigja e Berish\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje:<\/p>\n<p>\u201c\u2026M\u00eb 21 janar, nd\u00ebrtesa e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave u rrethua n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs nga nj\u00eb grup njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt s\u2019kishin aspak lidhje me protestuesit. Ata sulmuan nd\u00ebrtes\u00ebn n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryeministri ishte n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb zakonshme pune. P\u00ebrball\u00eb tij, lideri i opozit\u00ebs ngriti shtabin e tij. Ai priste p\u00ebr nj\u00eb fjalim nga ballkoni i zyr\u00ebs sime. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, dhe e gjith\u00eb bota e pa k\u00ebt\u00eb. N\u00ebse ishte apo jo nj\u00eb p\u00ebrpjekje e organizuar, do ta vendos\u00eb nj\u00eb hetim i detajuar mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pasi t\u00eb jen\u00eb qart\u00ebsuar t\u00eb gjitha detajet. Por di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e sigurt, ata nuk soll\u00ebn lule n\u00eb zyr\u00ebn time. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, un\u00eb s\u2019do t\u00eb largohesha kurr\u00eb nga zyra. K\u00ebto ishin rrethanat\u2026 Pati 4 viktima, dhe asnj\u00eb prej tyre nuk u shkaktua nga policia. Jo! Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e past\u00ebr si kristal. Ka mund\u00ebsi t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb plumbat rikoshet t\u00eb Gard\u00ebs Komb\u00ebtare, e cila ka p\u00ebrdorur arm\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb ligjshme mjaft strikte. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Le t\u00eb vazhdoj\u00eb hetimi\u2026\u201d<\/p>\n<p><strong>Berisha n\u00eb Lushnje n\u00eb 21 janar<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Sali Berisha nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 21 janar, por do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qytetin e Lushnjes, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonit\u00eb e festimeve q\u00eb organizon bashkia e k\u00ebtij qyteti, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 92 vjetorit t\u00eb Kongresit t\u00eb Lushnjes. Lajmi konfirmohet nga kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Lushnjes Fatos Tushe. Q\u00eb prej nj\u00eb jave n\u00eb qytetin e Lushnjes kan\u00eb nisur shum\u00eb organizime, sidomos me nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave 9-vje\u00e7are dhe t\u00eb mesme n\u00eb qytet, por edhe aktivitete t\u00eb tjera kulturore. Lajmi p\u00ebr vizit\u00ebn e kryeministrit Sali Berisha n\u00eb qytetin e Lushnjes konfirmohet edhe nga zyra e shtypit n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave. Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Berisha deklaroi se ai njihte vet\u00ebm nj\u00eb 21 janar dhe ky \u00ebsht\u00eb sipas tij Kongresi i Lushnjes. Akademia e Shkencave thot\u00eb se Kongresi i Lushnjes \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb 28 janar. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, opozita do t\u00eb ket\u00eb homazhe p\u00ebr 1 vjetorin e vrasjes s\u00eb kat\u00ebr protestuesve, n\u00eb Bulevardin D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flamur Vezaj \/ Denis Dedej TIRAN\u00cb &#8211; Ekspert\u00ebt e Byros\u00eb Federale t\u00eb Hetimeve (FBI) kan\u00eb identifikuar pistolet\u00ebn q\u00eb ka vrar\u00eb demonstruesin nga Lezha m\u00eb 21 Janar 2011, baban\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve Aleks Nika. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, sipas t\u00eb cil\u00ebve, raporti i p\u00ebrpiluar nga ekspert\u00ebt e FBI-s\u00eb q\u00eb tashm\u00eb ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-11616","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Emri i vras\u00ebsi t\u00eb Aleks Nik\u00ebs erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Emri i vras\u00ebsi t\u00eb Aleks Nik\u00ebs erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Flamur Vezaj \/ Denis Dedej TIRAN\u00cb &#8211; Ekspert\u00ebt e Byros\u00eb Federale t\u00eb Hetimeve (FBI) kan\u00eb identifikuar pistolet\u00ebn q\u00eb ka vrar\u00eb demonstruesin nga Lezha m\u00eb 21 Janar 2011, baban\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve Aleks Nika. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, sipas t\u00eb cil\u00ebve, raporti i p\u00ebrpiluar nga ekspert\u00ebt e FBI-s\u00eb q\u00eb tashm\u00eb ka [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-01-20T11:03:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/vrasja_aleks_nika.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Emri i vras\u00ebsi t\u00eb Aleks Nik\u00ebs erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike\",\"datePublished\":\"2012-01-20T11:03:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/\"},\"wordCount\":3092,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/vrasja_aleks_nika.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/\",\"name\":\"Emri i vras\u00ebsi t\u00eb Aleks Nik\u00ebs erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/vrasja_aleks_nika.jpg\",\"datePublished\":\"2012-01-20T11:03:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/vrasja_aleks_nika.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/vrasja_aleks_nika.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Emri i vras\u00ebsi t\u00eb Aleks Nik\u00ebs erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Emri i vras\u00ebsi t\u00eb Aleks Nik\u00ebs erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Emri i vras\u00ebsi t\u00eb Aleks Nik\u00ebs erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Flamur Vezaj \/ Denis Dedej TIRAN\u00cb &#8211; Ekspert\u00ebt e Byros\u00eb Federale t\u00eb Hetimeve (FBI) kan\u00eb identifikuar pistolet\u00ebn q\u00eb ka vrar\u00eb demonstruesin nga Lezha m\u00eb 21 Janar 2011, baban\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve Aleks Nika. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, sipas t\u00eb cil\u00ebve, raporti i p\u00ebrpiluar nga ekspert\u00ebt e FBI-s\u00eb q\u00eb tashm\u00eb ka [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-01-20T11:03:54+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/vrasja_aleks_nika.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Emri i vras\u00ebsi t\u00eb Aleks Nik\u00ebs erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike","datePublished":"2012-01-20T11:03:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/"},"wordCount":3092,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/vrasja_aleks_nika.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/","name":"Emri i vras\u00ebsi t\u00eb Aleks Nik\u00ebs erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/vrasja_aleks_nika.jpg","datePublished":"2012-01-20T11:03:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/vrasja_aleks_nika.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/vrasja_aleks_nika.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/emri-i-vrasesi-te-aleks-nikes-erdhi-nga-shba-me-valixhe-diplomatike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Emri i vras\u00ebsi t\u00eb Aleks Nik\u00ebs erdhi nga SHBA me valixhe diplomatike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11616"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11616\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}